Tag: fitores

  • Sali, GO!

    Sali, GO!

    Nga Artur Ajazi
    Gjithë historia e Partisë Demokratike përmblidhet në tre fjalë “Sali, Berishë, Sali”. Asgjë nuk lartësohet në atë parti, veç emrit të kryetarit të përjetshëm. Askush nuk ka gjë me PD, madje as Edi Rama. Kjo pasi në politikë, gjërat janë të ndara, dikush humb dhe dikush fiton. Por të kërkosh përjetësimin edhe kur ke humbur dhjetra zgjedhje përballë kundershtarit historik, të përjetësosh hijen dhe emrin tend në parti, edhe kur e sheh se si po katandiset ajo, të mbetesh pedant edhe kur shqiptarët e thonë troç  me vote, “Edi stay, Sali go”, kjo është alarmante nga vështrimi politik. Shko dhe rrotollohu andej nga ishe.
    E bëri një “foltore” dhe tash ka nisur një tjetër “foltore”, edhe pse në bulevard dolën rreth 150 vetë. Berisha e quajti “foltoren 1 “ si të “ribashkimit të demokrateve pas përçarjes nga Basha”, dhe tash ka nisur “foltoren 2”, duke deklaruar se “kjo është e fitores”. E fitores  mbi cilin, e fitores ndaj kujt ?  Pasi në 11 Maj humbi sërish PD e Saliut, jo PD e demokrateve. Atehere mund të themi se, kjo gjë vjen natyrshëm si  pasojë e keqmenaxhimit nga lidershipi asaj partie. Vetëm një i marrë, nuk e kupton se, gjithçka ka një kufi, ka një fillim dhe një mbarim. Vetëm Zoti është i përjetshëm. Madje as Enver Hoxha nuk u bë i përjetshëm.
    Të mbetesh stoik në politikë, do të thotë se ke zgjedhur rrugën e gabuar për karrierën tënde. Shqipëria aktualisht gjendet në një fazë shumë intensive zhvillimore, si  nga pikëpamja ekonomike, politike dhe integruese. Eshtë marrëzi të merresh me politikën e rrugëve, që nuk të ofron asgjë, dhe të mendosh se “foltoret e një partie humbëse, do ti sjellin shqiptareve zhvillim, integrim, mirëqenie”. Kush punon gabon, kush gabon ndëshkohet. E keqja është kur ti gabon, dhe mbron fajtorin. Kjo ka ndodhur dikur, kur Berisha kishte pushtetin e parë 1992 deri 1997, dhe të dytë nga 2005 deri 2013. Por sot, kjo gjë nuk ndodh, dhe e dini pse ? Sepse Edi Rama, erdhi në pushtet, me mëndje tjetër, dhe jo për të kënetëzuar qytetet dhe fshatrat. Dhe kjo është reale, e faktuar, dhe nuk ka nevojë fare për propogandë mediatike.
    Mjafton të ndiqni, ç’thonë ata që vijnë në Shqipëri për herë të parë, ose pas 10-15 vitesh, për tu bindur se Edi Rama e kishte seriozisht kur deklaroi në 2013 se “këtë vend do ta bëjmë vetëm ne socialistet”. Ishte momenti i duhur për Edi Ramën, pasi koha nuk priste. E mori pocaqi, dhe sot e ka kthyer në vendin e lakmueshëm për çdo të huaj. Mbi 22 mijë italianë kanë zgjedhur të jetojnë në Shqipëri, mbi 12 mijë të tjerë pensionistë, banojnë në Shqipëri, duke u pasaportizuar në qytetet kryesore të vendit.
    Ky natyrisht mbetet tregues i mirëqenies, zhvillimit dhe integrimit europian, dhe sfidon  propogandën e pafuqishme të PD. Kur nuk të duan, shqiptarët të largojnë me vote, ama kur të duan të mbajnë gjatë, sërish me vote.

  • Kimmich, pas fitores 6-0 ndaj Sllovakisë: Kemi treguar nivelin tonë më të mirë

    Kimmich, pas fitores 6-0 ndaj Sllovakisë: Kemi treguar nivelin tonë më të mirë

    Kapiteni i Gjermanisë, Joshua Kimmich, foli pas fitores së thellë kundër Sllovakisë: “E dija që do të fitonim nëse luanim në nivelin tonë më të mirë. Trajneri na përgatiti në mënyrë perfekte dhe ne i zbatuam detyrat e ngarkuara. Në fund të fundit ishte një performancë e nivelit të lartë. Të gjithë donin të bënin ndryshimin sot, ishte një ndeshje kualifikuese për Botërorin. Jam i kënaqur me mënyrën se si fituam”.
    Me këtë rezultat, numri i kombëtareve të kualifikuara për Botërorin 2026 shkon në 34. Ende mbeten 14 vende bosh, 5 prej të cilave do të përcaktohen të martën nga kualifikueset europiane, plus 3 të tjera nga CONCACAF. 6 kombëtaret e fundit do të dalin në mars nga “play off”-et; 4 nga Europa dhe 2 ndër-konfederative.
    Kombëtaret e kualifikuara në Botërorin 2026:Vendet nikoqire (3): Kanada, Meksikë, Shtetet e BashkuaraAfrika (9): Algjeri, Kepi i Verdhë, Bregu i Fildishtë, Egjipt, Gana, Marok, Senegal, Afrika e Jugut, TuniziAzia (8): Arabia Saudite, Australi, Koreja e Jugut, Japonia, Jordania, Irani, Katar, UzbekistaniEuropa (7): Kroacia, Franca, Gjermania, Anglia, Holanda, Norvegjia, PortugaliaOqeanía (1): Zelanda e ReAmerika e Jugut (6): Argjentina, Brazili, Kolumbia, Ekuadori, Paragvaji, Uruguai
    16 kombëtare europiane janë tashmë të sigurta në “play off”-et e marsit, të ndara në 4 vazo, para shortit të 20 nëntorit, mes tyre Shqipëria dhe Kosova, por edhe Italia, Turqia, Ukraina, Polonia, Skocia, Republika Çeke, Sllovakia, Irlanda, Maqedonia e Veriut, Bosnja, Uellsi, Suedia, Rumania, Irlanda e Veriut.

  • “E dinim që ishte një finale dhe…”/ Heroi i fitores historike në Andorra, Asllani: E ndjeva shumë golin

    “E dinim që ishte një finale dhe…”/ Heroi i fitores historike në Andorra, Asllani: E ndjeva shumë golin

    Kristjan Asllani ishte heroi i fitores historike të Shqipërisë ndaj Andorrës. Mesfushori shënoi golin e vetëm dhe të fitores, ndërsa pas ndeshjes u shfaq shumë i lumtur.
    Asllani u shpreh se pjesa e parë ishte shumë e vështirë, ndërsa në të dytën situata ndryshoi, edhe prej lojtarëve që hynë nga stoli. Asllani tha se golin e ndjeu shumë, në atë që e konsideroi si finale.
    “E ndjeva shumë golin. U gëzuan të gjithë shqiptarët dhe jemi shumë të lumtur. E kishim të vështirë në pjesën e parë. Ata luajtën 4-4-2. Nuk po gjenim mënyra për të nxjerrë topin.
    Në pjesën e dytë, çunat që u futën nga stoli na ndihmuan shumë. E dinim që ishte një finale dhe jemi shumë të lumtur. Trajneri na bëri komplimente. Nesër do të analizojmë ndeshjen”, u shpreh Asllani.

  • “Forca Shqipëria”, Rama uron kuqezinjtë pas fitores Historike

    “Forca Shqipëria”, Rama uron kuqezinjtë pas fitores Historike

    Kryeminsitri Edi Rama ka uruar kuqezinjtë për fitoren historike mbrëmjene  sotme në Andorra, pasi për herë të parë Shqiëpria do të luajë në një fazë play off të Kupës së Botës.
    Postimi i Ramës:
    🇦🇱H🔴I⚽️S⚫️T🦅O🌎R❤️I🫶K😍E🇦🇱

    Ec atyyyy shqipeeeeee❤️💪
    FOOORCAAA SHQIPËRIAAAAA🇦🇱❤️
    Krenarë për kuqezinjtë
    Kujtopjmë që Shqipëria renditet e dyta në Grupin K, pas Anglisë, duke lënë në vend të tretë me 4 pikë më pak ndërsa ka mbetur edhe nëj ndeshje rivalin direkt, Serbinë.
     

  • Njihuni me Zara Rahim! Nga praktikane e Obamës, tek ideatorja e fushatës fituese së Mamdanit në Nju Jork

    Njihuni me Zara Rahim! Nga praktikane e Obamës, tek ideatorja e fushatës fituese së Mamdanit në Nju Jork

