Tag: finishit

  • Protesta në Vueltën e Spanjës, etapa përfundon pa fitues pas rrëmujës në finish

    Protesta në Vueltën e Spanjës, etapa përfundon pa fitues pas rrëmujës në finish

    4 Shtator 2025

    11:11

    Telesport

    Etapa e 11-të e Vueltës së Spanjës, ajo Bilbao-Bilbao prej 157 kilometrash, u shënua nga një protestë pro-Palestinës e nisur nga një grup aktivistësh që protestonin kundër pranisë së skuadrës Israel Premier Tech.
    Në fillim të etapës, përgjatë shëtitores San Mames, pelotoni e ndaloi përkohësisht etapën, duke i detyruar zyrtarët e garës të zbrisnin nga automjetet e tyre për të shpërndarë turmën.
    Pas rreth pesë minutash, rruga u pastrua dhe pelotoni rifilloi rrugën e tij. Megjithatë, me të mbërritur ciklistët, protestuesit bllokuan vijën e finishit, duke mos i lënë ta përfundojnë atepën.
    Kështu, kohët e klasifikimit të përgjithshëm u morën me 3 km para vijës së finishit, duke mos lënë asnjë fitues etape. Kështu ndodhën “incidentet” e frikshme në zonën e finishit në Bilbao me protestuesit pro-Palestinëzë që mban flamuj.

  • Vuelta e Spanjës ‘degradon’ në Bilbao, etapa pa fitues

    Vuelta e Spanjës ‘degradon’ në Bilbao, etapa pa fitues

    E pazakontë, etapa e 11-të e Vuelta të Spanjës përfundoi 3 kilometra nga finishi, ku regjistrohen kohët e klasifikimit të përgjithshëm. Nuk ka fitues të etapës.

    Një kthesë dramatike ngjarjesh në Bilbao në fund të etaps së njëmbëdhjetë të Vuleta të Spanjës. Për arsye sigurie, organizatorët vendosën ta anulonin etapen dhe ta zhvendosnin vijën e finishit tre kilometra më larg për shkak të protestuesve pro-Palestinë në vijën e finishit.

    Nuk u shpall asnjë fitues, por Jonas Vingegaard dhe Thomas Pidcock u shkëputën në ngjitjen e fundit dhe fituan një epërsi ndaj rivalëve të tyre.

    Ngjarja:

    Etapa e njëmbëdhjetë e Vueltës, Bilbao-Bilbao prej 157 kilometrash, u shënua nga një protestë pro-Palestinë e nisur nga një grup aktivistësh që protestonin kundër pranisë së Israel Premier Tech. Në fillim të etapës, përgjatë sheshit San Mames, pelotoni ndaloi përkohësisht etapën, duke i detyruar zyrtarët e garës të zbrisnin nga automjetet e tyre për të shpërndarë turmën.

    Pas rreth pesë minutash, rruga u lirua dhe pelotoni vazhdoi udhëtimin e tij. Megjithatë, me të mbërritur, protestuesit bllokuan vijën e finishit dhe kohët e klasifikimit të përgjithshëm u shkurtuan me 3 km për të përfunduar, duke mos lënë asnjë fitues të etapës. Kështu ndodhën “incidentet” e frikshme në zonën e finishit në Bilbao me protestuesit pro-Palestinë.

    Gara:

    Etapa e njëmbëdhjetë e Vuelta të Spanjës 2025, dita e shumëpritur në Bilbao, u ndërpre shkurt. Organizatorët morën vendimin vetëm pak kilometra nga vija e finishit, kur, duke pasur parasysh praninë e shumë protestuesve pro-Palestinë në finale, ata zgjodhën ta përfundonin garën në një distancë prej tre kilometrash për arsye sigurie dhe të mos zgjidhnin një fitues për ditën.

    Kohët u matën në “vijën e finishit” të ri, ku Jonas Vingegaard dhe Thomas Pidcock kaluan të parët. Britaniku ndezi shkëndijën në Alto de Pike, ndërsa danezi Vingegaard ndonëse me vështirësi, arriti të ribashkohej. Të dy fituan ndaj të gjithë rivalëve të tyre, dhe kapiteni i Visma-s forcoi epërsinë e tij në klasifikimin e përgjithshëm. Megjithatë, kohët ende presin konfirmim zyrtar nga komisionerët e Vuleta të Spanjës së edicionit të 80-të të saj.

    Vazhdo leximin

  • Çmendet tifozi, vrapon mes çiklistëve në vijën e finishit në Turit e Francës, arrestohet

    Çmendet tifozi, vrapon mes çiklistëve në vijën e finishit në Turit e Francës, arrestohet

    17 Korrik 2025

    11:00

    Telesport

    Një burrë që mbante të veshur një keffiye palestineze dhe një fanellë ku shkruhej “Izraeli jashtë Turit” vrapoi në vijën e finishit të etapës së 11 të Turit të Francës (në Tuluzë).
    Ndërkohë që dy çiklistë kishin nisur sprintin final për fitoren në metrat e fundit të etapës, burri (që më pas u arrestua nga policia) kaloi përmes barrierave të vendosura anash rrugës.
    Ai arriti t’i shmangej personelit të sigurisë, por nuk i shqetësoi çiklistët (Jonas Abrahamsen i Norvegjisë dhe Mauro Schmid i Zvicrës), që garonin mes tyre për fitoren. Ai vraponte në shenjë proteste për Izraelin.

  • Etapa e Napolit fitohet mes kaosit nga australiani Kaden Groves

    Etapa e Napolit fitohet mes kaosit nga australiani Kaden Groves

    Pas australianit në Napoli mbrriti belgu Fretin,i treti frannnncezi Magnier

    Kaos total gjatë etapës së 6-të së Napolit, faza më e gjatë e këtij edicioni. Pas një rrëzimi me shumë çiklistë të përfshirë teksa ishin dhe 71 km deri në finish, detyroi Hindley të tërhiqej për shkak të një dëmtimi në kokë.

    Rogliç dhe senatorë të tjerë kërkuan që etapa të neutralizohej. Pas disa konsultimeve, Komisionerët e Jurisë vendosën ta linin grupin të rifillonte, por jo të merrnin kohët në vijën e finishit.

    Në të vërtetë nuk ishte e nevojshme. Për fat të mirë, në fillim të Giro-s, kishte pasur shumë pak rënie, por gjatë garës së Napolit, erdhi katastrofa. Asfalti i lagur nga shiu i bëri rrugët shumë të vështira për t’u ngarë dhe, në 71 km nga vija e finishit, gjysma e grupit përfundoi në tokë.

    Një rënie e madhe që përfshinte shumë çiklistë të nivelit të lartë: fanellën rozë Mads Pedersen, fanellën blu Lorenco Fortunato, si dhe Jai Hindlej dhe Daniel Martínez, shokë skuadre dhe ndihmës të Primoz Rogliç. Por edhe Riçard Carapaz dhe shumë të tjerë. Shkurt, pak çiklistë u shpëtuan.

    Dy çiklistë u tërhoqën: Jai Hindlej (Red Bull Bora Hansgrohe) dhe Juri Holman (Alpecin Deceuninck). Australiani pësoi një tronditje dhe do ta kalojë natën nën vëzhgim në Spitalin e Casertës, ndërsa gjermani dyshohet se ka një frakturë të legenit.

    Në përfundim, Kaden Groves shkëlqen në vijën e finishit në Napoli, të etapës së gjashtë të Giro d’Italia 2025. Australiani nga Alpecin – Deceuninck fiton me diferencë në Lungomare Caracciolo dhe shënon suksesin e tij të dytë në karrierë në garën rozë, duke mposhtur Milan Fretin (Cofidis) dhe Paul Magnier (Soudal – Quick Step).

    Vazhdo leximin

  • Giro d’Italia 2025/ Etapa e dytë në Shqipëri, Markl përfundon i pari vijën e finishit. Ndiqni momentet kryesore të garës

    Giro d’Italia 2025/ Etapa e dytë në Shqipëri, Markl përfundon i pari vijën e finishit. Ndiqni momentet kryesore të garës

    Xhiroja e Italisë vijon sot me etapën e dytë në Tiranë, një garë kronometri 18.7 km me 150 metra disnivel në rrugët e kryeqytetit.
    Një cirkuit tërësisht qytetas, ku pas 8 kilometrave të para çiklistët do të përballen me 1.3 km malore (5.6%) në Sauk, ndërsa 2 kilometrat e fundit do të jetë të njëjta me etapën e parë.
    Roglic dhe Ayuso mund të fitojnë terren ndaj maloristëve, ndërsa për suksesin në kronometër shihen si favoritë britaniku Joshua Tarling dhe italiani Edoardo Affini.
    Kjo është rruga që do të përshkojnë çiklistët ditën e sotme.
     
    ORA 14:01- Hepburn kalon Pallatin e Brigadave.
     
    ORA 13:46- Niklas Markl përfundon i pari vijën e finishit dhe pas tij përfundon Hayter. 
    ORA 13:41- Hayter për momentin kalon i pari dhe ndiqet nga Govekar dhe ka një përmirësim të kohës.

