Tag: final

  • Java e 35-të luhet të shtunën, gara ende e hapur për vendin e parë, Final Four dhe mbijetesën

    Java e 35-të luhet të shtunën, gara ende e hapur për vendin e parë, Final Four dhe mbijetesën

    16 Prill 2025

    17:49

    Telesport

    Edicioni i 86-të i kampionatit Abissnet Superiore po i afrohet fundit, ndërsa të shtunën do të zhvillohen pesë ndeshjet e javës së parafundit. Të gjitha takimet do të luhen në të njëjtën orë, 15:30, duke garantuar shumë emocione në çdo stadium.
    Egnatia, Dinamo City dhe Vllaznia kanë siguruar tashmë biletat për në fazën “Final Four”, ndërsa gara për vendin e mbetur, për qëndrimin në kampionat dhe vendin e parë vazhdon ende.
    Bylis përballet me Partizanin, ndërsa Egnatia do të presë në shtëpi Skënderbeun. Përballje e fortë pritet këtë javë mes AF Elbasanit dhe Vllaznisë në Elbasan, teksa Dinamo City do të udhëtojë drejt Laçit këtë të shtunë për ndeshjen e radhës, me laçianët që luftojnë për mbijetesën. Tirana do të përballet me Teutën, një takim i vështirë, ku të dyja skuadrat duan fitoren.
    Java e 35-të pritet të jetë një nga më vendimtaret e sezonit, teksa do të qartësohen dilema për fazën “Final Four” dhe për fatin e skuadrave në fund të tabelës.

  • Abissnet Superiore/ Java e 35-të luhet të shtunën, gara ende e hapur për vendin e parë, Final Four dhe mbijetesën

    Abissnet Superiore/ Java e 35-të luhet të shtunën, gara ende e hapur për vendin e parë, Final Four dhe mbijetesën

    Edicioni i 86-të i kampionatit Abissnet Superiore po i afrohet fundit, ndërsa të shtunën do të zhvillohen pesë ndeshjet e javës së parafundit. Të gjitha takimet do të luhen në të njëjtën orë, 15:30, duke garantuar shumë emocione në çdo stadium.
    Egnatia, Dinamo City dhe Vllaznia kanë siguruar tashmë biletat për në fazën “Final Four”, ndërsa gara për vendin e mbetur, për qëndrimin në kampionat dhe vendin e parë vazhdon ende.
    Bylis përballet me Partizanin, ndërsa Egnatia do të presë në shtëpi Skënderbeun. Përballje e fortë pritet këtë javë mes AF Elbasanit dhe Vllaznisë në Elbasan, teksa Dinamo City do të udhëtojë drejt Laçit këtë të shtunë për ndeshjen e radhës, me laçianët që luftojnë për mbijetesën. Tirana do të përballet me Teutën, një takim i vështirë, ku të dyja skuadrat duan fitoren.
    Java e 35-të pritet të jetë një nga më vendimtaret e sezonit, teksa do të qartësohen dilema për fazën “Final Four” dhe për fatin e skuadrave në fund të tabelës

  • Gabimi i madh! E shohin të rënë nga Superiorja, fati i madh i Laçit që është afër mrekullisë së madhe

    Gabimi i madh! E shohin të rënë nga Superiorja, fati i madh i Laçit që është afër mrekullisë së madhe

