Tag: finalja

  • Finalja e ”BBVA4” nis me hapje spektakolare, emocione dhe performanca energjike

    Finalja e ”BBVA4” nis me hapje spektakolare, emocione dhe performanca energjike

    Spektakli final i ”Big Brother Albania Vip 4” ka nisur zyrtarisht. Mbrëmja e fundit e këtij edicioni nisi me një atmosferë magjike dhe një hyrje të fuqishme që elektrizoi skenën. Një performancë energjike vallëzimi hapi spektaklin, duke krijuar menjëherë emocion dhe pritshmëri.
    Fillimisht u transmetua një klip i veçantë i Eglit, duke shfaqur momente nga emocionet që ka përjetuar brenda shtëpisë. Pas saj, erdhi radha e Gjestit, i cili u shfaq në ekran duke reflektuar mbi rrugëtimin dhe përvojat personale që e kanë bërë më të fortë.

    Laerti dhe Rozana u shfaqën gjithashtu, secili duke ndarë mesazhe të ndjera dhe fjalë me peshë, që i kanë përcjellë publikun gjatë gjithë qëndrimit të tyre në shtëpi.

     

  • Nuk ka më pritje! Nis në mënyrë spektakolare finalja e madhe e “Big Brother Vip Albania 4”

    Nuk ka më pritje! Nis në mënyrë spektakolare finalja e madhe e “Big Brother Vip Albania 4”

    Nuk ka më pritje! Finalja e madhe e Big Brother Vip Albania 4 tashmë është këtu dhe ka nisur me një spektakël të vërtetë.

    Në dy studio paralele, është çelur sipari i kësaj finaleje që do të jetë më e madhja ndonjëherë. Nën ritmin e muzikës dhe duke kërcyer, janë futur në studio së bashku me prezantuesin Ledion Liço ish-banorët e asaj shtëpie që i dhuruan emocione për muaj me radhë.

    Ndërsa ata, yjet mbi yje që kanë arritur të prekin finalen, po presin me padurim momentin final, ku një prej tyre do të rrëmbejë çmimin e madh.

  • Artistët që do të performojnë nesër në finalen e Big Brother

    Artistët që do të performojnë nesër në finalen e Big Brother

    Showbiz E Premte, 18 Prill 2025 18:17
    Nesër do të mbahet finalja e madhe e ”Big Brother Albania Vip 4”. Pas javësh të tëra emocionesh, sfidash dhe surprizash, gara ka mbërritur në katërshen finaliste: Rozana Radi, Laert Vasili, Gjesti dhe Egli Tako, të cilët po shijojnë ditët e fundit brenda shtëpisë më të famshme në vend. Këtë vit, produksioni ka zgjedhur të sjellë një format ndryshe dhe më spektakolar për natën finale.
    Në një risi të plotë për historinë e formatit, finalja do të zhvillohet në dy skena të veçanta dhe paralelisht, duke e kthyer eventin në një festë të vërtetë muzikore dhe vizuale. Publiku do të ketë mundësinë të shijojë performanca live nga disa prej emrave më të njohur të skenës shqiptare.

    Në natën finale do të ngjiten në skenë artistë si Besa Kokëdhima, Tiri Gjoci, Klajdi Musabelliu, Redon Berani, Kelly, Vserlo, Petro Xhori dhe Riki, të cilët pritet të ndezin atmosferën me këngë dhe energji. Një nga momentet më të veçanta të mbrëmjes pritet të jetë performanca e Gjestit, një prej katër finalistëve, i cili do të surprizojë publikun me një paraqitje speciale.
    Ky element i shton edhe më shumë emocion dhe lidhje mes spektatorëve dhe banorëve që kanë ndërtuar rrëfimin e këtij edicioni. Finalja premton të jetë jo vetëm një moment kulminant për përfundimin e një tjetër kapitulli të madh televiziv, por edhe një festë e madhe për publikun që e ka ndjekur me pasion çdo hap të lojës.

