Pritet të jetë seanca plenare e 11 Dhjetorit ajo e cila do të mund ti japë fund ping-pongut mes socialistëve dhe demokratëve, në një tentativë për të zgjedhur avokatin e ri të popullit.
Një burim nga grupi parlamentar i PS tregoi Top Channel strategjinë e cila do të ndiqet në një kohë kur PD u tërhoq nga firmat e hedhura për 7 shtatë kandidatët.
“Do t’i përcjellim seancës plenare të gjitha kandidaturat që kanë mbledhur deri me 2 Dhjetor 28 firma” deklaroi ky burim duke shtuar se “Komisioni i Ligjeve në shkresën që do ti dërgohet seancës plenare do të ketë shënimin se deputetët e PD-s janë tërhequr nga firmat”.
Propozimi final nga ky komision do të hartohet në mbledhjes e të Martës 9 Dhjetor ora 11:00. Në të tilla kushte ky do të jetë një test parlamentar i cili do të provojë vullnetin e palëve për ta zgjidhur ngërçin ku është futur ky proces.
Megjithëse PD u duk se bëri një lëvizje për tu tërhequr nga ky proces, nga brenda Selisë Blu jo zyrtarisht flitet për një preferencë të re të demokratëve për ta çuar në zyrën e avokatit të popullit. Nëse në të shkuarën doktor Berisha e ka shprehur haptas pëlqimin dhe mbështetjen për Besim Ndregjonin, ky pëlqim duket se është zbehur.
Po ashtu mbetet jashtë preferencave të grupit parlamentar të PD-s avokatja Ardiana Kalaja paçka se ia kanë dhënë firmat e duhura.
Në pol pozicion të demokratëve si pëlqim i parë, ka dalë zonja Jola Hysaj e cila në PD mban postin e Sekretares për Marrëdhëniet me Publikun për të cilën ka hedhur firmën mbështetëse edhe vetë Sali Berisha. Por a do ta dërgojë Komisioni i Ligjeve, emrin e saj në seancën plenare të 11 Dhjetorit?
Kjo pyetje shtrohet pasi po të shikojmë dokumentin me firmat e dorëzuara nga Jola Hysaj, janë 27 dhe jo 28 sa kërkon ligji. Firma e 18 në këtë dokument është e Agron Gjekmarkajt, e më pas duhet të vinte firma e 19-të.
Siç shikohet mungon firma e 19të mungon dhe vijohet me firmën e 20-të të deputetit Kliti Hotit. Një matematikë e thjesht e këtij dokumenti tregon se Jola Hysaj ka depozituar vetëm 27 firma.
Tag: firma
-

Avokati i Popullit, zbulohet strategjia e PS/ Ja kush është e preferuara e PD-së
-

Avokati i Popullit, zbulohet strategjia e PS/ E preferuara e PD, Jola Hysa. Dokumenti ka 27 nga 28 firmat e duhura
Pritet të jetë seanca plenare e 11 Dhjetorit ajo e cila do të mund ti japë fund ping-pongut mes socialistëve dhe demokratëve, në një tentativë për të zgjedhur avokatin e ri të popullit.
Një burim nga grupi parlamentar i PS tregoi Top Channel strategjinë e cila do të ndiqet në një kohë kur PD u tërhoq nga firmat e hedhura për 7 shtatë kandidatët.
“Do t’i përcjellim seancës plenare të gjitha kandidaturat që kanë mbledhur deri me 2 Dhjetor 28 firma” deklaroi ky burim duke shtuar se “Komisioni i Ligjeve në shkresën që do ti dërgohet seancës plenare do të ketë shënimin se deputetët e PD-s janë tërhequr nga firmat”.
Propozimi final nga ky komision do të hartohet në mbledhjes e të Martës 9 Dhjetor ora 11:00.
Në të tilla kushte ky do të jetë një test parlamentar i cili do të provojë vullnetin e palëve për ta zgjidhur ngërçin ku është futur ky proces.
Megjithëse PD u duk se bëri një lëvizje për tu tërhequr nga ky proces, nga brenda Selisë Blu jo zyrtarisht flitet për një preferencë të re të demokratëve për ta çuar në zyrën e avokatit të popullit.
Nëse në të shkuarën doktor Berisha e ka shprehur haptas pëlqimin dhe mbështetjen për Besim Ndregjonin, ky pëlqim duket se është zbehur.
Po ashtu mbetet jashtë preferencave të grupit parlamentar të PD-s avokatja Ardiana Kalaja paçka se ia kanë dhënë firmat e duhura.
Në pol pozicion të demokratëve si pëlqim i parë, ka dalë zonja Jola Hysaj e cila në PD mban postin e Sekretares për Marrëdhëniet me Publikun për të cilën ka hedhur firmën mbështetëse edhe vetë Sali Berisha.
Por a do ta dërgojë Komisioni i Ligjeve, emrin e saj në seancën plenare të 11 Dhjetorit?
