Tag: fishekë

  • Policia kontroll në banesat e vrasësve me pagesë, çfarë u gjet në Gjirokastër, Vlorë dhe Lezhë

    Policia kontroll në banesat e vrasësve me pagesë, çfarë u gjet në Gjirokastër, Vlorë dhe Lezhë

    Në banesat e tre të të arrestuarve dy ditë më parë në Greqi, si vrasës me pagesë janë ushtruar kontroll, ku janë gjetur armë dhe municione ushtarake.

    Gjatë kontrollit në fshatin Labovë e Kryqit në Gjirokastër, në banesën e 45-vjeçarit Dhimitër Meçi janë gjetur 2 kallashnikovë dhe një armë zjarri automatike, të dyshuar të trafikuar dhe qindra fishekë të kalibrave të ndryshëm.
    Gjatë operacionit janë sekuestruar 3 armë zjarri automatike, 200 fishekë kallashnikovi, 18 pako me fishekë pistolete dhe 5 krehra.
    Armët e zjarrit, që u gjetën në banesën e 45-vjeçarit, do të dërgohen tek Instituti i Policisë Shkencore për ekspertim teknik.
    Sipas policisë, me qëllim dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të shtetasve shqiptarë Dhimitër Meçi 45 vjeç, banues në Labovën e Kryqit Gjirokastër, Andrea Brokeri 32 vjeç, banues në Kudhës Himarë; Fatjon Prendi 39 vjeç, banues në Lezhë; dhe Petro Theohari, 31 vjeç, banues në Muzinë Sarandë, të dyshuar si vrasës me pagesë, strukturat e Departamentit të Policisë Kriminale, ato të DVP Gjirokastër, Vlorë e Lezhë, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet e thelluara duke koordinuar dhe bashkëpunuar ngushtësisht me homologët grekë.
    Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”

    Top Channel

  • Sekuestrohet arsenal armësh, publikohen emrat e të dyshuarve si vrasës me pagesë

    Sekuestrohet arsenal armësh, publikohen emrat e të dyshuarve si vrasës me pagesë

    Policia e Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë Greke, ka finalizuar operacionin e koduar “Provat”, i cili çoi në zbulimin dhe sekuestrimin e një arsenali armësh zjarri dhe municioni luftarak, të lidhur me shtetas shqiptarë të arrestuar në Greqi, të dyshuar si vrasës me pagesë. 
    Gjatë operacionit u sekuestruan 3 armë zjarri automatike, 200 fishekë kallashnikovi, 18 pako me fishekë pistolete dhe 5 krehra. Arsenali u gjet në një nga banesat e një prej të arrestuarve në Greqi. 
    Pas shkëmbimit të informacionit mes autoriteteve shqiptare dhe greke, strukturat e Policisë së Shtetit në Gjirokastër, Vlorë dhe Lezhë zhvilluan kontrolle në banesat e personave të dyshuar. Në fshatin Labovë e Kryqit, Gjirokastër, shërbimet policore gjetën të fshehura në banesën e shtetasit Dhimitër Meci, 45 vjeç, dy kallashnikovë, një armë automatike dhe qindra fishekë të kalibrave të ndryshëm. Ky shtetas ishte ndaluar dy ditë më parë në Greqi për vrasje dhe pjesëmarrje në grup kriminal të armatosur. 
    Armët e sekuestruara do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për ekspertizë teknike. 
    Për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të shtetasve Dh. M., 45 vjeç, nga Labova e Kryqit; Andrea Brokeri, 32 vjeç, nga Kudhësi i Himarës; Fatjon Prendi, 39 vjeç, nga Lezha; dhe Petro Theohari, 31 vjeç, nga Muzina e Sarandës, hetimet po vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë dhe me autoritetet homologe greke. Autoritetet janë duke koordinuar veprimet për të zbardhur plotësisht aktivitetin e tyre të dyshuar kriminal. Euronews.al 

  • Grabiten 20 mijë fishekë të ushtrisë gjermane, shqetësime për sigurinë/ Hetimet ia “faturojnë” fajin shoferit: Nuk la të sigurt kamionin

    Grabiten 20 mijë fishekë të ushtrisë gjermane, shqetësime për sigurinë/ Hetimet ia “faturojnë” fajin shoferit: Nuk la të sigurt kamionin

    Një ngarkesë me afërsisht 20,000 fishekë të ushtrisë gjermane u vodh nga një kamion shpërndarjeje në qytetin lindor të Burgut, sipas ministrisë gjermane të mbrojtjes.

