Financimi i partive politike ka qenë në fokus të një tryezë diskutimi midis Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, IDEA dhe Qendrës për Sundimin e Ligjit në Universitetin e Helsinkit.
I pranishëm në konferencë, ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato tha se ky është një moment kritik për Shqipërinë dhe ndryshimet duhet të bëhen me transparencë.
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, në fjalën e tij bëri bilancin me problematikat e hasura dhe bëri thirrje që ligji i ri për financimin e partive politike të miratohet brenda dhjetorit.
Dy bashkëkryetarët e Komisionit të posaçëm të Reformës Zgjedhore, socialisti Damian Gjiknuri dhe demokrati Oerd Bylykbashi thanë se reforma zgjedhore duhet të jetë gjithëpërfshirëse, por konsensusi është i vështirë.
Sipas të dhënave, në vitin 2024, 84 nga 135 nuk dorëzuan raport financiar, prandaj edhe sugjerohet që financimi nga buxheti i shtetit dhe pjesëmarrja në zgjedhje do të bëhet për ato parti të cilat kanë impakt real.
Tag: financimin
-

‘Ligj për financimin e partive të miratohet brenda dhjetorit’, Celibashi: Reforma Zgjedhore të sigurojë transparencë
-

“Të qartësohet si dhe sa”, Celibashi: Brenda dhjetorit duhet ligj i ri për financimin e partive politike
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, deklaroi sot, 3 dhjetor 2025, se brenda muajit dhjetor duhet miratuar një ligj i ri, që duhet të adresojë ndryshe çështjen e financimit periodik të partive politike.
“Kemi nevojë për rregulla të përmirësuar në lidhje me financimin e partive politike dhe subjekteve zgjedhore. Një ligj që të na garantojnë qartësi se kush financon kë si dhe sa, auditim të plotë dhe eficencë të insttitucioneve mbikëqyrëse dhe kontrolluese të financimit”, tha Celibashi.
Sipas kryekomisionerit, raportet vjetore të KQZ tregojnë nivel të ulët të raportimit financiar të partive.
“Kontrolli vjetor duhet bërë vetëm te partitë që kanë një aktivitet fiananciar real dhe të përfitojnë fonde nga buxheti i shtetit. Kështu do eliminohej auditimi informal”, theksoi ai.
Partitë që nuk do të raportojnë, tha ai, nuk do të marrin dot pjesë në zgjedhje dhe madje do të përballen me sanksione financiare. -

Financimi i partive politike, Gonzato: Transparenca mbyll hapësirat për korrupsion
Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, në fjalën e mbajtur në tryezën, për financimin e partive politike dhe reformën zgjedhore, foli për të dy nismat.
Gonzato u shpreh se transparenca në financimin e partive politike është shumë e rëndësishme, pasi mbyll hapësirat për korrupsion.
“Transparenca në financimin e partive jep më shumë siguri për forcimin e demokracisë. BE është krenare, që mbështet këtë proces. Jemi në një moment kritik për Shqipërinë, kur pritet që vendi të ecë përpara në mbylljen e kapitujve drejt BE-së. Duhet të mbrohet konkurrenca e pandershme në zgjedhje. Financimi transparent i partive është çështje e integritetit demokratik dhe besimit publik. Kjo është e rëndësishme edhe për të mbrojtur partitë dhe institucionet nga çdo ndërhyrje e huaj e mundshme. Transparenca financiare e partive politike mbyll dhe hapësirat për korrupsion”, tha ai.
Duke u ndalur tek reforma zgjedhore, Gonzato deklaroi se duhet një reformë, në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR, që të krijojë barazi në garën politike.
“Duhet një reformë zgjedhore, e cila krijon mjedis, që krijon vërtetë barazi. Ne kërkojmë një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse, në përputhje me rekomandimet e OSBE- ODIHR”, u shpreh Gonzato.
