Tag: fishekzjarre

  • Tymuese dhe fishekzjarre, presion titulli. Calgliari kalon natë “ferri” para “finales” ndaj Napolit

    Tymuese dhe fishekzjarre, presion titulli. Calgliari kalon natë “ferri” para “finales” ndaj Napolit

    23 Maj 2025

    12:27

    Alfred Lleshi

    Një natë pa gjumë dhe shumë e tensionuar në zonën “Fuorigrotta” të Napolit. Rreth 400 tifozë napolitanë, të mbledhur me motorë, në mënyrë të organizuar, marshuan përgjatë rrugës “Guglielmo Marconi” deri te “Hotel Esedra”, ku po qëndronte skuadra e Cagliarit, në prag të ndeshjes vendimtare për titullin kampion që do të zhvillohet mbrëmjen e sotme.

    Qëllimi ishte i qartë: të prishnin qetësinë dhe gjumin e lojtarëve të Cagliarit natën përpara një sfide që mund të vendosë fatin e sezonit. Tifozët napoletanë ndezën tymuese, hodhën fishekzjarre, teksa nuk munguan këngët dhe koret e ultrasve tipikë të stadiumeve.
    KLIKO për videon e “ferrit” që përjetoi Cagliari natën para ndeshjes
    Megjithëse manifestimi u zhvillua pa incidente, ai ka ndikuar ndjeshëm në mungesën e gjumit të lojtarëve të Cagliarit dhe të banorëve lokalë. Klima në qytet është e ndezur, ëndrra për titullin është e gjallë, ndryshe nga dy vite më parë kur festa nisi me muaj përpara. Këtë herë, tensioni është më i lartë dhe çdo detaj mund të bëjë diferencën në fushë.

  • Dështon plani i pjesëtarit të stafit mjekësor të Vllaznisë, kapet në stadium me çantën plot me fishekzjarrë

    Dështon plani i pjesëtarit të stafit mjekësor të Vllaznisë, kapet në stadium me çantën plot me fishekzjarrë

    Policia e Tiranës ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit  dhe sigurisë për zhvillimin normal të ndeshjes ndërmjet KF Vllaznia dhe KF Egnatia, e vlefshme për kampionatin “Abissnet Superiore”.

    Gjatë kontrolleve në stadium, Policia ka bllokuar dhjetëra fishekzjarrë dhe kanë shoqëruar shtetasin B. F., 31 vjeç, banues në Shkodër,  i cili i posedonte të futura në një çantë shpine.
    Ky i fundit ishte pjesëtar i stafit mjekësor të Vllaznisë, raporton gazetari i Top Channel Endi Tufa.

     

    Top Channel

  • Ndeshja Vllaznia-Egnatia/ Policia bllokon dhjetëra fishekzjarrë, shoqërohet 31-vjeçari

    Ndeshja Vllaznia-Egnatia/ Policia bllokon dhjetëra fishekzjarrë, shoqërohet 31-vjeçari

    31-vjeçari

    TIRANË- Policia e Tiranës është ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë për zhvillimin normal të ndeshjes ndërmjet KF Vllaznia dhe KF Egnatia. Gjatë kontrolleve, Policia ka bllokuar dhjetëra fishekzjarrë dhe ka shoqëruar në komisariat një 31-vjeçar, banues në Shkodër.

    Bëhet me dije se i riu kishte futur fishekzjarret në një çantë shpine. Po ashtu, Policia njofton se ka marrë të gjitha masat dhe po kryhen kontrolle në stadium.
    “Policia e Tiranës ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë për zhvillimin normal të ndeshjes ndërmjet KF Vllaznia dhe KF Egnatia, e vlefshme për kampionatin “Abissnet Superiore”. Gjatë kontrolleve në stadium, Policia ka bllokuar dhjetra fishekzjarrë dhe kanë shoqëruar shtetasin B. F., 31 vjeç, banues në Shkodër, i cili i posedonte të futura në një çantë shpine”, njofton Policia./ZËRI

    whatsapp image 2025 05 12 at 204348 1

    whatsapp image 2025 05 12 at 204349

    whatsapp image 2025 05 12 at 204350

  • Finalja Vllaznia-Egnatia, një tifoz kapet nga policia me çantën plot me fishekzjarrë

    Finalja Vllaznia-Egnatia, një tifoz kapet nga policia me çantën plot me fishekzjarrë

    Policia e Tiranë ka shoqëruar në komisariat një tifoz të Vllaznisë para takimit final me Egnatian, pasi gjatë kontrolleve për t’u futur në stadium i janë gjetur fishekzjarrë në një çantë.
    “Policia e Tiranës ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë për zhvillimin normal të ndeshjes ndërmjet KF Vllaznia dhe KF Egnatia, e vlefshme për kampionatin “Abissnet Superiore”.

    Gjatë kontrolleve në stadium, Policia ka bllokuar dhjetëra fishekzjarrë dhe kanë shoqëruar shtetasin B. F., 31 vjeç, banues në Shkodër, i cili i posedonte të futura në një çantë shpine”, njofton policia.

  • SYRI TV/ Vrasja në Vlorë – Flet bashkëjetuesja e viktimës: Dëgjova të shtënat, mendova se ishin fishekzjarre…

    SYRI TV/ Vrasja në Vlorë – Flet bashkëjetuesja e viktimës: Dëgjova të shtënat, mendova se ishin fishekzjarre…

    Një person i maskuar, qëlloi katër herë mbi Renato Hoxhaj në Vlorë, duke i marrë jetën. për ngjarjen që tronditi qytetin bregdetar të dielën, deri më tani janë pyetur pesë persona, ndërsa ende nuk ka një pistë konkrete dhe autor të dyshuar për krimin. Bashkëjetuesja e viktimës, foli për mediat, duke u shprehur se Renato nuk kishte pasur konflikt me njeri ndërsa shtoi se në momentin e ngjarjes kishte dëgjuar krismat, por nuk kishte dalë se kishte menduar që ishin fishekzjarre.

