Shqipëria ka fituar ndeshjen në Serbi. Golin e vetëm e ka shënuar Rei Manaj, i cili në ndeshjen e qershorit në Tiranë po përballë Serbisë, humbi një penallti. Me fitoren e sotme Shqipëria forcon pozitat në grup duke rritur shanset për t’u kualifikuar në Botëror.
Tag: fiton
-

Mourinho kapet keq me gazetarin: Sa fiton? Do të ma tregosh apo jo? Je i fiksuar pas numrave…
Si gjithmonë, José Mourinho nuk zhgënjen në konferencat për shtyp. Para ndeshjes së Benfica ndaj Porto, trajneri portugez u irritua kur një gazetar e pyeti për pagën e tij, duke e lidhur me pritshmëritë e suksesit. Mourinho reagoi duke e kthyer pas pyetjen: “Sa fiton ti? Dëshiron ta thuash apo jo? Unë nuk do ta them. Ah, nuk do ta thuash? Atëherë mos flit për mua…”
Trajneri theksoi se nuk ka interes për bisedat rreth parave: “Sa fiton, sa i shtrenjtë je? Unë fitoj më shumë se ti, por nuk ka rëndësi. Më duket se keni kuriozitet të tepërt, je i fiksuar pas numrave”.
Pasi shmangu temën e parave, Mourinho foli për objektivin e Benfica: “Ndoshta do të fillojmë të fitojmë që nesër. Futbolli është kështu, rezultatet pasojnë punën e bërë. Po punojmë fort. Kur një lojtar humb, ndihet përgjegjës, njësoj edhe trajneri. Më shumë se CV-ja ime, rëndësi ka përvoja ime, duke fituar dhe humbur”. Mesazhi ishte i qartë: fokusi te puna dhe rezultatet, jo te pagat.Mourinho contra o jornalista. 🍿 pic.twitter.com/pgnipVvvA4
— B24 (@B24PT) October 4, 2025 -

Napoli fiton me përmbysje dhe ngjitet në krye. Hojlund është fiks për Serie A (video)
5 Tetor 2025
19:58
Telesport
Napoli ka fituar 2-1 ndaj Genoa në stadiumin “Diego Armando Maradona”, për javën e gjashtë në Serie A. Miqtë e mbyllën pjesën e parë në avantazh falë golit të Ekhator në minutën e 34-të, i cili “turpëroi” portierin e Napolit Milinkovic-Savic, duke i shënuar bukur me “finte”.
Përmbysja e Napolit erdhi në 45 minutat e dyta. Anguissa barazon shifrat 1-1 duke shënuar me kokë në minutën e 56-të, ndërsa goli i fitores u shënua nga Rasmus Hojlund në minutën e 75-të.
Danezi ka rigjetur formën e tij më të mirë pas rikthimit në Serie A, ku deri tani ka shënuar 4 gola, përfshirë edhe dy ndeshjet në Champions League. Napoli fiton 2-1 dhe ngjitet në krye me 15 pikë, aq sa Roma, por ekipi i Antonio Conte ka golavarazhin më të mirë.
SHIKOGOLAT -

Dinamo bën detyrën ndaj Flamurtarit, fiton pastër dhe i zhyt në fund vlonjatët
Dinamo ka fituar 2-0 ndaj Flamurtarit në sfidën e luajtur në “Elbasan Arena”, e vlefshme për javën e 6-të të Superiores. Në minutën e 27-të, mesfushori grek Dimitris Chantakias, del nga fusha e lojës i dëmtuar. Në vend të tij futet Eric Veiga, i cili luan vetëm 4 minuta dhe ndëshkohet me karton të kuq, pas ndërhyrjes së ashpër ndaj Guindo.
Fillimisht u ndëshkua me karton të verdhë, ndërhyn VAR, arbitri shikon pamjet në ekran dhe nxjerr kartonin e kuq. Në minutat shtesë së pjesës së parë, Guindo shënon me kokë dhe kalon Dinamon në avantazh 1-0, pas krosimit perfekt të Lorran.
Fitoren e “Bluve” do e vuloste Thiago Nani me golin e tij në minutën e 74-të, me një goditje të bukur me të majtën në kufijtë e zonës së rreptësisë.
Në 10 minutat e fundit, edhe Dinamo luajti me 10 lojtarë, pas daljes me karton të kuq të Ferrukut. Sulmuesi i Dinamos u ndëshkua me karton të kuq, pasi një goditjeje me takë në kokë të portierit të vlonjatëve Aleksovski, gjatë një dyluftimi mes tyre. Arbitri sheh pamjet në ekran dhe ndëshkon sulmuesin e Dinamos me karton të kuq, i cili kishte vetëm pak minuta në fushë.
Rezultati nuk ndryshon deri në fund, Dinamo fiton 2-0. Pas kësaj fitoreje, Dinamo ngjitet në vendin e dytë me 10 pikë, ndërsa Flamurtari zhytet në fund me vetëm 2 pikë. -