    Incidenti ka ngritur shqetësime serioze për sigurinë dhe është duke u hetuar nga autoritetet.
    Vjedhja e municioneve ndodhi më 25 nëntor, kur shoferi i një kompanie transporti civil, i kontraktuar nga ushtria, la kamionin në një parking të pambrojtur gjatë natës. Kur dërgesa mbërriti në kazermat Clausewitz të nesërmen, u zbulua se municionet ishin zhdukur.
    Raportet sugjerojnë se ngarkesa përmbante 10,000 fishekë për pistoleta, 9,900 fishekë bosh për pushkë sulmi dhe granata tymi. Përkundër këtyre informacionit, autoritetet nuk kanë konfirmuar numrin e saktë të municioneve të vjedhura.
    Ushtria gjermane ka nisur një hetim të përbashkët me policinë për të zbardhur ngjarjen dhe për të zbuluar se kush mund të ketë pasur akses në municionet e vjedhura.
    Ministria e Mbrojtjes e Gjermanisë e ka cilësuar vjedhjen si një incident shumë serioz dhe ka shprehur shqetësim për mundësinë që municionet të kalojnë në duar të gabuara.
    Një pjesë e hetimit do të përqendrohet në arsyen pse shoferi nuk e la kamionin në një vend të sigurt, pavarësisht mundësisë për të kërkuar ndihmë nga një linjë telefonike speciale për shoferët. Për më tepër, ushtria ka një shërbim eskortimi për të siguruar transportimin e sigurt të ngarkesave të tilla.

    Top Channel

  • Doreza metalike dhe fishekë luftarak, procedohen tre të mitur në Fier

    Doreza metalike dhe fishekë luftarak, procedohen tre të mitur në Fier

    Procedohen tre shtetas të mitur, të moshave 14, 15 dhe 16 vjeç, në Fier pasi gjatë kontrolleve fizike, iu gjetën doreza metalike dhe fishekë luftarak.
    “Në vijim të informacionit të dhënë dje, për aksidentin në Poçem, ku si pasojë e përplasjes së automjetit me drejtues shtetasin B. H., 58 vjeç, banues në Ksamil, me automjetin me drejtues shtetasin L. A., 43 vjeç, banues në Durrës, u dëmtuan dy drejtuesit dhe dy pasagjeret, shtetaset E. A. dhe M. H., informojmë se në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin B. H., për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. Sh., 49 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka dëmtuar disa pemë ulliri në fshatin Ngjeqar, në pronësi të një 35-vjeçari.
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për:
    -shtetasin Gj. F., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se i ka marrë një shumë parash një 35-vjeçari, duke i premtuar se do t’i sillte një automjet;-tre shtetas të mitur, të moshave 14, 15 dhe 16 vjeç, pasi gjatë kontrolleve fizike, iu gjetën doreza metalike dhe fishekë luftarak.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.

