Seno Fishta, një podcaster i njohur në Shqipëri ishte i ftuar në emisionin “Mega Sport” që transmetohet në “A2 CNN”. Ai ka folur sa i përket situatës së Vllaznisë dhe Tiranës, me shkodranët që sipas Senos kanë mundësinë jo vetëm për të fituar titullin, por për ta siguruar që tani me një diferencë të madhe pikësh.
“Këtë vit Vllaznia ka potencialin për të krijuar diferencën e pikëve, por ka edhe arsye të tjera që ndikojnë te Vllaznia. Flitet përshembull për pak krizë financiare, si në cdo klub tjetër shqiptar. Tirana? Sado vështirësi ka pasur edhe më përpara, vetëm me grintën e saj, qëndronte në lojë. Nuk duhet të jetë biznes familjar, pasi edhe nëse një hap një burektore, nëse vendos djalin tënd aty dhe ai kthen gabim kusurin, e heq prej aty”, tha Seno Fishta. /Sport Ekspres/
Tag: fishta
-

“Edhe nëse hap një byrektore falimenton”! Seno Fishta flet për situatën e Tiranës dhe Vllaznisë
-

Kur foli Gjergj Fishta në Kongresin e Manastirit myslimanë e krishterë s’mundën t’i ndalnin lotët
Gjergj Fishta
Kongresi i Manastirit, nuk është i rëndësishëm vetëm për alfabetin dhe gjuhën. Kongresi është momenti kur kombi shqiptar po bashkohej dhe po e merrte formën përfundimtare. Rëndësia politike është më e madhe se ajo gjuhësore apo kulturoe, sepse, procesi politik i rilindësve, përmes gjuhës po e krijonte kombin.
Duhet t’i kujtojmë disa momente apo detaje të rëndësishme të Kongresit kur të gjithë intelektualët shqiptarë, sikur edhe populli, e kishin gjithnjë e më të qartë se Perandoria Otomane do të përfundonte dhe se tokat shqiptare po rrezikoheshin nga fqinjët.
Më poshtë, një tekst që shpjegon situatën në sallë, gjatë dhe pas përfundimit të fjalimit të Gjergj Fishtës:
“Fjalët e At Gjergj Fishtës patën ndikim të fuqishëm dhe lanë përshtypje të thellë në shumë njerëz. Pasi që ai përmendi shkurtimisht një punë të madhe që kishte bërë klubi “Bashkimi” i Shkodrës, të cilin ai e përfaqësonte, fjalimin e përfundoi me këto fjalë:
“Nuk kam ardhë këtu ta mbrojë ndonjë alfabet të veçantë, por kam ardhë që të bashkohem me ju dhe ta pranoj alfabetin të cilin do ta zgjedhë Kongresi e që do të jetë më i dobishmi për ta zgjuar popullin”.
Ai gjithashtu, tha: “Armiqtë që e rrethojnë Shqipërinë janë të shumtë dhe të gjithë provojnë të na i marrin tokat, por nëse ne nuk mundemi ta mbrojmë atdheun tonë me fuqinë tonë morale, do ta mbrojmë me armë dhe nuk do t’i lejojmë armiqtë e Shqipërisë që ta marrin asnjë pëllëmbë të territorit tonë.”
Duke iu referuar këtyre fjalëve, Gjergj Qiriazi, njëri nga pjesëmarrësit e Kongresit, shkroi: “Nuk mund t’i përshkruaj lehtë këshillat e vlefshme që na i dha Fishta. Ishin aq të rëndësishme sa që të krishterët dhe myslimanët nuk mundën t’i ndalnin lotët. Kur At’ Gjergj Fishta e përfundoi fjalimin dhe kur po zbriste nga podiumi, hoxhë Hafiz Ibrahim efendiu, i cili e përfaqësonte klubin e shqiptarëve të Shkupit, i doli shpejt përpara, e përqafoi dhe e puthi, duke i rrjedhur lotët nëpër faqe. Kjo skenë që ndodhi në prezencë të diku rreth 300 deri në 400 njerëz, nga të cilët dy të tretat ishin myslimanë, la përshtypje jashtëzakonisht të thellë te të gjithë ne.”
