Janë mbyllur pjesët e para në takimet e mbrëmjes në Champions League. Në “Metropolitano”, Atletico Madrid po fiton 3-0 ndaj Eintracht Frankfurt. “Colchoneros” gjetën avantazhin që në minutën e 3-të me Giacomo Raspadori. Në minutën e 33-të, Robin Le Normand dyfishon shifrat, pas një topi të ardhur nga goditja e këndit. Në fund të pjesës së parë, Antoine Griezmann shënon golin e tretë, pas asistit të Julian Alvarez.
Në Limassol, Bayern po fiton 1-4 ndaj debutuesve të Pafos. Për bavarezët shënuan fillimisht dy gola të shpejtë Kane 15′ dhe Guerreiro 21′. Anglezi shënoi pas një asisti të marrë nga Olise. Guerreiro shënoi pas një aksioni model dhe asistit të Nicolas Jackson. Ndërkohë që në minutën e 30-të, ishte radha e Jackson për të shënuar golin e tretë, pas asistit të Olise. 4 minuta më pas, Harry Kane shënon golin e dytë personal dhe të katërtin për bavarezët. Për vendasit shënoi Orsic në fund të pjesës së parë.
Në “San Siro”, Inter është duke fituar 2-0 ndaj Slavia Prague. Lautaro Martinez zhbllokoi rezultatin në minutën e 30-të, pas një gafe fatale të portierit mik. Në minutën e 34-të, Denzel Dumfries dyfishon shifrat pas asistit të Thuram.
Chelsea është duke fituar 1-0 në “Stamford Bridge” ndaj Benfica, falë një autogoli të Richard Rios, pas një topi të futur në zonë nga Garnacho.
Galatasaray është duke fituar 1-0 ndaj Liverpool. Në minutën e 15-të, Yilmaz pengohet në zonë nga Dominik Szoboszlai, arbitri jep penallti. Victor Osimhen me një qetësi të frikshme nuk gabon përballë Alisson dhe dërgon topin në rrjetë. Në ndeshjet e tjera, Marseille po fiton pastër 3-0 ndaj Ajax, Bodo/Glimt-Tottenham 0-0.
SHIKOGOLATETEGJITHANDESHJEVE
Tag: fiton
-

CHAMPIONS LEAGUE: Inter, Bayern, Atletico dhe Chelsea “ok”, zhgënjen vetëm Liverpool nga ekipet e mëdha
-

Mbappe fantastik, Reali fiton me “manita”. Atalanta bën përmbysjen e madhe (video)
Kanë përfunduar dy ndeshjet e para për sot për në Champions League. Në Kazakhstan, Real Madrid ka fituar 0-3 në transfertë ndaj debutuesve të këtij sezoni, Kairat Almaty.
Në minutën e 24-të, Franco Mastantuono, pengohet në zonë nga portieri vendas, Kalmyrza, arbitri drejton gishtin nga pika e bardhë e penalltisë. Kylian Mbappe tregohet i saktë nga 11-metrat dhe kalon madrilenët në avantazh.
Pjesa e parë mbyllet 0-1 për madrilenët. Në fillim të pjesës së dytë, Mbappe dyfishon shifrat pas një topi të gjatë të marrë nga Thibaut Courtois dhe duke zënë në befasi vendasit, francezi dërgon topin në rrjetë.
Në minutën e 73-të, Rodrygo i sapo futur në fushë bën gjithçka bukur dhe pasi kalon me radhë disa mbrojtës, pason për Arda Guler, ky i fundit me një prekje të lehtë asiston për Mbappe, francezi shënon hat-trick.
Në minutën e 82-të, Eduardo Camavinga, pasi kishte vetë një minutë në fushë dhe falë një kombinimi fantastik me Rodryog-n, mesfushori francez shënon me kokë. Në fund fare pati kohë edhe për golin e pestë nga Brahim Diaz. Real Madrid fiton 0-5 dhe kryeson me 6 pikë të plota pas dy ndeshjeve të para.
SHIKOGOLAT
Në “Bergamo”, Atalanta ka fituar me përmbysje 2-1 ndaj Club Brugge. Belgët gjetën avantazhin në minutën e 38-të, ku Christos Tzolis shënoi me një goditje shumë të bukur në kufijtë e zonës së rreptësisë, pas një topi të humbur nga kapiteni, Marten de Roon. Përmbysja e bergamaskëve erdhi në 15 minutat e fundit. Në minutën e 75-të, Pasalic pengohet në zonë nga portieri kundërshtar, Lazar Samardzic nuk gabon nga 11-metrat. Në minutën e 86-të, Samardzic kroson nga këndi, Mario Pasalic dërgoi me kokë topin në rrjetë. Atalanta fiton 2-1 dhe merr fitoren e parë për këtë sezon në Champions League.
SHIKOGOLAT -

Besëlidhja mbetet e pandalshme, fiton Superkupën pas triumfit ndaj Vllaznisë në finale
30 Shtator 2025
8:45
Telesport
Besëlidhja kampione e Shqipërisë në basketboll për meshkuj e ka nisur mbarë sezonin e ri sportiv 2025-2026, duke fituar trofeun e Superkupës. Në finale, skuadra lezhjane mundi 89-73 Vllazninë.
Në sfidën e luajtur në “Feti Borova”, të dyja ekipet zhvilluan një lojë të ekuilibruar. Besëlidhja pati një epërsi të lehtë shumicën e kohës, por pa mundur të shkëputet. Pjesa e parë u mbyll 38-33 për Besëlidhjen.
Gjithçka vuloset në 10-minutëshin e fundit, kue lezhjanët arrijnë të shkëputen dhe krijojnë diferencë. Vllaznia humbet gradualisht terren, pa mundur dot të rivalizojë, ndërkohë që Besëlidhja fiton 89-73.
Julian Hamati me 23 pikë e 11 rebound ishte lider në fushë për kampionët, ndërkohë që mirë u paraqit edhe Lilaj me 17 pikë. Për Vllazninë u dallua Thomas me 25 pikë, por që mbetën për statistikë. -

Partia Demokratike fiton zgjedhjet? Një herë në shekull fluturon dhe pula e pjekur, por siç duken bathët…
Nikollë Lesi komentoi problemet e opozitës, teksa zgjedhjet e pjesshme të Tiranës janë në prag dhe PD ende nuk ka ndonjë kandidat përballë Ogerta Manastirliut.
Sipas tij opozita dhe PD i kanë tashmë të humbura, pasi as Tabaku dhe Alimehmeti nuk do kandidojnë.
“Dhe Tirana nëse nuk kandidon Ilir Alimehmetin që është figura më e njohur, më mbledhëse, që nuk do kandidojë më tha nuk futem në zgjedhje të pjesshme. Do kandidojë ndoshta për 4-vjeçarë. Dhe ka të drejtë. As Tabaku nuk kandidon. Pse do humbi mandatin. Vetëm të ndodhë mrekullia, me këtë lidership të PD-së me mungesën e besimit që ka në elektorat.
Me aq sa duken bathët, përveç Alimehmetit që mund ta çonte aty aty fushatën me vota, të tjerët asnjë nuk fiton. Tirana po e them paraprakisht nuk e lëshon Partia Socialiste. Ogerta e njoh personalisht, besoj se ishte surpriza, ia la si fakt të kryer.
Ogerta është nga ministrat karizmatikë dhe lëviz, është popullore. Beteja me Ogertën është e vështirë me PD-në. Beteja në Tiranë do jetë vetëm nëse PD-ja gjen një njeri të jashtëzakonshëm.”, tha ai. -

