Tag: fitojmë

  • Al Khelaifi zbarkon në dhomën e zhveshjes së PSG-së: Mos u ndalni, duhet t’i fitojmë të gjitha

    Al Khelaifi zbarkon në dhomën e zhveshjes së PSG-së: Mos u ndalni, duhet t’i fitojmë të gjitha

    8 Gusht 2025

    8:27

    Alfred Lleshi

    E djeshmja ishte ditë e ngarkuar për PSG, në qendër të vëmendjes mes nominimeve prestigjioze për “Topin e Artë” 2025 dhe afrimit të afërt të portierit Lucas Chevalier, i cili pritet të zbarkojë në kryeqytetin francez për 40 milionë euro, pa përfshirë bonuset (me bonuset shifra kalon mbi 50 milionë). Por, përtej merkatos dhe vlerësimeve individuale, Nasser Al-Khelaifi ka dashur të theksojë rëndësinë e grupit dhe ambicien e klubit.
    Siç raporton “Le Parisien”, presidenti i PSG-së ka vizituar skuadrën dhe stafin për të inauguruar në mënyrë simbolike sezonin e ri. Pas mirëseardhjes që i bëri përgatitësit të ri atletik Renato Marin dhe mbasi i vlerësoi të gjithë për sezonin e jashtëzakonshëm të përmbyllur me fitoren e Champions League, Al-Khelaifi dha një mesazh të qartë: “Ky është vetëm fillimi. Duhet të shkruajmë historinë në kohë. Kolektivi vjen para gjithçkaje. Ju kërkoj të qëndroni të bashkuar dhe të vazhdoni me lojë sulmuese”.
    Një mesazh i përforcuar edhe nga “RMC Sport”, që zbuloi një tjetër pjesë domethënëse të fjalimit të presidentit: “Të gjitha skuadrat do të duan të na mposhtin, sepse jemi kampionë të Europës. Objektivi ynë është të fitojmë ndaj të gjithëve”.
    Një vizion i ndarë edhe nga Luis Enrique, i cili shtoi: “Do të jemi edhe më të fortë këtë sezon. Nisja është menjëherë, që nga java e ardhshme”.

  • “Gyokeres do na ndihmojë të fitojmë trofe, Arsenali është forcuar ndjeshëm”

    “Gyokeres do na ndihmojë të fitojmë trofe, Arsenali është forcuar ndjeshëm”

    Arsenali ia doli që të afrojë në merkato sulmuesin e njohur Gyokeres. Lojtari i londinezëve, William Saliba ka  vlerësuar në maksimum Gyokeres-in, në një intervistë të dhënë së fundmi.
    “E dimë sa i mirë është ai, sa e frikshme është të luash kundër tij.”

    “Kur përballesh me një sulmues që shënon gola, duhet të jesh i përqendruar, por tani ai është në ekipin tonë dhe do të shënojë për ne, kështu që kjo është mirë.
    Sigurisht, jam shumë i lumtur se ai do të na ndihmojë të fitojmë ndeshje dhe trofe”- tha Saliba.

  • Maresca: Krenarë që jemi në finalen e Botërorit, do të përpiqemi ta fitojmë trofeun

    Maresca: Krenarë që jemi në finalen e Botërorit, do të përpiqemi ta fitojmë trofeun

    9 Korrik 2025

    9:08

    Telesport

    Chelsea është ekipi i parë finalist i Kupës së Botës për klube. Londinezët mundën 2-0 Fluminense falë një dygolëshi të Joao Pedro.
    I intervistuar pas ndeshjes, trajneri i Chelsea, Enzo Maresca, shprehu krenarinë dhe kënaqësinë e tij: “Jam i lumtur me të gjithë ndeshjen e bërë”.
    “Kemi pasur një sezon të jashtëzakonshëm dhe tani jemi në finalen e Kupës së Botës. Joao Pedro? E dinim që mund ta bënte këtë, e dinim sa i fortë ishte. Besojmë tek ai”, shtoi më tej trajneri italian.
    “Kemi studiuar mirë dhe jemi në finale. Duhet të vazhdojmë kështu, do të përpiqemi të fitojmë. PSG apo Real Madrid? Të dyja janë ekipe të shkëlqyera, jemi krenarë që jemi atje“, tha Maresca.

  • “Fitojmë Europianin”, Gruda: Ftesa nga Gjermania? Jam i bindur se…

    “Fitojmë Europianin”, Gruda: Ftesa nga Gjermania? Jam i bindur se…

    Brajan Gruda, sulmuesi me origjinë shqiptare ia doli që të realizonte gol me Gjermaninë U21, në gjysmëfinalen e Europianit ndaj Francës, sfidë kjo e përfunduar 3-0.
    Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Sër.de”, Gruda tregoi bindjen se Panzerat do fitojnë ndaj Anglisë të shtunën.

    “Jam plotësisht i bindur se do ta fitojmë turneun”,- tha Gruda.
    21-vjeçari ëndërron një ftesë nga Gjermania A, edhe pse Shqipëria mbetet mundësi e mirë. “Jam i sigurt se disa nga djemtë do të bëjnë një hap përpara”, ka thënë Gruda.

  • Huijsen: Jemi Real Madridi, duhet të fitojmë gjithmonë. Presioni? As që e mendoj fare…

    Huijsen: Jemi Real Madridi, duhet të fitojmë gjithmonë. Presioni? As që e mendoj fare…

    Dean Huijsen, një nga fytyrat e reja të Real Madridit, foli në prag të debutimit në Botërorin për Klube, duke treguar entuziazëm të madh dhe pjekuri të admirueshme. “Mezi po presim të fillojmë, jemi Real Madridi dhe objektivi ynë është të fitojmë”, – deklaroi me vetëbesim mbrojtësi i ri, ish-lojtar i Romës dhe Juventusit.
    Ai theksoi se është përshtatur shpejt në dhomat e zhveshjes së “Los Blancos”: “U gjenda menjëherë mirë me shumë shokë skuadre, është një grup i madh, i bashkuar dhe i përulur. Të gjithë kanë dëshirë të punojnë, kjo është gjëja që më ka bërë më shumë përshtypje. Janë të gjithë njerëz të mirë”.
    Për trajnerin e ri, Xabi Alonso, tha: “Këmbëngul shumë mbi idenë e tij të lojës, të cilën përpiqemi ta përvetësojmë çdo ditë. Duam të fillojmë sa më parë për ta vënë në praktikë”.
    Huijsen foli edhe për Franco Mastantuono, përforcimin e ardhshëm të Real Madridit: “Besoj se të gjithë kanë parë diçka nga ai. Është i ri, me shumë potencial. Mezi po presim që ta njohim nga afër”.
    Në fund, mbi presionin e të veshurit të fanellës së bardhë: “Sinqerisht, nuk më intereson kjo pjesë. Jam këtu për të luajtur futboll, për të bërë atë që më pëlqen dhe ndihmuar skuadrën. Niveli i lojtarëve këtu është shumë i lartë dhe e kupton menjëherë kur je në fushë me ta. Kush më ka impresionuar më shumë? Të gjithë”.

  • “Nëse nuk fitojmë me Letoninë, Silvinjo të marrë çantën dhe të iki”, Bulku pohon Dabullën: Duhet të ikim të gjithë bashkë

    “Nëse nuk fitojmë me Letoninë, Silvinjo të marrë çantën dhe të iki”, Bulku pohon Dabullën: Duhet të ikim të gjithë bashkë

    Rezart Dabulla dhe Ervin Bulku ishin pjesë e panelit të “Rubrika Sportive” në “RTSH”, ku tema e diskutimit ishte Kombëtarja shqiptare. Pas rezultatit zhgënjyes në Riga, fitorja kundër Letonisë në ndeshjen e kthimit në muajin shqiptar është një detyrim për kuqezinjtë.
    Dabulla ka deklaruar se në rast se do të mungojnë 3 pikët ndaj Letonisë në Tiranë, atëherë Silvinjo duhet të largohet nga drejtimi i Kombëtares. I të njëtit mendim ishte edhe Ervin Bulku. Ndihmësi i Silvinjos ka pohuar se në një rast të tillë, i gjithë stafi duhet të largohet nga kuqezinjtë.
    Dabulla: “Nëse nuk fitojmë me Letoninë këtu, Silvinjo duhet t’i marrë vetë çantat dhe të iki. Ervini (Bulku) duhet të rrijë, sepse është i joni, por Silvinjo duhet të marrë çantën dhe të iki, se për çfarë na duhet më?”.
    Bulku: “Jam dakort. Nëse nuk fitojmë me Letoninë? Duhet të ikim të gjithë bashkë”./Sport Ekspres/

  • De Vrij: Ekipi ka më shumë pozitivitet me trajnerin e ri, duam të fitojmë sërish trofe

    De Vrij: Ekipi ka më shumë pozitivitet me trajnerin e ri, duam të fitojmë sërish trofe

