Tag: financave

  • Qeveria ndryshon skemën e TVSH-së për bujqësinë, Braçe kundër Ministrisë së Financave: Fermerët do falimentojnë

    Qeveria ndryshon skemën e TVSH-së për bujqësinë, Braçe kundër Ministrisë së Financave: Fermerët do falimentojnë

    Kompensimi i TVSH-së në bujqësi nuk do të jetë më 0%. Ministria e Financave ka parashikuar që fermeri të kompensohet me një normë prej 10% për tatimin mbi vlerën e shtuar, ky kompensim pritet të jetë direkt në llogarinë bankare të fermerit dhe kostoja për një vit parashikohet të arrijë 1.5 mld lekë.

    Sipas deputet socialist Erion Braçe, kjo lëvizje tatimore nuk është e duhura, përballë kërkesave të sektorit bujqësor.
    “Në qoftë se duan të kompensojnë fermerin, çdo lekë është i mirëpritur, por është i pamjaftueshëm”, shprehet Erion Braçe, deputet i PS.
    Erion Braçe, prej vitit 2019  në Komisionin e Ekonomisë, ka propozuar barazimin e TVSH në hyrje dhe dalje, sipas tij kjo politikë financiare është zgjidhja e fermerit që të mposhtë produktin e importit duke e bërë atë më konkurrues në treg.
    “Nuk zgjidh ky kompensim problemin e madhe që kemi midis fermeri, grumbulluesit dhe përpunuesit në tregun e brendshëm. Por të hyjë më 0 TVSH  dhe të dalë me 20% TVSH ose është kosto për konsumatorin që vazhdon të blejmë më shtrenjtë prodhimin e tokës së vet, ose është humbje. Sot keni në treg karotën nga Turqia që vijnë më 50 lekë, ndërsa karota në Divjakë kushton me 52 lekë, tregtari do marrë turken sepse nuk humb para, do shkoj tek importi”, shton deputeti socialist.
    Deputeti Braçe gjithashtu kundërshton me zë të fortë aksionin tatimor për produktet blegtorale pa faturë fiskale, sipas tij ky aksionin nuk nxit formalizmin por falimentimin e bujqësisë shqiptare.
    “Duhet zgjidhur problemi i TVSH-së në mënyrë emergjente. Për dy arsye për rënien drastike që ka sektori i bujqësisë dhe për turpet e pashembullta të policisë tatimore, të cilat dje në një biznes të Tiranës për një sasi të vogël gjize që i mungonte fatura e TVSH-së i kanë vënë 11 mln lekë të vjetra gjobë. Po pse do të shkoj më ai të blejë tek bujku, harrojeni!”, thotë më tej Braçe.
    TVSH 0% për bujqësinë u vendos gjatë viteve 2018-2019, në atë kohë ministria e financave drejtohet nga Arben Ahmetaj, ky ndryshim vjen pas kërkesave të shumta që fermerëve, mbetet për tu parë se sa efektive do të jetë se kam e propozuar, duke qenë se variant I aplikuar më pare prej 6% TVSH, nuk solli rezultate pozitive në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë.

  • “Paga minimale të bëhet 600 euro”, Oda Ekonomike bojkoton takimin me Ministrinë e Financave

    “Paga minimale të bëhet 600 euro”, Oda Ekonomike bojkoton takimin me Ministrinë e Financave

    Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka thënë se kryeministri dhe ministri i Financave e kanë kërkesën e punëtorëve që nga marsi, dhe aty bëhet qartë se paga minimale duhet të jetë 600 euro. Oda Ekonomike e Kosovës nuk ka marrë pjesë në takimin e thirrur nga Ministria e Financave për çështjen e rritjes së pagës minimale të enjten.Nga OEK-u këtë takim e kanë quajtur fushatë politike, ndërsa kanë kërkuar takime të nivelit të lartë.“OEK thekson se në katër vitet e fundit nuk ka pasur asnjë dialog të mirëfilltë e gjithëpërfshirës ndërmjet Qeverisë dhe komunitetit të biznesit, ndonëse një proces i tillë është thelbësor për adresimin e sfidave ekonomike dhe zhvillimin e qëndrueshëm të vendit”.Nga OEK-u thuhet tutje se bizneset janë përballur me një sërë vendimesh të njëanshme, të cilat kanë ndikuar drejtpërdrejt në funksionimin e tregut dhe klimën e investimeve.Kryetari i OEK-ut, Lulzim Rafuna, ka theksuar se proceset që prekin bizneset, siç është edhe çështja e pagës minimale, kërkojnë qasje serioze, analiza të mirëfillta dhe konsultim të gjerë me sektorin privat.“Oda Ekonomike e Kosovës është pjesë e Këshillit Ekonomiko-Social me dy anëtarë dhe gjithmonë ka qenë e gatshme për dialog të hapur e konstruktiv. Megjithatë, një qeverisje legjitime dhe e votuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës duhet të tregojë përgjegjësi institucionale, duke dëgjuar dhe përfshirë partnerët ekonomikë në proceset e vendimmarrjes”.Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve Privat, Jusuf Azemi, ka folur para takimit të sotëm me ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Murati, ku do të diskutohet çështja e rritjes së pagës minimale.“Ne do të marrim pjesë në këtë takim. Nuk dimë asgjë, dimë vetëm se do të bisedohet për pagën minimale. A do të jenë akterët kryesorë, nuk e di,” ka thënë Azemi.Ai ka theksuar se qëndrimi i sindikatës, i cili është mbajtur edhe ndaj Ministrisë së Financave dhe Kryeministrisë që nga marsi i këtij viti, është se paga minimale e punëtorëve në sektorin privat duhet të jetë 600 euro.“Qeveria mund të marrë vendim për 500 euro, ne e vlerësojmë edhe këtë lëvizje, por ne ia lëmë vetit dyert hapur sepse normalisht që të gjitha ato kompani që nuk përkrahin këtë pagë kemi të drejtën e grevave,” ka shtuar Azemi.Sipas tij, një analizë e bazuar në shportën e një familjeje katër anëtarëshe tregon se një anëtar i familjes ka nevojë për rreth 2.80 euro brenda ditës për ushqim, transport, cigare, shkollim etj.“Sa mund të kryej punë një person me 2.80 euro brenda ditës, mund ta vlerësojë secili për vete,” ka thënë Azemi.Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve e drejtuar nga Hekuran Murati ka ftuar përfaqësuesit e institucioneve dhe shoqatave të ndryshme në një takim të rëndësishëm për të diskutuar rreth çështjes së rritjes së pagës minimale në vend.Takimi është paraparë të mbahet për sot prej orës 10:00 në objektin e Qeverisë së Kosovës.Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), Naim Jakaj thekson se procesi për caktimin e pagës minimale në Kosovë mund të nisë vetëm pasi të jetë konstituuar Këshilli Ekonomiko-Social (KES) dhe të ketë një Qeveri funksionale, sipas procedurave të përcaktuara me ligj. Sipas tij, çdo konsultim apo vendim jashtë kësaj procedure, nuk do të ketë fuqi ligjore, bëjnë të ditur burime nga institucionet përkatëse.Aktualisht paga minimale në vendin tonë është 350 euro bruto.Kjo rritje u bë në gusht të vitit të kaluar, disa ditë pasi hyri në fuqi Ligji për pagën minimale, i cili parashihte një rritje të pagës minimale në 264 euro bruto. Deri në fuqizimin e Ligjit të ri, paga minimale në Kosovë ishte 130 euro për punëtorët nën 35 vjeç dhe 170 euro për punëtorët deri në 65 vjeç.Ndërsa, më 26 tetor kryeministri në detyrë Albin Kurti në seancën e jashtëzakonshme ku dështoi formimi i qeverisë së re, përmendi edhe rritjen e pagës minimale në 500 euroNë kontinentin evropian, Kosova e ka pagën më të vogël minimale, ndërsa Luksemburgu i prin listës si shteti me pagën më të madhe minimale. Paga minimale e një shteti përcaktohet me ligj dhe zbatohet për shumicën e punonjësve të atij shteti.Paga e re minimale do t’i prekë rreth 150.000 të punësuar, të cilët punojnë me paga më të ulëta se 350 euro. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Qeveria rikthen kompensimin e TVSH-së në bujqësi nga 2026-ta, do të jetë 10%