Kjo pyetje shtrohet pasi po të shikojmë dokumentin me firmat e dorëzuara nga Jola Hysaj, janë 27 dhe jo 28 sa kërkon ligji. Firma e 18 në këtë dokument është e Agron Gjekmarkajt, e më pas duhet të vinte firma e 19-të.
Siç shikohet mungon firma e 19të mungon dhe vijohet me firmën e 20-të të deputetit Kliti Hotit. Një matematikë e thjesht e këtij dokumenti tregon se Jola Hysaj ka depozituar vetëm 27 firma. -

Qukës-Qafë Plloçë, firma ndërtuese nis punën për largimin e shkëmbinjve të rënë
Firma që ka ndërtuar lotin e tretë të rrugës Qukës-Qafë Plloçë ka nisur punën për largimin e shkëmbinjve qe ranë një ditë më parë duke e bllokuar plotësisht këtë aks.
Fatmirësisht në momentin e rënies se masivit shkëmbor në rrugë nuk kishte mjete pasi pasojat do të ishin tragjike.
Firma që ndërtoi këtë pjesë, ka hapur një by pass për të lejuar kalimin e mjeteve deri në riparimin e plotë të këtij segmenti.
Kjo është shembja e tretë e inerteve nga skarpatet në këtë lot të rrugës, ndërsa pas riparimeve të nisura pritet të vendosen edhe rrjetat mbrojtëse. -

INVESTIGIMI/ “Teodori 2003” sfidon shtetin, vijon punimet për HEC-in në Martanesh pa leje ndërtimi
Emisioni “Fiks Fare” denoncoi mbrëmjen e së martës se një firmë po sfidon hapur dhjetëra institucione shtetërore për kryerjen e punimeve pa leje për ndërtimin e një HEC-i në zonën e Martaneshit.
Megjithëse Njësia Administrative Martanesh, Bashkia Bulqizë, Policia e Bulqizës, Prokuroria e Dibrës, Baseni Ujor Mat dhe Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore kanë hapur hetime administrative dhe penale, ku kanë gjetur shkelje se s’ka leje uji dhe ndërtimi, firma “Teodori 2003” vijon sërish punën pa asnjë ndërprerje.
Fiksi iu rikthye kësaj problematike, ku në datën 2 tetor 2025, banorët e Martaneshit kërkuan ndihmë se një firmë po bënte punime pa leje për ndërtimin e një HEC-i. Banorët thanë se firma “Teodori 2003” s’ka asnjë leje për të marrë ujërat e liqenit të Sopajve, që është në Basenin e Matit, për t’i dërguar në Basenin e Drin – Bunës.
Fiksi filmoi në atë kohë se firma po bënte punime të mëdha, tunele dhe trase disa kilometra. Administratori i Njësisë Martanesh pohoi se të gjitha punimet janë pa leje, ku Drejtoria e Pyjeve në Bashkinë Bulqizë i ka vendosur një gjobë 1.5 milionë euro, por punimet vijojnë. Ndërkohë, drejtori Basenit Ujor të Matit, tha se ka bërë një inspektim dhe se “firma s’ka leje”. Vetë firma Teodori 2003 tha se ka leje nga ish KRRTRSH-ja dhe është një vendim gjykate që ka vendosur në favor të tyre.
Në atë kohë, Fiksi i drejtoi disa pyetje edhe Agjencinë së Menaxhimit të Burimeve Ujore, nëse ka leje apo jo firma për të kryer ato punime. Disa javë pas kërkesës, AMBU na ktheu një përgjigje: “Të vetmet leje përdorimi burimi ujor që disponon shoqëria ‘Teodori 2003’ janë lejet me numër 13, të datë 10 qershor 2013 për Hec Tërnovë – Valikardhë dhe numër 14, të datë 10 qershor 2013 për Hec Zall – Bulqizë, të lëshuara nga Këshilli i Basenit Ujor Drin-Bunë. Ky subjekt nuk disponon leje përdormi burimi ujor nga Këshilli i Basenit Ujor Mat”.
Pra, s’ka asnjë leje dhe vijon të punojë!
AMBU shkruan se është bërë një gabim, pasi kontrata e koncesionit dhe Vendimi i Këshillit të Ministrave i datës 1 gusht 2003, dhe marrëveshjes shtesë të vitit 2007, parashikon se si pjesë e projektit të HEC-it Tërnovë – Valikardhë është edhe pellgu ujëmbledhës i Liqenit të Sopajve.
Pas ankesave të banorëve, Agjencia ka bërë një monitorim në terren, ku u konstatua se firma ishte duke kryer punime për në drejtim të liqenit të Sopajve, që konsistonin në hapjen e trasesë së kanalit ushqyes për të Liqenit i Zi i Valikardhës.
AMBU i kërkoi firmës që t’i vinte në dispozicion lejen e ndërtimit për kryerjen e punimeve që po zhvilloheshin. Nga ana e tyre nuk na u vu në dispozicion një dokument i tillë!
Në fund, Agjencia shkruan se i është drejtuar në muajin shtator 2025, Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit për kryerjen e verifikimeve të mëtejshme lidhur me punimet që po realizoheshin.
Institucionet që menaxhojnë burimet ujore në Shqipëri thanë se firma s’ka leje ndërtimi dhe leje për të përdorur ujin. Krahas hetimeve administrative, a ka nisur ndonjë hetim penal? Fiks Fare iu drejtua edhe Prokurorisë së Dibrës, e cila thotë se ka regjistruar një procedim penal mbi bazën e materialeve të dërguara nga Policia e Bulqizës.
“Është regjistruar procedim penal me numër 515, i datës 14 tetor 2025, për veprën penale të shpërdorimit të tokës. Nga përmbajtja e materialit referuar rezulton se banorët e Martaneshit kanë bërë ankesë kundër firmës ‘Teodori 2003’, lidhur me punimet që po kryen në liqenin e Sopeve, Martanesh, në ekonominë pyjore Luçan-Batër. Këto punime kanë të bëjnë me marrjen e ujit nëpërmjet një kanalit dhe dërgimin e tij në HEC-in e ndërtuar në fshatin Luçanë – Batër. Aktualisht, procedimi penal ëhstë në fazën e verifikimit”, tha Prokuroria e Dibrës.
Por, përpos se të gjitha institucionet thanë se s’ka leje ndërtimi dhe leje të tjera, firma vijon të punojë. Asnjë prej institucioneve të lartpërmendura nuk ka pasur forcë deri më tani që të bllokojë punimet, apo të vërë para përgjegjësisë penale personat që po kryejnë këto punime. Fiks Fare ka mësuar se e njëjta firmë, me gjithë këto hetime administrative dhe penale, vijon të kryejë punime në zonë!
Banorët e zonës dërguan në emisionin Fiks Fare video të zonës, ku firma ka vijuar pa asnjë ndërprerje punën. Madje, trasetë e saj kanë shkuar shumë afër liqenit të Sopajve. Janë rrafshuar sipërfaqe të mëdha me pyje e kullota dhe asnjë institucion deri më sot, 28 tetor 2025, nuk ka vepruar. Deri kur?!
/Emisioni “Fiks Fare” -

‘Teodori 2003’ sfidon shtetin, vijon punimet për HEC-in në Martanesh pa leje ndërtimi
Mbrëmjen e së martës është denoncuar se një firmë po sfidon hapur dhjetëra institucione shtetërore për kryerjen e punimeve pa leje për ndërtimin e një HEC-i në zonën e Martaneshit.
Megjithëse Njësia Administrative Martanesh, Bashkia Bulqizë, Policia e Bulqizës, Prokuroria e Dibrës, Baseni Ujor Mat dhe Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore kanë hapur hetime administrative dhe penale, ku kanë gjetur shkelje se s’ka leje uji dhe ndërtimi, firma “Teodori 2003” vijon sërish punën pa asnjë ndërprerje.
Fiksi iu rikthye kësaj problematike, ku në datën 2 tetor 2025, banorët e Martaneshit kërkuan ndihmë se një firmë po bënte punime pa leje për ndërtimin e një HEC-i. Banorët thanë se firma “Teodori 2003” s’ka asnjë leje për të marrë ujërat e liqenit të Sopajve, që është në Basenin e Matit, për t’i dërguar në Basenin e Drin – Bunës.
Fiksi filmoi në atë kohë se firma po bënte punime të mëdha, tunele dhe trase disa kilometra. Administratori i Njësisë Martanesh pohoi se të gjitha punimet janë pa leje, ku Drejtoria e Pyjeve në Bashkinë Bulqizë i ka vendosur një gjobë 1.5 milionë euro, por punimet vijojnë. Ndërkohë, drejtori Basenit Ujor të Matit, tha se ka bërë një inspektim dhe se “firma s’ka leje”. Vetë firma Teodori 2003 tha se ka leje nga ish KRRTRSH-ja dhe është një vendim gjykate që ka vendosur në favor të tyre.
Në atë kohë, Fiksi i drejtoi disa pyetje edhe Agjencinë së Menaxhimit të Burimeve Ujore, nëse ka leje apo jo firma për të kryer ato punime. Disa javë pas kërkesës, AMBU na ktheu një përgjigje: “Të vetmet leje përdorimi burimi ujor që disponon shoqëria ‘Teodori 2003’ janë lejet me numër 13, të datë 10 qershor 2013 për Hec Tërnovë – Valikardhë dhe numër 14, të datë 10 qershor 2013 për Hec Zall – Bulqizë, të lëshuara nga Këshilli i Basenit Ujor Drin-Bunë. Ky subjekt nuk disponon leje përdormi burimi ujor nga Këshilli i Basenit Ujor Mat”.
AMBU shkruan se është bërë një gabim, pasi kontrata e koncesionit dhe Vendimi i Këshillit të Ministrave i datës 1 gusht 2003, dhe marrëveshjes shtesë të vitit 2007, parashikon se si pjesë e projektit të HEC-it Tërnovë – Valikardhë është edhe pellgu ujëmbledhës i Liqenit të Sopajve.
Pas ankesave të banorëve, Agjencia ka bërë një monitorim në terren, ku u konstatua se firma ishte duke kryer punime për në drejtim të liqenit të Sopajve, që konsistonin në hapjen e trasesë së kanalit ushqyes për të Liqenit i Zi i Valikardhës.
AMBU i kërkoi firmës që t’i vinte në dispozicion lejen e ndërtimit për kryerjen e punimeve që po zhvilloheshin. Nga ana e tyre nuk na u vu në dispozicion një dokument i tillë!
Në fund, Agjencia shkruan se i është drejtuar në muajin shtator 2025, Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit për kryerjen e verifikimeve të mëtejshme lidhur me punimet që po realizoheshin.
Institucionet që menaxhojnë burimet ujore në Shqipëri thanë se firma s’ka leje ndërtimi dhe leje për të përdorur ujin. Krahas hetimeve administrative, a ka nisur ndonjë hetim penal? Fiks Fare iu drejtua edhe Prokurorisë së Dibrës, e cila thotë se ka regjistruar një procedim penal mbi bazën e materialeve të dërguara nga Policia e Bulqizës.
“Është regjistruar procedim penal me numër 515, i datës 14 tetor 2025, për veprën penale të shpërdorimit të tokës. Nga përmbajtja e materialit referuar rezulton se banorët e Martaneshit kanë bërë ankesë kundër firmës ‘Teodori 2003’, lidhur me punimet që po kryen në liqenin e Sopeve, Martanesh, në ekonominë pyjore Luçan-Batër. Këto punime kanë të bëjnë me marrjen e ujit nëpërmjet një kanalit dhe dërgimin e tij në HEC-in e ndërtuar në fshatin Luçanë – Batër. Aktualisht, procedimi penal ëhstë në fazën e verifikimit”, tha Prokuroria e Dibrës.
Por, përpos se të gjitha institucionet thanë se s’ka leje ndërtimi dhe leje të tjera, firma vijon të punojë. Asnjë prej institucioneve të lartpërmendura nuk ka pasur forcë deri më tani që të bllokojë punimet, apo të vërë para përgjegjësisë penale personat që po kryejnë këto punime. Fiks Fare ka mësuar se e njëjta firmë, me gjithë këto hetime administrative dhe penale, vijon të kryejë punime në zonë!
Banorët e zonës dërguan në emisionin Fiks Fare video të zonës, ku firma ka vijuar pa asnjë ndërprerje punën. Madje, trasetë e saj kanë shkuar shumë afër liqenit të Sopajve. Janë rrafshuar sipërfaqe të mëdha me pyje e kullota dhe asnjë institucion deri më sot, 28 tetor 2025, nuk ka vepruar. Deri kur?!/ TopChanel
-

Paracaktim, mashtrim dhe falsifikime/ Firma “Kupa” skualifikohet nga tenderët për abuzime
Një nga peshkaqenët e fondeve publike, firma “Kupa” me pronar Shkëlqim Kupën, është skualifikuar nga pjesëmarrja në tendera për abuzime të mëdha. Megjithëse ka xhiruar dhjetëra miliona euro, duke marrë tendera pothuajse në të gjithë Shqipërinë, shpesh herë e paracaktuar, me mashtrim apo edhe me falsifikime, kjo kompani është gjetur me shkelje në procedurat e kryera.
Një këmbanë alarmi për të gjithë zyrtarët që i kanë dhënë tendera të paracaktuar, ku dy të fundit i ka fituar në Elbasan dhe Librazhd, nga Gledjan Llatja dhe Mariglen Disha. Ka dyshime të forta se pas Shkëlqim Kupës janë persona me influencë deri në rangjet e larta të qeverisë, të cilët e kanë bërë firmën të paprekshme deri më sot.
Por, “kupa” është mbushur dhe vijnë sinjalet e para që Shkëlqimi ka mashtruar për të fituar tenderët, një vepër e rëndë penale. Ende nuk ka informacione nëse Prokuroria e Posaçme ka filluar ndonjë hetim penal për këtë firmë apo edhe zyrtarët që e suportojnë, teksa deri më tani është marrë masa paraprake e skualifikimit nga tenderët.Vendimi i APP-së për të skualifikuar firmë KUPA nga tenderët për disa muaj
Sipas dokumenteve që disponon ekskluzivisht VoxNews, Drejtoria Juridike dhe e Monitorimit të Procedurave në Agjencinë e Prokurimit Publik ka marrë një vendim ditët e fundit për skualifikimin e firmës Kupa.
“Agjencia e Prokurimit Publik, në ushtrim të kompetencave të saj ka nisur procedimin administrativ për përjashtimin e operatorit ekonomik‘KUPA’ shpk, me NUIS K51615512C, nga e drejta për të fituar kontrata publike, për keqinformim për qëllime kualifikimi” shkruhet në dokument. Një akuzë tepër e rëndë, e cila nuk mund të jetë vetëm procedim administrativ, por është një vepër penale.
APP-ja vijon se kompania me pronar Shkëlqim Kupën ka mashtruar dhe ka falsifikuar dokumente për tenderin me objekt “blerje asfalto beton”, të zhvilluar nga Agjencia e Shërbimeve Publike Rurale, Elbasan.
Në të njëjtin dokument shkruhet se arsyet e fillimit të procedimit administrativ kanë nisur bazuar në shkresën me numër 1297/1, të datës 5 gusht 2025, të Inspektoriatit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore. “Në përfundim të procedimit administrativ të nisur, u arrit në konkluzionin se ndodheshim në kushtet e nenit 78/1/a të LPP, ku parashikohet se ‘Agjencia e Prokurimit Publik’ përjashtonnjë operator ekonomik nga e drejta për të fituar kontrata publike për një periudhë nga 3 deri në 3 vjet për keqinformim dhe dorëzim të dokumenteve, që përmbajnë të dhëna të rreme për qëllime kualifikimi” vijon dokumenti.
Në fund, te masat, APP ka vendosur “të përjashtojë operatorin ekonomik ‘KUPA’, nga e drejta për të fituar kontrata publike, për 4 muaj nga hyrja në fuqi e këtij vendimi”.Disa javë më parë, Bashkia e Elbasanit, përkatësisht Agjencia e Shërbimeve Publike finalizoi tenderin për blere asfalto beton. Fondi limit i procedurës është 2.495.626 lekë pa TVSH, vënë në dispozicion nga Buxheti i Agjencisë së Shërbimeve Publike Rurale, Bashkia Elbasan, me një afat prej 12 muajsh.
Në procedurë mori pjesë firma “KUPA” me një vlerë të paraqitur prej 2.420.800 lekë, ose shumë afër fondit limit. Kjo ofertë ishte e vetmja në garë, pasi kishte dyshime se letrat ia kopsitën që t’a fitonte.Në muajin shtator 2025, firma Kupa fitoi një tender në Bashkinë e Librazhdit me ofertën më të lartë
Ndërkohë, disa javë më parë, e njëjta kompani fitoi një tender të majmë nga Bashkia e Librazhdit, megjithëse kishte dhënë ofertën më të lartë. Bëhet fjalë për procedurën me objekt “përmirësim i banesave ekzistuese për komunitete te varfra dhe te pafavorizuara per vitin 2025”. Kupa bashkoi forcat me kompaninë Hasballa, teksa ofruan 45 milionë lekë të rinj, ose mbi 450 mijë euro. Në tender mori pjesë edhe kompania Avduli që ofroi 350 mijë euro, dukshëm me ofertë më të ulët dhe me një diferencë me fituesin. Madje, edhe kompania e tretë ofroi 43 milionë lekë, por të dyja ato që ofruan më pak janë skualifikuar nga kryetari i Bashkisë së Librazhdit, Mariglen Disha.
Ndërkohë, gjatë 20 viteve nga themelimi, firma Kupa ka fituar qindra procedura prourimi kryesisht nga bashkitë e vendit. Duke pasur selinë në zonën e Kamzës, fitoi tenderat e asaj bashkie, për t’u zhvendosur pothuajse në të gjithë Shqipërinë. Vetëm përgjatë 2025-ës, kompania ka xhiruar 10 milionë euro, teksa pas vendimit të fundit janë shtuar dyshimet se i ka marrë me mashtrim dhe falsifikim.
/Vox News/ -

Farkë, Liqeni, Zogu i Zi… “Shoferi” që u bë oligark kullash, lidhjet dhe “krushqitë” e fshehta me VIP-a për zaptimin e pronave
Dhjetë vite më parë, Bardhjus Bushaj vijonte profesionin e tij, një shofer në Tiranë. Tashmë, pas një dekade, ai po shijon prona dhe kulla të stërmëdha, në zonat më elitare në Tiranë, të cilat i ka marrë në mënyrë tepër të dyshimtë. Katapultimi i tij në krye të hierarkisë së ndërtimit është një nga misteret më të mëdha sesi një individ pa kokërr leku në xhep mund të kthehet në një oligark.
Por, duket se pas emrit të tij të fshihen të tjerë VIP-a, të cilët kanë punuar për “binjakëzime” apo edhe për bashkëpunime me firma të tjera për ndërtime. Ka dyshime të mëdha se kullat që po ndërtojnë kompanitë e Dhjusit te zona e Liqenit Artificial, në Farkë, Bulevardin e Ri, Zogu i Zi, apo edhe në zonat bregdetare, janë thjesht haraçe që marrin VIP-at duke përdorur emrin e këtij personi.
VoxNews denoncoi disa javë më parë zaptimin e një prone të stërmadhe në kodrat pranë Liqenit të Farkës në Tiranë, ku kompania “Lion Construction” do të ndërtojë në atë vend plot 17 kulla nga 30 kate. Nëpërmjet dokumenteve, fotove dhe videove, redaksia jonë faktoi se punimet për ndërtimin e kullave kanë nisur kohë më parë, megjithëse leja s’ishte miratuar nga KKT-jaZona lindore e Liqenit të Farkës, ku do të ndërtohet resorti “Albora’s Lake”, me 17 kulla nga 30 kate secila
Kjo zonë ka tërhequr vëmendjen e ndërtuesve më të mëdhenj, të cilët e kanë “kafshuar” nga të gjitha anët. Madje, nëse punimet apo ndërtimet vijojnë me këto ritme, në atë zonë do të mbetet vetëm uji dhe pa asnjë sipërfaqe të gjelbër.
Personat me influencë në zonë, siç janë vëllezërit Qefalia apo dhëndri i tyre Aleksandër Vasili, kanë filluar prej kohësh sistemimin e sheshit të ndërtimit. VoxNews ka mësuar se më datë 18 prill 2025, Këshillit Kombëtar të Territorit, miratoi projekt me numër rendor 45 të emërtuar “Albora’s Lake”. Ende sot e kësaj dite nuk është zbardhur leja e ndërtimit .
Por, ndryshe nga punimet në terren, leja i është dhënë firmës “Lion Construction”, pronat i së cilës është z. Bardhujs Bushaj, me 50 % të aksioneve. Disa muaj më parë, VoxNews faktoi se punimet për atë kompleks kishin filluar shumë kohë më parë, ku mjetet e rënda të firmës prishën edhe një rrugë.Në video: Zona lindore e Liqenit të Farkës, ku do të ndërtohet resorti “Albora’s Lake”, me 17 kulla nga 30 kate secila
VoxNews është rikthyer ditët e fundit në atë zonë, duke filmuar dhe fotografuar të gjithë truallin ku do të vendosen kullat 30 katëshe. Firmat kanë kryer të gjithë sistemimin e zonës, ndërkohë që kanë rregulluar edhe rrugën që shkatërruan, si për të mbuluar skenën e krimit. Çuditërisht asnjë institucion nuk veproi për këtë skandal, për punimet e kullave para lejes apo edhe për prishjen e rrugës.
Të gjithë u fshehën, teksa zona siç duket edhe nga videot dhe fotot e VoxNews, duket gati për të ngulur përbindëshat 30 kate. Por, a ka një studim që zona në fjalë mund të mbajë këto kulla? A është miratuar ndonjë plan tjetër urbanistik që në zonën në fjalë të vendosen pallate shumëkatëshe?
Në fotot: Projekti me 17 kulla nga 30 kate te zona e Kodrave të Liqenit të Farkës
Deri më sot, s’është publikuar asnjë informacion për studime, teksa projekti ka avancuar dhe firma ka publikuar maketin. Përveç këtyre kullave, në të gjithë zonën do të ndërtohen të tjera pallate, a thua sikur të jetë në zonë urbanë dhe jo në një zonë të gjelbër. Babëzia e ndërtimeve e ka prekur rëndë, ku Liqeni i Farkës është shndërruar në një kantier të stërmadh me beton. Aq më tepër që zona ku do vendosen kullat ka qenë një përrua, që furnizonte edhe Liqenin me ujë.
VoxNews ka mësuar se për zaptimin e pronës ka nisur një kalvar i gjatë, pasi persona që kanë pushtet dhe influencë në atë zonë kanë filluar “operacionin” për t’a përvetësuar. Pallatet do të ngrihen në pjesën lindore të Liqenit të Farkës, në një zonë të pjerrët, teksa firma e cila ka kryer punime në atë zonë është “Al Point” shpk, me pronar Aleksandër Vasili, një përmetar në origjinë, por që filloi të marrë tendera, leje nga KKT-ja, në momentin që u bë dhëndër në familjen Qefalia. Ai është burri i vajzës së Kujtim Qefalisë, ish-kryetarit të Komunës Dajt dhe më pas u bë Administrator i Njësisë Dajt. Kujtimi është vëllai i deputetit të Partisë Socialistë, Xhemal Qefalia.
Ka dyshime të mëdha se vjehrri dhe vëllai i vjehrrit e kanë “ndihmuar” Vasilin për të kryer ato punime. Dy Qefalinjtë kanë ndikim mjaft të madh në zonën e Dajtit, të cilën e kanë drejtuar dhe njëri prej tyre është përfaqësues në Kuvendin e Shqipërisë. Ndërkohë, çuditërisht zona që ka kryer punime Vasili është në administrimin dhe në territorin e Njësisë Administrative Dajt.
Një “krushqi” që po rezulton fatsjellëse, edhe për Dhjusin, i cili me këto lidhje po ndihet akoma më shumë si një oligark i mirëfilltë. VoxNews ka mësuar se vetë Kujtim Qefalia ka “negociuar” me banorët që ankoheshin për punimet në muajin janar 2025. A mos ndoshta lidhjet e Qefalinjve me pushtetin kanë sjellë përfitimin e një prone të stërmadhe shtetërore?
Të bësh punime pa dalë leja, të shembësh rrugën e të mos hetohesh, të marrësh një super pronë shtetërore dhe të mos të të hyjë “gjemb në këmbë”, padyshim që duhet të kesh lidhje deri sipër pushtetin qendror. Padyshim që përmetari Aleksandër Vasili s’i ka pasur, por njerëzit për të cilët ai ka punuar, vjehrri, vëllai i vjehrrit dhe VIP-at pas Dhjusit kanë lidhje të forta.
Në foto: Projektet e firmës Lion Residencë në zonën e Liqenit Artificial dhe në zonën e LaprakësKompania ka marrë dhjetëra leje, por më të bujshmet janë padyshim komplekset e kullave në zonën e Liqenit Artificial. Madje, e njëjta firmë po ndërton edhe një kullë të stërmadhe në zonën e Laprakës, në rrugën “Dritan Hoxha”.
Janë padyshim projekte të mëdha, ku vetëm Dhjusi nuk mund ti merrte këto leje. Por, kë ka mbrapa? Me letra ai është ortak me Erion Ginën, gjithashtu është aksioner edhe të firma “Ante-Group”, me Enka Qefalia, Entela Merko, Gjysho Merko dhe Kristjan Merko.
Gjithashtu, ai është aksioner edhe te firma “Seaside Construction” me Ginën dhe Florenc Gjikurinë. Kjo firmë ka marrë disa leje në zonën e Palasës për ndërtime resortesh dhe hotele luksoze.
Ndërkohë, Dhjusi është aksioner edhe te firma “Golden Key”, një firmë që ka marrë leje dhe menaxhon resortet. Por, pikërisht firma e tij e fundit e lidh atë me një tjetër kompani.Në foto: Projekti i Lion Construction dhe Top Seven në Laprakë, ngjitur me njëri tjetrin
Bardhjusi është i njohur për lidhje me VIP-a apo me firma të tjera, me të cilët bashkëpunon për ngritjen e kullave apo resorteve. Ndërkohë, VoxNews ka mësuar se e njëjta firma ka bashkëpunim edhe me një tjetër kompani, si “Top Seven”, e cila me letra është në pronësi të znj. Erinda Lutaj.
Për koincidencë ose jo, projekti i firmës Lion në zonën e Laprakës është ngjitur me një tjetër kullë, e firmës Top Seven. Ka dyshime se pronari është i njëjtë, ndërkohë që njëherë përdor emrin e Lutajt dhe njëherë emrin e Dhjusit./Voxnews -

Projekti “Sfera” do zëvendësojë “Asllan Rusin”/ Fitues miku i Ramës, Ilir Trebicka
Projekti i prezantuar nga kompania MVRDV u shpall fituese për rijetëzimin e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”.
Sipas dokumenteve të publikuara, projekti është në formën e sferës dhe do të përmbajë një fushë sporti në mes të sferës, i rrethuar nga dyqane dhe hotele.
Nëse projekti i Stadiumit Kombëtar ka një kullë, krejt e kundërta ka ndodhur me Asllan Rusin. Fusha e sportit dhe shkallët do të jenë në mes të Qendrës Tregtare, e cila është në formën e sferës ose topit të basketbollit.
Por, kush do t’a ndërtojë?! Studioja që u shpall fituese nuk është e panjohur në Shqipëri. Ajo ka projektuar projektin e Piramidës, duke i vendosur kioska rreth e qark. Ndërkohë që është kontraktuar edhe nga firma private për kullën te ish “7 Xhuxhat”, ku pallati ka edhe hartën e Shqipërisë.
Në foto: Pallati ‘Tirana Rock”, në qendër të Tiranës është projektuar nga MVRDV, i ngjan më shumë Ramës sesa Skënderbeut
Projekti më kontrovers i kësaj studioje është pikërisht “Tirana Rock”, pas Pallatit të Kulturës. Firma projektoi ndërtimin e një kulle me formën e heroit Skënderbeu. Por pas ndërtimit, projekti ngjason më shumë me fytyrën e Edi Ramës sesa me atë të heroit.Faksimile: Ndërtues i kullës së sferës do të jetë firma Trema, me pronar z. Ilir Trebicka
Firma shqiptare që ka kontraktuar studion e projektimit MVRDV është Trema. Një emër i njohur në Shqipëri, ku vitet e fundit pronari i sa Ilir Trebicka ka marrë një mori lejesh nga kryeministri Edi Rama. Madje, Trebicka dhe vetë kryeministri Edi Rama kanë edhe një foto të dy bashkë.
Megjithëse u zhvillua një konkurs, fitues dolën të njëjta firma që kanë fituar edhe më parë projekte. Në fakt të njëjtët klientë që fitojnë gjithmonë./VoxNews -

Arlinda Pogaj e OBP i jep familjes Qefalia tenderat e ushqimeve për “Ushtarakun” dhe “Maternitetin”
Agjencia e Blerjeve të Përqendruara ka shpallur brenda të njëjtës ditë dy tendera të majmë për shpërndarjen e ushqimeve në spitale.
