Holanda ka hedhur një tjetër hap drejt kualifikimit në Botëror. Skuadra e Koeman fitoi lehtësisht në grupin G 4-0 kundër Finlandës, duke marrë fitoren e dytë radhazi me të njëjtin rezultat. Në Amsterdam ndeshja u zhbllokua që në minutën e 8 nga Memphis Depay, i cili më vonë do të realizonte edhe me penallti, ndërsa rrugën e rrjetës përballë Finlandës e gjeti edhe kapiteni Van Dijk, por edhe Cody Gapko.
Kjo fitore i mban tulipanët në kuotëën e 16 pikëve pas 6 ndeshjeve, 3 më shumë se Polonia e vendit të dytë.
Në gruypin L Kroacia thuajse siguroi vendin e parë, falë fitores 3-0 kundër Gjibraltarit. Pas golit të Fruk në pjesën e parë, një autogol në të dytën dhe rrjeta e Luka Sucic i dhanë ‘dalmatëve’ fitoren që i ngjitit në kuotën e 16 pikëve pas 6 ndeshjeve, 3 më shumë se Çekia e vendit të dytë që ka edhe një ndeshje më shumë.
Për Çekinë e diela rezultoi një mbrëmje makthi, pasi u mposht 2-1 nga Ishujt Faroe. Këta të fundit, për herë të parë në histori, kanë siguruar 3 fitore radhazi, duke përfshirë edhe ndeshjet e shtatorit. Një ecuri e jashtëzakonshme për një skuadër që renditet e 136 në botë, ndërsa tani ka shanse reale për t’u kualifikuar në ‘play-off’ të Botërorit.
Tag: finlandës
-

Botërori 2026/ Hollanda dhe Kroacia në avantazh, Çekia në makth pas humbjes 2-1
-

Botërori 2026/ Hollandë dhe Kroaci në avantazh, Çekia në makth pas humbjes 2-1
Holanda ka hedhur një tjetër hap drejt kualifikimit në Botëror. Skuadra e Koeman fitoi lehtësisht në grupin G 4-0 kundër Finlandës, duke marrë fitoren e dytë radhazi me të njëjtin rezultat. Në Amsterdam ndeshja u zhbllokua që në minutën e 8 nga Memphis Depay, i cili më vonë do të realizonte edhe me penallti, ndërsa rrugën e rrjetës përballë Finlandës e gjeti edhe kapiteni Van Dijk, por edhe Cody Gapko.
Kjo fitore i mban tulipanët në kuotëën e 16 pikëve pas 6 ndeshjeve, 3 më shumë se Polonia e vendit të dytë.
Në gruypin L Kroacia thuajse siguroi vendin e parë, falë fitores 3-0 kundër Gjibraltarit. Pas golit të Fruk në pjesën e parë, një autogol në të dytën dhe rrjeta e Luka Sucic i dhanë ‘dalmatëve’ fitoren që i ngjitit në kuotën e 16 pikëve pas 6 ndeshjeve, 3 më shumë se Çekia e vendit të dytë që ka edhe një ndeshje më shumë.
Për Çekinë e diela rezultoi një mbrëmje makthi, pasi u mposht 2-1 nga Ishujt Faroe. Këta të fundit, për herë të parë në histori, kanë siguruar 3 fitore radhazi, duke përfshirë edhe ndeshjet e shtatorit. Një ecuri e jashtëzakonshme për një skuadër që renditet e 136 në botë, ndërsa tani ka shanse reale për t’u kualifikuar në ‘play-off’ të Botërorit. -

VIDEO/ Holanda nuk ndal ritmin, goleadë ndaj Finlandës në kualifikueset e botërorit
Holanda nuk ndal ritmin, teksa në shtëpi, në ndeshjen kualifikuese të botërorit, fitoi 4-0 ndaj Finlandës.