    Qeveria rikthen kompensimin e TVSH-së në bujqësi nga 2026-ta, do të jetë 10%

    Brenda paketës fiskale për vitin 2026 do të jetë edhe rishikimi i ligjit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, me fokus korrigjimi i skemës së rimbursimit në bujqësi. 
    Ministria e Financave ka parashikuar që fermeri të kompensohet me një normë prej 10% për tatimin mbi vlerën e shtuar. Aktualisht kjo normë tatimore është 0%. 
    Kompensimi prej 10% sipas Ministrisë së Financave do të jepet direkt në llogarinë e fermerit, dhe kostoja në një vit parashikohet të arrijë në 1.5 miliardë lekë ose gati 15 milionë euro. 
    Pjesë e ndryshimeve tatimore që do të nisin të zbatohen nga viti 2026 do të jetë edhe paketa për “Paqen fiskale”.  
    Ministria e Financave ka përcaktuar që të gjitha borxhet e papaguara të para 10-viteve do të fshihen kundrejt pagesës së një përqindjeje të caktuar. Procesi ligjor i fshirjes së detyrimeve do të zbatohet gjatë vitit 2026, thotë Ministria e Financave. 
    Pak javë më parë përmes një informacioni zyrtar nga Drejtoria e Tatimeve, Report TV mësoi se përfitojnë të paktën 213 mijë tatimpagues, që rezultojnë me detyrime tatimore të papaguara.  
    Report TV mëson se janë 355 milionë euro detyrime me vjetërsi mbi 10-vjeçare, të cilat praktikisht do të fshihen përmes kësaj paqeje fiskale, duke i çliruar bizneset nga statusi debitor. 
    Përfituesit e dytë më të mëdhenj do të jenë ata që kanë borxhe me vjetërsi deri 5-vjeçare. Për këto subjekte parashikohet fshirje e gjobave dhe e kamatave, por pagim i detyrimit. 
    Deri në fund të qershorit, borxhi me këtë vjetërsi ishte 62,9 miliardë lekë ose gati 630 milionë euro, bashkë me kamatëvonesat. 
    Kategoria e tretë janë subjektet me borxhe nga 5-10 vjet. Kush realizon pagesën e detyrimit tatimor (pra të tatimit të papaguar) me 1 këst, merr zbritje 50% për gjobat e kamatat, ndërsa kush i paguan në disa pjesë merr ulje 25%. 
    Borxhet me këtë vjetërsi arrijnë në vlerën 72.7 miliardë lekë ose 727 milionë euro. 

  • Ministri i Financave: Synojmë që të ardhurat buxhetore të shkojnë në 10 miliardë euro në fund të dekadës

    Ministri i Financave: Synojmë që të ardhurat buxhetore të shkojnë në 10 miliardë euro në fund të dekadës

    Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi sot se reformat kryesore fiskale të ndërmarra nga qeveria do të garantojnë një sistem më të drejtë, më konkurrues dhe plotësisht të harmonizuar me standardet e Bashkimit Evropian deri në vitin 2030.
    Sipas tij, rritja e qëndrueshme ekonomike dhe menaxhimi i përgjegjshëm i financave publike do të çojnë të ardhurat buxhetore në 10 miliardë euro në fund të dekadës.
    “Të ardhurat buxhetore parashikohen të arrijnë 10 miliardë euro në 2030, me një rritje prej 311 milionë eurosh në vit si rezultat kryesisht i zgjerimit të bazës tatimore”, tha Malaj.
    Malaj theksoi se “Paqja Fiskale” do të sjellë lehtësime të ndjeshme për qytetarët dhe bizneset brenda harkut kohor 2026-2030, përmes faljes së detyrimeve tatimore e doganore të prapambetura, duke i hapur rrugën një marrëdhënieje të re midis administratës dhe tatimpaguesve.
    Po ashtu, informoi ai, do të vijojë politika e taksës 0% për bizneset e vogla deri në vitin 2029, me synimin për të nxitur sipërmarrjen e vogël dhe formale.
    Një vëmendje të veçantë qeveria i ka kushtuar sektorit të bujqësisë, ku pritet rishikimi i skemës së TVSH-së për fermerët në përputhje me praktikat e BE-së.
    Në këtë kuadër, ministri vuri në dukje se fermerëve do t’u mundësohet kompensim deri në 10% të TVSH-së për çdo blerje malli apo shërbimi që mbështet zinxhirin e prodhimit.
    Në fushën e tatimit të pasurisë, reforma e re do të bazohet në vlerën reale të pronës, duke zbatuar një metodologji të përditësuar të çmimeve të referencës, me qëllim rritjen e drejtësisë fiskale dhe uljen e informalitetit.
    Ministri theksoi gjithashtu se do të hapet një proces i ri rivlerësimi i pasurive të paluajtshme me një normë të reduktuar tatimore prej vetëm 5% për individët dhe personat juridikë, për të inkurajuar deklarimin e saktë të pronës. /Marrë nga ATSH

