Ministri i Financave i Greqisë, Kyriakos Pierrakakis është zgjedhur president i Eurogrupit.
Lajmi është bërë i ditur nga Partia Popullore Europiane me anë të një reagimi në rrjetet sociale.
PPE shprehet se me emërimin e Pierrakakis në krye të Eurogrupit, ekonomia e Europës është në duar të sigurta.
Pierrakakis zëvendëson në këtë post homologun e tij qipriot, Makis Keravnos.
“Urime @pierrakakis për zgjedhjen e tij si President i Eurogrupit. Me të në krye, ekonomia e Evropës është në duar të afta dhe e gatshme për sfidat që e presin.
Rikthimi i Greqisë është më shumë sesa një përrallë. Është një histori evropiane e qëndrueshmërisë, reformës dhe rritjes”, shkruan PPE.
Tag: financave
-

Greqia merr presidencën e Eurogrupit, ministri i Financave zgjidhet në krye
-

Sukses historik për Greqinë, ministri i Financave zgjidhet president i ri i Eurogroup
Ditë historike për Greqinë karakterizohet nga shumica e mediave greke 11 dhjetori pasi ministri grek i Financave, Kyriakos Pierrakakis, u zgjodh njëzëri president i ri i Eurogroup.
Zgjedhja e tij u miratua pa kundërshtime, pasi ministri belg Vincent Van Peteghem u tërhoq nga gara, duke hapur rrugën për konsensusin e plotë.
Kjo është hera e parë që një ministër grek merr drejtimin e Eurogroup, zhvillim që interpretohet gjerësisht si dëshmi e besimit të shtuar të partnerëve evropianë ndaj Greqisë dhe e vlerësimit për stabilitetin ekonomik të vendit, reformat fiskale dhe progresin në transformimin digjital. Sipas analizave, zgjedhja njëzëri e Pierrakakis përfaqëson një moment simbolik për imazhin e vendit dhe për peshën e tij politike në tryezën evropiane.
Pierrakakis merr detyrën menjëherë, pas dorëheqjes së ish-presidentit Pascal Donohoe. Deri në zgjedhje, drejtimin e përkohshëm të Eurogroup e ushtronte ministri i Financave i Qipros, Makis Keravnos.
Si drejtues i Eurogroup, Pierrakakis do të përfaqësojë ministrat e Financave të eurozonës në forume ndërkombëtare, nga G7 deri në takimet e FMN-së. Ai do të ketë gjithashtu rol kyç në koordinimin e politikave ekonomike mes vendeve të eurozonës.
Ndër detyrat e para që e presin është udhëheqja e procesit të përzgjedhjes së zëvendëspresidentit të ri të Bankës Qendrore Evropiane.
Pierrakakis ka pranuar urime nga shumë kolegët to tij grekë në kabinetin Mitsotakis, por edhe nga ata europianë. Zëvendëskryeministri i Greqisë, Kostis Hatzidakis, e cilësoi zgjedhjen e tij si një arritje të madhe për ministrin, qeverinë dhe vetë vendin duke nënvizuar s e Greqia – e cila një dekadë më parë ishte pranë daljes nga eurozona – sot shihet në Bruksel si shembull suksesi.
Sipas tij, suksesi i Pierrakakis reflekton progresin domethënës të ekonomisë greke në gjashtë vitet e fundit, pavarësisht krizave të shumëfishta globale.Top Channel
-

Ministri i Financave, Petrit Malaj, takim me homologun e Katarit, bashkëpunim ekonomik dhe financiar
Ministri i Financave, Petrit Malaj zhvilloi një takim në Doha me ministrin e Financave të Shtetit të Katarit, Ali bin Ahmed Al Kuwari, në kuadër të pjesëmarrjes së tij në Doha Forum.
Gjatë takimit, të dy ministrat diskutuan mbi zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe financiar ndërmjet Shqipërisë dhe Katarit, me fokus në krijimin e mundësive të reja për projekte të përbashkëta që mbështesin investimet, inovacionin dhe zhvillimin e qëndrueshëm.Ministri Malaj vlerësoi partneritetin me Katarin dhe theksoi angazhimin e Shqipërisë për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe në fusha me interes të ndërsjellë.
Takimi konfirmoi vullnetin e përbashkët për të zgjeruar bashkëpunimin strategjik dhe për të krijuar ura të reja partneriteti mes dy vendeve. ATSH
-

