Tag: finales

  • Dumfries: Humbja e finales dhe largimi i Inzaghit ishin tronditëse për Interin

    Dumfries: Humbja e finales dhe largimi i Inzaghit ishin tronditëse për Interin

    9 Qershor 2025

    8:13

    Alfred Lleshi

    Dëshpërimi për humbjen në finalen e Champions League kundër PSG-së vazhdon të rëndojë në dhomën e zhveshjes së Interit. Këtë e dëshmon edhe Denzel Dumfries, i cili në një intervistë për të përditshmen holandeze “Algemeen Dagblad” ka treguar momentin e vështirë që po kalojnë zikaltrit, duke u ndalur veçanërisht te largimi i trajnerit Simone Inzaghi.
    “Me Inzaghin kemi mbërritur bashkë tek Interi katër vite më parë. Me të, stafin dhe shokët e skuadrës kishim krijuar një grup shumë të lidhur, thuajse si një familje. Pas finales së Mynihut nuk jemi parë më fizikisht, por jemi kontaktuar. E falënderova për gjithçka. Ishte paksa tronditës largimi i tij, por futbolli është i tillë. Tani fillon një kapitull i ri”.
    Megjithë zhgënjimin për një fund sezoni pa trofe, Dumfries është i kënaqur me rrugëtimin personal: “Ishte një sezon i mirë për mua nga ana personale, mendoj se jam rritur shumë si teknikisht, ashtu edhe mendërisht. Sidoqoftë, të humbasësh një finale dhe ta mbyllësh sezonin duarbosh, është shumë e vështirë për ta përtypur. Ndonjëherë zgjohem dhe ende e pyes veten: Çfarë ndodhi?”

  • “Kjo është e tepërt”,  zbulohet shqetësimi i Luis Enrique para finales së Champions League

    “Kjo është e tepërt”, zbulohet shqetësimi i Luis Enrique para finales së Champions League

    3 Qershor 2025

    15:31

    Telesport

    Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, ka zbuluar shqetësimin që kishte Luis Enriques para finales së Champions League.
    “Një javë para finales, isha i lumtur dhe gjithashtu pak i frikësuar, për të qenë i sinqertë”, shpjegoi Al-Khelaifi.
    “Trajneri ishte pak i shqetësuar dhe e pyeta: ‘Pse?’. Ai u përgjigj: ‘Ekipi po stërvitet me 200% dhe është e tepërt para finales së Champions-it’. Unë u përgjigja: ‘Ata janë të motivuar, por duhet t’i qetësojmë’. Dhe ishte e vërtetë”.
    Një dëshirë që u përkthye në poshtërimin e Interit (rezultati përfundimtar 5-0 është rezultati më i rëndë në historinë e Kupës Europiane/Champions League).
    “Kjo do të thoshte që lojtarët ishin vërtet të uritur”, shtoi Al-Khelaifi për Talksport.
    “Tani ata dinë si të fitojnë, dhe nuk është e lehtë, është e vështirë, e di. Do të kthehemi për të garuar përsëri, mund t’ju siguroj se do të luftojmë në çdo ndeshje për të fituar”.

  • Do të mësohet data e finales së madhe! Luana Vjollca paralajmëron: Nga sonte, zyrtarisht nis numërimi mbrapsht!

    Do të mësohet data e finales së madhe! Luana Vjollca paralajmëron: Nga sonte, zyrtarisht nis numërimi mbrapsht!

    Në fillim të mbrëmjes së prime-t të nëntëmbëdhjetë të spektaklit të preferuar të shqiptarëve Ferma Vip, moderatorja Luana Vjollca nisi me një deklaratë mjaft të rëndësishme.

    Sonte mbrëma do të mësohet data e finales së madhe.
    “Nga sonte, zyrtarisht nis numërimi mbrapsht! Kështu, ky takim kthehet në një mbrëmje të veçantë, në të cilën të gjithë mësojnë datën e finales së madhe. Me pak fjalë, nga sonte ata nisin të shohin ëndrra me 100 mijë euro. Apo janë lekët sherr në ëndërr?! Por, duke qenë se sherri, debati, lufta janë në gjakun e tyre, mua më mbetet të them vetëm: Fitoftë më i miri…” përfundoi Luana.

  • Zero tituj për Interin… Nuk ndodhte prej 5 vitesh, që nga sezoni i parë me Conten

    Zero tituj për Interin… Nuk ndodhte prej 5 vitesh, që nga sezoni i parë me Conten