    Zara Rahim

    SHBA- Zohran Mamdani u zgjodh kryetar bashkie i qytetit të New York-ut. 34-vjeçari, i cili e përshkruan veten si “makthi më i keq i Trump”, fitoi 60.2 përqind të votave. Por kush fshihet pas fitores së tij?
    Pas fitores historike të 34-vjeçarit që do të betohet në janar si kryebashkiak qëndronte një mendje strategjike: Zara Rahim, eksperte komunikimi që prej më shumë se një dekade vepron në ndërthurjen mes politikës, kulturës dhe strategjisë digjitale.
    Rahim i kërkoi Mamdanit të “harronte Nju Jorkun e krijuar nga strategët politikë” dhe në vend të kësaj “të bënte një fushatë rreth Qytetit të Nju Jorkut aktual”. Kjo direktivë u bë themeli për një fitore bazë që mobilizoi më shumë se 90,000 vullnetarë dhe votues të angazhuar.
    Karriera
    35-vjeçarja, me origjinë nga një familje bangladesho-amerikane dhe e rritur në Floridën e Jugut, ka një profil të pazakontë për një stratege politike. Ajo nisi karrierën e saj si praktikante në fushatën e rizgjedhjes së Barack Obamës në vitin 2012, ku u promovua shpejt si Drejtoreshë e Përmbajtjes Digjitale për Floridën. Aty ajo mësoi si të përdorte fuqinë e rrjeteve sociale për të ndërgjegjësuar votuesit.
    Pas kësaj përvoje, Rahim punoi në Zyrën e Strategjisë Digjitale të Shtëpisë së Bardhë, më pas në Uber, ku ndihmoi në hartimin e legjislacionit për shërbimet e transportit të përbashkët. Në vitin 2016, ajo iu bashkua fushatës presidenciale të Hillary Clinton dhe më pas kaloi në botën e modës, si Drejtoreshë e Komunikimit në revistën “Vogue” nga viti 2017 deri në 2018.
    Në atë periudhë, ajo bashkëpunoi me emra të njohur nga moda, arti dhe politika, duke përpunuar aftësi që më vonë do të ishin vendimtare për të ndërtuar imazhin publik të Mamdanit. Kohët e fundit, Rahim ka punuar si konsulente e pavarur komunikimi, me klientë të njohur si A24, Mariah Carey dhe Netflix.
    Strategji për Mamdanin
    Rahim ndërtoi një strategji që bazohej në autenticitet dhe kontakt të drejtpërdrejtë me komunitetet, veçanërisht ato që zakonisht anashkalohen nga fushatat tradicionale. Ajo kuptoi se prania e fuqishme në rrjetet sociale nuk mjaftonte, nëse nuk mbështetej nga përfshirja reale në terren. Kishte një “orar intensiv” në të cilin videot në TikTok dhe Instagram xhiroheshin midis ngjarjeve ballë për ballë, gjatë të cilave kryetari i zgjedhur i bashkisë do të fliste në gjuhë si spanjishtja dhe hindi për t’iu drejtuar njerëzve të klasës punëtore. 
    Strategjia e Rahim përfshinte edhe mënyrën e reagimit ndaj sulmeve politike. Kur Andrew Cuomo bëri komente që u cilësuan si islamofobike nga mbështetësit e Mamdanit, Rahim reagoi menjëherë, duke e dënuar publikisht retorikën e tij.
    “Ai po përpiqet të tërheqë votuesit myslimanë vetëm duke thënë shikoni këtë myslimanin e keq, është një taktikë e dëshpëruar e një njeriu që nuk ka asgjë për t’u thënë myslimanëve”, deklaroi ajo për CNN.
    Rahim punoi përkrah figurave të tjera kyçe të fushatës, përfshirë Maya Handa, Tascha Van Auken dhe Faiza Ali , të cilat luajtën të gjitha role vendimtare në fitore. Van Auken, drejtoi një operacion masiv vullnetarësh që trokiti në 1.6 milion dyer vetëm gjatë primareve, duke realizuar 247 mijë biseda me votuesit. Në zgjedhjet e përgjithshme, rrjeti i vullnetarëve u zgjerua në mbi 90 mijë persona. 
    Fushata kombinoi organizimin e modës së vjetër me të njëjtin viralitet dixhital që mishëroi karrierën e hershme politike të Obamës. Videot e Mamdanit mblodhën dhjetëra miliona shikime në internet. Pas fitores së Mamdanit më 4 nëntor, ai njoftoi një ekip tranzicioni tërësisht të përbërë nga femra që përfshinte Rahimin së bashku me ish-kryetaren e Komisionit Federal të Tregtisë, Lina Khan , ish-nënkryetaren e bashkisë Maria Torres-Springer , presidenten e United Way , Grace Bonilla dhe ish-nënkryetaren e bashkisë Melanie Hartzog . Ekipi do të udhëheqë administratën ndërsa Mamdani përgatitet të marrë detyrën më 1 janar 2026./Përkthyer nga Fortune

  • Truri pas fitores së Mamdanit, gruaja që përmbysi çdo rregull të politikës amerikane

    Truri pas fitores së Mamdanit, gruaja që përmbysi çdo rregull të politikës amerikane