  • Lautaro, supersfidë ëndrrash kundër Barcelonës. Në lojë finalja e Champions-it dhe “Topi i Artë”

    Lautaro, supersfidë ëndrrash kundër Barcelonës. Në lojë finalja e Champions-it dhe “Topi i Artë”

    Ulërima e Lautaro Martinez, ngjitur me tribunën e tifozëve pas golit të barazimit (1-1), është pasqyra më e mirë e mbrëmjes së fundit të Champions-it për Interin. Ka shumë nga “Toro” në këtë tjetër arritje të zikaltërve, që tani e ndiejnë më afër se kurrë ëndrrën e tripletës.
    Me golin e së mërkurës, sulmuesi argjentinas arriti kuotën e 21 golave sezonalë. Ky moment shënoi edhe një tjetër sukses personal: u bë i pari lojtar i huaj në historinë e Interit që arrin 150 gola në të gjitha kompeticionet.
    Me teknikën, karakterin dhe shpirtin e sakrificës, Lautaro është shndërruar në simbolin absolut të Interit të Inzaghit, një skuadër që ka uri për lavdi europiane. Finalja e humbur në Stamboll është ende e freskët në kujtesën e kapitenit. Deklaratat e tij pas ndeshjes, të drejtpërdrejta dhe të zjarrta, e konfirmuan plotësisht: “Interi ka bo*e të mëdhaja, ne besojmë te triumfi”.
    Sidoqoftë, përballja e dyfishtë me Barcelonën nuk vlen vetëm një vend në finalen e Mynihut. Ajo mund të peshojë shumë edhe për “Topin e Artë”. Sipas “L’Équipe”, të gjithë lojtarët që formuan “top 5” në edicionin e fundit të këtij çmimi prestigjioz janë eliminuar tashmë nga Champions-i: Rodri, Vinicius, Bellingham, Carvajal dhe Haaland. Edhe Mbappé, një tjetër favorit i zakonshëm, u eliminua përballë Arsenalit.
    Në këtë skenar, Lautaro Martinez dhe Lamine Yamal mbeten dy emrat më të fortë për trofeun prestigjioz, të vetmit mes dhjetëshes më të mirë të 2024-ës, ende në garë në arenën europiane. Champions-i tradicionalisht ka peshë vendimtare në përcaktimin e çmimit prestigjioz individual, por këtë herë pritet të luajë rol edhe Kupa e Botës për Klube, që do të zhvillohet në qershor në SHBA.
    Nëse dueli Inter-Barça do të përcaktojë fituesin mes Lautaros dhe Yamalit, nuk duhet nënvlerësuar as “tridenti” Dembélé–Raphinha–Lewandowski. Ecuria në vazhdim, në këtë fazë vendimtare të sezonit, mund të përmbysë çdo llogaritje përfundimtare për “Topin e Artë”.

  • Kimmich: “Sa e bezdisshme që në stadiumin tonë do të luhet finalja e Champions dhe sjemi aty. Ja ku gabuam sivjet”

    Kimmich: “Sa e bezdisshme që në stadiumin tonë do të luhet finalja e Champions dhe sjemi aty. Ja ku gabuam sivjet”

    17 Prill 2025

    21:16

    Telesport

    Joshua Kimmich, mesfushori i Bayern Munich analizoi sezonin e Bayern Munich deri tani: “Kemi pasur ulje dhe ngritje. Në fund, humbëm shumë ndeshje. Kur humb kaq shumë ndeshje në një vit të vetëm, në një moment eliminohesh. Ne duhet të përmirësohemi ndjeshëm në sulm dhe në ndeshjet e rëndësishme uk ishim skuadra më e keqe, por mungoi efikasiteti të fitonim.
    Finalja në shtëpi do të kishte qenë diçka e jashtëzakonshme. “Do të kishte kuptim shumë për tifozët, për klubin, për punonjësit. Do të ishte një gjë e mrekullueshme. Kjo ëndërr është shkatërruar. Ka shumë hidhërim. Do ta ndjejmë kur të luhet finalja në stadiumin tonë dhe ne të mos jemi aty. Është shumë e bezdisshme.”
    Çfarë mungoi? “Ne duhet të përmirësojmë menaxhimin tonë të lojës. Ne shënuam para Interit, pastaj mbetëm prapa pas 10 minutash. Në ndeshjen e parë barazuam dhe më pas pesuam 3 minuta më vonë golin e humbjes. Këto janë momente të rëndësishme që duhet t’i menaxhojmë më mirë. Sidomos kur shënon një gol, duhet të kontrollosh 10-15 minutat e ardhshme.”
    Ishte i fundit për Muller në Champions League.“Në një moment ne të gjithë do të luajmë ndeshjen tonë të fundit. Sigurisht, është zhgënjyese që përfundoi me një eliminim. Do të kisha dashur që ata të arrinin në finale në shtëpi. Fatkeqësisht, këtë vit nuk shkoi ashtu.”