Përmbysje e “çmendur”, Arsenal fiton në frymën e fundit ndaj Newcastle (video)
Sfida e luajtur në “St. James’ Park” mes Newcastle dhe Arsenalit është mbyllur 1-2 për londinezët, e vlefshme për javën e 6-të të Premier League. Momenti më i diskutueshëm ndodhi në minutën e 15-të, ku pas një topi të kthyer mbrapsht, Viktor Gyokeres tregohet i vëmendshëm dhe shkon drejt portës, aty ku ka një kontakt me portierin Nick Pope.
Arbitri fillimisht dha penallti për “Topçinjtë”, më pas ndërhyn VAR, Jarred Gillett, shkon të shohë vetë pamjet në ekran dhe anullon vendimin e mëparshëm. SHIKORASTIN
Në minutën e 24-të, Arsenali i afrohet golit, Lucas Trossard godet shtyllën. Ndeshja do të zhbllokohej në minutën e 34-të, ku pas një skeme të bukur që nisi nga goditja e këndit, Sandro Tonali kroson në zonë, Nick Woltemade kërcen mbi mbrojtësit londinezë dhe dërgon topin në rrjetë. Goli i dytë për gjermanin me fanellën e Newcastle. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për vendasit dhe me pakënaqësitë e shumta të “Topçinjve” mbi arbitrimin.
Goli i barazimit për londinezët do të vinte në minutën e 84-të, ku Mikel Merino shënon me kokë pas krosimit perfekt të Declan Rice. Spanjolli kishte vetëm pak minuta në fushë, i futur si zëvendësues.
Arsenal nuk kënaqet me 1 pikë dhe gjen golin e përmbysjes së madhe në minutën e 90+6, ku Gabriel shënoi me kokë pas krosimit të Martin Odegaard nga këndi. Arsenal fiton 1-2 dhe renditet në vendin e dytë me 13 pikë, dy pikë më pak se Liverpool i vendit të parë.
SHIKOGOLAT -

Roma nuk e llogarit Veronën, fiton dhe i bashkohet Napolit në krye (video)
28 Shtator 2025
17:02
Telesport
Roma ka fituar 2-0 ndaj Veronës në “Olimpico”, ndeshje e vlefshme për javën e pestë në Serie A. Verdhekuqtë gjetën golin e parë pas 6 minutash lojë, Artem Dovbyk shënon me kokë pas krosimit të Zeki Celik.
Goli i dytë që vulosi fitoren u shënua në minutën e 78-të nga i zakonshmi Matias Soule. Argjentinasi gjendej në kohën dhe vendin e duhur për të dërguar topin në rrjetë.
Pas kësaj fitoreje, Roma e drejtuar nga Gian Piero Gasperini renditet në vendin e dytë me 12 pikë, njësoj sa Napoli, por ekipi i drejtuar nga Conte përballet në mbrëmje me Milanin. Në ndeshjen tjetër të orës 15:00, Pisa barazoi pa gola në fushën e saj ndaj Fiorentinës.
SHIKOGOLAT -

ABISSNET SUPERIORE: Partizani bie në Ballsh, Dinamo fiton derbin e kryeqytetit
Kanë përfunduar dy ndeshjet e para për javën e pestë të Abissnet Superiore. Në “Adush Muça”, Bylis fiton 3-1 ndaj Partizanit. Të kuqtë kaluan të parët në avantazh me Isgandarli, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, e fituar pas prekjes së topit me dorë brenda zone nga mesfushori i Bylis, Malomo.
Në fund të pjesës së parë, Malomo korrigjon gabimin ku shkaktoi penallti dhe barazon shifrat 1-1, duke mposhtur Alban Hoxhën. Mesfushori nigerian bëhet protagonist në pjesën e dytë, duke gjetur rrjetën edhe dy herë të tjera në minutat 54′, 72′. Bylis fiton përfundimisht 3-1.
Në “Selman Stermasi”, Tirana është mposhtur 1-2 nga Dinamo, ku “Blutë” e drejtuar nga Ilir Daja fitojnë kështu derbin e parë të kryeqytetit për këtë sezon. Goli i parë i takimit erdhi në minutën e 24-të, Gudiabi shënon me kokë pas krosimit nga Dejvi Bregu nga goditja e këndit. Në fillim të pjesës së dytë, Lorenco Vila shënon me kokë pas asistit të Nani, duke dyfishuar shifrat për “Blutë”.
Tirana reagon pas pesë minutash, Bruno Dita prek topin me dorë brenda zonës, arbitri Juxhin Xhaja drejton gishtin nga pika e bardhë e penalltisë, aty ku Patsatsia tregohet i saktë. Rezultati nuk ndryshon deri në fund, Dinamo fiton 1-2 dhe ngjitet në vendin e dytë, Tirana zhytet në fund me vetëm 2 pikë aps pesë javësh. -