    Zhgënjim i madh në shtëpinë zikaltër, që ende nuk po zbehet, pas finales së Champions League, të shtunën mbrëma, të humbur me rezultatin e thellë 5-0 kundër PSG. Më në fund, frika e një pjese të tifozëve interistë u kthye në realitet: sezoni, që në një moment dukej se mund të çonte deri te tripleta, përfundoi pa asnjë trofe (zero tituli).
    Një ngjarje e pazakontë për zikaltrit, pasi nuk ndodhte prej sezonit 2019-2020, sezoni i parë me Antonio Conten në pankinë, kur u renditën të dytët në Serie A, humbën finalen e “Europa League” dhe u ndalën në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë. Që nga ajo kohë, zikaltrit gjithmonë kanë fituar të paktën një titull.
    Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, në konferencën për shtyp pas finales së humbur në Mynih, u shpreh kështu: “E dimë që nga humbjet del më i fortë, sonte dhemb si në Stamboll. Ishin ndeshje të ndryshme, sonte ishim më të lodhur se PSG. Nuk luajtëm mirë teknikisht, parizienët i fitonin të gjitha topat e dytë.
    Ne luajtëm deri të premten e kaluar në kampionat, ata e fituan kampionatin tre muaj përpara. Parizienët kanë cilësi të jashtëzakonshme, e dinim që ishin më të fortë se ne. Megjithatë, duhet të luanim më të mirë. Së bashku nuk ia dolëm dhe e merituam humbjen”.

  • Tifozët e nisin ndeshjen më herët, sherr para finales PSG-Inter (Video)

    Tifozët e nisin ndeshjen më herët, sherr para finales PSG-Inter (Video)

    Finalja e Champions League, mes PSG-së dhe Interit është planifikuar të nisë në orën 21:00, por tifozët duket se e kanë filluar më herët përballjen mes tyre.
    Mbështetës të francezëve dhe ata të italianëve, u përplasën ashpër mes tyre, në një stacion metroje në Mynih.
    Atmosfera gjatë ditës kishte qenë e qetë, por ajo ka agravuar pak minuta para fillimit të finales.
    Në videon e publikuar në rrjetet sociale, shihen tifozët e Interit dhe ata të PSG-së, që nuk kursehen ndaj njëri-tjetrit.
    E tillë pritet të jetë finalja edhe në fushë, por me një luftë sportive mes ekipeve.

    Les ultras de l’inter attaquent les supporters parisiens dans le métro !!Attention à vous les gars, ils font tout pour casser l’ambiance bon enfant ‍♂️Ils ne représentent pas les supporters interistes qui sont plutôt cools aux abords du stade !!! #UCLfinal #PSGINT pic.twitter.com/GChiWU4mgv
    — Paris By Match (@ParisByMatch) May 31, 2025

  • Pak para finales, tifozët e të dy klubeve përleshen në metro. Policia ndërhyn duke përdorur gaz lotsjellës (video)

    Pak para finales, tifozët e të dy klubeve përleshen në metro. Policia ndërhyn duke përdorur gaz lotsjellës (video)

    31 Maj 2025

    19:34

    Telesport

    Luhet sot në Munich, finalja e madhe dhe më e rëndësishmja e këtij sezoni, ajo e Champions League, aty ku do përballen PSG dhe Inter. Pak orë para finales, tifozeritë e të klubeve janë përleshur në metro në Munich.
    Sipas “Bild”, situata ka qenë shqetësuese, saqë është dashur ndërhyrja e shpejtë e policisë, e cila për të shpërndarë turmën, ka përdorur gaz lotsjellës.
    Përleshjet mes dy tifozerive nuk kanë munguar as në stacionin e trenit në Fröttmaning, ku tifozët zikaltër kanë qëlluar me gurë ndaj atyre francezë, por ka qenë ndërhyrja direkte e policisë dhe turmat e tifozëve kanë vazhduar qetësisht më pas rrugën drejt stadiumit.
    Nga përleshjet e dy tifozerive, disa prej tyre kanë marrë lëndime të lehta, por asgjë shqetësuese. Ata janë gjithë kohës në vëzhgimin e rreptë të policisë gjermane.
    SHIHVIDEON

  • Magjia e finales Inter-PSG “zbret” në Tiranë, tifozët shqiptarë përjetojnë emocionet në “Fan Zone”

    Magjia e finales Inter-PSG “zbret” në Tiranë, tifozët shqiptarë përjetojnë emocionet në “Fan Zone”

    Magjia e finales së madhe të Champions League mes PSG dhe Interit ka zbritur edhe në Tiranë!

    Atmosfera elektrizuese që ka përfshirë Mynihun është ndjerë që prej mëngjesit në zemër të kryeqytetit, ku tifozë të shumtë, shqiptarë dhe turistë, janë bërë pjesë e aktiviteteve të shumta në Fan Zone, në Arena Center, një organizim i veçantë nga Vizion Plus dhe Tring.
    Loja e madhe luhet në “Allianz Arena”, por zemra rreh fort edhe këtu, në Tiranë.

