Tag: fitores

  • Vuçiç në Rusi për “Ditën e Fitores”, presidenti serb shpërfill qëndrimin e Brukselit: Mund të përballemi edhe me sanksione

    Vuçiç në Rusi për “Ditën e Fitores”, presidenti serb shpërfill qëndrimin e Brukselit: Mund të përballemi edhe me sanksione

    Pavarësisht presionit të perëndimit, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçic, ka deklaruar se nuk e ka ndryshuar vendimin për të udhëtuar drejt Moskës, për të marrë pjesë në festën e “Ditës së Fitores” në Luftën e Dytë Botërore.
    Në një fjalim drejtuar publikut, Vuçiç tha se do të jetë në kryeqytetin rus me një njësi të Ushtrisë së Serbisë, e cila do të marrë pjesë në ceremoni.
    “Nuk kam ndryshuar mendje. Jam  përgatitur që qielli të më bjerë mbi kokë. Mund ta duroj këtë qoftë një ditë, dy, tre, pesë apo më shumë, do të mbetet për t’u parë. Ne arritëm të durojmë për tre vjet e gjysmë  që kur refuzuam t’i bashkoheshim sanksioneve anti-ruse”, tha Vuçiç.

    Vuçiç vuri në dukje se nuk është në dijeni se me çfarë sanksionesh mund të përballet vendi i tij pas kësaj vizite.
    “Unë nuk mund të parashikoj se çfarë vendimesh  do të marrin të tjerët ose çfarë sanksionesh mund të vendosen, as nuk mund të them nëse ushtria do të jetë në gjendje t’i rezistojë këtij presioni. Këto sanksione mund të ndikojnë potencialisht në funksionalitetin e tyre operacional – nuk jam i sigurt se si do të ndikonte në gatishmërinë e tyre të përgjithshme luftarake”, tha presidenti serb.
    Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, i ka paralajmëruar liderët e Ballkanit Perëndimor  të mos marrin pjesë në paradën e “Ditës së Fitores” të Vladimir Putinit në Moskë muajin e ardhshëm./vizionplus.tv

  • Fushata Elektorale/ Nënkryetarja e PL-së, Erisa Xhixho takim me qytetarët: Voto NR.1 programin e fitores

    Fushata Elektorale/ Nënkryetarja e PL-së, Erisa Xhixho takim me qytetarët: Voto NR.1 programin e fitores

     
    Deputetja dhe nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho është takuar sot me disa qytetarë në Tiranë. Përmes një postimi në rrjetet sociale Xhixho u bën thirrje qytetarëve që të votojnë numrin 1, ndërsa shprehet se ndodhet çdo ditë pranë tyre për t’u ofruar programin e fitores.
    “Çdo ditë pranë qytetarëve, për t’u ofruar programin e fitores!
    VOTO NR. 1 – Koalicioni “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”
    VOTO ILIR META – QARKU TIRANË”, shkruan Xhixho në llogarinë e saj në Facebook, krah disa fotove nga momenti i takimit me qytetarët.

  • Berisha: Në Durrës u zhvillua disfata e parë e Ramës, nderim për ata që e bojkotuan hapjen e fushatës së PS

    Berisha: Në Durrës u zhvillua disfata e parë e Ramës, nderim për ata që e bojkotuan hapjen e fushatës së PS