“Tulipanët” shënuan 3 herë në pjesën e parë, me anë të autorëve të ndryshëm. Malen, Van Dijk dhe Depay vendosën ndeshjen në “shinat” e duhura që në fraksionin e parë.Në pjesën e dytë, Gakpo vendosi emrin në listën e golashënuesve. Ekipi i Koeman renditet në vendin e parë të grupit G me 16 pikë.
© BalkanWeb -

Rusia po kërcënon një vend europian të NATO-s, siç bëri me Ukrainën para pushtimit
Teksa vëmendja mbetet te lufta e vazhdueshme e Rusisë në Ukrainë, një grup analistësh sugjeron se Kremlini ka nisur një fushatë të koordinuar informacioni kundër një tjetër vendi fqinj, Finlandës, me retorikë të ngjashme me atë që parapriu pushtimin e plotë të Ukrainës në vitin 2022.
Instituti për Studimin e Luftës (ISW) thotë se figura të larta në Moskë, përfshirë anëtarë të rrethit të ngushtë të Vladimir Putinit, kanë bërë një sërë deklaratash kërcënuese ndaj Finlandës.
Finlanda, e cila ka një kufi prej 1 mijë e 340 kilometrash me Rusinë, hoqi dorë nga politika e saj e neutralitetit pas pushtimit rus të Ukrainës dhe iu bashkua NATO-s në vitin 2023.
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov deklaroi se “fasada neutrale” e qeverisë finlandeze është “shkëputur” dhe se revanshizmi është “në rritje të dukshme” në Finlandë.
Një tjetër zyrtar i lartë, Sergei Ivanov, tha se marrëdhëniet ruso-finlandeze “praktikisht nuk ekzistojnë” dhe nuk do të përmirësohen së shpejti, pasi Finlanda është anëtare e NATO-s dhe “po kërkon aktivisht forcimin e kufirit lindor”.
Ai gjithashtu pretendoi se popullsia finlandeze është e pakënaqur me qeverinë dhe se mungesa e turistëve rusë ka çuar në “braktisje” dhe dobësim ekonomik në Finlandën juglindore. Alexei Chepa, nënkryetar i komitetit për çështje ndërkombëtare në Dumën ruse, ka bërë deklarata të ngjashme.
ISW raporton se mediat shtetërore ruse kanë amplifikuar dukshëm deklaratat e Lavrovit, Ivanovit dhe Chepës, duke sugjeruar se kjo është një përpjekje e koordinuar nga Kremlini për të synuar Finlandën.
Analistët e ISW thonë se zyrtarët e lartë të Kremlinit kanë shtuar kërcënimet ndaj Finlandës javët e fundit, duke përdorur gjuhë që pasqyron justifikimet e rreme të Kremlinit për pushtimin e Ukrainës.
“ISW vazhdon të vlerësojë se strategjia që Rusia po përdor aktualisht për të kërcënuar NATO-n pasqyron atë që përdori më parë për të krijuar kushtet informative që justifikuan agresionin ndaj Ukrainës”. -

Finlanda do të heqë svastikat nga flamujt e forcave ajrore për të shmangur ‘siklet’ me aleatët perëndimorë
Forcat Ajrore të Finlandës kanë nisur procesin e heqjes së svastikave blu mbi sfond të bardhë nga flamujt e njësive të tyre, një simbol që është përdorur që prej vitit 1918, shumë përpara se ai të lidhej me Gjermaninë naziste. Ky hap vjen si pjesë e një përpjekjeje për të shmangur sikletet me aleatët perëndimorë dhe për të forcuar integrimin e vendit në NATO, pas anëtarësimit të Finlandës në vitin 2023.
Edhe pse zyrtarët finlandezë kanë theksuar se përdorimi i svastikës në Forcat Ajrore nuk ka lidhje me nazizmin, prezenca e saj në disa flamuj ka shkaktuar habi dhe shqetësim ndërkombëtar. “Mund të kishim vazhduar me këtë flamur, por ndonjëherë mund të lindin situata të sikletshme me vizitorët e huaj. Mund të jetë e mençur të jetohet me kohën”, u shpreh Tomi Böhm, kreu i forcës së mbrojtjes ajrore Karelia Air Wing.
Plani për rinovimin e flamujve të njësive ushtarake u miratua vitin e kaluar, duke u prezantuar si një nismë për të “përditësuar simbolikën dhe për të pasqyruar më mirë identitetin aktual të Forcave Ajrore”. Megjithatë, raportimet e mediave finlandeze theksojnë se arsyeja kryesore është perceptimi i svastikës si një “simbol i turpshëm” në kontekste ndërkombëtare.
Historianët kujtojnë se Forcat Ajrore të Finlandës adoptuan këtë simbol në vitin 1918, pas shpalljes së pavarësisë nga Rusia, dhe e përdorën atë në avionët e tyre deri në vitin 1945. Pas Luftës së Dytë Botërore, ai mbeti në disa flamuj dhe dekorime ushtarake, pavarësisht asociacioneve negative që kishte fituar globalisht.
Sipas profesor Teivo Teivanen, autor i librit Historia e Svastikës, vendimi i tanishëm lidhet drejtpërdrejt me nevojën për harmonizim me aleatët e rinj në NATO, veçanërisht me shtete si Gjermania, Franca dhe Holanda, ku simboli është i ndaluar dhe shihet vetëm si i lidhur me nazizmin.
Ky ndryshim shënon një distancim të qartë të Finlandës nga një pjesë e së kaluarës së saj ushtarake dhe një përafrim më të madh me standardet politike e kulturore të aleancës së Atlantikut të Veriut.
-

Finlanda thyen rekordin e nxehtësisë me 14 ditë radhazi mbi 30°C
Finlanda ka regjistruar 14 ditë radhazi temperatura që tejkalojnë 30 gradë Celsius, duke vendosur një rekord të ri kombëtar për motin dhe duke tejkaluar rekordin e mëparshëm të vitit 1972, raportoi Instituti Meteorologjik Finlandez, sipas “Helsinki Times”.
Pragu u kalua sërish dje në Parikala, ku temperaturat arritën në 30,3 gradë Celsius.
Rekordi i mëparshëm për 13 ditë radhazi – mbi 30 gradë Celsius – u regjistrua në vitin 1972.
Kjo është vala më intensive dhe e qëndrueshme e të nxehtit në historinë e Finlandës, e cila daton që nga viti 1961.
Periudha e gjatë pa shi e ka lënë pjesën më të madhe të tokës së Finlandës jashtëzakonisht të thatë.
Instituti Meteorologjik ka lëshuar paralajmërime për shkak të të nxehtit dhe zjarreve në pyje – në pjesë të mëdha të vendit.
Nxehtësia pritet të vazhdojë deri në fundjavë. Sipas parashikimeve, në disa pjesë të Laplandës dhe Finlandës lindore ka të ngjarë të ketë reshje shiu.
Deri të dielën, moti i paqëndrueshëm mund të përfshijë zona më të gjera, duke përfshirë bregdetin perëndimor dhe Finlandën qendrore.
Sipas meteorologut Ville Siiskonen, temperaturat arritën kulmin në juglindje dhe në disa pjesë të Ostrobothnia Veriore. /atsh/ KultPlus.com
-

“I bëri qokë Finlandës me 9 të arrestuar”, Manjani: SPAK është bërë si OKB, po kap shqiptarë që s’i kanë bërë asnjë dëm shtetit tonë
Ylli Manjani ka reaguar pas aksionit të SPAK më autoritetet e Finlandës, për arrestimin e disa shqiptarëve.
“Qokat ndërkombëtare kundër shqiptarëve..
SPAK është bërë si OKB.
Arreston shqiptarë për hesap të gjithë botës.
Sot i bëhet qokë Finlandës, me 9 shqiptarë të arrestuar, që siç thonë dhe vetë prokurorët, nuk i kanë bërë asnjë dëm shtetit shqiptar. Kanë çuar drogë nga Spanja në Finlandë. Territorin e Shqipërisë nuk e kanë cënuar d.m.th…
Hajt më, edhe një fletë lavdërimi nga Finlanda i duhet SPAK-ut… Se ç’a i duhet nuk e di, po e gëzoftë!
Ndërkohë kjo politika penale që ja fusim shtetasve tanë për hesap të dynjasë, vetëm këtu tek ne lulëzon.
Ne sikur kemi prokurorë me mandat OKB-je dhe jo zyrtarë të emëruar për të luftuar krimin këtu në territor?!
Ashtu si politikanët edhe prokurorët vdesin ta kenë mirë me të huajt dhe, i bien shqiptarëve si n’top t’karadakut!
Dhe thonë pastaj pse na del nami se jemi popull mafioz”, shkruan Manjani. -

EMRAT/ Drogë nga Holanda dhe Spanja drejt Finlandës, cilët janë shqiptarët që ranë në pranga, shpërndanë kokainë, kanabis dhe ekstazi
Nëntë persona kanë rënë në pranga gjatë operacionit antidrogë Shqipëri-Finlandë.
Më 03.06.2025 nga Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit është bërë e mundur zbatimi i masës së sigurisë për 9 persona nën hetim, ndërsa dy janë ende në kërkim.
Besnik Sparta, (27.01.1985)Erind Teneqexhiu alias Erind Agalliu (07.02.1991)Altin Musta (07.06.1981)Kela Qevani (14.04.1981;Geraldo Seferaj (05.07.1994;Elton Myftari, (29.05.1983)Ledion Hoxha, (09.01.1983)
Elton Tavani
Dorian Luzaj (07.06.1983).Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me autoritetet finlandeze po vijon hetimet për veprat penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Procedimi penal është regjistruar pas kërkesës për bashkëpunim, e cila është paraqitur më 21.06.2023 nga Qendra e Policisë për Krime të Finlandës dhe policisë së Lounais-Suomi, lidhur me hetimet të zhvilluara për trafikim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike të rrezikshme në Finlandë, nga grupe të strukturuara kriminale, të përbërë nga shtetas shqiptarë, në bashkëpunim të ngushtë me shtetas të tjerë finlandezë, europianë dhe aziatikë.
Më datë, 21.11.2023, në kuadër të hetimeve të përbashkëta është krijuar Skuadra e Përbashkët Hetimore, mes Prokurorisë së Posaçme dhe Policisë Qendrore Kriminale të Finlandës, Departamentit pranë Institucionit Policor të Finlandës Jugperëndimore dhe Departamentit pranë Institucionit Policor të Helsinkit.
Pas krijimit të Skuadrës së Përbashkët Hetimore, gjatë 18 muajve të hetimeve intensive, u përdorën metoda speciale të hetimit si; përgjime të komunikimeve telefonike apo regjistrime të fshehta fotografike, filmike apo video, në vende publike, si edhe janë shkëmbyer në kohë reale informacione dhe prova me Byronë Kombëtare të Hetimit të Finlandës.
Nga provat e administruara rezulton se:
Gjatë viteve 2022 dhe në vazhdim, janë evidentuar 4 grupe të strukturuara kriminale, në përbërje të të cilëve kanë qenë shtetas shqiptarë dhe të huaj. Këto grupe, të krijuar, organizuar dhe drejtuar nga shtetas shqiptarë, kanë mundur të trafikonin në territorin e Republikës së Finlandës, sasi të konsiderueshme lëndësh apo substancash narkotike me rrezikshmëri të lartë, përfshirë; kokainë, amfetaminë, kanabis, ekstazi dhe substanca të tjera psikotrope. Droga trafikohej dhe transportohej nga Holanda dhe Spanja si dhe më pas dorëzohej, tregtohej, shpërndahej në disa qytete të Finlandës duke shfrytëzuar edhe një rrjet të mirëorganizuar shpërndarësish të lëndës/substancave narkotike, me qëllim sigurimin e të ardhurave të jashtëligjshme.
Karakteristikë e këtyre grupeve të strukturuara kriminale ka qenë bashkëpunimi mes tyre për realizimin e qëllimeve kriminale ose në disa raste, disa anëtarë të grupeve të strukturuara kriminale, vepronin edhe për llogari të grupeve të tjera. Një pjesë e anëtarëve të këtyre grupeve të strukturuara kriminale janë arrestuar dhe dënuar nga gjykatat e shkallëve të para të Finlandës për këtë veprimtari kriminale.
Episodet më të rëndësishme të dokumentuara gjatë viteve 2022-2024 përfshijnë:
Trafikimin dhe më pas shitjen e rreth 400 kg amfetaminë, mbi 500 kg kanabis si dhe sasi të konsiderueshme kokaine.
Shpërndarjen masive të tabletave ekstazi dhe substancave të tjera të ndaluara në Helsinki dhe qytete të tjerë.
Gjatë ekzekutimit të masave të sigurimit janë ushtruar kontrolle të shumta në banesa dhe ambiente biznesi si dhe janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale: 8 automjete, 13 telefona celularë dhe prova shkresore të ndryshme.Top Channel
-

Drogë nga Holanda dhe Spanja drejt Finlandës, cilët janë shqiptarët që ranë në pranga (Emrat)
Nëntë persona kanë rënë në pranga gjatë operacionit antidrogë Shqipëri-Finlandë.
Më 03.06.2025 nga Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit është bërë e mundur zbatimi i masës së sigurisë për 9 persona nën hetim, ndërsa dy janë ende në kërkim.
Besnik Sparta, (27.01.1985)Erind Teneqexhiu alias Erind Agalliu (07.02.1991)Altin Musta (07.06.1981)Kela Qevani (14.04.1981;Geraldo Seferaj (05.07.1994;Elton Myftari, (29.05.1983)Ledion Hoxha, (09.01.1983)
Elton Tavani
Dorian Luzaj (07.06.1983).
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me autoritetet finlandeze po vijon hetimet për veprat penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Procedimi penal është regjistruar pas kërkesës për bashkëpunim, e cila është paraqitur më 21.06.2023 nga Qendra e Policisë për Krime të Finlandës dhe policisë së Lounais-Suomi, lidhur me hetimet të zhvilluara për trafikim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike të rrezikshme në Finlandë, nga grupe të strukturuara kriminale, të përbërë nga shtetas shqiptarë, në bashkëpunim të ngushtë me shtetas të tjerë finlandezë, europianë dhe aziatikë.
Më datë, 21.11.2023, në kuadër të hetimeve të përbashkëta është krijuar Skuadra e Përbashkët Hetimore, mes Prokurorisë së Posaçme dhe Policisë Qendrore Kriminale të Finlandës, Departamentit pranë Institucionit Policor të Finlandës Jugperëndimore dhe Departamentit pranë Institucionit Policor të Helsinkit.
Pas krijimit të Skuadrës së Përbashkët Hetimore, gjatë 18 muajve të hetimeve intensive, u përdorën metoda speciale të hetimit si; përgjime të komunikimeve telefonike apo regjistrime të fshehta fotografike, filmike apo video, në vende publike, si edhe janë shkëmbyer në kohë reale informacione dhe prova me Byronë Kombëtare të Hetimit të Finlandës.
Nga provat e administruara rezulton se:
Gjatë viteve 2022 dhe në vazhdim, janë evidentuar 4 grupe të strukturuara kriminale, në përbërje të të cilëve kanë qenë shtetas shqiptarë dhe të huaj. Këto grupe, të krijuar, organizuar dhe drejtuar nga shtetas shqiptarë, kanë mundur të trafikonin në territorin e Republikës së Finlandës, sasi të konsiderueshme lëndësh apo substancash narkotike me rrezikshmëri të lartë, përfshirë; kokainë, amfetaminë, kanabis, ekstazi dhe substanca të tjera psikotrope. Droga trafikohej dhe transportohej nga Holanda dhe Spanja si dhe më pas dorëzohej, tregtohej, shpërndahej në disa qytete të Finlandës duke shfrytëzuar edhe një rrjet të mirëorganizuar shpërndarësish të lëndës/substancave narkotike, me qëllim sigurimin e të ardhurave të jashtëligjshme.
