Tag: fishekë

  • “Si e kopjuam dhe prodhuam në seri në Kombinatin e Poliçanit, armën model ‘P-84’, që i’u kap Xhevdet Mustafës, të cilat shteti i shiste…”/ Dëshmia e rrallë e mjeshtrit të uzinës

    “Si e kopjuam dhe prodhuam në seri në Kombinatin e Poliçanit, armën model ‘P-84’, që i’u kap Xhevdet Mustafës, të cilat shteti i shiste…”/ Dëshmia e rrallë e mjeshtrit të uzinës

    Në morinë e pafund të prodhimeve sekrete të Kombinatit, poliçanasit konsiderojnë më interesante historinë e prodhimit të automatikut P-84, i njohur si “Kallashi i Xhevdet Mustafës”. Ish-anëtari i Byrosë Teknike të Kombinatit dhe një nga njerëzit që u morën direkt me provat teknike të model “Mustafa”, prodhuar në Poliçan, përpiqet të zbardhë disa nga enigmat e mëdha që ka pasur kjo histori dhe shprehet i bindur se pikërisht këtu ka nisur edhe trafiku shtetëror i armëve për organizatat terroriste.

    Rrëfimi i ish-anëtarit të Byrosë Teknike të Kombinatit të Poliçanit

    “Kemi firmosur të jemi gojëkyçur deri në vdekje, thotë duke qeshur K. Hoxha dhe vazhdon, po t’më pyesnit pak vite më parë se çfarë prodhohej në Kombinat nuk do t’u thosha asgjë.

    closevolume_offSepse vetëm për pak gjë sesa punëtorë ka Kombinati, p.sh., mund të zhduknin në mënyrë të mistershme, s’dihet se ku. Sepse kanë ndodhur edhe gjëra të tilla në Poliçan, vite më parë, ku janë zhdukur punëtorë të rëndomtë apo drejtues civilë e ushtarakë të Kombinatit.

    Thuhej se në Poliçan, në çdo tre punëtorë, dy janë sigurimsa, ndaj dhe brenda familjes flitej me frikë, deri dhe për gjëra që s’kishin lidhje me sekretin shtetëror. Por, tani askush s’do t’ia dijë më për sekretin shtetëror dhe as për betimin me tre firma që bënte çdo njeri deri dhe për të banuar në këtë qytet ushtarak”.

    Ish-anëtari i Byrosë Teknike të Kombinatit, tregon se vite më parë ka lexuar ç’kanë shkruar në një gazetë për prodhimin e P-84 dhe kërkon të japë më shumë hollësi në lidhje me këtë histori. K. Hoxha, thotë se ai e di më mirë se kushdo tjetër dhe se nuk është i sigurt në mendjen e tij, se çdo të thotë “P-84”, ndoshta “Projekt 84” thotë ai, pasi ky emër nuk i’u vu në Poliçan.

    Më tej ai tregon se nga mesi i vitit 1984, tek ne erdhi një trastë me fishekë të kalibrit 7.9 mm. të prodhimit USA që më vonë u tha se ishin nga ata që i’u kapën Xhevdet Mustafës.

    “Ne prodhonim fishekë për armë të ndryshme të ushtrisë shqiptare, deri dhe kalibra që nuk figuronin në armatimin e saj. Por, jo të këtij kalibri dhe të kësaj cilësie. Këta fishekë m’i lanë mua në ruajtje, por unë nuk i pata numëruar ndonjëherë sesa ishin në fakt.

    Na thanë se duhej t’i prodhonim patjetër dhe sa më shpejt se për ta ushtria shqiptare kishte nevojë të ngutshme. U fillua nga puna menjëherë me projektet, me studimin e çdo pjese, me prodhimin dhe eksperimentimin e tyre.

    Por, u deshën 7-8 muaj që të arrinim me sukses prodhimin e këtij artikulli. Pastaj nisëm prodhimin e tij në seri. Fishekët 7.9 mm. të modelit USA ,u futën në linjë dhe të gjithë repartet punuan për dy vjet, duke prodhuar rreth 6 milionë fishekë të këtij kalibri në muaj. Gëzhojat bëheshin në Repartet 102, P-1 dhe P-3, kurse kapsollat, bëheshin në Repartet 65-D, 509, 510 e 511.

