Tag: financave

  • Braçe ngre tonet me zv/ministrin e Financave: Kush jeni ju që nuk i jepni kompensim bujkut që shet?

    Braçe ngre tonet me zv/ministrin e Financave: Kush jeni ju që nuk i jepni kompensim bujkut që shet?

    erion brace

    TIRANË- Deputeti i PS-së, Erion Braçe, ka debatuar me tone të ashpra me zv/ministrin e Financave, Endrit Gjyzeiraj, në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat. Braçe ka kërkuar shpjegime për moskompensimin e bujqëve që shesin prodhimet e tyre. Gjatë fjalës së tij, Braçe e ngriti si një shqetësim serioz për të ardhmen e sektorit paralajmëroi se ky debat do të shkojë në sallën e Kuvendit. 
    “Ky qëndrim që është refraktar që nga viti 2018 e deri tani ka sjellë atë gjendjen e bujqësisë që kemi sot. Për të paktën 4 vite me rënie dhe me një ndikim të vogël. Tani ky qëndrim më shtyn që të besoj se Ministria e Financave e ka qëllim këtë gjë. Pra të ndryshojë strukturën e ekonomisë duke goditur sektorë që kanë funksion shumë të gjerë si bujqësia. Dy gjëra ka. Ose propozimet janë profesionale dhe duhen marrë parasysh, ose nuk janë profesionale dhe nuk merren parasysh. Këtë të dytën vetëm, në Shqipëri e dëgjoj. Historia që ne e kemi sjellë këtë ligj dhe duam që të miratohet, kur Kushtetuta thotë që taksat i cakton Kuvendi dhe jo qeveria, normal që nuk shkon. Veç gjërave që propozoi zotëria, e dini që në çdo qytet janë krijuar tregje bujqësore që shesin bujq, por nuk shesin grumbullues. Kush është kjo qeveri që thotë që ti që prodhon dhe shet vetë në tregun e Lushnjës prodhimet e tua, nuk merr kompensim. Kush jeni ju që e thoni këtë?! Ju thoni që nuk jepni kompensim sepse nuk e çon në një grumbullues. Kush jeni ju që doni t’i zhdukni komplet? Kush mo, kush?! Nuk dua ta çoj te një grumbullues, dua ta shes vetë në treg. Kush jeni ju që thoni s’merr kompensim?! Që vini këtu dhe thoni që do rrini te ligji që keni sjellë dhe nuk reflektoni, është problem shumë i madh. Mendoja që ky debat do bëhej këtu, por ky debat do të shkojë në sallën e Kuvendit”, tha ndër të tjera Braçe.

  • Nga e hëna ndërpritet transporti publik në Prishtinë, shkak bllokimi i buxhetit

    Nga e hëna ndërpritet transporti publik në Prishtinë, shkak bllokimi i buxhetit

    Qytetarët e Prishtinës nga e hëna e 24 nëntorit nuk do të ketë më transport publik e as privat për shkak të bllokimit të buxhetit nga Ministria e Financave. Këtë e ka konfirmuar këtë të diele kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama gjatë një konference për media.
    Rama theksoi se buxheti është bllokuar për arsye politike teksa tha se shërbimet jetike të kryeqytetit janë në prag të ndërprerjes.
    “Prej mbi një vit në mënyrë të vazhdueshme dhe plotësisht në përputhje me procedurat ligjore, kemi kërkuar alokimin e buxhetit që i takon kryeqytetit. Asnjë kërkesë nuk është trajtuar, buxheti është blloku për çështje kryesisht politike.
    35 milionë euro prej të cilave 25 janë të ardhura të Komunës, 10 milionë të grandit qeveritar janë blloku nga Ministria e Financave në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën’”, tha Rama.
    Ai shtoi se kanë marrë edhe paralajmërime të tjera nga ndërmarrje të cilat prej muajsh nuk kanë marrë pagesa. Sipas Ramës, qytetarët janë në rrezik për interesa zgjedhore.
    “Sapo kam përfunduar një takim me përfaqësues të transportit urban dhe shoqata së transportuesve të sektorit privat, të cilët më njoftuan, për fat të keq, nga nesër transporti publik në kryeqytet do të ndalet. Paralajmërime të njëjta kemi marrë edhe nga ndërmarrje të tjera të cilat prej muajsh nuk kanë marrë pagesa, duke cenua shërbimet esenciale të qytetarëve.
    Me keqardhje, e them se nuk kam besuar se qytetarët e këtij vendi do të viheshin në rrezik për interesa zgjedhore, buxheti i kryeqytetit u përdor si mjet në zgjedhjet lokale, e dini që kanë përfunduar, qytetarët votuan për zhvillim e jo për bllokim”, shtoi ai.
    Rama shtoi se shërbimet të transportit urban janë të papaguara prej muajsh të tërë dhe situata ka arritur deri në pikën e bllokimit të shërbimit për qytetarët. Ai bëri thirrje të gjitha institucioneve shtetërore dhe Ministrisë së Financave në detyrë, që të veprojnë në mënyrë profesionale, në pajtim me ligjin.