    Kur Zohran Mamdani tronditi politikën e New York-ut duke mposhtur ish-guvernatorin Andrew Cuomo në primaret demokratike dhe më pas duke fituar zgjedhjet për kryebashkiak, vëmendja publike u përqendrua kryesisht tek prezenca e tij në rrjetet sociale dhe fakti që ishte si “magnet” për votuesit e rinj.
    Por pas fitores historike të 34-vjeçarit që do të betohet në janar si kryebashkiak qëndronte një mendje strategjike: Zara Rahim, eksperte komunikimi që prej më shumë se një dekade vepron në ndërthurjen mes politikës, kulturës dhe strategjisë digjitale.
    Strategia që ndryshoi fushatën
    Rahim, e cila prej muajit shkurt ka shërbyer si këshilltare e lartë e Mamdanit dha udhëzime që u kthyen në “boshtin” e gjithë fushatës. Siç raporton New York Times, ajo i kërkoi Mamdanit të “harrojë New York-un që shpikin strategët politikë” dhe të ndërtojë “një fushatë për qytetin e vërtetë“.
    Ky mesazh u bë themeli i një lëvizjeje masive nga baza, që mobilizoi mbi 90 mijë vullnetarë dhe aktivizoi votues që për vite të tëra kishin mbetur jashtë radarit të elitës politike të qytetit.
    Një karrierë mbresëlënëse
    35-vjeçarja, me origjinë nga një familje bangladesho-amerikane dhe e rritur në Floridën e Jugut, ka një profil të pazakontë për një stratege politike. Ajo nisi karrierën e saj si praktikante në fushatën e rizgjedhjes së Barack Obamës në vitin 2012, ku u promovua shpejt si Drejtoreshë e Përmbajtjes Digjitale për Floridën.
    Aty ajo mësoi si të përdorte fuqinë e rrjeteve sociale për të ndërgjegjësuar votuesit.
    Pas kësaj përvoje, Rahim punoi në Zyrën e Strategjisë Digjitale të Shtëpisë së Bardhë, më pas në Uber, ku ndihmoi në hartimin e legjislacionit për shërbimet e transportit të përbashkët. Në vitin 2016, ajo iu bashkua fushatës presidenciale të Hillary Clinton dhe më pas kaloi në botën e modës, si Drejtoreshë e Komunikimit në revistën “Vogue” nga viti 2017 deri në 2018.
    Në atë periudhë, ajo bashkëpunoi me emra të njohur nga moda, arti dhe politika, duke përpunuar aftësi që më vonë do të ishin vendimtare për të ndërtuar imazhin publik të Mamdanit.
    Kohët e fundit, Rahim ka punuar si konsulente e pavarur komunikimi, me klientë të njohur si A24, Mariah Carey dhe Netflix.
    Një fushatë e bazuar në autenticitet
    Për fushatën e Mamdanit, Rahim ndërtoi një strategji që bazohej në autenticitet dhe kontakt të drejtpërdrejtë me komunitetet, veçanërisht ato që zakonisht anashkalohen nga fushatat tradicionale. Ajo kuptoi se prania e fuqishme në rrjetet sociale nuk mjaftonte, nëse nuk mbështetej nga përfshirja reale në terren.
    Sipas New York Times, Rahim organizoi një kalendar intensiv aktivitetesh ku videot për TikTok dhe Instagram xhiroheshin mes takimeve të shumta me banorët. Mamdani fliste në spanjisht dhe hindi, duke iu drejtuar punëtorëve e komuniteteve shumëkulturore të qytetit.
    “Ka bangladeshas apo njerëz nga Afrika Perëndimore që nuk kishin votuar kurrë në një primare për kryebashkiak”, shpjegoi Rahim. “Por kur shohin dikë që shkon në xhamitë e tyre dhe e trajton lagjen e tyre me respekt, ata ndihen përfshirë”, shtoi ajo.
    Sot, në New York jetojnë rreth një milion banorë myslimanë.
    Përballja me sulmet
    Strategjia e Rahim përfshinte edhe mënyrën e reagimit ndaj sulmeve politike. Kur Andrew Cuomo bëri komente që u cilësuan si islamofobike nga mbështetësit e Mamdanit, Rahim reagoi menjëherë, duke e dënuar publikisht retorikën e tij.
    “Ai po përpiqet të tërheqë votuesit myslimanë vetëm duke thënë shikoni këtë myslimanin e keq, është një taktikë e dëshpëruar e një njeriu që nuk ka asgjë për t’u thënë myslimanëve”, deklaroi ajo për CNN.
    Një ekip fitues dhe një tranzicion historik
    Rahim bashkëpunoi ngushtë me figura kyçe të fushatës si Maya Handa, Tascha Van Auken dhe Faiza Ali, të cilat patën një rol vendimtar në fitore. Van Auken, drejtoi një operacion masiv vullnetarësh që trokiti në 1.6 milion dyer vetëm gjatë primareve, duke realizuar 247 mijë biseda me votuesit.
    Në zgjedhjet e përgjithshme, rrjeti i vullnetarëve u zgjerua në mbi 90 mijë persona.
    Fushata ndërthurte organizimin klasik derë më derë me videot online që bëheshin virale.
    Videot e Mamdanit në internet grumbulluan dhjetëra miliona shikime, por mbi të gjitha, fushata ruajti, siç e përshkruan ekipi, “kulturën e lidhjes”, në vend të “kulturës së shfrytëzimit” tipike të fushatave tradicionale.
    Pas fitores së Mamdanit më 4 nëntor, ai shpalli një ekip tranzicioni totalisht me gra, ku përfshihen: Zara Rahim, ish-kryetarja e Komisionit Federal të Tregtisë Lina Khan, ish-nënkryetarja e Bashkisë Maria Torres-Springer, presidente e “United Way” Grace Bonilla, dhe ish-nënkryetarja Melanie Hartzog.
    Ky ekip do të drejtojë përgatitjet ndërsa Mamdani do të marrë detyrën më 1 janar 2026, duke hyrë në histori si kryebashkiaku i parë mysliman, i pari me origjinë nga Azia Jugore dhe më i riu në më shumë se 100 vjet në krye të New York-ut./ FORTUNE

