Pasojat e motit të keq vijojnë të jenë ende aktive në Qarkun e Korçës, ku disa akse rrugore vijojnë të ketë inerte të rrugë ndërsa në disa zona ka ndërprerje të energjisë elektrike.
Ndërkohë në aksin Qafë Plloçë – Qukës, pas shembjes masivi i gurëve ndodhet ende në shtratin e rrugës. Qarkullimi në këtë segment është devijuar përmes një bypassi.
Rruga Qukës–Qafë Plloçë, një nga projektet më të kushtueshme infrastrukturore të dekadës së fundit, vazhdon të përballet me probleme serioze pavarësisht investimit prej rreth 260 milionë euro me firmën e Belinda Ballukut. Shirat e ditëve të fundit kanë shkaktuar rrëshqitje, ndërsa masivet e gurëve dhe dherave mbeten kërcënim i përhershëm përgjatë këtij aksi.
Tag: firmën
-

Masivi i gurëve në Qukës-Qafë Plloçë/ U shpenzuan 260 mln euro me firmën e Ballukut ,vijon kaosi te aksi i “florinjtë”
-

Nën hetim nga SPAK/ Fatmir Bektashi merr leje ndërtimi në Farkë me firmën e Ramës dhe Ballukut
Biznesmeni kontrovers Fatmir Bektashi, me dy dosje në Prokurorinë e Posaçme, një që lidhet me ish-kompleksin Partizani dhe tjetra me dosjen e kryebashkiakut të Tiranës, vijon të marrë leje për komplekse të mëdha ndërtimi.
Pasi betonoi zonën pranë burgut të gravë, duke ndërtuar 50 pallate pa bërë asnjë park të mirëfilltë për fëmijët, apo pa bërë çerdhe, kopësht apo shkollë, pa përmendur edhe rrugët për të hyrë dhe dalë, ai i ka vënë “syrin” zonës së preferuar të Farkës.
Disa kohë më parë, ai mori leje nga Bashkia e Tiranës për kompleksin “Aba”, duke ndërtuar disa godina nga 3 e 4 katë në një sipërfaqe të madhe ndërtimi.
Dhe, pa përfunduar ende projektin në fjalë, Bektashi ka marrë një leje të dytë nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit, duke e quajtur projektin “Aba 2”.
Leja mban firmën e kreut të KKTU-së, kryeministrit Edi Rama, dhe zëvendëses së tij, Belinda Balluku, e marrë edhe ajo e pandehur për aferën e Tunelit të Llogarasë.
Një paradoks tepër i madh, pasi megjithëse Bektashi është nën hetim për dy raste, ai sërish “shpërblehet” nga mazhoranca.
Duket se, Bektashi vepron me “dy porta”, duke qenë se ai është i afërm me Jamarbër Malltezin, teksa të dy janë marrë të pandehur për aferën “Partizani”.
Por, Bektashi ka pasur akses edhe nga eksponentë të mazhorancës së sotme, pasi me firmën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ai mori lejen për pallatet te ish-kompleksi Partizani por edhe lejen për kompleksin “Mangalem 21”.
Bektashi ka përdorur edhe pasaportën e tij gjermane, ndërkohë që firma e tij “Kontakt” ka marrë leje edhe në zonën pranë Malit të Dajtit, në afërsi të Bulevardit të Ri, në Ali Dem, Farkë, Paskuqan e madje edhe në Parkun Kombëtar të Drilonit, një zonë e mbrojtur.
Lejet i janë dhënë edhe gjatë kohës që ka pasur dy dosjet e SPAK-ut mbi shpinë, teksa ai hetohet me masën e sigurisë detyrim paraqitje.Faksimile: Vendimi i KKTU-së për lejen e ndërtimit për firmën “Kontakt” në zonën e Farkës
