Papa Françesku kishte refuzuar të merrte rrogën e tij dhe para se të vdiste dhuroi 200 mijë euro për të burgosurit e burgut romak të Regina Coeli.
Me këtë donacion, Papa Françesku kujtoi edhe një herë se si puna e tij është shënuar nga maturia. Paratë u morën nga llogaria e tij personale, por gjesti i fundit i tij ngriti një pyetje: Sa fiton vërtet Papa? Dhe sa fitojnë kardinalët?
Papa nuk ka një pagë fikse. Që nga viti 2013, Papa Françesku kishte hequr dorë nga çdo kompensim personal, duke vendosur në praktikë varfërinë dhe thjeshtësinë që kishte përqafuar duke zgjedhur emrin e Poverello-s së Asizit.
Sipas disa burimeve, atij i takonte një pagë simbolike (e barabartë me atë që merrte Benedikti XVI) rreth 2500 euro në muaj, por nuk e kishte marrë kurrë. Të gjitha shpenzimet e tij (ushqimi, akomodimi, transporti, kujdesi shëndetësor, siguria) mbuloheshin tërësisht nga Selia e Shenjtë. Françesku më pas zgjodhi të jetonte në Domus Sanctae Marthae, në vend të banesës papale, si një zgjedhje tjetër përulësie.
Përveç pagës dhe banesës së tij, çdo pontifik teorikisht ka akses në Peter’s Pence, një fond i Vatikanit i ushqyer nga donacionet e besimtarëve dhe synon të financojë nismat bamirëse dhe misionare të Kishës.
Deri në vitin 2021, kardinalët e Kurisë Romake merrnin një pagë mujore nga 4000 deri në 5500 euro. Por me dekretin e shkurtimeve të marsit 2021, i kërkuar nga Papa Françesku në përgjigje të krizës ekonomike pandemike, u aplikua një shkurtim prej 10%, që më pas u pasua nga reduktime të mëtejshme të shtesave. Sot paga mesatare për një Kardinal është rreth 5 mijë euro në muaj.
Ndërkohë, Peshkopët marrin rreth 3,000 euro në muaj, ndërsa priftërinjtë kanë një pagë mesatare prej rreth 1,200 euro. Së fundi, fretërit dhe murgeshat nuk marrin të ardhura reale nëse nuk mbajnë role me përgjegjësi specifike.
Tag: fitojnë
-

Sa fitojnë Papa dhe kardinalët? Pagat e drejtuesve të Kishës, mes sakrificave dhe masave shtrënguese
-

Rama nga Dibra: Më vjen të qesh me kundërshtarin kur thotë se PS fiton se e mbështet krimi, ne fitojmë se na mbështesin gratë
Gjatë një takimi me gratë dhe vajzat në Dibër, kryeministri Edi rama, njëherësh kreu i Partisë Socialiste, tha se fitorja e PS në 11 maj do të jetë edhe më e madhe se katër vite më parë.
Ai tha se i vjen për të qeshur kur dëgjon kundërshtarin ndërsa thotë se socialistët fitojnë se mbëhsteten nga krimi, ndërkohë që socialistët fitojnë se kanë mbashtëtjen e grave dhe vajzave.
”Më vjen për të qeshur kur këta thonë se fitojnë se kanë mbështetje krimin. Jo, ne fitojmë se kemi mbështetje gratë,. Ne do të fitojmë dhe më thellë më 11 maj, sepse ju do të siguroheni që më 11 maj të merrni më shuëm se asnjëherë tjetër gra dhe vajza dibrane”, tha Rama. -

Courtois rikthehet titullar, jep alarmin para sfidës me Arsenal: Çështje kohe që ata të fitojnë një trofe
8 Prill 2025
8:40
Telesport
Sot në mbrëmje luhet çerekfinalja e parë e Champions League mes Arsenal dhe Real Madrid. Në portë për skuadrën “los blancos” do të rikthehet portieri Thiebaut Courtois. Një portier me përvojë që di t’i përballojë emocionet e këtyre ndeshjeve.
Belgu garanton se më e keqja tani ka kaluar: “Jam mirë. Kam pasur dy lëndime në fillim të sezonit. Më pas isha mirë dhe ky ishte një problem i vogël. Për të mos rrezikuar para ndeshjeve të rëndësishme, preferova të prisja të kthehesha”.
“U stërvita dhe tani jam mirë. Humbja ndaj Valencia? Skuadra është e njëjtë. Duhet të vazhdojmë dhe të ndryshojmë mentalitetin pas një humbjeje“, u shpreh Thiebaut Courtois.
Për ndeshjen e sotme ndaj Arsenal ai komentoi: “Ne kemi punuar për këtë sfidë. E dimë se si duhet të përpiqemi të mbrohemi kundër tyre. Ne përpiqemi të mos japim shumë goditje nga këndi”.
“Jemi gati të mbrohemi dhe shpresojmë që ajo që kemi përgatitur do të shkojë mirë. Ne kemi shumë respekt për Arsenal. Unë kam shumë miq që janë tifozë të Arsenal dhe e di që po bëjnë shumë mirë”, deklaroi portieri i Real Madrid.
“Ata janë një ekip i ri, por me lojtarë me përvojë. Ata janë të fortë, ndaj është shumë e vështirë të luash kundër tyre. Shpresoj se ne mund t’i mundim, por do të jetë një ndeshje e madhe. Është vetëm çështje kohe para se të fitojnë një trofe”, tha Courtois. -

Golden State leksion edhe Denver, fitojnë Lakers, Cleveland e Boston, humbasin kryesuesit e Oklahoma
Pasi mposhti Lakers një ditë më parë ekipi i Golden State fitoi sot edhe ndaj Denver, 118-104, në një tjetër përballje mes ekipesh pretendente në Perëndim. Sërish Curry protagonist në fushë, autor i 36 pikëve.
Fitore në sekondën e fundit për Cleveland, që mundi 114-113 San Antonio dhe mbron kreun e renditjes në Lindje. Mitchell me 26 pikë e Mobley me 25 pikë u dalluan për Cavaliers.
Humbet skuadra e Oklahoma, 125-111 në fushën e Houston, por ruan kreun e renditjes në NBA. Jalen Green me 34 pikë ishte më i miri për teksanët. Pa probleme fitojnë Lakers, 124-108 ndaj Neë Orleans, ndeshje ku Doncic realizoi 35 pikë, Reaves 30 e James 27 pikë.
Fitojnë edhe kampionët e Boston, 123-103 ndaj Phoenix, sfidë ku Brown realizoi 31 pikë. Skuadra e Clippers, falë një loje të mirë kolektive (6 lojtarë realizuan mbi 10 pikë), mundi 114-91 Dallas.
NBA-Rezultatet e sotme
Charlotte – Sacramento, 102-125
Indiana – Utah Jazz, 140-112
Boston – Phoenix, 123-103
Toronto – Detroit, 105-117
Chicago – Portland, 118-113
Houston – Oklahoma, 125-111
San Antonio – Cleveland, 113-114
Golden State – Denver, 118-104
Clippers – Dallas, 114-91
Lakers – New Orleans, 124-108