Tag: fitojnë

  • Shijet tradicionale të Shqipërisë po fitojnë zemra në mbarë botën (video)

    Shijet tradicionale të Shqipërisë po fitojnë zemra në mbarë botën (video)

    “Shijet tradicionale të Shqipërisë po fitojnë zemra në mbarë botën.
    Blogerët e shijes Daniel Balilti dhe videografja Lihi Parnes zbulojnë kuzhinën tonë autentike gjatë një qëndrimi 6-ditor të organizuar nga Agjencia Kombëtare e Turizmi”-shkruan kryeministri Rama në postimin e tij në facebook, shoqeruar edhe nga kjo video.

  • (VIDEO) Rama: Shijet tradicionale të Shqipërisë po fitojnë zemra në mbarë botën

    (VIDEO) Rama: Shijet tradicionale të Shqipërisë po fitojnë zemra në mbarë botën

    Kështu shkruan në një postim në rrjetin social “Facebook”, kryeministri Rama ku ndër të tjera shkruan se blogerët e shijes Daniel Balilti dhe videografia Lihi Parnes zbulojnë kuzhinën tonë autentike gjatë një qëndrimi 6-ditor të organizuar nga Agjencia Kombëtare e Turizmit.”
    “Shijet tradicionale të Shqipërisë po fitojnë zemra në mbarë botën. Blogerët e shijes Daniel Balilti dhe videografja Lihi Parnes zbulojnë kuzhinën tonë autentike gjatë një qëndrimi 6-ditor të organizuar nga Agjencia Kombëtare e Turizmit”, shkruan Rama në Facebook.

  • Fabio Capello zgjedh tre lojtarë të Real Madridit që mund të fitojnë Topin e Artë

    Fabio Capello zgjedh tre lojtarë të Real Madridit që mund të fitojnë Topin e Artë

    2 Korrik 2025

    15:00

    Telesport

    Ish-trajneri i Real Madrid-it, Fabio Capello, ka emëruar tre lojtarë aktualë në klub që mund të fitojnë Topin r Artë në të ardhmen.
    Trajneri italian pohoi se Vinicius Jr, Kylian Mbappe dhe Jude Bellingham mund të fitojnë çmimin prestigjioz.
    Të tre lojtarë, të cilët kanë qenë rregullisht në garë për titullin Topi i Artë gjatë disa sezoneve të fundit.
    Në një intervistë me Gazzetta dello Sport, 79-vjeçari tha:
    “Vinicius, Mbappe dhe Bellingham janë tre fitues potencialë të Topit të Artë”.

  • Botërori i Klubeve/ Risitë, impakti dhe të ardhurat, Infantino i thotë të gjitha

    Kupa e Botës për Klube (CWC) është aktualisht duke u zhvilluar (14 qershor-13 korrik 2025) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me formatin e ri të garës me pjesëmarrje sipas kritereve të FIFA-s në të gjithë botën.

    Gara u krijua për herë të parë në vitin 2000, por u ristrukturua kryesisht për edicionin e vitit 2025 me 32 ekipe nga gjashtë kontinente të ndryshme që garojnë.

    12 klube europiane përballen me ekipe nga Amerika e Jugut (6), Afrika (4), Azia (4), Amerika e Veriut, Amerika Qendrore dhe Karaibet (4), shto këtu Okland nga Oqeania (Zelanda e Re).

    Formati i ri i CWC ka marrë kritika të konsiderueshme, me disa lojtarë që shprehin pakënaqësinë e tyre, duke pretenduar se po i shton ngarkesë orarit tashmë të ngjeshur dhe mund të çojë në lodhje të tepërt. Pjesëmarrja ka qenë gjithashtu në qendër të vëmendjes, me disa ndeshje të luajtura në stadiume gjysmë të zbrazëta gjatë orarit të punës në Shtetet e Bashkuara, por të tjerat kanë marrë turma masive.

    Infantino vijon shpjegimin:” CWC është më tërheqëse për klubet jashtë Evropës, por klubet më të mëdha në këtë garë po e marrin atë jashtëzakonisht seriozisht për shkak të stimujve financiarë marramendës. Ne kemi analizuar saktësisht se sa mund të fitojnë klubet nga pjesëmarrja e tyre në CWC.