  • Zgjerohet dosja e aferës “Bankers”, agjentët e BKH zbarkojnë te Ministria e Financave, si ish-ministrja i fali 120…

    Zgjerohet dosja e aferës “Bankers”, agjentët e BKH zbarkojnë te Ministria e Financave, si ish-ministrja i fali 120…

    Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) kanë mësyrë ditët e fundit në Ministrinë e Financave, për të marrë nga arkivat e këtij institucionin, dokumentin zyrtar për faljen e gjobës 120 milionë euro, që ish-ministrja Anila Denaj u bëri kinezëve të “Bankers” në vitin 2019. Dosja e “Bankers Petroleum Albania” ka kaluar prej muajsh në SPAK dhe në kuadër të hetimeve, është kërkuar dhe dokumentacioni zyrtar që është mbajtur nga shteti shqiptar për këtë masë administrative, si dhe procedura e ndjekur për faljen e saj. Kompania “Bankers Petroleum” është gjobitur nga 3 inspektorë të Hetimit Doganor, pas Akt-Kontrollit Nr. 290345 Prot., datë 13.12.2016 dhe Akt Kontrollit e Proces-Verbalit të datës 22.09.2017, sepse refuzoi të lejonte kontrollin në depot doganore.
    Vendimi për gjobë, është marrë i mbështetur në prova për evazion fiskal e kontrabandë, nëpërmjet fshehjes së prodhimit dhe import-eksporteve fiktive, që “Bankers Petroleum” bënte e vazhdon të bëjë me depot doganore. Pas ankimesh e trajtimesh gjyqësore, gjoba, ka qëndruar në fuqi si “Titull ekzekutiv” deri më 16 korrik 2019, por pa u paguar nga “Bankers Petroleum”, për shkak se institucionet ligj-zbatuese nuk janë lejuar të vepronin me masa shtrënguese (sekustro bankare). Më 2019, nga regjistri doganor, në rubrikën “Debitorët dhe gjobat”, rezultoi se ishte hequr gjoba 104 milionë Euro, detyrim i pashlyer nga kompania “Bankers”, pa dhënë asnjë sqarim publik.
    Reagimi i Murrizit
    Ish-deputeti Myslym Murrizi akuzon se Denaj ia fali gjobën Bankers me porosi të kryeministrit Rama.  “Kjo është gjoba 120 milionë euro që ish-ministrja e Financave Anila Denaj ia “fali” BANKERS-it më 31 maj 2019 me porosi të “palloshit”. Për këtë gjobë kam folur në Parlament në vitin 2020 dhe ia kam lënë në dorë KM Ramës, ose siç e thërrasin “koleget” me përkëdheli, Palloshit, dhe nuk reagoi”, shkruan Murrizi. Ish-deputeti ka nxjerrë dhe dokumentin.

    Gjoba e vendosur ndaj Bankers, që iu fal nga ish-ministrja Denaj
    “Meqenëse dosja e Bankers-it ka kaluar në SPAK dhe pashë nëpër portale që agjentë të BKH-së kanë kërkuar dokumentacionin në Ministrinë e Financave për këtë gjobë, po ua jap unë që të mos lodhen kot. Në atë kohë SPAK-u, i drejtuar nga enveristi Kraja, nuk kishte kohë të merrej me gjëra të “vogla” si kjo gjoba 120 milionë euro, se kishte hallin e autokombajer Bektashit nga Kozare dhe të Prof. Edvin Priftit, që ishte kundër vaksinave Covid-19 që sajuan qelbesirat e Sorrosit me në krye një fëlliqësirë si Fauci. Por më duket se ky lajm për kontroll në Ministrinë e Financave mund të jetë shoë për të humbur vëmendjen nga ngjarjet e ditëve të fundit, dhe nuk besoj që SPAK-u e ka seriozisht hetimin e BANKERS-it, sa kohë që gjyqtari i GJKKO-së Erjon Çela liroi nga burgu njërin nga dy ish-administratorët e BANKERS-it që ishte arrestuar nga gjykata e Fierit.
    Ndoshta pasi të gjejnë këtë gjobë që është “falur” apo të transkriptojnë telefonat BQ, SKY, ECRO, ku gojët e liga thonë se Anila thotë “më ka urdhëruar Palloshi”, mund t’i rrasin një të liruar edhe administratorit tjetër që është kinez prej vërteti, jo “kinez” si ai që kanë liruar. Dhe për çudi, të gjitha mediat dhe portalet u “trodhën” e nuk belbëzuan asnjë fjalë si lajm për lirimin nga burgu dhe daljen në arrest shtëpie të ish-administratorit me afat të gjatë të BANKERS PETROL, hajdutëve të politikës shqiptare prej vitit 2004”, shkruan ndër të tjera Murrizi.

