Tag: finiq

  • 260 mm shi në 72 orë, bilanci nga çarja e argjinaturës: 800 krerë bagëti të ngordhura dhe 1350 ha të përmbytura

    260 mm shi në 72 orë, bilanci nga çarja e argjinaturës: 800 krerë bagëti të ngordhura dhe 1350 ha të përmbytura

    260 mm shi në 72 orë, bilanci nga çarja e argjinaturës: 800 krerë bagëti të ngordhura dhe 1350 ha të përmbytura
     
    Përmbytjet e fuqishme të mes-nëntorit kanë lënë pas një bilanc të rënduar në jug të vendit, ku bashkitë Sarandë, Finiq dhe Delvinë rezultojnë më të goditurat. Sipas të dhënave zyrtare, dëmet më serioze janë regjistruar në territorin e Sarandës, pas çarjes së argjinaturës së lumit Bistrica në fshatin Çukë – një problem i cili ka shkaktuar përmbytje të gjera dhe pasoja të drejtpërdrejta në blegtori, bujqësi dhe infrastrukturë.
     

     
    Kreu i Emergjencave Civile në prefekturën e Vlorës, Robert Skendaj, konfirmon se procesi i evidentimit të dëmeve në të gjitha bashkitë e qarkut ka përfunduar. Ai bën të ditur se vetëm në bashkinë Sarandë kanë ngordhur rreth 800 krerë bagëti, ndërsa në Finiq janë regjistruar 50 humbje të tjera. Humbjet e blegtorisë konsiderohen ndër më të rëndat e viteve të fundit për zonën.
     
    Edhe bujqësia ka pësuar goditje të ndjeshme. Sipas Skendajt:
     

    600 hektarë tokë bujqësore janë përmbytur në Sarandë,
    400 hektarë në Finiq,
    350 hektarë në Delvinë,
    Në Konispol është raportuar prezencë uji në sipërfaqet me agrume, duke rrezikuar kulturat e sezonit.

     
    Situata e krijuar lidhet me intensitetin e jashtëzakonshëm të reshjeve. “Për tre ditë ra shi sa për dy muaj,” u shpreh Skendaj, duke shtuar se nga data 19 deri më 21 nëntor janë regjistruar 260 mm reshje, një sasi që zakonisht bie brenda 60 ditësh.
     
    Grupet e verifikimit kanë mbyllur tashmë evidentimin e dëmeve në infrastrukturë, në tokat bujqësore dhe tek subjektet private, përfshirë bizneset që u prekën nga çarja e argjinaturës së Bistricës në Finiq dhe Sarandë. Hapi i radhës është përllogaritja financiare e faturës totale të dëmeve.
     
    Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Financave u kanë kërkuar bashkive të paraqesin projektet konkrete të ndërhyrjeve emergjente, me theks tek urat e dëmtuara, segmentet ku ka patur rrëshqitje dhe zonat rurale ku qarkullimi mbetet problematik.
    Bilanci i plotë, së bashku me vlerën e dëmeve në bujqësi dhe blegtori, do t’i dorëzohet qeverisë, e cila pritet të vendosë për skemën e dëmshpërblimeve në ditët në vijim.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Romeo Çakuli: Ekipi i bashkisë Finiq në terren 24 orë në ditë për te rikthyer normalitetin

    Romeo Çakuli: Ekipi i bashkisë Finiq në terren 24 orë në ditë për te rikthyer normalitetin

    Situata e krijuar nga reshjet e dendura ka sjellë vështirësi të mëdha në disa fshatra të Bashkisë Finiq, ku disa zona janë përmbytur ndjeshëm. Në një reagim zyrtar, kryetari i bashkisë, Romeo Çakuli, deklaroi se e gjithë struktura vendore po punon pa ndërprerje në ndihmë të banorëve të prekur.
    Sipas tij, ekipet e emergjencës dhe punonjësit e bashkisë ndodhen në terren 24 orë në ditë, duke ndërhyrë atje ku situata është më problematike.
    “Nga Karroki deri në Gardikak dhe nga Muzina deri në Fanar, qarkullimi është rikthyer,” u shpreh Çakuli, duke konfirmuar se rrugët kryesore janë pastruar dhe lëvizja e mjeteve është bërë e mundur.
    Bashkia Finiq vazhdon punën për stabilizimin e plotë të zonave të prekura, ndërsa banorët u bëjnë thirrje institucioneve që të jenë të kujdesshëm dhe të raportojnë çdo emergjencë.

