Tag: finalja

  • Finalja e Champions League/ Vizion Plus sjell detajet e fundit para finales së madhe mes Inter dhe PSG

    Finalja e Champions League/ Vizion Plus sjell detajet e fundit para finales së madhe mes Inter dhe PSG

    Vetëm 24 orë na ndajnë nga superndeshja e sezonit futbollistik të Europës, finalja e Champions League mes Interit dhe PSG, e cila do të transmetohet në ekranin kampion mbrëmjen e nesërme në orën 21:00, në Vizion Plus dhe në platformën Tring.

    Gazetari i Vizion Plus, Ervin Sina, i cili ndodhet në “Allian Arena” të Munchen, aty ku do të zhvillohet supersfida e vitit, ka sjellë pamje ekskluzive nga stërvitja e fundit e francezëve të PSG, të cilët po bëjnë përgatitjet për të qenë gati në finalen e madhe.

    Ndërkohë që vetëm pak minuta para tyre është larguar nga stadiumi gjerman italianët e Interit.
    Ju kujtojmë që e shtuna do të jetë një ditë feste në Vizion Plus dhe Tring, ku do të ketë dejate LIVE nga Mynchen por dhe nga Tirana nga “Arena Center” aty ku do të mblidhen tifozët e PSG dhe Inter për të ndejkur LIVE në ekranin e kampion të Shqipërisë, Vizion Plus, finalen e madhe të Champions League për sezonin 2024-2025.

  • Portugali – Francë, finalja e Kampionatit Europian ‘Shqipëri 2025’

    Portugali – Francë, finalja e Kampionatit Europian ‘Shqipëri 2025’

    Portugali – Francë është finalja e madhe e Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”, që do të luhet më 1 qershor në “Arenën Kombëtare”.
    Portugalia siguroi vendin në finale pasi mundi Italinë në gjysmëfinale pas goditjeve nga pika e penalltisë, me rezultatin 4-3. Koha e rregullt përfundoi në barazim 2-2 dhe ndeshja u vendos nga penalltitë, ku italianët ishin më të saktë.
    Italia e nisi më mirë ndeshjen dhe mori avantazhin në minutën e 20-të me Samuele Inacio. Portugalia barazoi pas tetë minutash me Stevan Manuel dhe pjesa e parë u mbyll 1-1. Në fraksionin e dytë, Italia rimori avantazhin në minutën e 59-të me Alessio Baralla, por Portugalia reagoi sërish dhe barazoi me Tomas Soares në minutën e 67-të.
    Pasi rezultati nuk ndryshoi deri në fund, skuadrat ju drejtuan penalltive, ku portieri portugez ishte vendimtar me pritjet e tij, duke i dhuruar Portugalisë kualifikimin në finalen e madhe ndaj Francës.

  • Euro U17 / Portugali – Francë është finalja e Kampionatit Europian “Shqipëri 2025”

    Portugali – Francë është finalja e madhe e Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”, që do të luhet më 1 qershor në “Arenën Kombëtare”.

    Portugalia siguroi vendin në finale pasi mundi Italinë në gjysmëfinale pas goditjeve nga pika e penalltisë, me rezultatin 4-3.

    Koha e rregullt përfundoi në barazim 2-2 dhe ndeshja u vendos nga penalltitë, ku italianët ishin më të saktë.

    Italia e nisi më mirë ndeshjen dhe mori avantazhin në minutën e 20-të me Samuele Inacio. Portugalia barazoi pas tetë minutash me Stevan Manuel dhe pjesa e parë u mbyll 1-1.

    Në fraksionin e dytë, Italia rimori avantazhin në minutën e 59-të me Alessio Baralla, por Portugalia reagoi sërish dhe barazoi me Tomas Soares në minutën e 67-të.

    Pasi rezultati nuk ndryshoi deri në fund, skuadrat ju drejtuan penalltive, ku portieri portugez ishte vendimtar me pritjet e tij, duke i dhuruar Portugalisë kualifikimin në finalen e madhe ndaj Francës.

  • EURO 2025 | Finalja e U-17 do të luhet mes Francës dhe Portugalisë në Tiranë!

    EURO 2025 | Finalja e U-17 do të luhet mes Francës dhe Portugalisë në Tiranë!