    Skema e Final Four ka hasur kritika të herë pas hershme sepse i heq emocione shumë ndeshjeve në elitën e futbollit tonë, veçanërisht ato të javëve të para. Por tani vijmë në pjesën ku Final Four e ndez më shumë se kurrë kampionatin dhe nga 10 ekipe, vetëm tre prej tyre konsiderohen si pa objektiva, Egnatia, Vllaznia dhe Dinamo.
    Pavarësisht se objektivi është edhe aty për vendin e parë dhe më pas për vazhdimin, themi kështu pasi motivimi i tyre është më i vogël krahasuar me 7 ekipet e tjera. Partizani dhe Elbasani po luftojnë për biletën e fundit në Final Four, ndërsa gjithë pjesa tjetër për të mos rënë nga Kategoria.
    Laçi humbi me Teutën në javën e kaluar 1-0 dhe tani mban vendin e fundit. 3 pikë më pak nga Tirana e vendit që do ta dërgonte në Play Out kur kanë mbetur edhe 2 ndeshje, janë shumë pak dhe shumëkush e sheh Lacin të rënë duke parë renditjen pasi mban vendin e fundit.
    Një Laçi që në vitet e fundit jemi mësuar ta shohim jo vetëm në Europë, por edhe duke na bërë krenar me rezultatet atje për të mbajtur flamurin e Superiores. Megjithatë duke parë më në detaje situatën, pamja mund të ndryshojë shumë shpejt.
    Kurbinasit kanë një fat të madh me kalendarin në dy ndeshjet e fundit teksa krahasuar me me 4 ekipet e tjera që luftojnë për të mos rënë, janë e vetmja skuadër që dy ndeshjet e fundit i kanë me 3 skuadrat e sipërpërmendura që kanë më pak motivim.
    Në fillim Laçi luan me Dinamon dhe më pas me Vllazninë. Kështu kurbinasit kanë evituar finalet direkte dhe mund të shohin sadopak dritë pasi shpeshherë në futboll fiton ekipi që e dëshiron më shumë fitoren dhe duke parë këtë moment të Lacit dhe të Dinamos me Vllazninë, padyshim që janë kurbinasit që e dëshirojnë më shumë fitoren se kundërshtari. E gjitha kjo do ta bëjë akoma edhe më të paqartë situatën e vendeve të fundit. /Sport Ekspres/

  • Partizani merr fitore të madhe me Egnatian për Final Four, Skënderbeu dhe Tirana marrin pikën e artë, Vllaznia mund pastër Dinamon

    Partizani merr fitore të madhe me Egnatian për Final Four, Skënderbeu dhe Tirana marrin pikën e artë, Vllaznia mund pastër Dinamon

    Kur kanë mbetur edhe dy ndeshje nga fundi i kampionatit, sot është mbyllur një tjetër javë e rëndësishme e Superiores. Partizani ka marrë një fitore të madhe ndaj Egnatias në shifrat 1-0, falë golit të Kekos nga penalltia në minutën e 62. Lushkja tronditi të kuqtë në minutat e fundit, por me këtë fitore mban vendin e katërt, që të dërgon në Final Four.
    As Elbasani nuk ka gabuar duke mundur 1-0 Bylisin me golin e Qoses, ndërsa me këtë fitore, janë ende në garë për vendin e katërt. Një finale mes ajo e Skënderbeut dhe Tiranës që kanë ndarë pikën e artë me njëra-tjetrën, 1-1, me golat e shënuar nga Nasr dhe Ndreca. Ndërkohë Teuta ka fituar ndaj Lacit 1-0 duke afruar kurbinasit me Kategorinë e Parë. Nga ana tjetër Vllaznia ka mundur Dinamon pastër 3-0. /Sport Ekspres/
    Skënderbeu-Tirana 1-1 Nasr 35’/ Ndreca 53’
    Elbasani-Bylis 1-0 Qose 24’
    Teuta-Laci 1-0 Lloci 85’
    Partizani-Egnatia 1-0 Keko 62’
    Vllaznia-Dinamo 3-0 Qato 26’, Dodaj 63’, Balaj 86’

  • Sot/ Superioria në ‘ankth’, 10 skuadra nuk dinë ende fatin e tyre

    Sot/ Superioria në ‘ankth’, 10 skuadra nuk dinë ende fatin e tyre

    Nis turi ‘final’… Abissnet Superiore sot e gjitha në orën 15:30 me të pesta ndeshjet e javës së 34-ët. Te të gjitha interesi mbetet në maksimum pasi si në krye e veçanerisht në fund, priten zhvilime intensive.

    Në krye Partizani-Egnatia e gjitha për t’u ndjekur. Të kuqtë e kanë detyrim fitoren për të mbajtur larg Elbasanin i cili dihat nga prapa (-1 pikë) dhe që kërkon t’i marrë vendin e 4-ët. Në Shkodër Vllaznia dhe Dinamo ndoshta për të kërkuar rokadë në vendosje me Vllazninë që ka 3 pikë më pak se blutë e Ilir Dajës.

    Ndërkaq në fund duket ditë shumë e ndërlikuar. Teuta- Laçi mbetet sfida vendimtare për të zgjidhur përfundimisht nëse kurbinasit do të qëndrojnë në valle për shpëtim apo do të kandidohen si skuadra e parë që zbret një ligë më poshtë.