  • Prefektja e Vlorës: Situata problematike nga moti në Delvinë, Finiq dhe Konispol

    Prefektja e Vlorës: Situata problematike nga moti në Delvinë, Finiq dhe Konispol

    Në territorin e qarkut të Vlorës orët e fundit ka patur reshje të dobëta shiu, ndërsa vijon të ketë probleme në Delvinë, Finiq dhe Konsipol.

    Prefektja e qarkut të Vlorës, Evis Allushi tha sot për ATSH-në se “gjatë natës pati shkarje dherash në aksin Lukovë-Shën Vasil ku u ndërhy dhe aksi është i kalueshëm”.
    “Problematikat vazhdojnë të mbeten ato të bashkive Delvinë, Finiq dhe Konispol ku për shkak të shirave të ditës së djeshme kemi prezencë dherash në rrugët që lidhin disa fshatra. Dhe ditën e sotme do të vazhdojë puna për pastrimin e tyre”, tha Allushi.
    Sipas saj, problematike mbetet situata e një banese në fshatin Vllahat, ku rrezikohet për shkak të shkarjes së dheut.
    Prefektja Allushi bën të ditur se edhe për ditën e sotme në Sarandë janë efektivet me mjete që do të ndihmojnë për evakuim e bagëtive.
    Ndërkohë që niveli i Vjosës në Novoselë vazhdon me trend ulje aktualisht niveli është 7.45 m.

  • Del nga shtrati Bistrica, qytetarja ngelet në mes të ujit, nxirret nga zjarrfikësit

    Del nga shtrati Bistrica, qytetarja ngelet në mes të ujit, nxirret nga zjarrfikësit

    Reshjet e shumta të ditëve të fundit kanë shkaktuar rritje të prurjeve në disa zona të bashkisë Finiq, duke krijuar probleme serioze në qarkullimin rrugor. Përroi në fshatin Navaric ka dalë nga shtrati, duke sjellë bllokime përgjatë aksit lokal.
    Shërbimi i MZSH-së Finiq është njoftuar për dy raste përmbytjesh në fshatin Çlirim dhe në fshatin Mesopotam. Në Çlirim, zjarrfikësit ndërhynë për të hequr ujin që kishte përmbytur një biznes, ndërsa situata ka qenë më e rënduar në Mesopotam. Lumi i Bistricës, si pasojë e reshjeve intensive, ka dalë në rrugë dhe ka bllokuar një qytetare me automjetin e saj në mes të ujit.
    Falë ndërhyrjes së menjëhershme të zjarrfikësve, automjeti u tërhoq në terren të sigurt dhe qytetarja u nxor pa lëndime. Aktualisht po vijojnë punimet për zhbllokimin e rrugës dhe normalizimin e qarkullimit.

  • Reshje intensive shiu në Finiq, përroi i fshatit del nga shtrati, përmbyten fushat dhe rrugët

    Reshje intensive shiu në Finiq, përroi i fshatit del nga shtrati, përmbyten fushat dhe rrugët

    Situatë tepër e rënduar nga moti në fshatin Navaricë, bashkia Finiq.
    Përroi i fshatit nga tejmbushja ka dalë nga shtrati duke krijuar shumë probleme për banesat dhe bizneset e fshatarëve.
    Sipas kryeplakut të fshatit, Hamza Tamo, përroi i Navarricës ka sjellë dhe po sjell shumë prurje nga mali. Llogariten në rreth 10 m3 dhera në sekondë.
    Për pasojë janë shkatërruar të gjitha rrugët e fshatit, janë përmbytur të gjitha fushat, ndërkohë që kanalet janë të bllokuara, dhe kërkohet pastrimi urgjent i tyre.

  • Kryetari i degës së PD Finiq sulmon ish-kryetaren e PD Sarandë pas emërimit si nënkryetare e Bashkis

    Kryetari i degës së PD Finiq sulmon ish-kryetaren e PD Sarandë pas emërimit si nënkryetare e Bashkis