  • Qeveria përgatit zbatimin e Paqes Fiskale – ja kur nis

    Qeveria përgatit zbatimin e Paqes Fiskale – ja kur nis

    Kreu i qeverisë, Edi Rama, së bashku me ministrin e Financave, Petrit Malaj, ishin në një takim me ekspertë të financave mbi prioritetet e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.
    Kryeministri Edi Rama:
    Është shumë e rëndësishme që “Paqja Fiskale” të hartohet dhe të përmbyllet me sukses në aspektin konceptual deri në fund të këtij viti në mënyrë që vitin e ardhshëm të fillojmë me zbatimin e saj. Unë kam shumë besim që nëse “Paqja Fiskale” konceptohet dhe planifikohet ashtu siç duhet, do të jetë një mesazh shumë pozitiv për sipërmarrjen, por besoj do të mund të rrisë edhe të ardhurat për arkën e buxhetit të shtetit, ndërkohë që pika kyçe mbetet rritja e performancës në tërësi dhe ulja e informalitetit.
    Ministri i Financave, Petrit Malaj:
    Qëllimi ynë është i qartë dhe ambicioz. Përmes kombinimit të politikave të shëndosha fiskale dhe monetare, reformave strukturore të thella dhe investimeve strategjike, ekonomia shqiptare do të garantojë një trajektore të re zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik.

  • Rama dhe Malaj, me ekspertë të financave: Zbatimi i Paqes Fiskale nis vitin e ardhshëm

    Rama dhe Malaj, me ekspertë të financave: Zbatimi i Paqes Fiskale nis vitin e ardhshëm

    Kreu i qeverisë, Edi Rama, së bashku me ministrin e Financave, Petrit Malaj, ishin në një takim me ekspertë të financave mbi prioritetet e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.
    Kryeministri Edi Rama:
    Është shumë e rëndësishme që “Paqja Fiskale” të hartohet dhe të përmbyllet me sukses në aspektin konceptual deri në fund të këtij viti në mënyrë që vitin e ardhshëm të fillojmë me zbatimin e saj. Unë kam shumë besim që nëse “Paqja Fiskale” konceptohet dhe planifikohet ashtu siç duhet, do të jetë një mesazh shumë pozitiv për sipërmarrjen, por besoj do të mund të rrisë edhe të ardhurat për arkën e buxhetit të shtetit, ndërkohë që pika kyçe mbetet rritja e performancës në tërësi dhe ulja e informalitetit.
    Ministri i Financave, Petrit Malaj:
    Qëllimi ynë është i qartë dhe ambicioz. Përmes kombinimit të politikave të shëndosha fiskale dhe monetare, reformave strukturore të thella dhe investimeve strategjike, ekonomia shqiptare do të garantojë një trajektore të re zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik.

