Tag: fitër

  • Kremtohet Fitër Bajrami, mijëra besimtarë u falën në ‘Sheshin Skënderbej’! Kreu i KMSH: Qoftë burim dashurie dhe uniteti!

    Kremtohet Fitër Bajrami, mijëra besimtarë u falën në ‘Sheshin Skënderbej’! Kreu i KMSH: Qoftë burim dashurie dhe uniteti!

    Pas një muaji agjërimi dhe sakrifice, besimtarët myslimanë në Shqipëri festojnë sot (30 mars) Fitër Bajramin.

    Në Tiranë, mijëra besimtarë u mblodhën në “Sheshin Skënderbej” për faljen e Bajramit, organizuar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë (KMSH). Ceremonia nisi në 06:45 me leximin e Kuranit dhe ligjëratën, ndërsa pritjet tradicionale në selinë e KMSH-së do të zhvillohen nga 09:00 deri në 12:00.

    Kreu i KMSH-së uroi besimtarët, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit dhe ndihmës për ata në nevojë.

    “Le të jetë Fitër Bajrami një moment vetëdijësimi për dinjitetin dhe vlerat njerëzore. Qoftë kjo festë burim mirësie, dashurie dhe uniteti për të gjithë,” u shpreh ai.

    Presidenti Bajram Begaj e cilësoi Bajramin si “festën e gëzimit, paqtimit të shpirtit dhe shpresës në mëshirën e Zotit”.
    Ndërkohë, Kryeministri Edi Rama falënderoi besimtarët për përkushtimin e tyre gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, duke uruar që “Zoti t’ju pranoftë lutjet dhe t’ju shpërblejë për sakrificat”.

  • Vizitë në selinë e Komunitetit Mysliman në Tiranë, Kryepeshkopi Joan uron Fitër Bajramin: Bashkëjetesa ndërfetare, pasuri që duhet ruajtur

    Vizitë në selinë e Komunitetit Mysliman në Tiranë, Kryepeshkopi Joan uron Fitër Bajramin: Bashkëjetesa ndërfetare, pasuri që duhet ruajtur

    Kryepeshkopi Joan Pelushi ka uruar besimtarët myslimanë të Shqipërisë me rastin e Fitër Bajramit

    Ai vizitoi sot selinë e Komunitetit Mysliman në Tiranë, me rastin e Fitër Bajramit, ku u mirëprit nga Kryetari i këtij komuniteti, Bujar Spahiu.
    Ndër të tjera, gjatë vizitës së tij, Kryepeshkopi Joan theksoi rëndësinë e bashkëjetesës ndërfetare në vendin tonë, si një nga pasuritë më të mëdha që kemi, shembullin e të cilës mund ta përçojmë edhe jashtë kufijve tanë.
    “Si çdo pasuri, duhet të kujdesemi për të siç janë kujdesur paraardhësit tanë, drejtuesit e mëparshëm të komuniteteve fetare. Kështu kemi edhe ne përgjegjësi që t’ia trashëgojmë atë brezave që do të vijnë. Për këtë nuk mjafton vetëm puna e klerikëve të secilit komunitet, por të gjithë duhet të japin kontributin e tyre”, shtoi ai.
    Gjatë vizitës së Kryepiskopit, i pranishëm ishte edhe Mons. Arjan Dodaj, kreu i Arqidioqezës së Tiranës dhe Durrësit të Komunitetit Katolik. Takimi u zhvillua në klimë mjaft miqësore.

    Top Channel

  • Urimet për festën e Fitër Bajramit, Presidenti dhe liderët politikë: Muslimanët faktor në ruajtjen e farmonisë fetare

    Urimet për festën e Fitër Bajramit, Presidenti dhe liderët politikë: Muslimanët faktor në ruajtjen e farmonisë fetare

    Krerët e shtetit shqiptar dhe drejtuesit e forcave politike kanë uruar sot besimtarët muslimanë për festën e Fitër Bajramit.
    Presidenti Bajram Begaj ishte sot në Xhaminë e Madhe të Tiranës, në selinë e Komunitetit Musliman dhe atij Bektashi, për të uruar besimtarët në këtë ditë të rëndesishme.
    Ndërsa kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali vlerësoi rolin e komunitetit musliman  si faktor për bashkëjetesën, tolerancën dhe harmoninë mes besimeve fetare në Shqipëri.