    Por, të gjitha kapsollat e P-84, kishin të stamposur numrin 511/1. Ndërsa automatiku i Xhevdet Mustafës erdhi në Poliça në gjysmën e dytë të vitit 1984, të cilin sërish ma lanë mua në ruajtje. Atëherë pëshpëritej se shumë ndërmarrje civile dhe ushtarake, kishin punuar për gati një vit, por nuk kishin arritur asgjë.

    E para kishte qenë Uzina e Instrumenteve në Korçë, “Petro Papi”, pas saj edhe 11 ndërmarrje të tjera të industrisë mekanike, si: ‘Uzina e Autotraktorëve’, e ‘Dinamo’ në Tiranë, NSHRAK dhe ‘Drini’ në Shkodër, Uzina Mekanike e Naftës në Kuçovë, etj. Siç thuhej nën zë, këto 12 ndërmarrje mekanike nuk kishin mundur ta kopjonin, as veç e veç dhe as të gjitha së bashku në kooperim me njëra-tjetrën.

    Ndaj kjo detyrë më pas iu ngarkua Uzinës së prodhimit të “Kallashnikovëve” në Gramsh. Por, edhe Uzina e Mjekësit, që prodhonte pushkë, automatikë të modelit “Kallashnikov”, mitraloza të lehtë etj, nuk mundi ta realizonte këtë artikull. Atëherë krerë të lart të shtetit, i kërkuan specialistëve të Poliçanit, të bënin të pamundurën e kësaj arme, në mënyrë urgjente.

    Siç thashë, deri atëherë ne nuk prodhonim armë, por vetëm municione të ndryshme për ushtrinë shqiptare dhe ndoshta edhe për të shitur. Jo sepse nuk i prodhonim dot, pasi makinat dhe pajisjet që kishim ishin nga më modernet në botë, të ardhura nga Kina dhe Suedia, por sepse shteti nuk e kishte parë të arsyeshme t’i prodhonim edhe ato.

    Në Poliçan pak njerëz e dinin se kjo armë ishte e Xhevdet Mustafës, e dinin vetëm ata që kishin pasur fatin të vizitonin Muzeun e Ministrisë së Brendshme në Tiranë sepse, askush nuk thoshte të vërtetën hapur. Ishte armë automatike e luftimeve të afërta dhe me preçizion tepër të lart, deri në 100 metra. Ishte e gjatë 80 cm. dhe peshonte gjithsej 3.8 kg. bashkë me krehrin e gjatë në formë harku, që mbante 70 fishekë.

    Nuk ishte armë automatike e markës “Tomson”, por i tipit “BREN” anglez, prodhuar në SHBA-ës. Krehri i kësaj arme vendosej nga e majta dhe po nga e majta i dilnin gëzhojat gjatë qitjes, që për ne shqiptarët, ishte me rrezik ta përdornim. Gjatë provave që bënim në poligonin tone, e vendosnim në një stanok. Ishte i thjeshtë, pa silenciator, por shtinte pa zhurmë.

    U konsultuam me punëtorë e specialistë të Reparteve 118 e 119, ku ishin dhe makinat e pajisjet më moderne të kombinatit dhe më kujtohet se, i pari që e mori përsipër këtë projekt, ishte frezatori i talentuar i Poliçanit, Riza Mançe. Pas gati një viti, me gjithë skarcitetet e mëdha, “BREN-i” u realizua me sukses, sipas origjinalit dhe në parametrat teknikë e fizikë.

    Por vetëm zhurma nuk u eliminua. Për të eliminuar këtë defekt teknik, u punua edhe gjashtë muaj të tjerë dhe më në fund mund të thuhej pa frikë, se u prodhua një “BREN” origjinal “Made in Albania”. Pas këtij suksesi, Repartet 118 e 119, morën detyrën që brenda gjashtë muajve të ardhshëm të prodhonin të tërë sasinë e kontraktuar.

