Kandidatët e pavarur që mbështeten nga opozita për zgjedhjet e 9 nëntorit në 5 bashkitë që janë pa kryetar, duhet të mbledhin firma mbështetëse nga zgjedhësit e zonës së tyre, si e vetmja formë që të regjistrohen në zgjedhje.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tha se deri më tani, asnjë nuk është paraqitur në KQZ dhe bën thirrje që të vijnë të marrin formularin.
“Kandidati i pavarur duhet të marrë firma mbështetëse nga jo më pak se 1 % e zgjedhësve të bashkisë përkatëse. Deri më tani nuk kemi asnjë kërkesë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nga Komitete Nismëtare apo kandidatë të pavarur që përfaqësohen nga këto Komitete Nismëtare për tu regjistruar si i tillë për zgjedhjet për 5 bashkitë e tjera”, – tha Celibashi, Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve
Ndonëse kandidatët e Matit, Cërrikut, Beratit, Vlorës dhe Tepelenës mund ta bëjnë këtë që tani, Florjan Binaj në Tiranë, nuk mund ta nisë mbledhjen e mbi 7000 firmave, pasi KQZ nuk i jep formularët zyrtarë për sa kohë pas vendimit të Kushtetueses, pezulloi të gjitha procedurat për kryeqytetin.
“Për Tiranën, aktualisht, askush nuk mund t’i mbledhë nënshkrimet sipas formularit që duhet t’i vendosë në dispozicion KQZ, dokument sipas kërkesave të Kodit Zgjedhor, as nuk mund të plotësojnë dhe as ta dorëzojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve”, u shpreh kreu i KQZ.
Partia Demokratike dhe aleatët e saj nuk do ta kenë emrin dhe logon në fletën e votimit në këto zgjedhje të pjesshme.
“Emrat e partive politike që e mbështesin politikisht këtë kandidat nuk ka asnjë arsye të jenë në fletën e votimit, pasi kandidati ose është i pavarur (i mbështetur nga zgjedhësit), ose i mbështetur nga një parti politik apo koalicion”, theksoi kreu i KQZ.
Gjithsesi demokratët do të jenë ata që do të numërojnë votat, bashkë me socialistët, duke mbrojtur kështu edhe interesat e kandidatëve të pavarur.
“Kandidati i pavarur ka të drejtë të caktojë vëzhgues, por jo komisionerë apo numërues. Kjo e drejtë ju ngel partive politike që e kanë fituar këtë nga Kodi Zgjedhor për shkak të rezultatit të mëparshëm. Por kandidatët e pavarur nuk kanë të drejta administruese në procesin zgjedhor, përtej vëzhguesve” tha për Report Tv, Ilirjan Celibashi, Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve
Këtë sfidë nuk e kanë 5 kandidatët socialistë për krye bashkiakë të cilët për shkak se mbështeten nga Partia, mund të regjistrohen lehtësisht.
FIRMAT E NEVOJSHME SIPAS BASHKIVE
TIRANË 7 200
VLORË 1 719
BERAT 822
CËRRIK 388
MAT 291
TEPELENË 127
Tag: firma
-

‘Emrat e pavarur duhet të mbledhin 7 mijë firma’, Celibashi: Ja pse mund të digjet si kandidat Florjan Binaj
-

Firma Gjoka “harroi” sistemin e mbrojtjes nga zjarri në tunelin e Skarficës, tender i ri 800 mijë euro
Skandalet e punëve publike s’kanë fund në Shqipëri, ku veprat ndërtohen, riparohen pas përurimit apo ribëhen nga e para. I tillë është edhe ndërtimi i tunelit të Skarficës, pjesë e rrugës së re Kardhiq–Delvinë, një rrugë e nisur vite më parë dhe e përuruar në vitin 2022, pas një kalvari të gjatë tenderësh dhe ankimimesh.
