Në mbledhjen e sotme Këshilli i Ministrave vendosi disa ndryshime në përbërjen e grupit negociator të Shqipërisë për aderimin në Bashkimin Europian.
Qeveria vendosi zëvendësimin e ish zëvendësministres së Arsimit, Nina Guga, me Orjana Osmanin, zëvendësministren aktuale të Arsimit.
Po ashtu, Adela Xhemali, zëvendësministre e Financave, negociatore përgjegjës për kriteret ekonomike dhe kapitujt 32 dhe 33, është zëvendësuar me Erjona Çelën, zëvendësministre e Financave, si negociatore përgjegjës për kriteret ekonomike dhe kapitullin 33, si dhe Andi Memetin, zëvendësministër i Financave, në rolin e negociatorit përgjegjës për kapitullin 32
VKM:
V E N D I M PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.422, DATË 6.5.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRBËRJEN, RREGULLAT E FUNKSIONIMIT DHE TRAJTIMIN FINANCIAR TË GRUPIT NEGOCIATOR DHE DETYRAT E KRYENEGOCIATORIT PËR ZHVILLIMIN E NEGOCIATAVE TË ADERIMIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË BASHKIMIN EVROPIAN”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, dhe të vendimit nr.749, datë 19.12.2018, të Këshillit të Ministrave, “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e strukturës shtetërore, përgjegjëse për zhvillimin e negociatave dhe lidhjen e traktatit të aderimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, me propozimin e ministrit të Shtetit dhe Kryenegociator, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në pikën 1, të kreut I, të vendimit nr.422, datë 6.5.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për përbërjen, rregullat e funksionimit dhe trajtimin financiar të grupit negociator dhe detyrat e Kryenegociatorit për zhvillimin e negociatave të aderimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
a) Fjalët “Zëvendësministri i Financave, përgjegjës për tatimet dhe doganat” zëvendësohen me “Z. Florian Semani, zëvendësministër i Financave”.
b) Togfjalëshi “Znj. Nina Guga” zëvendësohet me “Znj. Orjana Osmani”.
c) Fjalia “Znj. Adela Xhemali, zëvendësministër i Financave, negociator përgjegjës për kriteret ekonomike dhe kapitujt 32 dhe 33;” zëvendësohet me “Znj. Erjona Çela, zëvendësministër i Financave, negociator përgjegjës për kriteret ekonomike dhe kapitullin 33;”.
ç) Pas paragrafit të fundit shtohet fjalia, me këtë përmbajtje:
“- Z. Andi Memeti, zëvendësministër i Financave, negociator përgjegjës për kapitullin 32.”.
2. Ngarkohen grupi negociator i Republikës së Shqipërisë dhe institucionet, sipas pikës 1, të kreut I, të këtij vendimi, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
Tag: financave
-

Aderimi në BE, qeveria ndryshon grupin negociator të Shqipërisë
-

Vendet e G7-s pajtohen për rritje trysnie ndaj Rusisë, nëse s’ka armëpushim në Ukrainë
Ministrat e Financave dhe guvernatorët e bankave qendrore të vendeve të G7-s [grupi i shtatë shteteve më të industrializuara të botës] janë pajtuar gjatë një takimi në Kanadanë perëndimore se Rusia mund të përballet me sanksione shtesë, nëse ajo i reziston një nisme për një armëpushim në luftën e saj në Ukrainë.
Shefat e Financave të G7-s kanë dënuar “luftën brutale” të Rusisë nëpërmjet një komunikate më 22 maj, në fund të takimit të tyre, dhe kanë thënë se nëse përpjekjet për të arritur një armëpushim dështojnë, ata do t’i shqyrtojnë të gjitha opsionet e mundshme, përfshirë “një shtim të mëtejmë të sanksioneve”.
Komunikata ka thënë, po ashtu, se asetet sovrane të Rusisë, që mbahen në juridiksionet e vendeve të G7-s, do të mbeten të ngrira derisa Moska t’i japë fund luftës dhe të paguajë për dëmet që ia ka shkaktuar Ukrainës.Ministrat janë zotuar edhe që të punojnë bashkë që të sigurojnë se asnjë vend apo entitet që financon apo furnizon “makinerinë rus të luftës” nuk do të mund përfitojnë nga rindërtimi i Ukrainës.