  • ‘Truri’ pas fitores së Mamdanit! Kjo është gruaja e cila ndërtoi fushatën që përmbysi çdo rregull të politikës amerikane

    ‘Truri’ pas fitores së Mamdanit! Kjo është gruaja e cila ndërtoi fushatën që përmbysi çdo rregull të politikës amerikane

    Kur Zohran Mamdani tronditi politikën e New York-ut, duke mposhtur ish-guvernatorin Andrew Cuomo në primaret demokratike dhe më pas duke fituar zgjedhjet për kryebashkiak, vëmendja publike u përqendrua kryesisht te prezenca e tij në rrjetet sociale dhe fakti që ishte si “magnet” për votuesit e rinj.

    Por pas fitores historike të 34-vjeçarit që do të betohet në janar si kryebashkiak, qëndronte një mendje strategjike: Zara Rahim, eksperte komunikimi që prej më shumë se një dekade vepron në ndërthurjen mes politikës, kulturës dhe strategjisë digjitale.

    Strategia që ndryshoi fushatën

    Rahim, e cila prej muajit shkurt ka shërbyer si këshilltare e lartë e Mamdanit dha udhëzime që u kthyen në “boshtin” e gjithë fushatës. Siç raporton New York Times, ajo i kërkoi Mamdanit të “harrojë New York-un që shpikin strategët politikë” dhe të ndërtojë “një fushatë për qytetin e vërtetë“.

    Ky mesazh u bë themeli i një lëvizjeje masive nga baza, që mobilizoi mbi 90 mijë vullnetarë dhe aktivizoi votues që për vite të tëra kishin mbetur jashtë radarit të elitës politike të qytetit.

    Një karrierë mbresëlënëse35-vjeçarja, me origjinë nga një familje bangladesho-amerikane dhe e rritur në Floridën e Jugut, ka një profil të pazakontë për një stratege politike. Ajo nisi karrierën e saj si praktikante në fushatën e rizgjedhjes së Barack Obamës në vitin 2012, ku u promovua shpejt si Drejtoreshë e Përmbajtjes Digjitale për Floridën.

    Aty ajo mësoi si të përdorte fuqinë e rrjeteve sociale për të ndërgjegjësuar votuesit.

    Pas kësaj përvoje, Rahim punoi në Zyrën e Strategjisë Digjitale të Shtëpisë së Bardhë, më pas në Uber, ku ndihmoi në hartimin e legjislacionit për shërbimet e transportit të përbashkët. Në vitin 2016, ajo iu bashkua fushatës presidenciale të Hillary Clinton dhe më pas kaloi në botën e modës, si Drejtoreshë e Komunikimit në revistën “Vogue” nga viti 2017 deri më 2018.

    Në atë periudhë, ajo bashkëpunoi me emra të njohur nga moda, arti dhe politika, duke përpunuar aftësi që më vonë do të ishin vendimtare për të ndërtuar imazhin publik të Mamdanit.

    Kohët e fundit, Rahim ka punuar si konsulente e pavarur komunikimi, me klientë të njohur si A24, Mariah Carey dhe Netflix.

    Një fushatë e bazuar në autenticitetPër fushatën e Mamdanit, Rahim ndërtoi një strategji që bazohej në autenticitet dhe kontakt të drejtpërdrejtë me komunitetet, veçanërisht ato që zakonisht anashkalohen nga fushatat tradicionale. Ajo kuptoi se prania e fuqishme në rrjetet sociale nuk mjaftonte, nëse nuk mbështetej nga përfshirja reale në terren.

    Sipas New York Times, Rahim organizoi një kalendar intensiv aktivitetesh ku videot për TikTok dhe Instagram, xhiroheshin mes takimeve të shumta me banorët. Mamdani fliste në spanjisht dhe hindi, duke iu drejtuar punëtorëve e komuniteteve shumëkulturore të qytetit.

    “Ka bangladeshas apo njerëz nga Afrika Perëndimore që nuk kishin votuar kurrë në një primare për kryebashkiak”, shpjegoi Rahim. “Por kur shohin dikë që shkon në xhamitë e tyre dhe e trajton lagjen e tyre me respekt, ata ndihen përfshirë”, shtoi ajo.

    Sot, në New York jetojnë rreth një milion banorë myslimanë.

    Përballja me sulmetStrategjia e Rahim përfshinte edhe mënyrën e reagimit ndaj sulmeve politike. Kur Andrew Cuomo bëri komente që u cilësuan si islamofobike nga mbështetësit e Mamdanit, Rahim reagoi menjëherë, duke e dënuar publikisht retorikën e tij.

    “Ai po përpiqet të tërheqë votuesit myslimanë vetëm duke thënë shikoni këtë myslimanin e keq, është një taktikë e dëshpëruar e një njeriu që nuk ka asgjë për t’u thënë myslimanëve”, deklaroi ajo për CNN.