Malaj: Paqja fiskale, model italian! Ministri i Financave zbulon se cila do të jetë politika e pensioneve
Ministri i Financave Petrit Malaj e konsideron buxhetin e vitit 2026, si një ndër draftet më të mira, pasi çdo sektor që ka ndikim në jetën ekonomike të vendit ka rritje fondesh. Gjatë një interviste për emisionin E –ZONE në Vizon Plus, Malaj tha se bxuheti mbështetet në 4 shtylla kryesore.
“Janë shtylla të cilat mbështeten në mirëqenien sociale të qytetarëve, në qëndrueshmërinë ekonomike, në konsolidimin fiskale si dhe në funksion të procesit të integrimit të Bashkimit Europian. Projektbuxherti i viti që vjen është një ndër më të mirët, pasi teksa planifikojmë të rrisim nivelin e shpenzimeve, këto fonde shtesë nuk vijnë nga rritja e taksave, as nga rritja e borxhit. Paratë vijnë nga mirëadministrimi fiskal. Të gjithë zërat, pa përjashtim, buxhetit të ardhshëm janë me rritje”, tha Malaj.
Por projektligji më i rëndësishëm parashikon që të ketë rritje pagash dhe pensionesh në vitin e ardhshëm. Ndërsa politika e bonuesve për pesnionistët po mbaron.
“Vitin që vjen do të indeksojmë pagat në masën 2.5 % por paralelisht për disa kategori do të kemi dhe rritje pagash. Ndërsa 2026 shënin nisjen e reformës në skemën e pensioneve. Reforma parashikon rritje vit pas viti deri në 2028”, tha ai.
Ministri i Financave ka edhe një përgjigje për akzuat e opozitës lidhur me projektin e shumë debatuar, atë të paqjes fiskale.
“Paqja fiskale nuk është amnisti, ne nuk ofrojë siguri juridike për ata që janë në hetim, apo të me vendim gjykate. Në frymën e transparencës këtë nisëm e kemi konsultuar edhe me FMN dhe BE. Kemi marrë për bazë praktin italiane të paqjes fiskale, pra një praktikë europiane”, shtoi Malaj. -

Fshehen përfituesit, Ministria e Financave nuk tregon listën e kompanive që iu falën 2 miliardë euro detyrime/ Ekspertët: Mungesa e llogaridhënies fsheh fajtorët
Një falje mbi 2 miliardë euro detyrime tatimore, gjoba e kamatëvonesa por pa një listë konkrete, kështu po merr formë projektligji më i rëndësishëm i paketës fiskale për vitin 2026.
Në një vend ku çdo pagesë publike, çdo tender, çdo kontratë ka për detyrë të jetë transparente, institucionet sot po miratojnë një ligj që u jep mundësi subjekteve të fshihen pas faljeve të mëdha. Mungesa e një liste përfituesish, sipas ekspertëve të tregut, po i shërben klientelizmit dhe dobëson ekonominë e vendit.
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, për Top Channel thotë se paratë publike që përkthehen në të ardhura të munguara për buxhetin duhet t’u gjendet pronari.
“Publikimi i listës duhet të jetë parakusht kryesor. Edhe nëse thuhet se e kemi tani në ligj, duhet bërë një klauzolë që jo më vonë se 31 marsi 2026 Ministria e Financave të bëjë publike listën. E vetmja rrugë për të reduktuar në maksimum efektin negativ ekonomik, fiskal, politik të faljeve është të ofrohet transparencë maksimale”, thotë Malaj.
Eksperti fiskal, Eduard Gjokutaj thotë: “Në momentin që publiku nuk di se kush është falur, pse janë toleruar deri më sot dhe çfarë përfiton ekonomia, pra rëndohen apo përfitojnë më shumë të vegjlit apo do të përfitojnë tradicionalisht ata që kanë përfituar deri më sot nga amnistitë, të cilat nuk shkojnë në sinkron me një model të zbatuar të transparencës dhe llogaridhënies.”
Ministri i Financave, Petrit Malaj, e ka justifikuar mungesën e transparencës nga organet tatimore me argumentin se rreth 90% e borxheve janë krijuar nga kompani që nuk ekzistojnë më. Por përsëri ministria që ka propozuar ligjin refuzon t’i bëjë të ditur emrat për publikun.
“Ka edhe një problem kritik në raport me biznesin që paguan taksa. Disa prej bizneseve që përfitojnë faljen i kanë lënë ato para me idenë që s’do t’i paguajnë kurrë dhe kanë filluar biznese të suksesshme me natyrë abuzive. Duhet të jetë pjesa më e madhe e biznesit të vogël dhe të mesëm që ka efekte pozitive në reduktimin e papunësisë dhe reduktimin e varfërisë, ndërsa nëse pretendohet që bëhet për kompanitë, dyshohet që është një ligj i lobuar dhe jo i dobishëm”, shton Arben Malaj.
Pikërisht mungesa e informacionit publik, sipas ekspertëve, lë të hapura dyshime mbi mënyrën se si janë krijuar borxhet, kush ka përfituar tolerime dhe cili është efekti real i faljes te ekonomia dhe tregu.
“Mungesa e llogaridhënies fsheh edhe fajtorët, sepse administrata duhet të raportonte në kohë se çfarë është bërë me paranë publike. Një evazionist nuk heq dorë nga të qenurit i tillë, ai vazhdon në të njëjtën mënyrë”, thotë Gjokutanj.
Publikimi i listës së përfituesve, sipas ekspertëve, nuk është thjesht një detyrim teknik, por testi më i rëndësishëm i besueshmërisë së kësaj pakete dhe i drejtësisë që ndjejnë mijëra biznese që paguajnë detyrimet çdo vit.Top Channel
-

Fshehen përfituesit, Ministria e Financave nuk tregon listën e kompanive që iu falën 2 mld euro detyrime/ Ekspertët: Mungesa e llogaridhënies fsheh fajtorët

9 ditë protestë/ Rikthehet më në fund, transporti urban në Prishtinë
Perplasjet politike në Kosovë u bënë shkak për të bllokuar edhe transportin urban në kryeqytet.
U deshën 9 ditë protestë që ministia e financave e drejtuar nga ministri në detyrë Hekuran Murati, të merrej vesh me komunën e Prishtinës për të alokuar fondet e prapambetura, dhe që qytetarët të fillojnë të përdorin këtë shërbim.
“Më në fund ka filluar alokimi i pjesshëm i mjeteve financiare prej 25 milionë eurosh nga borxhet e vitit 2024, nga Ministria e Financave drejt kryeqytetit.
Drejtoria e Financave e kryeqytetit do të vazhdojë punën sot, jashtë orarit të rregullt të punës, me qëllim të procesimit sa më të shpejtë të pagesave”, ka njoftuar kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama.
Për shkak të borxheve, “Trafiku Urban” dhe transportuesit privatë ndërprenë shërbimet që prej javës së kaluar dhe protestuan përpara godinës së Komunës së Prishtinës dhe qeverisë.
Zgjidhje është gjetur vetëm pas vendimit të Kuvendit Komunal për alokimin e mjeteve financare, pas të cilit nisi lëvrimi i fondeve nga Ministria e Financave.
Gjatë ditëve të kaluara, Komuna dhe qeveria në detyrë kanë akuzuar njëra-tjetrën për situatën e krijuar. -

“Kush jeni ju që nuk i jepni kompensim bujkut që shet?”, Braçe shpërthen ndaj zv/ministrit të Financave: Ky debat…
Gjatë Komisionit për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, deputeti i PS-së, Erion Braçe, nuk i kurseu kritikat ndaj zv/ministrit të Financave, Endrit Gjyzeiraj. Gjatë fjalës së tij, Braçe i kërkoi llogari zv/ministrit se përse nuk kompensohen bujqit që shesin prodhimin e tyre dhe nuk e çojnë te pikat grumbulluese, duke shtuar se kjo ka goditur drejtpërsëdrejti sektorin e bujqësisë.
“Ky qëndrim që është refraktar që nga viti 2018 e deri tani ka sjellë atë gjendjen e bujqësisë që kemi sot. Për të paktën 4 vite me rënie dhe me një ndikim të vogël. Tani ky qëndrim më shtyn që të besoj se Ministria e Financave e ka qëllim këtë gjë. Pra të ndryshojë strukturën e ekonomisë duke goditur sektorë që kanë funksion shumë të gjerë si bujqësia.
Dy gjëra ka. Ose propozimet janë profesionale dhe duhen marrë parasysh, ose nuk janë profesionale dhe nuk merren parasysh. Këtë të dytën vetëm, në Shqipëri e dëgjoj. Historia që ne e kemi sjellë këtë ligj dhe duam që të miratohet, kur Kushtetuta thotë që taksat i cakton Kuvendi dhe jo qeveria, normal që nuk shkon. Veç gjërave që propozoi zotëria, e dini që në çdo qytet janë krijuar tregje bujqësore që shesin bujq, por nuk shesin grumbullues. Kush është kjo qeveri që thotë që ti që prodhon dhe shet vetë në tregun e Lushnjës prodhimet e tua, nuk merr kompensim. Kush jeni ju që e thoni këtë?!
Ju thoni që nuk jepni kompensim sepse nuk e çon në një grumbullues. Kush jeni ju që doni t’i zhdukni komplet? Kush mo, kush?! Nuk dua ta çoj te një grumbullues, dua ta shes vetë në treg. Kush jeni ju që thoni s’merr kompensim?!
Që vini këtu dhe thoni që do rrini te ligji që keni sjellë dhe nuk reflektoni, është problem shumë i madh. Mendoja që ky debat do bëhej këtu, por ky debat do të shkojë në sallën e Kuvendit”, tha ndër të tjera Braçe. -

“Prodhimi shqiptar kushton më shumë”, Braçe përplaset me përfaqësuesen e Financave: Po u bëni nder serbëve dhe boshnjakëve
Me tone të ashpra është shoqëruar Komisioni i Ekonomisë, në të cilin po diskutohet projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”.
Teksa përfaqësuesja e Ministrisë së Financave ka raportuar në komision, deputeti i PS-së, Erion Braçe është treguar i ashpër, ndërsa pohoi se prodhimi shqiptar nuk favorizohet, por kjo gjë ndodh me mallrat e importit. Ai tha se produkti vendas del me çmim më të shtrenjtë, duke u favorizuar mallrat që vinë nga jashtë.
DEBATIBraçe: Skema sot në import është 20-20. 20 paguan në Doganë, 20 kur del. Çfarë ju pengon që ta aplikoni këtë dhe për brenda vendit?
Përfaqësuese e Ministrisë e Financave: Në momentin kur ky grumbullues, bën blerjen brenda vendit, sistemi i faturimit është i njëjtë, nëse e ble te një fermer apo një grumbullues. Në rastin kur ky importues ka blerje brenda vendit, nëse e ble te një fermer që është i patatueshëm, atëherë e ble me çmimin 1 mijë leke dhe në TVSH shënohet zero. Të gjithë blerësit që blejnë produkte bujqësore blegtorale, detyrohet të lëshojë faturën të lëshuar nga blerësi. Nëse blen qumështin në rifuxho, në TVSH shënohet zero, se nuk është skemë. Rregulli i TVSH është kush biznes blen brenda vendit dhe ble nga persona të patatueshëm, detyrohet të lëshojë autofaturën. Kur lëshon autofaturë, lëshohet nga një person i patatueshëm, është pa TVSH.
Përfaqësuese e Ministrisë e Financave: Importuesi ble nga një biznes i vogël. Në momentin kur ble nga fermeri, ky nuk ka nipt, nuk është i regjistruar në QKB. Në këtë rast ligji lejon çdo biznes në Shqipëri, detyrohet të lëshojë këtë faturë. Fermeri për të cilin flasim, nuk është i vetëpunësuar që ka nipt në QKB.
Braçe: Po po ka, ka nipt në QKB.
Përfaqësuese e Ministrisë e Financave: Fermeri për të cilin flasin në këtë skemë, është fermeri që ka nipt të hapur nga administrata tatimore. Është i vetëpunësuar, dhe është i përjashtuar deri në 2029-ën. Sa i përket faktit të një biznesi që duhet të blejë në import, ai paguan 20%, ngarkon chash-in. Në momentin që e blen brenda vendit, e merr më lirë. Kuptohet që çmimi që ai ka, pavarësisht se TVSh është zero, është më u ulët se ai nga importi.
Braçe: Në teori po. Këtu erdhën dhe folën me emra. Ka arsye se pse vjen produkti na jashtë më i lirë se sa ky. Kanë kosto më të ulëta. Çmimet e produkteve që vijnë nga importi janë më të lira, se ata brenda vendit. Dhe ky është problemi. Për gjizën psh, 600 del në doganë, 100 lekë i ka kosto të vetat. Rezultati është pozitiv 84 lekë. Karrota psh jashtë vendit. Karrota me të njëjtin çmim, në doganë vjen me 52 lekë, në Divjakë është me 50 lekë. Po të blejë brenda vendit -16.6 lekë, pra ai ska leverdi që ta blejë. Cila ka qenë sjellja e mëparshme e grumbulluesve? Vijmë te rasti 10%, 540 lekë, del kostoja plus 100 lekë shpenzime, 640 lekë del në qarkullim. Edhe sikur grumbulluesi t’i ulë bujkut vlerën e kompensimit që ju do i jepnit, s’ka asnjë interes se del me humbje. Barazohen vetëm në rastin kur e ul çmimin akoma dhe më thellë se sa kompensimi që ne do t’i japim. E çon çmimin 500 lekë. Ky është një rast hipotetik. Ndaj ministri duhet ta ketë të qartë se pse po dalin të gjithë me humbje. As fermeri nuk fiton, as konsumatori dhe as grumbulluesi. Pse nuk trajtohet në mënyrë të drejtë prodhimi vendas? Pse nuk favorizohet prodhimi vendas? Pse? Sepse nuk trajtohet në mënyrë të barabartë! Nuk importohet djathi, por lëngu që bëhet fjali, hirra. Duam t’i bëjmë nder ndonjë serbi, maqedonasi, apo ndonjë boshnjaku? Për hobi?!
Përfaqësuesja e Ministrisë së Financave: Se kisha aty. Në bazë të shembullit që thatë ju, TVSH nuk është kosto, por është kreditore.
Por i ashpër në reagim ka qenë edhe kreu i Partisë Mundësia Agron Shehaj, i cili akuzoi qeverinë, mungesa e mbështetjes për fermerët, ka bërë që çmimi të jetë më i lartë për prodhimet vendase, duke u hapur rrugën prodhimeve të importit.
“Pse kushton më pak ta importosh produktin? Sepse shtetet e huaja u japin para fermerëve të huaj për çdo kg të prodhuar. Faji është sepse ato pak para që kemi, një pjesë e mirë vidhen”, tha Shehaj./vizionplus.tv