  • Mirëmbajtja e Thesarit për dy vjet, Financat 2 mln euro për shërbimin

    Mirëmbajtja e Thesarit për dy vjet, Financat 2 mln euro për shërbimin

    Mirëmbajtja e sistemit të Thesarit për një periudhë 2-vjeçare pritet t’i kushtojë buxhetit rreth 2 milionë euro. Të paktën kështu rezulton nga një procedurë prokurimi e hapur nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit për llogari të Ministrisë së Financave. Procedura me objekt kontrate “Mirëmbajtje e Sistemit të Thesarit dhe Blerje Licencë Oracle për Ministrinë e Financave” ka një fond limit prej 207 milionë lekësh.Sipas termave të referencës, qëllimi i këtij shërbimi është sigurimi i një kontrate suporti dhe mirëmbajtjeje për sistemin e Thesarit dhe infrastrukturën mbështetëse në qendër (HQ) dhe në Qendrën e Vazhdimësisë së Biznesit (BCC), si dhe për infrastrukturën e rrjetit implementuar (hostuar) në ambientet e dhomës së serverëve të Ministrisë së Financave, ambientin e BCC dhe degëve të Thesarit – TDO (Treasury District Office) nëpër rrethe, si dhe infrastrukturës së rrjetit LAN të Aparatit të Ministrisë së Financave.Konkretisht, objekti kryesor i këtij shërbimi është mirëmbajtja e Sistemit të Thesarit dhe infrastrukturës në çdo komponent të tyre, me qëllim sigurimin e vazhdimësisë së punës dhe mbështetjen e të gjitha komponentëve dhe shërbimeve të ofruara nga këto infrastruktura.Komponentët kryesorë, objekt i mirëmbajtjes së kësaj kontrate, janë:Sistemi i Thesarit Oracle E-Business Suite R12 (12.1.3) me të gjithë komponentët përbërës të tij, si për application tier dhe database tierKomponentët hardware dhe software mbi të cilët mbështetet sistemi financiar i Thesarit të Ministrisë së Financave;Sistemet operative të instaluara në hardware-in e infrastrukturës së Sistemit të Thesarit;Të gjitha ndërfaqet për integrim me ESB të Sistemit të Thesarit;Ndërfaqet në modulin Purchasing (PO) dhe Payables (Faturë/Pagese) të Sistemit të Thesarit për ekspozim drejt Sistemit të Menaxhimit të Kontratave (SMK);Komponentët e infrastrukturës fizike (siti qendror dhe BCC);Moduli i infrastrukturës së rrjetit Edge të Ministrisë së Financave;Moduli i infrastrukturës së rrjetit qendror të Ministrisë së Financave;Infrastruktura e siteve remote (degët e Thesarit);Infrastruktura e rrjetit të dhomës së serverëve të MF;Infrastruktura e rrjetit në ambientin e BÇ për Sistemin e Thesarit.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Lajm i mirë për pensionistët: 9.7 mld lekë te bonusi i fundvitit!

    Lajm i mirë për pensionistët: 9.7 mld lekë te bonusi i fundvitit!

    Këshilli i Ministrave ka miratuar sot, 21 tetor, Aktin Normativ për disa ndryshimer në Buxhetin e vitit 2025, i cili tashmë ka hyrë në fuqi.
    “Ky akt vjen si pasojë e nevojës për të reflektuar ndryshimet në fushat e përgjegjësisë të disa ministrive të linjës, por edhe për të garantuar përdorimin sa më efikas të fondeve publike”, thuhet në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Financave.
    Sipas Ministrisë, ndryshimet janë përgatitur pas analizës së ecurisë 8-mujore të treguesve makrofiskalë dhe buxhetorë, si dhe pritshmërive për realizimin e tyre deri në fund të vitit.
    “Rishikimi synon harmonizimin e parametrave buxhetorë me realitetin fiskal dhe mbështetjen e prioriteteve qeveritare”, theksohet më tej.
    Nëpërmjet këtij Akti Normativ, qeveria ka shpërndarë 21.8 miliardë lekë nga kursimet dhe fondet ekzistuese, për të mbuluar shpenzime të reja dhe investime.
    Nga kjo shumë, afërsisht 8 miliardë lekë do të përdoren për projekte të rëndësishme në infrastrukturë dhe digjitalizim, në mënyrë që ato të vazhdojnë pa ndërprerje.
    Ndër ndryshimet kryesore përfshihet edhe financimi shtesë për  Bonusin e fundvitit për pensionistët, në vlerën e 5.9 miliardë lekëve, çka e çon fondin total të dedikuar për këtë politikë në 9.7 miliardë lekë për vitin 2025.
    Në anën e të ardhurave, parashikohet rritje me 12.1 miliardë lekë e të ardhurave të përgjithshme, si rezultat i tejkalimit të të ardhurave tatimore, doganore dhe atyre nga kontributet shoqërore.
    Një tjetër zhvillim pozitiv është ulja e defiçitit buxhetor në 61.6 miliardë lekë, ose 2.4% e PBB, nga 2.6% që ishte parashikuar në buxhetin fillestar.
    Sipas Ministrisë, kjo ulje lidhet me menaxhimin më të mirë të borxhit publik dhe me kushtet më të favorshme të financimit, ndërsa balanca primare mbetet neutrale, në përputhje me rregullat fiskale të Ligjit Organik të Buxhetit.
    Në përfundim, Ministria e Financave thekson se do të vijojë të garantojë konsolidimin fiskal, qëndrueshmërinë e financave publike dhe stabilitetin makroekonomik të vendit.

