Tag: finalja

  • ‘Rama më shumë se një mbret’, Nusret poston foton nga finalja e Ligës së Kampionëve

    ‘Rama më shumë se një mbret’, Nusret poston foton nga finalja e Ligës së Kampionëve

    Kuzhinieri dhe biznesmeni turk me famë botërore, Nusret Gokçe, i njohur si “Salt Bae” ka postuar një foto me kryeministrin Edi Rama, të shkrepur në ambientet e stadiumit “Allianz Arena”, ku mbrëmjen e djeshme u mbajt finalja e Champions League.
    Mbi foton me kryeministrin Rama, Nusret shkruan “më shumë se një mret”, bashkë me një kurorë, një emoji për “mos marrje më sysh” dhe dy zemra të kuqe.

  • FINALJA E CHAMPIONS LEAGUE/ PSG shënon edhe golin e 5-të

    FINALJA E CHAMPIONS LEAGUE/ PSG shënon edhe golin e 5-të

    PSG ka shënuar edhe golin pestë në finalen e Chamnpions League, duke i dhënë një goditje fatale Interit.

    Pas Kvarashkelias ka qenë radha e Majulu të shënojë.
    Më herët ishte Due i cili në të 64-ën shënoi golin e tretë të ndeshjes dhe të dytin personal në këtë finale.

    Ndërsa goli i parë u shënua nga Hakimi në minutën e 12-të.
    Ndeshja po transmetohet LIVE në Vizion Plus dhe Tring.
     

  • PSG-Inter/ Zhbllokohet finalja, Hakim ndëshkon italianët

    PSG-Inter/ Zhbllokohet finalja, Hakim ndëshkon italianët

    Një “ish” ka ndëshkuar Interin në minutat e para.
    Hakimi me një top të shkëlqyer në zonë dhe me portën e boshatisur ka arritur të shënojë.
    PSG dhe Interi luajnë sot për trofeun më të lakmuar për klube në futbollin europian, Ligën e Kampioneve.
    Një trofe që do ta diskutojnë dy skuadra të cilat nuk janë ndeshur asnjëherë më parë me njëra-tjetrën në arenën ndërkombëtare në sfida zyrtare.

    PSG vjen për herë të dytë në finale, teksa ka humbur të parën në vitin 2020 përballë Bajern Mynihut.
    Ndërsa për Interin kjo është finalja e shtatë në histori, me tre të fituara dhe tre të humbura.

  • FINALJA E CHAMPIONS LEAGUE/ Zhbllokohet sfida, Hakimi kalon PSG në avantazh

    FINALJA E CHAMPIONS LEAGUE/ Zhbllokohet sfida, Hakimi kalon PSG në avantazh

    Zhbllokohet sfida në Allianz Arena, PSG ka shënuar në minutën e 12-të të pjesë së parë me anë të Hakimit.

    Një aksion model i parizienëve i ka dhënë avantazhin. Somer nuk ka patur asnjë mundësi që të ndalonte golin.
    Një finale e jashtëzakonshme kjo e sotmja. Ndeshjen po transmetohet LIVE në Vizion Plus dhe në Tring.

  • Finalja e Champions League/ Publikohen formacionet zyrtare në PSG-Inter

    Finalja e Champions League/ Publikohen formacionet zyrtare në PSG-Inter

    Këtë të shtunë në orën 21:00 në Mynih do luhet finalja e Champions League për edicionin 2024-25. Ndeshja vendos përballë PSG-në dhe Interin, për herë të parë në një ndeshje zyrtare, që vlen trofeun më të madh në Evropë.
    Në historinë mes tyre dy skuadrat janë përballur pesë herë në miqësore, nga të cilat tre kanë folur për francezët e PSG-së dhe në dy raste për italianët e Interit.
    Formacionet zyrtare:
    PSG: Donnarumma; Mendes, Pacho, Marquinhos, Hakimi; Fabian Ruiz, Vitinha, Neves; Kvaratskhelia, Doue, Dembele.
    Inter: Sommer; Dimarco, Bastoni, Acerbi, Pavard, Dumfries; Mkhitaryan, Calhanoglu, Barella; Thuram, Lautaro.

  • VIDEO/ Sherr para finales PSG-Inter, tifozët konfliktohet në një metro në Mynih

    VIDEO/ Sherr para finales PSG-Inter, tifozët konfliktohet në një metro në Mynih

    Para se të nisë finalja e Champions League mes PSG-së dhe Interit, tifozët e dy skuadrave janë përfshirë në një konflikt në Mynih.
    Mbështetës të francezëve dhe ata të italianëve, mësohet se u përplasën ashpër, në një stacion metroje në Mynih.
    Kujtojmë se finalja është planifikuar të nisë në orën 21:00.
    Mynihu sot është mbushur me dhjetëra mijëra tifozë, të cilët kanë udhëtuar drejt Gjermanisë për të ndjekur finalen e Ligës së Kampioneve mes skuadrave të tyre.
    Kryesisht gjatë ditës ka qenë një atmosferë festive, përveç këtij rasti të bërë publik në media.

    Les ultras de l’inter attaquent les supporters parisiens dans le métro !!Attention à vous les gars, ils font tout pour casser l’ambiance bon enfant 🤦🏽‍♂️Ils ne représentent pas les supporters interistes qui sont plutôt cools aux abords du stade !!! #UCLfinal #PSGINT pic.twitter.com/GChiWU4mgv
    — Paris By Match (@ParisByMatch) May 31, 2025

  • Finalja e Champions League/ PSG-Inter, dalin formacionet zyrtare

    Finalja e Champions League/ PSG-Inter, dalin formacionet zyrtare

    PSG-Inter do të përballen pas 60 minutash në finalen e madhe të Champions League në “Allianz Arena” të Mynihut.