Një nga lejet e fundit është ajo e marrë për kompleksin e radhës në zonën e Farkës.
Sipas dokumenteve që disponon VoxNews, KKTU-ja ka zbardhur ditët e fundit lejen për objektin “ABA 2”, një kompleks banimi me godina 2-3 kate dhe 1 kat nëntokë, në Rrugën e “Turdive”, në Njësinë Administrative Farkë.
Në dokumentet që hulumtoi redaksia jonë shkruhet se trualli pozicionohet në juglindje të qytetit të Tiranës, në rrugën e Turdive, rreth 5 km në vijë ajrore nga qendra e qytetit.
“Sheshi i ndërtimit ka një sipërfaqe trualli prej rreth 3,600 m² dhe është i kufizuar në pjesën veriore nga rruga automobilistike që lidh Tiranën me Farkën, në jug nga Liqeni i Farkës dhe toka bujqësore që e rrethon, në lindje nga toka e pasur me bimësi dhe zona të gjelbra, dhe në perëndim nga një zonë e hapur, e cila është e papërdorur dhe me potencial zhvillimi” thuhet në dokument.
Sipas saj, sipërfaqja është e lirë nga ndërtimet, me pjerrësi të moderuar prej rreth 12%.
“Sheshi aksesohet nga rruga e ‘Turdive’ në perëndim, nga rruga që lidh Farkën me Liqenin e Farkës në jug dhe nga rruga që lidhet me zonat përreth liqenit në lindje. Megjithëse nuk ka kontakt dhe shikueshmëri të drejtpërdrejtë, trualli ka një afërsi prej rreth 900 m në vijë ajrore me Liqenin e Farkës” vijon dokumenti.Faksimile: Trualli ka një sipërfaqe prej 3.600 m2 dhe ka një distancë prej 900 metrash nga Liqeni i Farkës
Në dokumentet që hulumtoi redaksia jonë shkruhet se kompleksi do të ketë 6 godina, ngjitur me njëra tjetrën në një sipërfaqe të pjerrët.
“Baza e strukturës së objektit është drejtkëndore, me vetrata të mëdha transparente, ndërkohë që çdo objekt rrethohet me konsola në fasadë, të cilat shfrytëzohen si ballkone dhe korridore kalimi.
Secili objekt është konceptuar me tonalitete të zbehta të ngjyrave të ngrohta, të verdhës dhe portokallisë, për të dhënë idenë e dritës” vijon dokumenti.Në foto: Firma “Kontakt” e ka reklamuar projektin para se leja të zbardhej nga KKTU, teksa ka shitur edhe apartamentet
VoxNews shfletoi edhe faqen e internetit të kompanisë “Kontakt”. Kompleksi është reklamuar prej shumë muajsh, megjithëse leja nuk ishte zbardhur nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit. Një skemë që përdoret nga të gjithë ndërtuesit, të cilët shesin apartamentet para se të hapin gropat. Kjo me qëllim që me paratë e klientëve të ndërtojnë edhe godinat.
Redaksia jonë kërkoi informacion edhe te agjentët e shitjes së “Kontakt” dhe ka mësuar se shumica e apartamenteve janë shitur. Kjo evidentohet edhe në internet, ku rezulton se pjesa më e madhe e banesave rezultojnë “shitur”.Duket se, firma “Kontakt” ka sfiduar edhe ligjet dhe rregulloret e nxjerra nga qeveria. Kjo e fundit ka nxjerrë udhëzime që të ndalojnë shitjen e apartamenteve që në gropë.
Por Bektashi me këto lidhjet majtas dhe djathtas ka qenë i “amnistuar” gjithmonë nga politika, teksa edhe SPAK-u s’e ka ndaluar dot veprimtarinë e tij! Vox News
-

Nga Limioni te Kryeministria/ Qori ‘godet’ fort Ramën: Çdo vendim mban firmën e tij, SPAK të thërrasë
Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, ishte i ftuar në një emision televiziv, ku foli rreth hetimeve të SPAK, për koncesionin e Portit të Limionit në Sarandë, e cila është pronë e ushtrisë.
Sipas Qorit, SPAK duhet të marrë në pyetje Edi Ramën, pasi në fund të çdo vendimi është ai që firmos, ndërsa shtoi se në Shqipëri ligjet bëhen me porosi. Ai tha dhe se në Shqipëri ka një problem të madh të sigurisë kombëtare dhe të korrupsionit.
“Nëse është e vërtetë që Dulakut i kanë marrë telefonin, besoj do të ketë gjurmë. Nuk jam në brendësi të mënyrave si komunikojmë oligarkët me pushtetarët. Është hap i rëndësishëm që hedh dritë jo vetëm për Portin e Limionit, por dhe për skandale të tjera korruptive. Rastet që kanë të bëjnë me lejet e ndërtimit, statusin e investimeve strategjike. Ligjet merren me porosi. Para se të nisë procesi i konsultimit publik, kemi transaksione të errëta private ku gatuhen vendimet që prekin shoqërinë.
Nuk e kuptoj si kryeministri i një vendi mund t’i kundërvihet me një ton arrogant të gjitha hallkave të gjyqësorit. Tregojnë se këtu ka një problem të madh dhe të sigurisë kombëtare dhe të korrupsionit. Në vend që Rama të ishte i hapur për hetimin, nuk e di pse e bën këtë lloj presioni, mbase do të fshehë gjurmët.
Është rasti që Rama të merret në pyetje. Çdo vendim të fund mban firmën e tij, bashkëpunëtorët e tij janë thirrur nga SPAK për t’u pyetur. Rama me deklaratat e tij i jep mbrojtje. Ai thotë lëreni investimit të kryhet. Si mund të kërkojë që investimi të shkojë përpara pavarësisht se ka hetime që investimi nuk do duhej të behët.”
Mazhoranca miraton në Kuvend ligjin e ri për mbetjet pa sqaruar kostot financiareSipas Qorit, Presidenti Bajram Begaj do të duhej të kishte një qëndrim për çështjen në fjalë.
“Një nga të hetuarit ka qenë ish-deputeti i PS. Një nga ato që ka firmosur nga qene ish-ministrja Xhaçka. Nga ana tjetër kemi Presidentit që do duhej të kishte një qëndrim. Të thoshte nëse sipas tij kërcënohet siguria kombëtare apo jo. Institucionet që ndikohet nga kryeministri nuk bëjnë zë.” -

Me firmën e Megi Finos, i dërgohet Prefektit! Ja dokumenti i socialistëve për shkarkimin e Veliajt
Këshilli Bashkiak i Tiranës mblidhet sot në orën 16:00 për të shqyrtuar kërkesën për shkarkimin e Erion Veliaj nga detyra e kryebashkiakut.
JavaNews.al ka siguruar dokumentin për propozimin e shkarkimit të kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. -

Sot është në stol ndaj Letonisë, ekipi i Serisë A pret mesfushorin e Shqipërisë për të hedhur firmën mbi kontratën e re
10 Qershor 2025
19:54
Telesport
Ashtu si në ndeshjen ndaj Serbisë, edhe sot ndaj Letonisë, Ylber Ramadani, gjendet në stol. Pavarësisht se ka humbur vendin e titullarit te Kombëtarja në këto ndeshjet e fundit, Ylber Ramadanin, menëjehrë pas angazhimit me kuqezinjtë, e pret Lecce, për të hedhur firmën mbi kontratën e re.
Kontrata aktuale e mesfushorit kuqezi skadon qershorin e vitit 2026, por drejtuesit e Lecce-s e konsiderojnë si një lojtar kyç dhe nuk duan të humbin shërbimet e 29-vjeçarit kuqezi.
Ramadanit do t’i ofrohet një rinovim për 3 vite, me të njëjtën pagë që merr aktualisht. Bisedimet mes lojtarit dhe drejtuesve të Lecce-s janë mbyllur dhe tani pritet vetëm firma e shqiptarit sapo të kthehet në klub pas ndeshjes së sotme ndaj Letonisë. -

Falsifikoi firmën e motrës për t’i marrë pronën, nën hetim 65-vjeçari nga Gjirokastra
POLICIA E SHTETIT
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike-Financiare referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin V. Ç., 65 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se ka falsifikuar firmën e motrës së tij, për të përvetësuar një pronë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. -

Gledis Nano garon për Byronë Kombëtare të Hetimit, ish-polici u shkarkua me firmën e Ramës
Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka shprehur zyrtarisht vullnetin për të kandiduar për postin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).
Ai është një nga katër emrat që kanë aplikuar për këtë pozicion të rëndësishëm brenda afatit zyrtar që përfundon këtë të premte.
Sipas burimeve, kandidatët e tjerë janë dy oficerë të BKH-së, Menton Cuku dhe Joni Keta.
Procesi i përzgjedhjes së kreut të ri të BKH-së zhvillohet nga SPAK dhe pritet me interes, për shkak të rolit kyç të kësaj strukture në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Gledis Nano u shkarkua nga detyra si Drejtor i Përgjithshëm i policisë së shtetit me urdhër të Edi Ramës. Fillimisht atij iu kërkua dorëheqja, por Nano nuk pranoi të largohej duke kërkuar ndihmë nga ambasadat perëndimore në Tiranë, që nuk e mbajtën dot në detyrë, pasi disa ditë më pas në gusht të vitit 2022, Nano u shkarkua me firmën e kryeministrit Edi Rama. -

