Tag: financave

  • ILD kalon “provimin” e Ministrisë së Financave,përmbush 59 detyrimet:Sistemi i kontrollit të brendshëm rezultoi efektiv

    ILD kalon “provimin” e Ministrisë së Financave,përmbush 59 detyrimet:Sistemi i kontrollit të brendshëm rezultoi efektiv

    Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë ishte objekt kontrolli për sistemin e kontrollit të brendshëm nga Drejtoria e Harmonizimit të Menaxhimit Financiar, Kontrollit dhe Kontabilitetit e Ministrisë së Financave. Gjatë javës së parë të qershorit 2025, ekipi i Ministrisë së Financave monitoroi proceset e punës në ILD, duke analizuar dhe vlerësuar me detaje gjendjen e sistemeve të kontrollit të brendshëm të Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
    U verifikua mjedisi i kontrollit, menaxhimi i riskut, aktivitetet e kontrollit, që synojnë reduktimin e risqeve, informacioni e komunikimi, si dhe monitorimi, pra tërësia e proceseve të rishikimit të aktivitetit të institucionit, duke u ekzaminuar baza dokumentare për secilën rubrikë të listës së kontrolleve. “Në përmbyllje të këtij procesi monitorimi e analizimi, raporti i Drejtorisë së Kontrollit Financiar të Ministrisë së Financave jep vlerësimin maksimal, bazuar në përgjigjet e 59 pyetjeve për ILD-në, duke u shprehur se “Sistemi i kontrollit të brendshëm në institucionin e ILD vlerësohet efektiv, me 59 pika të plotësuara nga lista e kontrollit të shoqëruar me dokumentacion justifikues”, njoftoi institucioni.
    Raporti vëren se sipas Metodologjisë për Vlerësimin e Cilësisë së Sistemit të Kontrollit të Brendshëm në Njësitë e Qeverisjes së Përgjithshme “Sistemi i Kontrollit të Brendshëm konsiderohet efektiv, nëse nuk janë zbuluar asnjë ose janë zbuluar shumë pak dobësi dhe mangësi të zbatimit të sistemit të kontrollit të brendshëm”.
     

  • Kontrolli i brendshëm në ILD! Ja çfarë u zbulua sipas raportit zyrtar

    Kontrolli i brendshëm në ILD! Ja çfarë u zbulua sipas raportit zyrtar

    Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë ishte objekt kontrolli për sistemin e kontrollit të brendshëm nga Drejtoria e Harmonizimit të Menaxhimit Financiar, Kontrollit dhe Kontabilitetit e Ministrisë së Financave.
    Gjatë javës së parë të qershorit 2025, ekipi i Ministrisë së Financave monitoroi proceset e punës në ILD, duke analizuar dhe vlerësuar me detaje gjendjen e sistemeve të kontrollit të brendshëm të Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
    U verifikua mjedisi i kontrollit, menaxhimi i riskut, aktivitetet e kontrollit, që synojnë reduktimin e risqeve, informacioni e komunikimi, si dhe monitorimi, pra tërësia e proceseve të rishikimit të aktivitetit të institucionit, duke u ekzaminuar baza dokumentare për secilën rubrikë të listës së kontrolleve.
    “Në përmbyllje të këtij procesi monitorimi e analizimi, raporti i Drejtorisë së Kontrollit Financiar të Ministrisë së Financave jep vlerësimin maksimal, bazuar në përgjigjet e 59 pyetjeve për ILD-në, duke u shprehur se “Sistemi i kontrollit të brendshëm në institucionin e ILD vlerësohet efektiv, me 59 pika të plotësuara nga lista e kontrollit të shoqëruar me dokumentacion justifikues”, njoftoi institucioni.
    Raporti vëren se sipas Metodologjisë për Vlerësimin e Cilësisë së Sistemit të Kontrollit të Brendshëm në Njësitë e Qeverisjes së Përgjithshme “Sistemi i Kontrollit të Brendshëm konsiderohet efektiv, nëse nuk janë zbuluar asnjë ose janë zbuluar shumë pak dobësi dhe mangësi të zbatimit të sistemit të kontrollit të brendshëm”.

  • Çmimet e referencave/ Profesionistët letër Ministrisë së Financave: Nuk përjashtojnë pastrimin e parave, do shtrenjtojnë apartamentet

    Çmimet e referencave/ Profesionistët letër Ministrisë së Financave: Nuk përjashtojnë pastrimin e parave, do shtrenjtojnë apartamentet

