Falja e borxheve dhe paqja fiskale kanë nisur diskutimet në kuvend.
Ministri i Financave Petrit Malaj ka prezantuar nismën që parashikon faljen e borxheve që janë 10 vite të vjetra ndërsa theksoi se nuk do të përfitojnë evazorët apo ato që kanë një vendim gjykate. Parashikohet të përfitojnë mbi 200 mijë tatimpagues me një efekt financiar prej 100 mld lekësh.
Një masë e rëndësishme parashikohet edhe për uljen e përdorimit të parave cash. i financave tha se nuk do të lejohet që pagesat mes bizneseve me vlerë më të madhe se 100 mijë lekë me para në dorë.
Nga janari I vitit 2026 parashikohet që të nisë zbatimi i rivlerësimit të pasurive. Të gjithë ata qytetarë që do të shesin një banesë do ti paguajnë shtetin 5% tatim nga 15 % që është aktualisht
Po ashtu një ndryshim tjetër fiskal është edhe futja e Tvsh-së 10 % për fermerët .
Tag: financave
-

Falen 1 miliardë euro borxhe/ Malaj: Shuhen për bizneset detyrimet më të vjetra se 10 vjet
-
Christian Lindner: Nga ministër gjerman i financave në shitës makinash të përdorura
Christian Lindner, ish-ministri i financave i Gjermanisë, ka qenë prej kohësh i apasionuar pas makinave. Tani ai ka marrë një rol kyç drejtues në një biznes shitjeje makinash.
Lindner, ish-kryetari i Partisë së Lirë Demokratike (FDP), një mbështetës i makinave, një entuziast i vetëshpallur i makinave i njohur për drejtimin e një Porsche të shtrenjtë klasik, njoftoi se do të marrë një pozicion të ri si zëvendëskryetar i bordit për Autoland AG, e cila e quan veten “kompania më e madhe e zbritjeve të makinave në Gjermani”, duke shitur makina të reja dhe të përdorura.
«Sot, dua të jem aty ku rreh zemra e ekonomisë gjermane», shkroi Lindner në një postim në internet. «Fakti që ndodh të jetë industria e automobilave, nuk do të habisë askënd që i njeh pasionet e mia personale».
Autoland konfirmoi rolin e ri të Lindner të mërkurën =, duke thënë se ai “do të jetë përgjegjës për marketingun, shitjet dhe digjitalizimin”.
Lindner shërbeu si ministër i financave në qeverinë e koalicionit me tre parti të ish-kancelarit Olaf Scholz, i cili ishte në vështirësi. Konfliktet e vazhdueshme mbi shpenzimet midis FDP-së fiskalisht konservatore të Lindnerit dhe partnerëve të tij të koalicionit me prirje të majta, çuan në rrëzimin e parakohshëm të asaj qeverie në fund të vitit 2024, duke shkaktuar zgjedhje të parakohshme federale në shkurt.
Gjatë kohës që ishte në detyrë, Lindner kundërshtoi planin e BE-së për heqjen graduale të motorëve me djegie të brendshme, dhe u pa si një person i afërt me industrinë e automobilave. Në vitin 2022, ai u përfshi në një skandal mbi një shkëmbim mesazhesh me tekst me CEO-n e Porsche, Oliver Blume, në të cilin Lindner kërkoi “mbështetje me argumentet e mia”.
Në zgjedhjet federale në fillim të këtij viti, FDP-ja e Lindnerit nuk arriti pragun prej 5 përqind të kërkuar që një parti të hyjë në Bundestag. Më pas ai dha dorëheqjen si udhëheqës i partisë, duke shënuar një rënie të habitshme për një politikan, që dikur nga kolegët e tij konsiderohej si një mrekulli e konservatorizmit fiskal evropian.
Sipas ligjit gjerman, ish-anëtarët e qeverisë duhet të raportojnë vendet e reja të punës në sektorin privat brenda 18 muajve pas largimit nga detyra. Në rastet që përfshijnë konflikte të mundshme interesi, qeveria aktuale mund t’u ndalojë ish-zyrtarëve të marrin një vend pune.
Mediat gjermane e tallën ish-ministrin e financave për shkak të punës së tij të re.
«Christian Lindner i bashkohet radhëve të shitësve të makinave të përdorura», ishte titulli i një artikulli në Spiegel./ Politico.
-