    Janë bërë publike formacionet e të dyja skuadrave. PSG do të luajë me skemën 4-3-3, kurse Inter me 3-5-2.
    PSG:  Xhixhi Donaruma, Mendez, Paço, Markuinios, Hakimi, Ruiz, Vitinja, Nevez, Kvaratshkelia, Dembele dhe Doue.

    Inter: Somer, Pavard, Açerbi, Bastoni, Dumfris, Barela, Çalhanoglu, Mikitarian, Di Marko, Turam, Martinez

  • Tifozët e nisin ndeshjen më herët, sherr para finales PSG-Inter (Video)

    Tifozët e nisin ndeshjen më herët, sherr para finales PSG-Inter (Video)

    Finalja e Champions League, mes PSG-së dhe Interit është planifikuar të nisë në orën 21:00, por tifozët duket se e kanë filluar më herët përballjen mes tyre.
    Mbështetës të francezëve dhe ata të italianëve, u përplasën ashpër mes tyre, në një stacion metroje në Mynih.
    Atmosfera gjatë ditës kishte qenë e qetë, por ajo ka agravuar pak minuta para fillimit të finales.
    Në videon e publikuar në rrjetet sociale, shihen tifozët e Interit dhe ata të PSG-së, që nuk kursehen ndaj njëri-tjetrit.
    E tillë pritet të jetë finalja edhe në fushë, por me një luftë sportive mes ekipeve.

    Les ultras de l’inter attaquent les supporters parisiens dans le métro !!Attention à vous les gars, ils font tout pour casser l’ambiance bon enfant ‍♂️Ils ne représentent pas les supporters interistes qui sont plutôt cools aux abords du stade !!! #UCLfinal #PSGINT pic.twitter.com/GChiWU4mgv
    — Paris By Match (@ParisByMatch) May 31, 2025

  • Finalja luhet në Munich, UEFA zbaton rregullin që nuk e dinë të gjithë dhe bën ndryshimin e përkohshëm në “Allianz Arena”

    Finalja luhet në Munich, UEFA zbaton rregullin që nuk e dinë të gjithë dhe bën ndryshimin e përkohshëm në “Allianz Arena”

    31 Maj 2025

    16:52

    Telesport

    Sot në orën 21:00 në Munich do të luhet finalja më e rëndësishme e këtij sezoni, ajo në Champions League mes PSG-së dhe Interit. Zikaltrit rikthehen në finale pas dy sezonesh, ku në vitin 2023 u mundën nga Man. City 1-0, ndërsa parizienët rikthehen në finale pas 5 sezonesh, ku në vitin 2020 u mundën nga Bayern 1-0.
    Finalja do të luhet në “Allianz Arena”, por stadiumi bavarez do të ndryshojë emër vetëm për finalen e sotme, për shkak të një rregulli të vendosur nga UEFA, e cila nuk i njeh sponsorizimet e stadiumeve në rregulloret apo dokumentet e saj zyrtare. Për këtë arsye, emri “Allianz” , e cila është një kompani gjermane e shërbimeve financiare me qendër në Munich, duhet të hiqet përkohësisht.
    Ky rregull u zbatua edhe verën e kaluar gjatë ndeshjeve të Euro 2024 që u luajtën në Munich, ku emri i stadiumit nga “Allianz Arena” u ndryshua përkohësisht në “Munich Football Arena”, këtë emër pritet të mbajë edhe finalen e sotme.

  • PSG-Inter, finalja e Champions League, ndez ‘globin’

    Mbrëmja e madhe e futbolit europian ka mbrritur. Sot në “Allianz Arena” të Mynihut, finalja e UEFA Champions League ndërmjet PSG-së dhe Interit. Ajo do të startojë në orën 21:00 me të dyja protagonistet që kërkojnë lavdinë nën qiellin bavaraz.

    Në fakt francezët e Luis Enrike nuk e kanë fituar asnjëherë Ligën e Kampionëve mirpo ky fakt nuk i pengon ata të nisën si favoritë për të kapur trofeun ‘veshgjatë’. Suksesi eventual i tyre do të shënojë fitoren e parë të Ligës së Kampionëve në historinë e tyre dhe të dytën për një ekip francez, pas Olimpik Marsejë në vitin 1993. Interesant fakti i përballjes së dy sulmuesëve francezë Dembele (PSG)-Markus Turam (Inter).

    Nga ana tjetër Inter është në kërkim të titullin numër katër si ‘mbret’ europe. Zikaltërit e Simone Inzagit pasi arritën të katërtit në garën e Ligës me formatin e ri, eleminuan me radhë Fejnord, Bajern dhe Barcelona.

    E ndërsa të gjithë te kampi i tyre presin sot finalen e Ligës së Kampionëve midis Interit dhe PSG-së, klubi zikaltër ka marrë lajme të shkëlqyera nga skuadra e tyre Primavera. Falë një fitoreje të pastër 3-0 ndaj Fiorentinës, Inter ka fituar titullin e Kampionëve të Italisë për herë të njëmbëdhjetë në historinë e klubit.

    Ndeshja PSG- Inter do të arbitërohet nga rumuni Istvan Kovaç./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin