Tag: fitoj

  • Yamal nuk i vendos vetes asnjë limit: Dua t’i fitoj gjithçka, trofe ekipor dhe individualë

    Yamal nuk i vendos vetes asnjë limit: Dua t’i fitoj gjithçka, trofe ekipor dhe individualë

    21 Nëntor 2025

    10:44

    Alfred Lleshi

    Lamine Yamal, 18 vjeç, vazhdon të grumbullojë suksese me ritme të mahnitshme. Sulmuesi i Barcelonës mori çmimin prestigjioz “Di Stéfano” nga “MARCA” si lojtari më i mirë i sezonit, duke lënë pas emra si Mbappé, Vinicius dhe bashkëlojtarë si Pedri e Raphinha. Për të, çmimi ka një kuptim kolektiv: “Të gjithë trofetë individualë tregojnë se ka qenë një sezon i madh për ekipin. Për mua është lumturi dhe krenari. Do të vazhdoj të punoj dhe luftoj për të arritur gjëra të tilla”.
    Rikthimi në “Spotify Camp Nou” këtë të shtunë për ndeshjen kundër Athletic Club do të jetë një mbështetje emocionale dhe sportive e madhe: “Tifozët janë të rëndësishëm. Montjuïc ishte mirë, por nuk ishte ajo që dëshironim. ‘Camp Nou’ do të jetë një mbështetje e madhe dhe do të ndikojë shumë në pjesën e mbetur të sezonit”.
    Ambicia e tij është e pakufizuar. Lamine nuk kënaqet vetëm me një çmim. Për vitin 2026 ai synon gjithçka; La Liga, Champions, Botërorin me kombëtaren dhe çmime individuale: “Nuk hezitoj, dua të fitoj gjithçka. Shpresoj t’ia arrij. Përderisa mundem të luaj futboll, është e mundur”.

  • “Dua të fitoj trofe me Atletico, me trajnerin Simeone nuk kam patur kurrë asnjë përplasje”

    “Dua të fitoj trofe me Atletico, me trajnerin Simeone nuk kam patur kurrë asnjë përplasje”

    29 Tetor 2025

    12:41

    Telesport

    Julian Alvarez, lojtari yll i Atlético Madrid këtë sezon, foli për DAZN rreth zhvillimit të tij si futbollist nën drejtimin e trajnerit Diego Simeone. Argjentinasi foli edhe për shpirtin e tij konkurrues dhe incidenteve kontroverse, siç ishte reagimi i tij pasi u zëvendësua kundër Mallorca.
    Alvarez përsëriti ambicien e tij: Të fitojë trofe me Atlético: “Kur mbërrita, e dija se do të më jepnin hapësirën për t’u rritur dhe për të gjetur veten time. Sezoni i kaluar ishte pozitiv në nivelin personal. Na mungonin disa detaje për të fituar tituj, por unë po vij këtu për të vazhduar të përmirësohem dhe të ndihmoj ekipin”.
    Lidhur me golat, ai shtoi: “Shpresoj të bëj më mirë se vitin e kaluar, por më shumë sesa të shënoj gola jam i interesuar të fitoj me këtë klub. Kemi një ekip të shkëlqyer, me lojtarë të klasit të lartë. Duhet të vazhdojmë të përmirësojmë aspekte të caktuara për të garuar në të gjitha turnetë”.
    Ai sqaroi episodin e zëvendësimit kundër Mallorca. “Ishte një reagim zemërimi me veten time, asgjë më shumë. Nuk kisha luajtur mirë dhe doja ta ndreqja. Mediat sociale e ekzagjeruan, por nuk pati kurrë ndonjë problem me Cholo. Përqafimi pas Rayo shërbeu për të treguar se gjërat në dhomën e zhveshjes janë të ndryshe nga ajo që thonë njerëzit“, tha Alvarez.

  • Zgjedhjet e 11 Majit/ Aulon Kalaja: Nuk ia kemi deleguar shpirtin partisë, jemi të lirë të kërkojmë votat tona

    Zgjedhjet e 11 Majit/ Aulon Kalaja: Nuk ia kemi deleguar shpirtin partisë, jemi të lirë të kërkojmë votat tona

    Aulon Kalaja në një prononcim për gazetarët u shpreh optimist se do të fitojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese në lidhje me zgjedhjet e 11 majit.

    Ish-kandidati i PD për deputet, pretendon se votat e tij janë vjedhur. Ndër të tjera Kalaja tha se në rast se nuk fitonnë Kushtetuese, hapi i radhës do të jetë Gjykata e Strasburgut.
    “Jam shumë i bindur që do të fitoj çështjen në Kushtetuese. Ne nuk ia kemi deleguar shpirtin partisë, por jemi të lirë të kërkojmë votat tonë. Hapi i radhës është gjykata e Strasburgut, por mendoj se do ta fitoj këtu. Sigurisht që në Strasburg do ta fitoj.”, u shpreh ai.