    Sa mund të fitojnë klubet në Kupën e Botës për Klube?Shpërblimi total në Kupën e Botës për Klube është një shifër astronomike prej 868 milionë eurosh (1 miliard dollarë) dhe do të ndahet midis shtyllës së performancës dhe pjesëmarrjes. Treguesi i pjesëmarrjes pasqyron çdo klub që shpërblehet financiarisht vetëm për pjesëmarrjen në turne, megjithëse nuk do të ndahet në mënyrë të barabartë midis të 32 klubeve. FIFA do t’i shpërndajë paratë bazuar në renditjen e përcaktuar të klubeve bazuar në “kriteret sportive dhe komerciale”. Klubi evropian i renditur më lart do të marrë 34.6 milionë euro dhe ai më i ulëti 11.6 milionë euro, klubet e Amerikës së Jugut do të marrin 12.9 milionë euro, ekipet e Amerikës së Veriut dhe Qendrore, Azisë, Afrikës dhe Karaibeve do të mbledhin 8.1 milionë euro dhe ekipi i Oklandit 3 milionë euro.

    Megjithatë, treguesi i lidhur me performancën është ajo ku klubet e mëdha do të synojnë një fitim të konsiderueshëm financiar. Në fazat e grupeve, klubet do të fitojnë 1.75 milionë euro për një fitore dhe 936 mijë euro për një barazim. Por është përparimi më i thellë në turne që do t’u sjellë klubeve çmime të konsiderueshme. Klubet do të marrin 6.8 milionë euro për arritjen në 16 të fundit, 11.8 milionë euro për çerekfinalet dhe 19 milionë euro për gjysmëfinalet. Finalisti humbës do të fitojë 27.1 milionë euro dhe fituesit e Kupës së Botës për Klube do të fitojnë 35 milionë euro për fitoren në ndeshjen kryesore. Kur kombinoni paratë e marra nga shtylla e performancës dhe të akumuluara përmes shtyllës së pjesëmarrjes, atëherë finalistët mund të fitojnë mbi 100 milionë euro gjatë gjithë turneut.”

    Vazhdo leximin

  • Euro U21/ Fitojnë Spanja e Italia në Grupin A, Gjeorgjia mund Poloninë në Grupin B

    Sot në ditën e parë të Euro U21 që po zhvillohet në Sllovaki u zhvilluan katër duele në Grupet A dhe C. Në duelin e Grupit A ai hapës (18:00) mes Sllovakisë dhe Spanjës përfundoi 2-3.

    Ndërkohë në orën 21:00 u luajt takimi tjetër i këtij grupi. Në fushë dueli Itali-Rumani me italianët që fituan minimalisht 1-0.

    Sakaq dy ndeshje u zhvilluan në Grupin C. Portugali- Francë u mbyll 0-0 ndërsa Poloni- Gjeorgji rezultati i shkoi gjerorgjianëve me shifrat 1-2.

    Vazhdo leximin

  • Letonezët fitojnë penallti, por Strakosha mbron portën kuqezi

    Letonezët fitojnë penallti, por Strakosha mbron portën kuqezi

    Një penallti e fituar nga skuadra e Letonisë, nuk ka arritur ta cojë skuadrën letoneze në avantazhë.
    Portieri Thomas Strakosha ka pritur penalltinë në minutën e 20-të dhe porta e kuqezinjve ka mbetur e paprekur.
    Ndeshja e cila luhet në Riga, vijon të jetë në barazim 0-0.
    FORMACIONET ZYRTARE:
    Letonia: Zviedris, Jaunzems, Jurkovskis, Cernomordijs, Balodis, Ciganiks, Saveljevs, Varslavans, Zelenkovs, Ilaunieks, Gutkovskis.
    Shqipëria: Strakosha; Mitaj, Kumbulla, Ismajli, Balliu; Asllani, Shehu, Laçi; Hoxha, Manaj, Broja.

  • “Inzaghi bëri mirë që u largua nga Interi, e pamundur të vazhdonte pas turpërimit në Mynih”

    “Inzaghi bëri mirë që u largua nga Interi, e pamundur të vazhdonte pas turpërimit në Mynih”