“Kush merr Tiranën, merr mesfushën dhe fiton Shqipërinë”, Bamir Topi: Pse opozita e ka humbur besimin
Ish-Presidenti Bamir Topi u shpreh i bindur se “kush merr Tiranën, fiton Shqipërinë”.
“Kanë dalë dhe po kërkojnë emrin, ndërkohë që na ndajnë 30 ditë nga zgjedhjet. Këta duhet të ndajnë mendjen: nëse do marrin pjesë, duhet të zgjedhin figurën më të fortë politike. Sepse zgjedhjet në Tiranë janë vetëm dy vjet para zgjedhjeve të rëndësishme për Tiranën. Kush merr Tiranën, kush merr mesin e fushës, siç ndodh në futboll, fiton ndeshjen”, tha Topi.
Sipas tij, humbja e besimit ka bërë që shumë emra të refuzojnë kandidimin për Tiranën.
“Njeriu kur humbet besimin, edhe kur e ka garën plotësisht të fitueshme, bën që të humbësh garën. Të gjithë ata që nuk pranojnë, dhe kjo është situatë debulese e opozitës, tregon gjendjen reale ku është opozita. Prandaj, për të dalë nga kjo situatë, që është sa politike, aq edhe psikologjike, PD-ja duhet të vendosë figurën me potencialin më të lartë politik, duke i dhënë garanci të plota për karrierën politike brenda partisë. Sepse nuk mund të digjen njerëzit”, theksoi ish-Presidenti. -

“Kush merr Tiranën, merr mesfushën dhe fiton Shqipërinë”, Topi: Pse opozita e ka humbur besimin
Ish-Presidenti Bamir Topi, i ftuar në studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, u shpreh i bindur se “kush merr Tiranën, fiton Shqipërinë”.
“Kanë dalë dhe po kërkojnë emrin, ndërkohë që na ndajnë 30 ditë nga zgjedhjet. Këta duhet të ndajnë mendjen: nëse do marrin pjesë, duhet të zgjedhin figurën më të fortë politike. Sepse zgjedhjet në Tiranë janë vetëm dy vjet para zgjedhjeve të rëndësishme për Tiranën. Kush merr Tiranën, kush merr mesin e fushës, siç ndodh në futboll, fiton ndeshjen”, tha Topi.
Sipas tij, humbja e besimit ka bërë që shumë emra të refuzojnë kandidimin për Tiranën.
“Njeriu kur humbet besimin, edhe kur e ka garën plotësisht të fitueshme, bën që të humbësh garën. Të gjithë ata që nuk pranojnë, dhe kjo është situatë debulese e opozitës, tregon gjendjen reale ku është opozita. Prandaj, për të dalë nga kjo situatë, që është sa politike, aq edhe psikologjike, PD-ja duhet të vendosë figurën me potencialin më të lartë politik, duke i dhënë garanci të plota për karrierën politike brenda partisë. Sepse nuk mund të digjen njerëzit”, theksoi ish-Presidenti. -

VIDEO/ PSG përmbys Barçën, barazim i Juves në Champions, fiton Arsenal e Dortmund
Ndeshjet e Champions këtë të mërkurë rezervuan rezultate interesante.
PSG thyen me përmbysje Barcelonën me shifrat 1-2. Kampionët e Europës shënuan me Mayulu dhe Ramos, te katalanasit “tundi rrjetën” Ferran Torres.Arsenal fiton 2-0 ndaj Olympiacos, ndërsa Dortmund kaloi 4-1 Bilbaon.
Në sfidat e tjera, Villareal-Juventus u mbyll 2-2, sakaq Monaco-City përfundoi 2-2.
Rezultatet pas 45 minutash:
Arsenal – Olympiacos 2 – 0
Barcelona – PSG 1 – 2
Leverkusen – PSV 1 – 1
Dortmund – Bilbao 4 – 1
Monaco – Manchester City 2 – 2
Napoli – Sporting 2 – 1
Villarreal – Juventus 2 – 2
© BalkanWeb -