“Ky është një qëndrim shumë i fortë”, ka thënë ministri kanadez i Financave, Francois-Philippe Champagne, duke e quajtur një shtyllë thelbësore të komunikatës, e cila nuk ka përmendur Kinën apo vendet e tjera që akuzohen se e furnizojnë Rusinë me komponentë kritikë.
Takimi i ministrave në Malet Shkëmbore Kanadeze i ka paraprirë një samiti të G7-s që do të mbahet në mes të qershorit, në një resort të afërt malor. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të marrë pjesë në këtë samit, ka konfirmuar Shtëpia e Bardhë më 22 maj.
Në takim mori pjesë edhe ministri ukrainas i Financave, Serhiy Marchenko, i cili i bëri thirrje G7-s që të vazhdojë trysninë ndaj Rusisë.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, nuk e ka përmendur takimin e G7-s në videoadresimin e tij në mbrëmje, por ka thënë se Ukraina është e gatshme t’i ndërmarrë “hapat më të shpejtë të mundshëm” për t’i dhënë fund luftës.
“Ukraina nuk është e interesuar ta zgjasë luftën, por të përgatitet për çfarëdo zhvillimi. Është e qartë për botën se është faji i Rusisë që lufta ende po vazhdon”, ka thënë ai. “Ne të gjithë, nga ana jonë, po i bëjmë të gjitha punët e nevojshme përgatitore. Ajo që nevojitet është gatishmëri reciproke nga Rusia – dhe ajo nuk ekziston tani”.
Përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit janë përshpejtuar, ndërsa zyrtarët rusë dhe ukrainas javën e kaluar kanë zhvilluar bisedimet e tyre të para të drejtpërdrejta pas më shumë se tre vjetësh.
Por, Kremlini ka thënë më 22 maj se “ende nuk ka pajtim” për bisedimet e reja për paqe me Ukrainën, duke hedhur poshtë raportimet se dy vendet do të zhvillojnë së shpejti negociata në Vatikan.
Trump ka biseduar përmes telefonit me presidentin rus, Vladimir Putin, më 19 maj, në një përpjekje për t’i dhënë fund, siç është shprehur ai, “kasaphanës” – por as telefonata, e as bisedimet e mëhershme të drejtpërdrejta nuk shtynë Rusinë të bëjë lëshime./REL -

Arka mbushet, investimet bien! 246 miliardë lekë në 4 muaj kryesisht nga kontributet, rritet edhe suficiti
246.65 miliardë lekë janë arkëtuar në buxhetin e shtetit në 4 muajt e parë të vitit.
Rritja e të ardhurave me një nivel 6.2% sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë ka ardhur kryesisht nga kontributet.
Tatimi mbi të ardhurat personale grumbulloi 27.2 miliardë lekë. Ndërsa të ardhurat nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore u realizuan në masën 59.3 miliardë lekë.
“Për fat të keq kjo nuk është shenjë e mirë që ekonomia të varet nga pagesat e detyrueshme tendenca është të rriten pagat me ligje. Dhe jo si pasojë e rritjes së produktiviteti që tregon se ekonomia shqiptare është e sforcuar.”, tha Klodjan Muço, ekspert ekonomie.
Një rritje e konsumit edhe si pasojë e ecurisë së turizmit në vend ka bërë që më shumë para në arkën e shtetit në 4 muaj, të mblidhen nga akciza dhe TVSH në import, me përkatësisht 20 mld lekë dhe 48.8 mld lekë. Ndërsa taksat doganore dhe renta minerare kontribuuan me 2.8 miliardë dhe 786 milionë lekë.
“Të ardhurat nga akciza janë shumë të larta se 4 muajt e parë të vitit të kaluar që tregon se kanë një tendencë rritëse. Dhe TVSH në import është në rritje që tregon se ka patur stimul të rritjes së konsumit.”, tha më tej Muço.
Më shumë te ardhura, por më pak shpenzime. Në 4 muajt e parë të vitit qeveria ka shpenzuar 207.8 miliardë lekë, duke realizuar 25.2% të planit vjetor. Shkak sipas ekspertëve janë edhe zgjedhjet, periudhë e së cilës nuk lejohet investime të reja.
“Ishim përgjatë një viti elektoral përsëri në 4 muajt tregojnë që kishim harxhuar më pak sesa kishim mbledhur. Dhe kjo tregon që niveli i borxhit publik të përmirësohet më tepër.”, shton ai.
Në 4 muajt e parë të 2025 buxheti ka rezultuar me një suficit prej 38.5 miliardë lekësh. Duke bërë që shpenzimet të përqendrohen më së shumti në një periudhë të vitit.
TË ARDHURAT NË ARKËN E SHTETIT
(Burimi: Ministria e Financave)
246.65 MLD LEKË
+6.2%
TË ARDHURAT NGA DOGANAT
(Burimi: Ministria e Financave)
Akciza 20 mld lekë
TVSH në import 48.8 mld lekë
Taksa doganore 2.8 mld lekë
Renta minerare 786 mln lekë
SHPENZIMET NË 4 MUAJ
(Burimi: Ministria e Financave)
207.8 mld lekë
25.2%
Top Channel
-

Mes pasigurisë ekonomike, ja si mund t’i menaxhoni financat tuaja
Në një klimë ekonomike të pasigurt, ku besimi i konsumatorëve ka rënë në nivelin më të ulët në pesë vitet e fundit dhe rreziku për recesion është në rritje, menaxhimi i financave personale është bërë më i rëndësishëm se kurrë më parë.
Sipas një sondazhi të Qendrës për Kërkime të Çështjeve Publike Associated Press-NORC, afërsisht gjysma e të rriturve amerikanë janë të shqetësuar për ndikimin e politikave ekonomike dhe rritjen e çmimeve.
Ekspertët financiarë theksojnë se në mungesë të parashikueshmërisë, është thelbësore të përqendrohemi në gjërat që mund të kontrollojmë. Matt Watson, CEO i aplikacionit për planifikim financiar Origin, thotë se askush nuk mund të parashikojë me saktësi se çfarë do të ndodhë, por individët mund të përgatiten për pasojat përmes strategjive të thjeshta financiare.
Hapi i parë është krijimi i një pasqyre të qartë të financave personale – përfshirë të ardhurat, shpenzimet, kursimet dhe borxhet. Më pas, ekspertët këshillojnë të identifikohen dhe shkurtohen shpenzimet e panevojshme, duke i ndarë në nevoja, dëshira dhe dëshira afatgjata. Kjo u jep individëve mundësinë të ndërtojnë një fond emergjence, që idealisht duhet të mbulojë tre deri në gjashtë muaj shpenzime jetese.
Gjithashtu, rekomandohen kontrolle të rregullta mujore të buxhetit për të përshtatur shpenzimet me prioritetet e reja financiare. Për ata që kanë borxhe, këshilla është të përqendrohen fillimisht në shlyerjen e atyre me interes më të lartë, si kartat e kreditit, duke ruajtur ndërkohë pagesat e rregullta për borxhet afatgjata.
Ndërsa pasiguria ekonomike mund të sjellë ankth, kujdesi për shëndetin mendor është po aq i rëndësishëm sa kujdesi për buxhetin. Leximi i tepërt i lajmeve ose frika nga e ardhmja mund të përkeqësojnë stresin, ndaj ekspertët rekomandojnë kufizimin e ekspozimit ndaj informacionit të tepërt dhe kërkimin e ndihmës profesionale kur është e nevojshme.
Së fundi, edhe pse tregjet financiare mund të duken të paqëndrueshme, ekspertët paralajmërojnë kundër marrjes së vendimeve të nxituara lidhur me investimet. Qëndrueshmëria dhe planifikimi afatgjatë janë çelësi për të kaluar me sukses çdo stuhi ekonomike./ Euronews – Syri.Net
-

Kush është numri 2 i qeverisë gjermane Lars Klingbeil, të cilin disa e krahasojnë me një “ari të lezetshëm me kthetra të mprehta”
Sjellja e tij e qetë, pothuajse miqësore dhe buzëqeshja e pandashme mund të të mashtrojnë. Por Lars Klingbeil nuk është një zë i butë në politikë. Përndryshe, si do të kishte arritur të bëhej Zëvendëskancelar dhe Ministër i Financave i ekonomisë më të fuqishme të Eurozonës në një nga momentet e saj më të vështira?
Pas një serie humbjesh elektorale për Partinë Socialdemokrate (SPD), Lars Klingbeil, bashkëkryetar i partisë, ka dalë jo vetëm i padëmtuar, por edhe më i fuqishëm. Tashmë në postin e zëvendëskancelarit dhe ministër i Financave të Gjermanisë, ai është vendosur në zemër të një sfide të dyfishtë: Rindërtimin e partisë së tij të përçarë dhe ringjalljen e një ekonomie që po lëngon.