* Shkëputur nga “National Education During Albanian Reneaissance”, me autor Hysni Myzyri
ObserverKult
Lexo edhe:
Oscar Wilde, fundi i hidhur i shkrimtarit “provokues”
-

Gjergj Fishta: Per Shqyptarë do t’jét Shqypnija kush ua prekë, ai kjoftë mallkue!
Gjergj Fishta
Gjergj Fishta: Himni i Flamurit Kombtar
Porsi fleta e Ejllit t’ ZotitPo rrehë Flamuri i Shqypnis,E thrret t’ bijt e KastrijotitMe mbledhë tok nder çetë t’ ushtris.
Bini, Toskë, ju, bini Gegë!Si dy rrfé, qi shkojn tue djegë!A ngadhnyesë a t’ gjith deshmorë!Trima, mbrendë! Me dorë! Me dorë!
Per mbas Flamrit t’ vet Shqyptari,Kur rrokë armët per t’ drejta t’ veta,Atje lufta ndezet zhari,Atje anmiku vehet m’ t’ leta.
Mbi njatë Flamur PerendijaMe dorë t’ vet Ai e ka shkrue:“Per Shqyptarë do t’ jét Shqypnija;Kush u a prekë, ai kjoftë mallkue!”
Shka? A thue ‘i mend se atë tokë t’ bekueme,Qi vetë Zoti na ka dhanun,Sod me e shkelë kamba e poshtnuemeE nji t’ huej’t na kem m’ i a lanun?
Ah; jo, kurr. Njiqind herë paraKem’ me u shkri me gra, me fmi!Kem’ me mbetë kortarë nder ara,Se me shkelë lamë t’ huej’n n’ Shqypni.
M’ kambë, Sokola të Shqypnis!Flamri ynë, qé, n’ ajr po shtielletSi pol veshet t’ Perendis,Kah na ban hije prej qiellet.
Ma mirë dekë me u shue nen hijeT’ Flamrit t’onë në fushë t’ mejdanit,Se me rrnue nji jetë robnijePer nen sukuj t’ huejë t’ Balkanit.
Armët e Besen na i njeh bota;Trima n’ zâ kem’ pasun t’ Parët,Luften né na e msoi Kastrjota:Kè, thue, frigë do t’ kenë Shqyptarët?!
Urra! Djelm, eh ‘u u dhashtë e mbara!Sod a kurr, me dekë p’r Atdhé!Flamri i ynë, qé, u nis perpara:Ndimo, Zot, per Atmè e Fé!
ObserverKult
——————–
Lexo edhe:
GJERGJ FISHTA: SHQYPNIA
-

Fishta: Pa pasë studju kurr për politikë, çdo kopuk don me u shitë Bismark!
Pa pasë studju kurr për politikë, çdo kopuk don me u shitë Bismark!
Shkrimi i mëposhtëm është shkruar nga Gjergj Fishta në vitin 1913.
“Në Shkodër si një herë në herë, rrena, pluhun, balt, kuaj e ka tana, muzikë, peca e… Rrnoftë Shqipnia! – por punë pa të cilat Shqipnia nuk mundet me dalë në dritë pak e aspak. Njerëzit janë tuj ndejë hijeve pa punë, tuj pritë me gojë hapët, si zogj pëllumbash, pale se shka po u bjen nana-vida Europë. Por, për një herë prit zot veç… mizat, sepse me ç’andrra po shihen vonë a vonë do t’ju bien gja në skjep.
E pra atdhetarët e shkretë plasën, plasën tuj folë për atdhe e tuj punu për vehte. Por ç’dobi! Për Shqipni s’po ka punë e për atdhetarë s’po ka pare. Pazari i Shkodrës asht ba klub me pi kafe e me ca llafe… politiket.