Ndërkaq, edhe kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi tha se duhet reformë për financimin e partive politike, që arrihet përmes kalimit të një ligji në parlament, që garanton më shumë transparencë, auditim dhe sanksione të forta. -

Kaos në SHBA/ Qeveria amerikane mbyllet pas përplasjeve të Trump dhe demokratëve, shkak dështimi i marrëveshjes mbi financimin në Kongres
Shtetet e Bashkuara kanë hyrë zyrtarisht në një mbyllje të qeverisë federale, pak pas mesnatës sipas orës lokale, për herë të parë pas shtatë vitesh.
Shkaku është dështimi për të arritur një marrëveshje mbi financimin e qeverisë në Kongres, përballë përplasjeve të forta mes republikanëve të udhëhequr nga Donald Trump dhe opozitës demokrate.
Mbyllja administrative përfshin pezullimin ose ngadalësimin e një sërë shërbimesh publike, ndërsa miliona punonjës federalë përballen me pasiguri mbi të ardhmen e tyre të afërt.
Senati amerikan rrëzoi fillimisht një propozim të paraqitur nga demokratët, e më pas refuzoi edhe projektligjin e përkohshëm të miratuar nga republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve, i cili parashikonte financimin e përkohshëm të administratës deri më 21 nëntor.
Presidenti Trump ka paralajmëruar se kjo mbyllje, e nxitur nga mungesa e fondeve për degën ekzekutive, do të pasohet nga shkurtime të mëtejshme të fuqisë punëtore federale.
Ndërkohë, disa sindikata kanë ngritur padi ndaj administratës, duke akuzuar Zyrën e Menaxhimit dhe Buxhetit për keqinterpretim të ligjit që rregullon mbylljet qeveritare.
Sipas tyre, një memo e dërguar nga kjo zyrë u ka kërkuar agjencive të “shfrytëzojnë këtë mundësi” për të vlerësuar shkurtimet e vendeve të punës.
Tensionet janë rritur edhe në sektorin e mbrojtjes. Pentagoni, i riemërtuar së fundmi si Departamenti i Luftës, ka shprehur gatishmëri për “luftë”.
Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, deklaroi se do të punojë për të riparuar “dekada degradimi” në Forcat e Armatosura Amerikane, duke akuzuar politikanët për paaftësi dhe papërgjegjshmëri.
Aktualisht, nuk ka një zgjidhje në horizont për ngërçin buxhetor, duke shtuar pasigurinë politike dhe ekonomike në vend.Top Channel
-

Kaos në SHBA/ Qeveria amerikane bllokohet pas përplasjeve të Trump dhe demokratëve, shkak dështimi i marrëveshjes mbi financimin në Kongres
Shtetet e Bashkuara kanë hyrë zyrtarisht në një mbyllje të qeverisë federale, pak pas mesnatës sipas orës lokale, për herë të parë pas shtatë vitesh.
Shkaku është dështimi për të arritur një marrëveshje mbi financimin e qeverisë në Kongres, përballë përplasjeve të forta mes republikanëve të udhëhequr nga Donald Trump dhe opozitës demokrate.
Mbyllja administrative përfshin pezullimin ose ngadalësimin e një sërë shërbimesh publike, ndërsa miliona punonjës federalë përballen me pasiguri mbi të ardhmen e tyre të afërt.
Senati amerikan rrëzoi fillimisht një propozim të paraqitur nga demokratët, e më pas refuzoi edhe projektligjin e përkohshëm të miratuar nga republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve, i cili parashikonte financimin e përkohshëm të administratës deri më 21 nëntor.
Presidenti Trump ka paralajmëruar se kjo mbyllje, e nxitur nga mungesa e fondeve për degën ekzekutive, do të pasohet nga shkurtime të mëtejshme të fuqisë punëtore federale.
Ndërkohë, disa sindikata kanë ngritur padi ndaj administratës, duke akuzuar Zyrën e Menaxhimit dhe Buxhetit për keqinterpretim të ligjit që rregullon mbylljet qeveritare.
Sipas tyre, një memo e dërguar nga kjo zyrë u ka kërkuar agjencive të “shfrytëzojnë këtë mundësi” për të vlerësuar shkurtimet e vendeve të punës.
Tensionet janë rritur edhe në sektorin e mbrojtjes. Pentagoni, i riemërtuar së fundmi si Departamenti i Luftës, ka shprehur gatishmëri për “luftë”.
Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, deklaroi se do të punojë për të riparuar “dekada degradimi” në Forcat e Armatosura Amerikane, duke akuzuar politikanët për paaftësi dhe papërgjegjshmëri.
Aktualisht, nuk ka një zgjidhje në horizont për ngërçin buxhetor, duke shtuar pasigurinë politike dhe ekonomike në vend.Top Channel
-

Celibashi 14 propozime për Reformën Zgjedhore: Komisionet me përbërje partiake, dështim! Rregulla strikte për financimin..
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi po zhvillon një bashkëbisedim me gazetarët, tashmë që rezultati i zgjedhjeve të 11 majit është certifikuar përfundimisht.
Në komunikimin me gazetarët, Celibashi tha se nisur nga zgjedhjet e fundit, është e nevojshme që të bëhen disa ndryshime. Ai propozoi 14 pika që sipas tij, duhet të merren në konderatë për reformën zgjedhore.
“Pak kohë ka kaluar nga momenti kur janë zhvilluar këto zgjedhje por ky proces, por edhe zgjedhjet e më përpara, në mënyrë të arsyetuar ne na nxisin për të sjellë në vëmendje të politikës dhe kuvendit, që pritet të konstituohet në këtë fundjavë, disa prej aspekteve që ne mendojmë se do të duhet të vendosen në axhendë prioritare. Çështja e integrimit është prioritet jo vetëm për qeverinë por edhe për kuvendin, por në kuadër të kësaj, unë vlerësoj se do të duhet të adresohen shumë çështje që kanë të bëjnë me organizimin e zgjedhjeve, duke filluar nga ato që kanë të bëjnë me aspektin administrative dhe të tjera. Do të duhet në kuadër të një reforme reale të plotë e të vërtetë, partitë politike të rikonsiderojnë së pari, organizimin e komisioneve të niveleve të dyta dhe të treta. Përbërja partiake e këtyre komisioneve ka treguar se është dështim s ai përket administrimit profesional dhe integritetit të procesit. Duhet të konsiderohen rregullat që lidhen me financimin e partive. Ka nevojë për qartësi dhe plotëshmëri. Rregullat për financimin e palëve të treta dhe eksperienca e këtyre zgjedhjeve ka konfirmuar nevojën për të adresuar këtë çështje.
Duhet të konsiderohen rregullat që lidhen me fushatën eklektorale, përfshirë këtu edhe fushatën në rrjete sociale dhe internet. Janë dy aspekte që sot gjenden të parregulluara në legjislacionin shqiptar, Duhet të rikonsiderohen rregullat me veprimtarinë e funksionarëve publikë në një periudhë të caktuara para datës së zgjedhjeve. Në zgjedhjet e fundit, mendoj se duhet të ketë një raport më të qartë mbi kufijtë e veprimit të institucioneve publike në këtë periudhë që do të përcaktohet si e rregulluar në rastin e sjelljes dhe veprimtarisë së institucioneve. Të kemi të qartë kufijtë ndërmjet detyrimit dhe të drejtës së tyre për të zhvilluatr veprimtarinë në përputhje me parashikimet e ligjit dhe kompetencën që ligji iu ngarkon, me angazhimin e tyre dhe ndalimin për t’u angazhuar në veprimtari elektorale.”, theksoi Celibashi. -

Ironizon Manjani: SPAK për të goditur financimin e terrorizmit, jo sponsorët e fustaneve…
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar me tone ironike lidhur me veprimtarinë e SPAK, duke nënvizuar se struktura u krijua për çështje shumë më serioze sesa ato që po trajton aktualisht.
