Tag: finalizon

  • Arsenal e nis mbarë pjesën e dytë. Kombinim perfekt mes dy sulmuesve, finalizon Merino (video)

    Arsenal e nis mbarë pjesën e dytë. Kombinim perfekt mes dy sulmuesve, finalizon Merino (video)

    4 Nëntor 2025

    20:02

    Telesport

    Arsenal e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme pjesën e dytë në transfertën ndaj Slavia Prague. “Topçinjtë” kanë gjetur direkt golin që në minutën e parë, pas një kundërsulmi të shpejtë dhe kombinimit perfekt mes dy sulmuesve, Leandro Trossard dhe Mikel Merino.
    Belgu asiston, spanjolli finalizon. Goli i parë për londinezët erdhi nga pika e bardhë e penalltisë. Në minutën e 30-të, pas një goditjeje këndi për anglezët, Lukas Provod prek me dorë topin e goditur me kokë nga Gabriel.
    Pas ndërhyrjes së VAR, ka penallti për Arsenalin. Bukayo Saka tregohet i saktë dhe dërgon topin në rrjetë. Saka është lojtari i parë i Arsenalit që shënon në katër ndeshje radhazi jashtë fushe në Champions League.
    Ndërkohë në sfidën tjetër, Napoli-Eintracht Frankfurt, vazhdon ende rezultati 0-0.
    SHIKGOLAT