  • Taksë e re për banesat! Ja kur pritet të hyjë në fuqi dhe çfarë duhet të dini

    Taksë e re për banesat! Ja kur pritet të hyjë në fuqi dhe çfarë duhet të dini

    Taksa e re e pronës do të nisë të aplikohet nga janari i vitit 2026. Sipas Ministrisë së financave vitin e parë do të regjistrohen 2.5 mln pasuri të paluajtshme.
    Në vitin 2026 pritet të regjistrohen në kadastrën fiskale rreth 2.5 milionë pasuri të paluajtshme, të cilat do të jenë subjekt i taksës së re të pronës. Projeksionet janë pjesë programit buxhetor afatmesëm dhe sipas dokumentit, kostoja e regjistrimit të pasurive të paluajtshme për vitin 2026 llogaritet në 26 milionë lekë. Numri i regjistrimeve parashikohet të mbetet i pandryshuar edhe për vitet 2027 dhe 2028.
    Për vijimin e projektit “ProTax Albania, Implementimi i taksës së pasurisë të bazuar në vlerën e tregut”, për vitin 2026 janë parashikuar shpenzime në vlerën 8.7 milionë lekë.
    Cili qark kryeson për martesa? Lezha me numrin më të lartë, në fund të listës qëndron…Fillimisht taksa e re e pronës, e llogaritur mbi vlerën e tregut të pasurisë, ishte planifikuar të hynte në fuqi më 1 janar 2026. Megjithatë, Ministria e Financave njoftoi shtyrjen e zbatimit me dy vite, duke e zhvendosur afatin në vitin 2028. Arsyeja lidhet me hartimin e një projektligji të ri, i cili pritet të miratohet gjatë vitit 2026 dhe të zbatohet paralelisht me Kadastrën Fiskale.
    Drafti i mëparshëm parashikonte rritje të nivelit të taksës për ndërtesat rezidenciale nga 0.1% deri në 0.2%, krahasuar me 0.05% që zbatohet aktualisht. Për ndërtesat tregtare propozoheshin nivele nga 0.15% në 0.25%, si dhe të njëjtat për ndërtesat bujqësore dhe industriale.
    Sipas burimeve nga Ministria e Financave, drafti i ri nuk pritet të ndryshojë koeficientët e propozuar në vitin 2023.

