Tag: fiorentinës

  • Nuk luajti asnjë minutë ndaj Fiorentinës, zbulohet arsyeja pse Spalletti dënoi Zhegrovën pak para ndeshjes

    Nuk luajti asnjë minutë ndaj Fiorentinës, zbulohet arsyeja pse Spalletti dënoi Zhegrovën pak para ndeshjes

    23 Nëntor 2025

    16:07

    Telesport

    Juventus barazoi dje në transfertë 1-1 ndaj Fiorentinës, për javën e 12-të në Serie A. Edon Zhegrova nuk luajti për asnjë minutë në këtë takim, duke habitur jo pak tifozët.
    Gazetari italian, Dario Pellegrini, shkruan në rrjetet e tij sociale, se Zhegrova u dënua nga Luciano Spalletti për një situatë të ndodhur para pak fillimit të ndeshjes.
    Në momentin kur kishte dalë për nxehje para ndeshjes, ndodhi një incident mes tifozëve vendas dhe Zhegrovës, ky i fundit nuk i priti mirë vërshëllimat e tyre dhe iu kundërpërgjigj duke bërë një gjest aspak të hijshëm. Dhe për këtë arsye, sipas gazetarit në fjalë, Spalletti e ka qortuar dhe e ka quajtur reagimin e Zhegrovës të papranueshëm. Pikërisht për këtë arsye, Zhegrova u dënua duke mos marrë asnjë minutë ndaj Fiorentinës.

  • Spalletti drejt Fiorentinës: Të tregojmë karakter, siç i ka hije Juventusit

    Spalletti drejt Fiorentinës: Të tregojmë karakter, siç i ka hije Juventusit

    21 Nëntor 2025

    12:46

    Alfred Lleshi

    Pas pushimit të kombëtareve dhe barazimeve të dobëta ndaj Sporting e Torino, skuadra bardhezi përgatitet për ndeshjen e vështirë në “Franchi”, kundër Fiorentinës. Spalletti tha se gjatë stërvitjeve me pak lojtarë ka vënë re përkushtimin dhe disponueshmërinë e ekipit. Ai theksoi rëndësinë e stabilitetit të skuadrës dhe zhvillimit të një baze të fortë për lojën.
    Trajneri vuri në dukje cilësitë e Koopmeiners dhe adaptueshmërinë e tij në mesfushë, si dhe rikthimin e mbrojtësve të rëndësishëm Kelly e Cabal. Për rikthimin në Firence, Spalletti është i qetë dhe pret një ndeshje të fortë, duke kërkuar që ekipi të tregojë karakter siç i ka hije Juventusit. Ai nuk përjashton mundësinë e kalimit në mbrojtjen me 4 lojtarë, por thekson se duhen më shumë stërvitje dhe lojtarë të gatshëm.
    Spalletti nënvizoi rëndësinë e cilësive njerëzore dhe unitetit të grupit për sukses, duke e përmendur Yildiz si lider të ekipit. Për kombëtaren, ai siguroi mbështetje totale: “Juventusi është i gatshëm ta ndihmojë Italinë në çdo mënyrë për t’u kualifikuar në Botëror”.

  • Medon Berisha i sjell fitoren Leçes kundër Fiorentinës, Kristjan Asllani e mbyll pa minuta te Torino për herë të parë

    Medon Berisha i sjell fitoren Leçes kundër Fiorentinës, Kristjan Asllani e mbyll pa minuta te Torino për herë të parë

    Medon Berisha është në një formë të jashtëzakonshme në Serinë A. Mesfushori shqiptar shënoi pak ditë më parë golin e parë në Serinë A, në një super gol nga goditja e dënimit. Vetëm kaq duhej që Berisha të gjente edhe golin e dytë në elitën e futbollit italian.
    Sot ishte po i njëjti lojtar që i dha fitoren Lecce kundër Fiorentinës.Goli i vetëm i takimit është realizuar nga Medon Berisha që ka fituar bukur një top pas një dueli në fushë, ka sulmuar zonën dhe në fund ka gjetur rrjetën. Nga krahu tjetër, Kristjan Asllani e ka mbyllur për herë të parë pa minuta te Torino, teksa nuk u aktiviziua në asnjë moment gjatë ndeshjes me Pisën. /Sport Ekspres/

  • Berisha i jep goditjen e madhe Piolit dhe Fiorentinës, Ismajli asist për Torinon. Asllani e sheh nga stoli (video)

    Berisha i jep goditjen e madhe Piolit dhe Fiorentinës, Ismajli asist për Torinon. Asllani e sheh nga stoli (video)

    2 Nëntor 2025

    16:59

    Telesport

    Lecce ka marrë një fitore të madhe në transfertë, 0-1 në “Artemio Franchi” ndaj Fiorentinës. Vendimtar në këtë takim ishte goli i Medon Berishës në minutën e 23-të.
    Pas një topi të rikuperuar në mesin e fushës pikërisht nga mesfushori i Shqipërisë dhe pas një asisti të Tete Morente, Berisha dërgon topin në rrjetë. Rezultati nuk ndryshon deri në fund.
    Berisha, lojtari më i mirë i ndeshjes. Lecce merr 3 pikë të arta dhe renditet në vendin e 15-të me 9 pikë, ndërsa Fiorentina ende nuk e ka provuar shijen e fitores këtë sezon dhe gjendet në vendin e 19-të me 4 pikë. Me shumë mundësi, humbja e sotme do t’i kushtojë stolin Stefano Piolit. Përveç Berishës, titullar në këtë takim ishte si zakonisht edhe Ylber Ramadani.
    SHIKOGOLAT
    Torino vazhdon të zhgënjejë, duke mos shkuar sot më shumë se barazimi 2-2 ndaj Pisës. Vendasit kaluan në avantazh të dyfishtë me Stefano Moreo 13′, 29′ nga penalltia. Vendasit reaguan shpejt duke barazuar shifrat në fund të pjesës së parë.
    Giovanni Simeone shënoi fillimisht me kokë, pas krosimit të Ardian Ismajlit. Në shtesë, Che Adams barazon shifrat 2-2. Rezultati nuk ndryshoi as në pjesën e dytë. Asnjë minutë për Kristjan Asllanin. Torino renditet në vendin e 12-të me 13 pikë, Pisa në vendin e 17-të me 6 pikë.
    SHIKOGOLAT

  • VIDEO/ E fiton vetë topin dhe e shënon gol! Medon Berisha nuk përmbahet në Serinë A, gol kundër Fiorentinës

    VIDEO/ E fiton vetë topin dhe e shënon gol! Medon Berisha nuk përmbahet në Serinë A, gol kundër Fiorentinës

    Medon Berisha është në një formë të jashtëzakonshme në Serinë A. Mesfushori shqiptar shënoi pak ditë më parë golin e parë në Serinë A, në një super gol nga goditja e dënimit. Vetëm kaq duhej që Berisha të gjente edhe golin e dytë në elitën e futbollit italian.
    Aktualisht Lecce po luan ndaj Fiorentinës, teksa pjesa e parë është mbyllur në shifrat 0-1. Goli i vetëm i takimit deri tani është realizuar nga Medon Berisha që ka fituar bukur një top pas një dueli në fushë, ka sulmuar zonën dhe në fund ka gjetur rrjetën. /Sport Ekspres/

  • Allegri para Fiorentinës: 4 lojtarë të pamundur, njëri do të vlerësohet. Leao është në gjendje të mirë

    Allegri para Fiorentinës: 4 lojtarë të pamundur, njëri do të vlerësohet. Leao është në gjendje të mirë

    18 Tetor 2025

    12:44

    Alfred Lleshi

    Pas pushimit për ndeshjet e kombëtareve, Milani i rikthehet kampionatit me mungesa të shumta kundër Fiorentinës. Allegri në konferencën për shtyp tha se do të duhet të riorganizojë skuadrën për shkak të dëmtimeve të Pulisic, Rabiot, kushteve të pasigurta të Nkunku dhe Estupinian, si dhe rikthimit të shpejtë të Saelemaekers. Skuadra është mirë pas stërvitjes së parë, por ndeshjet pas pushimeve janë gjithmonë të pasigurta: “Duhet të kemi koncentrim të lartë. Fiorentina ka lojtarë të mëdhenj dhe ka treguar performanca të mira. Duhet të përparojmë dhe konsolidojmë renditjen”.
    Allegri përmendi se Leao është në formë të mirë dhe i nevojshëm: “Ka cilësi të jashtëzakonshme. Është kampion, por do ta shohim çfarë do të ketë fituar kur ta përfundojë karrierën”. Për Pulisic dhe Rabiot: “Iu duhet ende kohë për rikuperim, stafi do t’i ndjekë nga afër”. Ndeshja kundër Fiorentinës kërkon kujdes maksimal: “Të gjithë lojtarët duhet të luajnë si skuadër, me qetësi dhe fokus. Nuk ka rëndësi humbja e një topi, por të marrim rezultate të vogla për të arritur objektivin”.
    Allegri nënvizoi rëndësinë e lojtarëve që vijnë nga stoli dhe adaptimin sipas kushteve: “Çdo lojtar duhet të japë maksimumin, sipas karakteristikave të veta. Qetësia dhe besimi janë kyçe, edhe kur ka mungesa. Milan-Como në Australi? Momentalisht nuk ka ende zyrtarizim. Kur të konfirmohet, do të organizojmë udhëtimin. Duhet të gjejmë mënyrën ideale për ta përballuar ndeshjen dhe marrë tri pikët. Tani fokusi është te Fiorentina, pastaj ndeshje pas ndeshjeje”.