    Në editorialin e tij për numrin e sotëm të “Corriere dello Sport”, drejtori i gazetës në fjalë, Ivan Zazzaroni, komentoi ndarjen mes Interit dhe Inzaghit: “Simone bëri mirë, nuk ekzistonin më kushtet për të vazhduar. Një ‘manita’ (pesëshe) në fytyrë, në finalen e Champions-it, nuk i mbijeton askush, as më i madhi prej të gjithëve, ‘portugezi i lavdishëm’ (nënkuptohet José Mourinho).
    Pesë gishta turpërimi nga PSG shkaktojnë dhimbje therëse, që fshijnë çdo iluzion. Sepse një gjë është të tentosh ta rindërtosh skuadrën dhe atmosferën pas një humbjeje si ajo e Stambollit, tjetër gjë është të rifillosh nga disfata 5-0, shoqëruar vazhdimisht nga dyshimet e klubit dhe tifozëve.
    I detyruar të punonte me nikoqirllëk (limite ekonomike), në katër vite Inzaghi iu dha vlerë të plotë përpjekjeve dhe ideve të Marotta dhe Ausilio, duke sfumuar edhe dyshimet fillestare të të parit, që prej disa muajsh është president.
    E vërteta është që trajnerët elitarë nuk mund të lejojnë të humbasin. Statusi i tyre i madhështisë i detyron të fitojnë, të fitojnë dhe përsëri të fitojnë, ndërsa humbja i shtyn drejt dorëheqjes. Në thelb, trajnerët e nivelit më të lartë mund të krahasohen me drejtorët ekzekutivë, nga të cilët kompania pret vazhdimisht rezultate të larta financiare.
    Është e trishtë, por kështu funksionon. Aq më tepër që po flasim për futbollin profesionist, jo atë amator apo bazik. Sporti është thjesht një pretekst. Flasim për shifra marramendëse, për miliarda, jo për ‘qëndrueshmëri’, që lidhet më shumë me mbijetesën sesa me suksesin.
    Simone është një trajner që me konceptin e qëndrueshmërisë është përballur, ka vuajtur, ka fituar dhe në fund e ka paguar shtrenjtë. Nuk është rastësi që ai ka theksuar, me zë të ulët dhe elegancë, diferencën mes Interit dhe PSG-së në aspektin e shpenzimeve. Skuadrat me pagat më të larta kanë fituar më shumë ndeshje, ose kanë marrë më shumë rezultate pozitive.
    Natyrisht, në afat të gjatë, në 20 vite. Në një sezon të vetëm ky raport mund të ndryshojë. Duke investuar qindra-miliona euro dhe duke shfrytëzuar rregulla të diskutueshme, Chelsea (me Abramovich nga viti 2003), Manchester City (me Fondin e Abu Dhabit nga 2008) dhe PSG (me Fondin Sovran të Katarit nga 2011) kanë ndërtuar nga hiçi (ose pothuajse) marka botërore brenda një dekade. Dhe të tria klubet kanë fituar Champions League.
    Prandaj, të thuash që ‘gurthemeli’ i sistemit duhet të jetë qëndrueshmëria (ekonomia qarkulluese 4R: redukto, ripërdor, riciklo, rikupero) është krejtësisht mashtruese. Për të fituar me vazhdimësi duhet investuar shumë dhe mirë. Kjo vlen edhe për Arabinë Saudite, ku aktualisht janë ende në fazën ‘shumë’, por jo ‘mirë’…

  • Socialistët fitojnë në burgun e Fierit, 125 vota diferencë me PD

    Socialistët fitojnë në burgun e Fierit, 125 vota diferencë me PD

    Socialistët fitojnë në burgun e Fierit, 125 vota diferencë me PD.

    Sipas të dhënave në burgun e Fierit:
    217 vota PS
    92 vota PD
    8 vota Mundësia
    4 vota Nisma Shqipëria Bëhet
    3 vota PSD
    1 votë Lëvizja Bashkë.

    Top Channel

  • Një orë para finales, tifozët e Vllaznisë “pushtojnë” kryeqytetin (video)

    Një orë para finales, tifozët e Vllaznisë “pushtojnë” kryeqytetin (video)

    12 Maj 2025

    18:56

    Telesport

    Sonte do mësohet ekipi kampion për këtë sezon në Abissnet Superiore. Vllaznia dhe Egnatia do përballen në “Arenën Kombëtare” në finalen e “Final Four” për të përcaktuar ekipin kampion.
    Kur duhet edhe një orë që të nisë finalja, tifozët e Vllaznisë të shumtë në numër kanë “pushtuar” rrugët e kryeqytetit. Të mirëorganizuar ata shihen duke ecur drejt stadiumit. Nuk mungojnë këngët dhe atmosfera e bukur.
    Shkodranët kanë shansin e artë të fitojnë titullin pas 24 vitesh, por në anën tjetër kanë një kundërshtar tejet të fort dhe solid, Egnatian. Rrogozhinasit do të kërkojnë të mbrojnë titullin dhe ta fitojnë atë për herë të dytë në historinë e tyre.
    SHIKOVIDEON

  • Tre angleze drejt finaleve në Europë, fitojnë bindshëm me rivalët

    Tre angleze drejt finaleve në Europë, fitojnë bindshëm me rivalët

    Tre angleze drejt finaleve në Europë, fitojnë bindshëm me rivalët – Sporti im

    error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!