    17 Qershor 2025

    12:45

    Telesport

    Interi vazhdon punën e tij në përgatitje për debutimin e tyre në Kupën e Botës për klube kundër meksikanëve Monterrey në kampin stërvitor të SHBA, në Los Angeles. Ai që ka folur para këtij takimi është mbrojtësi Stefan De Vrij.
    “Unë dhe disa të tjerë mbërritëm më vonë, pasi ishim në kombëtare. Tani jemi gati për të luajtur. Po shohim me optimizëm përpara, duam të luajmë në këtë turne”, tha De Vrij.
    Duke folur për trajnerin e ri, ai shtoi: “Chivu është shumë i vendosur, ai e di se çfarë dëshiron dhe të na përcjellë ide dhe parime. Ai më bëri një përshtypje të madhe, edhe pse kam vetëm dy ditë që jam këtu”.
    “Personalisht kam shumë energji dhe po shoh shumë pozitivitet nga ekipi në stërvitje. Ka një dëshirë për të punuar, për t’u përmirësuar dhe për të luajtur këtë turne. Kam shumë besim”, tha më tej mbrojtësi holandez.
    “Ky klub ka kaluar momente pozitive dhe duam të fitojmë sërish. Botërori për klube është një kompeticion i ri, ka shumë lojtarë që i njohim. Do të jetë e rëndësishme të fillojmë mirë fazën e grupeve”, tha De Vrij.

  • Formacioni i Silvinjos kundër Serbisë, zv/tranjeri Bulku: Sot është më e rëndësishme të fitosh

    Formacioni i Silvinjos kundër Serbisë, zv/tranjeri Bulku: Sot është më e rëndësishme të fitosh

    Zv/tranjeri i Shqipërisë, Ervin Bulku teksa komenton formacionin kuqezi, thotë se sot është më e rëndësishme të fitosh. ”E rëndësishme është që të fitojmë këtë ndeshje, kjo është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër sot. Duhet të bëjmë gjithçka siç e kemi përgatitur, djemtë të japin maksimumin dhe pastaj t’ia lëmë fushës gjithçka. Mendoj që nuk është e njëjta atmosferë me 10 vite më parë. Ne kemi një atmosferë të mrekullueshme këtu, paqësore, djemtë që kërkojë të fitojmë ndeshjen asgjë më shumë. Jemi shumë të fortë, siç kemi qenë në Beograd”, tha Bulku para ndeshjes.

  • Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

    Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

    Kur na ndajnë afërsisht 24 orë nga sfida e shumëpritur e Kombëtares tonë me Serbinë, sulmuesi serb, Aleksandër Mitroviç doli në konferencën e zakonshme për shtyp.
    Para gazetarëve, Mitroviç u shpreh se fokusi i tyre është fitorja dhe 3 pikët.
    “Me respekt të madh, çdo kundërshtar, Argjentina, Andorra, çdo herë duhet të luajmë për fitore. Pastaj çfarë mund të ndodhë gjatë ndeshjes është pyetja tjetër, a jemi apo jo të kënaqur me rezultatin. Jam çdo herë i përgatitur, kur e kam petkun e kombëtares kam edhe inspirime të tjera për kombin tim. Çdo herë dëshiroj të jap maksimumin, për shtetin dhe për veten si lojtar. Nesër një ndeshje shumë serioze për ne.
    Fokusi ynë është fusha dhe fitorja jonë, që të kualifikohemi. Do të jetë perfekt nëse fitojmë. Fokusi im është që të jem në ekip, të përgatitem për çfarë thotë trajneri. Fokusi ynë është të fitojmë 3 pikë. Kemi thënë që Shqipëria ka ekip, trajner të mirë, ekip serioz. E kemi analizuar. Duhet me qenë në nivel të lartë për ndeshjen nesër. Më e mira të fitojmë 3 pikë, kaq“, deklaroi ai.

  • Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim mmaksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

    Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim mmaksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

    Kur na ndajnë afërsisht 24 orë nga sfida e shumëpritur e Kombëtares tonë me Serbinë, sulmuesi serb, Aleksandër Mitroviç doli në konferencën e zakonshme për shtyp.
    Para gazetarëve, Mitroviç u shpreh se fokusi i tyre është fitorja dhe 3 pikët.
    “Me respekt të madh, çdo kundërshtar, Argjentina, Andorra, çdo herë duhet të luajmë për fitore. Pastaj çfarë mund të ndodhë gjatë ndeshjes është pyetja tjetër, a jemi apo jo të kënaqur me rezultatin. Jam çdo herë i përgatitur, kur e kam petkun e kombëtares kam edhe inspirime të tjera për kombin tim. Çdo herë dëshiroj të jap maksimumin, për shtetin dhe për veten si lojtar. Nesër një ndeshje shumë serioze për ne.
    Fokusi ynë është fusha dhe fitorja jonë, që të kualifikohemi. Do të jetë perfekt nëse fitojmë. Fokusi im është që të jem në ekip, të përgatitem për çfarë thotë trajneri. Fokusi ynë është të fitojmë 3 pikë. Kemi thënë që Shqipëria ka ekip, trajner të mirë, ekip serioz. E kemi analizuar. Duhet me qenë në nivel të lartë për ndeshjen nesër. Më e mira të fitojmë 3 pikë, kaq“, deklaroi ai.