Tag: fitoi

  • Fantastike!!! Mundësi Chermen Valiev shpallet kampion Europe në peshën 74kg në stilin e lirë

    Fantastike!!! Mundësi Chermen Valiev shpallet kampion Europe në peshën 74kg në stilin e lirë

    9 Prill 2025

    19:17

    Telesport

    Mundësi shqiptar Chermen Valiev është shpallur sot pasdite kampion i Europës në peshën 74kg të stilit të lirë, në Kampionatin Europian që po zhvillohet në Bratislavë të Sllovakisë.
    Në finalen ndaj rusit Zaurbek Sidakov, mundësi kuqezi fitoi 4-2 pas një sfidë të ekuilibruar e me shumë emocione. Madje gjithçka u vendos pas rishikimit të pamjeve, që i dhanë suksesin mundësit shqiptar.
    Një rezultat i shkëlqyer i Valiev, sportisti që i dha Shqipërisë vjet në Paris medaljen e parë olimpike. Këtë herë, ai shkon deri në fund, duke marrë medaljen e artë, një tjetër rezultat i jashtëzakonshëm për të dhe mundjen shqiptare.
    Në sfidat e mëparshme në këtë Europian, Valiev fitoi fillimisht 10-0 ndaj bullgarit Ramazan Ramazanov (çerekfinale), duke u kualifikuar në gjysmëfinale, ku fitoi 6-0 ndaj azerit Aghanazar Novruzov.

  • KATEGORIA E DYTË | Luftëtari shpallet kampion dhe kthehet në Kategorinë e Parë, vendos golavarazhi. Iliria-Luzi, nesër vendoset (RENDITJET)

    KATEGORIA E DYTË | Luftëtari shpallet kampion dhe kthehet në Kategorinë e Parë, vendos golavarazhi. Iliria-Luzi, nesër vendoset (RENDITJET)

    Një emër i madh i futbollit shqiptar, Luftëtari i Gjirokastrës, ka siguruar ngjitjen në Kategorinë e Parë duke lënë kështu Kategorinë e Dytë pas një sezoni ku ka qenë një betejë dhe rivalitet i fortë me Orikun në grupin B. Edhe pse me pikë të barabarta me ekipin e qarkut të Vlorës, megjithatë, bluzinjtë e Gjirokastrës kanë në golaverazh më të mirë se rivali i tyre direkt. Oriku keshtu qe do te  duhet te provoje mes playoff-it ngjitjen qe do te jete nje rruge e gjate sigurisht.
    Në fakt, edhe java e fundit pati goleada teksa u shënuan 20 gola në 3 ndeshjet që u zhvilluan ditën e sotme. Luftëtari mundi Shkumbinin 6-1 kurse Oriku fitoi në fushën e Memaliaj me rezultatin 0-7 por nuk i mjaftoi kjo. Edhe skuadra e Tomorit fitoi ne Maliq me rezultatin 5-1.
    GRUPI B | JAVA 22
    MEMALIAJ 0-7 ORIKU
    32′, 44′ Dalanaj, 35′ Llojaj, 59′ Alinani, 68′ Kamberaj
    LUFTËTARI 6-1 SHKUMBINI
    17′ Mërkuri, 20′, 24′ Mirani, 34′ Ziaj – 41′ Muzhaqi
    MALIQI 1-5 TOMORI
    70′ Kame – 17′(ag) Bregu, 18′, 47′ Oulare, 41′ Saraçi, 52′ Nigene

     
    Sakaq, në Grupin A, i cili ka dhe 1 javë deri në fund, u zhvilluan 3 ndeshje, teksa Beselidhja fitoi 2-0 ndaj Gramshit, kurse Veleciku mposhti Albanët 3-1 dhe Tërbuni mori 3 pike ndaj Murlanit. Por, lufta per kreun mes Ilirise dhe Luzit 2008 do te vendoset diten e diele, duke qene se Iliria qe kryeson do te luaje ndaj Adriatikut kurse Luzi ndaj Naftetarit.
    GRUPI A | JAVA 22
    BESËLIDHJA 2-0 GRAMSHI
    3′ Dibra, 79′ Alcani
    VELEÇIKU 3-1 ALBANËT
    3′ Shekaj, 44′ Banushaj, 57′ Smakaj
    TËRBUNI 2-1 MURLANI
    46′ Hasaj – 45′ Lushi

  • “Të ndezim mediat sociale, kështu fitoi edhe Donald Trump”, Berisha: Shkarkoni VPN për “TikTok”, krahu tjetër është…

    “Të ndezim mediat sociale, kështu fitoi edhe Donald Trump”, Berisha: Shkarkoni VPN për “TikTok”, krahu tjetër është…

