Yield-et e obligacioneve 20-vjeçare u rritën për të dytin ankand radhazi. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, yield-i uniform i pranuar i këtyre instrumenteve u rrit në 6.88%, nga 6.5% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm të këtyre instrumenteve, në muajin qershor.Nga 1 miliard lekë që kishte qenë shuma e shpallur për financim nga Ministria e Financave, vlera totale e kërkesave në ankand arriti në 1.31 miliardë lekë. Pavarësisht se pro rata (pjesa e pranuar) e kërkesave konkurruese nuk ishte shumë e lartë, në nivelin 49.4%, yield-et u rritën sërish. Këtu ndikoi edhe vendimi i Ministrisë së Financave për ta rritur shumën e emetimit në nivelin maksimal të lejuar, prej 15%. Sipas rregullores së ankandeve, për obligacionet yield-i është uniform me kërkesën më të lartë të pranuar.Nga ana tjetër, ankandi i obligacioneve 20-vjeçare konfirmon tendencën e korrektimit në rritje të instrumenteve të borxhit afatgjatë të qeverisë.Prej fillimit të vitit 2024, ulja e normave të interesit të Bankës së Shqipërisë dhe kërkesa e lartë e investitorëve në tregun primar të titujve qeveritarë kishte sjellë një tendencë të vazhdueshme rënëse për këto instrumente. Kjo bëri që shumica e titujve afatgjatë të preknin nivelet më të ulëta historike në gjysmën e parë të këtij viti. Megjithatë, ishte e pritshme që rënia e fortë e yield-eve do të pasohej nga një korrektim i tyre në rritje dhe pikërisht një gjë e tillë ka ndodhur duke filluar që prej muajit qershor, sidomos për instrumentet me maturim afatgjatë.Rritja e yield-it të obligacioneve afatgjata është një zhvillim pozitiv për investitorët e interesuar për këtë segment të tregut, sidomos për fondet private të pensionit, që i investojnë asetet e tyre në masën dërrmuese në instrumente me afate të gjata maturimi, për të maksimalizuar kthimet.Obligacionet 20-vjeçare u emetuan për herë të parë në muajin janar të këtij viti, nëpërmjet një ankandi për testimin e tregut. Kërkesa nga investitorët rezultoi mjaft e lartë dhe nga 1.5 miliardë lekë që ishte shuma e shpallur e emetimit, në ankand u paraqitën kërkesa totale në vlerën e 4.26 miliardë lekëve. Falë kërkesës së lartë dhe çmimit të favorshëm, Ministria e Financave vendosi ta rrisë shumë e emetimit me 15%, për një vlerë totale prej 1.72 miliardë lekësh. Yield-i uniform i pranuar dhe kuponi i obligacionit rezultuan në nivelin 6.78%, poshtë kuponin referencë prej 7% të paraqitur para ankandit nga Ministria e Financave.Në rihapjen e ankandit, që u zhvillua në muajin mars, yield-i uniform i pranuar i ankandit zbriti në 6.15%, duke ndjekur tendencën e përgjithshme të tregut të instrumenteve të borxhit qeveritar. Edhe rihapja e ankandit tërhoqi interes mjaft të lartë të investitorëve. Nga 1 miliard lekë që ishte shuma e shpallur e emetimit, në ankand u paraqitën kërkesa totale në vlerën e 2.67 miliardë lekëve. Për shkak të kërkesës së lartë dhe çmimit të favorshëm, Ministria e Financave vendosi ta rrisë shumë e emetimit me 15%, për një vlerë totale prej 1.15 miliardë lekësh.Ndërsa, në ankandin e tretë, në muajin qershor të këtij viti, yield-i uniform i pranuar i këtyre instrumenteve u rrit në 6.5%. Nga 2 miliardë lekë që kishte qenë shuma e shpallur për financim nga Ministria e Financave, vlera totale e kërkesave në ankand u kufizua në 1.93 miliardë lekë.Obligacionet 20-vjeçare janë instrumentet më afatgjata të borxhit të emetuara ndonjëherë nga qeveria shqiptare./ E.Shehu Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Tag: financave
-

Arka e shtetit fryhet me 5 miliardë euro në 8 muaj, ja ku u mblodhën paratë
Gati 5 miliardë euro ka mbledhur arka e shtetit në 8 muajit e këtij viti. Në shifrat e fundit të publikuara nga Ministria e Financave thuhet se të ardhurat u rritën me 7.3% në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ose 340 milionë euro më shumë.
Rritja më e madhe e të ardhurave ka ardhur nga tatimi mbi pagat pasi u mblodhën në total 567 milionë euro, si dhe nga TVSH-ja, duke sinjalizuar rritje të konsumit në kulmin e sezonit turistik.
“Të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale, për periudhën Janar-Gusht 2025, janë në shumën 56.7 miliardë lekë, 11.8 miliardë lekë ose 26.3% më shumë se periudha Janar-Gusht2024, si dhe 4 miliardë lekë ose 7.6% më shumë se plani i periudhës Janar-Gusht 2025. Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto) u realizuan në shumën 45.8 miliardë lekë, 7.8 miliardë lekë ose 20.7% më shumë se periudha Janar-Gusht 2024”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.
Edhe të ardhurat nga tatimi mbi fitimin u rritën thotë Ministria e Financave me 1.4% krahasuar me vjet. Ndërsa sa i takon të ardhurave doganore, në total u mblodhën rreth 1.5 miliardë euro në rritje me 3.5% krahasuar me vjet.
Të ardhurat nga TVSH në import që lidhet direkt me volumin e mallrave të importuara por edhe me çmimet e tyre u mblodhën 1 miliardë euro, ose 13 milionë euro më shumë se vjet. Ndërsa nga akciza ku përfshihen produktet energjetike, pijet, duhani e karburanti u mblodhën 462 milionë euro, 42 milionë euro më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2024.
Kurse shpenzimet në fund të gushtit arritën në 457.4 miliardë lekë (4.5 mld euro), edhe pse në rritje me 51.5 miliardë lekë (+515 mln euro) në raport me tetëmujorin e vitit 2024, përsëri janë më të ulta sesa të ardhurat. Ndikim në ecurinë e dobët të shpenzimeve kryesisht atyre kapitale që lidhen me investimet patën zgjedhjet e 11 majit, që kufizojnë shpenzimet, pasi konsiderohen në shkelje me kodin zgjedhor.
Për këtë arsye ky tetë mujor thotë Ministria e Financave është mbyllur me suficit në vlerën 41.2 miliardë lekë ose 412 milionë euro të ardhura më shumë se shpenzime. -
Belind Këllici: Tërmet Peçi do jetë ministri i i ri i Financave
Në një emision televiziv Belind Këllici zbuloi emrat e mundshëm të ministrave të ardhshëm në qeveri.
Ai deklaroi se Tërmet Peci mund të jetë Ministër i Financave, ndërsa Agron Malaj mund të marrë postin e Ministrit të Brendshëm. “Unë kam ardhur këtu të flas për qeverinë dhe për lajmet që qarkullojnë që Tërmet Peçi mund të jetë ministër Financash, për Agron Malajn që mund të jetë ministër i Brendshëm. Ky është lajmi i tanishëm, Tërmet Peçi ministër financash. Në këto nivele do shkojë mazhoranca.”, tha Këlliçi.
Për raportin e OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 11 majit, Këlliçi theksoi se dokumentimi me video dhe dokumente tregon realitetin e tre muajve të fundit. “E vërteta është e vetmja, nuk mund të mohohet. Në Shqipëri ka pasur votime, por jo zgjedhje reale; ka pasur një farsë dhe kundërshti të manipuluar,” tha ai.
-

Çfarë po planifikon mazhoranca?/ Këllici zbulon detajet: Ja kush do jetë ministri i Financave të Ramës
Në një emision televiziv Belind Këllici zbuloi emrat e mundshëm të ministrave të ardhshëm në qeveri.Ai deklaroi se Tërmet Peci mund të jetë Ministër i Financave, ndërsa Agron Malaj mund të marrë postin e Ministrit të Brendshëm. “Unë kam ardhur këtu të flas për qeverinë dhe për lajmet që qarkullojnë që Tërmet Peçi mund të jetë ministër Financash, për Agron Malajn që mund të jetë ministër i Brendshëm. Ky është lajmi i tanishëm, Tërmet Peçi ministër financash. Në këto nivele do shkojë mazhoranca.”, tha Këlliçi.