    Edhe kryeministri Edi Rama uroi besimtarët për festën e Fitër Bajramit.
    Ndërkaq, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, pas vizitës në komunitetin musliman, premtoi se do të garantohet me ligj që ditën e premte një orë të jetë pushim, në mënyrë që besimtarët të mos kenë asnjë pengesë për t’u falur në xhami./vizionplus.tv

  • Palestinezët në Gazë e shënojnë Bajramin me mungesë ushqimi dhe me një luftë të pambarim

    Myslimanët palestinezë marrin pjesë në namazin e Fitër Bajramit në Xhabalia, në veri të Rripit të Gazës, 30 mars.
    Palestinezët në Rripin e Gazës nuk kishin shumë për të festuar të dielën, kur nisi shënimi i festës treditore të Fitër Bajramit, pasi furnizimet me ushqim janë duke iu pakësuar me shpejtësi, ndërsa luftës mes Izraelit dhe Hamasit nuk po i shihet fundi.
    Hamasi, grup militant palestinez, është i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

    Shumë njerëz e falën namazin e Bajramit jashtë xhamive të shkatërruara të dielën.
    Fitër Bajrami shënon fundin e muajit të agjërimit të Ramazanit dhe duhet të jetë një ngjarje e gëzueshme, kur familjet mblidhen për festa dhe blejnë rroba të reja për fëmijët – por shumica e 2 milionë palestinezëve në Gazë po përpiqen thjesht të mbijetojnë.
    “Është Bajrami i Trishtimit”, tha Adel al-Shaer pasi mori pjesë në faljen e Bajramit në natyrë në qytetin qendror të Deir al-Balah.
    “Humbëm të dashurit tanë, fëmijët tanë, jetën tonë dhe të ardhmen tonë. Humbëm studentët tanë, shkollat dhe institucionet tona. Humbëm gjithçka”, tha ai.
    Ai tha mes lotësh se 20 anëtarë të familjes së tij të zgjeruar janë vrarë nga sulmet izraelite, përfshirë katër nipër të tij të vegjël vetëm disa ditë më parë.
    Izraeli i dha fund armëpushimit me Hamasin dhe e rifilloi luftën në fillim të marsit, pasi grupi militant nuk i pranoi ndryshime në marrëveshjen e arritur në janar.
    Sulmet izraelite kanë vrarë qindra palestinezë, dhe Izraeli nuk ka lejuar hyrjen e ushqimit, karburantit apo ndihmës humanitare për katër javë.
    “Ka vrasje, zhvendosje, uri dhe një rrethim”, tha Saed al-Kourd, një tjetër besimtar.
    “Ne dalim për të kryer ritualet e Zotit vetëm sa për t’i gëzuar fëmijët, por në lidhje gëzimin për Bajram? Nuk ka Bajram”, shtoi ai.
    Lufta filloi kur militantët e udhëhequr nga Hamasi sulmuan Izraelin më 7 tetor 2023, duke i vrarë rreth 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe duke i rrëmbyer 251 pengje.
    Hamasi ende po mban 59 pengje – 24 prej të cilëve besohet se janë ende gjallë – pasi shumica e të tjerëve u liruan përmes armëpushimeve apo marrëveshjeve të mëparshme.
    Bombardimet dhe sulmet tokësore të Izraelit kanë vrarë mbi 50.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, e cila nuk bën dallim mes civilëve dhe luftëtarëve në statistikat e saj.
    Izraeli thotë se i ka vrarë rreth 20.000 militantë, pa dhënë prova për këtë.
    Lufta e Izraelit ka shkatërruar pjesë të mëdha të Gazës dhe, në kulmin e tyre, e ka detyruar rreth 90% të popullsisë të zhvendoset brenda vendit, në raste disa herë. REL

  • Princ Leka uron: Gëzuar Fitër Bajramin! Harmoni, Paqe dhe Solidaritet!

    Princ Leka uron: Gëzuar Fitër Bajramin! Harmoni, Paqe dhe Solidaritet!

    Përmes një fotogalerie të publikuar në Facebook, Princi Leka ka përcjellë një urim për gjithë besimtarët për Fitëtr Bajramin!
    Me nder dhe kënaqësi mora pjesë në pritjen e Fitër Bajramit, të organizuar nga Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu. Ky takim ishte një moment i rëndësishëm reflektimi dhe bashkëbisedimi mbi vlerat e besimit, paqes dhe solidaritetit.

    Ishte një kënaqësi e veçantë të bashkohesha në këtë pritje me Allison Dyess, Zv. Kryeshefen e Ambasadës së SHBA-së, Kryepeshkopin e Tiranës, Arian Dodaj, si dhe Kryepeshkopin e sapoemëruar të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Joan Pelushi. Ky prani e përbashkët ishte një dëshmi e fortë e harmonisë dhe respektit mes komuniteteve fetare në Shqipëri.Në këtë ditë të shënuar, uroj që Fitër Bajrami të sjellë mbarësi, lumturi dhe begati për të gjithë besimtarët myslimanë dhe mbarë shoqërinë shqiptare. Le të vijojmë të ruajmë dhe të forcojmë harmoninë fetare, një pasuri e çmuar që na bashkon dhe na bën më të fortë si komb.

  • Presidenti Begaj uron Fitër Bajramin: Të jemi të bashkuar në shërbim të interesit kombëtar

    Presidenti Begaj uron Fitër Bajramin: Të jemi të bashkuar në shërbim të interesit kombëtar

    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Fiter Bajramit.
    Në një deklaratë për mediat nga Komuniteti Mysliman Shqiptar, në Tiranë, Begaj tha se, “dita e sotme është një ditë mirësie dhe solidariteti”.
    “Gëzuar Fitër Bajramin, qoftë kjo ditë e shënuar, një ditë solidariteti dhe një ditë mirësie për të gjithë shqiptarët. Fjalët e kuranit dhe  të urtit profetit Muhamed le të shërbejnë për çdo shqiptar si shembull frymëzimi në jetën e përditshme”, u shpreh Begaj.
    “Ti shtrijmë dorën njëri tjetrit, të ndihmojmë të pamundurit dhe të jemi të bashkuar në shërbim të interesit tonë madhor, në shërbim të interesit të harmonisë fetare të dialogut ndër fetar dhe të interesit kombëtar”, tha Bajram Begaj.

  • Fiter Bajrami! Besimtarët myslimanë mbyllin muajin e Ramazanit, falin namazin në sheshin “Skënderbej

    Fiter Bajrami! Besimtarët myslimanë mbyllin muajin e Ramazanit, falin namazin në sheshin “Skënderbej

    Fiter Bajrami! Besimtarët myslimanë mbyllin muajin e Ramazanit, falin namazin në sheshin “Skënderbej

    Besimtarët mysliman festojnë këtë të diel Fiter Bajramin, duke përmbyllur muajin e madhërishëm të Ramazanit.

    Faljen e namazit e kryen në sheshin “Skënderbej”, ndërsa mesazhet që u përcollën nga përfaqësuesit më të lartë të këtij komuniteti ishin bashkëjetesa fetare, uniteti kombëtar dhe familja e shëndetshme.

    Edhe këtë vit, besimtarët kanë falur namazin e Fiter Bajramit në sheshin “Skënderbej”.

    Për ta kjo është një nga festat më të rëndësishme, që në fokus, ndër të tjera ka bamirësinë..

    Si të rriturit dhe fëmijët e dinë dhe e përciellin më së miri rëndësinë e kësaj dite, ndërsa mes të vegjëlve nuk mungojnë as ata qe kanë agjëruar.

    Këtë vit, i pranishëm në faljen e namazit ishte sekretari i përgjithshëm i Ligës Botërore islame Muhamed Abdulkerim El-Isa, i cili ishte dhe prijës i faljes së namazit. Në fjalën e tij për mediet ai vlerësoi bashkëjetesën fetare në Shqipëri si një shembull që duhet marrë nga të gjithë për të shuar konfliktet në botë.

    Ndërsa kreu I Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu, duke uruar të gjithë besimtarët, e vuri theksin te uniteti kombëtar dhe ruajtja e një familje të shëndetshme, për një shoqëri më të mirë.

    Pas faljes së namazit, besimtarët u larguan për në shtëpitë e tyre, për tu bërë gati për drekën e Fiter Bajramit

  • Drejtuesi Politik i PD Vlorë bashkë me kandidatët, uron Fitër Bajramin

    Drejtuesi Politik i PD Vlorë bashkë me kandidatët, uron Fitër Bajramin

    Drejtuesi politik Bujar Leskaj bashkohet në urimet për këtë festë të shenjtë dhe uroi të gjithë besimtarët myslimanë, gëzuar Fitër Bajramin!

    “Fitër Bajrami është një festë që simbolizon devotshmërinë, solidaritetin dhe mirësinë. Pas sakrificës, vjen lehtësimi. Uroj që Zoti t’i ketë pranuar lutjet tuaja gjatë këtij muaji të shenjtë!”

    “Gjithashtu, Leskaj përcjell mesazhin në një kohë kur ndarjet mes njerëzve shtohen dhe urrejtja gjen strehë në zemrat e dobëta, Bajrami na kujton unitetin, mëshirën dhe drejtësinë”.

    “Kjo ditë nuk është vetëm një festë, por një mesazh: Ne jemi një komb, ne jemi një familje”. “Dhe një familje nuk e braktis njëri-tjetrin”m tha Leskaj.

  • Fitër Bajrami, kreu i Ligës Botërore të Islamit: Shqipëria, shembull për tolerancën dhe bashkëjetesën fetare

    Fitër Bajrami, kreu i Ligës Botërore të Islamit: Shqipëria, shembull për tolerancën dhe bashkëjetesën fetare

    Pas një muaji agjërimi dhe sakrifice, besimtarët myslimanë në Shqipëri festojnë sot Fitër Bajramin.
    Në Tiranë, mijëra besimtarë u mblodhën në “Sheshin Skënderbej” për faljen e Bajramit, organizuar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë (KMSH).