    Top Channel

  • Capello për Chivu: “Po bën të njëjtën gjë si unë te Milani”. Rumuni: “Shpresoj të fitoj gjysmën e trofeve të tu”

    Capello për Chivu: “Po bën të njëjtën gjë si unë te Milani”. Rumuni: “Shpresoj të fitoj gjysmën e trofeve të tu”

    22 Tetor 2025

    13:02

    Alfred Lleshi

    Pas ndeshjes USG–Inter 0-4, Fabio Capello i tha Cristian Chivu: “Flisni si një profesor, po bëni atë që bëra unë te Milani. Keni hyrë në kokën e lojtarëve, iu rikthyet vetëbesimin. Kjo e juaja është një punë shumë psikologjike”. Chivu iu përgjigj: “Faleminderit për komplimentet, shpresoj të fitoj të paktën gjysmën e asaj që keni fituar ju”.
    Në analizën për “Sky Sport”, Chivu tha: “Skuadra duhej ta rikthente besimin pas zhgënjimeve të fundit të sezonit të kaluar. Futbolli është i vështirë, sjell edhe gjëra negative. Lojtarët kanë nevojë për besim, të kuptojnë se janë të aftë dhe të motivuar të punojnë fort. Jam pjesë e një grupi fantastik, me shumë mundësi për përmirësim. Më pëlqen kur janë të gatshëm të lënë mënjanë krenarinë personale dhe të punojnë për grupin”.
     
     

  • De Jong: Ja pse vendosa të qëndroj të Barcelona, ky është objektivi im për të ardhmen

    De Jong: Ja pse vendosa të qëndroj të Barcelona, ky është objektivi im për të ardhmen

    Tani që rinovimi i kontratës së tij me Barcelonën është zyrtar dhe i vlefshëm deri në vitin 2029, Frankie de Jong foli përkrah presidentit Laporta pas nënshkrimit të marrëveshjes së re.
    “Siç e kam thënë gjithmonë, si fëmijë gjithmonë ëndërroja të luaja për Barçën dhe tani po e realizoj këtë ëndërr. Dua të qëndroj këtu dhe të fitoj sa më shumë trofe për këtë klub”, tha holandezi.
    Mesfushori, më pas shpjegoi objektivat e tij: “Gjithmonë kam dashur të jem në Barcelonë. Dua të qëndroj sa më gjatë të jetë e mundur. Ndihem mirë me klubin dhe qytetin, si dhe me shokët e mi të ekipit dhe menaxhmentin“.
    Shpesh i anashkaluar nga shtypi spanjoll para Pedri, Gavi dhe të tjerëve, ish-lojtari i Ajax nuk beson se është nënvlerësuar në dhomën e zhveshjes: “Nuk ndihem i nënvlerësuar nga shokët e mi të ekipit dhe trajneri. Është më shumë një gjë e shtypit. Secili është i lirë të ketë mendimin e vet“.
    Mbi polemikat e shkaktuara nga lëndimet, të cilat rezultuan në një formë të dobët te Barcelona, ai tha: “Është e vërtetë që gjithmonë ka më shumë lëndime se zakonisht. Më pëlqen të luaj për ekipin kombëtar holandez, por e kam thënë shumë herë: ka shumë pak pushim për lojtarët.”
    “Shpresoj të kaloj 10 vjet në këtë klub dhe të fitoj sa më shumë trofe. Nuk e kam fituar ende Champions League dhe ky është një qëllim i imi. Do të shohim nëse mund ta arrijmë”, tha De Jong.

  • Cllevio: Unë fitoj 200 deri në 350 mijë euro në vit nga TikToku

    Cllevio: Unë fitoj 200 deri në 350 mijë euro në vit nga TikToku

    Cllevio Serbiano, i njohur për deklaratat e tij pa filtra, ka folur së fundmi në emisionin “Krejt n’debat”, ku ndau opinionin e tij për rolin e TikTok-ut në jetën e përditshme, jo vetëm si rrjet social, por si një mjet për të përballuar sfida personale dhe ekonomike.
    Sipas tij, TikTok-u për shumë njerëz në lagje është bërë një mënyrë për të shprehur veten, për të përballuar depresionin dhe për të nxjerrë në pah realitetin e tyre. “Nëse nuk do të kishim TikTok, do të i shfaqnim problemet në rrugë”, tha ai.
    Reperi Cllevio gjithashtu zbuloi shifra të mëdha përfitimi nga platforma, duke përmendur raste të miqve të tij që fitonin mijëra euro në pak minuta, dhe deklaroi se ai vetë gjeneron nga 200 deri në 350 mijë euro në vit nga aktiviteti në TikTok. “Jam CEO i TikTok-ut”, u shpreh ai me humor.
    Ai nuk kurseu as një koment për përmbajtjen e rrjetit, duke thënë se nuk do të ndiqte reperin Stresi për shkak të “propagandës dhe sharjeve” që shpesh ndodhin në TikTok, veçanërisht në lidhje me reality show-t e njohura si Big Brother apo Ferma VIP.
    Ndërkohë, sipas raportimeve, Cllevio pritet të ekstradohet në Shqipëri nga Dubai gjatë kësaj jave.