  • Jasir Asani prezantohet te Esteglal në Iran, Shpendi në “radarët” e Fiorentinës

    Jasir Asani prezantohet te Esteglal në Iran, Shpendi në “radarët” e Fiorentinës

    Adriatik BALLA
    Kuqezinjtë rikthejnë jehonën e tyre në merkato, teksa ka lëvizje që janë të forta e të bujshme, por edhe lëvizje që lojtarët vetë i kanë zgjedhur nisur nga shifrat e majme financiare. Ndërkohë, ditët e fundit kanë lëvizur gjërat pozitivisht për Jasir Asanin, Armando Brojën, Kristian Shpendin por edhe disa lojtarë të tjerë kuqezinj.
    Asani zyrtarizohet në Iran
    Jasir Asani do të jetë pjesë e klubit të Esteglal në Iran duke filluar që nga janari i vitit 2026. Futbollisti do t’i bashkohet klubit iranian pasi të mbyllë kontratën me Guangju në Korenë e Jugut, duke nisur kësisoj një aventurë të re në karrierën e tij. Klubi iranian ishte ai që bëri publik akordin mes palëve, ndërsa më pas, u prezantoi tifozëve të vet blerjen e re me një video ku shfaqeshin golat spektakolarë të shënuar nga Asani. Një video që ka sjellë shumë reagime të tifozëve, por edhe një koment nga vetë Asani i cili u është drejtuar atyre me një mesazh të shkurtër. “Shihemi së shpejti’, ishte fraza e tij për mbështetësit e shumtë të Esteglal. Pas negociatave mes Esteglal dhe anësorit të sulmit shqiptar Jasir Asani, lojtari firmosi një kontratë me Esteglal për një sezon e gjysmë dhe do të bashkohet me Esteglal sapo të mbarojë kontrata me klubin e tij aktual korean Guangju. Lojtari ka kontratë me klubin korean deri në janar dhe drejtuesit e Esteglal po mundohen që të sigurojnë që lojtari t’i bashkohet klubit para fundit të saj.
    Shpendi bie në “radarët” e Fiorentinës
    Klubi i Fiorentinës është kthyer në merkato në kërkim të një sulmuesi. Pasi është siguruar se Moise Ken nuk do të largohet nga vjollcët, tashmë trajneri Stefano Pioli kërkon një alternativë cilësore për të. Sipas mediave italiane, kërkohet një lojtar i cili të pranojë rolin e “dytësorit”, që do të thotë t’i japë mundësinë herë pas herë titullarit Ken që të pushojë, apo të luajë rolin e zëvendësuesit të tij gjatë ndeshjeve. Një nga alternativat që po shqyrtohet është edhe ajo e Kristian Shpendit. Djaloshi shqiptar ka shkëlqyer te Çezena dhe ka treguar se mund të luajë çdo rol në repartin e avancuar. Ndaj te Fiorentina, ku e ndjekin prej kohësh, po e shohin si një nga prioritetet mbi të cilat mund të vihen në lëvizje në ditët e ardhshme.
    Ismajli nga më të vlerësuarit te Torino
    Ardian Ismajlit i kanë mjaftuar pak ditë në stërvitje dhe në miqësoret me skuadrën e Torinos për të marrë vlerësimet e para nga shokët e skuadrës. Dhe një prej tyre vjen nga Gujermo Maripan, mbrojtësi i skuadrës së Serisë A i cili është njëkohësisht edhe kapiteni i përfaqësueses së Kilit. Duke folur për “Tuttosport”, ai ka komentuar fazën përgatitore që po kryente ekipi, si dhe është ndalur në emra të veçantë, përfshirë edhe Ismajlin i cili ishte një ndër afrimet e para të merkatos verore. “Kanë mbërritur lojtarë të fortë të cilët duhet të ndihmojnë ekipin për të rritur nivelin. Kam luajtur me Ismajlin në mbrojtje dhe mund të them se është i fortë. Në fushë komunikon mirë dhe kjo është thelbësore për një mbrojtës qendre”, ishin fjalët e Maripan rreth përshtypjeve që i kishte lënë loja me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare.