    Me besimtarët myslimanë shqiptarë, ishte dhe Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Botërore të Islamit, Dr. Muhamed Bin Abdulkerim El-Isa i shoqëruar edhe nga kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu.
    “Sot festojmë Fitër Bajramin, të sjellë mirësi dhe begati në shtëpitë tona në Shqipëri, paqe dhe begati në mbarë njerëzimin. Kjo ditë sot na gjen me zemra të mbushura dhe sakrifica jonë është pranuar. Jetojmë në një epokë ku vlerat e familjes po lëkunden dhe njeriu matet me atë që ka. Kjo ditë është një urë mes asaj që kemi mësuar në Ramazan dhe atë që do të bëjmë pas tij. Bajrami na kujton unitetin, mëshirën dhe drejtësinë, ne jemi një komb”, tha Spahiu.
    Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Botërore Islame Muhamed Bin Abdulkerim El-Isa, vuri në dukje vlerat e tolerancës dhe bashkëjetesës ndërfetare në Shqipëri, si një shembull që duhet ndjekur nga e gjitha bota.
    “Rikujtimi i faktit se shoqëria shqiptare, se populli shqiptar, ndan apo jeton një tolerancë dhe bashkëjetesë fetare që është për t’u lavdëruar në mbarë botën. Këto burojnë nga vlerat, nga morali që ky popull ka manifestuar brez pas brezi dhe ka arritur t’i përçojë edhe te brezat e sotshëm”, tha ai.
    “Sot e dimë shumë mirë se kemi konflikte në të katër anët e botës, që herë pas here burojnë nga divergjenca apo mendime të ndryshme, qasjeve të ndryshme që mund të jenë fetare, kulturore, politike dhe të tjera. Ndaj bota ka nevojë që të ndjekë shembullin e mrekullueshëm që jep shoqëria shqiptare nëpërmjet vlerave të saj, bashkëjetesës dhe tolerancës ndërfetare. Vlerat që përmendëm, vlerat e bashkëjetesës, neve në mbarë botën, si bashkë-besimtarë të vëllezërve dhe motrave shqiptarë, na bëjnë të lumtur, të gëzuar dhe mundohemi që t’i promovojmë ato. Mundohemi t’i reklamojmë ato kudo jemi. Prandaj kam edhe një thirrje së fundmi, që këto vlera të mrekullueshme që ju keni dhe manifestoni me shoqërinë tuaj, të bëjmë të pamundurën, që të përhapen edhe te brezat dhe brezi i ri, në mënyrë që edhe ai të ecë në hapat e brezave të mëparshëm.
    Ta dini që gjithashtu udhëheqja që keni, përsa i përket vlerave dhe shumëllojshmërisë, bashkëjetesës fetare, është udhëheqje pothuajse e përkryer, e mrekullueshme, që ofron maksimumin e shërbimit të saj, që këto vlera të transmetohen, promovohen dhe konservohen te brezat e rinj”, u shpreh Muhamed Bin Abdulkerim El-Isa.

  • Festa nga Meka në rrënojat e Gazës! Bota kremton Bajramin, në Palestinë falja kryhet nën frikën e luftës

    Festa nga Meka në rrënojat e Gazës! Bota kremton Bajramin, në Palestinë falja kryhet nën frikën e luftës

    Besimtarët musliman në të gjithë botën festojnë sot Fitër Bajramin.

    Pamjet nga xhamia e madhe në Mekë, kryeqendra e besimtarëve muslimanë u transmetuan në të gjithë botën.

    Festimet që shënojnë fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit nisën në Arabinë Saudite për të vazhduar në Evropë dhe disa shtete të tjera arabe të Gjirit, përfshirë Emiratetet e Bashkuara dhe Katarin.

    Ndërsa vende të tjera si Irani, Omani, Egjipti apo Jordania do të nisin festimet të hënën sipas kalendarit hënor musliman.

    Në të gjithë botën islame, festimet e Ramazanit këtë vit u lanë në hije nga rifillimi i goditjeve ushtarake të Izraelit në Gaza.

    Ndryshe nga e gjithë bota besimtarët në Gaza nuk kishin shumë për të festuar.

    Disa pamje treguan palestinezët të falnin namazin e Fitër Bajramit mes një grumbulli me rrënoja. Të tjera u panë përpara xhamive të shkatërruara nga bombardimet.

    Palestinezët marrin pjesë në namazin e Fitër Bajramit në Deir al-Balah, në Rripin e Gazës

    Ndërkohë, zyrtarë të lartë të vendeve muslimane dërguan urime me mesazhe bashkimi solidariteti dhe paqe./vizionplus.tv