    Kryetari i PD, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me demokratët në Durrës, ku ka prezantuar edhe kandidatët për deputetët të koalicionit Aleanca për Shqipërinë Madhështore.Krahas akuzave për korrupsion, Berisha tha se kryeministri Edi Rama është braktisur nga socialistët dhe se kjo braktisje ka filluar nga Durrësi.
    Ai shprehu mirënjohje për ata socialistë që sipas tij, bojkotuan hapjen zyrtare të fushatës elektorale të PS ditën e shtunë në Tiranë.“Të dashur qytetare e qytetarë, banorë të mrekullueshëm të Durrësit dhe rrethit të Durrësit, të pranishëm në këtë sallë, në qytet, në Shqipëri dhe kudo që jeni. Duhet të përulem me mirënjohjen më të pakufishme, me nderimin më të madh ndaj jush, qytetarëve të këtij qyteti. Energjia, entuziazmi i shpirtit dhe zemrave tuaja për vërshon sot në të katër anët e Durrësit dhe Shqipërisë. Ju jeni tashmë simboli i fitores më të thellë të opozitës shqiptare. Simboli i triumfit. Simboli i ndarjes së shqiptarëve nga e keqja. E përmbysjes së diktaturës së dytë, diktaturës së drogës dhe krimit. I dashur zoti Oerd Bylykbashi, udhëheqës politik i qarkut të Durrësit, i dashur zoti Genti Strazimiri, udhëheqës politik i Krujës dhe Fushë Krujës. Të dashur drejtues të degëve të Durrësit, Sukthit, Krujës, Fushë Krujës dhe Shijakut. Një përshëndetje të përzemërt për ju, por shpreh gjithashtu dhe unë krenarinë time me këto zonja dhe zotërinj, që do u përfaqësojnë ju. Shumë herë kam paraqitur në këtë qytet përfaqësuesti tuaj, por kurrë një ekip të tillë të mrekullueshëm, një ekip qytetarësh të përkushtuar, një ekip që e do Durrësin dhe Shqipërinë si këta nuk kemi pasur. Miqtë e mi, java që lamë pas ishte java e mbarësisë së madhe për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ishte java në të cilën ju, opozitaret dhe opozitarët, që përjetuat 12 vite një regjim narkodiktatorial, një regjim që varfëroi dhe shkretoi Shqipërinë më shumë se çdo pushtim tjetër, u dëshmuat qytetarë të fitores, të fitores, të fitores. Në rrugët e Durrësit, në sheshet e tij, në fshatrat e këtij qarku, ndjehet, fryn era e fitores tuaj.  Buron nga shpirti, nga zemra e njerëzve të lirë, njerëzve të pamposhtur siç jeni ju. Po a e dini ju o qytetarë të mirë se këtu në Durrës filloi, këtu në Durrës në një nga sallat e Durrësit, u zhvillua disfata e parë e Edi Ramës. Aty ai mblodhi zonjat, nëna, motra, gra, dhe donte të tregonte para shqiptarëve se epërsia e tij, ky mizogen që është kryeministri më mizogen i Europës. Donte të paraqitej se kam mbështetjen masive të grave. Çfarë i ndodhi? Gratë e bojkotuan. Kishte parashikuar aktivitet kombëtar. Meqenëse nuk e kam në iPad, por e kam në telefon, nesër do publikoj se çfarë tha ai pas dështimit me gratë në Durrës. Ai u tha bashkëpunëtorëve të tij, epo kjo nuk na shkoi mirë, na pa syri i keq. Në fakt, syri i keq më i keqi është ai. Një nderim të gjitha për ato gra dhe vajza që e bojkotuan atë. Ato nëna dhe motra, ato nëna të cilave ua hoqi fëmijët nga sofra dhe i detyroi t’i nisin në rrugët e botës se nuk u del kafshata. Ato nëna të cilave ua ndërpreu fëmijëve shkollën me mesataren e tij. Ato nëna, fëmijëve të të cilave u ofroi drogën dhe krimin. U treguat nëna të vërteta shqiptare që e bojkotuat. Miqtë e mi, por e nesërmja në Tiranë. Ia thanë sheshin. Qytetarët e Tiranës ia thanë sheshin Edi Ramës.  Nderim, nderim socialistëve të Tiranës, nderim qytetarëve të Tiranës që e lanë të flasë me vete në sheshin Skënderbej narkodiktatorin dhe i dhanë atë që meritonte”,-tha Berisha./ Opinion.al

  • “2025 është viti juaj, viti i shpresës dhe fitores për Shqipërinë”,  Berisha nis fushatën me mesazh të fuqishëm: Jeni..

    “2025 është viti juaj, viti i shpresës dhe fitores për Shqipërinë”, Berisha nis fushatën me mesazh të fuqishëm: Jeni..

    Sali Berisha nisi fjalën me diasporën në Breshia për fushatë elektorale të 11 majit, me superlativa për shqiptarët atje si shembuj suksesi dhe sakrifice.
    Berisha: Ju falenderoj për frymën e fitores që krijuat ju shqiptarët e diasporës. Nderimet më të mëdha për të gjithë ju që shndërruat 2025 n vitin tuaj. Në vitin e fitores mbi diktaturën e drogës, krimit, në vitin e shpëtimit të Shqipërisë. Stacioni i parë që nisa pas startit të fushatës jeni ju, është Breshia.

    Sepse kjo fushatë është madhështore, shpresëdhënëse, falë jush dhe diasporës. Jam sot i frymëzuar dhe nderuar të jem mes jush. Historia juaj është burim frymëzimi. Jeni shqiptarët të sakrificave të mëdha. Takimi me ju është takim me sakrificën e njeriut. Jeni shqiptarë të suksesit. Erdhët në Itali si njerëzit më të vuajtur nga diktatura më e egër. Erdhët me të panjohura të mëdha dhe Italia mike ju ofroi bujarinë, mikpritjen e tyre. Falënderim i madh shkon për miqtë italian: Viva Italia!

  • Berisha: Ju falenderoj për frymën e fitores që krijuat ju shqiptarët e diasporës

    Berisha: Ju falenderoj për frymën e fitores që krijuat ju shqiptarët e diasporës

    Sali Berisha nisi fjalën me diasporën në Breshia për fushatë elektorale të 11 majit, me superlativa për shqiptarët atje si shembuj suksesi dhe sakrifice.
    Berisha: Ju falenderoj për frymën e fitores që krijuat ju shqiptarët e diasporës. Nderimet më të mëdha për të gjithë ju që shndërruat 2025 n vitin tuaj. Në vitin e fitores mbi diktaturën e drogës, krimit, në vitin e shpëtimit të Shqipërisë. Stacioni i parë që nisa pas startit të fushatës jeni ju, është Breshia.

    Sepse kjo fushatë është madhështore, shpresëdhënëse, falë jush dhe diasporës. Jam sot i frymëzuar dhe nderuar të jem mes jush. Historia juaj është burim frymëzimi. Jeni shqiptarët të sakrificave të mëdha. Takimi me ju është takim me sakrificën e njeriut. Jeni shqiptarë të suksesit. Erdhët në Itali si njerëzit më të vuajtur nga diktatura më e egër. Erdhët me të panjohura të mëdha dhe Italia mike ju ofroi bujarinë, mikpritjen e tyre. Falënderim i madh shkon për miqtë italian: Viva Italia!

  • “Rama ka në krahë Veliajn, Çyrben dhe McGonigalin”, Berisha: Ka nisur beteja e fitores së ‘Shqipërisë Madhështore’

    “Rama ka në krahë Veliajn, Çyrben dhe McGonigalin”, Berisha: Ka nisur beteja e fitores së ‘Shqipërisë Madhështore’

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën sot në hapjen zyrtare të fushatës elektorale të koalicionit “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”. Në nisje të fjalimit, Berisha përshëndeti qytetarët, kandidatët dhe drejtuesin e fushatës, Chris LaCivita.
    Kryedemokrati u shpreh se kjo ishte një nga netët më me emocione për të. Ai tha se sonte është natë e vështirë për kryeministrin Edi Rama, pasi sonte nis beteja e tyre drejt fitores. Berisha shtoi më tej se sot mblidhen me një vështrim të ri për Shqipërinë. Ai tha se Shqipëria do të nxirret nga “kthetrat e këtij regjimi” dhe do t’i rikthehet të rinjve të saj.
    “Të dashur demokrate e demokratë, opozitarë dhe opozitare, qytetare dhe qytetarë të Tiranës, mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta ju burrave dhe grave fisnikë, njerëz të mrekullueshëm që e keni bërë sot këtë shesh më të bukurin e Shqipërisë, më të bukurin në Europë. Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta kandidatëve të Aleancës së Shqipërisë Madhështore, të rinjtë, të reja, burra dhe gra, krenaria jonë, krenari për kombin. Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta zotit Chris LaCivita, kryetari i Komitetit të Partisë Republikane, bashkëarkitektit të rikthimit më të madh, më të fuqishëm, më të jashtëzakonshëm në historinë e njerëzimit, rikthimit të presidentit Donald Trump.
    Në jetën time kam mbajtur shumë fjalime, por sonte jam më i emocionuar se asnjëherë kur ju shoh ju, njerëz të lirë, burra dhe gra fisnikë, që i keni dhënë sot këtij sheshi energjinë dhe entuziazmin e fitores sonë. Shqipëria Madhështore është Shqipëria e shpirtit tuaj. Është Shqipëria e dashurisë tuaj për të. E dashurisë për familjen. E atdhetarisë tuaj. E idealeve të lirisë. Miq, imagjinoni për një moment krahun tjetër me patronazhistë mëkatarë. Imagjinoni Edi Ramën që ka në krah Erion Veliajn, Çyrbjen, Ilir Beqajn, por ka në krah edhe McGonigalin. E shumë e presin. Edi Rama, sonte e kë të vështirë natën.
    Miqtë e mi, kjo është një natë ndër më të veçantat sepse sonte ne vijmë këtu për të nisur betejën tonë, betejën e fitores, betejën e Shqipërisë Madhështore. Betejë në të cilën Shqipëria ngrihet përsëri. Këto vite, e keqja e vuri para vendin tonë. Këto vite, 12 vite ishin për Shqipërinë vite të shkretimit të saj nga bijtë dhe bijat, ishin vitet e varfërimit të saj, ishin vite në të cilat regjimi i narkosve të Tiranës dhe mafia ndërkombëtare bëri gjithçka që të fshijë nga kujtesa e këtij kombi veprën tuaj të pavdekshme, Shqipërinë pluraliste.
    Bëri gjithçka të fshijë nga historia e këtij kombi arritjet madhore në fushën e lirisë. Bëri gjithçka të fshijë nga arkivat e këtij kombi, kontributin e secilit prej jush për dinjitetin kombëtar dhe lirinë kombëtare. Bëri gjithçka që ju të mos kishit as emër, as flamur. Po ja ku jemi sot, me flamurin tonë më krenar se kurrë me ju. Ja ku jemi sot, të bashkuar si asnjëherë. Ja ku jemi sot, të ngritur si Feniksi nga hiri në zenit për të shkuar drejt fitores. Miqtë e mi, ne mblidhemi sonte me një vështrim të ri për Shqipërinë. Me një betim solemn para saj për ta nxjerrë ata nga kthetrat e këtij regjimi. Për ta rikthyer atë, për të rikthyer tek ajo projektin e ëndrrave të të rinjve të saj, djemve dhe vajzave, ëndrrave më të bukura.”, tha Berisha.

  • Sali Berisha sulmon kryeministrin: Rama flet me vete prej frikës, ka dy muaj i ngujuar në zyrë

    Sali Berisha sulmon kryeministrin: Rama flet me vete prej frikës, ka dy muaj i ngujuar në zyrë