    Edhe në Korçë përballja Skënderbeu- Tirana shihet si mjaft e koklavitur. Ndonëse bardheblutë vijnë me moral të lartë pas triumfit në derbi me të kuqtë 3-0, pikët kërcënojnë dëbimin e tyre nga Superioria.

    Finale edhe në Elbasan mes AF Elbasanit dhe Bylisit. Vendasit duan tri pikë për zonën ‘final Four’ ndërsa mallkasatriotët pikë sigurie për shpëtimin e kategorisë.

    Java e 34:

    15:30

    Vllaznia- Dinamo Siti

    Teuta- Laçi

    Skënderbeu- Tirana

    AF Elbasani-Bylis

    Partizani-Egnatia /Sportiim.al/

    Klasifikimi pas javës së 33:

    Vazhdo leximin

  • A do të ndryshojë formula e kampionatit shqiptar me final four? Duka ia pason “topin” klubeve!

    A do të ndryshojë formula e kampionatit shqiptar me final four? Duka ia pason “topin” klubeve!

    A do të ndryshojë formula e kampionatit shqiptar Abissnet Superiore? Ndoshta po, ndoshta jo. Ky është edicioni i dytë i kësaj skeme me final four dhe që sigurisht u vendos për të kërkuar më shumë konkurrencë dhe ekuilibër në një kampionat me 10 skuadra që u reduktua nga numri 12 përpara se të futej.
    Por, a do të pësojë ndryshim kjo skemë? Nuk dihet ende deri tani pasi sezoni ende duhet të mbyllet, duhet të përcaktohet final-four, gati e përcaktuar në fakt përveç garës Partizani-Elbasani (1 pikë i ndan) dhe sidomos zonën e mbijetesës, ku fitorja në derbi e Tiranës e ka ndezur edhe më shumë.
    Në verë, pasi sezoni të mbyllet me verdiktet e duhura mbi titullin, Kupat e Europës, rëniet nga kategoria dhe ngjitjet, do të jetë koha e diskutimit në një tavolinë të përbashkët. Nga Rrogozhina, ku presidenti i FSHF, Armand Duka ndodhej për të përuruar stadiumin e ri “Egnatia Arena”, numri “1” i futbollit shqiptar dhe zëvendës president te UEFA, ia hodhi topin drejtuesve të klubeve:
    “A do të ndryshojë skema dhe do të shtohen ekipet në Superiore? Do të shohim në fund të kampionatit, edhe duke ditur se çfarë mendimi kanë klubet mbi këtë gjë.”
    A do jetë përsëri formula me “Final Four”? Të përfundojë një herë e pastaj do të bisedojmë dhe do të shohim se cila do të jetë skema e vitit tjetër, bashke me vetë aktoret, pjesëtarët e Ligës Profesioniste të klubeve shqiptare”.

  • Kampionati drejt fundit, Tirana zgjohet e buzëqeshur, Dinamo siguron “Final Four”

    Kampionati drejt fundit, Tirana zgjohet e buzëqeshur, Dinamo siguron “Final Four”

    Java e 33-të e “Abissnet Superiore” u mbyll me ndeshjen derbi Tirana – Partizani. Në “Arenën Kombëtare” triumfuan bardheblutë me rezultatin e thellë 3-0.
    Po sot u luajt edhe ndeshja tjetër Egnatia – AF Elbasani. Në “Egnatia Arena” fitoi AF Elbasani me rezultatin 1-2.
    Dinamo City siguroi matematikisht pjesëmarrjen në “Final Four”. Barazimi 1-1 me Teutën ishte vendimtar dhe blutë janë skuadra e dytë, pas Egnatias, që do të garojnë në fazën finale për titullin kampion të “Abissnet Superiore”.
    Bylis mori një fitore shumë të rëndësishme në shtëpi ndaj Vllaznisë, me rezultatin minimal 1-0. Këtë javë triumfoi edhe Skënderbeu ndaj Laçit në transfertë, me rezultatin 1-2.