    Qeveria shqiptare akordoi një fond shtesë për këto reparte, ku në atë kohë punonin rreth 100 punëtorë. Për këta punëtorë, qeveria shkeli edhe kriterin e shpërblimeve mujore deri në 4 % të pagës mujore, duke i shpërblyer me 8 deri në 10 mijë lekë.

    Çdo turn prodhonte vetëm 10 copë P-84 dhe në çdo 100 copë të prodhuar, ne provonim në poligonin tonë 10 copë, të cilët ishin tepër të saktë, por nuk i futnim në inventarin e “BREN-ve” të kërkuar sipas kontratës. Këta mbaheshin në arka të veçanta për llogari të Kombinatit.

    Kontingjenti i parë i “BREN-ëve” “Made in Albania” iku nga Poliçani me pretekstin se do të dërgoheshin për temperim e ratifikim në Pasha Liman. Por, në fakt prej aty ata dërgoheshin drejt mafies italiane apo dreqi e di se ku tjetër”.

    Deri në vitin 1990, në Poliçan u prodhuan 6 mijë copë automatikë të tillë, nga të cilët një pjesë u dërgua në Pasha-Liman dhe një pjesë tjetër në magazinat e Ministrisë së Brendshme në Mullet. Në Poliçan mbetën vetëm ata 1000 copë, që iu bë prova në poligon. Me sa di unë, këta kallash kanë dalë nga Kombinati gjatë protestave të vitit 1992 dhe u zhdukën totalisht gjatë trazirave të ’97-ës”

    Hoxha shprehet se shumë nga këta kallashë ndodhen ende në duart e civilëve të armatosur, ku në shumë raste policia shqiptare, nuk ka qenë në gjendje t’i dallojë se ata janë prodhime të Poliçanit. Më tej, ai tregon se: bashkë me P-84 nga Poliçani u larguan edhe miliarda fishekë të kalibrit 7.9 mm. Thuhej se një automatik model “Xhevdet Mustafa”, shitej me 150-200 USD.

    Ndërsa në vitin 1992, kombinati bëri një tjetër kontratë me sllovenët për fishekë 7.9 mm. dhe për municione të tjera, por jo për kallash “Made in Albania”. Kujtoni pamjet e një kronike televizive të vitit ‘93, ku në anijen sllovene, arkat e municioneve të kapur në Adriatik, në anijen ku ishte edhe zëvendësministri i Mbrojtjes, kishin inicialet e Kombinatit të Poliçanit.

    Në anije kishte dhe kallash P-84 sepse arkat shkruanin “P-84” dhe numrin ”3”, që është numri i Uzinës dhe vitin e prodhimit 1986. Por, ish-anëtari i Byrosë Teknike të Kombinatit të Poliçanit, shprehet i bindur se trafiku shtetëror i armëve dhe municioneve, ka nisur shumë vjet më përpara.

    Hoxha tregon se ka qenë punonjës i kësaj Uzine, që nga viti 1962 dhe se ka pasur detyra të rëndësishme për vite me radhë. Ai thotë se di gjithçka ka ndodhur aty dhe se nuk dëshiron të bëhet bukë-shkalur. Sipas tij, në Poliçan e dinë të gjithë se në vitet 1970-1978, armatimet i’u shiteshin kinezëve në këmbim të shlyerjes së Uzinës.

    Ndërsa pas 1980-ës, armë dhe municione i’u shiteshin sllovenëve, turqve, maqedonasve, suedezëve e deri dhe serbëve. Por, pas ’90-ës, shteti e bënte këtë tregti të ndaluar nëpërmjet firmës private “MEIKO”, që një dreq e di se ç’është në të vërtet. Pas ’90-ës, me firmën “MEIKO”, armë iu janë shitur edhe vendeve arabe apo dhe çeçenëve.