    Aleanca e Profesionistëve të Lirë (APL) me një letër drejtuar Ministrisë të Financave ngre shqetësimin se projektvendimi i propozuar për përcaktimin e çmimit të referencës për shitblerjen e apartamenteve në rrethe, nuk pasqyron realitetin e tregut të pasurive të paluajtshme dhe rrezikon të deformojë tregun dhe të shtrembërojë çmimet mesatare të apartamenteve.
    Ndër problematikat kryesore për të cilën ngrihet shqetësimi lidhet me transparencën e metodologjisë së çmimeve referencë dhe vendosjen e një vlere dysheme.
    Në analizën e detajuar për projektvendimin “Për miratimin e metodologjisë, rregullave dhe procedurave për përcaktimin e vlerës së taksueshme të pasurisë së paluajtshme ‘ndërtesa’, llogaritjen e taksës mbi ndërtesën dhe pagesën e saj” profesionistët e lirë theksojnë se në formën aktuale, drafti për përcaktimin e çmimeve të referencës nuk jep asnjë garanci se janë filtruar transaksionet e fryra apo të lidhura me fenomene të paligjshme, si p.sh. pastrimi i parave, çka mund të shtrembërojë më tej çmimet mesatare.
    APL paralajmëron se çmimet e referencës nuk ndjekin tendencën  e tregut, për rrjedhojë politika të tilla do të nxisin tendencën rritëse të çmimeve të shitjes së apartamenteve.
    “Legjislacioni aktual mbi tatimin e të ardhurave ka vendosur tashmë një vlerë minimale nën të cilën transaksionet e shitblerjes nuk pranohen. Projektvendimi ndjek të njëjtën qasje duke mos reflektuar rastet e rënies së çmimeve, edhe kur këto përfaqësojnë prirje reale tregu.
    Një politikë e tillë nxit vetëm prirjet rritëse të çmimeve, duke penguar funksionimin natyral të ofertës dhe kërkesës. Si rrjedhojë, çmimet referencë rrezikojnë të përdoren më shumë si instrument fiskal për rritjen e të ardhurave, sesa si tregues real i tregut”, theksohet në letrën e APL.Profesionistët rekomandojnë rishikimin e dispozitave problematike duke vendosur kritere objektive, të matshme dhe të verifikueshme, si dhe kufizime të qarta për të shmangur arbitraritetin dhe deformimet në treg.
    Po ashtu APL thekson se përdorimi i metodave alternative për llogaritjen e taksës pa kritere të qarta mund të ngarkojë tatimpaguesit për shkak të boshllëqeve e mosharmonizimit institucional.
    Pas publikimit për konsultim publik të projektvendimit të metodologjisë së llogaritjes së taksës së ndërtesës ku propozohet rritje e çmimeve të referencës në rrethe, Aleanca e Profesionistëve të Lirë (APL) i është drejtuar edhe me një letër të mëparshme ministrit të Financave Petrit Malaj ku rekomandonin që banesa e parë e qytetarëve të përjashtohej nga taksa e ndërtesës. Sipas tyre, një ndryshim i tillë.
    LETRA E PLOTË
    REPUBLIKA E SHQIPËRISË
    MINISTRIA E FINANCAVE, KRYEMINISTRIA, MEDIA
    Drejtuar: Ministrit të Financave
    Për Dijeni: Zyra e Kryeministrit, Media
    Nga: Aleanca e Profesionistëve të Lirë (APL)
    Lënda: Objeksione dhe rekomandime mbi Projektvendimin: “Për miratimin e metodologjisë, rregullave dhe procedurave për përcaktimin e vlerës së taksueshme të pasurisë së paluajtshme ‘ndërtesa’, llogaritjen e taksës mbi ndërtesën dhe pagesën e saj”
    Të nderuar,
    Në kuadër të konsultimit publik mbi projektvendimin në fjalë, paraqiten më poshtë disa vërejtje dhe problematika me karakter ekonomik, juridik dhe administrativ:
    Mungesa e transparencës metodologjike dhe vështirësia për të reflektuar realitetin e tregutNë relacionin shoqërues parashikohet se çmimet e referencës janë përllogaritur mbi bazën e transaksioneve të viteve 2022–2024, duke përjashtuar ato që “nuk kanë logjikë ekonomike” ose që janë nën nivelin e referencës.
    Termi “mungesë logjike ekonomike” nuk shoqërohet me ndonjë kriter të qartë, objektiv apo teknik, gjë që krijon pasiguri ligjore dhe rrezik për subjektivitet në përzgjedhjen e të dhënave. Përjashtimi selektiv i transaksioneve që shënojnë çmime më të ulëta nga referenca, pa një argumentim të qartë, priret të krijojë një pasqyrë të njëanshme të tregut dhe të prodhojë një efekt rritës artificial të çmimeve, duke cenuar parimin e neutralitetit fiskal. Nuk jepet asnjë garanci se janë filtruar transaksionet e fryra apo të lidhura me fenomene të paligjshme, si p.sh. pastrimi i parave, çka mund të shtrembërojë më tej çmimet mesatare.
    Kufizimi i mekanizmave të tregut përmes vendosjes së vlerës dyshemeLegjislacioni aktual mbi tatimin e të ardhurave ka vendosur tashmë një vlerë minimale nën të cilën transaksionet e shitblerjes nuk pranohen. Projektvendimi ndjek të njëjtën qasje duke mos reflektuar rastet e rënies së çmimeve, edhe kur këto përfaqësojnë prirje reale tregu.
    Një politikë e tillë nxit vetëm prirjet rritëse të çmimeve, duke penguar funksionimin natyral të ofertës dhe kërkesës. Si rrjedhojë, çmimet referencë rrezikojnë të përdoren më shumë si instrument fiskal për rritjen e të ardhurave, sesa si tregues real i tregut.
    Përdorimi i projekteve të ardhshme si faktor përcaktues çmimiProjektvendimi parashikon që çmimi të ndikohet nga projekte të ardhshme zhvillimore apo plane strategjike urbane. Kjo qasje mbart rrezik, pasi përdor projeksione ende të pasigurta dhe jo të realizuara për të justifikuar çmime më të larta, ndërkohë që të dhënat reale të tregut përjashtohen si të papërshtatshme. Përdorimi i pritshmërive të pasigurta si faktorë çmim-formues është i pabazuar në logjikën ekonomike dhe mund të çojë në deformim të tregut.
    Neni 2, pika 12(c) – Njohja fiskale e poseduesve pa dokumentacion ligjorDispozita e cila e konsideron “përdorues” edhe individin që mban në posedim një njësi pa leje ndërtimi apo dokument pronësie, pa aplikuar për legalizim, krijon precedent të diskutueshëm. Kjo përbën një formë njohjeje fiskale të një situate të paligjshme, duke rrezikuar të perceptohet si nxitje indirekte e ndërtimit informal. Një dispozitë e tillë dobëson përpjekjet për uljen e informalitetit në sektorin e ndërtimit dhe krijon perceptim për legjitimim të faktit të kryer.
    Neni 4 – Hierarkia e burimeve të të dhënave dhe pasojat juridikeJepet përparësi të dhënave të verifikuara nga bashkia në terren kur këto rezultojnë më të mëdha se sipërfaqja e regjistruar në ASHK. Kjo qasje mund të përfshijë edhe ndërtime informale ose zgjerime të paligjshme, të cilat në këtë mënyrë trajtohen si fakte të kryera për qëllime fiskale. Mungesa e kufizimeve të qarta për zbatimin e kësaj dispozite krijon pasiguri juridike dhe hap rrugë për arbitraritet administrativ.
    Neni 5 – Klasifikimi i njësive të ndërtimitDispozitat e nenit 5 lejojnë klasifikimin fiskal të njësive ndërtimore në mënyrë të pavarur nga destinacioni i përdorimit të përcaktuar në dokumentet ligjore (leje ndërtimi, certifikata përdorimi, certifikata pronësie etj.). Ky rregullim rrezikon të relativizojë aktet juridike të planifikimit dhe zhvillimit të territorit, duke krijuar mospërputhje mes dokumentacionit ligjor dhe trajtimit fiskal. Kjo bie ndesh me parimin e ligjshmërisë dhe krijon standard të dyfishtë mes subjekteve që respektojnë legjislacionin dhe atyre që veprojnë në mënyrë informale.
    Neni 16 – Vlerësimi alternativ i detyrimit tatimorProjektvendimi parashikon përdorimin e metodave alternative për përcaktimin e vlerës së taksueshme në mungesë të të dhënave zyrtare. Kjo dispozitë rrezikon të transferojë barrën e pasojave të mungesës së administrimit apo koordinimit institucional mbi tatimpaguesin, edhe kur ai nuk ka vepruar në kundërshtim me ligjin.
    Përdorimi i metodës alternative duhet të kufizohet vetëm në raste të identifikuara të shmangies së qëllimshme tatimore, jo si mekanizëm i përgjithshëm për të mbuluar boshllëqet administrative. Në të kundërt, kjo bie ndesh me parimin e mirëbesimit, barazisë tatimore dhe sigurisë juridike.
    Përfundim
    Projektvendimi, në formën aktuale, paraqet disa pasiguri dhe situata te diskutueshme për funksionimin e tregut të pasurive të paluajtshme, për sigurinë juridike dhe për parimin e barazisë tatimore. Rekomandohet rishikimi i dispozitave problematike duke vendosur kritere objektive, të matshme dhe të verifikueshme, si dhe kufizime të qarta për të shmangur arbitraritetin dhe deformimet në treg.
    Aleanca e Profesionistëve të Lirë  – APL

  • “Skam marrë lekë nga Bankers se do kisha hapur universitet si ti”, Murrizi vijon sherrin online me Malajn: Je sigurims, ortak i Bujar Leskajt

    “Skam marrë lekë nga Bankers se do kisha hapur universitet si ti”, Murrizi vijon sherrin online me Malajn: Je sigurims, ortak i Bujar Leskajt

    Për të dytën ditë me radhë ish-ministri socialist, Arben Malaj po përplaset në rrjetet sociale me Myslym Murrizin pasi ky i fundit e akuzoi se ka marrë lekë nga Bankers gjatë kohës që ka qenë në qeveri.