I njohur për stilin e tij të qetë dhe tonin bashkëpunues, Klingbeil fshihet pas një strategjie të ftohtë dhe të vendosur. Ai ka treguar aftësi për të ruajtur pozicionin në kohë krize, për të prerë lidhjet me mentorin e tij politik Gerhard Schröder kur ishte e nevojshme dhe për të kontrolluar brendinë e partisë me vendosmëri. Duke folur publikisht për betejën e tij me kancerin në vitin 2014, ai përçoi një mesazh të qartë: Qëndrueshmëria dhe vendosmëria janë themeli i karakterit politik.
Por tani e pret një detyrë shumë më e madhe: të hartojë një buxhet për vitin 2025, të frenojë shpenzimet shtetërore në një kohë me pritshmëri të larta sociale dhe të rifillojë motorët e një ekonomie që po stagnon. Në një Gjermani që kërkon udhëheqje të fortë, Klingbeil nuk e fsheh ambicien për të qenë shumë më tepër sesa “Numri 2”.
Disa demokristianë që u morën me të në negociatat mbi programin e qeverisë thanë më vonë se edhe një ari i ëmbël mund t’i tregoje kthetrat e tij të mprehta nëse është e nevojshme.
Një betejë personale që u bë mesazh politik
Rreth dhjetë ditë më parë, Klingbeil ndau publikisht një përvojë të dhimbshme personale: në vitin 2014 ishte diagnostikuar me kancer në gjuhë, pas shumë vitesh si duhanpirës i rëndë. “E sheh jetën ndryshe kur je në kufirin midis prishjes dhe paprishjes,” tha ai në një podkast, duke theksuar se kjo formë e kancerit rrallëherë është e shërueshme. Ishte një mesazh i koduar për kritikët e brendshëm dhe partnerët skeptikë: ai di të mbijetojë aty ku të tjerët dorëzohen – falë vendosmërisë dhe qëndrueshmërisë së tij.
Përballja me një SPD të përçarë
Si drejtues i një partie që ka kaluar nga një humbje në tjetrën dhe që ende kërkon identitetin e saj, Klingbeil përballet me një sfidë të dyfishtë: të ringjallë optimizmin në një bazë gjithnjë e më të majtë, ndërsa vetë përfaqëson krahun më konservator të socialdemokracisë gjermane. Ky tension brendapartiak është i vështirë, por sërish një betejë me një audiencë të kufizuar.
Ministri i Financave në një ekonomi të bllokuar
Sfida shumë më e madhe është ajo që e pret në postin e Ministrit të Financave. Një post që në të kaluarën i dha famë botërore Wolfgang Schäuble-it dhe i shërbeu si trampolinë Olaf Scholz-it drejt kancelarisë – me ndihmën e vetë Klingbeil-it.
Gjermania po përballet me një ngërç ekonomik: rritje zero për vitin 2025 dhe parashikime të zymta për vitin që vjen. Ndërmarrjet po shqyrtojnë shkurtimet e vendeve të punës dhe qytetarët janë më të shqetësuar se kurrë për të ardhmen ekonomike. Klima është ndër më negativet në dekada.
Nga ana tjetër, ekziston perceptimi i rremë se buxheti shtetëror ka fonde të pakufizuara. “Frena e borxhit” mbetet një kufizim i fortë ligjor, ndërsa fondet e jashtëzakonshme për infrastrukturën, dixhitalizimin dhe mbrojtjen (përfshirë 100 miliardë euro për ushtrinë) janë tashmë të shpërndara. Tani, disa ministri duhet të përgatiten për shkurtimet që do t’u kërkojë Klingbeil, i cili duhet të paraqesë buxhetin për vitin 2025 – me gjashtë muaj vonesë.
Paraardhësi i tij paralajmëroi se duhen prerë “disa dhjetëra miliardë euro” nga shpenzimet publike. Detyra e re e Klingbeil-it nuk është vetëm të mbajë ekuilibrin financiar, por të ringjallë një ekonomi që po fundoset dhe një qeveri që po humbet besimin publik.Top Channel
-

Gjermani, ish-Ministri i Financave Lindner përplas një qen me makinën e tij
Ish-Ministri i Financave dhe kreu i Partisë së Lirisë (FDP) Christian Lindner goditi dhe vrau një qen të vogël me makinën e tij, raportoi gazeta BILD.