    Kryetari i degës së Partisë Demokratike në Finiq, Shpëtim Iljazi, ka reaguar ashpër pas emërimit të ish-kryetares së PD-së Sarandë, Manjola Nikollo, në postin e nënkryetares së Bashkisë Sarandë.
    Në një postim në rrjetet sociale me titull “Shqiponja që ra”, Iljazi e akuzon Nikollon për “hipokrizi të vjetër” dhe “tradhti ndaj kauzës demokratike”, duke thënë se ajo “ka fluturuar gjithmonë mbi krahët e intrigave dhe përçarjes”.
    “Manjola Nikolloi, ish-kryetare e PD-së në Sarandë, një ndër më të zellshmet dikur në radhët tona, sot pranon të bëhet nënkryetare e Bashkisë së Sarandës — një bashki e drejtuar nga Partia Socialiste. Nuk është surprizë. Është vetëm vazhdim i një hipokrizie të vjetër”, – shkruan Iljazi.
    Sipas tij, gjatë drejtimit të Nikollos, dega e PD-së në Sarandë ka pësuar përçarje dhe tensione të qëllimshme, që “dobësuan strukturat dhe zhgënjyen demokratët në zonë”.
    “Braktisja e demokratëve në periferi, përçarjet dhe tensionet e pambarimta ishin pjesë e një skenari që shkatërroi PD-në nga brenda. Dhe kur gjithçka u shua, shqiponja ra në tokë — jo nga pabesia, por nga demokratët e vërtetë që nuk shiten,” – thekson më tej ai.
    Iljazi nënvizon se pas përçarjeve të primareve dhe përfundimit të karrierës së saj politike në PD, Nikollo është “kthyer aty ku e ka pasur origjinën politike” — në kampin socialist.
    “Ajo ka gjetur më në fund folenë e re. Në të vërtetë, është kthyer aty ku e ka pasur origjinën e saj politike,” – përfundon kreu i PD-së në Finiq.
    Reagimi i Iljazit ka ngjallur diskutime të forta në radhët e demokratëve të jugut, pasi Nikollo është tashmë pjesë e administratës së drejtuar nga Partia Socialiste në Bashkinë Sarandë.

  • Finiq, dhunohen dhe grabiten në banesën e tyre dy të moshuar

    Finiq, dhunohen dhe grabiten në banesën e tyre dy të moshuar

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar rreth orës 01:00 të mëngjesit në fshatin “Lefter Talo”, Finiq. Dy persona ende të paidentifikuar kanë hyrë me forcë në banesën e shtetasit S. K., 78 vjeç, ku kanë grabitur një shumë parash.
    Gjatë kryerjes së vjedhjes, autorët kanë ushtruar dhunë fizike ndaj të moshuarit dhe bashkëshortes së tij, Dh. K., 79 vjeçe.
    Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

  • Vlorë – Grabiten me dhunë një çift të moshuarish në Finiq

    Vlorë – Grabiten me dhunë një çift të moshuarish në Finiq

    Rreth orës 01:00 të mëngjesit, në fshatin “Lefter Talo”, Finiq, dy persona ende të paidentifikuar kanë hyrë me forcë në banesën e shtetasit S. K., 78 vjeç, ku kanë vjedhur një shumë parash.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Gjatë ngjarjes, autorët dyshohet se ushtruan dhunë fizike ndaj të moshuarit dhe bashkëshortes së tij, Dh. K., 79 vjeçe. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Policia bën me dije se grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit. Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Reklama në FieriWeb – “REKLAMO KËTU”

  • E rëndë në Finiq/ Grabiten me dhunë dy të moshuar

    E rëndë në Finiq/ Grabiten me dhunë dy të moshuar

    Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar në fshatin “Lefter Talo”, Finiq, ku dy persona grabitën gjatë mesnatës 2 mijë euro në banesën e një çifti të moshuarish.
    Uniformat blu bëjnë me dije se autorët kanë ushtruar edhe dhunë fizike ndaj Spiro dhe Dhespo Kalivioti.
    Vijon puna për kapjen dhe identifikimin e tyre.
    “Rreth orës 01:00, në fshatin “Lefter Talo”, Finiq, dy shtetas të paidentifikuar kanë hyrë me forcë dhe kanë vjedhur një shumë parash, në banesën e shtetasit S. K., 78 vjeç. Autorët dyshohet se gjatë kryerjes së vjedhjes kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit S. K. dhe bashkëshortes së tij, Dh. K., 79 vjeçe. Grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje”, njoftoi sot policia.
    Materialet iu referuan Prokuorisë, për veprime të mëtejshme.

  • Grabitet dhe dhunohet çifti i të moshuarve në Finiq

    Grabitet dhe dhunohet çifti i të moshuarve në Finiq

    Një grabitje ka ndodhur rreth orës 01:00, në fshatin “Lefter Talo”,  Finiq.
    Dy shtetas të paidentifikuar kanë hyrë me forcë dhe kanë vjedhur një shumë parash, në banesën e shtetasit 78 vjeç. Autorët dyshohet se gjatë kryerjes së vjedhjes kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 78-vjeçarit dhe bashkëshortes së tij 79 vjeçe.
    Grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.