    Syri Tv

    Detaje të tjera janë zbuluar nga blutë e Vlorës mbi ngjarjen e ndodhur një ditë më parë, ku u ekzekutua 58-vjeçari Renato Hoxhaj. Një prej kamerave të sigurisë ka arritur të filmojë autorin, i kamufluar me kapele dhe mbuluar me shall për të mos zbuluar fytyrën. Nga kamera shihet se autori ka ardhur nga kodra pas banesës së 58-vjeçarit. Sipas informacioneve nga policia, në vendngjarje janë gjetur 4 gëzhoja të goditura nga një armë tip pistoletë 9 mm. Viktima ka marrë dy plumba në kokë dhe dy në trup.

    Deri më tani, kamera e sigurisë ka filmuar autorin i cili është larguar po nga e njëjta rrugë pranë kodrës së Kuzumbabasë. Grupi hetimor po mbledh kamerat edhe në zonën përreth, me qëllim për të mbledhur të dhëna që mund të çojnë në identifikimin e autorit. Policia deri më tani ka shoqëruar 5 persona, por dëshmitë e tyre nuk kanë dhënë deri më tani detaje që mund të ndihmojnë grupin hetimor për ngjarjen. Bashkëjetuesja e viktimës është shprehur para grupit hetimor dhe ka deklaruar se nuk di që 58-vjeçari të ketë pasur konflikt. Ndërsa më pas në një intervistë televizive, ajo ka theksuar se ka dëgjuar të shtënat, por duke menduar se ishin fishekzjarrë.

    ‘Më pyetën vetëm për këtë. Pe gjë më thanë, nuk pash gjë i thash unë. Unë s’pash gjë. Unë isha brenda i thashë. Unë e dija se ishin fishekzjarre i thashë. Mendova i thashë se ishin fishekzjarre, mendova. Nuk dola i thashë, se po vishesha. Në atë kohë, i thashë unë, po vishja rrobat, e s’mund të dal. Si do dilja unë. Nuk di të ketë pasur konflikt. Nuk më ka treguar gjë’.

    Ngjarja që tronditi Vlorën një ditë më parë, mbetet ende mister, për shkak se viktima nuk kishte precedent penal, ndërsa kjo vështirëson edhe punën e hetuesve për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

  • Mister vrasja e 58-vjeçarit në Vlorë, bashkëjetuesja e tij: S’kishte konflikte

    Mister vrasja e 58-vjeçarit në Vlorë, bashkëjetuesja e tij: S’kishte konflikte

    Vrasja e 58-vjeçarit Renato Hoxhaj mbetet ende një mister për autoritetet, pasi deri më tani nuk ka asnjë dyshim konkret mbi autorin apo motivin e krimit.
    Në një intervistë për mediat, bashkëjetuesja e viktimës, K. Rakipaj, ka rrëfyer detaje nga përditshmëria e të ndjerit dhe momentin kur ka ndodhur ngjarja tragjike.
    Ajo ka pohuar se në dijeninë e saj, Hoxhaj nuk ka qenë i përfshirë në konflikte dhe nuk ka shprehur ndonjëherë ndjesinë e kërcënimit. Megjithatë, ajo pranon se kohët e fundit rutina e tij kishte ndryshuar ndjeshëm, pasi ai nuk kishte më një orar të rregullt për të dalë apo për t’u kthyer në shtëpi.
    “Ky vinte, shkonte në punë. Dilte ndonjëherë në natë të vona, edhe… unë isha në punë. Ikja në punë unë, në orën 19:30, të darkës, edhe vija deri nga ora 03:00 të mëngjesit. E kur vija e gjeja në shtëpi. Në gjumë. Edhe ngrihej nga gjumi ky, e ikte poshtë te lokali e shkonte pinte kafen aty. Rrinte aty gjatë ditës. Pastaj ikte, lëvizte. Ku di unë nga lëvizte ai. Se unë s’do ruaja atë se nga shkonte”.

    Çifti bashkëjetonte prej afro dy vitesh në banesën e Hoxhajt, ndërsa Rakipaj tregon se ai kishte rreth një vit e gjysmë që nuk punonte më si roje.
    Lidhur me ngjarjen, ajo ka dëshmuar se ka dëgjuar të shtëna arme ndërsa ndodhej brenda banesës, por ka menduar se janë fishekzjarre. Vetëm dy orë më vonë, kur ka dalë nga shtëpia, e ka gjetur Hoxhajn të pajetë dhe ka njoftuar menjëherë ndihmën e shpejtë, por ai kishte ndërruar jetë në vendngjarje.
    “Unë s’pash gjë. Unë isha brenda i thashë. Unë e dija se ishin fishekzjarre i thashë. Mendova i thashë se ishin fishekzjarre, mendova. Nuk dola i thashë, se po vishesha. Në atë kohë, i thashë unë, po vishja rrobat, e s’mund të dal. Si do dilja unë”.
    E tronditur dhe në frikë, Rakipaj është larguar nga banesa ku jetonin bashkë, duke theksuar se ndjehet e pasigurt, pavarësisht mungesës së dijenisë për ndonjë konflikt të mundshëm të viktimës.
    Policia po vijon hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë.