Tag: fiorentinës

  • Futbolli italian në zi! Humb jetën ish-ikona e Fiorentinës dhe Veronës

    Futbolli italian në zi! Humb jetën ish-ikona e Fiorentinës dhe Veronës

    Ish-futbollisti i njohur italian Çeleste Pin ka ndërruar jetë. Sipas mediave italiane, ai ka humbur jetën në moshën 64-vjeçare në shtëpinë e tij.

    Çeleste Pin ishte një nga emrat më të njohur të futbollit italian në fundin e viteve ’80 dhe fillimin e viteve ’90, kur vishte fanellën e Fiorentinës e Veronës.

    Ai ishte një nga mbrojtësit më të vlerësuar në Serinë A, ndërsa u largua nga futbolli në vitin 1996. Që nga atëherë, Pin ishte drejtues sportiv dhe merrej edhe me futbollin e fëmijëve.
    /vizionplus.tv

  • Allegri kërkon ish-sulmuesin e Juventusit, problem është klauzola e tij, 52 milionë euro

    Allegri kërkon ish-sulmuesin e Juventusit, problem është klauzola e tij, 52 milionë euro

    18 Qershor 2025

    20:06

    Telesport

    Pas zyrtarizimit të drejtorit sportiv dhe të trajnerit të ri, drejtuesit e Milanit kanë filluar nga punë për të bërë lëvizjet e nveojshme për sezonin e ri. Kuqezinjtë janë shumë pranë transferimit të Granit Xhakës. Igli Tare ka qenë këto ditë në Leverkusen dhe mendohet të ketë mbyllur marrëveshjen me “Aspirinat” për transferimin e mesfushorit shqiptar.
    Ndërkohë, një tjetër kërkesë e Max Allegrit është edhe përforcimi në sulm. I preferuari i Allegri-t është ish-sulmuesi i Juventusit, tashmë i Fiorentinës, Moise Kean, kaluzola e të cilit është 52 milionë euro, një shifër jo e përballueshme aktualisht nga Milan.
    Plani i kuqezinjve është që të përfshijnë në marrëveshje me klubin vjollcë edhe lojtarë të tjerë si Pietro Terracciano, i cili pëlqehet shumë nga drejtuesit e Fiorentinës. Gjithsesi, bisedimet mes dy klubeve janë ende në fazën fillestare, nuk ka ofertë apo propozim konkret.

  • VIDEO/ Pamje horror nga stërvitja e moshave të Fiorentinës, rrufeja bie në fushë, bien disa prej lojtarëve 

    VIDEO/ Pamje horror nga stërvitja e moshave të Fiorentinës, rrufeja bie në fushë, bien disa prej lojtarëve 

    Një skenë e pazakontë ka ndodhur në stërvitjen të rinjëve të Fiorentinës. Një stërvitje që po zhvillohej për ekipin U-18 nga Firence, e cila ka përjetuar një moment paniku të vërtetë. 
    Në një moment të caktuar, rrufeja është zbrazur në fushën e blertë. Për fat, pa rënë direkt te një futbollist, por shkarkimi i madh i saj ka bërë që disa prej lojtarëve të bien menjëherë në tokë, ndërsa të tjerët po vraponin për të ikur sa më shpejt. Për fat të mirë, nuk pati pasoja të rëndë apo serioze për askënd, por skena ishte shumë e tmerrshme. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/ 

  • Mjafton 1 gol, Roma fiton ndaj Fiorentinës dhe “kap” Champions League (video)

    Mjafton 1 gol, Roma fiton ndaj Fiorentinës dhe “kap” Champions League (video)

    4 Maj 2025

    20:10

    Telesport

    Roma ka fituar 1-0 ndaj Fiorentinës në “Olimpico”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të në Serie A. Verdhekuqtë e drejtuar nga Claudio Ranieri gjetën golin në fund të shtesës së pjesës së parë me Artem Dovbyk, i cili shënoi pas një aksioni ë nisi nga goditja e këndit.
    Pjesa e dytë nuk solli ndryshim të rezultatit, pavarësisht se të dyja ekipet patën rastet e tyre. Roma fiton përfundimisht 1-0 dhe kap vendin e katërt, që të kualifikon në Champions League.
    Verdhekuqtë kanë 63 pikë, aq sa rivali i tyre historik, Lazio, dhe një pikë më shumë se Juventus, i cili përballet pas pak me Bologna-n. Me humbjen e sotme, Fiorentina renditet në vendin e tetë me 59 pikë dhe do e këtë shumë të vështirë të arrijë një vend për Kupat e Europës për sezonin e ri.
    SHIKOGOLIN