“SPAK u bë për të goditur financimin e terrorizmit, jo sponsorët e brekëve e fustaneve të grave. U bë për celulat, jo për celularët…”, shkruan Manjani, duke shtuar se lista e qëllimeve të nisjes së SPAK ishte shumë më e gjerë.“E për sa gjëra të tjera u bë, që u bëftë lëmsh bashkë me ne… Nejse, pushime të mbara dhe kujdes vapën!” – e mbyll Manjani postimin e tij. -

Trump anulon financimin e vaksinës mRNA, Kennedy: 22 investime prej 500 milionë dollarësh po përfundojnë
Sekretari i Shëndetësisë i Donald Trump, skeptik ndaj vaksinave, Robert Kennedy Jr., njoftoi të martën se qeveria amerikane po ndalon financimin e disa kërkimeve mbi zhvillimin e vaksinave bazuar në të ashtuquajturën ARN mesazhere , një teknologji premtuese që meriton shpëtimin e miliona jetëve gjatë pandemisë së koronavirusit të ri.
“Ne kemi shqyrtuar të dhënat shkencore, kemi dëgjuar ekspertët dhe po veprojmë”, tha zoti Kennedy në një deklaratë, duke njoftuar ndërprerjen e 22 investimeve, me vlerë “rreth 500 milionë dollarë”.
Financimi ishte për zhvillimin e vaksinave kundër gripit të shpendëve dhe gripit të derrit, dhe ishte vënë ose ishte gati të vihej në dispozicion të grupeve të njohura farmaceutike (përfshirë Moderna, Pfizer, Sanofi).
Vaksinat e ARNi-së kishin ngjallur shpresa, veçanërisht për luftimin e viruseve të ndryshme, si dhe kancerit.
“Të dhënat tregojnë se këto vaksina nuk mbrojnë në mënyrë efektive kundër infeksioneve të traktit të sipërm respirator si COVID dhe gripi”, argumentoi Ministri Kennedy, pa hyrë në detaje të mëtejshme.
Ai gjithashtu vuri në dyshim sigurinë e tyre, duke njoftuar se fondet do të ridrejtoheshin në teknologji “më të sigurta”.
Financimi që po anulohej do të ofrohej nga autoriteti i fuqishëm amerikan përgjegjës për t’i siguruar vendit mjetet për t’u përballur me krizat shëndetësore (BARDA). Investimet nga shërbimet e tjera nën Departamentin e Shëndetësisë të SHBA-së nuk do të preken.
Robert Kennedy Jr., i cili vihet në dyshim fuqishëm nga ekspertët, veçanërisht për shkak të pikëpamjeve anti-vaksinim që ka shprehur për vite me radhë, ka promovuar ndryshime themelore në politikën e vaksinimit të SHBA-së që nga marrja e detyrës.
Për komunitetin shkencor, teknologjia e ARNi-së ka rezultuar e suksesshme, duke luajtur një rol vendimtar gjatë pandemisë globale të koronavirusit të ri, duke lejuar zhvillimin e vaksinave efektive me një shpejtësi të paparë.
Megjithatë, ajo është bërë cak i fushatave të ndryshme dezinformuese, të cilat kanë shkaktuar mosbesim tek shumë njerëz, në SHBA dhe në nivel ndërkombëtar.
-

Financimi i partive politike, Xhafaj: Jo me dy qasje, shohim kush prevalon
Në kuadër të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Antikorrupsionin dhe Sundimin e Ligjit është zhvilluar sot në Kuvend një tryezë konsultimi për projektligjin “Për financimin e partive politike”. Ekspertë të Nivelit të Lartë të atashuar pranë këtij komisioni, përfaqësues të institucioneve publike, organizatave të shoqërisë civile, grupeve të interesit dhe partnerëve ndërkombëtarë, diskutuan për punën përgatitore për hartimin e një drafti ligjor “Për financimin e partive politike”.
Kryetari i Komisionit të Posaçëm, Fatmir Xhafaj, tha se përgatitja e këtij drafti është një nga çështjet që duhet adresuar me shpejtësi për shkak të detyrimeve të procesit negociues të vendit për anëtarësim në Bashkimin Europian. ”Janë të mirëpritura komentet tuaja. Natyrisht që mund të ketë dy lloj qasjesh dhe ne do të shohim kush do të jetë më i përshtatshëm e kush do të prevalojë. Do të shkojmë me një ligj të posaçëm për këtë çështje apo amendim të legjislacionit ekzistues. Mbasi të kemi zgjidhur këtë vendimarrje, ne do të kalojmë në hartimin e draftit. Atëherë do të jeni bashkëpjesëmarrës me në këtë proces konsultimi”, tha Xhafaj në nisje të fjalës së tij.Nadia Rusi në emër të grupit të ekspertëve tha se në këtë fazë paraprake do merren sa më shumë sugjerime e komente nga të gjithë aktorët. Ajo bëri një paraqitje të legjislacionit aktual për çështjen e financimit të partive. “Në kontekstin e ligjit për partitë politike kemi rregulla që mbivendosen. Si organ kryesor i cili monitoron financimin e partive, legjislacioni aktual përcakton Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Shtete të tjera në fakt kanë modele të ndryshme duke e deleguar financimin e partive në organe të pavarura që merren vetëm me këtë çështje dhe e kanë të lidhur sferën e funksionit të tyre me antikorrupsionin sesa me mënyrën e administrimit të çështjeve zgjedhore”, tha Rusi.
Vildan Plepi, përfaqësues i Institutit Demokratik Amerikan tha se në tërësi kuadri ligjor që rregullon financimin e partive politike nuk është i keq për shkak të amendimeve të njëpasnjëshme që janë bërë. Por ai tha se rekomandimi i NDI është për një ligj të posaçëm për financimin e partive politike, për t’i dhënë një rëndësi të shtuar kësaj fushe. Praktia e vendeve të tjera është kryesisht me ligj të dedikuar shtoi ai.
Kristaq Kume, përfaqësues i Institutit Shqiptar për Zhvillimin e Sistemit të Zgjedhjeve mbështeti gjithashtu idenë e trajtimit të problemit të financimit të partive përmes një ligji të veçantë. “Duhet ta ndërtojmë këtë ligj me të gjithë mekanizmat e nevojshëm për të garantuar transparencën maksimale”, tha Kume.
Afrim Krasniqi, përfaqësues i Institutit për Studime Politike tha se aktualisht gropa më e madhe informale në Shqipëri është financimi i partive politike. Ai vlerësoi legjislacionin italian si një model të mirë për t’u marrë shembull në këtë pikë. Krasniqi vuri theksin të konsenusi politik në mënyrë që ndërhyrja ligjore të jetë e qëndrueshme dhe efektive.
Valbona Kuko, drejtuese e Fondacionit Ëestminister për Demokraci, tha se anjë nga partitë s’kanë struktura apo manual të menaxhimit financiar dhe se kjo është një çështje që duhet adresuar. “Sot partitë kanë vetëm nga një person për financat” tha ajo. Sipas znj.Kuko duhet të trajtohet edhe financimi për grupet e nënpërfaqësuara, siç janë të rinjtë dhe gratë.
Robert Gajda, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi tha se ligji aktual për partitë politike është i papërshtatshëm pasi lë jashtë edhe kandidatët e pavarur. Sipas tij financimi i partive politike që konsiderohen të vogla, do duhet të ketë konsideratë nga fondet publike për të garantuar një suport në garë. E po kështu edhe mbështetja për subjektet e disavantazhura.
Arianita Brahaj, drejtoreshë e Open Data Albania tha se modeli aktual që ka Kosova është parë si i suksesshëm dhe duhet konsideruar, por duke bërë korrigjime të nevojshme për vetë specifikat që ka vendi ynë në adresimin e këtij shqetësimi. Ajo vuri theksin te konsensusi i gjerë politik që kërkon ky proces, me përfshirjen e të gjitha palëve.
Armela Krasniqi, kryetare e Autoritetit të Mediave Audiovizive përmendi fushatat zgjedhore që sot zhvillohen kryesisht online në rrjetet e kompanisë “Meta”, në Tik Tok etj. Ajo sugjeroi për të marrë në konsideratë Aktin Europian të Lirisë së Medias, ku flitet edhe për reklamën politike, si dhe Aktin për Shërbimet Dixhitale. Kryqëzimi i këtyre dy instrumentave ligjore të miratuara nga Parlamenti Europian, tha Krasniqi, jo vetëm japin informacion shumë të mirë, por japin detyrim te platformat e mëdha të shpërndarjes së videove, që t’i përgjigjen shtetit shqiptar me transparencë të detajuar se sa para është harxhuar nga secili individ në këto platforma.
