Tag: finalja

  • Finalja e madhe e Kupës së MLS-së, vendos një autogol. Messi & Co një hap afër trofeut të madh (video)

    Finalja e madhe e Kupës së MLS-së, vendos një autogol. Messi & Co një hap afër trofeut të madh (video)

    6 Dhjetor 2025

    21:33

    Telesport

    Në “Chase Stadium” në Florida po luhet finalja e madhe e Kupës së MLS-së, mes Inter Miami dhe Vancouver Whitecaps. Pjesa e parë është mbyllur 1-0 për Inter Miami.
    Finalja u zhbllokua që në minutën e 8-të, ku pas një aksioni të shpejtë të Inter Miami, Tadeo Allende pason në zonë për të gjetur shokun e skuadrës, por Edier Ocampo e dërgon atë në portën e tij. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Inter Miami. Thomas Muller & Co kanë edhe 45 minuta të tjerë në dispozicion për të ndryshuar fatin e kësaj finaleje.
    Përballja e sotme pritet të jetë më e ndjekura në historinë e MLS-së, me mbi 100 milionë shikues.
    SHIKOGOLIN

  • Finalja e mundshme në Play Off, Sylvinho: Ukraina apo Suedia? Nuk zgjedh

    Finalja e mundshme në Play Off, Sylvinho: Ukraina apo Suedia? Nuk zgjedh

    Finalja e mundshme në Play Off, Sylvinho: Ukraina apo Suedia? Nuk zgjedhShqipëria mësoi këtë të enjte rivalin që do ketë në gjysmëfinale të Play Off, me kuqezinjtë që në mars do përballen me Poloninë. Nëse ekipi i Sylvinhos ia del në Varshavë, në finale do gjejë njërën mes Ukrainës dhe Suedisë. Pas shortit, trajneri i kombëtares, Sylvinho është pyetu…

  • Ndryshimet në formatin e ri të Champions-it, nga “vjedhja” e faktorit fushë te finalja në orën 18:00

    Ndryshimet në formatin e ri të Champions-it, nga “vjedhja” e faktorit fushë te finalja në orën 18:00

    16 Shtator 2025

    8:49

    Alfred Lleshi

    Champions League rikthehet me edicionin e 71-të dhe të 34-tin nën këtë emër, duke sjellë ndryshime të rëndësishme pas reformës së vitit 2024. Finalja e madhe e vitit 2026 do të luhet më 30 maj në “Puskás Aréna”, Hungari, por ndryshe nga tradita, ora e ndeshjes nuk do të jetë 21:00, por 18:00. UEFA thekson se ky ndryshim synon atmosferë më miqësore për familjet dhe fëmijët.
    Formati i ri (2025/26): 36 ekipe marrin pjesë në fazën e ligës, secili me 8 ndeshje kundër 8 kundërshtarëve të ndryshëm (4 në shtëpi, 4 jashtë). Nuk ka përballje mes ekipeve të të njëjtit vend në këtë fazë. 8 vendet e para kalojnë direkt në 1/8 finale.
    Vendet 9-24 luajnë “play-off” vajtje-ardhje për 8 “biletat” e mbetura kualifikuese. Vendet 25-36 eliminohen. Risia më e madhe është faktori fushë. Skuadrat që e mbyllin më lart fazën e ligës e luajnë gjithmonë ndeshjen e kthimit në shtëpi. Nëse eliminohen, rivali i tyre e trashëgon këtë avantazh deri në finalen e Budapestit.

  • Nga finalja e Champions te Superkupa, vendimet e UEFA-s sot në Tiranë ku u prek edhe tema e ndeshjeve jashtë territorit europian pas kërkesave të federatave!

    Nga finalja e Champions te Superkupa, vendimet e UEFA-s sot në Tiranë ku u prek edhe tema e ndeshjeve jashtë territorit europian pas kërkesave të federatave!

    Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s zhvilloi pasditen e sotme mbledhjen e radhës në Tiranë dhe mori disa vendime të rëndësishme lidhur me të ardhmen e futbollit europian.
    Nën drejtimin e Presidentit të UEFA-s, Aleksander Ceferin, anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s votuan stadiumin “Metropolitano” të Madridit si vendin pritës të finales së Ligës së Kampionëve për vitin 2027.