Tenderi i lotit 7 ka qenë më i debatuari, madje çështja ka shkuar në Prokurorinë e Posaçme, ku ish-drejtoresha e Rrugëve Sonila Qato është marrë e pandehur për shpërdorim detyre. Ajo dyshohet se favorizoi një kompani në dëm të firmës “Gjoka”, por pas ankimimeve firma që bën tunelet në Shqipëri e fitoi garën dhe vlerën prej rreth 20 milionë eurosh.Faksimile: Tenderi i ri i hapur nga ARRSH për instalimet e sistemit të mbrojtjes nga zjarri në tunelin Kardhiq – Delvinë
Tre vite pas përurimit të tunelit dhe të të gjithë rrugës, kanë filluar problemet e para. Apo më saktë Autoriteti Rrugor Shqiptar ka gjetur mangësi tepër të dukshme. Një ndër to ka qenë edhe mungesa e një sistemi për mbrojtjen nga zjarri në tunelin Kardhiq – Delvinë. Një skandal nëse do ta mendosh që ai tunel nuk e ka një sistem të tillë.
Sipas dokumenteve, ARRSH ka hapur tenderin me objekt “qendra e MZSH dhe instalimet për mbrojtjen nga zjarri në tunelin Kardhiq- Delvinë”. Fondi limit i procedurës është 800 mijë euro, teksa bën fjalë për stacion për mbrojtjen nga zjarri.
Por, natyrshëm pas këtij tenderi lindin disa pyetje; A nuk ishte projektuar që tuneli të kishte një sistem anti zjarr? Nëse po, përse u bë? Nëse jo, kush mban përgjegjësi. Natyrisht që të gjithë mbajnë përgjegjësi, zyrtarët aktualë apo edhe ish-zyrtarët e ARRSH-së të cilët lejuan që diçka e tillë të ndodhë.Faksimile: Tenderi i ndërtimit të tunelit u fitua nga kompania Gjoka në bashkëpunim me dy firma të tjera
Institucionet shtetërore duhet të bëjnë një analizë të plotë të kësaj situate. Nëse çështja shkoi në atë kohë në SPAK, a kishte mangësi në bërjen e një vepre të tillë? Natyrisht që po, pasi vetë shteti shpenzoi në atë kohë 20 milionë euro dhe tashmë hedh të tjera para për të bërë një sistem që duhet të ishte bërë.
Firma ndërtuese është një emër i njohur i përfituesve të tenderëve publik, nga veriu në jug, ku ka fituar shumicën e procedurave në rrugët ku ka tunele. “Punët e ngjashme” e kanë favorizuar në procedurat e tunelit në Llogora, të cilën e ka ndërtuar me një firmë turke.
/Vox News/ -

Paraja përmbys edhe dosjet penale! “Albascan” fiton tenderin e 2 milionë euro për sistemin anti dron në burgje!
Kompania “Albascan” ka fituar një tjetër tender të majmë, por kriteret e vendosura ishin tepër të dyshimta, duke ngjallur dyshime të mëdha se procedura ka qenë e paracaktuar. Firma që duhet të ishte nën hetim për laboratorët në shkolla apo edhe për thyerjen e siurisë në burgun e Peqinit, ku u futën armë dhe një i burgosur u vra, ka fituar tenderin e sistemit anti dron që do të vendoset në burgjet e Shqipërisë.
Një procedurë e cila që në nisje dyshohej se ishte e paracaktuar, pasi “punët e ngjashme” apo edhe disa kritere të tjera, i plotësonte vetëm firma “Albascan”. Ironia e fatit është se kjo kompani, pasi dështoi në sigurinë e burgut të Peqinit, tashmë do të vendosë edhe sistem anti dron në atë godinë. Pra, do të kthehet në “vendin e krimit”, ku autori i vrasjes në atë institucion duhet të ishte firma apo edhe ata zyrtarë që lejuan diçka të tillë.