  • Surprizë për policinë greke, pensionistit i gjenden mbi 170 armë, 15.500 fishekë dhe barut

    Surprizë për policinë greke, pensionistit i gjenden mbi 170 armë, 15.500 fishekë dhe barut

    Një arsenal gjigant ushtarak, të denjë për një betejë të armatosur, ka zbuluar policia greke në shtëpinë e një pensionisti të Forcave Ajrore helene. Mbi 170 armë dhe 15,500 fishekë u gjetën në shtëpinë e ish-oficerit, në zonën e Kiatos, pranë Korinthit.
    Në operacionin e kryer nga Drejtoria për Luftimin e Krimit u gjetën në posedim të pensionistit revolverë, pistoleta, mitralozë dhe pushkë, ndërsa kishte edhe 156 tyta, 45 doreza, 350 karikatorë dhe 110 mbrojtëse dore.
    Ushtari në pension kishte në posedim edhe thika luftarake, shpata, bajoneta dhe silenciatorë.
    Gjithashtu në papafingo e shtëpisë u gjet një punishte e pajisur plotësisht për prodhimin, ngarkimin dhe rimbushjen e fishekëve të kalibrave të ndryshëm, e përbërë, ndër të tjera, nga një mori predhash, kapsollash, si dhe pako që përmbanin barut, me një peshë totale mbi 120 kilogramë.
    Policia nuk beson se pensionisti i kishte të gjitha këto armë për llogari të tij. Ata vlerësojnë se ai kishte bashkëpunuar me një tregtar të madh armësh dhe po shqyrtojnë mundësinë që ai të ketë qenë i përfshirë edhe në një operacion tjetër të FBI-së greke rreth një muaj më parë në zonën e Aspropirgos, ku u gjet një sasi e madhe armësh.

  • Iu gjetën fishekë luftarakë në shtëpi! Arrestohet nga Policia vëllai i deputetit të PS

    Iu gjetën fishekë luftarakë në shtëpi! Arrestohet nga Policia vëllai i deputetit të PS

    Saimir Hasalla

    TIRANË- Vëllai i deputetit të Partisë Socialiste, Saimir Hasalla është shoqëruar nga Policia e Shtetit. Denis Hasallës i janë gjetur në banesë 30 fishekë luftarakë. Bashkë me të është vendosur në pranga edhe Bledar Çullhaj, të cilit gjatë kontrolleve në banesë i është gjetur një armë e ftohtë.
    NJOFTIMI I POLICISË:
    Elbasan
    Strukturat për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për lejimin e kontrollit në disa banesa, në kuadër të një procedimi penal të vitit 2024.
    Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasve: -B. Ç., 36 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet një armë e ftohtë; -D. H., 35 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet një sasi municioni luftarak. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./ZËRI

  • Plagosi dy persona për llogari të mafias turke, i riu shqiptar kapet në Athinë (Emrat)

    Plagosi dy persona për llogari të mafias turke, i riu shqiptar kapet në Athinë (Emrat)