    Stadiumi kombëtar i Varshavës do të presë finalen e Ligës së Kampioneve për vajza në vitin 2027, ndërsa finalja e Superkupës së UEFA/s do të luhet në Salzburg.
    Finalja e Ligës së Kampionëve në futsall për vitin 2026 do të luhet në Pesaro të Italisë, finalja e EURO U-19 në futsall do të luhet në Astana ndërsa finalja e Europianit të futsallit për vajza për vitin 2027 do të luhet në Osijek.
    KE-ja e UEFA-s mori gjithashtu disa vendime të tjera dhe diskutoi çështjet si më poshtë:
    Dëmtimet afatgjata të lojtarëve në fushë në kompeticionet e klubeve të UEFA-s për djemKomiteti Ekzekutiv miratoi një ndryshim në rregulloret e kompeticioneve të klubeve të UEFA-s për djem 2025/26, për të lejuar zëvendësimin e përkohshëm të maksimumi një lojtari në fushë që pëson dëmtim ose sëmundje afatgjatë, gjatë fazës së ligës, deri në javën e gjashtë të ndeshjeve ( e përfshirë).

    Arsyeja e këtij ndryshimi është të garantohet që listat e skuadrave të mos reduktohen në mënyrë të padrejtë dhe që lojtarët të mbrohen nga ngarkesa shtesë.
    Bonuse për Finalet e Ligës së Kombeve të UEFA-s për vajza 2025
    Komiteti miratoi një shumë totale prej 1,000,000 € për shpërndarje, bazuar në renditjen e ekipeve në Finalet e Ligës së Kombeve të UEFA-s për vajza, si më poshtë:
    Vendi i katërt: 150.000 euro (15% rritje)Vendi i tretë: 200,000 (20% rritje)Vendi i dytë: 250,000 euro (25% rritje)Vendi i parë: 400.000 euro (40% rritje)
    Kërkesë për autorizimin e zhvillimit të ndeshjeve të kampionatit kombëtar jashtë territorit të UEFA-s
    Komiteti Ekzekutiv diskutoi kërkesat nga RFEF (Federata Spanjolle e Futbollit) dhe FIGC (Federata Italiane e Futbollit) për të miratuar zhvillimin e një ndeshjeje të kampionatit kombëtar secila jashtë vendit të tyre, në veçanti jashtë territorit të UEFA-s.
    Komiteti e njohu këtë si një çështje të rëndësishme dhe në rritje, por shprehu dëshirën për të siguruar mendimin e të gjithë aktorëve përpara se të merret një vendim përfundimtar.
    Ka shumë çështje për t’u zgjidhur dhe, si organ drejtues i futbollit europian, UEFA ka përgjegjësinë të marrë parasysh të gjithë faktorët e tillë. Si rezultat, nuk u mor asnjë vendim sot, por UEFA do të ndërmarrë një raund konsultimesh me të gjithë aktorët e përfshirë në futbollin europian, përfshirë edhe tifozët.

  • Mbledhja e UEFA-s në Tiranë/ Zbulohet stadiumi për finalen e Champions-it në 2027

    Mbledhja e UEFA-s në Tiranë/ Zbulohet stadiumi për finalen e Champions-it në 2027

    Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, mbajti në Tiranë mbledhjen e radhës, ku u morën vendime të rëndësishme.
    Është vendosur që finalja e Champions League për vitin 2027 të zhvillohet në Madrid. Bëhet fjalë për stadiumin “Metropolitano”, shtëpia e Atletico Madrid.
    Finalja e Superkupës së UEFA-s për vitin 2026 do të zhvillohet në Salzburg, Austri.
    Finalja e Championsit për femra 2027 në Poloni.
    Vendimet e marrë nga UEFA për finalet:
    Finalja e UEFA Champions League 2027 – “Estadio Metropolitano”, Madrid, Spanjë
    Finalja e Ligës së Kampionëve të Femrave UEFA 2027 – Stadiumi Kombëtar, Varshavë, Poloni
    Superkupa e UEFA-s 2026 – Salzburg, Austri
    Finalja e UEFA Futsal Champions League 2026 – Pesaro, Itali
    2027 UEFA Futsal U-19 EURO – Astana, Kazakistan
    2027 UEFA Futsal për Femra EURO – Osijek, Kroaci

  • UEFA mbërrin në Shqipëri, caktohet axhenda dhe vendimet kryesore që do të merren: mes tyre finalja e Champions 2027!

    UEFA mbërrin në Shqipëri, caktohet axhenda dhe vendimet kryesore që do të merren: mes tyre finalja e Champions 2027!

    Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të mbajë mbledhjen e radhës në Tiranë, Shqipëri, të enjten më 11 shtator 2025, nga ora 14:00 deri në 17:00.
    Pikat kryesore në axhendë janë:
    Caktimi i vendeve pritëse:
    Finalja e UEFA Champions League 2027
    Finalja e UEFA Women’s Champions League 2027
    Finalet e UEFA Futsal Champions League 2026
    UEFA Futsal Under-19 EURO 2027
    UEFA Women’s Futsal EURO 2027
    Finalet e UEFA Women’s Nations League 2025 – shpërblim
    Rregulloret e Kampionatit Europian të Futsalit për vajza
    Rregulloret e Kompeticionit Kualifikues Europian të UEFA-s për Kupën e Botës FIFA Futsal 2028
    Më herët gjatë ditës, duke nisur nga ora 09:00, do të zhvillohet një festival futbolli për fëmijë në “Shtëpinë e Futbollit” në Tiranë, si pjesë e programit të UEFA-s “Futbolli në Shkolla”, me një ceremoni hapëse ku do të marrin pjesë Presidenti i UEFA-s Aleksander Čeferin dhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka.
    100 djem dhe vajza nga shkollat lokale do të marrin pjesë në festival, ku do të jenë të pranishëm edhe ambasadorët e UEFA-s Luís Figo dhe Aljoša Asanović, si dhe ish-lojtarë dhe personalitete vendase.
    UEFA do të publikojë një njoftim për median pas mbledhjes në Tiranë për të komunikuar vendimet e marra nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s.
     

  • UEFA ka marrë një vendim, finalja e Champions League nuk do të luhet më kurrë në orën 21:00

    UEFA ka marrë një vendim, finalja e Champions League nuk do të luhet më kurrë në orën 21:00

    Shorti për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve do të mbahet sot dhe tifozët mezi presin të shohin se me kë do të luajnë klubet që mbështesin.
    Ajo që dihet prej kohësh është se finalja do të luhet në Puskas Arena në Budapest më 30 maj dhe tani është e qartë se në çfarë ore.
    UEFA ka vendosur që finalja nuk do të luhet më në orën 21:00 siç ndodhte më parë. Ata deklarojnë se vendimi është marrë në favor të tifozëve, ekipeve dhe qyteteve pritëse.
    UEFA njoftoi sot se duke filluar nga ky sezon, finalja e Ligës së Kampionëve nuk do të jetë më në orën 21:00, por në orën 18:00. “Qëllimi ynë është ta bëjmë këtë përvojë sa më të mirë të jetë e mundur për të gjithë ata që duan të jenë pjesë e saj, duke krijuar një atmosferë të mrekullueshme, por edhe që familjet dhe fëmijët të mund të ndjekin një ndeshje si kjo.
    Për tifozët që udhëtojnë, kjo do të thotë një mundësi më e madhe në transportin publik, veçanërisht pas ndeshjes, por edhe një mënyrë më të sigurt për t’u kthyer në shtëpi nga stadiumi.Për klubet pritëse, kjo do të jetë e rëndësishme ekonomikisht, pasi tifozët do të kenë më shumë kohë për të festuar fitoren e ekipit të tyre”, shkruhet nga UEFA. /Sport Ekspres/

  • UEFA bën ndryshimin e papritur para shortit, finalja e Champions League do fillojë në orën 18:00

    UEFA bën ndryshimin e papritur para shortit, finalja e Champions League do fillojë në orën 18:00