    Duke u shprehur i bindur për fitore, nga sheshi “Nënë Tereza” ku hapi fushatën elektorale të PD, Sali Berisha deklaroi se Edi Rama do ta ketë të vështirë natën sonte, pra dje. Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati tha se nata e 11 prillit është e veçantë sepse nisin betejën e tyre të fitores së zgjedhjeve. “Në jetën time kam mbajtur shumë fjalime por sonte jam më i emocionuar si asnjëherë kur iu shoh juve, njerëz të lirë, burra edhe gra fisnikë që i keni dhënë sot këtij sheshi energjinë dhe entuziazmin e fitores tonë. Shqipëria Madhështore është Shqipëria e shpirtit tuaj, është Shqipëria e dashurisë tuaj, e dashurisë për familjes dhe atdhetarisë tuaj, e idealeve të lirisë. Njerëz të lirë imagjinoni për një moment krahun tjetër me patronazhistë mëkatarë. Imagjinoni Edi Ramën që ka në krah Erion Veliajn, Çyrbjen, Ilir Beqajn, por ka në krah edhe McGonigalin. E shumë e presin. Edi Rama, sonte e kë të vështirë natën. Miqtë e mi, kjo është një natë ndër më të veçantat sepse sonte ne vijmë këtu për të nisur betejën tonë, betejën e fitores, betejën e Shqipërisë Madhështore. Betejë në të cilën Shqipëria ngrihet përsëri.
    Këto vite, e keqja e vuri para vendin tonë. Këto vite, 12 vite ishin për Shqipërinë vite të shkretimit të saj nga bijtë dhe bijat, ishin vitet e varfërimit të saj, ishin vite në të cilat regjimi i narkosve të Tiranës dhe mafia ndërkombëtare bëri gjithçka që të fshijë nga kujtesa e këtij kombi veprën tuaj të pavdekshme, Shqipërinë pluraliste”, deklaroi Berisha. Sipas Berishës, Rama u përpoq me çdo gjithçka për të lënë vendin pa opozitë. “I tmerruar nga e vërteta, i tmerruar nga transparenca, ka dy muaj që është ngujuar në zyrë, ka dy muaj që flet me vete, ka dy muaj që ka frikë. Por miq, u përpoq me çdo mënyrë, u përpoq me gjithçka, me arrestime, me korrupsion, me përçarje, me çdo gjë, që Shqipëria të mos kishte opozitë. Ja ku jemi sot, më të fuqishëm se kurrë. Edi Rama vazhdon avazin e vjetër. Edi Rama vazhdon mashtrime, shpifje dhe trillime”, nënvizoi dje Berisha.
     

  • “Edi Rama, sonte e ke të vështirë natën”, Berisha në çeljen e fushatës: Jemi ringritur si feniksi për të shkuar drejt fitores

    “Edi Rama, sonte e ke të vështirë natën”, Berisha në çeljen e fushatës: Jemi ringritur si feniksi për të shkuar drejt fitores

    Kryedemokrati Sali Berisha e nisi fjalën në çeljen e fushatës duke sulmuar kundërshtarët.

