Tag: fiton

  • VIDEO/ Galatasaray fiton në Champions, sukses me përmbysje për Bilbaon

    VIDEO/ Galatasaray fiton në Champions, sukses me përmbysje për Bilbaon

    Galatasaray triumfon 3-1 ndaj Bodo/Glimt, në ndeshjen e fazës së ligës në Champions. Ekipi turk mbylli llogaritë që në pjesën e parë, falë dopietës së Osimhen.
    Në fillimin e pjesës së dytë, Akgun thelloi shifrat, ndërsa goli i Helmersen shërbeu vetëm për statistikë.

    Ia del edhe Atletico Bilbao. Baskët mundën 3-1 Qarabag, me përmbysje. Golit të Andrade iu përgjigj Guruzeta (x2) dhe Navarro.
     

  • 45′ e para: Leverkusen dhe PSG me nga 10 lojtarë, por 5 gola të shënuar. Inter dhe City “ok”

    45′ e para: Leverkusen dhe PSG me nga 10 lojtarë, por 5 gola të shënuar. Inter dhe City “ok”

    Janë mbyllur 45 minutat e para të takimeve të mbrëmjes në Champions League. Në “BayArena”, PSG po fiton 1-4 ndaj Bayer Leverkusen. Kampionët në fuqi të Europës gjetën golin që në minutën e 6-të, Nuno Mendes kroson, William Pacho shënon me kokë. Në minutën e 25-të, Leverkuen pati shansin e artë për të barazuar shifrat, por Alejandro Grimaldo gabon nga pika e bardhë e penalltisë, topi u përplas në shtyllë. Në minutën e 32-të, Robert Andrich ndëshkohet direkt me karton të kuq për goditje me bërryl ndaj Desire Doue. Në minutën e 37-të, PSG mbetet po ashtu me 10 lojtarë, pas faullit të Ilya Zabarnyi si lojtar i fundit. Aleix Garcia barazon shifrat nga 11-metrat. Tre minuta më pas , Desire Doue shënon golin e avantazhit për francezët. Në fund të pjesës së parë, Kvaratskhelia shënon golin e tretë për PSG-në. Në minutën e fundit shtesë të pjesës së parë, Desire Doue shënon golin e dytë personal dhe të katërin për PSG-në.
    Man. City po fiton po ashtu në transfertë 0-2 ndaj Villarreal, me golat e Erling Haaland në minutën e 16-të dhe Bernardo Silva 40′. Supersfida në “Emirates” mes Arsenalit dhe Atletico Madridit është mbyllur në barazim pa gola për pjesën e parë.
    Newcastle po fiton 1-0 ndaj Benfica me golin e Anthony Gordon 32′. Pjesa e parë mes Copenhagen dhe Dortmund është mbyllur në barazim 1-1, me dy gola të verdhezinjve, një në portën kundërshtare dhe një në të tyre. Felix Nmecha kaloi në avantazh në minutën e 20′ Dortmund, Anton shënoi autogol në minutën e 34-të.
    Inter është duke fituar 0-2 në transfertë ndaj Royale Union SG, falë golave të Denzel Dumfries në minutën e 40′ dhe Lautaro Martinez 45 +2′.. Në Eindhoven, PSV po fiton 2-1 ndaj Napolit. Italianët kaluan të parët në avantazh me Scott McTominay në minutën e 31′, holandezët përmbysën shifrat me dy gola të shpejtë. Fillimisht autogol i Buongiorno dhe goli i Saibari 39′.

  • Interi fiton mes polemikave, një gol i dyshimtë i jep kreun e renditjes zikaltërve

    Interi fiton mes polemikave, një gol i dyshimtë i jep kreun e renditjes zikaltërve

    Interi ka marrë kreun e renditjes në Serinë A. Zikaltrit kanë mposhtur Romën në transfertë me rezultatin e ngushtë 0-1. Fati i ndeshjes u vendos në minutën e 6 të saj. Boni kapi në befasi mbrojtjen e verdhekuqve dhe më pas e ndali topin në rrjetë.
    Një gol hapi polemika të mëdha në opinionin sportiv. Pozicioni i lojtarit të Interit ka qenë i dyshimtë, duke ndezur debate për vlefshmërinë e golit./Sport Ekspres/

  • Vllaznia fiton me polemika në Ballsh

    Vllaznia fiton me polemika në Ballsh

    Bylis- Vllaznia 1-1 (Peralta 83′ aut)

    Bylis- Vllaznia i paraprijnë javës së 7-të Abissnet Superiore. Vendasit kanë fituar dy përballjet e edicionit të kaluar me shkodranët në “Adush Muçaj” ndërsa ky takim e gjën Vllazninë kryesuese me 13 pikë.

    Arbitëron Daniel Vrapi nga Tirana.

    Formacionet startuese.