“Taksat nuk rriten në 2026”, Malaj: Rivlerësimi i pasurive do të bëhet me një normë prej 5%
Taksat nuk do të ndryshojnë, përkundrazi, qeveria synon lehtësimin e tyre për qytetarët dhe bizneset.
Edhe pse paketa fiskale pritet të publikohet javën e ardhshme, për shkak se po diskutohet ende me grupet e interesit dhe partnerët ndërkombëtarë, ministri i Financave Petrit Malaj siguroi se ajo nuk do të përmbajë asnjë masë që rëndon xhepat e shqiptarëve.
“Burimet kryesore të rritjes do të mbeten të lidhura me politikat e kujdesshme fiskale. Ministria e Financave ka miratuar gjithashtu paketën fiskale, e cila nuk parashikon taksa të reja apo rritje të tyre për vitin 2026”, tha Petrit Malaj.Fokusi kryesor i projektbuxhetit për vitin e ardhshëm është mbrojtja sociale, me synimin për t’u garantuar të moshuarve një jetë më dinjitoze.
“Me shumë krenari mund të them se elementi më i veçantë është reforma e pensioneve. Pensioni urban do të arrijë në 40 mijë lekë, ndërsa pensioni rural në 18 mijë lekë. Kjo rritje, e parashikuar dhe e buxhetuar për tre vitet e ardhshme, do t’u japë brezave të parë më shumë dinjitet dhe mirëqenie”, u shpreh Malaj.
Në prezantimin e tij, ministri përmendi gjithashtu një sërë lehtësish fiskale, duke theksuar rikthimin e kompensimit për fermerët në masën 10% të faturës që dorëzojnë tek grumbulluesit, si dhe rivlerësimin e pronave me norma të favorshme.
“Një tjetër risi është skema e fermerëve, e cila synon të lehtësojë barrën e bujqve përmes mbështetjes direkte dhe kredive të buta. Norma e rivlerësimit do të jetë 5% dhe do të zbatohet gjatë gjithë vitit 2026”, deklaroi ministri i Financave.
Një tjetër fokus i veçantë i buxhetit është arsimi. Malaj theksoi se fondet për këtë sektor do të rriten ndjeshëm, duke mundësuar tekste shkollore falas dhe përmirësim të infrastrukturës arsimore./vizionplus.tv -

Tabaku: Buxheti i shtetit ndryshon çdo muaj, paaftësi e qeverisë
Gjatë diskutimeve në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave për buxhetin faktik të vitit, deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka ngritur shqetësimin se qeveria ka dështuar të zbatojë një programim afatmesëm buxhetor, duke i dhënë të drejtë gjetjeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH).
“Sot nuk ka më një programim të qartë dhe afatmesëm të buxhetit të shtetit,” u shpreh Tabaku. “KLSH ka evidentuar se qeveria miraton një buxhet në fillim të vitit, por në fund ai ndryshon përmes një sërë aktesh normative, duke humbur çdo lidhje me planifikimin fillestar.”
Deputetja opozitare theksoi se, sipas raportit të KLSH, rreth 20% e shpenzimeve kapitale realizohen në ditët e fundit të vitit, çka tregon mungesë të theksuar eficience dhe planifikimi nga Ministria e Financave.
“Si mund të quhet funksionale një Ministri që nuk arrin të ndajë dhe të zbatojë normalisht fondet për investime? Kjo është paaftësi institucionale dhe dështim në menaxhimin e financave publike,” shtoi ajo.
Tabaku vuri në dukje gjithashtu se procesi i rindërtimit është kryer në pjesën më të madhe pa fonde të buxhetuara, duke e cilësuar këtë si një shembull flagrant të mungesës së disiplinës fiskale.
“Ky është një buxhet që ndryshon nga janari në dhjetor, që nuk reflekton prioritete ekonomike, por vendime politike,” përfundoi Tabaku, duke kërkuar që Ministria e Financave të zbatojë rekomandimet e KLSH-së dhe të rikthejë programimin afatmesëm buxhetor. -

“Paaftësi”/ Reagon ashpër Tabaku: Qeveria ka dështuar, si mund të quhet funksionale një Ministri që nuk…