    Në takimin me kandidatët e Qarkut të Tiranës, kreu i PD-së, Sali Berisha, u ka bërë thirrje të gjithëve që të jenë më aktivë në rrjetet sociale. Sipas tij, ishin rrjetet sociale ato që i dhanë fitoren edhe Donald Trump.
    “Ju të gjithë jeni njerëz mediatikë, por problemi është se mediat nuk i kemi me vete, kjo është e vërteta. Mediat janë në masën më të madhe të kontrolluara nga qeveria.
    Qeveria jo vetëm që në tërësi ua dikton politikat editoriale, por qeveria për fat të keq u dikton edhe tematikat se si të vrasin kohën nëpër studio dhe të mos merren me thelbin. Po ta vini re ju, kohën më të pakët që të japin në studio, është koha për programin.
    Po ne programin kemi, ne aty shkojmë për programin se jemi në fushatë. Atëherë çfarë na mbetet ne? Na mbeten mediat sociale. Ju të gjithë keni mediat sociale dhe ju do bëni gjithçka t’i përdorni ato në shkallën më maksimale.
     

     
    Dhe kur i përdorni vetë, u kërkoni të gjithë bashkëpunëtorëve tuaj të bëjnë share, t’i postojnë. Me një fjalë, le t’i ndezim ne mediat sociale si asnjëherë tjetër.

    Në vitin 2016, Donald Trump fitoi nga mediat sociale. Është shumë e njohur kjo. Ai fitoi se nuk i kishte mediat me vete, megjithëse vetë ka qenë në shoubiz, ka pasur program, por prapë mediat i kontrollonte tjetër kush. Përdori shumë mediat sociale.
    Ne të kombinojmë këto faktorë, mediat sociale dhe takimin, të dyja në krahasim me krahun tjetër që është një krah mëkatar, i përçarë, që duhet t’i nxjerrin sytë njëri-tjetrit. Ndaj dhe të bëjmë ç’është e mundur për përdorimin maksimal. Shkarkoni VPN-të për TikTokun, mos e injoroni. Pse u them unë mos e injoroni? Se TikToku e tmerroi atë.
    E tmerroi saqë e ka dërguar deri në atë shkallë sa ndërhyn për persona të veçantë dhe ua fshin llogarinë. Por këto janë akte dëshpëruese të tij.
    Prandaj mundësisht krahas FB dhe IG, kthehuni tek VPN dhe shpresoj që të funksionojë TikToku në telefonat tuaj. Ky ka kryer një krim madhor, ka vënë aparatura të kontrollit të plotë të internetit. Është kthyer biri i të atit.
    Në një mani të papërmbajtur për të kontrolluar fjalën e lirë dhe mendimet e shqiptarëve. Por, natyrisht këto nuk janë pengesa për ne, këto janë nxitje për t’u përkushtuar shumë më tepër se gjer sot rrjeteve sociale” – deklaroi Berisha.

  • Vdekja “grushton” George Foreman

    Vdekja “grushton” George Foreman

    Dy herë kampioni botëror i boksit në peshat e rënda dhe fituesi i medaljes së artë olimpike George Foreman vdiq të premten në moshën 76-vjeçare, njoftoi familja e tij.
    I njohur si për goditjen e tij të frikshme në ring, ashtu edhe për përulësinë e tij jashtë saj, Foreman vdiq i qetë, i rrethuar nga anëtarët e familjes.
    I lindur dhe i rritur në një pjesë të varfër të Hjustonit, George Foreman u ngrit nga fillimet modeste për t’u bërë një nga emrat më të respektuar në historinë e sportit.
    Ai fitoi vëmendjen kombëtare duke fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike të vitit 1968 në Mexico City. Ai përfundoi tre nga katër ndeshjet e tij olimpike me nokaut.
    Ai u bë profesionist një vit më vonë dhe dominoi sportin për pesë vitet e ardhshme. Ai fitoi 40 ndeshjet e tij të para.
    Ai fitoi titullin kampion botëror në peshën e rëndë në vitin 1973 me një fitore të famshme ndaj Joe Frazier, të cilin e eliminoi në raundin e dytë.
    Më pas ai mbrojti me sukses titullin në dy ndeshje, por në të tretën e priste Mohammed Ali.
    Ndaluar nga Mohammed Ali
    Në klasikun që do të bëhej i njohur si “Rumble in the Jungle” në Kinshasa në 1974, Foreman ishte një favorit i madh, por Ali, duke përdorur taktikën e tij tashmë të famshme “litar-a-dope” (varur në litarë për të thithur goditjet), e veshi atë dhe e rrëzoi në raundin e tetë.
    Më pas Foreman iu kthye fesë, doli në pension, u bë prift dhe hapi një qendër rinore në Hjuston.