    Finalja e madhe e Kampionatit Europian U-17 “Shqiperi 2025” do te jete mes
    Në stadiumin “Elbasan Arena” u zhvillua një ndeshje shumë e bukur mes Frances dhe Belgjikës. Pjesa e parë ishte shumë e luftuar dhe ishte Belgjika që krijoi më shumë raste të pastra për shënim.
    Në fund të pjesës së parë u shënuan dy gola. Franca mori avantazhin me Abdoulaye Camara në minutën e 42-të, ndërsa në minutat shtesë Belgjika barazoi me anë të një penalltie, që u kthye në gol nga Noah Fernandez. Pjesa e parë u mbyll 1-1.
    Fraksioni i dytë nisi më mirë për Francën, që shënoi dy gola të shpejtë me Rudy Matondo dhe Djyilian N’Guessan, duke e çuar rezultatin në 3-1.
    Belgjika rihapi ndeshjen në minutën e 79-të me Axl Wins, i cili shënoi një eurogol nga goditja e dënimit. Belgët luftuan deri në fund për të barazuar, por pa sukses. Ndeshja u mbyll 3-2 për Francën.
    Ekipi i dytë finalist u vendos në “Arenën Kombëtare”. Ndeshja e dytë gjysmëfinale Itali–Portugali dhe startoi në orën 20:30. Ndeshje e dyluftuar dhe e bukur e cila ne 90 minuta perfundoi 2-2 dhe u deshen penalltite per te percaktuar finalistin e Kampionatit Europian.
    Inacio dhe Barralla shenuan per Italine kurse per Portugaline Manuel dhe Soares.
    Nga pika e bardhe e penalltive ku portierët ishin protatonistë, fituese ishte Portugalia.

  • Betis-Chelsea, zhbllokohet shpejt finalja e Conference League! Spanjollët në avantazh (video)

    Betis-Chelsea, zhbllokohet shpejt finalja e Conference League! Spanjollët në avantazh (video)

    28 Maj 2025

    21:14

    Telesport

    Po luhet në “Tarczynski Arena” në Wrocław në Poloni finalja e Conference League mes Betis dhe Chelsea-s. Finalja është zhbllokuar shpejt dhe janë andaluzianët ata që kanë kaluar të parët në avantazh.
    Pas një kundërsulmi të shpejtë, Betis gjen golin me Ezzalzouli, i cili shënoi me një goditje të bukur brenda zonës pas super asistit të Isco-s. Tani pritet kundërpërgjigja e “Bluve të Londrës”.
    Londinezët janë ekipi favorit duke ditur vlerën ekonomike të dy skuadrave, por andaluzianët drejtohen nga një trajner me super eksperiencë si Manuel Pellegrini dhe kanë lojtarë të aftë për të bërë diferencën në fushë si Isco apo Antony.
    SHIHGOLIN

  • Betis-Chelsea, zhbllokohet shpejt finalja e Conference League! Spanjollët në avantazh

    Betis-Chelsea, zhbllokohet shpejt finalja e Conference League! Spanjollët në avantazh

    28 Maj 2025

    21:14

    Telesport

    Po luhet në “Tarczynski Arena” në Wrocław në Poloni finalja e Conference League mes Betis dhe Chelsea-s. Finalja është zhbllokuar shpejt dhe janë andaluzianët ata që kanë kaluar të parët në avantazh.
    Pas një kundërsulmi të shpejtë, Betis gjen golin me Ezzalzouli, i cili shënoi me një goditje të bukur brenda zonës pas asistit të Isco-s. Tani pritet kundërpërgjigja e “Bluve të Londrës”.
    Londinezët janë ekipi favorit duke ditur vlerën ekonomike të dy skuadrave, por andaluzianët drejtohen nga një trajner me super eksperiencë si Manuel Pellegrini dhe kanë lojtarë të aftë për të bërë diferencën në fushë si Isco apo Antony.
    SHIHGOLIN

  • Betis apo Çelsi? Finalja e katërt e Conference League, formacionet

    Trofeu i Ligës së Konferencës do të dalë këtë mbrëmje në orën 21:00 teksa në Poloni, Betis dhe Çelsi do të diskutojnë finalen. Interesant fakti që kjo finale i është besuar boshnjakut Irfan Pejlto

    Trajnerët Pelegrini dhe Mareska kanë zbardhur formacionet zyrtare.