  • “Faktorët politikë, social dhe ekonomik”, ish-ministri i Financave tregon shkaqet e shpopullimit

    “Faktorët politikë, social dhe ekonomik”, ish-ministri i Financave tregon shkaqet e shpopullimit

    Ish ministri i Financave, Anastas Angjeli ishte i ftuar në A2 Economix ku foli dhe për lëvizjen demografike dhe emigracionin. 
    Sipas Angjelit ndonëse ka një adresim nga qeveria, lëvizja demografike në vendin tonë është e lidhur me faktorë politikë, socialë dhe ekonomikë 
    Këto janë probleme jo vetëm për vendin tonë, por për rajonin dhe Evropën. Deri në 2040 BE do të zvogëlohet me 24 milionë banorë. Duhen parë politikat në këtë drejtim. Në Shqipëri ky problem është bërë dhe debat publik. Ka një adresim dhe strategji nga qeveria. Kjo lëvizje demografike në Shqipëri është e lidhur me faktorë politikë, socialë dhe ekonomikë. Kemi zvogëlim për shkak të emigrimit, uljes së lindjeve, pensionimit në shkallë të gjerë të popullsisë. Kjo ka ndikim në tregun e punës, por kjo edhe për shkak të zhvillimeve të fundit teknologjike”, tha Angjeli në A2. 

  • Ministria e Financave synon të shtojë përdorimin e obligacioneve afatgjata në huamarrjen e brendshme

    Ministria e Financave synon të shtojë përdorimin e obligacioneve afatgjata në huamarrjen e brendshme

    Ministria e Financave synon të rrisë më tej peshën e instrumenteve afatgjata në strukturën e borxhit të brendshëm, me qëllim uljen e rrezikut të rifinancimit.Në strategjinë afatmesme të menaxhimit të borxhit, 2025-2029, Ministria e Financave vlerëson se niveli ekzistues i borxhit dhe struktura e përcaktuar e pagesave vjetore të principalit gjenerojnë nevojën për rifinancim në shuma vjetore deri në 15% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.Rreth 90% e këtyre shumave i korrespondon borxhit të brendshëm, me përjashtim të viteve kur ka maturime Eurobondi.Në këtë aspekt, vlerësohet si i nevojshëm vazhdimi i masave të ndërmarra për reduktimin e mëtejshëm të ekspozimit ndaj këtij risku, duke pasur si objektiv rritjen e përqendrimit të titujve afatmesëm dhe afatgjatë në portofolin e borxhit të brendshëm, nëpërmjet uljes graduale të financimit me tituj afatshkurtër, gjithmonë në linjë me hapësirat që mundëson tregu vendas.Gjithashtu, Ministria e Financave parashikon shpërndarjen sa më të njëtrajtshme të profilit të maturimeve, duke vlerësuar mundësinë edhe për përdorimin e ankandeve të parablerjes (buyback) dhe shkëmbimit (exchange).Sipas vlerësimeve të këtij institucioni, kushtet ekzistuese në tregjet financiare vlerësohet se vijojnë të ofrojnë mundësinë e zgjatjes së maturitetit mesatar të borxhit dhe balancimit të profilit të maturitetit, së bashku me uljen e peshës së borxhit afatshkurtër në totalin e portofolit të borxhit të brendshëm.Sipas statistikave zyrtare, koha mesatare deri në maturim e instrumenteve të borxhit të brendshëm në fund të 2024 ishte 2.56 vjet. Ministria e Financave synon që ky afat të rritet minimalisht në 3.5 vjet deri në fund të vitit 2029.Ndërkohë që borxhi i brendshëm me maturim brenda një viti në fund të 2024 përbënte 39.02% të totalit, Ministria e Financave synon që deri në fund të 2029 pesha e tij në strukturën e borxhit të brendshëm të mos jetë më shumë se 39%.Aktualisht, maturiteti mesatar i borxhit të brendshëm është në nivelet më afatgjata të regjistruara ndonjëherë. Sipas të dhënave më të fundit, në mesin e këtij viti, maturiteti mesatar i instrumenteve të borxhit të brendshëm u rrit në 1045 ditë, nga 923 ditë që kishte qenë në fund të vitit 2024.Rritja e maturitetit mesatar të borxhit të brendshëm është një tendencë disavjeçare, që Ministria e Financave e ka ndërmarrë me qëllim uljen e rrezikut të rifinancimit.Gjithashtu, një rritje e peshës së instrumenteve afatgjatë krijon më shumë hapësira për zhvillimin e tregut dytësor të titujve.Me gjithë përpjekjet e Ministrisë së Financave dhe Bankës së Shqipërisë për t’i dhënë zhvillim tregut dytësor, nëpërmjet projektit të titujve referencë, volumet e tregtimit në këtë segment ngelen ende modeste. / E.Shehu Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.