  • Fushë-Arrëz/ 12 orë rezistencë në banesë, gjenden armë, granta dhe fishekë në banesën ku ishte ngujuar Uka me Cumrakun

    Fushë-Arrëz/ 12 orë rezistencë në banesë, gjenden armë, granta dhe fishekë në banesën ku ishte ngujuar Uka me Cumrakun

    Zbardhen detaje nga ngjarja në Orosh të Pukës, ku dy të rinj u izoluan për disa orë në një banesë, ndërsa refuzonin që të dilnin prej aty pas urdhrit të policisë. Pas negociatave të njërit prej vëllezërve të të rinjve, ata u vetëdorëzuan.
    Gazetari i Vision Plus, Esido Barkaj raporton se brenda banesës policia ka gjetur 4 automatikë, një pistoletë, 18 granata, 7 karikatorë me fishekë si dhe 2 mijë fishekë.
    Po ashtu mësohet se Eren Uka dyshohet të jetë vetëplagosur për të ngritur akuza ndaj policisë se kanë qëlluar me armë, ndërkohë që ka një plagë sipërfaqësore në kofshë.

    Operacioni nisi që në orën 07:00 të mëngjesit, kur banesa ku ata fshiheshin u rrethua fillimisht nga policia lokale dhe më pas, gjatë mesditës, nga njësia speciale RENEA. Të dy ata mendohet se qëndronin të fshehur në këtë banesë prej 2 muajsh.
    Dy të kërkuarit, Julian Cumraku dhe Hamza Uka, ishin pikasur në mëngjes nga shërbimet e Policisë së Pukës.
    Cumraku dhe Uka ishin prej kohësh nën vëzhgimin e Antiterrorit, teksa Erzen Uka, një ish-pjesëtar i forcave paqeruajtëse të Shqipërisë në Irak, ishte dënuar me tre vite heqje lirie nën akuzën e urrejtjes fetare.
    Në vitin 2015, Uka u arrestua si i dyshuar për përgatitjen e fëmijëve dhe të rinjve për t’u bashkuar me ISIS, akuzë që aso kohe solli përplasje të forta mes Ukës dhe gjyqtarit Bibë Ndreca.
    Dy personat, ndonëse rrallë ishin parë në rrugët e fshatit, nuk kishin shkaktuar probleme. Madje, ata kishin frekuentuar edhe xhaminë e fshatit Kryezi, në të cilën nuk ofrohen shërbesa të rregullta për shkak të mungesës së personelit fetar.
    Dyshimet se ata ishin të armatosur rëndë e bënë situatën edhe më të rrezikshme, ndaj forcat speciale shmangën çdo ndërhyrje direkte deri në sigurimin e kushteve për një zgjidhje pa pasoja, edhe pse të dy ishin të vendosur të mos i përgjigjeshin thirrjeve për dorëzim të policisë.
    Në vijim të negociatave, policia solli në vendngjarje vëllain e Julian Cumrakut dhe familjarë të tjerë, të cilët luajtën rol vendimtar në bindjen e tyre për t’u dorëzuar.

  • I biri vrau policin 1 vit më parë, arrestohet 57-vjeçari në Fier, i kapet pistoletë dhe fishekë

    I biri vrau policin 1 vit më parë, arrestohet 57-vjeçari në Fier, i kapet pistoletë dhe fishekë

    Policia e Fierit ka arrestuar Petrit Mernica 57-vjeç, i cili u kap duke lëvizur me pistoletë me vete.
    Në një njoftim për mediat, blutë bëjnë me dije se Mernica kishte gjithashtu edhe 2 krëhëra me fishekë. 57-vjeçari ka qenë i dënuar më parë për vrasja, ndërsa mësohet se ai është babai i Azgan Mernicës që vrau policin e Shqipnjave në Fier, 1 vit e gjysëm më parë.
    “Lëvizte i armatosur me pistoletë me vete, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 57-vjeçari, i dënuar më parë për vrasje.

    Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë me 2 krëhëra me municion luftarak.
    Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve Kundër Personit dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar edhe në informacionet e siguruara për një shtetas që lëvizte i armatosur, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Pathëay”.
    Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë, në një lokal në fshatin Fermë Çlirim, shtetasin P. M., me 1 armë zjarri pistoletë, me 2 krëhëra me nga 7 fishekë, që i mbante në çantën e dorës.
    Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin P. M., 57 vjeç, banues në fshatin Sulaj, Fier, i dënuar më parë për vrasje”, njofton policia.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv

  • Plagosi 32-vjeçarin me armë zjarri në Bulqizë, arrestohet autori! Sekuestrohet arma dhe 5 fishekë

    Plagosi 32-vjeçarin me armë zjarri në Bulqizë, arrestohet autori! Sekuestrohet arma dhe 5 fishekë

    32-vjeçari Halit Bajraktari është arrestuar nga Policia e Dibrës pas 4 ditësh i shpallur në kërkim për plagosjen e 32-vjeçarit Alban Tançi në Bulqizë.
    Halit Bajraktari akuzohet për veprat penale “Vrasja, e mbetur në tentativë”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, teksa pas një konflikti qëlloi në drejtim të Alban Tançit duke e lënë të plagosur. Sakaq, policia ka sekuestruar armën e zjarrit tip pistoletë si dhe 5 copë fishekë.
    “DVP Dibër
    Ndalohet dhe vihet në pranga autori i ngjarjes së ndodhur më 13 nëntor, ku tentoi të vriste me armë zjarri një 32-vjeçar, i cili mbeti i plagosur.Sekuestrohet arma e zjarrit, pistoletë, me të cilën autori tentoi të vriste 32-vjeçarin.Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim H.B., 32 vjeç, banues në Bulqizë.Ndalimi i tij u bë pasi, më datë 13 nëntor 2025, dyshohet se pas një konflikti të mëparshëm, ky shtetas ka tentuar të vrasë me armë zjarri, duke e lënë të plagosur shtetasin A.T., 32 vjeç, banues në Bulqizë.Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit, tip pistoletë, me 5 copë fishekë.Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

  • Dy të ndaluar/ Kapet drogë, fishekë dhe 3700 euro në Kakavijë

    Dy të ndaluar/ Kapet drogë, fishekë dhe 3700 euro në Kakavijë

    POLICIA E SHTETIT
    Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije, në vijim të punës për goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar në analizën e riskut, kanë kaluar për kontroll në vijë të dytë, në hyrje të RSh-së, automjetet me drejtues shtetasit E. N. dhe I. Gj..
    -Gjatë kontrollit në automjetin e shtetasit E. N. dhe kontrollit fizik ndaj tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lëndë të dyshuar narkotike kokainë, 2 celularë dhe 3700 euro.
    Gjatë kontrollit në furgonin me drejtues shtetasin I. Gj., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 10 kuti me fishekë gjuetie (në total 250 fishekë), të cilat ai nuk i kishte deklaruar konform ligjit dhe nuk ishte i pajisur me leje për transportimin e tyre.
    Në përfundim të veprimeve për këto raste:
    -specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin E. N., 48 vjeç, banues në Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
    -specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin I. Gj., 49 vjeç, banues në Patos, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

  • Njëri tentoi të fuste kokainë në Shqipëri, tjetri fishekë, arrestohen dy persona në Kakavijë

    Njëri tentoi të fuste kokainë në Shqipëri, tjetri fishekë, arrestohen dy persona në Kakavijë

    Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije, në vijim të punës për goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar në analizën e riskut, kanë kaluar për kontroll në vijë të dytë, në hyrje të RSh-së, automjetet me drejtues shtetasit E. N. dhe I. Gj..
    -Gjatë kontrollit në automjetin e shtetasit E. N. dhe kontrollit fizik ndaj tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lëndë të dyshuar narkotike kokainë, 2 celularë dhe 3700 euro.
    Gjatë kontrollit në furgonin me drejtues shtetasin I. Gj., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 10 kuti me fishekë gjuetie (në total 250 fishekë), të cilat ai nuk i kishte deklaruar konform ligjit dhe nuk ishte i pajisur me leje për transportimin e tyre.

    Në përfundim të veprimeve për këto raste:
    -specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin E. N., 48 vjeç, banues në Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
    -specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin I. Gj., 49 vjeç, banues në Patos, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.
    Policia ka sekuestruar lëndën narkotike kokainë, 3700 euro dhe 250 fishekë gjuetie.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv