Tag: firmë

  • Berisha: Ju po shkelmoni vendimin e Komisionit të Ligjeve për të grabitur Avokatin e Popullit!

    Berisha: Ju po shkelmoni vendimin e Komisionit të Ligjeve për të grabitur Avokatin e Popullit!

    Kryetari i PD, Sali Berisha gjate fjalës së tij në kuvend ju drejtuar mazhorancës duke u akuzuar se po shkelmoni vendimin e Komisionit të Ligjeve për të grabitur Avokatin e Popullit!. Ai tha se, lepuri i Surrelit nuk merr asnjë firmë.
    “E keqja banale e kombit jeni ju.
    E keqja banale e kohës jeni ju.
    Pse i them këto?
    Ky parlament ka një Komision Ligjesh, këtë Komision Ligjesh e kryeson një ish-ministër i juaj.
    Në garën e Avokatit të Popullit, një ditë ky mbledh komisionin dhe vendos në mënyrë të diskutueshme, me të drejtë apo pa të drejtë, nuk mund të them, që për kandidatët për Avokat të Popullit do ketë deputeti të drejtë vetëm për një firmë.
    Ky është një vendim i një komisioni, që ligji dhe Kushtetuta e ngarkon për shqyrtimin dhe për organizimin e procedurës së votimit të Avokatit të Popullit.
    Ai është kryetar komisioni.
    Tjetër puna se e keqja banale e shndërron atë në hiç.
    Ne zbatuam vendimin e Komisionit të Ligjeve.
    Në përputhje me vendimin e Komisionit të Ligjeve, ne bëmë shkresën dhe tërhoqëm të gjitha firmat.
    Dhe, thashë edhe njëherë, deputeti mund të vendosë një firmë për një kandidat, për të tjerë mund të vendosë shumë, por vendimi i Komisionit të Ligjeve ishte i qartë, nuk pranohen sepse janë vendosur firma, i njëjti deputet ka firmosur disa kandidatë.
    Tani ju, meqenëse duhej patjetër që ai zoti Këlliçi e quajti Lepuri i Surrelit, por unë do ta quaj opozita që duam, kishte marrë firma, tani përmbysni vendimin.
    Po përmbysni vendimin e Komisionit të Ligjeve, vendimin tuaj, shkelmoni mbi veten tuaj, vetëm e vetëm që të grabisni Avokatin e Popullit.
    Ne kemi qenë luajalë me ligjin.
    Komisioni i Ligjeve vendosi që nuk mund të ketë më shumë se një të drejtë për një kandidat çdo deputet.
    Në respekt të saj, ne tërhoqëm firmat.
    Dhe ju vazhdoni tani, sepse ju e dini se Lepuri i Surrelit nuk merr dot asnjë firmë.
    Jo, nuk i merr dot.
    Dhe shikoni se ç’bëni, i bëni edhe atij kukumalen në qafë për të realizuar një akt të turpshëm.
    Bëjeni, por është një gjë shumë e ulët”, u shpreh Berisha.

  • Endri Shabani do të votohet si Avokat i Popullit? Prapaskenat e lobimit brenda grupit parlamentar të PS

    Endri Shabani do të votohet si Avokat i Popullit? Prapaskenat e lobimit brenda grupit parlamentar të PS

    A do të jetë Endri Shabani Avokati i ri i Popullit? Gjasat janë po, nëse analizojmë zhvillimet pro zotit Shabani brenda grupit parlamentar të PS. Kur kanë mbetur edhe dy ditë nga votimi në parlament i 6 kandidatëve të kualifikuar e certifikuar nga Komisioni Ligjeve, PS nuk e ka një udhëzim zyrtare për kë duhet të shkojë vota e deputetëve socialistë.
    PS ka nisur një lobim underground për ta orientuar votën e deputetëve të PS drejt Endri Shabanit, në kushtet kur avokati i popullit zgjidhet me 84 vota në një votim të fshehtë. Endri Shabani bashkë me Adriana Kalanë, Aranita Brahajn, Besim Ndregjonin, Skënder Halucin dhe Tartar Bazajn vetëm më votat e anëtarëve socialistë në komisionin i ligjeve i shkuan kuvendit për votim.

    Siç edhe Top Channel e paralajmëroi një ditë më parë kandidatja Jona Hysaj nuk u kualifikua pasi kishte marrë vetëm 27 nga 28 firmat e duhura. Mazhoranca ne Komisionin e Ligjeve nuk e njohu tërheqjen e firmave mbështetëse të kandidatëve për avokat të popullit nga PD pavarësisht ngulmimit të demokratëve në këtë komision. “Harruat të thoni se grupi PD ka tërhequr mbështetjen për të gjithë kandidatët. Kthehemi në pikën zero asnjë nuk plotëson kushtet. Ndërprite mbledhjen dhe pyet Niko Peleshin”, shprehet Gent Starzimiri.

    “Nga ana morale kjo nuk është as burrërore, as etike (tërheqja nga firmat) Por juridikisht bie mbështetja kur tërhiqet firma”, shprehet Arjan Ndoja. Nuk mungoi në këtë komision ironia mes kolegësh të demokratit Saimir Korreshi dhe socialistes Zegjine Çaushi.

    Korreshi: Po deshe ti edhe një firmë, të rregullon byrazeri. Po deshe ndonjë firmë që të ka ngelur merak.
    Çaushi: Mua merak?
    Korreshi: Mos ke ndonjë merak, edhe me vulë, edhe me firmë, vët vët.
    Çaushi: Unë skam nevojë as për firmë as për vulën tuaj se fatin tim e kanë vendosur njerëz të tjerë. Ju kujtoheni në orën 12, shihni ndonjë ëndërr dhe vini këtu në mëngjes dhe i tërhiqni ato që keni bërë. /TCH/

  • “Të lutem hidhe atë firmë…”; kërkesa kurioze e Gabbia për Maignan në rrjetet sociale

    “Të lutem hidhe atë firmë…”; kërkesa kurioze e Gabbia për Maignan në rrjetet sociale

    Edhe ndaj Lazios, portieri Mike Maignan bëri një ndërhyrje tjetër të jashtëzakonshme. Këtë herë jo një penallti të pritur, si kundër Dybala së Romës dhe Calhanoglu të Interit, por refleks mahnitës ndaj një goditjeje të afërt me kokë të Gila, duke e mbajtur rezultatin 0-0 në një ndeshje që, pa të, do të kishte nisur keq për kuqezinjtë. Bashkëlojtarët e tij i njohin meritat e kapitenit.
    Ishte Matteo Gabbia, ai që shprehu ndjenjën e përbashkët të dhomës së zhveshjes. “Të lutem, hidhe atë firmë”, shkroi në Instagram numri 46, duke iu përgjigjur një komenti të portierit francez. Referimi është, natyrisht, te kontrata e Maignan, e cila ka pasur një rritje të vogël mundësish për rinovim në javët e fundit.
    Gjithsesi, situata mbetet komplekse, siç shpjegoi drejtor sportiv Igli Tare para Milan-Lazio: “Në fillim të sezonit bëmë një marrëveshje me Maignan, po shkojmë përpara pa e vënë në presion njëri-tjetrin. Jemi të kënaqur që po bën një kampionat të madh, ashtu siç e prisnim. Ai është mirë, ashtu si e prisnim, i qetë”.
    Me Maignan në portë, mbrojtësit e Milanit shpesh ndihen të qetë. Rinovimi, edhe për këtë shkak, do të tentohet të arrihet nga klubi.

  • Rama emëron zv.kryeministër të ri, Balluku s’ka të drejtë firme, pezullimi shkon në Kushtetuese

    Rama emëron zv.kryeministër të ri, Balluku s’ka të drejtë firme, pezullimi shkon në Kushtetuese

    Pas vendimit të GJKKO-së për pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra, media ka zbuluar edhe lëvizjet që do të ndjekë qeveria.
    Burime bëjnë me dije se kryeministri Edi Rama do të emërojë një zv.kryeministër të ri, pa e shkarkuar nga ky pozicion Belinda Ballukun e cila vijon të jetë e pezulluar me vendim të GJKKO-së nga detyra si zv.kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës.
    Balluku nuk do të ketë të drejtë firme, ndërkohë që qeveria do të ankimojë në Gjykatën Kushtetuese masën e pezullimit nga detyra të Ballukut.
    LAJMI NE PERDITESIM
     

  • “Me një firmë Belinda Balluku mori 50 milionë euro”/ Bardhi akuza qeverisë: Buxheti i 2026, është gati për të vjedhur

    “Me një firmë Belinda Balluku mori 50 milionë euro”/ Bardhi akuza qeverisë: Buxheti i 2026, është gati për të vjedhur

    Gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, PD kërkoi zhvillimin e një debati në Parlament për përcaktimin e minimumit jetik. Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi akuzoi mazhorancën se ka uzurpuar plotësisht axhendën e Kuvendit. Ai deklaroi se në rend dite përfshihen vetëm nisma të qeverisë dhe asnjë propozim deputetësh, duke e cilësuar këtë praktikë si të papranueshme në një vend demokratik.
    Bardhi kritikoi gjithashtu mënyrën e shpërndarjes së fondeve, të cilat sipas tij nuk shkojnë te qytetarët në nevojë, por shërbejnë për abuzime dhe vjedhje.
    Ai akuzoi zv/kryeministren Belinda Balluku se te afera e tunelit të Llogarasë me një firmë të saj mori 50 milionë euro. Edhe buxheti i 2026, tha Bardhi rrezikon të krijojë hendek financiar për shtetin, pasi shifra të tjera sipas tij rrezikojnë të “avullojnë” përmes tenderave dhe koncesioneve abuzive.
    Opozita theksoi Bardhi nuk mund të reduktohet në fasadë, ndërsa kërkoi nga mazhoranca respektimin e të drejtave të saj parlamentare.
    Gazment Bardhi:
    Nuk ndodh në asnjë vend demokratik që axhendën e Kuvendit ta caktojë 100% qeveria. Në axhendë ka vetëm nisma të qeverisë dhe asnjë nismë deputetësh. U tha këtu që kanë ardhur më shumë kërkesa për debat sesa në 4 vite bashkë. Pse, kush ju pyet ju? Ju e përcaktoni këtë. Na u tha këtu se po jepen 1.8 miliardë euro në muaj. I bie 36 mijë lekë të vjetra për familje në nevojë. Po jeton dot Taulanti me 36 mijë lekë në muaj? Jo, nuk jeton.
    Na u tha se “buxheti më i madh”, por ky është buxhet për vjedhje, nuk shkon te qytetarët. Është buxhet si ai që e kemi parë: u vodhën 50 milionë euro dhe askush nuk flet.
    Me një firmë mori Belinda Balluku 50 milionë euro, dhe me këtë buxhet po bëhen gati shifra të tjera për t’u vjedhur. Kjo është e gjitha. Opozita nuk mund të jetë fasadë këtu. Po kërkoni opozitë fasadë. Dhe kjo, Kryetar, është çështje e jotja. Duhet të merrni masa për të respektuar të drejtat e opozitës, ndryshe opozita nuk ka çfarë të bëjë këtu. Ne nuk jemi fasadë.

  • Mocioni për minimumin jetik, Bardhi: Keni sjellë buxhet për vjedhje, me një firmë Balluku mori 50 mln euro

    Mocioni për minimumin jetik, Bardhi: Keni sjellë buxhet për vjedhje, me një firmë Balluku mori 50 mln euro

    Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ishte i ashpër në diskutimet e mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, teksa diskutohej për projektbuxhetin.

    Teksa PD ka kërkuar zhvillimin e një debati në Parlament për përcaktimin e minimumit jetik, Bardhi tha se mazhoranca ka sjellë një buxhet që ka si qëllim vjedhjen.

    Ndërsa po diskutonte për këtë çështje, Bardhi u kujtoi kolegëve të mazhorancës se vetëm me një firmë, numri dy i qeverisë, Belinda Balluku vodhi 50 milionë euro.

    ‘Na u tha se “buxheti më i madh”, por ky është buxhet për vjedhje, nuk shkon te qytetarët. Është buxhet si ai që e kemi parë: u vodhën 50 milionë euro dhe askush nuk flet. Me një firmë mori Belinda Balluku 50 milionë euro, dhe me këtë buxhet po bëhen gati shifra të tjera për t’u vjedhur’, theksoi ligjvënësi demokrat.

    Bardhi kërkoi nga kryetari i Konferencës së Kryetarëve, Niko Peleshi, respektimin e të drejtave të opozitës, në të kundërt paralajmëroi braktisjen e mbledhjes.

    ‘Opozita nuk mund të jetë fasadë këtu. Po kërkoni opozitë fasadë. Dhe kjo, Kryetar, është çështje e jotja. Duhet të merrni masa për të respektuar të drejtat e opozitës, ndryshe opozita nuk ka çfarë të bëjë këtu. Ne nuk jemi fasadë’, është shprehur Bardhi.

    Nuk ndodh në asnjë vend demokratik që agjendën e Kuvendit ta caktojë 100% qeveria. Në agjendë ka vetëm nisma të qeverisë dhe asnjë nismë deputetësh. U tha këtu që kanë ardhur më shumë kërkesa për debat sesa në 4 vite bashkë. Pse, kush ju pyet ju? Ju e përcaktoni këtë.

    Na u tha këtu se po jepen 1.8 miliardë euro në muaj. I bie 36 mijë lekë të vjetra për familje në nevojë. Po jeton dot Taulanti me 36 mijë lekë në muaj? Jo, nuk jeton. Na u tha se “buxheti më i madh”, por ky është buxhet për vjedhje, nuk shkon te qytetarët.

    Është buxhet si ai që e kemi parë: u vodhën 50 milionë euro dhe askush nuk flet. Me një firmë mori Belinda Balluku 50 milionë euro, dhe me këtë buxhet po bëhen gati shifra të tjera për t’u vjedhur. Kjo është e gjitha.

    Opozita nuk mund të jetë fasadë këtu. Po kërkoni opozitë fasadë. Dhe kjo, Kryetar, është çështje e jotja. Duhet të merrni masa për të respektuar të drejtat e opozitës, ndryshe opozita nuk ka çfarë të bëjë këtu. Ne nuk jemi fasadë.

  • “Qeveri e korruptuar”/ Balliu shpërthen ndaj Ballukut: Me një firmë i zhvat shqiptarët

    “Qeveri e korruptuar”/ Balliu shpërthen ndaj Ballukut: Me një firmë i zhvat shqiptarët

    Deputeti demokrat, Klevis Balliu ka akuzuar qeverinë se ka shpërdoruar fondet publike për përfitime personale, duke zhvatur qytetarët shqiptarë.
    Ai shtoi se administrata qeverisëse ka dështuar në menaxhimin e projekteve të rëndësishme infrastrukturore, duke përmendur tunelin e Llogarasë, Eco Park, sterilizimin, si dhe rrugën Thumanë-Kashar, ku siç shtoi ai janë shpenzuar 25 milionë euro për kilometër.
    Balliu akuzoi zv/kryeministren Belinda Balluku se me një firmë mori 50 milionë euro, në rastin e tenderit të tunelit të Llogarasë, vlera e të cilit u rrit në 190 mln euro.
    Për shkak të korrupsionit, tha Balliu, BE ka ndërprerë fondet për bujqësinë shqiptare.
    “Ju jeni bërë miliarderë me lekët e shqiptarëve. Shqiptarët zgjodhën kurbetin, 1 në 4 shqiptarë ndodhet në mërgim. Përgjegjësi e kujt është kjo? E fitoreve tuaja? Fitoret tuaja janë në kurriz të shqiptarëve. Bëtë samitin për Ballkanin Perëndimor, i takuat të gjithë, lideri suprem i takoi të gjithë. 2 muaj më pas nuk erdhën fondet IPA, sepse jeni qeveri e korruptuar, vidhni fondet.
    BE nuk pranon t’ju japë as fondet për bujqësinë se jeni të korruptuar. Minimalja është të kërkoni ndjesë dhe jo të thoni administrata është e jashtëzakonshme. Qëllimi i kësaj administrate është vetëm të vjedhë nga Eco Park, sterilizimi, Thumanë-Kashar, keni sjellë kilometrin 25 mln euro/km, me drejtorët tuaj. Organizatat kriminale kanë përfaqësuesit e vet në administratën shtetërore. Ju kujtoni se këto nuk i di komuniteti ndërkombëtar? I ka vënë në raport, por ju nuk e lexoni me të vërtetën. Akuzoni opozitën pse denoncon korrupsionin. Me një firmë u merren shqiptarëve 50 mln euro”,- tha Balliu.

  • Roja 68-vjeçar humbi jetën pasi e zuri poshtë porta në një firmë ndërtimi, nën hetim dy drejtuesit teknik të kompanisë

    Roja 68-vjeçar humbi jetën pasi e zuri poshtë porta në një firmë ndërtimi, nën hetim dy drejtuesit teknik të kompanisë

    Një 68-vjeçar, i cili punonte si roje në një firmë ndërtimi, ka ndërruar jetë ditën e djeshme pasi gjatë mbylljes së portës hyrëse të objektit, pasi është zënë poshtë prej saj.
    Njoftimi i policisë
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7 pas komunikimit me Prokurorin, nisën procedimin në gjendje të lirë për shtetasit E. Dh., 40 vjeçe dhe K. K., 69 vjeç, me detyrë drejtues teknik të një firme, pasi ditën e djeshme, shtetasi G. G., 68 vjeç, me detyrë roje në subjektin e shtetases E. Dh dhe i punësuar nga shtetasi K. K, gjatë mbylljes së portës hyrëse të objektit, është zënë poshtë prej saj. Si pasojë 68-vjeçari ka humbur jetën.

  • Ende mister motivi i vrasjes së Kristian Kolës/ Së bashku me babanë kishin një firmë ndërtimi, autorët qëlluan disa herë në drejtim të tij

    Ende mister motivi i vrasjes së Kristian Kolës/ Së bashku me babanë kishin një firmë ndërtimi, autorët qëlluan disa herë në drejtim të tij

    Kristian Kola, 34 vjeç, sapo kishte dalë nga hoteli kur u qëllua me armë zjarri. Pak minuta më parë, ai kishte parkuar makinën përpara lokalit dhe ishte futur brenda për të takuar një mikun e tij. Ata qëndruan vetëm pak minuta dhe, sapo dolën së bashku, Kola u vra.
    Pranë hotelit ishte ndaluar një motor i zi dhe njëri prej personave ka qëlluar disa herë drejt të riut. Sipas policisë, vrasësi mund të ketë qenë profesionist, pasi nuk ka shkaktuar dëme anësore, edhe pse shumë afër viktimës ndodhej shoku i tij. Në momentin e ngjarjes, në zonë ka pasur shumë lëvizje dhe policia po merr në pyetje të gjithë kalimtarët dhe disa persona që ishin aty. Gjithashtu po hetohet, pasi dyshohet se autorët kanë pasur një bashkëpunëtor i cili i ka informuar për lëvizjet e të riut.
    Policia ka rindërtuar dinamikën e krimit, por ende nuk ka një motiv të qartë. I riu punonte bashkë me babanë, pasi së bashku kishin një firmë ndërtimi.

    Top Channel

  • Farsa elektorale/ Berisha publikon të tjera prova tronditëse të manipulimit të votave së diasporës: Firmat tek zarfet e dorëzuara nga DHL-ja e qeverisë janë vetëm disa viza

    Farsa elektorale/ Berisha publikon të tjera prova tronditëse të manipulimit të votave së diasporës: Firmat tek zarfet e dorëzuara nga DHL-ja e qeverisë janë vetëm disa viza

    Të tjera prova ka publikuar në konferencën me gazetarët të zhvilluar sot, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha.

    Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se provat dëshmojnë manipulimin e votave të diasporës dhe se firmat tek zarfat e dorëzuar nga DHL-ja e qeverisë, janë vetëm dy viza.

    Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

    Tani të ndalemi tek farsa më e shëmtuar elektorale e 32 viteve të fundit, farsa e 11 majit 2025.

    Kjo farsë pati aspektet më të shëmtuara, më të egra, më të turpshme, por duhet t’u them se kapitulli i diasporës apo qëndrimi i Ramaduros ndaj votës së diasporës, tejkalon qëndrimin e cilitdo diktatori tjetër në histori.

    Poshtërimi që i ka bërë shqiptarëve në diasporë me manipulimin masiv të votave të tyre, Edi Rama është faktuar se është armik i egër i votës së lirë të shqiptarëve, por edhe i shqiptarëve kudo që janë jashtë vendit.

    Tani jemi përsëri në fazën e procesit me të cilin DHL-ja e qeverisë u ka dorëzuar votuesve zarfet sepse kthimin ata po përpiqen ta fshehin.

    Sepse kthimi është edhe më i rëndë ose kaq i rëndë sa ky.

    Këtu keni një gjë që nuk do ta besoni.

    Të gjitha këto përfaqësojnë zarfet e adresuara Vangjelit, Adriatikut, Beharit…

    Tani, u lutem, shikoni firmat që ka vendosur Vangjeli, firma është një drejtëz. Firma, sikur gjoja e ka marrë Vangjeli këtë. Firma tjetër dy viza që kryqëzohen në fund.

    Firma tjetër, një vizë e shtrirë.

    Firma tjetër kjo, firma tjetër një zhgarravinë.

    Firma tjetër përsëri një vizë që duhet ta merrte Aida.

    Kjo tjetra është Skerdi, një vizë.

    Vazhdojmë me të tjera.

    Këto janë të tjera, vizë, kjo është firmë e DHL-së.

    Firma, firma, firma një vizë…

    Pra, firmë një vizë. Firmë një vizë.

    Firmë një V. Firmë një vizë.

    Të tjerat, dy viza vertikale. Një vizë, një vizë e pjerrët, një vizë e drejtë, një vizë vertikale, një vizë e përkulur.

    Këto janë firmat e atyre që kanë marrë gjoja zarfin me fletën e votimit.

    Firmë dy viza, një gremç, vizë e drejtë, vizë e përthyer. Vazhdojmë me firmat.

    Këto janë firmat. Një V.

    Vazhdojmë me firmat, vizë e drejtë, tre viza, një V, vizë e drejtë, vizë e drejtë.

    E njëjta gjë, vazhdojmë.

    Urdhëroni. Viza, të gjitha viza.

    Faktikisht këto nuk kanë shkuar, kanë shkuar në një zyrë dhe janë mbushur nga Lubia, nga Pëllumbesha, nga Taotao, etj me radhë.

    Nuk janë lodhur, i kanë rënë shkurt me nga një vizë.

    Viza, viza, viza…