    Bylis: Vashu; Bruno, Kane, Peralta, Adeduro, Ofori, Muktar, Marku, Përgjoni, Ualison, Mustafa.Tr: Mirel Josa

    Vllaznia: Pohls; Jago, Pusi, Bajrami, Gurishta, Krymi, Kallaku, Sala, Kastrati, Balaj, Mala. Tr: Edi Martini

    Vazhdo leximin

  • Punonjësit e shpejtë apo të ngadaltë: kush fiton garën e produktivitetit?

    Punonjësit e shpejtë apo të ngadaltë: kush fiton garën e produktivitetit?

    Në shumicën e rasteve, shpejtësia në punë shihet si sinonim i efikasitetit.Por kërkimet e fundit po e rrëzojnë këtë mit: puna me nxitim nuk është domosdoshmërisht më produktive.Përkundrazi, ngadalësimi mund të rrisë rezultatet dhe mirëqenien, duke treguar se “breshka” e fiton garën ndaj “lepurit”.Kultura e punës që mbështet lodhjen dhe oraret ekstreme, si “9-9-6” (nga ora 9 e mëngjesit deri në 9 të mbrëmjes, 6 ditë në javë), po shtrihet edhe në SHBA, veçanërisht në startup-et e inteligjencës artificiale që përpiqen të “fitojnë garën” me rivalët kinezë.Por studimet tregojnë se ky model 72-orësh jo vetëm që nuk rrit produktivitetin, por ndikon negativisht në performancë dhe shëndet.Një analizë e publikuar në Harvard Business Review thekson paradoksin: kompanitë që punojnë më ngadalë, me qëllim për të reflektuar dhe koordinuar veprimet, në vend që të nxitojnë, arrijnë rezultate më të mira.Në një studim me 343 biznese, ato që ulën ritmin e punës patën 40% më shumë shitje dhe 52% fitime më të larta operative në tre vjet, krahasuar me ato që nxitonin për të fituar terren.Puna me ritëm të qëndrueshëm sjell përfitimeEkspertët theksojnë se ritmi i punës duhet të jetë i qëndrueshëm.Puna e ngadaltë lejon mendim cilësor, rikuperim dhe ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit midis objektivave profesionale dhe ritmeve personale.Përndryshe, përqendrimi vetëm te shpejtësia çon në gabime, tension dhe ulje të cilësisë.Kompanitë me “shpejtësi strategjike” vënë theksin te bashkëpunimi dhe reflektimi, ndërsa ato që veprojnë me nxitim humbin perspektivën dhe krijojnë mjedise toksike.Shpejtësia e pandalshme sjell gabime, aksidente dhe burnout profesional, një “qark të shkurtër” që në vitin 2025 po prek 66% të fuqisë punëtore, duke shkaktuar probleme shëndetësore si diabeti i tipit 2 dhe lodhje kronike.“Breshka” që fiton garënShumëkush e barazon shpejtësinë me suksesin, por “breshka” fiton gjithmonë. Punonjësit që punojnë me ritëm të qetë janë më të shëndetshëm, më optimistë dhe kanë karriera më jetëgjata.Ndërsa “lepujt”, që ndjekin çdo sekondë, vuajnë nga ankthi i kohës, humbasin balancën dhe përfundojnë në lodhje të plotë.Studimet tregojnë se shumë punonjës sot e përdorin kohën e lirë për t’u rikuperuar nga puna, jo për të jetuar.60% e të anketuarve në një studim të “Headway App” pohuan se ndihen të lodhur dhe pa energji; një në katër tha se nuk ka më as personalitet jashtë punës.Si të ngadalësoni punën për të ecur më shpejtKa disa hapa praktikë për të përmirësuar ekuilibrin dhe produktivitetin:Menaxhoni kohën, mos e lejoni t’ju menaxhojë ajo. Mos hani në këmbë ose në lëvizje.Lini hapësira midis takimeve, thoni jo kur jeni të mbingarkuar.Pranoni kufijtë tuaj si shenjë force, jo dobësie.Merrni frymë e bëni pushime të shkurtra për t’u qetësuar dhe rimbushur me energji.Mos dëgjoni zërin kritik të brendshëm që kërkon gjithnjë më shumë shpejtësi./ Forbes, Shqip.alKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • “Zgjohet” Serbia, fiton 1-3 ndaj Andorrës, tani të gjithë sytë nga…Anglia

    “Zgjohet” Serbia, fiton 1-3 ndaj Andorrës, tani të gjithë sytë nga…Anglia

    “Zgjohet” Serbia, fiton 1-3 ndaj Andorrës, tani të gjithë sytë nga…AngliaTronditja që i shkaktoi Rey Manaj me shokë ishte e madhe dhe e dukshme në radhët e Serbisë, kjo u pa qartë edhe në sfidën e tyre të radhës, atë kundër Andorrës, ku hasën shumë vështirësi për të dalë me 3 pikë.
    Pas Rey Manaj, edhe Lopez i tronditi që në fillim të lojës, ku në m…

  • KUALIFIKUESET, 45′ e para: Italia i falet penalltisë, C.Ronaldo nuk njeh kufij. Spanja dhe Turqia “ok” (video)