    ORA 13:38- Niklas Markl ngjitet në rrethin e Saukut.
    ORA 13:36- Çiklistët kalojnë nga “Arena Kombëtare”.

    ORA 13:32- Niset edhe Zijlard.

    ORA 13:28- Niset çiklisti i parë.

  • Aksident para finishit, mbyllet etapa e parë e “Giro d’Italia”

    Aksident para finishit, mbyllet etapa e parë e “Giro d’Italia”

    Është mbyllur etapa e parë e “Giro d’Italia” në Shqipëri. Fitues i kësaj etape ishte Mads Pedersen, i Lidl-Trek.
    Çiklisti danez ruajti në fund avantazhin ndaj belgut Wout van Aert, i cili në fund tentoi gjithçka për të marrë vendin e parë, por nuk ia doli.
    Pak metra para finishit, kishte edhe një aksident. Jay Vine u rrëzua në kthesë, ndërsa përfundoi i dëmtua në anë të rrugës. Me të u përplasën edhe Mikel Landa e Geoffrey Bouchard, të cilët morën ndihmën mjekësore.
    Etapa e parë nisi nga Durrësi dhe përfundoi në Tiranë. Pas 65 kilometrave të para me një terren të sheshtë, çiklistët u përballën me ngjitjen e Gracen përpara se të arrinin në Tiranë, për të vijuar më pas me ngjitjen në Surrel, me pjerrësi deri në 13%.
    Fundi ishte shumë i luftuar, por fitimtar doli danezi Pedersen. Dy etapat e tjera do të zhvillohen në Tiranë më 10 Maj dhe në Vlorë më 11 Maj.

  • Rama pritet me këngë patriotike në Korçë: Drejt finishit për Shqipërinë 2030 në BE!

    Rama pritet me këngë patriotike në Korçë: Drejt finishit për Shqipërinë 2030 në BE!

    Kryesocialisti Edi Rama ka vijuar sot (5 maj) turin e tij elektoral në qarkun e Korçës.
    Pas prezantimit të investimeve 10 vjeçare nga qeveria socialiste në tre mandate për qarkun dhe takimit me mbështetësit në Pogradec e Devoll, ai zbriti në kryeqendrën e verilindjes, ku u prit me një kolazh muzikor me motive patriotike dhe serenatash korçare nga grupi i qytetit.
    “Drejt finishit, për Shqipërinë 2030 në BE”, shkruante kryeministri në Facebook pak para takimit elektoral për zgjedhjet e 11 majit, në mitingun përmbyllës.

  • “Drejt finishit, për Shqipërinë në BE”/ Rama vijon fushatën në Sarandë, pritet me këngë polifonike

    “Drejt finishit, për Shqipërinë në BE”/ Rama vijon fushatën në Sarandë, pritet me këngë polifonike

    Kryesocialisti Edi Rama ka vijuar turin e tij elektoral për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke zhvilluar sot takime në jug të vendit.
    Ai mbajti miting përmbyllës edhe me mbështetësit e PS në qytetin bregdetar të Sarandës, ku u prit edhe me këngë polifonike, mes tyre edhe ajo e “flamurit të kuq me shkabë”.
    “Drejt finishit, për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”, shkruante kryeministri në postimin e tij në llogarinë personale të rrjetit social Facebook, pak minuta para mitingut.
    Para se të nisnin fjalimet e rastit elektorale, asambli i këngëve dhe valleve popullore të qytetit realizoi edhe një kolazh muzikor për të pranishmit.
    Podiumi i takimit këtë herë ishte ngritur në sheshin buzë detit. Tubimin e hapi kreu politik i qarkut të Vlorës, Bledi Çuçi, i cili tha:
    “Kemi bërë dhe do bëjmë më shumë në vijim. Ne me Edi Ramën në krye do e çojmë Shqipërinë në BE, si një vend me të drejta të plota dhe anëtare e familjes europiane, një ëndërr e të gjithë shqiptarëve, që do bëhet realitet më 2030. 11 maji është një ditë përtej politikës, nuk votoni për ne, por për Shqipërinë në Europë, është 4-vjeçari ndoshta më i rëndësishëm i Shqipërisë”, tha ai mes të tjerash, teksa ftoi edhe kandidatët e pranishëm të qarkut.
    Kurse kandidatja që vjen nga komuniteti rom, Ina Majko, u shpreh:
    “Partia Socialiste ka ndërmarrë një nismë për të hequr një tavan të ndasive dhe diskriminimit. Shqipërisë i duhet integrimi dhe këtë e bën vetëm PS”, tha ajo.