Tag: finaleve

  • Messi pati një vit 2025 plot gola dhe asiste, tani e pret 2026-ta me sfida “botërore”

    Messi pati një vit 2025 plot gola dhe asiste, tani e pret 2026-ta me sfida “botërore”

    “Këtë vit u ndjeva shumë mirë, pata fatin të luaja shumë ndeshje”, – tha Leo Messi pasi fitoi “MLS Cup”. Me dy asistet e tij u shpall MVP i finaleve dhe kandidat për MVP të “MLS 2025”. Pas një 2024-re të mbushur me dëmtime, Messi pati një vit 2025 madhështor në plan individual, duke rritur shpresat e Argjentinës për Botërorin 2026 dhe mundësinë e fitimit të dy Kupave radhazi (2022–2026).
    Në “MLS 2025” ai fitoi titullin, Konferencën e Lindjes me Inter Miami, u shpall MVP i finaleve, “Këpuca e Artë” (35 gola) dhe asistuesi më i mirë (23), duke luajtur 34 ndeshje: 35 gola, 28 asistime, 63 kontribute në gola, 101 driblime dhe 36 raste të krijuara. Në total më 2025, në të gjitha kompeticionet dhe me kombëtaren, luajti 54 ndeshje, shënoi 46 gola dhe dha 26 asistime.
    Me Inter Miami u fut në 1/8 e Botërorit të Klubeve dhe fitoi titullin nr.47 të karrierës. Me Argjentinën: 5 ndeshje, 3 gola. Sfidat 2026 janë të mëdha: MLS, “Leagues Cup”, “ConcaChampions”, stadiumi i ri në mars dhe Botërori 2026 (nis më 11 qershor). Messi s’ka konfirmuar, por gjithçka të çon te Kupa e gjashtë e Botës për Leon.
     

  • Oklahoma nuk gabon, mposht Indiana dhe barazon serinë e finaleve play off

    Oklahoma nuk gabon, mposht Indiana dhe barazon serinë e finaleve play off

    9 Qershor 2025

    8:14

    Telesport

    Oklahoma fitoi sot 123-107 ndaj Indiana në finalen e dytë play off në NBA, duke barazuar 1-1 serinë e takimeve. Këtë herë, në fushën e saj, skuadra e Oklahomës nuk zhgënjeu, duke e merituar fitoren.
    Ndeshje në përgjithësi e ekuilibruar, por me një epërsi të lehtë të ekipit vendës, që nuk përsëriti gabimet e takimit të parë. Ai që shkëlqeu edhe një herë në fushë ishte Alexander Shai, autor i 34 pikëve.
    Vendimtar edhe stoli i ekipit vendës, nga ku erdhën 48 pikë. Për skuadrën e Indiana, 7 basketbollistë realizuan mbi 10 pikë, por mungoi lojtari-lider që të udhëhiqte ekipin drejt fitores.
    Tashmë seria e finaleve play off spostohet në Lindje, në shtëpinë e Indiana, ku do të zhvillohen dy ndeshjet e radhës.

  • Tre angleze drejt finaleve në Europë, fitojnë bindshëm me rivalët

    Tre angleze drejt finaleve në Europë, fitojnë bindshëm me rivalët

    Tre angleze drejt finaleve në Europë, fitojnë bindshëm me rivalët – Sporti im

    error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!

  • Euro 2025/ Rrugëtimi drejt titullit kampion nis nesër, Shqipëria pret shortin e finaleve U-17

    Euro 2025/ Rrugëtimi drejt titullit kampion nis nesër, Shqipëria pret shortin e finaleve U-17

    Shqipëria do të jetë nesër qendra e futbollit europian për të rinjtë! Në “Shtëpinë e Futbollit”,  nesër në ora 19:00, do të hidhet shorti i finaleve të Kampionatit Europian U-17, një ngjarje historike për vendin tonë. Ky turne madhor që do të zhvillohet në Shqipëri nga 19 maji deri më 1 qershor, do të mirëpresë tetë ekipet kombëtare U-17 më të mira të Europës.
    Shorti që do të hidhet në selinë e FSHF-së, do të transmetohet live edhe në UEFA.com, RTSH dhe në kanalin zyrtar të FSHF-së në YouTube. Në këtë event do të marrin pjesë zyrtarë të UEFA-s, përfaqësues të ekipeve pjesëmarrëse, ambasadorët e kampionatit, si edhe figura të rëndësishme të politikës, futbollit shqiptar dhe mediave.
    Pas shortit, ku skuadrat do të njohin grupet dhe përballjet mes tyre, do të shtrohet edhe një darkë mirëseardhjeje nga FSHF. 8 ekipet finaliste të këtij edicioni që do të luftojnë për titullin kampion për vitin 2025 janë: Shqipëria, Gjermania, Franca, Portugalia, Çekia, Belgjika, Anglia dhe Italia.