    Malaj hedh poshtë akuzat e Murrizit dhe thotë se nëse do të kishte marrë para nga Bankers do ta kishte ngritur një universitet siç bëri ish deputeti demokrat.
    Ky i fundit iu përgjigj gjithashtu Malajt edhe për një deklaratë të tij se kur ka qenë minister, e ka ndihmuar ish deputetin e PD-së të merrte shpejt vizën për bashkëshorten që ajo të vizitohej jashtë vendit.
    Arben Malaj: Asnjë qindarkë direkt apo indirekt nga asnjë biznes.  Asnjë familjar i punësuar në Dogana, tatime dhe asnjë institucion  tjetër publik gjatë 1997-2005. Asnjë qindarkë para publike direkte dhe indirekte nga familjarët e mi që prej 1992- 2025.  Eshtë e lehtë të jesh shpifës publik është e pamundur për heroin e vetshpallur Murrizi, të jesh korrekt me ligjin dhe mos përfitimet direkte dhe indirekte nga parate publike. 
    Po merrem me këtë shpifës ordiner jo se kam ndonjë gjë personale, por sepse është bërë një ndotës publik mediatik me banalitetin e tij me gjuhën alabake dhe ulurimat edhe mbi limitet e ligjit të zhurmave dhe në mungesen të integritetit. Asnjë qindarkë nuk kam përfituar nga Bankers apo nga ndonjë kompani tjetër. Prandaj unë nuk bëra dot kolegj apo universitet, ndërsa ti e ngrite ” Justinianin” kolegjin juridik nga hiri.
    Shiko sa shpifës je: kur kishe bindjen se kishim vjedhur, pse nuk më denoncoje dhe pse nuk e denoncon? Veteriner Murrizi, keni mungese te theksuar edhe te njohurive minimale juridike por edhe ekonomike. Ligjërisht, të kesh dijeni për një krim dhe të mos e denoncosh, dënohesh, o shoku veteriner që themelove universitet në Jurisprudencë.
    Sa më shumë hap gryken shpifese ti, aq më e qartë bëhet se sa shpifës dhe kriminel je në shpirtin tënd. Mos harro se policia tatimore, ku drejtoje edhe ti, u bë struktura më kriminale kundër socialistëve dhe mbështetësve të saj pas viti 1994, kur udhëheqësi juaj i përjetshëm shpirtëror humbi referendumin për tu bërë “mbret i Shqipërisë”.
    Aq kriminale ishte struktura dhe partia ku ti shërbeje i devotshëm, me plot të fortë dhe rrugaçë pas teje, sa FMN-ja më kushtëzoi ccdo ndihmë për Shqipërinë  duke më vënë mbi tavolinë dy kushte: e para, kërkoi pastrimin e skemave piramidale; e dyta, shpërbërjen e policisë financiare, ku kishte specialistë të mirë, por ku komandonit kriminelët si ky shpifësi ordiner.
    E premtuat se do ta krijonit  Policinë Financiare sapo të vinit në pushtet. Ishit 8 vite në pushtet 2005-2013 dhe nuk guxuat të rikrijonit Policinë Financiare, sepse ishit të bindur për cv kriminale të saj dhe se nuk jua lejuan SHBA, FMN dhe BE. Aq keq i përdorët ju strukturat e doganave, tatimeve, policisë tatimore dhe disa punonjës të Ministrisë së Financave, sa një javë pasi u bëra ministër i Financave te vendit tim ne 9 Mars 1997, në kulmin e krizës që ju deshët ta shndërronit në luftë civile, një ditë, një burrë fisnik nga Veriu, ekspert në një drejtori të rëndësishme të Ministrisë së Financave, më ftoi të shikoja nga zyra e tij dy makinat e stafit të Ministrisë së Financave.
    U tmerrova: kishin brenda skafandra dhe shkopinj gome me të cilat vazhdonin të rrihnin protestuesit kundër qeverisë së piramidave. I thirra lart, zbritëm poshtë, dhe u kërkova të hapnin dyert e furgonëve “fouristrada”. Ikën të turpëruar nga puna. Më vonë, njëri prej tyre, më kërkoi ndjesë për verbërinë dhe keqpërdorimin e tyre nga nje pjese  e stafi politik i Ministrisëse Financave. Unë e dua vendin tim pa asnjë kushtëzim. Ju i perdorët mish për top mbështetësit tuaj për pasurimin tuaj, ndërsa unë në 2005, si ministër i Financave të vendit tim nxorra një urdhër administrativ që asnjë punonjës i taksave, tatimeve dhe Ministrisë së Financave nuk duhet të merrte pjesë në komisionet e numërimit të votave.
    Kjo sepse ata ishin shërbëtorë në mbledhjen e të hyrave buxhetore që paguheshin nga të gjithë taksapaguesit shqiptarë pavarësisht se ishin anëtarë të partive të ndryshme poltike. Urdhri synonte depolitizimin të administratës tatimore. Unë nuk gënjej – kërkoje  dhe do ta gjesh urdhrin në arshivat e Ministrisë së Financave, po të ndihmoj: është përpara zgjedhjeve parlamentare 2005.
    Ju sapo erdhet në pushtet pushuar shumë tatimore dhe doganier duke keqpërdorur këtë urdher. Kjo pasi të gjitha vendet që krijuat nga këto pushime jo ligjore, pasi ata i fituan gjyqet me ju, i shitët, duke futur në administratë shumë militantë fanatikë të PD-së, apo arkëtare personale të disa deputetëve. Kaq mjafton.
    Myslym Murrizi: Edhe pse nuk dua të bëhem pis me një mashtrues ordiner si Ben Malaj, jam i detyruar t’ja plas përsëri në surrat mashtrimet ordinere të dyta pas mashtrimit të parë si fundërrinë se une kisha qen deputet në vitin 2005 e që nuk di të kërkojë falje se fundërrinat mendojnë që mashtrimin e parë e mbulojnë me një mashtrim tjetër.
    Nuk kam menduar kurrë që je kaq fëlliqësirë sa të sajosh gjëra që jo vetem nuk kanë ndodhur por as imagjinata e një psikiku mendor nuk mund ti sajonte
    E para mor Ben une si nëndrejtor tatimesh isha i emeruar nga Kryeministri Meksi dhe shkarkimi im mund të bëhej nga Kryeministri i ndjerë Fino por që sipas marrëveshjes së 6 marsit asnjë firmë nuk kishte vlerë pa kundërfirmën e Sekretarëve të Shtetit që në atë kohë ishte Zoti Ekrem Kastrati e që nuk firmoste kurrë atë që donit ju dhe bandat qe ju komandonin.
    Ndaj mos mashtro prapë se edhe pse nuk e paske problem turpin bëhesh akoma më shumë palaço për një rrogë që të japin si lehës me pagesë.
    E dyta nuk të kërcënova e as të ofendova në zyre se nuk jam soj zagaresh dhe nuk të p**ja fare se ishe mender ministër, se ishe pa vota por si i dh* në brekë nga sikleti na mbushe raki në gota shampanje e me the që kishe menduar të më lëvizje e të më emëroje nëndrejtor tek INSIGU, ashtu siç mashtrove ish-nëndrejtorin e Doganës, të ndjerin Avdyl Matoshi dhe e zëvendësove me ish ortakun tend Bujar Leskaj e ai ta kompesoi me klering duke të bërë doktor shkencash l*i me Prof Omer Stringën, me të cilin u prishët pas një viti siç je prishur dhe zënë si qen me të gjithë prej 35 vitesh.
    Unë të thashë me qetësi që nuk e ke ti në dorë shkarkimin tim por KM dhe se une kam menduar të rri ketu deri në 29 qershor kur të bëhen zgjedhjet.
    Në atë kohe të njihja si hajdut dhe enverist por jo si mashtrues e fëlliqësirë që shpif e mashtron si ordiner.
    Dhe nuk ika me bisht ndër shalë mor spurdhjak por nuk të dhashë as dorën dhe kam qëndruar e jam paguar si nëndrejtor tatimesh deri me 6 gusht 1997 kur bera betimin si Deputet.
    Une jam nga fshati Sulzotaj i Lushnjes mor “ trim” hibrid qe ndryshon vendlindjen sipas rastit, herë thua nga Tepelena herë nga Vlora e Mallakastra dhe nuk kam patur asnje lidhje në 35 vite me asnjë bandë apo bandit e aq më pak me bandat e Fierit që ishin dhe janë shërbetore të partisë që të bëri ty ministër.
    Shyqyr që nuk kishin dal telefonat BQ apo SKY, ECRO CHAT në atëe kohë mor Ben lapanjozi se ti do ishe denuar 100 vjet burg nga komunikimet me bandat dhe llumhanet e Vlorës e të gjithë Shqipërisë dhe 25 vjet si hajdut që “shite” frigoriferin e Durresit për një copë bukë pasi të ngrohu xhepin ai qe e bleu.
    Pastaj ti mor Ben Cenaj në atë kohë, e Ben mashtruesi sot, edhe thua që ishe “ trim” i rrallë  se je nga Tepelena edhe thua që unë “frikacaku” nga Lushnja të paskam kërcënuar e ti qenke dh*** nga frika e nuk më hoqe dot.
    Tani ndaje pak Ben mashtruesi se çfarë ke qenë, se te dy mashtrimet nuk te shkojnë. A ke qenë trim apo m***??
    Po është shumë e vërtetë Ben piramida që unë kisha mbaruar veteriner në vitet 1987-1992 por jam krenar që kam mbaruar veterinari se sa të isha një ekonomist ordiner si ti që je bërë dr. shkencash me temë si tju marrim paratë shqiptarëve duke qenë drejtor i bordit të keshillit ekonomik te firmes piramidale CENAJ.
    Për veteriner me çuan Ben në vitin 1987 edhe pse kisha mbaruar të mesmen ditën me mesatare 9.8 se nuk u bera dot spiun sigurimi Ben si ti e të kisha shkuar në Universitetin e Tiranës duke mbaruar shkollen e mesme natën ne Llakatund të “Tepelenes” meqë je tepelenas.
    Dhe te drejtën e studimit ta dhanë 21 vjeç Ben pra 3 vjet me vonesë pasi të vune dhe një emër tjetër përveç emrit Ben, ata shejtanër të sigurimit.
    Po ti pas zgjedhjeve a e mban mend se kë emërove drejtor tatimesh mor Ben piramida meqë une isha jashtë profilit si nendrejtor???
    Ben Ametajn or mashtrues ordiner që kishte mbaruar për mesues anglishtje dhe jo financier, se atë të thanë ata që të komandonin si zagar e atë vure.
    Tritan Shehun mor Ben lëpirësi e kam patur mik nga viti 1990 dhe e kam prap shum mik, madje kurrë nuk e kam prishur miqësinë edhe në vitet 1999-2005 kur Tritani iku nga PD sepse une nuk i shes miqtë sipas partive e nuk zë miq kurrë sipas karriges së pushtetit siç bën ti që sot nuk ke asnjë mik në PS e në politikë se të kanë njohur mirë çfarë mashtruesi bastard qenke.
    Bashkeshortja ime mor qelbanik e zagar që shpif si fëlliqësirë nuk ka patur kurre vizë as në vitin 1997 e as më pas deri ne vitin 2006 e nuk ka dalë kurrë jashtë shtetit në ato kohë dhe falë të Madhit Zot nuk ka patur asnjeherë probleme shëndetësore që të kurohej jashtë. Por siç duket e kë ngatërruar me ndonjë vizë që mund të ketë marrë bashkëshortja apo familja jote ose ndonjë anëtar bande për të ikur jashtë që të dërgonte paratë që vidhje ti funderrinë si ministër.
    Pastaj kush ishe ti mor qelbanik që jepje viza se vizat nga viti 1990 deri në vitin 2010 i jepnin Ambasadat.
    Por meqë ke kohë që ke çar satokartin e të falet se në rrjedhjen e lire psiqike që ke pësuar nuk di çfarë përtyp e nuk mban mend gjatë po teë tregoj une një detaj të “miqësisë” tonë në atë kohë që të është dukur sikur më ke ndihmuar për vizë.
    Në 29 qershor 1997 unë u zgjodha deputet mor Ben spurdhjaku dhe 10 ditë më pas më 8 korrik 1997 jam bërë baba e ti mor Ben p***a për tu dukur xhentil si dhjaks e servil i pështirë duke menduar që do ishim në Parlament bashkë, më ke derguar një telegram urimi në postën e Lushnjes.
    Une e vlerësova miqësisht këtë telegram dhe në Parlament kur Miku im Nard Ndoka të fuste mikrofonin në gojë çdo seancë i thashë një ditë që boll se nuk ka lezet ngaqe une kam një detyrim njerezor për të vetëm për atë telegram e pas asaj seance Nardi nuk ta futi më kurrë në gojë mikrofonin.
    Dhe që të kujtohesh për “trimërinë” tënde si hibrid laberie dhe qenien time “ frikacak” si lushnjar po të kujtoj që mos p***a ime për ty vazhdoi edhe kur mbajta 4 vjet si deputet makinën që kisha si nëndrejtor tatimesh e nuk p*a as për ty e as për drejtorët e tu të tatimeve nga ish miku yt Ben Ametaj me profesion anglishtje meqë ti bëje emërime sipas profesioneve deri tek enveristi Bujar Brovina që çdo jave sillte nga nje shkresë në Parlament e unë fshija t**n me ato shkresa se me dukej sikur fshija trapin me ty.
    Tani mor Ben mashtruesi dil e shpif sa te duash për “trimëritë” tuaja të asaj kohe por kujdes mos ha m*t me shumë seç duhet se unë “frikacaku” edhe mund të ta rikujtoj fije për pe të gjithë vitin 1997 madje edhe makinën e doganës që u dogj në Qafën e Sokolit me gjithë ata që ti përdorje si transportues e do më besh telegram tjetër pastaj.
    Ndjesë miqve të mi virtual që po ju bezdis duke shkruar dy herë për një fundërrinë, por unë acarohem shumë kur shoh që shpifin mashtrues ordiner e fëlliqësira që lëpijnë çfarë pështyjnë, edhe për të tjerë që i njoh e jo më për personin tim, ndaj këtë sqarim të gjatë e besdisës nuk e kam bërë për Ben lëtyrën por për hir të së vërtetës.

    Top Channel

  • Debati Malaj- Murrizi për “Bankers”, ish-deputeti i PD: Ja politikanët që kanë përfituar miliona euro

    Debati Malaj- Murrizi për “Bankers”, ish-deputeti i PD: Ja politikanët që kanë përfituar miliona euro

    Myslim Murrizi dhe Arben Malaj

    TIRANË- Në rrjet ka nisur një përplasje mes ish-ministrit të Financave Arben Malaj dhe ish-deputetit të Partisë Demokratike, Myslim Murrizi. Ky i fundit akuzonte politikën se kishte vjedhur naftën e Ballshit. Në postimet e tij, Murrizi kërkonte dhe hetime për “Bankers” dhe  nxorri emrat e disa politikanëve që kanë përfituar miliona euro, duke përfshirë edhe ish-ministrin demokrat Eduard Halimin. Në postimet e tij, Arben Malaj duke kërkuar nga Murrizi të mos përdorë më gjuhën vulgare. Por pas reagimit të Malajt, ish-deputeti Murrizi ka reaguar sërish. Duke sulmuar Malajn se e ka marrë “gradën” te firmat piramidale. Madje shtoi se nëse do të ekzistonin më herët aplikacionet e koduara “Encrochat” dhe “SkyECC”, Arben Malaj do të ishte dënuar për komunikimet e tij me bandat. 
    POSTIMI I PARË I MURRIZIT: 
    PASKA ÇAR SATOKARTIN BEN MALAJ DHE NGA RRJEDHJA E VAJIT KA DJEGUR MOTORRIN E VET DHE GONICIONIN E DISA PORTALEVE. NUK JAM HEROIK UNE O BEN MALAJ POR NUK JAM PIRAMIDAL SI TI DHE PER MODESTI PO TE THEM QE NUK JAM HEROIK POR NE FAKT NE KRAHASIM ME TY BEN JAM SEPSE TI MORE “ graden” PROF KR TEK FIRMA PIRAMIDALE E LEFTER CENAJT NDERSA UNE KAM BLLOKUAR FONDACIONIN PIRAMIDAL XHAFERRI. NUK KAM QEN DEPUTET NE 2005 UNE O BEN MALAJ POR VETEN NE 1997-2001 KUR TY TE BENE BANDAT DEPUTET E UNE NE ZONEN TIME NUK PORDHA PER BANDAT E PS E PER KOMITETET E SHPETIMIT TE LESHIT QE TE KOMANDONIN TY SI TOP FUTBOLLI. MADJE TI E DI MIRE QE NUK TE PORDHA AS TY NE MARS 1997 KUR DOJE TE ME HIQJE SI NENDREJTOR TATIMESH E TE THASHE QE JE MINISTER PA VOTA E NUK TE PJERDH. NESE E KE HARRUAR SE KOHET E FUNDIT JE LETUAR PAK PYET FLOR MIMEN. NUK KAM QEN DEPUTET NE 2005 O BEN MALAJ POR DUKE QENE QE NUK I SERVILOSEM KRYETAREVE TE PARTIS KAM KANIDUAR I PAVARUR NE ZONEN 61 TE DUSHKUT TE FAMSHEM QE BERE TI ME METEN NANON DHE KAÇ ISLAMIN NE VITIN 2001 KUR ME VODHET MANDATI ME ÇELIBASHIN NE KQZ QE E ZGJODHI PRAP NE 2020 LYL BASHA. QE TE JESH I SAKTE O BEN MALAJ QE MURRIZI NUK KA QEN DEPUTET NE 2005, PARA SE TE THUASH BROÇKULLA PER NJE RROGE TEK IRFANI PYETE BODEN SE E KE PATUR KOLEG TEK BANKA E SHQIPERIS, OSE SHKRUAJ BERISHES PER TU SIGURUAR SE NE 1997-2001 KUR UNE ISHA DEPUTET TE THERRISTE ALAMUDHI I PIRAMIDAVE. NUK KAM QEN DEPUTET NE 2005 O BEN MALAJ ( CENAJ) SE PO TE KISHA QENE DO FLISJA PER TY SI ISH MINISTER FINANCE QE SHITE TE GJITH PRONAT E FIRMAVE PIRAMIDALE ME FARUDIN ARAPIN PER 5 LEK. NUK KAM QENE DEPUTET NE 2005 UNE O BEN MALAJ SE PO TE KISHA QEN DO KISHA FOLUR BER BANKERSIN QE TI ME QEVERIN NANO JA DHATE KANADEZIT NE 2004 PARA SE TE IKNIT NGA PUSHTETI SIÇ I DHATE TURQEVE BKT, TELEKOMIN, KURUMIN, DHE MBUSHET XHEPAT. PASTAJ PAS 1997-2001 JAM BERE DEPUTET NE VITIN 2017-2021 O BEN MALAJ DHE KAM ARDHE NE KOMISION TE EKONOMIS NE 2019 KUR TE SHKARKUAN TY NGA ANTAR I KESHILLIT MBIKQYRES I BANKES SE SHQIPERIS PER TE MBROJTUR SE PO TE LUFTONTE RAMA DHE PARTIA TENDE. DHE KUR KAM QEN DEPUTET UNE O BEN MALAJ NE 2017-2021 KAM FOLUR PER BANKERSIN QYSH NE 2019 PARA 6 VITESH DHE KAM THENE FIKS KETE QE KA DAL SOT ASHIQARE QE TEK BANKERSI JANE BERE PIS TE GJITH HALET E POLITIKES PERFSHI EDHE TY O BEN HYSENBELLIU. HABITEM SHUME EDHE ME DISA PORT-HALE QE SHKRUAJN BROÇKULLA PACIENTESH PA I VERIFIKUAR E MADJE U KENAQA SHUM NGA TITULLI BOMBASTIK I NJE PORTALI QE THOSHTE ISH MINISTRI I PS I UL HUNDEN MURRIZIT. O PORT-HALE TE Ç’ NDERUARA. MINISTRA DHE ISH MINISTRA TE KETIJ LLOJ NUK I ULIN DOT HUNDEN MURRIZIT POR VETEM MUND TI NGREJNE K…..URAJON SE MURRIZI AS KA FIRMOS KONTRATA AS KA FIRMOS TENDERA AS KA PUNUAR TEK FIRMAT PIRAMIDALE TE 95 AS PUNON TEK FIRMAT PIRAMIDALE TE 2025, AS KA MARE TENDERA E AS KA DHENE TENDERA. PRANDAJ PARA SE TE BENI LAJM TRAPLLIQET E TRAPAVE ME GRAD SHKENCORE PROF KR E ME QAFORE PER NJE RROGE NUK DO ISHTE KEQ QE TE VERIFIKONIT NDONJE TRAPLLIK TE PACIENTEVE POLITIK. NJE FJAL E URTE THOTE: BURRI KA KOH BOLL ME U FELLIQ DERISA TE VDESI. TE SHKUARA FARE O BEN MALAJ DHE NESE PRET PER NGUSHELLIME NGA SHTATORI SE TANI JAM ME PUSHIME PO TE VIJ PER VIZITE. MURRIZI O BEN MALAJ( HYSENBELLIU) NUK PJERDH PER ASNJE MASHTRUES APO HAJDUT ORDINER QOFSHIN KETA NE POLITIK NE QEVERI NE BIZNES NE DREJTESI APO NE MEDIA DHE NUK LEH PER NJE RROGE PER ASNJE PADRINO PALAÇO DUKE SHPIFUR SI I PAFTYRE. POR MEQE JE ME “ RAPORT” MJEKESOR DHE VASAL EKONOMIK NUK TE PADIS NE GJYKATE SI MASHTRUES SEPSE E DI MIRE QE GJYKATA NUK I MER PER BAZE ÇFAR NXJERIN NGA GOJA ATA QE KANE RRJEDHJE VAJI. TE RRONI VET BEN MALAJ DHE ZOTI JU FORCOFTE PER HUMBJEN E MADHE TE ASAJ QE DALLON NJERIUN NGA KAFSHA, MENDJES. NUK KA ME TURP KUR SHEF KETA QE DEMEK KAN QEVERIS SHQIPERIN TE SHNDERROHEN NE ZAGAR TE ATYRE QE KANE VJEDHUR PRONAT E SHQIPTAREVEPRAP DO FLAS PER BANKERSIN O BEN MALAJ DHE PER ÇDO AFER QE DI SE MA KE NGRITUR AQ SHUM K……..URAJON SA NUK DI KU TA DERDH KETE ENERGJI QE ME KA DHENE KJO THIRRJA JOTE SI KUKUVAJKE E IRFANIT.
    POSTIMI I DYTË I MURRIZIT: 
    Edhe pse nuk dua te behem pis me nje mashtrues ordiner si Ben Malaj jam i detyruar tja plas perseri ne surrat mashtrimet ordinere te dyta pas mashtrimit te pare si funderrine se une kisha qen deputet ne vitin 2005 e qe nuk di te kerkoj falje se funderrinat mendojne qe mashtrimin e pare e mbulojne me nje mashtrim tjeter. Nuk kam menduar kurre qe je kaq felliqesire sa te sajosh gjera qe jo vetem nuk kane ndodhur por as imagjinata e nje psikiku mendor nuk mund ti sajonte. E para mor Ben une si nendrejtor tatimesh isha i emeruar nga Kryeministri Meksi dhe shkarkimi im mund te behej nga Kryeministri i ndjer Fino por qe sipas marreveshjes se 6 marsit asnje firme nuk kishte vlere pa kunderfirmen e Sekretareve te Shtetit qe ne ate koh ishte Zoti Ekrem Kastrati e qe nuk firmoste kurre ate qe donit ju dhe bandat qe ju komandonin. Ndaj mos mashtro prap se edhe pse nuk e paske problem turpin behesh akoma me shum palaço per nje rroge qe te japin si lehes me pages. E dyta nuk te kercenova e as te ofendova ne zyre se nuk jam soj zagaresh dhe nuk te pirdhja fare se ishe mender minister se ishe pa vota por si i dhjer ne brek nga sikleti na mbushe raki ne gota shampanje e me the qe kishe menduar te me levizje e te me emeroje nendrejtor tek INSIGU, ashtu siç mashtrove ish nendrejtorin e doganes te mdjerin Avdyl Matoshi dhe e zevendesove me ish ortakun tend Bujar Leskaj e ai ta kompesoj me klering duke te bere doktor shkencash leshi me Prof Omer Stringen,me te cilin u prishet pas nje viti siç je prishur dhe zene si qen me te gjithe prej 35 vitesh. Une te thashe me qetesi qe nuk e ke ti ne dore shkarkimin tim por KM dhe se une kam menduar te rri ketu deri ne 29 qershor kur te behen zgjedhjet. Ne ate kohe te njihja si hajdut dhe enverist por jo si mashtrues e felliqesire qe shpif e mashtron si ordiner. Dhe nuk ika me bisht nder shale mor spurdhjak por nuk te dhash as doren dhe kam qendruar e jam paguar si nendrejtor tatimesh deri me 6 gusht 1997 kur bera betimin si Deputet. Une jam nga fshati Sulzotaj i Lushnjes mor “ trim” hibrid qe ndryshon vendlindjen sipas rastit here thua nga Tepelena her nga Vlora e Mallakastra dhe nuk kam patur asnje lidhje ne 35 vite me asnje bande apo bandit e aq me pak me bandat e Fierit qe ishin dhe jane sherbetor te partis qe te beri ty minister. Shyqyr qe nuk kishin dal telefonat BQ apo SKY, ECRO CAT ne ate koh mor Ben lapanjozi se ti do ishe denuar 100 vjet burg nga komunikimet me bandat dhe llumhanet e Vlores e te gjith Shqiperis dhe 25 vjet si hajdut qe “ shite” frigoriferin e Durresit per nje cop buke pasi te ngrohu xhepin ai qe e bleu. Pastaj ti mor Ben Cenaj ne ate koh e Ben mashtruesi sot edhe thua qe ishe “ trim” i rralle se je nga Tepelena edhe thua qe une “ frikacaku”nga Lushnja te paskam kercenuar e ti qenke dhjer nga frika e nuk me hoqe dot. Tani ndaje pak Ben mashtruesi se çfar ke qen se te dy