Por koha kaloi, pasi firma “Albascan” ka fituar procedura edhe nga disa institucione të rëndësisë së veçantë, madje edhe nga Garda e Republikës apo edhe Prokuroria dhe Gjykata e Posaçme. Duket se paraja mbyll edhe dosje, pasi me këtë procedurë firma do të marrë plot 2 milionë euro për sistemet që do të vendosë në disa IEVP.Faksimile: Njoftimi i Operatorit të Blerjeve të Përqendruara për shpalljen e fituesit të tenderit për sistemin anti dron
Sipas dokumenteve të hulumtuara nga VoxNews, OBP ka finalizuar tenderin me objekt “furnizim dhe vendosjen e një sistemi mbrojtje anti dron për Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve”, me fondet e Buxhetit të Shtetit. Mësohet se kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin është 6 muaj implementim dhe 24 muaj shërbim mirëmbajtje nga nënshkrimi i kontratës.
Fondi limit i tenderit është 207 milionë lekë, teksa fitues është shpallur kompania “AlbaScan”, me një ofertë prej rreth 191 milionë lekë, ose nëse do t’i shtojmë edhe TVSH-në shuma shkon në rreth 230 milionë lekë, ose 2.3 milionë euro.
Në tender kanë marrë pjesë 4 firma, ku 3 prej tyre megjithëse kanë ofruar më shumë sesa Albascan janë përjashtuar. Pikërisht skualifikimi i gjithë të tjerëve ka ngjallur dyshime se procedura ka qenë e “qepur” për firmës fituese, e cila tashmë i ka marrë me radhë institucionet e rëndësisë së veçantë, pavarësisht se disa procedura të saj kanë qenë të dyshimta.
Arsyeja e skualifikimit ka qenë punë të ngjashme në masën 40 % të vlerës, teksa asnjë nga ofertuesit e tjerë nuk ia ka arritur. Duket se Albascan është ndihmuar nga tenderi i skanerëve në burgje, një sistem që ra në Peqin, pasi atje u fut një armë. Pra, në vend që firma të ishte hetuar apo skualifikuar nga tenderët, tashmë fiton një vlerë akoma më të madhe.Faksimile: Dokumentet shoqëruese përcaktojnë se sistem anti dron do të ketë edhe në Burgun e Peqinit
Në dokumentet shoqëruese, të siguruara nga VoxNews, thuhet se sistemi i burgjeve është alarmuar nga përdorimi i dronëve për thyerjen e sigurisë së burgjeve dhe ka vendosur të instalojë një sistem të posaçëm antidron në të gjithë institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale të vendit.
“Vitet e fundit, zhvillimi teknologjik ka sjellë përdorimin e gjerë të dronave. Fatkeqësisht, disa individë ose edhe grupe kriminale kanë shfrytëzuar potencialin e dronave për qëllime të paligjshme, përfshirë kontrabandën në burgje dhe rrezikun e transportimit të eksplozivëve, spiunazhit dhe thyerjen e privatësisë” thuhet në dokumente, teksa nga 21 Institucione, burgjet do të vendosin sistem vetëm në 6 prej tyre të sigurisë së lartë, duke përfshirë edhe Burgun e Peqinit.
Aktualisht, sistemi i sigurisë mbështetet në mbikëqyrjen fizike nga rojet dhe sistemin e kamerave të mbyllura (CCTV), të cilat operojnë 24 orë në 7 ditë të javës. “Këto kanë kufizime të dukshme. Faktori njerëzor në mbikëqyrje është i prirur ndaj gabimeve, lodhjes dhe kufizimeve të perceptimit, veçanërisht gjatë turneve të natës ose në kushte të dobëta shikueshmërie. Nga ana tjetër, sistemet CCTV, ndonëse ofrojnë mbulim të vazhdueshëm, shpesh nuk janë të mjaftueshme për të zbuluar dhe identifikuar dronat e vegjël dhe të shpejtë, sidomos në distanca të mëdha ose në kushte atmosferike të pafavorshme”, vijon dokumenti.
/Vox News/ -

Vinicius Junior dëshiron të luajë në PL, dy klubet favorite për të nënshkruar me brazilianin
25 Shtator 2025
16:34
Telesport
Edhe pse po përflitet prej kohësh për rinovimin e kontratës të Vinicius Junior me Real Madridin, deri tani firma nuk ka ardhur ende dhe bisedimet kanë mbetur pezull.
Në rast mos rinovimi me madrilenët, e ardhmja e brazilianit me shumë gjasa mund të jetë në Premier League, sipas asaj që raporton “TBR Football”.
Sipas raportimit në fjalë, janë vetëm dy klube në Premier League që kanë shprehur interes për Vinicius Junior, por ende asnjë ofertë apo përpjekje zyrtare.
Bëhet fjalë për Liverpool-in dhe Arsenal-in, të cilat e shohin transferimin e brazilianit si një përforcim ideal për sulmin. Gjithsesi, nuk përjashtohet mundësia që Vinicius Junior dhe drejtuesit e klubit madrilen të bien dakord për kushtet e rinovimit dhe të vijë firma, pasi braziliani është një lojtar shumë i rëndësishëm te Real Madrid. -

“Miliarda euro të pastruara, firma të përbashkëta”, Çollaku zbulon lojën e Veliaj-Rama: Erioni ka informacion që…
Gazetari Basir Çollaku, i ftuar në një emision televiziv, duke diskutuar për luftën e ftohtë Rama-Veliaj, është shprehur se, të dy kanë hedhur firma të shumta në paligjshmëri të mëdha në Tiranë.
Sipas Çollakut vetëm ndërtimi në Tiranë ku janë pastruar miliarda euro, i ekspozon ata në maksimum.
‘Unë nuk besoj se Veliaj, në këtë fazë negociatash që ai ka – edhe për punët e paligjshme që ka bërë me Edi Ramën, edhe për miliarda euro që janë pastruar në Tiranë, ku Rama e Veliaj kanë firma të përbashkëta, është gati t’i ekspozojë ato. Për më tepër, edhe vëllai, bashkëshortja dhe vjehrra e Veliajt janë nën hetim dhe mund të përfundojnë duke e implikuar drejtpërdrejt,’ u shpreh Çollaku.
Sipas tij, Veliaj po përdor këtë informacion si mjet presioni për të arritur një dakordësi me Ramën.
‘Veliaj ka guxim dhe informacion për të ndarë paligjshmëritë e Ramës dhe të tijat, por po e shtyn deri në ekstrem për të arritur një marrëveshje të mundshme. Ai ushtron presione, por nuk është ende i gatshëm të bëjë hapin,’ shtoi gazetari Basir Çollaku.
Çollaku komentoi edhe për situatën zgjedhore në Tiranë, duke theksuar se kandidatura e Ogerta Manastirliut është e konfirmuar nga Rama dhe se nuk pritet një fushatë e shpejtë zgjedhore:
‘Manastirliu si kandidate e lancuar e Ramës e ka marrë mandatin. Nuk ka një datë të afërt për të zhvilluar aktivitet elektoral. Të gjitha gjërat janë në tavolinë, por ata akoma po luajnë,’ – tha gazetari Basir Çollaku -

Live/ Firmat piramidale online, 6 të arrestuar në qarkun e Fierit. Policia në konferencë
Policia ka zhvilluar një operacion të gjerë në qytetet Fier, Lushnjë dhe Divjakë, duke goditur një rrjet të dyshuar për përfshirje në firma piramidale online.
Operacioni ka nisur mbrëmjen e së shtunës, dhe deri më tani janë arrestuar 6 persona.
Sipas të dhënave paraprake, grupi i strukturuar dyshohet se ka mashtruar qindra qytetarë në këto zona përmes platformave të dyshimta që funksiononin në formatin e investimeve mashtruese online, të njohura ndryshe si “firma piramidale”.
Policia njofton se hetimet vijojnë, ndërsa pritet të ketë arrestime të tjera në ditët në vijim.
I pari që ngriti alarmin e skemave piramidale online ka qenë deputeti socialist Erjon Braçe, i cili vazhdimisht ka denoncuar këtë aktivitetet kriminal duke kërkuar që policia të masa.
Pas denoncimit fillestar të deputetit Braçe, Policia e Shtetit njoftoi se kishte nisur hetimet për mashtrimet financiare që po u bëheshin qytetarëve dhe u bëri apel këtyre të fundit që të mos bëjnë asnjë investim financiar. -

Eriksen zyrtarizohet në Bundesligë, vjen firma
Christian Eriksen është lojtari më i ri i Wolfsburg. Lajmi është bërë i ditur nga klubi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Eriksen, për herë të parë, do të luajë në Bundesligë, pas eksperiencave në Holandë te Ajax, në Angli te Tottenham dhe në Itali te Inter.”Jam i lumtur që do jem pjesë e Wolfsburg”- tha Eriksen. Mesfushori mund të debutojë ndaj Koln, pas disa ditësh.
-

Tenderi 6.5 mln euro i targave i jepet familjes së Blendian Dalipajt të OSSH-së, ofroi 750 mijë euro më shumë se ofera më e ulët
Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor ka finalizuar një nga tenderët më të rëndësishëm të saj, atë të blerjes së targave. Fitues i procedurës së majme u shpall firma I.D.K, në pronësi të z. Barjam Dalipaj. Kjo firmë ka pësuar rritje në fitimet e lejeve dhe tenderëve në vitet e fundit, teksa ka pasur edhe dyshime se favorizohet nga mazhoranca.
Pronari i firmës (Barjam Dalipaj) është babai i Administratorit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, Blendian Dalipaj. A ka influencuar djali që babai të merrte tenderin me vlerë 6.5 milionë euro?!
Dyshimet janë të mëdha, pasi oferta e firmës I.D.K është plot 750 mijë euro më e lartë sesa oferta e firmës që ofroi më pak. Arsyetimi i skualifikimit të atyre që ofruan më pak është se firma sllovene nuk solli me vulë apostile se çfarë tenderësh kishte fituar në atë vend, megjithëse DPSHTRR-ja kishte informacionet e plota se tenderët ishin me 30 milionë euro.
Kjo procedurë është një nga rastet në flagrante të shpërdorimit të buxhetit të shtetit. Nga njëra anë trumbetohet me të madhe se “tenderi është ndërkombëtar” dhe nga ana tjetër pikërisht këta ndërkombëtare skualifikohen me arsye banale dhe mjaft burokratike. Letrat e bëra në zyrat e shtetit duket se janë të paracaktuara, te ata që kanë fituar më para dhe që kanë lidhje të forta me mazhorancën.Faksimile: Njoftimi i fituesit të tenderit për targat nga DPSHTRR
Sipas dokumenteve që disponon VoxNews, në datën 29 gusht 2025, larg vëmendjes së opinionit publik dhe disa ditë para rifillimit të punës në administratë, drejtori i Transportit Rrugor Endri Haxhiu ka firmosur tenderin e majmë. Bëhet fjalë për tenderin me objekt “blerje targa prokat dhe shirita”, për një periudhë 3 vjeçare. Në dokumente janë edhe sasitë që kërkohen, ku kërkohen qindra mijëra targa për 36 muaj. Firma fituese, pasi të shpallej, kishte 90 ditë kohë që t’ia servirte DPSHTRR-së.
Oferta e firmës fituese, “I.D.K–KONSTRUKSION” ishte me një vlerë prej 648.429.000 lekë, ose mbi 6.5 milionë euro. Oferta më e ulët ishte e bashkimit të operatorëve “G.S.G” nga Shqipëria dhe “KIG” nga Sllovenia. Këto firma ofruan 574.473.810 lekë, ose rreth 750 mijë euro më pak sesa firma fituese.
Në tender mori pjesë edhe BOE “TSR” & “EHA Hoffman International” me vlerë 688 milionë lekë si dhe “GENERAL TRADING” me ofertë 702 miionë. Emrin e kishte edhe firma “ALGRAFIKA”, por ofroi 0 lekë.Faksimile: Oferta e firmës që ofroi më pak është se dokumentet u paraqiten pa vulë apostile
Në dokumentin e shpalljes së fituesit, Haxhiu dhe vartësit e tij shkruajnë se oferta e firmave “G.S.G” e “KIG”, u skualifikua për shkak se dokumenti i Ministrisë së Infrastrukturës së Sllovenisë nuk ka mbërritur sipas procedurave. Kjo ministri i ka lëshuar firmës një vërtetim se firma KIG ka fituar në atë vend dy tendera me vlerë 22 dhe 30 milionë euro. Por, për mjeshtrit e DPSHTRR-së, “vërtetimet nuk janë të legalizuara me vulë apostile”.
Firma këmbënguli që kjo drejtori ti verifikonte dhe, nëse shpalleshin fitues, do t’ia paraqiste me vulë apostile. Më tej, DPSHTRR-ja ka shkruar disa paragrafë se Shqipëria dhe Sllovenia kanë nënshkruar onventa dhe traktate për këto vula dhe si rrjedhojë dokumentet nuk u pranuan!
Firmat që ofruan më pak paraqitën edhe dokumente se kanë fituar tender edhe në Kosovë, por sërish nuk e plotësuan “kapacitetet teknike” të Drejtorisë së Transportit Rrugor në Shqipëri, pasi s’ishte dorëzuar një vërtetim i lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës. Në Kosovë firmat kanë fituar dy tender me vlerë 2.5 milionë euro.
Por, pavarësisht se firmat prodhojnë targa në Kosovë dhe në një vend të Bashkimit Europian, sërish për specialistët shqiptare nuk janë të mjaftueshme. Aq sa firmosin që tenderin t’ia japin familjes së një drejtori të rëndësishëm të mazhorancës. Të ketë qenë i paracaktuar?!
/Vox News/ -

Shuhet në heshtje korrupsioni disa miliarda euro i Bankers, si u amnistuan bankat, firmat private dhe zyrtarët…
Dy muaj pas aksionit të vonuar të drejtësisë shqiptare ndaj kompanisë koncesionare Bankers, ku u arrestuan disa drejtues dhe ish-drejtues, dosja e Prokurorisë së Fierit është në vendnumëro. Asnjë veprim për “bashkëpunëtorët” e kinezëve dhe shqiptarëve të arrestuar. Nëse deri më tani akuza ka faktuar se ata kanë shkelur ligjet e shtetit shqiptar, me një dëm të madh ndaj vetë buxhetit, me cilët bashkëpunuan këta individë privatë? Kush i lejoi të xhironin mbi 6 miliardë euro dhe t’i nxirrnin bilancet me fitime minimale, sa një market lagje? Dosja e “Bankers” patjetër që duhet të shtrihej deri te firmëtarët e koncesionit.
Te ata që rinegociuan marrëveshjen apo te strukturat e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore apo edhe të Drejtorisë së Tatimeve që lejuan një abuzim të frikshëm. Por, edhe te ata zyrtarë shtetërore që lejuan që shqiptarëve t’u vidhet një pasuri e stërmadhe. Askush nuk pretendon se, nëse do të fusësh kovën nga nëntoka do të marrësh karburant dhe do t’ia hedhësh automjetit. Por, gjithkush e di që nëntoka shqiptare është e pasur me burime natyrore, të cilat kanë nevojë për përpunim për të nxjerrë një karburant të mirë. Dhe të tillë material ka me bollëk në fushën naftëmbajtëse Patos-Marinzë, fusha më e madhe në Shqipëri, e cila i është dhënë prej gati 20 vitesh një firme me koncesion.