INTERVISTA/ “Më donin në kryeqytet, por ja pse firmosa në Algjeri”, Xhixha: Derbi Partizani-Tirana? Kush fiton “ringjallet” (VIDEO)
Pas aventurës te Qarabag, Redon Xhixha vendosi të bashkohej me skuadrën algjeriane të CR Belouizdad. Në një intervistë ekskluzive për Sport News në News 24, lojtari shqiptar flet për eksperiencën me ekipin e ri, por jo vetëm. Në bisedën e bërë me Trevisa Tufën, Xhixha komenton edhe zërat e merkatos që e lidhnin me kalimin në Superligë. Nuk mund të mungonte edhe parashikimi i Xhixhës për derbin Partizani-Tirana, duke vendosur në “peshore” të dyja skuadrat.
Xhixha, pse Algjerinë, pse kjo zgjedhje?
Ishte zgjedhje e shpejtë, te Qarabag s’po luaja dhe po prisja që të largohesha. Oferta e Algjerisë ishte e mirë në të gjitha aspektet dhe thashë pse jo.
Si po shkon kjo aventurë, u bashkua edhe Endri Çekiçi së fundmi…
Jemi të dy këtu, kemi dy muaj që kemi nis stërvitjen. Nuk e kemi nisur mirë kampionatin, është më e thjeshtë kur je dy shqiptar, sidomos për t’u ambientuar. Dihet ajo, është shtet tjetër, kontinent tjetër, duhet kohë për t’u ambientuar.
Siç ndodh shpesh, edhe këtë verë emri juaj u lakua në Superligë, kishte diçka konkrete, apo thjesht zëra merkatoje?
Këtë verë kishte kërkesa por konkrete mund të them se vetëm Tirana. Pata bisedë të shkurtër me Halilin, por kisha vendosur që të vija këtu, ndaj ishte e pamundur. Nga ekipet e tjera, nuk kam patur kontakt të drejtëpërdrejtë, por nëpërmjet njerëzve të mi. Nuk u finalizuan.
Xhixha, është e pashmangshme kur diskutojmë bashkë, të mos flasim për derbin e kryeqytetit. Fillimisht, ke pasur mundësi t’i ndjekësh ndeshjet? A të mungon derbi?
Ndeshjet e Tiranës i ndjek, por ndonjëherë edhe të tjerat kur jam pushim. Tirana nuk ka bërë një nisje të mirë, por besoj se mund të shkojë te rezultatet pozitive.
Redon, si e sheh derbin këtë të premte, dy ekipe të mëdha, por në pozita të vështira. A mendon se ky derbi mund të ndryshojë sezonin e Partizanit dhe Tiranës? Si ndikon derbi në situata të tilla?
Unë si tifoz kur shikoj në këtë pozicione të dyja ekipet e kryeqytetit, më vjen keq. Derbi është derbi, nga ana tjetër nuk ka rëndësi sa pikë ke. Lojtarët e Partizanit e njohin derbin, ata të Tiranës janë të rinj. Kushdo që fiton derbin, nis ecuri pozitive.
Mendon se Tirana rrezikon të bie, vetëm 2 pikë në 5 javë, vendi i fundit?
Tani është shpejt për të folur, kampionati është i gjatë. Nuk mund ta caktosh që tani nëse është apo jo për mbijetesë.
Kë sheh favorit Xhixha, kush mendon se fiton të premten?
Derbi nuk ka favorit. Të gjithë japin maksimumin. Shpresoj që të na kënaqin edhe ne që do e shikojmë nëpërmjet televizionit dhe ata që janë në stadium.
Në fund, dua dhe një koment, për ekipin përfaqësues. Si e ke parë Kombëtaren këtë periudhë? Çfarë pret ndaj Serbisë, a i kemi mundësitë për të fituar atë takim?
Kemi lojtarë cilësorë në ekip. Shpresoj që të fitojmë me Serbinë dhe të bëjmë të lumtur tifozët. Pastaj, pse jo për të shkuar në Botëror!
© BalkanWeb -

Dash Shehi: PD-ja nuk i fiton këto zgjedhje, shans ka vetëm…
Më 9 nëntor 2025 në Shqipëri do të mbahen zgjedhjet e parakohshme në 6 bashki të vendit, ndërsa debati më i madh është për Bashkinë e Tiranës. Partia Socialiste ka vendosur të garojë me kandidaturën e Ogerta Manastirliut, ndërsa opozita ende nuk ka shpallur një emër zyrtar, duke vijuar diskutimet për kandidatin.
Në lidhje me këtë situatë, kreu i LZHK-së, Dash Shehi, i ftuar në Klan News me gazetarin Drini Zeqo, u shpreh se Partia Demokratike nuk ka gjasa t’i fitojë këto zgjedhje, por opozita e bashkuar mund të ketë shanse.
“Tani, në qoftë se më thua PD-ja, nuk i fiton. Këto janë shifrat. Pyetja është: a ka shans të fitojë opozita? Po, ka. Edhe unë këtë kam thënë, mos e shpërdoroni këtë shans për sherret tuaja të brendshme, sepse më pas do të bëhet më e vështirë. Pas një viti, dy vjet e gjysmë do të jetë edhe më e vështirë, sepse populli dorëzohet. Ky nuk është populli francez, ky i yni mësohet me të keqen. Janë bërë 12 vjet, do bëhen 16. Këta u mësuan me Enver Hoxhën, shans ka opozita,” tha Shehi.
Ai theksoi se motoja politike e opozitës duhet të jetë e qartë: “Një gjë politike, si të thuash: ‘Jemi këtu për të rimarrë, për të bërë një ristart të opozitës shqiptare’. Ky duhet të jetë koncepti bazë politik.”