    Betis: Adrian; Kardozo, Bartra, Natan, Antoni, Ezalzuli, Bakambu, Rodrigez, Fornals, Isko, Sabali.Tr: Manuel Pelgrini

    Çelsi: Jorgensen; Kukureja, Badiashile, Pedro Neto, Fernandez, Madueke, Xhekson, Palmer, Chalobah, Kaisedo, Gusto.Tr: Enco Mareska

    Vazhdo leximin

  • Finalja e Conference League, Real Betis përballë Chelseat sonte në Wroclaw

    Finalja e Conference League, Real Betis përballë Chelseat sonte në Wroclaw

    Mbrëmjen e sotme, në stadiumin ‘Tarczyński Arena’ në Wroclaw të Polonisë, do të luhet finalja e UEFA Conference League mes Real Betis dhe Chelsea, duke nisur nga ora 21:00.
    Për spanjollët e Real Betis, kjo është finalja e parë evropiane në histori, një arritje e madhe nën drejtimin e trajnerit Manuel Pellegrini. Betis e mbylli sezonin në La Liga në vendin e gjashtë, duke siguruar pjesëmarrjen në Europa League për edicionin e ardhshëm. Fitorja e trofeut sot do të ishte suksesi më i madh ndërkombëtar në historinë e klubit.
    Nga ana tjetër, Chelsea, nën drejtimin e Enzo Maresca, synon të bëhet klubi i parë që fiton të gjitha kompeticionet kryesore të UEFA-s: Champions League, Europa League, Kupa e Kupave dhe tani edhe Conference League. Blutë londinezë arritën në finale pas një fitoreje bindëse ndaj Djurgarden dhe përfunduan sezonin në vendin e katërt në Premier League, duke siguruar rikthimin në Champions League pas disa vitesh mungesë.
    Për Chelsean, një fitore sonte do të përmbyllte një edicion të rikthimit me një trofe europian, ndërsa për Betisin, do të ishte një faqe e re historike në futbollin spanjoll.
    Një trofe që mungon në të dy muzeumet e klubeve, do ta bëjë këtë përballje edhe më emocionuese për tifozët dhe dashamirët e futbollit.

  • De Bruyne kujton triumfin në Champions: Finalja ndaj Interit nuk ishte një ndeshje e bukur

    De Bruyne kujton triumfin në Champions: Finalja ndaj Interit nuk ishte një ndeshje e bukur

    Kevin De Bruyne përjetoi dje 90 minutat e fundit me Manchester City, pastaj lamtumirë. Mesfushori belg 33-vjeçar do të largohet nga klubi anglez sapo të përfundojë sezoni në Premier League, pa marrë pjesë në Botërorin për Klube.
    Tangoja e fundit për të festuar plot një dekadë me klubin ku ka luajtur që nga dita kur erdhi nga Wolfsburg në vitin 2015, me të cilin ka fituar 19 trofe, përfshirë edhe Champions League e paharrueshëm të vitit 2023 në Stamboll.
    Gjatë karrierës së tij të përkushtuar ndaj City, belgu ka përjetuar edhe momente të vështira, si humbja në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Chelsea, dy vite më herët se finalja e Stambollit, apo humbja e fundit në finalen e “FA Cup” ndaj Crystal Palace.
    “Jam i lumtur për mënyrën si ka shkuar jeta ime këtu. Sigurisht që ka pasur ulje dhe ngritje gjatë kësaj kohe; në futboll ka suksese, dështime, lëndime dhe të tjera. Sidoqoftë, duhet t’i pranosh të gjitha, të mësosh edhe nga gjërat e vështira, sepse nuk mund të presësh që gjithçka të shkojë gjithmonë 100%”, – tha ai për kanalet zyrtare të klubit nga “Etihad”.
    Një kujtim i pashlyeshëm me City është sigurisht fitorja e Ligës së Kampionëve në stadiumin “Ataturk” ndaj Interit, i pari në histori për klubin, falë golit të Rodrit. “Mendimi im i parë ishte: më në fund.
    Mendoj se kemi zhvilluar shumë ndeshje të mëdha në Champions, ka pasur shumë raste kur kemi thënë ‘si është e mundur’, pasi eliminoheshim për shkak të golave jashtë fushe ose në minutën e fundit. Për të qenë i sinqertë, mendoj se e kemi merituar”.
    Dhe në fund ka pranuar: “E di që ndeshja kundër Interit nuk ishte shumë e bukur, por nëse i shikon të gjitha ndeshjet e tjera, kemi luajtur vërtet, vërtet mirë, por nuk fituam dot Champions-in”.