Tag: fishekët

  • Ngjarja e rëndë me dy të vrarë në Dallas, FBI: Fishekët e gjetur pranë personit të armatosur përmbajnë mesazh anti-ICE

    Ngjarja e rëndë me dy të vrarë në Dallas, FBI: Fishekët e gjetur pranë personit të armatosur përmbajnë mesazh anti-ICE

    FBI-ja po e heton incidentin si një akt dhune, thotë agjenti special i FBI-së, Joe Rothrock.

    Provat e hershme tregojnë se fishekët e gjetur pranë sulmuesit përmbanin mesazhe me natyrë anti-ICE, shton Rothrock.Këto të dhëna po analizohen për të përcaktuar lidhjet e mundshme me grupet ekstremiste ose qëllimet e sulmuesit.

    Ky detaj i rëndësishëm mund të ofrojë një pasqyrë më të thellë mbi motivet dhe qëllimet e veprimit të tij, duke shtuar kompleksitetin e hetimit.

    Top Channel

  • Masakra në Dallas/ FBI: Fishekët e gjetur pranë personit të armatosur përmbajnë mesazh anti-ICE

    Masakra në Dallas/ FBI: Fishekët e gjetur pranë personit të armatosur përmbajnë mesazh anti-ICE

    FBI-ja po e heton ngjarjen e ndodhur të mërkurën si një akt dhune, thotë agjenti special i FBI-së, Joe Rothrock.

    Provat e hershme tregojnë se fishekët e gjetur pranë sulmuesit përmbanin mesazhe me natyrë anti-ICE, shton Rothrock.
    Këto të dhëna po analizohen për të përcaktuar lidhjet e mundshme me grupet ekstremiste ose qëllimet e sulmuesit.

    Ky detaj i rëndësishëm mund të ofrojë një pasqyrë më të thellë mbi motivet dhe qëllimet e veprimit të tij, duke shtuar kompleksitetin e hetimit.

    Kujtojmë që dy persona u vranë, përfshirë autorin e dyshuar të sulmit dhe dy të tjerë u plagosën rëndë gjatë të shtënave me armë të mërkurën në një qendër të Imigracionit dhe Doganave (ICE) në Dallas.

    Autoritetet konfirmuan se i dyshuari vrau veten. Të paktën dy të paraburgosur në qendrën e paraburgimit të agjencisë ishin midis viktimave të të shtënave.

    Zëvendësdrejtori i ICE-së, Todd Lyons, i tha CNN-së më herët të mërkurën se tre persona u qëlluan dhe u dërguan në spital, pa i identifikuar ata. Këto objekte zakonisht strehojnë agjentë të ICE-së, civilë dhe imigrantë të ndaluar.

  • 25 mijë fishekët e trafikuar nga Shqipëria… për dasmat në Kretë

    25 mijë fishekët e trafikuar nga Shqipëria… për dasmat në Kretë

    Një 65-vjeçar nga Kreta me një të shkuar në tregtinë e armëve konsiderohet si “truri” i organizatës së trafikut të municioneve nga Shqipëria drejt Greqisë të goditur nga policia helene këtë të martë. 5 persona u vunë në pranga, nga të cilët njëri ishte shqiptar ndërsa një tjetër shqiptar u shpall në kërkim.
    Sipas vlerësimeve të policisë greke, banda donte të “hidhte në tregun e Kretës fishekë, në prag të dasmave të verës”. Në të kaluarën, të ashtuquajturit “shoferë plumbash” shfaqeshin në evente shoqërore me furgonë dhe i furnizonin ata me fishekë për “zakonin” e vjetër.
    Këtë herë u gjetën rreth 25 000 fishekë në posedim të anëtarëve të organizatës. I njëjti person u arrestua edhe në 2019 me mbi 120 000 fishekë dhe kallashnikovë. “Protothema” shkruan se 65-vjeçari i kishte siguruar plumbat në Shqipëri dhe kishte mundur t’i kontrabandojë brenda një depoje të posaçme kamioni. Megjithatë të njëjtat burime shkruajnë se përveç dasmave, fishekët shkojnë edhe për grupet kriminale.
    Në rastin e vitit 2019, 59-vjeçari kishte udhëtuar disa herë në Shqipëri për të arritur te “burimi” dhe për t’u takuar ballë për ballë me furnizuesit e tij. Bazuar dosjen hetimore, sa herë që ai udhëtonte jashtë Kretës, e linte telefonin e tij personal celular në shtëpi në mënyrë që të mos zbulohej gjurma e tij. Sipas autoriteteve, ai dyshohet se hyri në Shqipëri në këmbë për të shmangur pikat e kontrollit.
     
  • “Rrahu me grushte babanë e Laertit”, Tafani rrëfen atentatin ndaj Kujtim Metës: E qëllova sa më mbaruan fishekët, kisha maskë covidi dhe kapuç

    “Rrahu me grushte babanë e Laertit”, Tafani rrëfen atentatin ndaj Kujtim Metës: E qëllova sa më mbaruan fishekët, kisha maskë covidi dhe kapuç

    I penduari i drejtësisë, Artan Tafani rrëfeu se si realizoi atentatin ndaj Kujtim Metës.

    Sipas dëshmisë së zbardhur nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, ai e qëlloi me plumba ndërsa Meta po qëndronte në një lokal.
    Artan Tafani: E kishte hapur si muhabet babai i Laertit. Edhe tha ta vrisnim. E kishte rrahur me grushte babanë e Laertit. Kërkonte ta vriste me thikë se po të ishte me plumb, do kuptohej që e kishte bërë Laerti.Kishte ardhur Dorian Shurdhi, një i njohuri jonë, shoku i Laertit nga Belgjika. Doriani ruante makinën dhe komunikonte me Laertin. Laerti e kishte bërë planin, do veja unë ta godisja.
    Do vinte Lulzimi me makinë nga Tirana, te një resort që të bënim punën e të niseshim për Tiranë. Por nuk e bëmë dot. S’e bëmë se nuk donte Dorian Shurdhi. Doriani e dinte që i shkonin direkt te shpia. E shante Laertin, Doriani. Thoshte do na kalbë në burg. E provuam prapë.
    Kishim armë Zastava që na e kishte dhënë Bledar Berberi për të vrarë Albi Bashaliun. Kujtimi, viktima ishte ulur në një lokal, ngjitur me banakun përballë. Qëllova me armë drejt tij. Sapo godas unë, ky hidhet nga karrigia. Pastaj e qëllova prapë. 8 fishekë që kisha, i qëllova. Ky duke ikur nëpër çimento, unë e qëlloja, sa më mbaruan fishekët. E gjuajta dhe nga mbrapa. Mbaruan fishekët, ika unë. U mundova ta shënjestroj. Mesa dëgjova në lajme e kishte kapur në bark. Ika që aty, kaloj shinat e trenit në këmbë. Aty mbrapa më priste Lulzimi.
    GJKKO: Ishe i maskuar?
    Tafani: Kisha maskë covidi, kapuç dhe një xhup të madh. Dalim në autostradë kryesore, ndaluam në Çermë, na bëri me shenjë një patrullë. Nuk ndaluam neve. Gjatë rrugës, unë isha mbrapa, Lulzimi në timon.
    Kalojmë Kavajën. Unë po flisja me Laertin, donte të dinte detajet. Po e pyesja se ku të hedhim armët. Më tha hidhini rrugës ku të mundeni, qëlloi që i hodha tek i njëjti vend ku kisha hedhur të Albi Bashaliut.