Tag: fiqiri

  • Babai i Luis Meçes përplaset me prokuroren: Po na digjet shpirti për fëmijët, ju flini mbi dosje! Nuk duan të zbardhin krimin

    Babai i Luis Meçes përplaset me prokuroren: Po na digjet shpirti për fëmijët, ju flini mbi dosje! Nuk duan të zbardhin krimin

    Fiqiri Meçe, babai i Luis Meçes

    TIRANË- Fiqiri Meçe, babai i Luis Meçes pretendon se dikush po ndërhyn që autori i vrasjes së Martin Canit të mos marrë dënimin e merituar nga drejtësia. Sot, vetë Luis Meçe ka qenë present në seancën gjyqësore, në të cilën kanë dëshmuar shokët e Martin Canit, mes tyre edhe Luis Meçe që u përfshi në konflikt.
    Në një prononcim për EuroNews, Fiqiri Meçe rrëfen se prokurorja Alma Çelaj kishte ushtruar presion mbi fëmijët pasi donte të dilte në konkluzionin që Meçe dhe Cani kanë folur bashkë një natë para krimit, për takimin që do të zhvillonin me Mario Përlleshin.
    “I thashë zonjës prokurore se djemtë kanë ardhur me mua nga Kavaja dhe nuk kanë qenë vetëm. Luisi ka fjetur që në orën 9. Ajo më tha ti nuk e di se çfarë kanë folur ata në darkë. Pretendimi i prokurores ishte që Martini dhe Luisi kanë biseduar të dielën në darkë për tu organizuar për takimin e së hënës me Marion. Aty reagova dhe i thashë se djemtë nuk kanë folur në darkë, ndërsa ajo më tha që ti nuk di se ke fjetur. U revoltova dhe i thashë: ‘Më fal, por ti nuk mund të më ofendosh mua në këtë mënyrë, sepse je pikërisht ti që ke fjetur mbi dosje për 6 muaj, ndërsa ne po na digjet shpirti për ata fëmijë’. Ditën e dielë ata nuk kanë komunikuar në darkë, kanë qenë në Kavajë, kanë pasur ndeshje futbolli dhe i kam sjellë në Tiranë, kanë qenë me mua”, tha babai i Luisit.
    Fiqiri Meçe shton gjithashtu se ka pasur disa elementë gjatë seancës që e bënin të mendonte se duan që të mos e zbardhnin çështjen, pasi sipas tij prokuroria u nxeh dhe e nxorri jashtë.
    “Ishin disa arsye, u nxeh dhe më nxorri jashtë. Më tha dil dhe qetësohu,”- shtoi Meçe.
    Si ndodhi krimi?
    Martin Cani humbi jetën mesditën e 18 nëntorit pasi u qëllua me thikë në bark nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshi. Sherri mes të miturve kishte nisur që të premten. Të hënën ishin riparë dhe ishin zënë gjatë orarit të pushimit të gjatë në oborrin e shkollës. Pas përfundimit të mësimit, të dy kishin mbledhur shokët për t’u përballur, por situata ka agravuar në përdorimin e thikës. Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës. Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital. Ndërsa shoku i tij, Luis Meçe, mori 4 goditje me thikë, por mbijetoi. Përlleshi është në pranga. /ZËRI

  • Makinat e zyrtarit të PS dhe biznesmenit kapen duke blerë vota në Maqellarë, çfarë iu gjet gjatë kontrollit

    Makinat e zyrtarit të PS dhe biznesmenit kapen duke blerë vota në Maqellarë, çfarë iu gjet gjatë kontrollit

    Kandidati demokrat për deputet, Xhelal Mziu zbulon se demokratët e Maqelllarës kanë bllokuar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme dy makina që dyshoheshin që po shpërndanin para në këmbim të votave.
    Bëhet e ditur se në makinën e Fiqiri (Cil) Pali, pronari defacto i kompanisë SIRETA 2F e cila është përfituese e fondeve publike, u gjetën:

    3.500 litra tollona karburanti.
    4.500 dollarë american
    1.000 sterlina Angleze