    Ai u shpreh se kryeministri Edi Rama e ka të vështirë sonte natën sepse është shumë e veçantë për demokratët të cilët nisin betejën për fitore.
    “Njerëz të lirë imagjinoi për një moment krahun tjetër me patronazhistë mëkatarë, imagjinoni Edi Ramën që ka në krah Erion Veliajn, Çyrben, po ka në krah McGonigalin, e sa shumë e presin e presin, Rama sonte e ke të vështirë natën, kjo është një natë nga më të veçantat, sonte ne vijmë këtu për të nisur betejën tonë, betejën e fitores, betejën e Shqipërisë Madhështore, Shqipëria ngrihet përsëri, e keqja e vuri para vendin tonë, këto vite 12 vite ishin për Shqipërinë, vite të shkretimit nga bij dhe bija. Ishin vite që regjimi dhe mafia bënte gjithçka që të fshinin nga kujtesa veprën tuaj të pavdekshme Shqipërinë pluraliste,  ja ku jeni sot të ringritur si feniksi për të shkuar drejt fitores”, tha Berisha.
    Berisha: Të dashur demokrate e demokratë, opozitarë dhe opozitare, qytetare dhe qytetarë të Tiranës, mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta ju burrave dhe grave fisnikë, njerëz të mrekullueshëm që e keni bërë sot këtë shesh më të bukurin e Shqipërisë, më të bukurin në Europë.
    Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta kandidatëve të Aleancës së Shqipërisë Madhështore, të rinjtë, të reja, burra dhe gra, krenaria jonë, krenari për kombin. Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta zotit Chris LaCivita, kryetari i Komitetit të Partisë Republikane, bashkëarkitektit të rikthimit më të madh, më të fuqishëm, më të jashtëzakonshëm në historinë e njerëzimit, rikthimit të presidentit Donald Trump.
    Në jetën time kam mbajtur shumë fjalime, por sonte jam më i emocionuar se asnjëherë kur ju shoh ju, njerëz të lirë, burra dhe gra fisnikë, që i keni dhënë sot këtij sheshi energjinë dhe entuziazmin e fitores sonë. Shqipëria Madhështore është Shqipëria e shpirtit tuaj. Është Shqipëria e dashurisë tuaj për të. E dashurisë për familjen. E atdhetarisë tuaj. E idealeve të lirisë. Miq, imagjinoni për një moment krahun tjetër me patronazhistë mëkatarë. Imagjinoni Edi Ramën që ka në krah Erion Veliajn, Çyrbjen, Ilir Beqajn, por ka në krah edhe McGonigalin.
    E shumë e presin. Edi Rama, sonte e kë të vështirë natën. Miqtë e mi, kjo është një natë ndër më të veçantat sepse sonte ne vijmë këtu për të nisur betejën tonë, betejën e fitores, betejën e Shqipërisë Madhështore. Betejë në të cilën Shqipëria ngrihet përsëri.
    Këto vite, e keqja e vuri para vendin tonë. Këto vite, 12 vite ishin për Shqipërinë vite të shkretimit të saj nga bijtë dhe bijat, ishin vitet e varfërimit të saj, ishin vite në të cilat regjimi i narkosve të Tiranës dhe mafia ndërkombëtare bëri gjithçka që të fshijë nga kujtesa e këtij kombi veprën tuaj të pavdekshme, Shqipërinë pluraliste.
    Bëri gjithçka të fshijë nga historia e këtij kombi arritjet madhore në fushën e lirisë. Bëri gjithçka të fshijë nga arkivat e këtij kombi, kontributin e secilit prej jush për dinjitetin kombëtar dhe lirinë kombëtare.Bëri gjithçka që ju të mos kishit as emër, as flamur. Po ja ku jemi sot, me flamurin tonë më krenar se kurrë me ju. Ja ku jemi sot, të bashkuar si asnjëherë. Ja ku jemi sot, të ngritur si Feniksi nga hiri në zenit për të shkuar drejt fitores. Miqtë e mi, ne mblidhemi sonte me një vështrim të ri për Shqipërinë. Me një betim solemn para saj për ta nxjerrë ata nga kthetrat e këtij regjimi. Për ta rikthyer atë, për të rikthyer tek ajo projektin e ëndrrave të të rinjve të saj, djemve dhe vajzave, ëndrrave më të bukura.

    Top Channel

  • Sali Berisha harxhon rreth 1 milionë dollarë për LaCivitan, ja si Edi Rama po bën “pazare” nën rrogoz me…

    Sali Berisha harxhon rreth 1 milionë dollarë për LaCivitan, ja si Edi Rama po bën “pazare” nën rrogoz me…