    Një ekip fitues dhe një tranzicion historik

    Rahim bashkëpunoi ngushtë me figura kyçe të fushatës si Maya Handa, Tascha Van Auken dhe Faiza Ali, të cilat patën një rol vendimtar në fitore. Van Auken, drejtoi një operacion masiv vullnetarësh që trokiti në 1.6 milion dyer vetëm gjatë primareve, duke realizuar 247 mijë biseda me votuesit.

    Në zgjedhjet e përgjithshme, rrjeti i vullnetarëve u zgjerua në mbi 90 mijë persona.

    Fushata ndërthurte organizimin klasik derë më derë me videot online që bëheshin virale.

    Videot e Mamdanit në internet grumbulluan dhjetëra miliona shikime, por mbi të gjitha, fushata ruajti, siç e përshkruan ekipi, “kulturën e lidhjes”, në vend të “kulturës së shfrytëzimit” tipike të fushatave tradicionale.

    Pas fitores së Mamdanit më 4 nëntor, ai shpalli një ekip tranzicioni totalisht me gra, ku përfshihen: Zara Rahim, ish-kryetarja e Komisionit Federal të Tregtisë Lina Khan, ish-nënkryetarja e Bashkisë Maria Torres-Springer, presidente e “United Way” Grace Bonilla, dhe ish-nënkryetarja Melanie Hartzog.

    Ky ekip do të drejtojë përgatitjet ndërsa Mamdani do të marrë detyrën më 1 janar 2026, duke hyrë në histori si kryebashkiaku i parë mysliman, i pari me origjinë nga Azia Jugore dhe më i riu në më shumë se 100 vjet në krye të New York-ut.

  • Truri pas fitores së Mamdanit! Si Zara Rahim ndërtoi fushatën që përmbysi çdo rregull të politikës amerikane

    Truri pas fitores së Mamdanit! Si Zara Rahim ndërtoi fushatën që përmbysi çdo rregull të politikës amerikane

    Kur Zohran Mamdani tronditi politikën e New York-ut duke mposhtur ish-guvernatorin Andrew Cuomo në primaret demokratike dhe më pas duke fituar zgjedhjet për kryebashkiak, vëmendja publike u përqendrua kryesisht tek prezenca e tij në rrjetet sociale dhe fakti që ishte si “magnet” për votuesit e rinj. 
    Por pas fitores historike të 34-vjeçarit që do të betohet në janar si kryebashkiak qëndronte një mendje strategjike: Zara Rahim, eksperte komunikimi që prej më shumë se një dekade vepron në ndërthurjen mes politikës, kulturës dhe strategjisë digjitale. 
    Strategia që ndryshoi fushatën 
    Rahim, e cila prej muajit shkurt ka shërbyer si këshilltare e lartë e Mamdanit dha udhëzime që u kthyen në “boshtin” e gjithë fushatës. Siç raporton New York Times, ajo i kërkoi Mamdanit të “harrojë New York-un që shpikin strategët politikë” dhe të ndërtojë “një fushatë për qytetin e vërtetë“. 
    Ky mesazh u bë themeli i një lëvizjeje masive nga baza, që mobilizoi mbi 90 mijë vullnetarë dhe aktivizoi votues që për vite të tëra kishin mbetur jashtë radarit të elitës politike të qytetit. 
    Një karrierë mbresëlënëse 
    35-vjeçarja, me origjinë nga një familje bangladesho-amerikane dhe e rritur në Floridën e Jugut, ka një profil të pazakontë për një stratege politike. Ajo nisi karrierën e saj si praktikante në fushatën e rizgjedhjes së Barack Obamës në vitin 2012, ku u promovua shpejt si Drejtoreshë e Përmbajtjes Digjitale për Floridën. 
    Aty ajo mësoi si të përdorte fuqinë e rrjeteve sociale për të ndërgjegjësuar votuesit. 
    Pas kësaj përvoje, Rahim punoi në Zyrën e Strategjisë Digjitale të Shtëpisë së Bardhë, më pas në Uber, ku ndihmoi në hartimin e legjislacionit për shërbimet e transportit të përbashkët. Në vitin 2016, ajo iu bashkua fushatës presidenciale të Hillary Clinton dhe më pas kaloi në botën e modës, si Drejtoreshë e Komunikimit në revistën “Vogue” nga viti 2017 deri në 2018. 
    Në atë periudhë, ajo bashkëpunoi me emra të njohur nga moda, arti dhe politika, duke përpunuar aftësi që më vonë do të ishin vendimtare për të ndërtuar imazhin publik të Mamdanit. 
    Kohët e fundit, Rahim ka punuar si konsulente e pavarur komunikimi, me klientë të njohur si A24, Mariah Carey dhe Netflix. 
    Një fushatë e bazuar në autenticitet 
    Për fushatën e Mamdanit, Rahim ndërtoi një strategji që bazohej në autenticitet dhe kontakt të drejtpërdrejtë me komunitetet, veçanërisht ato që zakonisht anashkalohen nga fushatat tradicionale. Ajo kuptoi se prania e fuqishme në rrjetet sociale nuk mjaftonte, nëse nuk mbështetej nga përfshirja reale në terren. 
    Sipas New York Times, Rahim organizoi një kalendar intensiv aktivitetesh ku videot për TikTok dhe Instagram xhiroheshin mes takimeve të shumta me banorët. Mamdani fliste në spanjisht dhe hindi, duke iu drejtuar punëtorëve e komuniteteve shumëkulturore të qytetit. 
    “Ka bangladeshas apo njerëz nga Afrika Perëndimore që nuk kishin votuar kurrë në një primare për kryebashkiak”, shpjegoi Rahim. “Por kur shohin dikë që shkon në xhamitë e tyre dhe e trajton lagjen e tyre me respekt, ata ndihen përfshirë”, shtoi ajo. 
    Sot, në New York jetojnë rreth një milion banorë myslimanë. 
    Përballja me sulmet 
    Strategjia e Rahim përfshinte edhe mënyrën e reagimit ndaj sulmeve politike. Kur Andrew Cuomo bëri komente që u cilësuan si islamofobike nga mbështetësit e Mamdanit, Rahim reagoi menjëherë, duke e dënuar publikisht retorikën e tij. 
    “Ai po përpiqet të tërheqë votuesit myslimanë vetëm duke thënë shikoni këtë myslimanin e keq, është një taktikë e dëshpëruar e një njeriu që nuk ka asgjë për t’u thënë myslimanëve”, deklaroi ajo për CNN. 
    Një ekip fitues dhe një tranzicion historik 
    Rahim bashkëpunoi ngushtë me figura kyçe të fushatës si Maya Handa, Tascha Van Auken dhe Faiza Ali, të cilat patën një rol vendimtar në fitore. Van Auken, drejtoi një operacion masiv vullnetarësh që trokiti në 1.6 milion dyer vetëm gjatë primareve, duke realizuar 247 mijë biseda me votuesit. 
    Në zgjedhjet e përgjithshme, rrjeti i vullnetarëve u zgjerua në mbi 90 mijë persona. 
    Fushata ndërthurte organizimin klasik derë më derë me videot online që bëheshin virale. 
    Videot e Mamdanit në internet grumbulluan dhjetëra miliona shikime, por mbi të gjitha, fushata ruajti, siç e përshkruan ekipi, “kulturën e lidhjes”, në vend të “kulturës së shfrytëzimit” tipike të fushatave tradicionale. 
    Pas fitores së Mamdanit më 4 nëntor, ai shpalli një ekip tranzicioni totalisht me gra, ku përfshihen: Zara Rahim, ish-kryetarja e Komisionit Federal të Tregtisë Lina Khan, ish-nënkryetarja e Bashkisë Maria Torres-Springer, presidente e “United Way” Grace Bonilla, dhe ish-nënkryetarja Melanie Hartzog. 
    Ky ekip do të drejtojë përgatitjet ndërsa Mamdani do të marrë detyrën më 1 janar 2026, duke hyrë në histori si kryebashkiaku i parë mysliman, i pari me origjinë nga Azia Jugore dhe më i riu në më shumë se 100 vjet në krye të New York-ut. Artikull i Fortune, nga Dave Smith 

  • Paralajmërimi i Charlie Kirk-ut për Zohran Mamdanin bëhet viral pas fitores së tij

    Paralajmërimi i Charlie Kirk-ut për Zohran Mamdanin bëhet viral pas fitores së tij