Karakteristikë e këtyre grupeve të strukturuara kriminale ka qenë bashkëpunimi mes tyre për realizimin e qëllimeve kriminale ose në disa raste, disa anëtarë të grupeve të strukturuara kriminale, vepronin edhe për llogari të grupeve të tjera. Një pjesë e anëtarëve të këtyre grupeve të strukturuara kriminale janë arrestuar dhe dënuar nga gjykatat e shkallëve të para të Finlandës për këtë veprimtari kriminale.
Episodet më të rëndësishme të dokumentuara gjatë viteve 2022-2024 përfshijnë:
Trafikimin dhe më pas shitjen e rreth 400 kg amfetaminë, mbi 500 kg kanabis si dhe sasi të konsiderueshme kokaine.
Shpërndarjen masive të tabletave ekstazi dhe substancave të tjera të ndaluara në Helsinki dhe qytete të tjerë.
Gjatë ekzekutimit të masave të sigurimit janë ushtruar kontrolle të shumta në banesa dhe ambiente biznesi si dhe janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale: 8 automjete, 13 telefona celularë dhe prova shkresore të ndryshme. -

EMRAT/ Kontrollonin trafikun ndërkombëtar të drogës, kush janë personat e arrestuar në Shqipëri
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka reaguar lidhur me operacionin në bashkëpunim me autoritetet finlandeze, ku u godit rrjeti i trafikut ndërkombëtar i lëndëve narkotike dhe sintetike.
Sipas njoftimit të SPAK, janë lëshuar masa sigurie “arrest me burg” për 11 shtetas shqiptarë, ndërsa janë ekzekutuar vetëm 9 masa.
Gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene ka mundur të sigurojë emrat e 6 prej 9 personave që kanë përfunduar pas hekurave.Nga informacionet bëhet me dije se personate arrestuar janë Dorjan Luzaj, Geraldo Seferaj, Elton Myftari, Elton Tavani, Erind Teneqexhiu alias Agalliu, Kela Qevani, Ledion Hoxha, Besnik Sparta dhe Altin Musta.
Grupet kriminale kanë trafikuar në territorin e Republikës së Finlandës 400 kg amfetaminë në Finlandë, teksa bëhet me dije se droga trafikohej dhe transportohej nga Holanda dhe Spanja si dhe më pas dorëzohej, tregtohej, shpërndahej në disa qytete të Finlandës
SPAK njofton se janë sekuestruar, 8 automjete, 13 telefona celularë si dhe prova shkresore të ndryshme.
Njoftimi i SPAK:
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me autoritetet finlandeze po vijon hetimet në kuadër të procedimit penal nr.147, të regjistruar më 29.06.2023, për veprat penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283 dhe 28/4 të Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a i Kodit Penal; si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga pika 1 e nenit 334 të Kodit Penal.
Procedimi penal është regjistruar pas kërkesës për bashkëpunim, e cila është paraqitur më 21.06.2023 nga Qendra e Policisë për Krime të Finlandës dhe policisë së Lounais-Suomi, lidhur me hetimet të zhvilluara për trafikim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike të rrezikshme në Finlandë, nga grupe të strukturuara kriminale, të përbërë nga shtetas shqiptarë, në bashkëpunim të ngushtë me shtetas të tjerë finlandezë, europianë dhe aziatikë.