    Ai iu kthye boksit një dekadë më vonë dhe, në një nga rikthimet më të famshme në skenën sportive, në moshën 45-vjeçare u bë kampioni më i vjetër i botës në histori me një fitore ndaj Michael Moorer në 1994.

    Ai pati 81 ndeshje profesionale në karrierën e tij dhe fitoi 76 prej tyre, 68 prej të cilave me nokaut.
    Sado i respektuar si një luftëtar, ishte karriera sipërmarrëse e Foreman-it pas boksit që e ktheu atë në një emër të njohur. Grilat e tij elektrike, George Foreman Grill, kanë shitur më shumë se 100 milionë njësi.
    Ai e pasuroi perandorinë e tij të biznesit duke shkruar disa libra, duke filmuar reklama dhe duke mbajtur fjalime motivuese.
    Në vitin 2023, jeta e tij e jashtëzakonshme u përshkrua në filmin biografik “Big George Foreman”, i cili tregon ngritjen, rënien dhe rilindjen e tij shpirtërore.
     “Një humanitar, olimpik dhe dy herë kampion bote në peshat e rënda, ai respektohej thellësisht si një forcë për të mirën, një njeri me disiplinë dhe bindje”, ka postuar familja e tij në Instagram. /tesheshi.com/

  • Të ardhurat e çmendura të CEO-s së VW dhe Porsche

    Të ardhurat e çmendura të CEO-s së VW dhe Porsche

    CEO i Volkswagen dhe Porsche, Oliver Blume, fitoi më shumë vitin e kaluar, pavarësisht se hoqi dorë nga një pjesë e pagës së tij. Me kontribute pensioni dhe shpërblime për disa vite në vitin 2024, ai mori gati 10.35 milionë euro.
    Kjo është 6.5 për qind më shumë se një vit më parë, kur fitoi 9.7 milionë euro, sipas raportit të biznesit të koncernit. Paga totale përbëhet nga të ardhurat nga VW dhe filiali i saj Porsche. Blume drejton të dyja kompanitë.
    Pjesa variabile e pagës në VW ishte gjithashtu pak më e ulët se më parë. Megjithatë, në të njëjtën kohë, paga e Blume në Porsche u rrit.
    Në total, nëntë anëtarët e ekipit drejtues të koncernit fituan së bashku rreth 40 milionë euro. Në vitet e ardhshme planifikohen shkurtime më të mëdha.
    Gjatë këtij viti dhe të ardhshëm, anëtarët e bordit po heqin dorë nga 11 për qind e të ardhurave të tyre totale. Me paga të pandryshuara, kjo do të thotë kursime për koncernin prej më shumë se katër milionë euro në vit.
    Pas kësaj, shkurtimet do të hiqen gradualisht, raporton dpa. /tesheshi.com/

  • Thrilleri i Vatikanit “Conclave”, triumf në BAFTA

    Thrilleri i Vatikanit “Conclave”, triumf në BAFTA

    Thrilleri i Vatikanit “Conclave” i regjisorit gjerman Edward Berger fitoi çmimin për filmin më të mirë në 78-të çmime të Akademisë Britanike të Arteve të Filmit dhe Televizionit (BAFTA) në Londër.
    Filmat që konkurruan për atë kategori ishin “Total Stranger”, “Anora”, “The Brutalist” dhe “Emilija Perez”.
    Amerikani Brady Corbet fitoi çmimin për regjisorin më të mirë për filmin “The Brutalist”, një histori tre-orëshe për një arkitekt që i mbijetoi Holokaustit, të luajtur nga Adrien Brody.
    Brody fitoi çmimin për aktorin më të mirë, dhe BAFTA për aktoren më të mirë shkoi për aktoren Mickey Madison për rolin e saj në filmin “Anora”.
    Muzikali francez “Emilia Perez”, i cili ishte një nga favoritët, fitoi dy çmime – për filmin më të mirë të huaj dhe për aktoren më të mirë dytësore, që shkoi për aktoren Zoe Saldana.
    Çmimet BAFTA, si dhe Çmimet e Shoqatës së Prodhuesve të Amerikës (PGA), Çmimet e Shoqatës së Regjisorëve të Amerikës (DGA) dhe Çmimet Golden Globe, janë shpesh tregues të besueshëm se kush mund të fitojë çmimet prestigjioze amerikane Oscar, të cilat do të jepen këtë vit më 3 mars në Los Angeles.
    BAFTA u themelua në vitin 1947 si Akademia Britanike e Filmit. Themeluesit e saj ishin shumë artistë të famshëm të filmit. Qëllimi i organizatës ishte të forconte industrinë e filmit, e cila ishte dobësuar pas Luftës së Dytë Botërore.
    Në vitin 1958, Akademia u bashkua me Guildin e Producentëve dhe Regjisorëve të Televizionit dhe në 1976 më në fund u bë BAFTA, Akademia Britanike e Arteve të Filmit dhe Televizionit. /tesheshi.com/

  • Drama për punëtoret e seksit, “Anora”, triumfon në Oscars me pesë çmime

    “Anora”, historia e një punëtoreje seksi nga Nju Jorku së cilit i jepet një mundësi për të nisur një jetë të re kur martohet papritur me një klient të pasur rus, fitoi pesë çmime Oscar, përfshirë edhe çmimin prestigjioz për filmin më të mirë të vitit.
     
    Përveç filmit më të mirë, Sean Baker fitoi çmimet për regjisorin më të mirë, skenarin origjinal dhe montazhin, duke barazuar rekordin për numrin më të madh të Oscarëve të fituar nga një individ në një vit të vetëm me Walt Disneyn, i cili kishte fituar për katër filma të ndryshëm në vitin 1954.
     
    Ylli 25-vjeçar i filmit, Mikey Madison, u shpall aktorja më e mirë.
     
    “Anora” u realizua me një buxhet prej gjashtë milionë dollarësh, një shumë fare e vogël për standardet e Hollywoodit. Ajo doli fituese në një garë të paparashikueshme për çmimin e filmit më të mirë, ku konkurronin gjithashtu thrilleri me temë papale “Conclave”, historia e emigrantëve hebrenj “The Brutalist”, dhe superproduksioni muzikor “Wicked”.
     
    “Nëse po përpiqeni të bëni filma të pavarur, ju lutem vazhdoni. Na duhen më shumë. Kjo është dëshmia”, tha Baker, një regjisor i njohur për realizimin e filmave të vegjël për aktorë të pornos, punonjëse seksi transgjinore dhe njerëz të tjerë nga grupe të margjinalizuara.toi garën kundër Demi Moore, e cila ishte favoritja për çmimin e aktores më të mirë për rolin e saj.
    “Unë u rrita në Los Anxhelos, por Hollyëoodi gjithmonë më dukej kaq larg”, tha Madison në skenë. “Të jem këtu sot është vërtet e pabesueshme”.
     
    Ajo gjithashtu shprehu mirënjohjen dhe mbështetjen e saj për komunitetin e punëtoreve të seksit, duke thënë “unë do të vazhdoj të jem një aleate”.
     
    “Anora”, e shpërndarë nga kompania e pavarur Neon, ka gjeneruar 40 milionë dollarë në arkat kinematografike globale. “Wicked” ka arkëtuar 728 milionë dollarë.
     
    Adrien Brody fiton çmimin për aktorin më të mirë
    Adrien Brody fitoi Oscarin e tij të dytë për aktorin më të mirë për rolin e një arkitekti emigranti hebre që ndjek ëndrrën amerikane në “The Brutalist”. Aktori 51-vjeçar nga Nju Jorku kishte fituar më parë për “The Pianist”, kur në moshën 29-vjeçare u bë fituesi më i ri ndonjëherë i këtij çmimi.
     
    “Aktrimi është një profesion shumë i brishtë”, tha Brody. “Nuk ka rëndësi ku ndodhesh në karrierën tënde, gjithçka mund të zhduket. Mendoj se kjo e bën këtë moment edhe më të veçantë”.
     
    Zoe Saldana u shpall aktorja më e mirë në rol dytësor për rolin e saj si ndërmjetësja e një bosi të drogës meksikan në “Emilia Perez”, një film në gjuhën spanjolle i shpërndarë nga Netflix.
     
    Filmi, i cili fitoi gjithashtu çmimin për këngën më të mirë origjinale me “El Mal”, ishte një nga favoritët për filmin më të mirë në fillim të vitit. Por, shanset e tij u zvogëluan kur dolën në dritë postime të papërshtatshme në rrjete sociale nga aktorja kryesore, Karla Sofia Gascon.
     
    Gascon, transgjinorja e parë e nominuar për një Oscar ndonjëherë, u tërhoq nga aktivitetet promovuese, por mori pjesë në ceremoninë e së dielës.
     
    Kieran Culkin mori çmimin për aktorin më të mirë në rol dytësor për interpretimin e njërit prej dy kushërinjve që udhëtojnë në Poloni për të studiuar rrënjët e familjes së tyre në filmin “A Real Pain