  • Sylvinho: Dua të shkoj në Botëror dhe më pas të fitoj Champions si trajner

    Sylvinho: Dua të shkoj në Botëror dhe më pas të fitoj Champions si trajner

    5 Tetor 2025

    13:02

    Telesport

    Sylvinho beson se Shqipëria mund të fitojë në Serbi. Në një intervistë për “TV Klan”, trajneri i kombëtares shqiptare deklaroi se lojtarët do të japin gjithçka në përballjen ndaj serbëve.
    “Kualifikueset nuk janë kurrë të lehta. Serbia është kundërshtare e fortë, por kemi lojtarë cilësorë që japin 100% në fushë. Pres një ndeshje të madhe”.
    “Tani është momenti për analiza. Sigurisht, nuk është vetëm një ndeshje. Ka peshë të madhe për kualifikueset, për ne dhe për ata. Kemi 5-6 ditë për t’u përgatitur edhe të shohim përpara”.
    “Po të them një sekret. Një trajner e ndien kur diçka nuk shkon dhe flas për 23-24 lojtarë që kam. Ata janë të gjithë bashkë dhe jam këtu për t’i ndihmuar”.
    “Ëndërroj të kualifikohem me Shqipërinë në Botëror dhe ta fitoj Ligën e Kampionëve si trajner klubi”, deklaroi ai.

  • Thiago Silva konfirmon fundin e karrierës: Në dhjetor dua të fitoj titullin, do të jetë i fundit për mua

    Thiago Silva konfirmon fundin e karrierës: Në dhjetor dua të fitoj titullin, do të jetë i fundit për mua

    12 Shtator 2025

    11:03

    Telesport

    Mbrojtësi legjendar brazilian Thiago Silva, që pas një jave do të festojë 41-vjetorin, nuk ka ndërmend të mbyllë karrierën pa trofe. Aktualisht te Fluminense, lojtari foli për objektivat e tij.
    Thiago Silva ishte vendimtar në fitoren 2-0 të skuadrës së tij ndaj Bahias. Pas ndeshjes, braziliani foli për atë që do të ndodhë pasi të skadojë kontrata e tij në qershor 2026.
    “U thashë atyre në fillim të ndeshjes se, çfarëdo që të ndodhë, ne do të japim gjithçka. Nuk e dija se do të ishte kaq e mrekullueshme për mua”, tha ish-mbrojtësi i Milan, Chelsea e PSG.
    “Ishte një moment shumë i veçantë dhe jam i lumtur që kam mundur të kontribuoj në një farë mënyre. E bëra kundër Gremios vitin e kaluar në Libertadores dhe e përsëris tani”, shtoi Thiago Silva.
    “Nuk dua të ndalem këtu. Dua të shkoj në dhjetor dhe të fitoj titullin, sepse praktikisht do të jetë i fundit i karrierës sime…“, tha legjenda braziliane.

  • Verstappen: Ndoshta nuk fitoj më një titull tjetër në F1, por s’dua të bëhem një klloun

    Verstappen: Ndoshta nuk fitoj më një titull tjetër në F1, por s’dua të bëhem një klloun

    Pas katër sezonesh si mbret i Formula 1, Max Verstappen po përgatitet t’i thotë lamtumirë “numrit 1” në njëvendëshen e tij në fund të një sezoni të dominuar nga McLaren. Piloti i Red Bull është i treti në renditjen e pilotëve dhe do të duhet të mbajë pas George Russell për të qëndruar në podiumin e kampionatit në fund të sezonit.
    Holandezi ka fituar dy gara në vitin 2025 (Suzuka dhe Imola), por nuk duket se ka më potencialin për të sfiduar për një tjetër fitore. Në një intervistë, Verstappen përsëriti se ka shumë projekte garash jashtë këtij sporti.
    “Jam shumë i lumtur dhe krenar për atë që kam arritur deri më tani. Mendoj se kjo është tashmë më shumë se sa kisha ëndërruar ndonjëherë kur fillova të garoj. Ndoshta nuk do të fitoj kurrë një kampionat tjetër. Kjo është diçka që mund të ndodhë, por nuk mendoj shumë për këtë”, tha Verstappen.
    “Kam shumë projekte që lidhen me garat, por nuk mendoj se kjo kërkon domosdoshmërisht përfshirjen time 100% në pistë në të ardhmen“, shtoi ai, duke iu referuar karrierës së tij si menaxher i ekipit, e cila ka filluar tashmë në GTËC.
    “Është thelbësore të organizosh gjithçka sa më mirë të jetë e mundur. Do të doja të garoja përsëri pasi të dal në pension nga Formula 1, por në të vërtetë nuk më shqetëson aspekti i menaxhimit”, tha holandezi.
    Në fund, ai tha: “Është bukur të shohësh pilotë të tjerë që garojnë në makinën tënde. Vazhdimi në F1 do të varet nga sa i shpejtë jam, sepse në një moment të caktuar bëhesh më i ngadalshëm me moshën. Ndoshta është më mirë t’u lë vend pilotëve më të rinj, nuk dua të dukem si klloun“.