Sipas dokumenteve, “supën” në Spitalin Ushtarak dhe Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” do e shpërndajnë familja Qefalia dhe Kalaja, të cilët zotërojnë nga 50 % të aksioneve të firmës “Dajti Park 2007”, dikur me emrin “Vllaznia”. E njëjta firmë është hetuar, teksa pronarët e saj në vitin 2018, janë dënuar për “groshët” e të burgosurëve.
Koha ka kaluar dhe si duket ka “shëruar plagët” e firmës dhe pronarëve, të cilët kanë lidhje të forta me mazhorancën. Ish-pronari Ylber Kalaja u dënua nga Gjykata e Tiranës me 2.5 vite burg, në muajin korrik 2018.
Menjëherë pas kësaj mase dënimi, Ylberi firmosi në dokument që i falte djalit të tij, Desart Kalaja, 50 % të aksioneve dhe 50 % të tjera ia fali z. Lulzim Qefalisë, vëllait të ish-deputetit të Partisë Socialiste Xhemal Qefalia.Kalimi formal i pronësisë ka rezultuar fatsjellës për firmën, tashmë të emërtuar “Dajti Park 2007”. Sipas dokumenteve, firma ka fituar disa tendera të majmë, madje edhe nga vetë Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.
Ndërkohë, data 10 tetor 2025 ka qenë tepër fatsjellëse për firmën, me pronar dy familjet Qefalia dhe Kalaja. Operatori i Blerjeve të Përqendruara, një institucion i krijuar kohët e fundit për të zhvilluar tenderët me shumë zero, e ka shpallur fituese firmën “Dajti Park” në tenderin e Spitalit Ushtarak dhe atë të Maternitetit.Dokumenti më sipër është shpallja fituesit të tenderit me objekt “shërbimi i gatimit dhe shpërndarjes së ushqimit për Spitalin Universitar të Traumës”, me një kohëzgjatje prej 3 vitesh. Firma “Dajti Park 2007” ka ofruar 125 milionë lekë pa TVSH.
Fituesi është shpallur më datë 10 tetor 2025, ndërkohë që në të njëjtën ditë e njëjta firmë ka marrë të tjera miliona po nga shteti, për një tjetër tender me objekt të ngjashëm.Firma në pronësi të familjes Qefalia dhe Kalaja mori edhe tenderin me objekt “gatimi dhe shpërndarje ushqimi (catering) në S.U.O.GJ ‘Mbretëresha Geraldinë’”, me një kohëzgjatje prej 48 muajsh. Në këtë procedurë, Dajti ofroi 107 milionë lekë, ose mbi 1.1 milionë euro.
Firma ka një të kaluar tepër të dyshimtë, me hetime dhe kalime pronësie në mënyrë fiktivë. Duke qenë se pjesëtarët e familjes Qefalia ishin në pushtet, Xhemali deputet dhe Lulëzimi kryetar i Komunës Dajt dhe më vonë Administrator po i Njësisë Dajt, firma ka qenë formalisht te familja Kalaja.Në disa raste, e njëjta firmë është akuzuar edhe nga opozita se ka fituar në mënyrë të dyshimtë mbi 55 milionë euro në tendera dhe leje ndërtimi. Deklaratat e opozitës janë bërë në vitin 2024, vit në të cilën firma ka dalë me një fitim minimal, duke parë edhe xhiron vjetore me shumë numra.
Në dokumentin e bilancit të vitit 2024, të hulumtuar nga VoxNews, firma ka deklaruar një fitim prej 33,300,051 lekë. E gjithë kjo shumë, shkruan firma, është shpërndarë divident.
/VoxNews / -

Firma farmaceutike merr miratimin në SHBA për testin inovativ të Alzheimer
Firma farmaceutike zvicerane Roche ka marrë miratimin nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA-së (FDA) për testin e saj Elecsys pTau181, i cili mund të diagnostikojë Alzheimer-in dhe çrregullime të tjera njohëse përmes mostrave të gjakut.
Testi i zhvilluar nga Roche në bashkëpunim me grupin farmaceutik amerikan Eli Lilly – është i dizajnuar për pacientët mbi 55 vjeç me çrregullime njohëse ose simptoma të tilla.
Si funksionon testi
Elecsys pTau181 mat koncentrimin në gjak të proteinës tau të fosforiluar (pTau181), e cila shpesh rritet në praninë e sëmundjes së Alzheimer-it. Në rast se vlerat janë jo të rëndësishme, sëmundja mund të përjashtohet me një probabilitet të lartë.
Ky test mund të kryhet në ordinancat e mjekëve të familjes, duke thjeshtuar diagnozën dhe duke ndihmuar për të përcaktuar nëse rënia njohëse e pacientit lidhet me Alzheimer-in apo jo.
Ai gjithashtu kursen shpenzime që lidhen me ekzaminime më invazive. Aktualisht, për një diagnozë të qartë nevojitet një skanim CT ose analiza e lëngut cerebrospinal përmes një pikjeje në shtyllën kurrizore.
Roche kishte marrë më parë treguesin CE të përputhshmërisë në korrik të vitit të kaluar për të shpërndarë produktin në tregun e Bashkimit Evropian.