    Mziu thekson se Fiqiri Pali është përfituesi i tenderit të rindërtimit të sheshit “Elez Isufi” në Peshkopi për tenderin mbi 2 milionë euro, me Bashkinë Dibër, që po investohet tani. Po ashtu ai është përfitues i tenderit të rikonstruksionit të sheshit “ Ahmet Zogu”, në Mat, që po investohet tani.
    Siç duket, biznesmeni tashmë është kthyer në një aventurier blerje votash në këmbim të tollonave të naftës dhe dollarëve e sterlinave.
    Denoncimi i plotë i Mziut:
    Demokratët e Maqelllarës, bllokojnë dy makina që dyshoheshin që shpërndanin para në këmbim të votave.
    Në njërën nga mjetet u konstatua se:
    Fiqiri (Cil) Pali, pronari defacto i kompanisë SIRETA 2F, Ju gjetën në makinë:
    3.500 litra tollona karburanti.
    4.500 dollarë american
    1.000 sterlina Angleze
    Pra një shifer totale prej rreth 12 milionë lekë të vjetra.
    Në mjetin Benc Mercedes S-Class MayBach me targë AC 009 EP.
    Theksojmë që zoti Pali është:
    Përfituesi i tenderit të rindërtimit të sheshit “Elez Isufi” në Peshkopi për tenderin mbi 2 milionë euro, me Bashkinë Dibër, po investohet tani
    Përfitues i tenderit të rikonstruksionit të sheshit “ Ahmet Zogu”, në Mat, që po investohet tani.
    Ndërkohë, personi në fjalë është kthyer në një aventurier blerje votash në këmbim të tollonave të naftës dhe dollarëve e sterlinave.
    Prokuroria po bënë proçedurat e nevojshme, personat në fjalë do të shkojnë para drejtësisë.
    Personi në fjalë është një eksponent i PS dhe shperndarës i parave në këmbim të votave në zgjedhjet e 2023 dhe 2025 në qarkun e Dibrës!
    Prokuroria po mbyll proqedurat e nevojshme ligjore për ta nisur për në gjykatë.

    Burime nga Policia e Dibrës konfirmojnë se agjentët e BKH-së me urdhër të prokurorit të SPAK, Elvin Gokaj, kanë bllokuar makinën e Fiqiri Palit dhe kanë konfirmuar shumën e gjetur të parave brenda saj.
    Automjeti është shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë së Dibrës dhe po merret në pyetje një shtetas që drejtonte makinën e Palit.
    Makina luksoze e biznesmenit ndodhet e bllokuar si provë materiale, dhe në varësi të hetimeve, do të vendoset nëse merret masë sigurie për shoferin që e drejtonte.
    Gjithashtu po kryhen verifikime edhe për persona të tjerë, me dyshimet se ishin angazhuar në Maqellarë, por jo vetëm, për të ndikuar tek zgjedhësit përmes shumave monetare që të merrnin mbështetjen e tyre në votime për Partinë Socialiste dhe kandidatët e saj.

  • Dyshime për shitblerje votash/ Bllokohen brenda makinës së tyre dy persona në Maqellarë, mes tyre biznesmeni Fiqiri Pali

    Dyshime për shitblerje votash/ Bllokohen brenda makinës së tyre dy persona në Maqellarë, mes tyre biznesmeni Fiqiri Pali

    Pamje nga vendngjarja

    DIBËR- Dy persona u bllokuan mbrëmjen e djeshme brenda dy automjeve të tyre që po qarkullonin, pasi dyshoheshin se po shpërndanin para dhe tollona karburanti në Maqellare. Ngjarja ka ndodhur pranë zyrave elektorale të Partisë Socialiste në Maqellarë. Sipas pamjeve të mëposhtme, në vendngjarje ka mbërritur Policia, ndërsa ata janë të bllokuar në makinat e tyre.

    Dyshohet se personat e bllokuar janë kandidati i PS në Dibër, Agron Malaj dhe biznesmeni Fiqiri (Cil) Pali. Ngjarja ndodhi gjatë orëve të vona të natës, ndërsa nuk ka ende asnjë reagim zyrtar nga Policia e Shtetit për këtë rast./ZËRI