  • Ish-ministrja i fali 120 milionë euro gjobë Bankers me porosi të Ramës

    Ish-ministrja i fali 120 milionë euro gjobë Bankers me porosi të Ramës

    Ish-deputeti Myslim Murrizi ka publikuar në rrjetet sociale një gjobë prej 120 milionë euro që ish-ministrja Financave Anila Denaj i ka falur Bankers-it me porosi të kryeministrit Edi Rama.
    Murrizi tha se edhe më herët në parlament ka folur për këtë gjobë duke ia lënë Ramës në dorë dhe kryeministri nuk ka reaguar.
    Ish-deputeti ka hedhur akuza se prej 5 vitesh Gent Gazheli drejtor i Doganës nuk ka patur kohë të merrej me këtë gjobë se ishte shumë i “zënë” me gjoba të tjera.
    Murrizi thekson se Meqënëse dosja e BANKERS-it ka kaluar në SPAK dhe agjentët e BKH-së kanë kërkuar dokumentacionin në Ministrinë e Financave për këtë gjobë, ai është shprehur se është i gatshëm t’ua vendosë në dispozicion.
    “Kjo është gjoba 120 milionë euro që ish-ministerja e financave Anila Denaj i “ fali” BANKERSIT në 31 maj 2019 me porosi të “palloshit”
    Për këtë gjobë kam folur në Parlament në vitin 2020 dhe ia kam lënë në dorë KM Rama ose siç e thërrasin “kolegët” me përkedheli PALLOSHIT dhe nuk reagoi.
    Prej 5 vitesh Gent Gazhel Palloshi drejtor i Doganës nuk ka patur kohë të merrej me këtë gjobë se ishte shumë i “zënë” me gjoba të tjera.
    Meqënëse dosja e BANKERSIT ka kaluar në SPAK dhe pashë nëpër portale që agjentë të BKH-së kanë kërkuar dokumentacionin në Ministrinë e Financave për këtë gjobë, po ja jap unë që të mos lodhen kot.
    Ndër të tjera Murrizi thotë se lajmi për kontroll në Ministrinë e Financave mund të jetë shou për të humbur vëmendjen nga ngjarjet e ditëve të fundit dhe nuk beson që SPAKU e ka seriozisht hetimin e BANKERS-it sa kohë që gjyqtari i GJKKO Erjon Çela liroi nga burgu njërin nga dy ish administratorët e BANKERSIT që ishte arrestuar nga gjykata e Fierit.
    Në atë kohë SPAKU i drejtuar nga enveristi Kraja nuk kishte kohë të merej me gjëra të “vogla” si kjo gjoba 120 milionë euro se kishte hallin e autokombajer Bektashit nga Kozare dhe të Prof Edvin Priftit që ishte kundër vaksinave Covid-19 që sajuan qelbësirat e Sorosit me në krye një fëlliqësirë si Fauci.
    Por më duket se ky lajm për kontroll në Ministrinë e Financave mund të jetë shou për të humbur vëmendjen nga ngjarjet e ditëve të fundit dhe nuk besoj që SPAKU e ka seriozisht hetimin e BANKERSIT sa kohë që gjyqtari i GJKKO Erjon Çela liroi nga burgu njerin nga dy ish administratorët e BANKERSIT që ishte arrestuar nga gjykata e Fierit.
    Ndoshta pasi të gjejnë këtë gjobën që është “ falur” apo të transkriptojnë telefonat BQ, SKY, ECRO ku gojët e liga thonë se Anila thotë më ka urdhëruar “ PALLOSHI” mund t’i rrasin një të liruar edhe administratorit tjetër që është KINEZ prej vërteti jo KINEZ si ai që kanë liruar.
    Dhe për çudi të gjitha mediat dhe portalet u “ trodhën” e nuk belbëzuan asnjë fjalë si lajm për lirimin nga burgu dhe daljen në arrest shtëpie të ish-administratorit më afatgjate të BANKERS PETROL HAJDUTËVE TË POLITIKËS SHQIPTARE PREJ VITIT 2004”, shkruan Murrizi.

  • SPAK mësyn në Ministrinë e Financave! Sekuestrohen dokumentet për gjobën 120 mln euro të Bankers Petroleum

    SPAK mësyn në Ministrinë e Financave! Sekuestrohen dokumentet për gjobën 120 mln euro të Bankers Petroleum

    gent gazhelil, foto ilustruese

    TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur hetimet për heqjen e gjobës 120 milionë euro të Bankers Petroleum.
    Kapitali ka mësuar se SPAK ka sekuestruar dokumentacionin në Ministrinë e Financave dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave mbi praktikën e heqjes së gjobës më të madhe të vendosur ndonjëherë nga autoritetet fiskale të vendit. Kapitali lexoi një përgjigje zyrtare të Ministrisë së Financave ku konfirmon sekuestrimin e dokumentacionit nga SPAK.
    Gjoba 120 milionë euro mbi Bankers Petroleum u vendos në vitin 2019 nga dogana e Fierit pas një hetimi dyvjeçar të kryer nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave. Sipas këtij hetimi të kryer nga doganat, Bankers Petroleum ka shmangur të paktën 30 milionë euro detyrim akcize përmes solarit të prodhuar nga ARMO në rafinerinë e Ballshit.
    Mbi këtë detyrim është zbatuar edhe gjoba trefish prej 90 milionë euro sic parashikonte ligji i procedurave duke e çuar shumën totale që duhet të paguante kompania në 120 milionë euro.
    Por menjëherë pas plotësimit të procesverbalit të gjobës nga dega e doganës së Fierit, Bankers Petroleum u ankua në ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë duke e cilësuar gjobën si të paligjshme, pasi sipas saj ajo nuk ka patur detyrim për të paguar akcizën e holluesit. Belinda Ballukiu iu drejtua me shkresë ministrisë së Financave duke i kërkuar që të konsultohej me avokaturën e Shtetit.
    Rrjedhimisht, ministrja e atëhershme e Financave, Anila Denaj udhëzoi doganën që të pezullonte përkohësisht vendosjen e gjobës, me qëllim që kjo çështje të konsultohej me Avokaturën e Shtetit për të mos e ekspozuar Shqipërinë përballë rrezikut të një arbitrazhi.
    Pas udhëzimit të ministrisë së Financave, Dogana e Fierit e pezulloi vendosjen e gjobës. Kjo ishte zanafilla e një kalvari neglizhencë dhe paligjshmërie.
    Ligji shqiptar përcakton se çdo vendim përfundimtar mbi gjobat administrative duhet të përpunohet brenda 6 muajsh nga momenti i vendosjes. Por në këtë rast, gjoba u mbajt pezull për gati 7 vite, pavarësisht korrenspodencës mes institucioneve. Vetëm një muaj më parë, Dogana e Fierit vendosi riaktivizimin e gjobës 120 milionë euroshe, pasi e kishte mbajtur të pezulluar për vite të tëra.
    Gazheli e mbajti gjobën pezull
    Portali Skyweb.al raportoi pak ditë më parë mbi ekzistencën e të paktën dy shkresave, sipas të cilave drejtuesit e Doganës së Fierit i kanë rikujtuar kreut të Doganave, Gent Gazheli gjobën ndaj Bankers, duke e njoftuar për nevojën që të procesohej, pasi po mbahej pezull prej tij.
    Megjithatë, pavarësisht njoftimeve me email dhe me shkresë zyrtare, vendimi nuk u trajtua nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.
    Gjatë vitit 2021, Gazheli është njoftuar disa herë nga ish-kreu i Doganës së Fierit, Olti Kuke për afatin ligjor të gjobës, por sërish nuk ka marrë asnjë vendim, duke e mbajtur çështjen të pezulluar.
    Vetëm pak ditë më parë, pas shpërthimit të skandalit dhe referimit të dosjes nga Prokuroria e Fierit drejt SPAK-ut, Drejtoria e Doganave ka rikthyer në vëmendje çështjen, duke tentuar të procesojë vonë një vendim që duhej marrë pesë vite më parë.

  • SPAK “bastis” Ministrinë e Financave për gjobën 120 mln euro të Bankers, Gazheli e mbajti 6 vite në sirtar

    SPAK “bastis” Ministrinë e Financave për gjobën 120 mln euro të Bankers, Gazheli e mbajti 6 vite në sirtar

    Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur hetimet për heqjen e gjobës 120 milionë euro të Bankers Petroleum.
    SPAK ka sekuestruar dokumentacionin në Ministrinë e Financave dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave mbi praktikën e heqjes së gjobës më të madhe të vendosur ndonjëherë nga autoritetet fiskale të vendit. Kapitali lexoi një përgjigje zyrtare të Ministrisë së Financave ku konfirmon sekuestrimin e dokumentacionit nga SPAK.
    Gjoba 120 milionë euro mbi Bankers Petroleum u vendos në vitin 2019 nga dogana e Fierit pas një hetimi dyvjeçar të kryer nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave. Sipas këtij hetimi të kryer nga doganat, Bankers Petroleum ka shmangur të paktën 30 milionë euro detyrim akcize përmes solarit të prodhuar nga ARMO në rafinerinë e Ballshit.
    Mbi këtë detyrim është zbatuar edhe gjoba trefish prej 90 milionë euro sic parashikonte ligji i procedurave duke e çuar shumën totale që duhet të paguante kompania në 120 milionë euro.
    Por menjëherë pas plotësimit të procesverbalit të gjobës nga dega e doganës së Fierit, Bankers Petroleum u ankua në ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë duke e cilësuar gjobën si të paligjshme, pasi sipas saj ajo nuk ka patur detyrim për të paguar akcizën e holluesit. Belinda Ballukiu iu drejtua me shkresë ministrisë së Financave duke i kërkuar që të konsultohej me avokaturën e Shtetit.
    Rrjedhimisht, ministrja e atëhershme e Financave, Anila Denaj udhëzoi doganën që të pezullonte përkohësisht vendosjen e gjobës, me qëllim që kjo çështje të konsultohej me Avokaturën e Shtetit për të mos e ekspozuar Shqipërinë përballë rrezikut të një arbitrazhi.
    Pas udhëzimit të ministrisë së Financave, Dogana e Fierit e pezulloi vendosjen e gjobës. Kjo ishte zanafilla e një kalvari neglizhencë dhe paligjshmërie.
    Ligji shqiptar përcakton se çdo vendim përfundimtar mbi gjobat administrative duhet të përpunohet brenda 6 muajsh nga momenti i vendosjes. Por në këtë rast, gjoba u mbajt pezull për gati 7 vite, pavarësisht korrenspodencës mes institucioneve. Vetëm një muaj më parë, Dogana e Fierit vendosi riaktivizimin e gjobës 120 milionë euroshe, pasi e kishte mbajtur të pezulluar për vite të tëra.
    Gazheli e mbajti gjobën pezull
    Portali Skyweb.al raportoi pak ditë më parë mbi ekzistencën e të paktën dy shkresave, sipas të cilave drejtuesit e Doganës së Fierit i kanë rikujtuar kreut të Doganave, Gent Gazheli gjobën ndaj Bankers, duke e njoftuar për nevojën që të procesohej, pasi po mbahej pezull prej tij.
    Megjithatë, pavarësisht njoftimeve me email dhe me shkresë zyrtare, vendimi nuk u trajtua nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.
    Gjatë vitit 2021, Gazheli është njoftuar disa herë nga ish-kreu i Doganës së Fierit, Olti Kuke për afatin ligjor të gjobës, por sërish nuk ka marrë asnjë vendim, duke e mbajtur çështjen të pezulluar.
    Vetëm pak ditë më parë, pas shpërthimit të skandalit dhe referimit të dosjes nga Prokuroria e Fierit drejt SPAK-ut, Drejtoria e Doganave ka rikthyer në vëmendje çështjen, duke tentuar të procesojë vonë një vendim që duhej marrë pesë vite më parë./kapitali.al