Oh, po! Për politikë mos pyet. Këtu politikë sa të duash. Pa pasë studju kurr për politikë, çdo kopuk don me u shitë Bismark, pa i pasë ndie kurrë emnin strategjisë, çdo tuberkuloz i keq, ba prej sëmundjet që mos me u gjetë qen që ndigjon me e hangër, flet mor ti shok për punë luftet sikur të ishte Wellingtoni apo Napoleoni, e kaq e zgjat sa ta ban kryet për voe.
Por me ba me pasë rrezik me ndejë me ndonjë asish që i asht mbushë mendja se asht i mendshëm, atëherë nuk i gjen maje vehtes; kaq dijen, filozofinë, e politikën e madhe e pështyn për goje; ta ban botën fele- fele me ba se asht tuj nda ndonjë shalqi Stajket; i ngatrron i shkatrron krajlat shoq me shoq me të thanë mendja se atëherë po, kërcet lufta e po bahet nami; por kur fundi veç në i kriset zorra e tij prej së thatit se kurrkush s’lot vendit.
E tuj kenë se këtu rregullohet politika jo mbas interesash të atdheut por mbas interesash së gjithsecilit, çdo punë që ndodh kaq dredhet e shpërdredhet, e shtohet e zvogëlohet e zbukurohet sa nuk mundesh ma me e dijtë se shka asht rrenë e shka asht e drejtë. Prandaj këtu tek e përkohëshmja e jonë këtë herë nuk po vëmë lajme Shkodret tuj drashtë fort se po shkruejmë rrena, çka nuk asht në natyrë të të përkohëshmes tonë”.
ObserverKult
——————————-
Lexo edhe:
SI E KUNDËRSHTOI GJERGJ FISHTA MBRETIN ZOG: SHKA ZOTI KA BASHKUE, NJERI S’MUNDET ME E NDA…
-

Gjergj Fishta: Ju rrugaça, sallahana…
Gjergj Fishta
Ju rrugaça sallahanavagabonda shakllabanarricna t’ndyet, mikrobe të kqiqi të mjerës moj Shqipnikthelltë hi i keni në mushknipa dhimbë gjakun tuj ia pi,por der kur, bre batakçi!Bre coftina, kalbe mbi dhèder kur ju, tu tallë npër ne,do t’na qelbi fis e atdhè?Ah! Bre ju..nuk dij shka u kjoftë,se tash ma jemi tue u njoftë,se kush jini e shka jinise kah shkoni e se kah viniplang e shpi se kah i kinie sa pare u ban gjaku:se për ju, po, duhet laku,për me u vjerrë o kund m’do i shpat!Deri dje, pa kmishë mbi shtat,me ‘i gjysmë setre t’pa astar,lshuemum krahve kalavare me ‘i komçë t’njtitme nën grykë:pantallonat me “gjyslykë”kto edhe lidhun me nji spagë:shtatit rreshke e ba saragë,t’tanë gordec e berbalecpa ndo ‘i msim, pa ndonji dije,me ‘i fillore a nji iptadije,erz e shpirt qitun nën themër:turq a sllave a grek me zemër,falun barkut veç Shqipnisë,si ajo marrja e t’gjith njerzisë…Tuj u shite ju për gjithë treg,sod na mbahi “Skandërbeg”,e ngërdhucë, goditë, limue,rrue, qethë, pipirique,tash n’”smoking”, tash në “bon-jour”ju, qi dje s’kishit as ushkuerme lidhë brekët me nder me thanëm’sahan t’huej gjithmonë me ngranë,rrugën krejt na e keni zanë,ke na shkoni pash e m’pash,edhe besa me “gulash”me “afishe” e me “sultjash”,me “kjumshtuer” e me “ashurè”,“kosha gjelash” si kubure,“tarator”, “pilaf me kos”,“mish me qepe” e “majdanos”“shish qebap”, “brizholla viçi”,“kunguj t’mbushum”, “kuzuici”,“kabuni”- e “mualebi”.Barku sod ju rri ju kodër,kargatisë e bamun lodër:der sa ata burrat e dheut,qi për jetë e nderë