Për raportin e OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 11 majit, Këlliçi theksoi se dokumentimi me video dhe dokumente tregon realitetin e tre muajve të fundit. “E vërteta është e vetmja, nuk mund të mohohet. Në Shqipëri ka pasur votime, por jo zgjedhje reale; ka pasur një farsë dhe kundërshti të manipuluar,” tha ai.
-

Sigurimi i detyrueshëm nga tërmeti/ Bizneset shkresë Ministrisë së Financave, kërkojnë ndryshime për transparencë
Bizneset kanë rezerva dhe sugjerime sa i takon projektligji për sigurimin e detyrueshëm nga tërmetet i cili është hedhur së fundmi për konsultim publik.
Përmes një shkrese dërguar Ministrisë së Financave, Dhoma Amerikane e Tregtisë, thekson se drafti përkufizon banesat dhe seksionet e brendshme por lë paqartësi për ndërtesat me përdorim të përzier se për strukturat që janë vetëm pjesërisht rezidenciale.
Po ashtu, në shkresë thuhet se përkufizimi i ngjarjes së tërmetit lidhet me magnitutën mbi 5.0, por nuk specifikohet procesi për njohjen dhe shpalljen zyrtare të saj nga autoritetet, duke krijuar hapësire për kontestim.
Sa i takon natyrës detyruese që ka projektligji, i cili e lidh sigurimin e banesave me aksesin në shërbime të rëndësishme si kadastra, e-albania, QKB, Dhoma Amerikane, thekson se edhe pse është një stimul i fortë për respektimin ligjit, refuzimi i shërbimeve bazë për personat që nuk e zbatojnë atë, mund të cenoje parimin e propocionalitetit, veçanërisht për shtresat vulnerabil. Në këtë pikë rekomandohet parashikimi i përjashtimeve dhe lehtësive për kategori të caktuara të popullsisë.
Nga ana tjetër, krijimi i Fondit për Tërmetet si shoqëri aksionare publike konsiderohet si një qasje pozitive, por në optikën e bizneseve, ligji i jep Ministrisë së Financave kompetenca të gjera mbi emërimet dhe mbikëqyrjen, duke ngritur dyshime mbi pavarësinë e vërtetë të Fondit. Për këtë arsye, rekomandohen të shtohen dispozita më të detajuara mbi konfliktin e interesit, transparencën dhe publikimin e raporteve dhe auditimeve periodike.
Në shkresë thuhet se projektligji parashikon një afat tremujor për pagesën e pretendimeve por nuk sqaron procedurat në rast refuzimi apo vonese. Gjithashtu, ankimi para komisionit ad-hoc nuk është i detajuar për nga përbërja dhe kompetencat. Për këtë qellim rekomandohet një kuadër më i plotë mbi mekanizmat e ankimimit dhe përfshirja e zgjidhjeve alternative si ndërmjetësimi apo arbitrazhi, të cilat do të siguronin më shumë besim dhe efikasitet. Nga ana tjetër kërkohet marrje masash që shkëmbimi i të dhënave të qytetarëve ndërmjet institucioneve të jetë në përputhje me ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale.
Sipas Dhomës Amerikane një pikë tjetër problematike, është se projektligji trajton sigurimin e detyrueshëm dhe atë vullnetar, por koordinimi mes tyre dhe renditja e pagesave nuk është i detajuara. -

Çelet kësti i pestë për trashëgimtarët e ish-të dënuarve politikë
Ministria e Financave ka çelur këstin e pestë për kategorinë e subjekteve përfituese joparësore (trashëgimtarë), të ish-të dënuarve politikë dhe ka filluar procedurën e pagesës së këtij kësti.
Kjo procedurë bëhet në zbatim të ligjit “Për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë të regjimit komunist ”, të ndryshuar si dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e afateve dhe të skemës së shpërndarjes së fondeve të dëmshpërblimit për ish të dënuarit politikë të regjimit komunist”, të ndryshuar.
Për trashëgimtarët e ish-të dënuarve politikë, që bëjnë pjesë në kategorinë joparësore, dokumentet që duhet të dërgojnë janë dëshmi trashëgimie ligjore për të dënuarin politik, origjinale ose kopje e njësuar e noterizuar, certifikatë vdekjeje origjinale për ish- të dënuarin politik dhe për çdo trashëgimtar të radhës së parë që nuk jeton më, certifikatë të trungut familjar origjinal si dhe numrat e llogarisë.