    Gazetarja e Vizion Plus, Tea Sadiku, në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin e lajmeve në televizionin kombëtar Vizion Plus, me gazetarin Roland Zili, ka përcjellë atmosferën nga Arena Center.
    Tea Sadiku: Në Arena Center, organizimi nuk ka munguar që nga orët e para të mëngjesit deri në mbrëmje, kur do të kulmojë edhe ndeshja. Tifozë të shumtë janë interesuar për të qenë pjesë e finales, ku më pas do të fillojnë të vendosen edhe ulëset për ta.
    Gjatë gjithë ditës, duke filluar prej orës 12:00, një aktivitet i dedikuar për fëmijë mblodhi dhjetëra vogëlushë dhe prindër, duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve të Tiranës dhe turistëve. Aktivitetet kanë vijuar gjatë gjithë ditës me muzikë, DJ të ndryshëm, lojëra dhe video të organizuara nga produksioni i Vizion Plus.
    Muzika ka mbledhur qytetarë që afrohen dhe pyesin se çfarë po ndodh. Kjo Fan Zone do të jetë ndër më të rëndësishmet në Tiranë, ku do të mblidhen jo vetëm tifozë të Interit, por edhe të PSG-së, duke përjetuar kështu emocionet e një finaleje të madhe./vizionplus.tv 

  • Tifozëri e zjarrtë në Mynih, mbi 5 mijë forca policie janë angazhuar për sigurinë

    Tifozëri e zjarrtë në Mynih, mbi 5 mijë forca policie janë angazhuar për sigurinë

    Organizimi i finales së Cheampions Leauge, në Mynih është mbresëlënës. Masat e larta të sigurisë, me mbi 5000 policë dhe agjentë në gatishmëri, nuk cenojnë askënd.

    “Fan Zone” kryesor është pozicionuar në “Olympia Park”, zonën më tërheqëse dhe më të rëndësishme të Mynihut, me një sipërfaqe prej 85 hektarësh.
    Aty pritet ta ndjekin ndeshjen rreth 25 mijë fansa.

    Aktivitetet janë të larmishme, një hapësirë ku nuk mungon asgjë: muzikë, shopping dhe lojëra të ndryshme.
    Spikat në “Fan Zone” turneu i legjendave, me emra të mëdhenj të futbollit si Kaká, Seedorf, Makelele apo Cafu.
    Tërheqjen më të madhe e krijon trofeu origjinal i Ligës së Kampionëve, për të cilin krijohen radhë të gjata nga ata që duan të bëjnë një foto nga afër.
    Mirëpo, bukurinë më të madhe atmosferës para finales ia japin tifozët, ata që nuk kursehen të bëjnë edhe parashikimet për finalen e këtij viti./vizionplus.tv

  • “Nuk kemi frikë”, Luis Enrike i patrembur në prag të finales: Dua të bëj histori me Parisin

    “Nuk kemi frikë”, Luis Enrike i patrembur në prag të finales: Dua të bëj histori me Parisin

    Edhe më pak se 24 orë na ndajnë nga finalja e Ligës së Kampionëve. Luis Enrike do të sfidojë Interin për t’i dhënë PSG-së për të parën herë trofeun veshëgjatë. Ky është edhe motivimi më i madh për trajnerin spanjoll, të bërit histori me parisienët. Luis Enrike ka deklaruar në konferencë për shtyp se nuk ka frikë në prag të finales dhe se nuk do të ndryshojë asgjë nga mënyra e lojës së PSG-së.
    “Motivimi im më i madh është që të bëj histori në Paris. Dua që t’i bëj tifozët, qytetin dhe klubin krenarë. Rrugëtimi jonë ka qenë shumë kërkues. Përgjatë kompeticionit i kemi luajtur ndeshjet si të ishin finale. Nuk kemi frikë. Do të dalim në fushë me armët tona më të mira. Nuk do të ndryshojmë asgjë nga qasja jonë. Sigurisht që ka edhe nuanca. Të luajturit kundër Interit nuk është njësoj si të luash kundër kundërshtarëve të tjerë”, është shprehur Luis Enrike./Sport Ekspres/

  • Betis-Chelsea, formacionet zyrtare të finales. Pellegrini dhe Maresca nuk lënë vend për surpriza

    Betis-Chelsea, formacionet zyrtare të finales. Pellegrini dhe Maresca nuk lënë vend për surpriza

    Në “Tarczynski Arena” në WrocłaW në Poloni luhet sot finalja e Conference League mes Betis dhe Chelsea-s. Londinezët janë ekipi favorit duke ditur vlerën ekonomike të dy skuadrave, por andaluzianët drejtohen nga një trajner me super eksperiencë si Manuel Pellegrini dhe kanë lojtarë të aftë për të bërë diferencën në fushë si Isco apo Antony.
    Betis ka siguruar pjesëmarrjen në Europa League për sezonin e ri, ndërsa Chelsea do luajë në Champions League. Përsa i përket formacioneve zyrtare të finales, të dy trajnerët kanë hedhur në fushë titullarët më të mirë të mundshëm.
    Chelsea XI: Jorgensen, Gusto, Chalobah, Badiashile, Cucurella, Caicedo, Enzo, Madueke, Palmer, Neto, Jackson.
    Betis XI: Adrian, Gabaly, Natan, Bartra, Rodriguez, Cardoso, Fornals, Antony, Isco, Ezzalzouli, Bakambu