    UEFA njoftoi sot një përditësim të rëndësishëm në orarin e ndeshjeve për garën e saj kryesore, Champions League. Duke nisur nga finalja e vitit 2026 në Budapest, fillimi i finales do të zhvendoset nga ora 21:00 në orën 18:00.
    Ky vendim, sipas UEFA-s, synon të përmirësojë përvojën e përgjithshme të ditës së ndeshjes për tifozët, ekipet dhe qytetet pritëse duke përmirësuar logjistikën dhe operacionet, ndërkohë që ofron edhe disa përfitime të prekshme.
    “Qëllimi ynë është ta bëjmë ditën e ndeshjes një përvojë vërtet të këndshme për të gjithë ata që duan të jenë pjesë e emocioneve, duke krijuar njëkohësisht një mjedis mikpritës që ua lehtëson familjeve dhe fëmijëve pjesëmarrjen në ndeshjen më të rëndësishme të futbollit për klube”, deklarojnë ata.
    Për tifozët që udhëtojnë, kjo do të thotë akses më i mirë në transportin publik, veçanërisht pas ndeshjes dhe një udhëtim kthimi më të sigurt dhe më të rehatshëm nga stadiumi. Për qytetet pritëse, kjo do të rrisë ndikimin pozitiv ekonomik të ngjarjes duke u dhënë tifozëve mundësinë për të vazhduar festimet e tyre.
    Ora e re e fillimit përputhet gjithashtu me një dritare transmetimi më të arritshme, duke ndihmuar që finalja të arrijë një audiencë edhe më të gjerë televizive dhe digjitale në të gjithë botën, me një fokus të veçantë në tërheqjen e shikuesve më të rinj.
    Me këtë ndryshim, UEFA i jep përparësi përvojës së tifozëve. Finalja e Champions League është kulmi i sezonit të futbollit dhe ora e re e fillimit do ta bëjë atë edhe më të arritshme, gjithëpërfshirëse dhe kuptimplote për të gjithë pjesëmarrësit.
    “Ndërsa një fillim në 21:00 është i përshtatshëm për ndeshjet e mesjavës, një fillim më i hershëm të shtunën për finalen do të thotë një përfundim më i hershëm, pavarësisht kohës shtesë apo penalltive dhe u jep tifozëve mundësinë të shijojnë pjesën tjetër të mbrëmjes me miqtë dhe familjen, duke reflektuar mbi ndeshjen e sezonit”, tha presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin.
    Ky ndryshim zyrtarizohet vetëm pak orë para shortit për fazën e ligës në Champions League, pasi sot në orën 18:00 në Monaco skuadrat do mësojnë rivalët.

  • Masters 1000 në Cincinnati / Alkaraz- Siner, finalja e katërt mes tyre në 2025

    Masters 1000 në Cincinnati / Alkaraz- Siner, finalja e katërt mes tyre në 2025

    Sërish numri 1 i tenisit Janik Siner dhe numri 2 Karlos Alkaraz përballen me njëri-tjetrin. Për herë të katërt në vitin 2025, i katërmbëdhjeti në total: spanjolli udhëheq 8-5. Italiani Siner vjen pas fitores së fundit në Wimbledon.

    Pas pak (21:00) finalja e ëndrrave do zhvillohet në Cincinnati mes Janik Siner dhe Karlos Alkaraz. E katërta kokë më kokë midis të dyve në vitin 2025, tashmë e destinuar të hyjë në histori.

    Të dy vijnë nga një moment i artë, me spanjollin që ka fituar 16 ndeshjet e tij të fundit në Masters 1000 (fryt i triumfeve në Monte Karlo dhe Romë) dhe italianin që vjen pas një serie prej 26 ndeshjesh në fusha të forta, me 21 sete të fituara radhazi.

    Alkaraz ka arritur në finalen e tij të 29-të në turneun e madh me një rekord prej 21 fitoresh dhe 7 humbjesh. Për Siner, kjo është finalja e tij e 28-të me 20 fitore dhe 7 humbje. Këto janë shifra pothuajse identike. Të dy e njohin njëri-tjetrin shumë mirë, si brenda ashtu edhe jashtë fushës, dhe rivaliteti i tyre tashmë shkon përtej shifrave dhe statistikave.

    Vazhdo leximin

  • Liverpool e nis “flakë” finalen e Community Shield, shënon 95 milionshi (video)

    Liverpool e nis “flakë” finalen e Community Shield, shënon 95 milionshi (video)

    10 Gusht 2025

    16:15

    Telesport

    Në “Wembley” po luhet finalja e Community Shield, mes Crystal Palace dhe Liverpool. Crystal Palace fitoi FA Cup sezonin e kaluar ku mundi në finale Man. City, ndërsa Liverpool është kampioni në fuqi i Premier League.
    Ekipi i drejtuar nga Arne Slot e nis finalen në mënyrë të shkëlqyer duke kaluar në avantazh vetëm pas 5 minutash lojë. Dy blerjet e bujshme të kësaj vere, Florian Wirtz dhe Hugo Ekitike, kombinuan në mënyrë perfekte mes tyre dhe sulmuesi i ardhur nga Eintracht Frankfurt për 95 milionë euro në total, dërgoi topin në rrjetë. SHIKOGOLIN
    Finalja nisi me nje ceremoni prekëse në nder të Diogo Joata dhe vëllait të tij Andre Silva, të cilët humbën jetën në një aksident fatal. Po ashtu u mbajt 1 minutë heshtje për këtë shkak.