    Aktivistja Evi Kokalar ka bërë dje një deklaratë të fortë në rrjetet sociale, teksa hedh dritë mbi një komplot të errët mes kreut të Partisë Demorkatike, Sali Berisha dhe kryeministrit Edi Rama. Sipas Kokalarit, Berisha ka harxhuar rreth 1 milionë dollarë për të angazhuar kompaninë LaCivita, të njohur për fushatat e Donald Trumpit, ndërkohë që Rama godet me “bufin e moçalit”, një etiketë që duket më shumë si sinjal bashkëpunimi sesa përplasje.
    Me një ironi therëse, Kokalari thotë se “bufi ngjiti”, por pas kësaj alegorie qesharake fshihet një e vërtetë dramatike për qytetarët shqiptarë: një pazar nën rrogoz mes dy poleve politike që dikur përfaqësonin skaje të kundërta. “Lufta për moçalin është në fakt”, shprehet ajo, duke paralajmëruar se shqiptarëve po u vidhet fitorja, shpresa dhe alternativa. Në një postim tjetër tronditës, Kokalari thekson: “Fitoren e 11 Majit ndaj Edi Ramës, opozitës ja vodhi Sali Berisha!”.  Por sa reale janë këto deklarata për dyshen Berisha-Rama? Koha për të zbardhur të vërtetën dhe për t’u përballur me të duket se po vjen dhe se gjithçka do të mësohet pas 11 majit.
    Reagimi i Kokalarit
    Konkretisht aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, vijon të thumbojë me postimet në rrjetet sociale qoftë Sali Berishën ashtu edhe kryeministrin Edi Rama. Kokalari e konsideron si një analogji të shkëlqyer ‘Bufin’ epitetin që Rama ia vendosi Berishës. “Harxhon tjetri treçerek milion dollarë për ‘arkitektin e fitores’ së Trumpit, dhe Rama vë në punë Zahon të gjej analogjinë e radhës…dhe godet aq ashpër sa dhe ‘arkitekti’ imagjinar i fitores së Trumpit nuk arrin ta ç’bëj stigmën therëse që sjell bufi i moçalit”, shkruan Kokalari. Më poshtë po pasqyrojmë postimin e plotë. “Bufi ishte analogji e shkëlqyer.
    Bufi ngjiti. Harxhon tjetri treçerek milion dollarë për ‘arkitektin e fitores’ së Trumpit, dhe Rama vë në punë Zahon të gjej analogjinë e radhës…dhe godet aq ashpër sa dhe ‘arkitekti’ imagjinar i fitores së Trumpit nuk arrin ta ç’bëj stigmën therëse që sjell bufi i moçalit. Kulmi i kësaj tragjedie në fakt, është fakti që bufi ngjiti nga goja e Ramës – një tjetër krijesë e po të njëjtit moçal. Interesant ky proces vetëpastrimi. Luftë për moçalin është në fakt. Veç përpara Shqipëria madhështore!! Veç përpara”, nënvizon ajo. Ndërkohë zonja Kokalari ka bërë edhe një reagim të dytë në rrjetet sociale, teksa shkruan: “Mark this post: Fitoren e 11 Majit ndaj Edi Rames, opozitës ja vodhi Sali Berisha! Never forget!!”.

  • Superkompjuteri “revizionon” veten pas çerekfinaleve të para, ja shanset e secilit për ta fituar Champions-in

    Superkompjuteri “revizionon” veten pas çerekfinaleve të para, ja shanset e secilit për ta fituar Champions-in

    “Superkompjuteri” i Opta-s ka përditësuar të dhënat e tij pas ndeshjeve të para çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve dhe ka publikuar probabilitetet për fitimin e trofeut nga secila skuadër, bazuar në analizën statistikore të numrave.
    Favoriti i ri, që i ka parakaluar të gjithë, është Arsenali, i cili mposhti Real Madridin 3-0 në Londër. Skuadra e Mikel Arteta ka tashmë probabilitet prej 27.8% për ta fituar trofeun e Champions-it. Para kësaj përballjeje me madrilenët, Arsenali ishte në vendin e tretë me 15.6%. Sipas statistikave, “Topçinjtë” kanë 95.7% mundësi për t’u kualifikuar në gjysmëfinale. Për Real Madridin, kampionin në fuqi të kompeticionit, shanset për ta fituar finalen e Mynihut janë vetëm 0.9%.
    Në vendin e dytë është Barcelona, që pas fitores së thellë 4-0 ndaj Borussia Dortmund ka 25.9% shanse për të triumfuar në Mynih.
    Në vend të tretë është PSG. Edhe në këtë rast, kuotat janë rritur pas fitores 3-1 ndaj Aston Villa. PSG ka 91.5% mundësi për ta kaluar turin çerekfinal dhe 21.9% për ta fituar kompeticionin.
    Në vend të katërt është Interi i Simone Inzaghit. Pas fitores në Bavari ndaj Bayern Munich, zikaltërit kanë 19.8% shanse për ta fituar Champions League. Për klubin bavarez, shanset për të fituar në “Allianz Arena” më 31 maj kanë rënë në 3%. Probabiliteti që Interi të shkojë në gjysmëfinale është 82%, ndërsa për të arritur në finale 41.5%.
    Edhe pse modeli i Opta-s simulon 10.000 herë rezultatet për të nxjerrë këto parashikime, sërish mund të gabojë: mjafton të kujtojmë se në fillim të sezonit, Manchester City konsiderohej favoriti kryesor.