    Paralajmërimi i Charlie Kirk-ut për Zohran Mamdanin bëhet viral pas fitores së tij
    Konservatorët më të moshuar që ende kapen pas dogmave të epokës së Luftës së Ftohtë nuk arrijnë ta kuptojnë rëndësinë e humbjes së Charlie Kirk-ut.
    Pas fitores së socialdemokratit Zohran Mamdani në zgjedhjet për kryetar bashkie të Nju Jorkut të martën, këta konservatorë do të bënin mirë të ndiqnin këshillat e Kirk-ut dhe të një martiri tjetër të ri të krishterë: dr. Martin Luther King Jr-it.
    Me 21 korrik, më pak se dy muaj para vrasjes së tij, Kirk dha këshilla në stilin e MLK-së gjatë një bisede të gjatë e të gjerë me komentatorin tjetër konservator Tucker Carlson. Këto fjalë janë bërë virale që pas zgjedhjes së Mamdanit.
    Nëse nuk përmirësojmë gjendjen ekonomike të të rinjve amerikanë, Mamdani dhe idetë shkatërrimtare që ai përfaqëson do të vazhdojnë të përhapen,” shkroi Kirk në një postim gjenial, duke shoqëruar videon e bisedës së tij pothuajse dyorëshe me Carlson-in.
    Më pas, Kirk theksoi mesazhin konservator-populist që i dha fitoren presidentit Donald Trump në vitin 2024.
    “Kur të rinjtë kanë besim në të ardhmen e tyre ekonomike, kur kanë shtëpitë e tyre, kur martohen dhe kanë fëmijë, ndihen pjesë e vendit. Kanë diçka për të humbur. Ndërsa beqarët e përjetshëm, pa fëmijë dhe me qira, janë më të lehtë për t’u radikalizuar nga ata që duan të shkatërrojnë civilizimin perëndimor,” shtoi Kirk.
    Së fundi, Kirk propozoi një zgjidhje mahnitëse.
    “Na duhet një projekt në stilin e ‘Moonshot’ apo ‘Manhattan Project’. 10 milionë shtëpi të reja në 3 vjet; 20 milionë dëbime dhe vetëdëbime; Reformim dhe ulje të imigracionit ligjor,” shkroi ai.
    Pas fitores së Mamdanit, ndjesia e përgjithshme mes mbështetësve të Trump-it në X është se Kirk, si gjithmonë, kishte të drejtë. Fitoret e demokratëve i bënë mbështetësit e Trump-it të qahen për përqendrimin e tepërt të republikanëve në politikën e jashtme.
    “Trump e kaloi gjithë vitin duke u marrë me Lindjen e Mesme, donatorët e mëdhenj e donin këtë, por votuesit jo. Virginia tani do të jetë nën një supermaxhorancë demokrate. Vazhdoni ta dëgjoni Mark Levinin, zoti President, dhe do të përfundoni sërish në gjyqe për shkarkim në 2026-ën,” shkroi regjisori Mike Cernovich.
    Sigurisht, një president mund të ecë dhe të përtypë çamçakëz në të njëjtën kohë, duke sjellë si paqe, ashtu edhe përballueshmëri ekonomike.
    Megjithatë, lëvizja “Make America Great Again” e Trump-it do të dështojë në fund nëse presidenti dëgjon këshillat e republikanëve që mendojnë se mjafton të përsëritin fjalë boshe të epokës së Luftës së Ftohtë për të kënaqur zemërimin e drejtë të të rinjve që u është mohuar ëndrra amerikane.
    Në vend të kësaj, republikanët duhet të marrin shembull nga i ndjeri dr. King.
    Në vitin 1962, King mbajti një predikim pothuajse të harruar, “A mundet një i krishterë të jetë komunist?”
    Përgjigjja, sigurisht, ishte jo. Por King shkoi përtej këtij fakti të dukshëm duke u bërë thirrje të krishterëve të trajtojnë problemet që i tërheqin njerëzit drejt gënjeshtrave të komunizmit.
    “Mbase komunizmi është një korrigjim i nevojshëm për një krishterim që ka qenë tepër pasiv dhe për një demokraci që ka qenë tepër e plogësht,” deklaroi King.
    Pak më pas, në stilin e tij klasik të predikimit, King arriti kulmin emocional të fjalimit.
    “Po ju them këtë mëngjes, unë besoj në pavdekësi. Besoj fort dhe plotësisht. Por jam lodhur nga njerëzit që më flasin për botën tjetër, e nuk më flasin për këtë botë. Nuk mund të thuash ‘më pas’ pa thënë ‘këtu’. Është mirë të flasim në mënyrë simbolike për këpucët e argjendta në parajsë, por më jepni ca këpucë për t’i veshur këtu. Është mirë të flasim për rrobat e bardha të gjata andej, por më jepni disa rroba për t’i veshur këtu,” shpërtheu King mes thirrjeve “Po!”, “Amen!” dhe “Predikoje, vëlla!” nga turma.
    Me pak fjalë, të krishterët e kanë tashmë përgjigjen ndaj kërcënimit Mamdani. King na e kujtoi. Po ashtu edhe Kirk, që e kuptonte më mirë se kushdo brezin e ri amerikan.
    Edhe Trump e di këtë përgjigje. Në fund të fundit, mbi të ndërtoi MAGA-n.
    A do të mësojnë republikanët para se të jetë tepër vonë? / Western Journal

  • Zgjedhjet lokale/ Tritan Shehu: “Era” e fitores së Gabrielit po fryn në Tepelenë

    Zgjedhjet lokale/ Tritan Shehu: “Era” e fitores së Gabrielit po fryn në Tepelenë

    Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka ndarë pamje nga takimi i kandidatit të pavarur, Gabriel Guma, me shtabin elektoral dhe komisionerët e opozitës në Tepelenë.
    Shehu shkruan se “era e fitores së Gumës po fryn në Tepelenë”, ndërsa shton se kjo bashki është në prag të ndryshimit të shumëpritur.
    “Tepelene, “era” e fitores se Gabrielit po fryn furishem. Entusiazem e vendosmeri sot me shtabin elektoral dhe komisioneret aty. Tepelena ne prag te ndryshimit te shume pritur!”, shkruan Shehu në postimin e tij.

    Kujtojmë se Partia Demokratike ka mbështetur kandidimin e tij për zgjedhje për kryetar bashkie që do të mbahen të dielën në Tepelenë.