Personat, të cilët nuk dëmshpërblehen, për shkak të mosplotësimit të dokumenteve, gëzojnë të drejtën për të marrë këstin e kësaj pagese në fazën tjetër, por jo më vonë se tre vjet pas publikimit të emrit për herë të parë në faqen zyrtare.
Për shpërndarjen e kësteve të tjera, pagesa e këstit vijues, do të kryhet mbi bazë të dokumentacionit të dërguar më parë, kur nuk ka kontestim, nga rrethi i familjarëve ose të trashëgimtarëve, ndryshime të statusit të ish- të dënuarit politik ose të trashëgimtarëve që jetojnë, revokim të prokurës së posaçme.
Në vijim të çeljes së fondit për këstin e pestë për trashëgimtarët e ish-të dënuarve politikë, Ministria e Financave ka publikuar edhe listën e parë të dosjeve në radhë për përfitimin e këstit të pestë.
Në mbështetje të dokumentacionit të depozituar pranë Ministrisë përgjegjëse për financat, Drejtoria përgjegjëse për pagesat, në zbatim ligjit në fuqi për dëmshpërblimet e ish të dënuarve politikë, të Vendimeve të Këshillit të Ministrave dhe të Udhëzimit të Ministrit të Financave, realizon shpërndarjen e pagesave të këstit të radhës, duke bërë kontrollin e dokumentacionit të depozituar për çdo dosje individuale të ish të dënuarve politikë, pranë kësaj drejtorie dhe duke ndjekur radhën e pagesave të paguara ndër vite. -

Pas ministrave, Rama vizitohet në Kryeministri nga biznesmeni i njohur, ja çfarë po ndodh
Pas rikthimit në punë nga pushimet, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takime si me anëtarët e kabinetit, gjithashtu edhe me përfaqësuesit e PS në Kuvend.
Edhe ditën e sotme në selinë e qeverisë vijon të ketë vizita, teksa Delina Ibrahimaj, Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen shoqërohej nga ish-Ministri i Financave Ervin Mete. Më pas në kryeministri ka shkuar edhe ministri i Financave, Petrit Malaj.
Por nga ana tjetër, pas anëtarëve të PS, në kryeministri ka qenë i pranishëm edhe biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli. -

Pushtimi në Gaza sjell përplasje në qeverinë izraelite, ministri i Financave: Kush nuk largohet nga qyteti do të vdesë ose duhet të dorëzohet
Në një takim të kohëve të fundit, Shefi i Shtabit të Ushtrisë Izraelite (IDF), Eyal Zamir, është përplasur ashpër me ministrat e ekstremit të djathtë, Bezalel Smotrich dhe Itamar Ben Gvir, lidhur me mënyrën e trajtimit të popullsisë civile në Gazë.
Zamir ka theksuar se ushtria nuk është e sigurt se sa kohë do të duhej për të evakuuar civilët nga qyteti i Gazës, duke paralajmëruar se situata humanitare është shumë më e ndërlikuar nga sa paraqitet në skenën politike.
Por ministri i Financave, Smotrich, ka mbajtur një qëndrim të ashpër, duke kërkuar bllokimin total të Gazës: “Ne kemi urdhëruar një operacion të shpejtë. Sipas mendimit tim, ju mund t’i rrethoni. Ata që nuk evakuohen, mos i lini të largohen. Pa ujë, pa energji elektrike, ata mund të vdesin urie ose të dorëzohen. Kjo është ajo që duam ne dhe ju jeni të aftë ta bëni këtë”, deklaroi ai.
Që prej tetorit 2023, pas sulmit masiv të Hamasit ndaj Izraelit, ushtria izraelite nisi një ofensivë të gjerë tokësore dhe ajrore në Rripin e Gazës. Mijëra palestinezë kanë humbur jetën, ndërsa qytetet kryesore, përfshirë qytetin e Gazës, janë kthyer në shkatërrim të plotë.
Bllokada e vendosur nga Izraeli ka lënë mbi 2 milionë banorë pa furnizime bazë me ushqim, ujë dhe energji elektrike, duke shkaktuar një krizë të thellë humanitare.
Organizatat ndërkombëtare dhe Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje të përsëritura për ndalimin e operacioneve dhe lehtësimin e korridoreve humanitare, por deri tani Izraeli ka refuzuar të tërhiqet.Top Channel