mashtrimet nuk te shkojne. A ke qen trim apo mut?? Po eshte shum e vertet Ben piramida qe une kisha mbaruar VETERINER ne vitet 1987-1992 por jam krenar qe kam mbaruar VETERINER se sa te isha nje ekonomis ordiner si ti qe je bere dr shkencaah me teme si tju marim parat Shqiptareve duke qene drejtor i bordit te keshillit ekonomik te firmes piramidale CENAJ. Per VETERINER me çuan Ben ne vitin 1987 edhe pse kisha mbaruar te mesmen diten me mesatare 9.8 se nuk u bera dot spiun sigurimi Ben si ti e te kisha shkuar ne Universitetin e Tiranes duke mbaruar shkollen e mesme naten ne Llakatund te “ Tepelenes” meqe je Tepelenas. Dhe te drejten e studimit ta dhane 21 vjeç Ben pra 3 vjet me vones pasi te vune dhe nje emer tjeter perveç emrit Ben ata shejtaner te sigurimit. Po ti pas zgjedhjeve a e mban mend se ke emerove drejtor tatimesh mor Ben piramida meqe une isha jasht profilit si nendrejtor??? Ben Ametajn or mashtrues ordiner qe kishte mbaruar per mesues anglishtje dhe jo financier, se ate te thane ata qe te komandonin si zagar e ate vure Tritan Shehun mor Ben lepiresi e kam patur mik nga viti 1990 dhe e kam prap shum mik, madje kurre nuk e kam prishur miqesine edhe ne vitet 1999-2005 kur Tritani iku nga PD sepse une nuk i shes miqte sipas partive e nuk ze miq kurre sipas karrikes se pushtetit siç ben ti qe sot nuk ke asnje mik ne PS e ne politik se te kane njohur mire çfar mashtruesi bastard qenke. Bashkeshortja ime mor qelbanik e zagar qe shpif si felliqesire nuk ka patur kurre vize as ne vitin 1997 e as me pas deri ne vitin 2006 e nuk ka dale kurre jasht shtetit ne ato kohe dhe fale te Madhit Zot nuk ka patur asnjeher probleme shendetesore qe te kurohej jashte. Por siç duket e ke ngaterruar me ndonje vize qe mund te kete mare bashkeshortja apo familja jote ose ndonje antare bande per te ikur jasht qe te dergonte parat qe vidhje ti funderrine si minister. Pastaj kush ishe ti mor qelbanik qe jepje viza se vizat nga viti 1990 deri ne vitin 2010 i jepnin Ambasadat. Por meqe ke koh qe ke çar satokartin e te falet se ne rrjedhjen e lire psiqike qe ke pesuar nuk di çfar pertyp e nuk mban mend gjate po te tregoj une nje detaj te “ miqesis” tone ne ate kohe qe te eshte dukur sikur me ke ndihmuar per vize. Ne 29 qershor 1997 une u zgjodha deputet mor Ben spurdhjaku dhe 10 dite me pas me 8 korrik 1997 jam bere baba e ti mor Ben pordha per tu dukur xhentil si dhjaks e servil i peshtire duke menduar qe do ishin ne parlament bashke, me ke derguar nje telegram urimi ne posten e Lushnjes. Une e vleresova miqesisht kete telegram dhe ne parlament kur Miku im Nard Ndoka te fuste mikrofonin ne goje çdo seance i thashe nje dite qe boll se nuk ka lezet ngaqe une kam nje detyrim njerezor per te vetem per ate telegram e pas asaj seance Nardi nuk ta futi me kurre ne goje mikrofonin. Dhe qe te kujtohesh per “ trimerin” tende si hibrid laberie dhe qenien time “ frikacak” si Lushnjar po te kujtoj qe mos pjerdhja ime per ty vazhdoi edhe kur mbajta 4 vjet si deputet makinen qe kisha si nendrejtor tatimesh e nuk pordha as per ty e as per drejtoret e tu te tatimeve nga ish miku yt Ben Ametaj me profesion anglishtje meqe ti beje emerime sipas profesioneve deri tek enveristi Bujar Brovina qe çdo jave sillte nga nje shkrese ne Parlament e une fshija trapin me ato shkresa se me dukej sikur fshija trapin me ty. Tani mor Ben mashtruesi dil e shpif sa te duash per “ trimerite” tuaja te asaj kohe por kujdes mos ha mut me shum seç duhet se une “ frikacaku” edhe mund te ta rikujtoj fije per pe te gjithe vitin 1997 madje edhe makinen e doganes qe u dogj ne qafen e sokolit me gjith ata qe ti perdorje si transportues e do me besh telegram tjeter pastaj. Ndjes Miqve te mi virtual qe po ju bezdis duke shkruar dy her per nje funderrine,por une acarohem shum kur shoh qe shpifin mashtrues ordiner e felliqesira qe lepijne çfar peshtyjne, edhe per te tjere qe i njoh e jo me per personin tim, ndaj kete sqarim te gjate e besdises nuk e kam bere per Ben letyren por per hir te se VERTETES
    POSTIMI I ARBEN MALAJT:
    Asnje qindarke direkt apo indirekt nga asnje biznes. Asnje familjare i punesuar ne Dogana, tatime dhe asnje institucioni tjeter publik gjate 1997-2005. Asnje qindarke para publike direkte dhe indirekte nga familjaret e mi qe prej 1992- 2025. Eshte e lehte te jesh shpifes publik ehste e pa mundur per heroi i vetshpallur Murrizi, te jesh korrekte me ligjin dhe mos perfitimet direkte dhe indirekte nga parate publike. Po merrem me këtë shpifës ordiner jo se kam ndonjë gjë personale, por sepse është bërë një ndotës publik mediatik me banalitetin e tij me gjuhen alabake dhe ulurimat edhe mbi limitet e ligjit te zhurmave dhe ne mungesen te integriteti. Asnjë qindarkë nuk kam përfituar nga Bankers apo nga ndonjë kompani tjetër. Prandaj unë nuk bëra dot kolegj apo universitet, ndërsa ti e ngrite ” Justinianin” kolegjin juridik nga hiri. Shiko sa shpifës je: kur kishe bindjen se kishim vjedhur, pse nuk më denoncoje dhe pse nuk e denoncon? Veteriner Murrizi, keni mungese te theksuar edhe te njohurive minimale juridike por edhe ekonomike. Ligjërisht, të kesh dijeni për një krim dhe të mos e denoncosh, dënohesh, o shoku veteriner që themelove universitet në Jurisprudencë. Sa më shumë hap gryken shpifese ti, aq më e qartë bëhet se sa shpifës dhe kriminel je në shpirtin tënd. Mos harro se policia tatimore, ku drejtoje edhe ti, u bë struktura më kriminale kundër socialistëve dhe mbështetësve të saj pas viti 1994, kur udheheqesi juaj i perjetshem shpirterore humbi referendumin per tu bere “mbret i Shqiperise”. Aq kriminale ishte struktura dhe partia ku ti shërbeje i devotshëm, me plot të fortë dhe rrugaçë pas teje, sa FMN-ja me kushtezoj cdo ndihme per Shqiperine duke me vene mbi tavoline dy kushte: e para, kërkoi pastrimin e skemave piramidale. E dyta, shpërbërjen e policisë financiare, ku kishte specialistë të mirë, por ku komandonit kriminelët si ky shpifësi ordiner. E premtuat se do ta krijonit Policine Financiare sapo te vinit ne pushtet. Ishit 8 vite ne pushtet 2005-2013 dhe nuk guxuat te ri krijonit Policine Financiare, sepse ishit te binur per cv kriminale te saj dhe se nuk jua lejuan SHBA, FMN dhe BE. Aq keq i përdorët ju strukturat e doganave, tatimeve, policisë tatimore dhe disa punonjës të Ministrisë së Financave, sa një javë pasi u bëra ministër i Financave te vendit tim ne 9 Mars 1997, në kulmin e krizës që ju deshët ta shndërronit në luftë civile, një ditë, një burrë fisnik nga Veriu, ekspert në një drejtori të rëndësishme të Ministrisë së Financave, më ftoi të shikoja nga zyra e tij dy makinat e stafit të Ministrisë së Financave. U tmerrova: kishin brenda skafandra dhe shkopinj gome me të cilat vazhdonin të rrihnin protestuesit kundër qeverisë së piramidave. I thirra lart, zbritëm poshtë, dhe u kërkova të hapnin dyert e furgonëve “fouristrada”. Ikën të turpëruar nga puna. më vonë, njëri prej tyre, më kërkoi ndjesë për verbërinë dhe keqpërdorimin e tyre nga nje pjese e stafi politik i Ministrisëse Financave. Une e dua vendin time pa asnje kushtezim. Ju i perdoret mish per tope mbehstetesit tuaj per pasurimin tuaj, ndersa une ne 2005, si minister i Financave te vendit time nxora nje urdher administrative qe asnje punonejs i taksa, tatimeve dhe ministrise se fuinacave nuk duhet te merrte pjese ne komisionet e numerimit te viotave. Kjom sepse ata ishin sherbetore ne mbledhjen e te hyrave buxhetore qe paguheshin nga te gjithe taksapaguesit shqiptare pavareisht se ishin anetare te partive te ndryshme poltike. Urdheri synnte depolitizimin te administrates tatimore. Une nuk genjej – kerkoje dhe do ta gjesh urdherin ne arshivat e Ministrise se Financave, po te ndihmoj ehste perpara zgjedhjeve parlamentare 2005. Ju sapo erdhet ne pushtet pushuar shume tatimore dhe doganier duke keqperdorur kete urdher. Kjo pasi te gjitha vendet qe krijuat nga keto pushime jo ligjore, pasi ata i fituan gjyqet me ju, i shitet , duke futur ne administrate shume militante fanatik te PD-se, apo arketare personale te disa deputeve. Kaq mjafton.

  • Ministri Malaj: Mbi 10 mijë të rinj të punësuar në 6-mujorin e parë 2025

    Ministri Malaj: Mbi 10 mijë të rinj të punësuar në 6-mujorin e parë 2025

    Ministri i Financave Petrit Malaj ka bërë të ditur se numri i të punësuarve të rinj ka shënuar një rritje gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2025 krahasuar me një vit më parë. Në një postim në Facebook, kreu i financave bën të ditur se janë mbi 10 mijë e 500 punonjës të rinj më shumë, në krahasim me janar-qershor 2024.
    “Numri i të punësuarve të rinj rezultoi me një ecuri pozitive në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025. Shifrat e raportuara nga Administrata Tatimore flasin për 10,523 punonjës të rinj më shumë, në krahasim me janar-qershor 2024”, shkruan Malaj.

  • Do të përjetojnë një rritje të ndjeshme të financave, njihuni me tre shenjat më fatlume të zodiakut

    Do të përjetojnë një rritje të ndjeshme të financave, njihuni me tre shenjat më fatlume të zodiakut

    Gushti është një muaj mjaft me fat veçanërisht për tre shenja të zodiakut, pasi ato do të përjetojnë sukses financiar.
    Më poshtë kemi listuar se cilat janë këto shenja
    Virgjëresha

    Përgatituni të veproni: Marsi hyn në Peshore, e cila kontrollon financat tuaja, më 6 gusht. Marsi ju inkurajon të ecni përpara në jetën tuaj, por meqenëse është në Peshore, kjo do të thotë që do ta bëni këtë në partneritet me të tjerët. Pra, jini më të hapur me të tjerët, pasi do të luajnë një rol vendimtar në suksesin tuaj. Kjo mund të nënkuptojë edhe partneritetin me partnerin tuaj apo një bashkëpunim me të afërmit e tjerë.

    Gaforrja
    Ndërsa korriku solli një Mërkur retrograd në sektorin tuaj financiar, gushti do të mirëpresë Afërditën më datën 25. Ndërsa Afërdita kalon në Luan, më në fund do të shpërbleheni për përpjekjet e javëve të fundit. Përqendrohuni në  të ardhmen tuaj dhe mos lejoni që e kaluara të ndikojë te ju. Afërdita gjithashtu do të rrisë njohuritë tuaja për menaxhimin e financave tuaja, vetëm kini kujdes të mos rrëmbeheni nga optimizmi i tepërt.
    Luani
    Sezoni i Venusit, i cili fillon më 22 gusht në shtëpinë tuaj të suksesit financiar dhe bollëkut, ju ndihmon të tërhiqni të dyja. Hëna e Re në Virgjëreshë më 23 gusht do të sjellë mundësi shtesë për një fillim të ri në këto fusha. Besojini mësimeve të muajve të fundit, veçanërisht në lidhje me atë që meritoni, për t’u siguruar që nuk do të merrni më pak. Sezoni i Virgjëreshës dhe Hëna e Re në Virgjëreshë do të sjellin mundësi të reja për pasuri, për sa kohë që nuk zhyteni në detaje. Bëni një plan dhe ndiqeni atë me përpikëri.

  • Noterët kërkojnë rivlerësim me tatim 5% edhe për apartamentet e blera me kontrata porosie

    Noterët kërkojnë rivlerësim me tatim 5% edhe për apartamentet e blera me kontrata porosie

    Para miratimit të projektligjit për rivlerësimin e pronës me tatim të reduktuar nga 15% që është aktualisht në 5%, noterët kërkojnë që në proces të përfshihen edhe apartamentet e blera me kontrata porosie (sipërmarrje).Aktualisht këto lloj kontratash përfaqësojnë një formë shumë të përdorur blerje në tregun e ndërtimit në Shqipëri, ku madje në shumë raste kontrata e nënshkruar me ndërtuesin për blerjen e një apartamenti që është ende në ndërtim regjistrohet në hipotekë.Megjithatë, në projektligjin e hedhur për konsultim publik nga Ministria e Financave, kjo kategori pronësie mbetet e pa përfshirë në vlerësimin e pronës me tatim 5%.Noterët sugjerojnë se duke qenë se këto kontrata regjistrohen në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), duke i dhënë të drejtën qytetarit që këto prona të përdoren si garanci bankare apo ta trashëgohen, duhet të jenë pjesë e procesit të rivlerësimit.“Rivlerësim mund të bëjnë edhe personat që kanë blerë me kontratë sipërmarrje (pronotim) njësi ndërtimore dhe me kusht që këto kontrata të jenë të regjistruara në ASHK Tiranë, në kartelën e veçantë të lejes së ndërtimit dhe rivlerësimi të citohet në atë kartelë.Mendoj se kjo duhet të jetë në ligj si përcaktim, duke qenë se janë prona që disponohen në treg me marrëdhëniet juridike – civile si dhe janë pjesë e kolateraleve të bankave, të cilat japin kredi me bllokimin e këtyre të drejtave në kartelën e lejes së ndërtimit për qytetarin që ka blerë njësinë ndërtimore.Duke qenë se projektet tashmë janë më cilësore dhe të ndërlikuara dhe duan më shumë kohë të mbrohen nga lëvizja e çmimeve edhe qytetari i cili pasi e ka blerë dhe regjistruar në ASHK të ketë mundësi ta rivlerësojë këtë pasuri në të ardhmen dhe shënimet përkatëse të bëhen tek kartela e lejes së ndërtimit që qytetari ka marrë nga ASHK pas regjistrimit të kontratës së sipërmarrjes për pronotim/ blerje të njësisë së ndërtimit nga shoqëria ndërtimore.Po ashtu kjo do të sjellë edhe rritjen e edukimit të qytetarëve që të regjistrohen këto lloj kontratash në ASHK në Tiranë”, nënvizon noteri Ardian Stamo në sugjerimet dërguar Ministrisë së Financave për projektligjin e rivlerësimit të pronave të hedhur për konsultim publik. Sugjerimet e noterit janë publikuar nga Ministria e Financave të konsultimet publike.Sakaq në muajin qershor agjencia Shtetërore e Kadastrës ndryshoi rregullat për regjistrimin e pronave të blera me kontrata porosie.Sipas udhëzimit “Për miratimin e modelit dhe përcaktimin e rregullave të mbajtjes së regjistrit të lejes së ndërtimit, si dhe të procedurave të regjistrimit të kontratës së sipërmarrjes/porosisë dhe të premtim shitjes” përcaktohej se për pronat e shitura me kontrata porosie do të refuzohet regjistrimi në kadastër nëse pas verifikimeve ka ndryshime planimetrie të njësitë individuale. Refuzim të regjistrimit të pasurive me kontratë porosie do të ketë edhe nëse kërkuesi brenda afatit prej 30 ditësh nuk arrin të korrigjojë të dhënat që kanë mangësi apo pasaktësi.Paralelisht me projektligjin për rivlerësimin e pronave me tatim të reduktuar në 5%, Ministria e Financave publikoi edhe projektligjin për ndryshimin e çmimeve të referencës në rrethe me rritje nga 0,2% deri në 226%.Noteri Ardian Stamo në sugjerimet dërguar Ministrisë së Financave se ligji për rivlerësimin e pasurive, duhet t’u ofrojë qytetarëve sigurinë e rivlerësimit nga ndryshimi i çmimeve të referencave. “Pasi shumë qytetarë mund të bëjnë rivlerësimin në çmimin e referencës nga ASHK, sipas ligjit edhe nësë ndryshojnë në të ardhmen përsëri çmimet e referencës qytetari ekspozohet me tatim për diferencën. Ligji duhet ta ofrojë këtë siguri qytetarëve që aplikojnë dhe paguajnë rivlerësimin e pronës / zakonisht sipas çmimit të referencës”, pohon noteri Stamo.Projektligji parashikon se afati i zbatimit të rivlerësimit të pronës me tatim 5% do të shtrihet nga 1 janari 2026 deri në 30 Shtator 2026.Nga aminstitë e zbatuara nga 2011 deri në 2022 me norma tatimore nga 1, 2 deri 3% sipas të dhënave të Financave për rivlerësim pronash kanë aplikuar rreth 255 mijë aplikuar dhe janë arkëtuar 23,5 mld lekë tatim i paguar nga rivlerësimet./ D.Azo  Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • RTSH në krizë, drejtoresha Eni Vasili letër Financave për buxhet shtesë: Miliona euro abuzime, do të kërkoj auditim

    RTSH në krizë, drejtoresha Eni Vasili letër Financave për buxhet shtesë: Miliona euro abuzime, do të kërkoj auditim

    Drejtoresha e Radio Televizionit Shqiptar, Eni Vasili, tregon që institucion që drejton prej pak muajsh është një krizë.

    Ajo i është drejtuar ministrit të Financave, Petrit Malaj, me një kërkesë për mbështetje financiare prej 200.000.000 lekësh shtesë nga Buxheti i Shtetit, ku thotë se RTSH është në një situatë të vështirë financiare. Për këtë, Vasili ka disa argumente, duke nisur me nivelin e ulët, sikurse e cilëson, të tarifës së aparatit televiziv.
    Po ashtu, sipas saj, nuk ka financim buxhetor në masën 100% për shpenzimet e programeve që financon Buxheti i Shtetit, ndërsa thotë se ka vlera shumë të larta për të drejtat televizive e sportive, të kontraktuara në vite e të mbetura të palikuiduara.
    Vasili pranon se ndryshimet në stafet drejtuese gjatë periudhës 2021-2024, kanë sjellë problematike në shpenzime gjyqësore si rezultat i largimit nga puna të punonjësve. Sipas shkresës së dorëzuar në Ministrinë e Financave, që nga muaji korrik i vitit të kaluar janë shpenzuar 326.823.152 lekë në çështje gjyqësore, gjyqet janë fituar nga ish-punonjës të aksidentuar në punë ose të larguar nga puna.
    Drejtoresha e RTSH-së kërkon buxhet shtesë, për ta përdorur për ‘prodhime filmike e artistike me rëndësi ndërkombëtare’, ‘Orkestrën Simfonike të RTSH-së dhe Kinematografinë’, ‘projekte teknike për futjen e teknologjive të reja’.
    Megjithatë, ajo paralajmëron se më parë do të kërkojë një auditim të plotë të strukturës dhe projekteve të RTSH-së, për të kuptuar se ku kanë përfunduar fondet publike.

    Top Channel

  • Skandal në RTSH! Vasili shkresë Financave për fonde shtesë: 8 milionë euro abuzime, rrezikohen pagat dhe kontratat

    Skandal në RTSH! Vasili shkresë Financave për fonde shtesë: 8 milionë euro abuzime, rrezikohen pagat dhe kontratat

    Radiotelevizioni Shqiptar është zyrtarisht në krizë të thellë financiare. Drejtoresha e re, Eni Vasili, në muajt e parë të detyrës ka konstatuar situatën alarmante në një komunikim të brendshëm zyrtar, duke pranuar se mungesa e likuiditeteve rrezikon pagesat ndaj punonjësve dhe kontraktorëve të jashtëm.
    Problemet vijnë pas një periudhe të trazuar me shkarkime, emërime dhe abuzime të njëpasnjëshme, ku menaxhimi i institucionit ka qenë jo vetëm i pakontrolluar, por edhe i dëmshëm financiarisht.
    Bilanci negativ deri më tani përfshin 730 mijë euro të humbura nga detyrime për punonjës të pushuar, rreth 3.3 milionë euro rrezik për dëmshpërblime nga proceset gjyqësore në vijim, si dhe afro 4 milionë euro humbje nga kontratat për të drejta televizive, ku mbi gjysma janë shpenzime të paplanifikuara.
    Në total, RTSH ka humbur afro 8 milionë euro nga menaxhimi i mëparshëm – gati 1/3 e buxhetit vjetor, që kap vlerën e 25 milionë eurove.
    Në një letër zyrtare drejtuar Ministrisë së Financave, Eni Vasili ka kërkuar 2 milionë euro financim shtesë për vitin 2025, por më e rëndësishmja është premtimi i saj për një auditim të plotë të strukturës dhe projekteve, për të zbardhur përgjegjësitë dhe ndalur gjakderdhjen financiare.
    “Nuk është vetëm financimi i ulët nga tarifat që paguajnë qytetarët problemi. Situata e rënduar financiare vjen nga mosrealizimi i të ardhurave dhe abuzimet masive me fondet publike”, thekson Vasili në kërkesën zyrtare.