  • Lautaro Martinez, sytë nga finalja e Champions-it: Festa e golit? Për mua, të shënosh është jetë

    Lautaro Martinez, sytë nga finalja e Champions-it: Festa e golit? Për mua, të shënosh është jetë

    Kapiteni i Interit foli për “Sky Sport”, pas barazimit 2-2 në “San Siro”, por kualifikimit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, falë rezultatit total 4-3 ndaj gjigantëve bavarezë: “Ndjej shumë krenari. U përballëm me një kundërshtar të madh dhe treguam edhe një herë shumë karakter e personalitet. Interi është sërish mes katër më të mirëve të Europës, merita është e këtij klubi të madh”.
    Tani përballja me Barcelonën. A është objektivi finalja e Champions-it?Kemi shumë, shumë dëshirë. Në Stamboll jetuam një ëndërr, rruga e këtyre viteve na ka mësuar të besojmë gjithmonë. Duhet të ruajmë përulësinë. Kur duhet të mbrohemi, e bëjmë të gjithë, edhe për njëri-tjetrin.
    Çfarë përfaqësonte festa jote e golit?Brenda saj ka shumë punë dhe sakrificë. Kalendari është shumë i ngjeshur, kemi shumë ndeshje të vështira dhe një skuadër pas nesh në Serie A, që nuk dorëzohet (Napoli). Po garojmë ende në të gjitha kompeticionet, në nivel të lartë. Kjo është merita jonë dhe e stafit që punon çdo ditë në maksimum. Unë festoj, sepse për mua, të shënosh gol është jetë.
    Çfarë do i thoje Messit nëse do flisnit për këtë moment?Asgjë. Kur flasim, e bëjmë për gjëra personale. Tani fokusi është te kampionati, më pas Kupa e Italisë dhe më vonë përgatitemi për Barcelonën, një kundërshtar me shumë vlera.

  • Djorkaeff: Finalja ideale e Champions-it për mua do të ishte Inter-PSG

    Djorkaeff: Finalja ideale e Champions-it për mua do të ishte Inter-PSG

    Ish-mesfushori i Interit, Youri Djorkaeff, në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, foli për zikaltërit dhe mundësinë e fitimit të Ligës së Kampionëve: “Dy vite më parë ishin në finale, kjo tregon që Interi bën pjesë në elitën europiane, mund ta synojë titullin çdo vit. Sipas mendimit tim, mund të rikthehet në finale.
    Finalja ideale për mua do të ishte Inter-PSG, dy skuadrat ku kam luajtur dhe për të cilat jam më i lidhur. Kështu do të jem i kënaqur, sido që të shkojë. Sa i përket kampionatit, dueli me Napolin është emocionues, mes skuadrave të forta. Conte iu ka transmetuar lojtarëve personalitet dhe karakter. Fundi i kampionatit do të jetë edhe më emocionues”.
    Thuram është konfirmuar si sulmues me shumë potencial: “Nuk është kurrë e lehtë, pasi ke bërë mirë vitin e parë, kur ndoshta ke më shumë liri, por nuk jam i befasuar. Thuram tashmë e ka kuptuar rolin e sulmuesit të vërtetë.
    Pikërisht kjo është gjëja më e rëndësishme në rritjen e tij. Ka bërë mjaft mirë tek Interi, por tani duhet të konfirmohet edhe me kombëtaren. Mendoj se i mungon edhe shumë pak për të kuptuar se mund të bëhet sulmuesi kryesor i Francës”.
    Disa fjalë edhe Khephren Thuram: “E ndjek me vëmendje, sepse e njoh që kur ka lindur. Është një lojtar shumë i mirë, më vjen keq që luan për Juven… A ka bërë tashmë hapin cilësor? Po, dhe isha i sigurt për këtë.
    Madje, jam i habitur që verën e kaluar e kërkoi vetëm Juve, sepse për mua është lojtari më i ngjashëm me Vieira. Nuk ka shumë mesfushorë përreth që dinë të marrin topin, të rrotullohen dhe të çajnë linjat, duke sulmuar zonën”.