VIDEO/ Reali fiton ndaj Levante, Los Blancos marrin 3 pikë
Real Madrid fiton 1-4 në fushën e Levantes, duke marrë 3 pikë në La Liga. Madrilenët vendosën takimin në “shinat e duhura” që në pjesën e parë, duke realizuar dy herë me Vinicius dhe Mastantuono.
Goli i Etta ngushtoi shifrat por vetëm përkohësisht, pasi dopieta e Mbappe i dhuroi suksesin Los Blancos.Në ndeshjet e tjera të La Liga, Bilbao zhgënjeu ndaj Gironas, duke mos shkuar më shumë se një barazim 1-1 në San Mames. Salaq, Villareal mundi 1-2 Sevillian në transfertë.
© BalkanWeb
-

Merr fund dilema, Dembele mposht Lamine dhe shpallet fitues i ”Topit të Artë 2025”
Nuk ka më dilema, pasi Ousmane Dembele është fituesi i ”Topit të Artë 2025”, duke shënuar një histori në ceremoninë e çmimeve që u mbajt në Paris. Dembele mposhti me vota lojtarin e Barcelonës Lamine Jamal, i cili më herët kishte marrë trofeun si futbollisti më i mirë nën 21-vjeç.
Gianluigi Donnarumma mori çmimin si portieri më i mirë “Lev Jashin”, PSG u shpall si skuadra më e mirë e viti, ndërsa Luis Enrique si trajneri më i mirë. Sulmuesi francez fitoi çdo trofe me PSG-në, duke nisur nga Champions League e deri te trofetë e Francës dhe në fund Superkupa e Europës.Pas tij u rendit Lamine Yamal, i cili dhuroi spektakël në sezonin e kaluar, edhe pse vetëm 17 vjeç. Aitana Bonmati fitoi për të tretin vit radhazi Topin e Artë për femra, ndërsa PSG u kurorëzua si Klubi i Vitit. Donnarumma u shpall Portieri i Vitit, ndërsa Trajneri i Vitit i shkoi pikërisht Luis Enriques, duke e bërë kështu klubin francez më të titulluarin në ceremoninë gala që u mbajt pikërisht në Paris.
Çmimet
Ousmane Dembele është fituesi i Topit të Artë 2025.
Aitana Bonmati fiton për të tretin vit radhazi Topin e Artë të femrave.
PSG fiton çmimin si Klubi i Vitit për meshkuj.
Arsenal fiton çmimin si Klubi i Vitit për femra.
Viktor Gyokeres dhe Ewa Pajor fitojnë trofeun “Gerd Muller” si sulmuesit më të mirë në futbollin e meshkujve dhe femrave.
Gianluigi Donnarumma dhe Hannah Hampton fitojnë “Yachine Trophy” si portierët më të mirë në futbollin e meshkujve dhe femrave.
Trajneri i PSG, Luis Enrique fiton trofeun “Johan Cruyff” për futbollin e meshkujve.
Trajnerja e Anglisë, Sarina Wiegman, fiton trofeun “Johan Cruyff” për futbollin e femrave.
Vicky Lopez e Barcelonës fiton çmimin “Kopa Trophy” për femra.
Lamine Yamal fiton për të dytin vit radhazi çmimin “Kopa Trophy”. -

Dembele “mbreti” i ri i futbollit, fiton Topin e Artë 2025
Ousmane Dembele është fituesi i “Topit të Artë” për vitin 2025. Sulmuesi i PSG mposhti konkurencën eYamal të Barcelonës, duke u zgjedhur si më i miri i vitit.
Dembele dha një kontribut të çmuar për skuadrën e tij në fitimin e tripletës. Ai spikati me paraqitjet e tij në suksesin e madh të Champions League, me francezët që fituan për herë të parë kompeticionin më të rëndësishëm për klube.
Në çmimet e tjera, Luis Enrique u zgjodh trajneri më i mirë, ndërsa Donnarumma si portieri më i mirë. Çmimi i lojtarit më të mirë nën 21-vjeç i takoi Yamal. Sulmuesi më i mirë u vlerësua Gyokeres.