    Në prangat e policisë ka rënë një 22-vjeçar shqiptar nga Vau i Dejës, i cili kishte funksionuar nën urdhrat e një tjetër turku të arrestuar për 6 vrasje.
    Ngjarja ndodhi në 13 korrik në lokalin “Filloas” në rrugën “Tripoleos” në Athinë, ku nga të shtënat me armë zjarri mbeti i plagosur 48-vjeçari turk Volkan Ertas dhe polici grek Dh. P, bashkëshorti i pronares së lokalit. Ndaj turkut, i cili ishte shënjestër i atentatit, u qëllua 4 herë me pistoletë. Një plumb kapi atë dhe një tjetër kapi rastësisht policin grek, duke mbetur të dy të plagosur.
    Viktima e atentatit zbuloi për policinë se kishte shkuar aty, pasi shtetasi turk i burgosur Suleyman Dalgic, i kishte thënë se do të merrte një automjet nga një person, si shkëmbim i një borxhi që i kishte. Personi i panjohur që do takonte, i ka kërkuar Ertas ta ndiqte dhe ky i fundit, ndoshta duke ndjerë rrezik, ka devijuar rrugën duke u futur në lokal. Pikërisht aty, ndaj tij është hapur zjarr.
    Pas hetimeve dhe dëshmive, policia identifikoi si autor të tentativës së vrasjes, shtetasin shqiptar Alesio Biba, 22 vjec, nga Vau i Dejës. Gjatë tentativës për arrestimin e tij, Biba, në sy të policëve, hodhi në tokë dhe theu telefonin celular. Gjatë kontrollit të banesës, atij iu gjetën dhe sekuestruan arma e krimit, 1 pistoletë “Grand Power MK7” me një krehër me 15 fishekë, 1 krehër pa fishekë, 29 fishekë, 1 fishek “Luger”, 1 celular “Samsung”, 4 paketa të katër numrave celularë, 1 letër A4 me udhëzime për GPS Tracker makinash dhe 1 kartë SIM.
    Gjatë marrjes në pyetje, Biba ka deklaruar se ishte pikërisht ai autor i ngjarjes dhe kishte si synim vetëm të plagoste Volkan Ertas.
    Sipas policisë greke, urdhëruesi i ngjarjes, Suleyman Dalgic, ndodhet në burgun e Larisas, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e 6 shtetasve turq në tetor 2023 në Artemida të Greqisë. Gjatë kontrollit të qelisë së tij, nuk u gjet asnjë send i paligjshëm. 6 turqit ishte pjesë e grupit kriminal mafioz “Daltons” në Turqi. Dalgic akuzohet se është personi që i ka nxjerrë ata në pritë.

  • Arrestohet në Greqi/ Kush është killeri shqiptar që punonte për liderin e mafias turke

    Arrestohet në Greqi/ Kush është killeri shqiptar që punonte për liderin e mafias turke

    Foto Ilustruese

    GREQI- Alesio Biba, një 22-vjeçar shqiptar është vënë në pranga pasi akuzohet se ka marrë pjesë në një atentat të ndodhur më 13 korrik në Athinë. Mediat greke shkruajnë se arrestimi i shqiptarit u bë në momentin që ai u ndalua për kontroll nga efektivët gjatë orëne të natës së kaluar.
    22-vjeçari Biba nga Vau i Dejës rezulton se kishte marrë urdhra nga një turk të identifikuar si Suleyman Dalgic për të kryer atentatin e ndodhur në lokalin “Filloas” në rrugën “Tripoleos” në Athinë. Nga të shtënat mbeti i plagosur 48-vjeçari turk Volkan Ertas dhe polici grek Dh. P, bashkëshorti i pronares së lokalit.
    Biba, në momentin që u ndalua nga efketivët grekë, ka hedhur në tokë dhe ka thyer celularin e tij, por gjatë kontrollit iu gjet dhe sekuestrua arma me të cilën kishte bërë atentatin, 1 pistoletë “Grand Poëer MK7” me një krehër me 15 fishekë, 1 krehër pa fishekë, 29 fishekë, 1 fishek “Luger”, 1 celular “Samsung”, 4 paketa të katër numrave celularë, 1 letër A4 me udhëzime për GPS Tracker makinash dhe 1 kartë SIM.
    Gjatë marrjes në pyetje, Biba ka deklaruar se kishte qëllim vetëm që ta plagoste Volkan Ertas.
    Nga ana tjetër, Suleyman Dalgic, ndodhet në burgun e Larisas, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e 6 personave turq në tetor 2023 në Artemida të Greqisë. Të gjithë ishin pjesë e grupit kriminal mafioz “Daltons” në Turqi, rivalët e Dalgic.