Sipas gazetës, zoti Lindner e goditi qenin e vogël të premten në parkingun e një restoranti në Berlin, ndërsa po largohej. Dëshmitarët okularë i thanë BILD se ish-ministri, i cili po drejtonte një Mini Cooper, nuk e shkaktoi aksidentin, pasi qeni nuk ishte i lidhur dhe ai ishte i përqendruar te këmbësorët që lëviznin në zonë.
Siç i deklaroi më vonë gazetës, ai nuk ishte në dijeni se qeni kishte ngordhur përfundimisht, pasi pronari i tij nuk i dha të dhënat e tij dhe shprehu “trishtimin e tij të thellë” për incidentin.
Gazeta gjermane thekson se qeni i përkiste një producenti të njohur filmash.Top Channel
-

Shoferët paguajnë 213 mln euro taksë qarkullimi, rritet konsumi i naftës, zhdoganimet arrijnë nivel rekord
Qytetarët shqiptarë që kanë në përdorim një automjet kanë paguar në total afro 213 milionë euro taksë të qarkullimit rrugor. Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave, tregojnë se të ardhurat nga taksa e qarkullimit, e cila vilet për çdo litër për naftën dhe benzinën, kanë pasur një rritje të konsiderueshme me 9% në raport me një vit më parë.
E thënë ndryshe, janë paguar afro 18 milionë euro më shumë se në vitin 2023. Rritja e të ardhurave është diktuar nga shtimi i konsumit të karburantit. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, tregojnë se përgjatë 12-muajve që lamë pas, qytetarët shqiptarë dhe turistët kanë konsumuar rreth 657.5 mijë ton karburant. Në raport me një vit më parë, rezulton rritje e importit të këtij produkti me rreth 43 mijë ton si dhe është në nivelin historik të 5 viteve të fundit.
Kjo perfomancë vjen si rrjedhojë e rritjes së fluksit të turistëve në vendin tonë, shifër e cila regjistrohet në 11.7 milionë në vitin 2024, ku një pjesë e mirë prej tyre vijnë me automjete personale dhe një pjesë marrin automjete me qira për të vizituar sa më shumë vende.
Taksa e qarkullimit mbi naftën edhe benzinën vilet në masën 27 lekë për litër. Në vitin 2024, Ministria e Financave kishte programuar të vilte 233 milionë euro nga taksa e qarkullimit, por janë arkëtuar 213 milionë, me një mosrealizim në vlerë 20 milionë euro. Taksa e qarkullimit grumbullon të ardhura nga përdoruesit e transportit dhe vilet gjatë blerjes së karburantit, për çdo litër të konsumuar dhe shpërndahet më pas për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve. Taksa e qarkullimit është vetëm 1 prej 7 taksave që vilen nga konsumi i lëndëve djegëse dhe që shkon në arkën e shtetit bashkë me TVSH-në akcizën, taksën e karbonit, etj. -

Horoskopi për ditën e sotme, 28 prill 2025
Showbiz E Hënë, 28 Prill 2025 08:58
DASHI
Në jetën sentimentale mund të keni ndonjë shqetësim të vogël. Por përgjithësisht do të jetë një ditë e qetë. Ne sektorin e financave mund te keni ndonjë përmirësim të lehtë.DEMI
Pritet të merni lajme të mira në sektorin e financave. Në vendin e punës mund të përfshiheni nga disa debate që mund të degjenerojnë nëse nuk ruani qetësinë.
BINJAKET
Parashikohet të jetë një ditë mjaft e mirë në aspektin fizik. Kjo gjendje do të pasqyrohet edhe ne aspektin shpirtëror. Shfrytëzojeni këtë ditë për të bërë investime afatgjata.
GAFORRJA
Kushtojini më shumë vëmendje gjendjes së përgjithshme shpirtërore. Këshilloheni të merreni me sport, joga apo të praktikoni ushtrime frymëmarrjeje për më shumë energji.
LUANI
Një ditë e kaluar me njerëz të dashur dhe që sjellin energji pozitive te ju eshte një ditë perfekte. Edhe në sektorin e financave gjërat do të shkojne mjaft mirë.
VIRGJERESHA
Dita e duhur për të zgjidhur disa çështje të lëna pezull. Nëse po mendoni t’i realizoni ato, mos humbisni kohë sepse nuk do të mungojë favorizmi planetar për të lindurit në këtë shenjë.
PESHORJA
Po kaloni momentë jo shumë optimiste, por situata do ë përmirësohet nga pjesa e dytë e ditës. Kushtojini më shumë vëmendje përmirësimit të gjendjes shpirtërore.
AKREPI
Ditë e mirë për vendime të rëndësishme që mund të ndryshojnë jetën tuaj. Aspekti planetar është mjaft pozitiv ndaj shfrytëzojeni për të realizuar projektet tuaja.
SHIGJETARI
Disa takime surprizë mund të sjellin ide të reja në aspektin profesional. Nëse jeni duke menduar për hapjen e një biznesi, gjërat do t’ju ecin mbarë. Mund të keni oferta të reja pune.
BRICJAPI
Mund të nisni një lidhje të re dashurie e cila parashikohet të zgjasë. Kjo gjë mund ta ndryshojë gjendje tuaj emocionale. Në punë jo gjithçka po ecën mirë.
UJORI
Prej një kohe të gjatë nuk po arrini të gjeni veten në aspektin profesional. Duhet të reflektoni dhe njëkohësisht të këshilloheni me një person i cili ka më shumë eksperiencë se ju.
PESHQIT
Nëse nuk tregoni më shumë angazhim, asgjë nuk do të funksionojë si duhet. Gjithçka do ta arrini me shumë mund, por në fund rezultati do t’ju gëzojë shumë. -

Sa do të jetë bonusi për pensionistët në pranverë? Zbardhet vendimi i Qeverisë: Nga 5 mijë, deri në 10 mijë lekë
Qeveria ka ndryshuar për të tretën herë buxhetin e vitit 2024.
Përmes një deklarate për mediat, ministri i Financave, Petrit Malaj, ka bërë të ditur se në pranverë do të përfitojnë bonus në masën 10 mijë lekë ose 100 euro të gjithë ata pensionistë, pensioni mujor i të cilëve është nën 20 mijë lekë dhe 5 mijë lekë ose 50 euro të gjithë ata pensionistë, vlera e pensionit mujor të të cilëve është mbi 20 mijë lekë.
Po ashtu, bëhet e ditur se do të jenë përfitues të bonusit prej 15,000 lekësh të gjitha familjet që trajtohen me ndihmë Ekonomike, personat me aftësi të kufizuar (PAK), si dhe kujdestarët e tyre.Deklarata për shtyp e ministrit të Financave
Këshilli i Ministrave në një mbledhje të posaçme ditën e djeshme, miratoi Aktin Normativ, për disa ndryshime në Buxhetin e Shtetit për vitin 2024.Ministria e Financave, propozoi disa masa, pas një analize të kujdesshme të ecurisë së ekonomisë dhe treguesve fiskalë për periudhën janar – nëntor 2024.
Në këtë prag fundviti, e gjithë vëmendja jonë shkon në mbështetje të shtresave më në nevojë, kryesisht pensionistëve dhe familjeve me të ardhura të ulëta.• Do të shpërndajmë 2.2 miliardë lekë në formën e shpërblimeve të menjëhershme për disa nga kategoritë sociale më vulnerabël.
• Konkretisht do të jenë përfitues të bonusit prej 15,000 lekësh të gjitha familjet që trajtohen me Ndihmë Ekonomike, Personat me Aftësi të Kufizuar (PAK), si dhe kujdestarët e tyre.
• Nga ana tjetër do të vëmë në jetë premtimin për garantimin e bonusit të Pranverës, duke siguruar krijimin e një llogarie speciale në Bankën e Shqipërisë, në mbështetje të pensionistëve në të cilën do të transferohet një fond prej 6.3 miliardë lekësh.
• Në pranverë do të përfitojnë bonus në masën 10 mijë lekë ose 100 Euro të gjithë ata pensionistë, pensioni mujor i të cilëve është nën 20 mijë lekë dhe 5 mijë lekë ose 50 Euro të gjithë ata pensionistë, vlera e pensionit mujor të të cilëve është mbi 20 mijë lekë .
Me një fond shtesë në masën 1.4 miliardë lekë do të mbështesim fermerët, duke siguruar investim të vazhdueshëm për një nga sektorët më prioritarë të ekonomisë, bujqësinë.
Gjithashtu do të alokojmë një fond shtesë prej rreth 1.6 miliardë lekë për për të mbështetur bashkitë për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura, si dhe për të përmirësuar ofrimin e shërbimeve publike ndaj qytetarëve.Angazhimi i Minstrisë së Financave mbetet i pandryshuar për të siguruar edhe në vijim trajektoren rënëse të nivelit të borxhit publik në raport me PBB-në, si dhe për të garantuar konsolidimin fiskal e qëndrueshmërinë e ekonomisë në tërësi.