Dy çerrat e Bishqethëmit zhvasin tenderin2.6 mln euro me hajdutin Eral Myftaraj, firmos ‘ustallesha’ Arlinda Pogaj
Një firmë nga fshati Bishqethem ka fituar një tender të majmë për rikonstruksionin e Spitalit Lushnje. Ka dyshime të forta se e gjithë procedura është paracaktuar, pasi nga 12 firma në garë plot 11 janë skualifikuar, duke ia dhënë aforfe të gjithë shumën kësaj firme, e cila kohët e fundit është favorizuar edhe në procedura të tjera, jashtë qytetit të Lushnjes.
Ka dyshime se pas vëllezërve Aldi dhe Anea Llazi, të cilët kanë nga 50 % të aksioneve të firmës “LLAZO”, janë edhe politikanë me lidhje të forta në qarkun e Fierit apo edhe deri sipër në qeveri. Këto lidhje i kanë ndihmuar që të fitojnë lehtësisht para publike, madje me procedura tepër të dyshimta, megjithëse edhe SPAK-u ka hetuar.
Por, të skualifikosh të gjitha ofertat e tjera, që ishin jo pak dhe nga firma të mëdha, dhe t’ia japësh tenderin kësaj firme, do të thotë se këto lidhje e kanë bërë firmën të “paprekshme”.
Madje, në vitet e fundit ka marrë nga buxheti i shtetit dhjetëra-qindra miliona euro, për punë kryesisht ndërtimi.Faksimile: Njoftimi i Operatorit të Blerjeve të Përqendruara që shpall firmën “Llazo” fitues të tenderit 2.5 milionë euro për rregullimin e Spitalit të Lushnjes
Në datën 25 prill 2025, sipas dokumenteve që hulumtoi VoxNews, Operatori i Blerjeve të Përqendruara, shpalli firmën “Llazo” fitues të tenderit 2.5 milionë euro për rregullimin e Spitalit të Lushnjes.
(Operatori i Blerjeve të Përqendruara drejtohet nga Arlinda Pogaj, e njohur si ‘ustallesha’ e tenderave. Pogaj ka firmosur dhjetëra milionë euro tendera për trafikantë droge, bosë prostitucioni, anëtarë të organizatave kriminale, tendera me pazar në tavolinë, me letra false, me procedura të manipuluara etj. Duket se nuk do të jetë e largët dita kur Pogaj të zhvendoset me ‘zyrë’ në burgun e Pogradecit).Firma me seli në Bishqethem, në rrugën e Këmishtajt në Lushnje do të bëjë 89 % të punimeve, teksa ka si ortake me 11 % të punimeve firmën “METEO” nga Elbasani. Këto firma kanë edhe një subjekt mbështetës, firmën “IMPACT”, nga Tirana. (Pronari i firmës Meto është Eral Myftaraj, prestanome i një figure të krimit të organizuar në Elbasan, sekser dhe manipulator tenderash).
Objekti i tenderit ishte “rikonstruksion i Godinës Qendrore Spitali Lushnje”, me afat 13 muaj sipas grafikut të punimeve. Teksa garuan plot 12 firma, me oferta të ndryshme. BOE e parë “AIDA” dhe “PEPA GROUP” ofruan 259 milionë lekë, “C O L O M B O” dhe “AGI KONS” 284 milionë, apo edhe “ALB TIEFBAU” që ofroi 239 milionë lekë.
Firma “ED KONSTRUKSION” ofroi 326 milionë, “BE-IS” 278 milionë apo edhe “KEVIN CONSTRUKSION” që ishte bashkë me “ALKO IMPEX” të Arbër Abazit që ofruan 276 milionë lekë.Faksimile: Nga 12 firma në garë, Operatori i Blerjeve të Përqendruara skualifikoi plot 11 të tilla
Firma e 7-të në garë ishte “ULZA” me ofertë 326 milionë, “ALBA KONSTRUKSION” me vlerë 226 milionë dhe e 9-ta në garë ishte firma “LLAZO” me vlerë 261 milionë. Nëse do të shohim emrat e firmave, janë ajo që fitojnë gjithmonë tendera ndërtimi.
Madje, disa prej këtyre firmave kanë ofruar shumë herë më pak sesa fituesit.
Ofertë pati edhe firma “G.P.G. COMPANY” që ishte bashkë me “SENKA” apo”4 A-M” me vlerë 244 milionë. Firma e 11-të ishte “DESARET COMPANY” me vlerë 243 milionë dhe e fundit “Frontier Construction” me vlerë 0 lekë!Faksimile: Nga 12 firma në garë, Operatori i Blerjeve të Përqendruara skualifikoi plot 11 të tilla
Pas 12 ofertave, OBP ka skualifikuar plot 11 të tilla. Madje, emrat e firmave janë nga më të mëdhatë, që fitojnë lehtësisht tendera në institucione dhe që shpeshherë favorizohen në disa institucione.Faksimile: Nga 12 firma në garë, Operatori i Blerjeve të Përqendruara skualifikoi plot 11 të tilla.
/Vox news
-

Burime të dyshimta për lobimin? Gazetari: Noka u konsultua me shumë avokatë, por heshti!
Kontrata e lobimit me vlerë 6 milionë dollarë e PD në SHBA, ka qenë kryefjala e debatit publik gjatë ditëve të fundit.
I pranishëm në studion e Quo Vadis në Vizion Plus të moderatores Pranvera Borakaj, gazetari Ardit Hoxha, zbulloi se disa ditë para se Sekretari i Përgjithshëm i PD të hidhte firmën mbi kontratë është konsultuar me një grup të madh juristësh.
Sipas tij PD nuk duhet të kishte heshtur për këtë kontratë për sa kohë që ajo ligjërisht në SHBA është e rregullt.
“Ajo që unë nuk kuptoj është pse Noka në datë 4 prill kur ka hedhur firmën, dhe para se të hidhte firmën është konultuar me një numër të konsiderueshmë juristëtsh, pse nuk e ka publikuar vetë. Sjellje ndryshe patë nën rastin e LaCivita. Sot PD është në paradhomën e Trump, këtë nuk e mohon dot askush. Me dy karta, një me LaCivita. Pse do duhet që PD ta mbante të fshehtë”, tha Hoxha.