Tabaku në Komisionin e Ekonomisë: Qeveria ka dështuar me programimin buxhetor…

97 mln euro për pensionistët, ministri i Financave: Pensionistët do marrin nga 10 mijë deri në 20 mijë lekë
Pensionistët edhe këtë fundvit do të marrin të njëjtin bonus si vitin e kaluar.
Ministri I Financave Petrit Malaj në Komisionin e Ligjeve gjatë prezantimit të Aktit Normativ për rishikimin e tretë të buxhetit të shtetit tha se 97 milionë euro do të shpërndahen për rreth 750 mijë pensionistë sipas dy kategorive sërish. Ndërsa një përgjigje kishte edhe për pyetjen e deputetëve për rritjen e pensioneve.
“Kush ka pension deri ne 20 mijë lekë do të marrin 15 mijë lekë, dhe kush ka bonus mbi 20 mijë lekë do të marrin bonus fundviti 10 mijë lekë”, shprehet Petrit Malaj, ministër i Financave.
Deri në fund të mandatit pensioni minimal do të jetë 200 euro, dhe ai mesatar 400 euro. Jemi duke punuar me ministrinë e Ekonomisë për rritjen e pensioneve, dhe besoj se përgjigjet do ti merrni në buxhetin e vitit 2026”
Ministri gjithashtu shpjegoi edhe për sasinë e parave të shpërndara nga ky Akt Normativ edhe për Alb Controllin.
“Çështja e albcontrol po trajtohet në arbitrazh, ndërsa Albcontrol të ardhurat e saj i merr përmes një llogarie që është jashtë territorit të Shqipërisë, nga Eurocontrol, duke qenë se kjo llogari është përkohësisht e bllokuar për shkak të proceseve gjyqësore që po bëhen, qeveria edhe për shkak të rëndësisë kombëtare të Albcontrol, e mbështet në aspektin buxhetor dhe kur të ketë një zgjidhje për atë çështje do na kthehen paratë që i kemi dhënë kësaj shoqërie”, shtoi Malaj.
Ndërsa buxheti për vitin 2026 pritet të publikohet teksa ka kaluar tashmë në Këshillin e Ministrave për miratim. Ky buxhet do të jetë më i madhi në historinë e buxheteve ndërsa një vëmendje të rëndësishme këtë herë do të marrë edhe bujqësia. Pas miratimit nga ky organ buxheti do të kalojë në Komisione për të vijuar më tej miratimin në parlament. Burime bëjnë me dije se socialistët kanë rënë dakord që në 19 nëntor të diskutohet në parim në parlament dhe më 11 dhjetor nen për nen.
Top Channel
-

A do të marrin bonus në fundvit invalidët? Ja si përgjigjet ministri i Financave
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka pyetur ministrin e Financave, Petrit Malajn nëse kategoria e personave invalidë do të përfitojnë nga bonusi i fundvitit. Malaj u përgjigj se për të gjitha kategoditë duhet një vendimmarrje specifike dhe se në varësi të mundësive financiare, do të konsiderohen për tu përfshirë në bonusin që do të shërndahet në fund të vitit.
Erion Braçe: Pyetja tjetër lidhet me një kategori që, me thënë të drejtën, nuk ka përfituar nga bonusi i pranverës i këtij viti e që natyrisht ka krijuar një shqetësim se janë thuajse të njëjtit njerëz, për shkak se një pjesë paguhen nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe një pjesë paguan nga shërbimi social shtetëror. Pra bëhet fjalë për invalidë, të lindur të tillë apo të bërë të tillë gjatë periudhës së jetës së tyre që, janë një numër i konsiderueshëm, 50.000, 60.000 njerëz, të cilët nuk kanë përfituar bonus pranvere. Pyetja është që drejtpërdrejt, çfarë do ndodhi me këta, me këtë bonusin që do paguajmë ne tani në dimër?
Petrit Malaj: Për të gjithë kategoritë e tjera, natyrisht, kjo kërkon një lloj vendimmarrje, duhet që kërkesat të na vijnë nga institucionet relevante, dhe pastaj në varësi dhe të mundësive financiare që kemi, patjetër që do të konsiderohen për të marrë një bonus. Do të shohim nëse ecuria ekonomike do të jetë sipas parashikimeve që ne kemi deri në fund të muajit dhjetor, atëherë, bazuar edhe në kursimet që do të kenë me një akt normativ do të vlerësojmë nëse dhe kjo kategori do të përfitojë një bonus në fund të këtij viti. -

7.6 miliardë lekë shtesë për pensionet, ministri i Financave: Ja sa para do të marrin pensionistët për bonusin e fundvitit
Nga komisioni i Ekonomisë, ministri i Financave, Petrit Malaj foli për bonusin e fundvitit për pensionistët.
Ai tha nga 7.6 miliardë shtesë për pensionet, 5.9 miliardë lekë do të shkojnë për bonusin e fundvitit.
“Kush ka pension deri ne 20 mijë lekë do të marrin 15 mijë lekë, dhe kush ka pension mbi 20 mijë lekë do të marrin bonus fundviti 10 mijë lekë.”, tha Petrit Malaj.
“Më lejoni të paraqes një përmbledhje, ekonomia shqiptare po ecën në trajektore të qëndrueshme. Borxhi publik zbriti, duke regjistruar nivelin më të ulët që nga viti 2010. Sipas vlerësimeve, borxhi shkon në nivelin 54.1 % të prodhimit të brendshëm bruto.
Sa i përket të ardhurave janë realizuar rreth 4 miliardë lekë mbi planin e punës. Kemi rritje me 132 mln më shumë në krahasim me vitin e kaluar.
Këta tregues pasqyrojnë stabilitetin e financave. Ndryshimet propozojnë: rritjen e të ardhurave me 12.1 miliardë lekë, rritjen e shpenzimeve të përgjithshme me 5.7 miliardë lekë. Kemi ulur deficitin buxhetor. Skema e pensioneve do të përfitojë 7.6 miliardë leke shtesë.”, u shpreh ai.Top Channel