t’Atdheutkane ra n’luftë si shqipe t’leta,kanë shkri gja e shpija t’veta,kanë tuj dekë rrugave unit,me iu dhimbë gurit e drunit.Përse, po, kta matrahulla,kta shqiptarë, shqiptarë kah ksula,n’vend qi ju me u vu n’konop,a se brinjt m’jau zbru me shkop,a, mos tjetër, me u ngushtueme xjerrë zhuri kund m’ndo ‘i prruepër me shtrue ndo ‘i rrugë të shtetita me dlirë ndo ‘i skelë detit,lavjerre buzësh, harru si viçakqyrin m’ju si t’ishi ogiça,për me u pri udhës s’qytetnisëe me i sjellë t’marën Shqipnisë.Ani kush, pra, me i pri kombit:ju, do pyka bijtë prej llomitqi “shqiptarë” vedit i thoni,jo pse ju Shqipninë e doni,jo pse ju ndo ‘i send kuptonishka asht Atdheu e shka asht Liria,shka asht Vllaznija a Parasija,Përparimi e Qytetnia,por veç pse ende der më sotnji tyran s’po e gjeni dot,nën kambë t’cillit ju me u shtrue,se un ma tash ma jam regjë me jue,e jau njof shpirtin der m’palc,pleh i ndytë me u bartun n’shalce me u qitë jashta Shqipnije.
ObserverKult
Lexo edhe:
GJERGJ FISHTA, POETI KOMBËTAR QË U MOHUA NGA KOMUNIZMI
-

Fishta si destinacion turistik, shteg 6 kilometra me itinerarin e zonës ku ka jetuar poeti
Në fshatin Fishtë të Lezhës, vendlindja e poetit kombëtar Gjergj Fishta, është ndërtuar një itinerar turistik që bashkon kulturën, traditën dhe gastronominë e zonës.
“Itinerari Fishtjan”, një shteg rreth 6 kilometra i gjatë nis me shtëpinë ku ka jetuar poeti, ndalet në muzeun e Fishtës dhe përfshin çdo bujtinë e restorant tradicional të fshatit. Kjo nismë mori jetë në 154-vjetorin e lindjes se poetit.
Përgjatë rrugës janë vendosur 100 citate e vargje nga Fishta dhe autorë të tjerë që kanë shkruar për të, duke e kthyer këtë ecje në një përvojë reflektimi dhe emocioni për çdo vizitor.Në çdo bujtinë do të pwrballesh me mikëpritjen e shprehur permes fjaleve “Mirë se ju pru Zoti” e me pas servirjen e gatimeve tradicionale dhe pijeve te prodhuara në fermat lokale, pjesë e pandarë e përvojës që ofron ky vend.
Në itinerar morën pjesë edhe turistë të huaj, të cilët jo vetëm e përjetuan, por u përfshinë në aktivitetet e bujtinave, duke mësuar më shumë për kulturën shqiptare.
Ky udhëtim që bashkon shijen, kulturën dhe shpirtin e Fishtës pritet të bëhet një atraksion i përhershëm për Lezhën dhe për çdo vizitor që kërkon ta njohë kete zone në mënyrë ndryshe./vizionplus.tv -

Shtegu Fishtjan, pelegrinazh për 4 ditë në fshatin ku u lind dhe jetoi At Gjergj Fishta
Nga data 23 Qershor, që përkon me ditëlindjen e At Gjergj Fishtës, e për 4 ditë me radhë vizitorë të shumtë do t’i drejtohen Fishtës së vogël e të madhit At Gjergj Fishta.
Gjatë këtij shtegu do të ndalohen tek vendbanimi, por edhe në disa pika të tjera të fshatit, të cilat lidhen ngushtë me autorin e letrave shqipe. Gjatë këtij shtegu vizitorët do të kenë mundësinë të provojnë ushqimet…
“Mirë se ju ka pru Zoti”, kështu nisin banorët e Fishtës shtegun Fishtjan, e po ashtu nuk mund të mungojë një nga recetat e tyre tradicionale, petulla me mjaltë e djathë.