Hetimet
Dosja e Prokurorisë së Fierit patjetër që duhet të shtrihet edhe ndaj kompanive që kanë bërë biznes me “Bankers”. Firma të cilat janë rritur ndjeshëm, aq sa paratë që janë nxjerrë nga nëntoka, janë investuar në ndërtime në zonat më elitare në Shqipëri. Por, kush po i amniston këto firma?! Një nga kompanitë që del edhe në dosje e deri më tani s’është goditur është edhe një kompani nafte. Faturat e Bankers tregojnë se kompania ka marrë miliona euro. Por, si i mori këto para’? A ka bërë ndonjë procedurë firma koncesionare për t’ia dhënë punët publike kësaj firme? Për të gjitha pyetjet padyshim që duhet të ketë një informacion zyrtar nga Prokuroria e Fierit dhe jo të lihet në heshtje i gjithë ky skandal. Por nëse firmat e lartpërmendura janë private dhe po gjetën “shesh do bëjnë përshesh”, cili institucion apo zyrtar shtetëror i lejoi?
Natyrisht ata që duhet të bënin detyrën, por mbyllën të dy sytë dhe ndoshta kanë zgjatur duart që ky skandal vetëm që të vijonte pambarimisht, me një dëm kolosal. Tashmë drejtësia duhet të bëjë gjënë më të thjeshtë dhe që është “A” e hetimeve; ndiq paratë! Është shumë e lehtë të gjenden se ku shkuan këto para’, pasi mjafton që të kontrollosh bilancet e firmave për të parë se paratë janë investuar në ndërtime, kryesisht në Tiranë. Në aferën Bankers kanë ngrënë dhe ngjyer gishtat të gjithë, ku një firmë që operon në Fier siç është “”Albstar” ka përfituar nga kontratat e Bankers. Sërish e njëjta procedurë, ku duket se hetuesit duhet të përqendrohen te investimet e kësaj firme në Tiranë, kryesisht me ndërtimet shumë katëshe. Madje, kjo firmë ka bërë edhe ndërtime në bregdet, me leje nga krerët e shtetit. Madje edhe si investitor strategjik!
Detaje nga dosja
Prokuroria thotë se Bankers i bënte punët me nënkontraktorë, pikërisht firma që e kanë rrjepur për vite me radhë, me miratimin e drejtuesve dhe pronarëve të koncesionarit. Hetimet kanë provuar se nga viti 2005 deri në 2025, Bankers ka eksportuar naftë bruto në vlerën prej 598,581,754,111 lekë. Megjithë këtë xhirim miliardash, sërish fitimet kanë qenë me pikatore. Në dosjen e prokurorisë ka me dhjetëra përgjime të punonjësve të “Bankers”, ku theksohet se koncesionari mbante aktive llogaritë e saj në Shqipëri, por nuk depozitonte para. Firma ka vepruar vetëm me bankën “Raiffeisen Bank”, në Shqipëri dhe më pas në Austri, duke “transportuar” paratë e nëntokës, me një operacion shumë të dyshimtë. “Bankers nuk ka të deklaruar në AKBN apo në Administratën Tatimore llogari bankare jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.
Nga përgjimet telefonike ka rezultuar se njëra nga këto llogari gjendet në Austri pranë bankës Raiffeisen, por nuk është raportuar as se kush e krediton atë, në cilat vlera e krediton, cilat janë balancat e saj, etj, pavarësisht detyrimit ligjor që ajo ka për ta deklaruar. Bankers nëpërmjet këtyre llogarive bankare të padeklaruara deri më tani, kryen pagesa preferenciale ndaj disa subjekteve edhe këtu në Shqipëri” thuhet në dosjen e prokurorisë. Kush e lejoi të ketë këtë llogari?! Përse nuk janë shtrirë hetimet edhe ndaj AKBN-së apo edhe ndaj kësaj banke të nivelit të dytë? A mos vallë influencat, qoftë të biznesit, politikës apo edhe të vetë krimit, kanë ‘penguar’ një hetim nga ana e Prokurorisë së Fierit?! Deri më tani është faktuar se Bankers ka transferuar para’ në drejtime të ndryshme, si ndaj subjekteve apo dhe individëve, pa raportuar tek asnjë institucion i shtetit shqiptar. Këto transferta janë bërë që nga viti 2005, raporton “voxnews.al”.