  • Përplasje me armë në Greqi: Në pranga 12 shqiptarë e grekë, sekuestrohen armë e para

    Përplasje me armë në Greqi: Në pranga 12 shqiptarë e grekë, sekuestrohen armë e para

    Një përplasje e armatosur e ndodhur jashtë një klubi nate në Pire, Greqi, ka çuar në arrestimin e 12 personave, shqiptarë dhe grekë, pjesëtarë të dy grupeve kriminale, përfshirë një punonjës policie.
    Ata janë arrestuar në kuadër të një hetimi të thelluar nga Drejtoria për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe Departamenti i Ndjekjes së Krimeve Kundër Jetës dhe Pronës në Greqi.
    Ngjarja ka ndodhur më 29 shtator 2024, kur dy grupe kriminale, të përbëra nga të paktën 6 persona secila, u përfshinë fillimisht në një përleshje fizike me grushte dhe shqelma, për të kaluar më pas në shkëmbim të të shtënave me armë. Pas hetimit dhe kontrolleve të kryera në banesa dhe lokalitete të tjera, janë gjetur dhe sekuestruar armë, fishekë, drogë, dhe pjesë të tjera të pajisjeve kriminale, më konkretisht:

    1 pistoletë me një karikator me 10 fishekë
    1 revolver me 6 fishekë
    1 armë gjahu
    14 thika të ndryshme
    3 makina dhe 1 motor
    175,470 euro
    Marijuanë (2.4 gram)
    Tableta anabolike
    Veshje dhe sende të përdorura gjatë përplasjes

    Akuzat për të arrestuarit përfshijnë krijimin e një organizate kriminale, tentativë vrasjeje, dëmtim të rrezikshëm trupor, shkelje të detyrës dhe shkelje të ligjeve për armët dhe drogën. Hetimet vazhdojnë për të zbardhur plotësisht të gjithë fushën e aktivitetit kriminal të grupeve të përfshira.

  • Përplasje me armë jashtë një lokali në Pire, arrestohen 12 shqiptarë dhe grekë

    Përplasje me armë jashtë një lokali në Pire, arrestohen 12 shqiptarë dhe grekë

    Një përplasje e armatosur e ndodhur jashtë një klubi nate në Pire, Greqi, ka çuar në arrestimin e 12 personave, shqiptarë dhe grekë, pjesëtarë të dy grupeve kriminale, përfshirë një punonjës policie.
    Ata janë arrestuar në kuadër të një hetimi të thelluar nga Drejtoria për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe Departamenti i Ndjekjes së Krimeve Kundër Jetës dhe Pronës në Greqi.
    Ngjarja ka ndodhur më 29 shtator 2024, kur dy grupe kriminale, të përbëra nga të paktën 6 persona secila, u përfshinë fillimisht në një përleshje fizike me grushte dhe shqelma, për të kaluar më pas në shkëmbim të të shtënave me armë.
    Pas hetimit dhe kontrolleve të kryera në banesa dhe lokalitete të tjera, janë gjetur dhe sekuestruar armë, fishekë, drogë, dhe pjesë të tjera të pajisjeve kriminale, më konkretisht:
    1 pistoletë me një karikator me 10 fishekë
    1 revolver me 6 fishekë
    1 armë gjahu
    14 thika të ndryshme
    3 makina dhe 1 motor
    175,470 euro
    Marijuanë (2.4 gram)
    Tableta anabolike
    Veshje dhe sende të përdorura gjatë përplasjes
    Akuzat për të arrestuarit përfshijnë krijimin e një organizate kriminale, tentativë vrasjeje, dëmtim të rrezikshëm trupor, shkelje të detyrës dhe shkelje të ligjeve për armët dhe drogën. Hetimet vazhdojnë për të zbardhur plotësisht të gjithë fushën e aktivitetit kriminal të grupeve të përfshira.

  • Sekuestrohen armë zjarri dhe municion luftarak në Lushnjë, arrestohet 50-vjeçari

    Sekuestrohen armë zjarri dhe municion luftarak në Lushnjë, arrestohet 50-vjeçari

    Policia e Lushnjës ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Strike”, pas informacioneve operative për mbajtje të paligjshme armësh. Si rezultat, është arrestuar në flagrancë shtetasi V. Ç., 50 vjeç, banues në Karbunarë, i cili mbante në banesë një arsenal armësh dhe municionesh.