Gjatë shtegut vizitorët do të njihen me disa nga poezitë e të madhit At Gjergj Fishta, por do shohin dhe shijojnë natyrën e bukur të Fishtës.
Pas vendbanimit të Fishtës, një itinerar rreth 20 minuta, vizitorët ndalohen tek memoriali ku, po ashtu, banorët i presin me ushqime tradicionale.
Gjatë shtegut, jo vetëm njihesh dhe takohesh me banorët e zonës, por edhe me punimet artizanale që gratë zadrimore i punojnë dhe i ruajnë me dashuri.
Top Channel
-

Konkursi letrar “At Gjergj Fishta”, shpallen fituesit në poezi, prozë dhe përkthim
Në Lezhë u përkujtua 154-vjetori i lindjes së At Gjergj Fishtës, figurë madhore e letërsisë dhe kulturës shqiptare. Me këtë rast u mbajt edhe edicioni i vitit 2025 i ndarjes së çmimeve letrare “At Gjergj Fishta”. Edicioni i këtij viti shënon një pjesëmarrje të gjerë nga krijues të fushave të ndryshme letrare.
Në garë morën pjesë 82 autorë me libra poetikë, vepra në prozë dhe përkthime letrare, të cilët u vlerësuan nga një juri e përbërë nga Rudolf Marku kryetar, Ernestina Halili dhe Bajram Kosumi anëtare. Në zhanrin e poezisë, çmimin e parë e fitoi poeti Lulzim Tafa, në prozë u vlerësua Ermal Hasimja, ndërsa për përkthimin më të mirë letrar çmimi iu dha Milena Selimit. Më herët Bashkia Lezhë shprehej se ky edicion vjen si një dëshmi e gjallë e pasurisë së gjuhës shqipe dhe e përkushtimit të krijuesve tanë ndaj fjalës së bukur artistike, në nderim të figurës së madhe të At Gjergj Fishtës. Konkursi mbarëkombëtar letrar “At Gjergj Fishta” është zhvilluar dhe më parë nga Bashkia Lezhë dhe përfshin autorë nga e gjithë Shqipëria dhe përtej saj. Por “Tetori Fishtjan” ka sjellë aktivitete të ndryshme, ku pjesë ishte më parë dhe ekspozita “Fjala që ngriti Kombin” veprat dhe trashëgimia e At Gjergj Fishtës. Në kuadër të përkujtimit të trashëgimisë së figurave të shquara të kulturës dhe letërsisë shqiptare, si dhe në nderim të “Muajit Fishtjan”, biblioteka “Gjergj Fishta” në Lezhë çeli ekspozitën kushtuar At Gjergj Fishtës. Gjergj Fishta lindi në fshatin e vogël Fishtë të Zadrimës më 23 tetor 1871.
Më 1908 ai mori pjesë në Kongresin e Manastirit si përfaqësues i shoqërisë “Bashkimi”. U zgjodh Kryetar i Kongresit dhe drejtoi punën e Komisionit të Alfabetit. Në vitin 1913 themelon revistën “Hylli i dritës” dhe u bë drejtor i saj. Nën pushtimin austriak boton gazetën “Posta e Shypnisë” (1916-1917), më 1916 themelon, bashkë me Luigj Gurakuqin, Komisinë letrare që kishte për qëllim krijimin e gjuhës letrare kombëtare. Vitet 1925 e 1926 i kalon në Itali. Të kësaj kohe janë edhe pjesa më e madhe e dramave, dramave lirike, tragjedive, etj. Pas kthimit në Shqipëri nis etapa e fundit e krijimtarisë së Fishtës. Kësaj etape i vë vulën përfundimi e botimi i plotë i “Lahutës së Malësisë”, (1937). Gjergj Fishta vdiq në Shkodër më 30 dhjetor 1940. -

Lezha nderon At Gjergj Fishtën në 154-vjetorin e lindjes, ndahen Çmimet Letrare 2025
Në Lezhë u përkujtua 154-vjetori i lindjes së poetit kombëtar, At Gjergj Fishta, figurë madhore e letërsisë dhe kulturës shqiptare.