Licela Veliu, përfaqësuese e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve tha se KQZ është e detyruar të auditojë një numër të lartë të partive politike dhe ky është një proces shumë burokratik. Sipas saj është mirë të vendosen prioritete, ndoshta të auditohen ato parti që kanë përfituar fonde publike.
Në fund të takimit kryetari i Komisionit të Posaçëm, z.Fatmir Xhafaj, theksoi se sot nuk kemi një draft paraprak. “Ne duam të bëjmë një kornizë, një dokumet politik se si do t’i qasemi. Ne kemi parashikuar nevojën për të pasur ndryshim ose një ligj të ri për partitë politike. Kjo është dhe në Planin Kombëtar të Veprimit. Tani është në vullnetin e ligjvënësit në shtator se si do të vendosë. Ne bëmë një hap të parë, i cili nuk do të ishte shumë i shëndetshëm nëse nuk do të bënim këtë diskutim me ju sot. Konsensusi më i mirë është korniza e BE-së dhe certifikimi që do t’i bëjë Bashkimi Europian”, tha Xhafaj.
-

Financimi i partive politike, ekspertët mblidhen në Kuvend për hartimin e një drafti të ri ligjor
Në kuadër të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Antikorrupsionin dhe Sundimin e Ligjit, është zhvilluar sot në Kuvend një tryezë konsultimi për projektligjin “Për financimin e partive politike”. Ekspertë të Nivelit të Lartë të atashuar pranë këtij komisioni, përfaqësues të institucioneve publike, organizatave të shoqërisë civile, grupeve të interesit dhe partnerëve ndërkombëtarë, diskutuan për punën përgatitore për hartimin e një drafti ligjor “Për financimin e partive politike”.
Kryetari i Komisionit të Posaçëm, z.Fatmir Xhafaj, tha se përgatitja e këtij drafti është një nga çështjet që duhet adresuar me shpejtësi për shkak të detyrimeve të procesit negociues të vendit për anëtarësim në Bashkimin Europian.
“Janë të mirëpritura komentet tuaja. Natyrisht që mund të ketë dy lloj qasjesh dhe ne do të shohim kush do të jetë më i përshtatshëm e kush do të prevalojë. Do të shkojmë me një ligj të posaçëm për këtë çështje apo amendim të legjislacionit ekzistues. Mbasi të kemi zgjidhur këtë vendimarrje, ne do të kalojmë në hartimin e draftit. Atëherë do të jeni bashkëpjesëmarrës me në këtë proces konsultimi”, tha z.Xhafaj në nisje të fjalës së tij.
Prof. Nadia Rusi në emër të grupit të ekspertëve tha se në këtë fazë paraprake do merren sa më shumë sugjerime e komente nga të gjithë aktorët. Ajo bëri një paraqitje të legjislacionit aktual për çështjen e financimit të partive.
“Në kontekstin e ligjit për partitë politike kemi rregulla që mbivendosen. Si organ kryesor i cili monitoron financimin e partive, legjislacioni aktual përcakton Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Shtete të tjera në fakt kanë modele të ndryshme duke e deleguar financimin e partive në organe të pavarura që merren vetëm me këtë çështje dhe e kanë të lidhur sferën e funksionit të tyre me antikorrupsionin sesa me mënyrën e administrimit të çështjeve zgjedhore”, tha Rusi.
Z.Vildan Plepi, përfaqësues i Institutit Demokratik Amerikan tha se në tërësi kuadri ligjor që rregullon financimin e partive politike nuk është i keq për shkak të amendimeve të njëpasnjëshme që janë bërë. Por ai tha se rekomandimi i NDI është për një ligj të posaçëm për financimin e partive politike, për t’i dhënë një rëndësi të shtuar kësaj fushe. Praktia e vendeve të tjera është kryesisht me ligj të dedikuar shtoi ai.