    Gjatë kontrollit të befasishëm në banesën e tij, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri pistoletë; 1 armë zjarri kallashnikov; 1 armë gjahu çifte; 3 krëhëra me fishekë dhe dhjetra fishekë luftarakë

    Policia thekson se vijon punën për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që mbajnë armë pa leje, si dhe për garantimin e sigurisë në komunitet. Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprime të mëtejshme.

  • 25 mijë fishekët e trafikuar nga Shqipëria… për dasmat në Kretë

    25 mijë fishekët e trafikuar nga Shqipëria… për dasmat në Kretë

    Një 65-vjeçar nga Kreta me një të shkuar në tregtinë e armëve konsiderohet si “truri” i organizatës së trafikut të municioneve nga Shqipëria drejt Greqisë të goditur nga policia helene këtë të martë. 5 persona u vunë në pranga, nga të cilët njëri ishte shqiptar ndërsa një tjetër shqiptar u shpall në kërkim.
    Sipas vlerësimeve të policisë greke, banda donte të “hidhte në tregun e Kretës fishekë, në prag të dasmave të verës”. Në të kaluarën, të ashtuquajturit “shoferë plumbash” shfaqeshin në evente shoqërore me furgonë dhe i furnizonin ata me fishekë për “zakonin” e vjetër.
    Këtë herë u gjetën rreth 25 000 fishekë në posedim të anëtarëve të organizatës. I njëjti person u arrestua edhe në 2019 me mbi 120 000 fishekë dhe kallashnikovë. “Protothema” shkruan se 65-vjeçari i kishte siguruar plumbat në Shqipëri dhe kishte mundur t’i kontrabandojë brenda një depoje të posaçme kamioni. Megjithatë të njëjtat burime shkruajnë se përveç dasmave, fishekët shkojnë edhe për grupet kriminale.
    Në rastin e vitit 2019, 59-vjeçari kishte udhëtuar disa herë në Shqipëri për të arritur te “burimi” dhe për t’u takuar ballë për ballë me furnizuesit e tij. Bazuar dosjen hetimore, sa herë që ai udhëtonte jashtë Kretës, e linte telefonin e tij personal celular në shtëpi në mënyrë që të mos zbulohej gjurma e tij. Sipas autoriteteve, ai dyshohet se hyri në Shqipëri në këmbë për të shmangur pikat e kontrollit.
     

  • Goditet grupi kriminal/ Tentuan të importonin municione nga Shqipëria, sekuestrohen 20 mijë fishekë, detaje si…

    Goditet grupi kriminal/ Tentuan të importonin municione nga Shqipëria, sekuestrohen 20 mijë fishekë, detaje si…

    Sipas mediave greke, nga hetimet u zbulua se të paktën që nga prilli i vitit 2025, anëtarët e këtij grupi kishin krijuar dhe ishin pjesë e një organizate kriminale me qëllim importimin ilegal dhe shpërndarjen e municioneve në zonat e Kretës, për përfitim ekonomik të paligjshëm.
    Një organizatë kriminale që operonte në Kretë dhe veri të Greqisë, duke futur në mënyrë të paligjshme sasi të mëdha municionesh nga Shqipëria është goditur nga policia.
    Metoda e veprimit të tyre ishte e qartë dhe e strukturuar. Ata grumbullonin porosi për municione dhe më pas siguronin sasinë e kërkuar nga një furnizues i panjohur në Shqipëri.
    Tre prej anëtarëve udhëtonin me dy automjete deri në kufi, ku njëri prej tyre kishte një kamion i përshtatur për të fshehur municionet. Pas marrjes së mallrave, ata ktheheshin në Kretë për t’i shitur kundrejt pagesës.
    Roli i anëtarëve ishte i ndarë qartë, një 65-vjeçar, organizatori dhe kreu i grupit, mblidhte porositë dhe shoqëronte kamionin në kufi për të mbikëqyrur marrjen dhe pagesën, duke shpërndarë municionet në Kretë me motoçikletë.
    Një 72-vjeçar kishte krijuar hapësirën e fshehtë në kamion dhe ishte shoferi i automjetit në kufi, ndërsa një 73-vjeçar ishte shoferi që ngiste kamionin deri në kufi dhe kthehej në Kretë. Ndërsa një 41-vjeçar, shtetas shqiptar, merrej me sigurimin e municioneve nga furnizuesi i tij dhe kalimin e tyre në territorin grek.
    Për të shmangur kapjen, anëtarët merrnin masa të rrepta, ata përdornin një kamion që i përkiste një personi të ndjerë, kishin përshtatur një hapësirë të fshehtë të veçantë, fiknin telefonat gjatë udhëtimeve dhe përdornin dokumente false për blerjen e biletave të trageteve.
    Gjatë operacionit, policia në Kretë arrestoi 65-vjeçarin, 72-vjeçarin dhe 73-vjeçarin, të kapur gjatë marrjes së mbi 24,000 fishekëve të fshehur në kamion. Ndërkohë, në Kastoria u arrestua edhe 41-vjeçari shqiptar. Gjithashtu, në Kretë u arrestua një 30-vjeçar që kishte blerë municione nga kreu i organizatës.
    Nga kontrollet në automjete dhe banesa u sekuestruan gjithsej 24,126 fishekë, një armë automatike, 900 euro dhe mjete transporti (motoçikletë, kamion dhe makinë personale).
    Sipas hetimeve të policisë, banda kishte planifikuar që të furnizonte tregun e Kretës me fishekë për sezonit të dasmave verore. Tradicionalisht, shpërndarësit e fishekëve shfaqeshin në festa me furgonë për të shpërndarë municion për zakonin e krisjes së armëve në ajër.
    Në vitin 2019, sipas raportimit të mediave lokale, ishte ngritur një çështje ndaj 65-vjeçarit për trafik mbi 120,000 fishekë dhe armë kallashnikov, duke u konsideruar nga policia si një nga aktorët kryesorë të këtij rrjeti kriminal.
    Dosja e vitit 2019 përfshinte një “radiografi” të mënyrës se si municioni dhe armët transportoheshin në tregun e zi të Kretës, shpesh për t’u përdorur jo vetëm nga grupet kriminale, por edhe për traditën lokale të “krisjes së armëve” në dasma dhe festa të tjera.
    Hetimet tregojnë se 59-vjeçari atëherë (sot 65 vjeç), kishte udhëtuar disa herë në Shqipëri për të siguruar burimin e fishekëve dhe kishte shmangur monitorimin policor duke lënë celularin në shtëpi gjatë udhëtimeve dhe duke hyrë në Shqipëri në këmbë për të shmangur kontrollet.
    Edhe në fund të vitit 2018, vetëm disa muaj para operacionit të madh, ai kishte anuluar në minutën e fundit një ngarkesë të madhe fishekësh, duke dyshuar se ishte nën vëzhgim.
    Kur u kap atëherë, deklaroi se kishte sjellë fishekët për të bërë “qitje me shokët në mal”, duke mohuar kategorikisht akuzat për trafik.
    Burime policore besojnë se ai mbetet një figurë e fuqishme në tregun e municioneve në Kretë dhe se për këtë arsye ka tentuar të furnizojë tregun vendas, për shkak të mungesës së fishekëve për ngjarjet gjatë verës.
    Në të kaluarën, trafikimi i armëve në Kretë bëhej në netët pa hënë në bregdetin jugor, ku varka të vogla afroheshin pranë anijeve të ankoruara në det të hapur për të marrë ngarkesa me armë dhe më pas ktheheshin në breg.
    Por sot, sipas ekspertëve të policisë, trafiku kryhet kryesisht përmes porteve të mëdha në veri, Heraklion dhe Chania, ku armët dhe municioni ngarkohen në kamionë dhe transportohen lehtësisht, pa mundur të kontrollohen në total.
    Një kamion i mbushur me balota me bari mund të fshehë lehtësisht armë si Kalashnikov dhe pistoleta brenda balotave të trefyllit, dhe askush nuk do t’i gjejë dot.