  • Financat publike në alarm të kuq, dhjetori përmbyti buxhetin, 2024-a mbyllet me kaos fiskal dhe projekte fantazmë,…

    Financat publike në alarm të kuq, dhjetori përmbyti buxhetin, 2024-a mbyllet me kaos fiskal dhe projekte fantazmë,…

    Gjatë vitit 2024, menaxhimi i financave publike është karakterizuar nga luhatje të mëdha të likuiditeteve dhe një përqendrim i pazakontë i shpenzimeve në muajin dhjetor, duke sjellë pasoja të drejtpërdrejta në ekuilibrin fiskal të vendit. Sipas raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) mbi zbatimin e buxhetit 2024, likuiditetet totale janë luhatur nga 40 deri në 137 miliardë lekë, çka tregon për administrim të pamjaftueshëm të mjeteve monetare. Për më tepër, konvertimet e panevojshme të valutave kanë prodhuar kosto të shtuara për buxhetin e shtetit, duke rënduar më tej situatën financiare. Dhjetori është shndërruar në muajin ku janë përqendruar shumica e shpenzimeve, si ato korente ashtu edhe ato kapitale. Shpenzimet korente kanë qenë gati dyfish më të larta se mesatarja mujore, ndërsa investimet kapitale janë rritur deri në pesëfish.
    Vetëm në periudhën shtator–dhjetor janë detajuar për herë të parë 245 projekte investimi me vlerë totale 14.8 miliard lekë, ku një pjesë e fondeve rezulton të jetë përdorur për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura. Për më tepër, në dhjetor janë mbyllur 323 projekte të nisura gjatë muajve të mëparshëm, ndërsa dhjetëra projekte të tjera kanë qëndruar aktive për vetëm dy ose tre muaj, një praktikë që tregon planifikim të dobët dhe menaxhim joefikas të investimeve. Pavarësisht miratimit të Aktit Normativ nr. 5 më 19 dhjetor, i cili duhej të sillte rishikime të fundit të buxhetit, 150 projekte me financim të brendshëm rezultojnë me realizim zero. Mungesa e e masave për mbylljen e këtyre projekteve të që nuk kanë avancuar ka bërë që fondet e parashikuara për to të mbeten të pavlefshme, duke krijuar barrë të re për vitet pasardhëse.
    Akumulimi i shpenzimeve në dhjetor ka përthithur të gjithë suficitin fiskal të muajve janar–nëntor dhe e ka kthyer bilancin në deficit me rreth 17 miliardë lekë. Vetëm në dhjetor të ardhurat arritën në 62.6 miliard lekë, ndërsa shpenzimet u ngjitën në 152.1 miliard lekë, që përbën 21% të gjithë shpenzimeve vjetore. Sipas KLSH-së ky devijim i fortë, sipas të dhënave, lidhet me mungesën e planifikimit të saktë, orientimin e shpeshtë të fondeve drejt nevojave të reja pa adresuar detyrimet e mbartura dhe tejkalimin e tavaneve buxhetore. Fenomeni ka rritur ndjeshëm riskun fiskal të vendit, duke ekspozuar financat publike ndaj pasigurive të krijuara nga menaxhimi jo i kujdesshëm i likuiditeteve, zgjerimi i angazhimeve kontraktuale përtej hapësirës së miratuar dhe zbatimi jo i rregullt i planifikimit afatmesëm buxhetor.
    Qeverisë i dalin “duarsh” koncesionet PPP
    Por nuk ndalet me kaq. Ministria e Financave dhe Autoritetet Kontraktuese, kanë shkëmbyer qëndrime kontradiktore pas konstatimeve të auditimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili gjeti se për vitin 2024 nuk është publikuar raporti vjetor mbi performancën e kontratave të koncesionit dhe Partneriteteve Publike-Private (PPP), pavarësisht detyrimit ligjor.
    Sipas Ministrisë së Financave, raportimet nga Autoritetet Kontraktuese bëhen në zbatim të ligjit nr. 125/2013 dhe udhëzimeve përkatëse, dhe kërkesat për informacion janë të vazhdueshme. Megjithatë, shumë prej raportimeve rezultojnë të paplota, me të dhëna të pasakta ose të munguar, duke vështirësuar përgatitjen e dokumentacionit final. Ministria sqaron se udhëzimi nr. 5 i vitit 2019 përfshin një listë prej nëntë rreziqesh që duhet të monitorohen për çdo kontratë koncesionare, nga vonesat në ndërtim dhe devijimet e kërkesës, deri tek risqet financiare, ndryshimet e ligjit dhe rinegocimet e kontratave. Ndërkohë, pas krijimit të Drejtorisë së Risqeve Fiskale sipas strukturës së re të miratuar në tetor 2024, Drejtoria e Koncesioneve pohon se nuk mund të kryejë detyrat që tashmë i përkasin një njësie tjetër. Ajo thotë se mund të asistojë në evidentimin e risqeve, por jo të marrë përgjegjësi jashtë kompetencës.
    Për këtë arsye, ministria e pranon rekomandimin vetëm pjesërisht. Nga ana tjetër, grupi i auditimit nënvizon se raporti i performancës së PPP-ve për 2024 mungon dhe se kjo bie ndesh me nenin 10 të ligjit nr. 125/2013, i cili e detyron ministrin përgjegjës për financat të përgatisë dhe publikojë raportin si aneks të raportit vjetor të buxhetit. Mungesa e tij konsiderohet shkelje e detyrimeve ligjore dhe rrezikon transparencën e monitorimit të kontratave koncesionare. Auditimi kërkon që Ministria e Financave të vlerësojë problematikat e konstatuara dhe të forcojë rolin e saj në reduktimin e risqeve fiskale që burojnë nga PPP-të. Në rekomandimet e dhëna, kërkohet që titullari i Ministrisë së Financave të përcaktojë përgjegjësitë për mos-publikimin e raportit dhe të sigurojë finalizimin e tij në kohë, ndërsa Drejtoria e Koncesioneve duhet të marrë masa imediate për përgatitjen dhe publikimin e dokumentit.
    Po ashtu, i kërkohet ministrisë që në bashkëpunim me Autoritetet Kontraktuese të përmirësojë procesin e monitorimit dhe saktësinë e të dhënave financiare dhe jofinanciare të PPP-ve. Ndërkohë KLSH pohon se drejtuesi aktual i Drejtorisë së Koncesioneve mohon përgjegjësinë për periudhën e audituar, duke theksuar se është emëruar në këtë detyrë në shkurt 2025 dhe se gjatë procesit të auditimit nuk është kontaktuar nga grupi i punës, as nuk i është kërkuar informacion zyrtar. Ai argumenton se viti 2024 nuk mbulon periudhën e ushtrimit të detyrës së tij dhe se çdo pretendim duhet të referohet kompetencave dhe përgjegjësive të institucionit gjatë atij viti. Pavarësisht qëndrimeve të ndryshme, raporti vjetor i performancës së kontratave koncesionare për 2024 nuk është publikuar dhe rekomandimi për përmirësime mbetet i pazbatuar.
    Situata ngre shqetësime për transparencën e sektorit të PPP-ve dhe rrezikun fiskal që mund të rëndojë mbi financat publike në mungesë të monitorimit të rregullt. KLSH raportoi se për vitin 2024 rezultojnë 11 kontrata koncesionare PPP me mbështetje buxhetore. 10 kontrata rezultojnë me pagesa faktike, ndërsa për kontratën koncesionare/PPP “Për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e “Portit të integruar” në Triport Vlorë”, plani dhe fakti, rezultojnë 0 lekë. Në total, plani përfundimtar për këto projekte paraqitet në shumën 13,644,710mijë lekë, ndërkohë që pagesat rezultuan në shumën 13,293,576 mijë lekë, me një realizim në masën 97.4%. Pagesat vjetore faktike nga njësitë e qeverisjes së përgjithshme, 2.22% e totalit të të ardhurave tatimore faktike të vitit 2023, duke qenë brenda kufirit të pagesave prej 5% të të ardhurave tatimore faktike.