Me këtë rast u mbajt edhe edicioni i vitit 2025 i ndarjes së Çmimeve Letrare “At Gjergj Fishta”, një traditë që prej vitesh bashkon krijues nga mbarë hapësira shqiptare.
Në këtë edicion morën pjesë 80 autorë me libra poetikë, vepra në prozë dhe përkthime letrare, të cilët u vlerësuan nga një juri e përbërë nga Rudolf Marku kryetar, Ernestina Halili dhe Bajram Kosumi anëtare.
Ne fjalën e tij gjatë ceremonisë së ndarjes se çmimeve, kryetari i jurisë, Rudolf Marku, tha se ky çmim është ndër më të lakmuarit në letërsinë shqipe, pasi mban emrin e një prej figurave më të ndritura të kombit.
Në zhanrin e poezisë, çmimin e parë e fitoi poeti Lulzim Tafa, në prozë u vlerësua Ermal Hasimja, ndërsa për përkthimin më të mirë letrar çmimi iu dha Milena Selimit. Fituesit e këtij edicioni e quajtën veten me fat që janë nderuar me një çmim që mban emrin e At Gjergj Fishtës, duke e konsideruar atë si një nxitje për vazhdimësinë e krijimtarisë së tyre letrare.
Çmimet Letrare “At Gjergj Fishta” janë tashmë një traditë e përvitshme në Lezhë, që jo vetëm nderon kujtimin e poetit kombëtar, por edhe motivon shkrimtarët dhe nxit leximin si pjesë e jetës kulturore të qytetit.
Top Channel
-

Lezha nderon 154-vjetorin e lindjes së At Gjergj Fishtës, ndahen Çmimet Letrare 2025
Në Lezhë u përkujtua 154-vjetori i lindjes së poetit kombëtar, At Gjergj Fishta, figurë madhore e letërsisë dhe kulturës shqiptare. Me këtë rast u mbajt edhe edicioni i vitit 2025 i ndarjes së Çmimeve Letrare “At Gjergj Fishta”, një traditë që prej vitesh bashkon krijues nga mbarë hapësira shqiptare.
Në këtë edicion morën pjesë 80 autorë me libra poetikë, vepra në prozë dhe përkthime letrare, të cilët u vlerësuan nga një jurí e përbërë nga Rudolf Marku kryetar, Ernestina Halili dhe Bajram Kosumi anetare.
Ne fjalen e tij gjate ceremonise se ndarjes se cmimeve, kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, dhe kryetari i jurisë, Rudolf Marku, thane se ky çmim është ndër më të lakmuarit në letërsinë shqipe, pasi mban emrin e një prej figurave më të ndritura të kombit. Ata theksuan se kjo ka ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë së krijimtarisë letrare që paraqitet çdo vit në konkurs.sinkron: Pjerin Ndreu, Rudolf MarkuNë zhanrin e poezisë, çmimin e parë e fitoi poeti Lulzim Tafa; në prozë u vlerësua Ermal Hasimja, ndërsa për përkthimin më të mirë letrar çmimi iu dha Milena Selimit.
Fituesit e këtij edicioni e quajtën veten me fat që janë nderuar me një çmim që mban emrin e At Gjergj Fishtës, duke e konsideruar atë si një nxitje për vazhdimësinë e krijimtarisë së tyre letrare.sinkron: fituesit
Çmimet Letrare “At Gjergj Fishta” janë tashmë një traditë e përvitshme në Lezhë, që jo vetëm nderon kujtimin e poetit kombëtar, por edhe motivon shkrimtarët dhe nxit leximin si pjesë e jetës kulturore të qytetit./vizionplus.tv