  • Vdekja misterioze e emrit të njohur për futbollin, ish-bashkëshortja kërkon hetim për vrasje

    Vdekja misterioze e emrit të njohur për futbollin, ish-bashkëshortja kërkon hetim për vrasje

    Celeste Pin, ish-mbrojtësi 64-vjeçar i Fiorentinës, u gjet i pajetë më 22 korrik në banesën e tij në kodrat e Careggi, Firence.

    Fillimisht, Prokuroria e shpalli ngjarjen si vetëvrasje, por për të sqaruar plotësisht rrethanat e vdekjes, është hapur një hetim për vrasje nga pakujdesia. Sipas autoriteteve, ky veprim është teknikisht i nevojshëm për të zhvilluar hetime të mëtejshme.
    Ish-bashkëshortja e tij, Elena Fabbri – nëna e dy fëmijëve të parë të ish-kapitenit të Fiorentinës – ka ngritur një padi për vrasje, duke kërkuar që ngjarja të hetohet më thellë. Ajo ka kërkuar kryerjen e një analize toksikologjike, si dhe kontrollin e mesazheve dhe thirrjeve telefonike në celularin e Pin. Po ashtu, ka kërkuar që shtëpia në Via dei Massoni, ku ai u gjet i vdekur, të vuloset për hetime të mëtejshme.
    Ndërsa hipoteza më e mundshme për hetuesit mbetet vetëvrasja, padia e Elena Fabbris sugjeron një version tjetër të ngjarjes. Në vendngjarje nuk u gjet asnjë shënim lamtumire. Shërbimet emergjente mjekësore dhe policia reaguan menjëherë, ndërsa autoritetet po punojnë ende për të rindërtuar kronologjinë dhe rrethanat e vdekjes.
    Tre ditë pas zbulimit të trupit, më 25 korrik, autoritetet urdhëruan që trupi i Celeste Pin t’i kthehej familjes për funeral, edhe pse hetimet janë ende në vazhdim.
    “Nuk besoj në vetëvrasje”Elena Fabbri e hedh poshtë kategorikisht mundësinë që ish-bashkëshorti i saj të ketë vrarë veten. Ajo rrëfen se mëngjesin e së martës, vetëm disa orë para se të zbulohej trupi, ai i kishte dërguar një fotografi ku dukej mirë dhe i kishte thënë se ishte gati të shkonte në punë.
    Gjithashtu, Fabbri nuk beson në teorinë e një përkeqësimi të gjendjes së tij psikologjike. Edhe pse Pin kishte vuajtur më herët nga depresioni, ai përdorte të njëjtat ilaçe për më shumë se 40 vjet dhe ndihhej mirë. Sipas saj, ai ishte në formë të mirë fizike dhe mendore, me shumë projekte në zhvillim – përfshirë dhe angazhime në botën e futbollit.
    Celeste Pin ishte një figurë e njohur në vitet 1980–1990, kur mbrojti ngjyrat e Fiorentinës. Ai kishte tre fëmijë: dy me Elena Fabbrin dhe një të tretë me bashkëshorten e tij të dytë, Gloria, me të cilën ishte martuar në vitin 2018.
    Pavarësisht ndarjes, ai dhe Elena Fabbri kishin mbetur në marrëdhënie të mira. “Ai kishte shumë për të jetuar,” është shprehur ajo, duke e përshkruar si një njeri me energji, pasione dhe projekte për të ardhmen.

  • Vdekja misterioze e ish-futbollistit të Fiorentinës, Ish-bashkëshortja kërkon hetim për vrasje

    Vdekja misterioze e ish-futbollistit të Fiorentinës, Ish-bashkëshortja kërkon hetim për vrasje

    Top Channel