  • Qeverisë i dalin “duarsh” koncesionet PPP

    Qeverisë i dalin “duarsh” koncesionet PPP

    Ministria e Financave dhe Autoritetet Kontraktuese kanë shkëmbyer qëndrime kontradiktore pas konstatimeve të auditimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili gjeti se për vitin 2024 nuk është publikuar raporti vjetor mbi performancën e kontratave të koncesionit dhe Partneriteteve Publike-Private (PPP), pavarësisht detyrimit ligjor.
    Sipas Ministrisë së Financave, raportimet nga Autoritetet Kontraktuese bëhen në zbatim të ligjit nr. 125/2013 dhe udhëzimeve përkatëse, dhe kërkesat për informacion janë të vazhdueshme. Megjithatë, shumë prej raportimeve rezultojnë të paplota, me të dhëna të pasakta ose të munguar, duke vështirësuar përgatitjen e dokumentacionit final.
    Ministria sqaron se udhëzimi nr. 5 i vitit 2019 përfshin një listë prej nëntë rreziqesh që duhet të monitorohen për çdo kontratë koncesionare, nga vonesat në ndërtim dhe devijimet e kërkesës, deri tek risqet financiare, ndryshimet e ligjit dhe rinegocimet e kontratave.
    Ndërkohë, pas krijimit të Drejtorisë së Risqeve Fiskale sipas strukturës së re të miratuar në tetor 2024, Drejtoria e Koncesioneve pohon se nuk mund të kryejë detyrat që tashmë i përkasin një njësie tjetër.
     
    Ajo thotë se mund të asistojë në evidentimin e risqeve, por jo të marrë përgjegjësi jashtë kompetencës. Për këtë arsye, ministria e pranon rekomandimin vetëm pjesërisht.
    Nga ana tjetër, grupi i auditimit nënvizon se raporti i performancës së PPP-ve për 2024 mungon dhe se kjo bie ndesh me nenin 10 të ligjit nr. 125/2013, i cili e detyron ministrin përgjegjës për financat të përgatisë dhe publikojë raportin si aneks të raportit vjetor të buxhetit. Mungesa e tij konsiderohet shkelje e detyrimeve ligjore dhe rrezikon transparencën e monitorimit të kontratave koncesionare. Auditimi kërkon që Ministria e Financave të vlerësojë problematikat e konstatuara dhe të forcojë rolin e saj në reduktimin e risqeve fiskale që burojnë nga PPP-të.
    Në rekomandimet e dhëna, kërkohet që titullari i Ministrisë së Financave të përcaktojë përgjegjësitë për mos-publikimin e raportit dhe të sigurojë finalizimin e tij në kohë, ndërsa Drejtoria e Koncesioneve duhet të marrë masa imediate për përgatitjen dhe publikimin e dokumentit.
    Po ashtu, i kërkohet ministrisë që në bashkëpunim me Autoritetet Kontraktuese të përmirësojë procesin e monitorimit dhe saktësinë e të dhënave financiare dhe jofinanciare të PPP-ve.
    Ndërkohë KLSH pohon se drejtuesi aktual i Drejtorisë së Koncesioneve mohon përgjegjësinë për periudhën e audituar, duke theksuar se është emëruar në këtë detyrë në shkurt 2025 dhe se gjatë procesit të auditimit nuk është kontaktuar nga grupi i punës, as nuk i është kërkuar informacion zyrtar.
    Ai argumenton se viti 2024 nuk mbulon periudhën e ushtrimit të detyrës së tij dhe se çdo pretendim duhet të referohet kompetencave dhe përgjegjësive të institucionit gjatë atij viti.
    Pavarësisht qëndrimeve të ndryshme, raporti vjetor i performancës së kontratave koncesionare për 2024 nuk është publikuar dhe rekomandimi për përmirësime mbetet i pazbatuar. Situata ngre shqetësime për transparencën e sektorit të PPP-ve dhe rrezikun fiskal që mund të rëndojë mbi financat publike në mungesë të monitorimit të rregullt.
    KLSH raportoi se për vitin 2024 rezultojnë 11 kontrata koncesionare PPP me mbështetje buxhetore. 10 kontrata rezultojnë me pagesa faktike, ndërsa për kontratën koncesionare/PPP “Për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e “Portit të integruar” në Triport Vlorë”, plani dhe fakti, rezultojnë 0 lekë.
    Në total, plani përfundimtar për këto projekte paraqitet në shumën 13,644,710mijë lekë, ndërkohë që pagesat rezultuan në shumën 13,293,576 mijë lekë, me një realizim në masën 97.4%.
    Pagesat vjetore faktike nga njësitë e qeverisjes së përgjithshme, 2.22% e totalit të të ardhurave tatimore faktike të vitit 2023, duke qenë brenda kufirit të pagesave prej 5% të të ardhurave tatimore faktike./ Monitor

  • Qeverisë i dalin ‘duarsh’ koncesionet PPP

    Qeverisë i dalin ‘duarsh’ koncesionet PPP

    Pagesat vjetore faktike nga njësitë e qeverisjes së përgjithshme, 2.22% e totalit të të ardhurave tatimore faktike të vitit 2023, duke qenë brenda kufirit të pagesave prej 5% të të ardhurave tatimore faktike

    r./ Monitor/