    KUALIFIKUESET, 45′ e para: Italia i falet penalltisë, C.Ronaldo nuk njeh kufij. Spanja dhe Turqia “ok” (video)

    14 Tetor 2025

    21:43

    Telesport

    Përveç ndeshjeve të grupit K, ku bën pjesë edhe Shqipëria, sot luhen, edhe ndeshjet e grupeve të tjera. Në grupin I, Italia po fiton 1-0 ndaj Izraelit pas 45 minutave të para, në sfidën që po luhet në Udine. Për “Axurrët” shënoi mateo Retegui nga penalltia në minutat shtesë. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Estonia dhe Moldavia u ndanë në barazim 1-1, Norvegjia është pushim.
    Në grupin E, Turqia po fiton 3-0 ndaj Gjeorgjisë, me golat e shënuar nga Kenan Yildiz 14′, Demiral 22′ dhe Akgun 35′. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, në Valladolid, Spanja po fiton 1-0 ndaj Bullgarisë, falë golit të Mikel Merinos.
    SHIKOGOLAT
    Në grupin F, Portugalia po fiton 2-1 ndaj Hungarisë në Lisbonë. Hunagrezët kaluan të parët në avantazh me Attila Szalai në minutën e 8-të. Luzitanët përmbysën shifrat me dy golat e Cristiano Ronaldo në minutat 22′ dhe 45+3′. Me dy golat e shënuar sot, Cristiano Ronaldo numëron 948 gola në karrierë. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Irlanda po barazon pa gola ndaj Armenisë.
    SHIKOGOLAT

  • KUALIFIKUESET, 45′ e para: Asllani nderon Kosovën. Gjermania dhe Belgjika “ok”, Franca “ngrin” në Islandë

    KUALIFIKUESET, 45′ e para: Asllani nderon Kosovën. Gjermania dhe Belgjika “ok”, Franca “ngrin” në Islandë

    13 Tetor 2025

    21:34

    Telesport

    Luhen këtë mbrëmje ndeshjet e radhës kualifikuese për Kupën e Botës 2026, për zonën e Europës. Vëmendja e gjithë shqiptarëve është në Goteborg, aty ku Kosova po fiton 0-1 në transfertë ndaj Suedisë.  Goditja nga jashtë zone e Vedat Muriqit devijohet dhe më pas dërgohet në rrjetë nga Fisnik Asllani në minutën e 31′. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Dardanët. Po në këtë grup, Sllovenia po barazon pa gola ndaj Zvicrës.
    Në sfidat e tjera, Gjermania po fiton në transfertë në Belfast 0-1 ndaj Irlandës së Veriut, falë golit të Nick Woltemade. Surpriza vjen nga Reykjavik, aty ku Islanda po udhëheq 1-0 ndaj Francës, me golin e Palsonn në minutën e 39-të.
    Në Cardiff, Belgjika përmbysi shpejt disavantazhin ndaj Wellsit. Vendasit gjetën golin me Joe Rodon në minutën e 8′, belgët fillimisht barazuan me De Bruyne nga penalltia në minutën e 18-të dhe gjashtë minuta më pas kaluan në avantazh me Thomas Meunier. Po në këtë grup, Maqedonia po barazon në fushën e saj 0-0 ndaj Kazakhstan.

  • Botërori 2026/ Anglia kualifikohet këtë të martë (nëse fiton), Franca, Zvicra e Portugalia gjithashtu

    Botërori 2026/ Anglia kualifikohet këtë të martë (nëse fiton), Franca, Zvicra e Portugalia gjithashtu

    Anglia pjesë e Grupit K në kualifikueset e Botërorit është e vetmja kombëtare europiane e cila këtë të martë nëse fiton ndaj Letonisë pret biletën për në SHBA, Kanada, Meksikë 2026.

    Të tjera që mund të kualifikohen që këtë të hënë janë Zvicra (në grup me Kosovën), Franca ndërsa të martën këtë shans e ka edhe Portugalia.

    Kombëtaret e kualifikuara deri tani:

    Vazhdo leximin

  • Shqipëria fiton, Strakosha shkëlqen – futet në 11-shen më të mirë të javës në Europë

    Shqipëria fiton, Strakosha shkëlqen – futet në 11-shen më të mirë të javës në Europë

    Fitorja e Kombëtares 0-1 në Serbi kishte si protagonist edhe Thomas Strakoshën. Portieri i Shqipërisë ishte më i mirë në fushë, teksa faqja e specializuar “Sofa Score”  e ka vlerësuar me notën 8,4. Diçka e tillë e ka futur atë në formacionin më të mirë të javës sipas paraqitjes.
    Në mbrojtje bie në sy Christensen, teksa Kimmich në mesin e fushës. Sulmi përbëhet nga emra si Gakpo, Mbappe dhe Arnautovic. Forma e mirë e Strakoshës i ka dhënë atij vendin mes shtyllave të Kombëtares, ndërsa vlerësimi për të nuk mungon.