Më datë, 21.11.2023, në kuadër të hetimeve të përbashkëta është krijuar Skuadra e Përbashkët Hetimore, mes Prokurorisë së Posaçme dhe Policisë Qendrore Kriminale të Finlandës, Departmentit pranë Institucionit Policor të Finlandës Jugperëndimore dhe Departmentit pranë Institucionit Policor të Helsinkit.
Pas krijimit të Skuadrës së Përbashkët Hetimore, gjatë 18 muajve të hetimeve intensive, u përdorën metoda speciale të hetimit si; përgjime të komunikimeve telefonike apo regjistrime të fshehta fotografike, filmike apo video, në vende publike, si edhe janë shkëmbyer në kohë reale informacione dhe prova me Byronë Kombëtare të Hetimit të Finlandës.
Nga provat e administruara rezulton se:
Gjatë viteve 2022 dhe në vazhdim, janë evidentuar 4 grupe të strukturuara kriminale, në përbërje të të cilëve kanë qenë shtetas shqiptarë dhe të huaj. Këto grupe, të krijuar, organizuar dhe drejtuar nga shtetas shqiptarë, kanë mundur të trafikonin në territorin e Republikës së Finlandës, sasira të konsiderueshme lëndësh apo substancash narkotike me rrezikshmëri të lartë, përfshirë; kokainë, amfetaminë, kanabis, ekstazi dhe substanca të tjera psikotrope. Droga trafikohej dhe transportohej nga Holanda dhe Spanja si dhe më pas dorëzohej, tregtohej, shpërndahej në disa qytete të Finlandës duke shfrytëzyar edhe një rrjet të mirëorganizuar shpërndarësish të lëndës/substancave narkotike, me qëllim sigurimin e të ardhurave të jashtëligjshme.
Karakteristikë e këtyre grupeve të strukturuara kriminale ka qenë bashkëpunimi mes tyre për realizimin e qëllimeve kriminale ose në disa raste, disa anëtarë të grupeve të strukturuara kriminale, vepronin edhe për llogari të grupeve të tjera. Një pjesë e anëtarëve të këtyre grupeve të strukturuara kriminale janë arrestuar dhe dënuar nga gjykatat e shkallëve të para të Finlandës për këtë veprimtari kriminale.
Episodet më të rëndësishme të dokumentuara gjatë viteve 2022-2024 përfshijnë:
Trafikimin dhe më pas shitjen e rreth 400 kg amfetaminë, mbi 500 kg kanabis si dhe sasi të konsiderueshme kokaine.
Shpërndarjen masive të tabletave ekstazi dhe substancave të tjera të ndaluara në Helsinki dhe qytete të tjerë.
Masa sigurie dhe arrestime:
Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me vendimin nr.52, datë 02.06.2025, ka vendosur masën e sigurimit “Arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Proçedurës Penale ndaj 11 shtetasve shqiptarë.
Më 03.06.2025 nga Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit është bërë e mundur zbatimi i masës së sigurisë për 9 persona nën hetim.
B.S, (27.01.1985)
E.A (alias E.T 07.02.1991)
A.M (07.06.1981)
K.Q (14.04.1981;
T.K (alias T.T 15.10.1977)
G.S (05.07.1994;
E.M, (29.05.1983)
L.H, (09.01.1983)
D.L, (07.06.1983)
Gjatë ekzekutimit të masave të sigurimit janë ushtruar kontrolle të shumta në banesa dhe ambiente biznesi si dhe janë sekuestruar nç cilësinë e provave materiale:
8 automjete
13 telefona celularë
Prova shkresore të ndryshme
Në zbatimin e masave të sigurisë dhe ushtrimin e kontrolleve kanë marrë pjesë edhe oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit në Finlandë, të policisë së Helsinkit dhe Turkut, Finlandë.Ndihmë të veçantë në hetimin e këtij proçedimi penal ka dhënë Zyra e Oficerit Ndërlidhës të Vendeve Nordike për Shqipërinë dhe Kosovën, duke ngritur urat lidhëse mes SPAK dhe autoriteteve hetimore dhe policore të Finlandës. /vizionplus.tv