  • Atlético Madrid-Barça, “finalja” para finales. Fatkeqësisht, do të mbijetojë vetëm njëri

    Atlético Madrid-Barça, “finalja” para finales. Fatkeqësisht, do të mbijetojë vetëm njëri

    Kupa e Mbretit arrin kulmin e vet të interesit në fazën gjysmëfinale. Dueli i kthimit mes Atlético Madridit dhe Barcelonës, që zhvillohet sonte (21:30) në një “Metropolitano” të mbushur plot, justifikon tërheqjen e kësaj gare, ku skuadra katalanase është rekordmene me 31 tituj të fituar, i fundit në vitin 2021.
    Nga ana tjetër, Atlético Madridi synon të mbajë gjallë shpresat për triumfin e 11-të në këtë kompeticion, me suksesin e fundit që daton në vitin 2013. Finalja e madhe, që do të luhet më 26 prill në “La Cartuja”, do të mësojë sonte finalistën e dytë, një natë pas kualifikimit dramatik të Real Madridit ndaj Real Sociedadit, pas kohës shtesë.
    Pas barazimit spektakolar 4-4 në ndeshjen e parë në “Montjuïc”, një muaj më parë, ky duel kthimi nis pa avantazh për asnjërin ekip. Megjithatë, përveç rezultatit të hapur, ekzistojnë disa faktorë psikologjikë dhe tre precedentë të sezonit që e kornizojnë këtë sfidë.
    Në La Liga, Atlético Madridi e përmbysi Barcelonën në “Montjuïc” (1-2), ndërsa Barça ia ktheu me të njëjtën monedhë në “Metropolitano” (2-4). Ndërkohë, përballja e parë gjysmëfinale e Kupës së Mbretit përfundoi me një festival golash, që e la gjithçka të hapur.
    Si Atlético Madridi, ashtu edhe Barça e shohin këtë ndeshje me entuziazëm, por nga këndvështrime të ndryshme. Për “colchoneros”, Kupa e Mbretit është bërë objektivi më i arritshëm pas eliminimit dramatik nga Champions League përballë Real Madridit dhe largimit thuajse të pakthyeshëm nga gara për titullin në La Liga.

    Ndërkohë, për Barcelonën, një fitore sonte do të thoshte vazhdim i ëndrrës për të garuar në tri fronte, siç theksoi edhe trajneri Hansi Flick: “Këta lojtarë kanë uri për të fituar”. Seria e pamposhtmërisë prej 20 ndeshjesh në vitin 2025, e nisur pikërisht pas humbjes në dhjetor ndaj Atlético Madridit (1-2), i ka dhënë ekipit katalanas një vetëbesim të lartë.
    Diego Simeone beson se faktori “Metropolitano” mund ta nxjerrë ekipin e tij nga “depresioni”, pas eliminimit të hidhur në Champions League. Finalja e Kupës së Mbretit shihet si terapia më e mirë për të ringritur skuadrën. Ndërkohë, pritet që Flick të hedhë në fushë formacionin e tij më të mirë për këtë “finale para finales”.
    Përballjet mes Atlético Madridit dhe Barcelonës kanë rikthyer emocionet dhe spektaklin e viteve ’90, me referenca historike si finalja e Kupës së Mbretit më 1996, e fituar nga “colchoneros”, apo përmbysja e jashtëzakonshme e katalanasve më 1997. Gjithashtu, ky duel sjell edhe përplasje individuale, si sfida taktike mes Flick dhe Simeone, trajneri që i ka shkaktuar më shumë probleme gjermanit këtë sezon.
    Për më tepër, një “mini-klasike” argjentinase është e freskët në kujtesë: kombëtarja e “Albiceleste”, e mbushur me lojtarë të Atlético Madridit (Nahuel Molina, Giuliano Simeone, Rodrigo de Paul, Julián Álvarez dhe Ángel Correa), i shkaktoi humbje të rëndë 4-1 Brazilit të Raphinha, i cili tani kërkon “hakmarrje”.
    Në fund të fundit, kjo Atlético Madrid-Barça ka gjithçka që i duhet një dueli të madh. Por mbi të gjitha, siç thuhej në filmin klasik “Të pavdekshmit”, do të mbetet vetëm njëri…