Z.Kristaq Kume, përfaqësues i Institutit Shqiptar për Zhvillimin e Sistemit të Zgjedhjeve mbështeti gjithashtu idenë e trajtimit të problemit të financimit të partive përmes një ligji të veçantë. “Duhet ta ndërtojmë këtë ligj me të gjithë mekanizmat e nevojshëm për të garantuar transparencën maksimale”, tha Kume.
Z.Afrim Krasniqi, përfaqësues i Institutit për Studime Politike tha se aktualisht gropa më e madhe informale në Shqipëri është financimi i partive politike. Ai vlerësoi legjislacionin italian si një model të mirë për t’u marrë shembull në këtë pikë. Krasniqi vuri theksin të konsenusi politik në mënyrë që ndërhyrja ligjore të jetë e qëndrueshme dhe efektive.
Znj.Valbona Kuko, drejtuese e Fondacionit Westminister për Demokraci, tha se anjë nga partitë s’kanë struktura apo manual të menaxhimit financiar dhe se kjo është një çështje që duhet adresuar. “Sot partitë kanë vetëm nga një person për financat” tha ajo. Sipas znj.Kuko duhet të trajtohet edhe financimi për grupet e nënpërfaqësuara, siç janë të rinjtë dhe gratë.
Z.Robert Gajda, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi tha se ligji aktual për partitë politike është i papërshtatshëm pasi lë jashtë edhe kandidatët e pavarur. Sipas tij financimi i partive politike që konsiderohen të vogla, do duhet të ketë konsideratë nga fondet publike për të garantuar një suport në garë. E po kështu edhe mbështetja për subjektet e disavantazhura.
Znj.Arianita Brahaj, drejtoreshë e Open Data Albania tha se modeli aktual që ka Kosova është parë si i suksesshëm dhe duhet konsideruar, por duke bërë korrigjime të nevojshme për vetë specifikat që ka vendi ynë në adresimin e këtij shqetësimi. Ajo vuri theksin te konsensusi i gjerë politik që kërkon ky proces, me përfshirjen e të gjitha palëve.
Znj.Armela Krasniqi, kryetare e Autoritetit të Mediave Audiovizive përmendi fushatat zgjedhore që sot zhvillohen kryesisht online në rrjetet e kompanisë “Meta”, në Tik Tok etj. Ajo sugjeroi për të marrë në konsideratë Aktin Europian të Lirisë së Medias, ku flitet edhe për reklamën politike, si dhe Aktin për Shërbimet Dixhitale. Kryqëzimi i këtyre dy instrumentave ligjore të miratuara nga Parlamenti Europian, tha Krasniqi, jo vetëm japin informacion shumë të mirë, por japin detyrim te platformat e mëdha të shpërndarjes së videove, që t’i përgjigjen shtetit shqiptar me transparencë të detajuar se sa para është harxhuar nga secili individ në këto platforma.
Znj.Licela Veliu, përfaqësuese e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve tha se KQZ është e detyruar të auditojë një numër të lartë të partive politike dhe ky është një proces shumë burokratik. Sipas saj është mirë të vendosen prioritete, ndoshta të auditohen ato parti që kanë përfituar fonde publike.
Në fund të takimit kryetari i Komisionit të Posaçëm, z.Fatmir Xhafaj, theksoi se sot nuk kemi një draft paraprak. “Ne duam të bëjmë një kornizë, një dokumet politik se si do t’i qasemi. Ne kemi parashikuar nevojën për të pasur ndryshim ose një ligj të ri për partitë politike. Kjo është dhe në Planin Kombëtar të Veprimit. Tani është në vullnetin e ligjvënësit në shtator se si do të vendosë. Ne bëmë një hap të parë, i cili nuk do të ishte shumë i shëndetshëm nëse nuk do të bënim këtë diskutim me ju sot. Konsensusi më i mirë është korniza e BE-së dhe certifikimi që do t’i bëjë Bashkimi Europian”, tha z. Xhafaj.