  • Derbi Tirana-Partizani dhe ndeshja për llogaritë e Final Four, njihuni me axhendën e Superiores për sot

    Derbi Tirana-Partizani dhe ndeshja për llogaritë e Final Four, njihuni me axhendën e Superiores për sot

    Superiorja do të mbyllë sot javën e 33-të të saj. Dy ndeshje të mbetura premtojnë emocione. E para do të jetë mes Egnatias dhe Elbasanit, që nis në orën 17:00. Kampionët duan të sigurojnë dy vendet e para për fazën Final Four, teksa verdheblutë shpresojnë të marrin pikë për t’u bërë pjesë e saj.
    Java e 33-të do të mbyllet me derbin e kryqytetit. Tirana dhe Partizani do të masin forcat në “Arena Kombëtare” prej orës 20:00. “Demat” kërkojnë vazhdimësi nën drejtimin e trajnerit Gega, teksa Tiranës i duhen pikë për mbijetesën.
    NDESHJET
    Egnatia – Elbasani, ora 17:00
    Tirana – Partizani, ora 20:00

  • Duka: Superioria, rivalitet i fortë në Final 4 e mbijetesë, Investimet vazhdojnë

    Duka: Superioria, rivalitet i fortë në Final 4 e mbijetesë, Investimet vazhdojnë

    Presidenti i FSHF-së, Armand Duka në një prononcim për mediat ka analizuar fazën finale të kampionatit “Abisnet Superiore, duke vlerësuar garën e fortë që po bëhet si sa i përket pjesëmarrjes në Final 4 ashtu edhe në luftën për mbijetesë.

    Kreu i qeverisë së futbollit foli gjithashtu edhe për rëndësinë e investimeve në infrastrukturë dhe nevojën e madhe që ka shtimi i terreneve dhe fushave të futbollit, veçanërisht sa i përket terreneve stërvitore. Gjithashtu ai nënvizoi edhe rëndësinë që kanë projektet e reja për rindërtimin e katër stadiumeve të reja dhe implementimin e projektit të FSHF “100 fushat”.

    Analiza e Abissnet Superiore – “Çdo kampionat në fazën e fundit bëhet vërtetë emocionues, interesant sepse ndahen ato vendimet e kontributit të një viti, kështu që ka vërtetë më shumë garë, më shumë impenjim sidomos nga skuadrat që pretendojnë për më shumë nga ky kampionat.

    Nuk mund të parashikoj asgjë, gjëja që është më e parashikueshme nga të gjitha është që pothuajse katër skuadrat që do të marrin pjesë në Final 4 në stadiumin Arena Kombëtare janë të përcaktuara, mbase me ndonjë diskutim mes Partizanit dhe Elbasanit, ndërkohë që thuajse kanë siguruar vendet Vllaznia, Egnatia dhe Dinamo.

    Tashmë fatkeqësisht në fund të kampionatit jo të gjithë janë të gëzuar me rezultatet, por duhet të jemi të gëzuar me lojën dhe kontributin që kanë dhënë gjatë vitit”.

    Gjithë garat kanë emocionet specifike, kanë emocione për të qenë pjesë e Final 4, ka emocione për të qenë kampionë apo emocionet e veta për të siguruar mbijetesën. Lufta më e ashpër për momentin duket sikur është në fundin e tabelës, ku renditja është shumë e ngjeshur nga vendi i 6-të deri në vendin e 10-të, janë diferenca të vogla”.

    Investimet në infrastrukturë – “Investimet janë një nga kolonat kryesore për zhvillimin e futbollit dhe për këtë ne jemi përqendruar shumë që kjo të ndryshojë pozitivisht. Investimet e përbashkëta të bëra për futbollin në Shqipëri janë vërtetë shumë, por duhen akoma më shumë. Projektet që ne kemi dhe po vazhdojmë të implementojmë janë të shumta, sepse vazhdon projekti ‘100 fushat’ sepse sëmundja kryesore e jona është fusha e stërvitjes, dhe jo ajo e lojës.

    Në një lloj mënyre infrastruktura e zhvillimit të aktivitetit, sidomos të kampionatit Abissnet Superiore është në nivele të kënaqshme. Janë bërë disa stadiume në Shqipëri, janë në projekt për t’u rindërtuar tre stadiume të reja dhe i është shtuar edhe një projekt i katërt tashmë me stadiumin “Selman Stërmasi”, që besoj do ta çojë në një stad më të lartë e më të pranueshëm nivelin e stadiumeve dhe infrastrukturës sportive për futbollin e luajtur.

    Janë projekte që do të vazhdojnë, asnjëherë nuk mund të themi që janë mjaftueshëm, sepse sa më shumë shtohet numri i futbollistëve dhe interesi për futbollin, aq më shumë duhen ambiente më të përshtatshme për të pasur aktivitete me nivel më të mirë organizimi dhe me kushte më të mira për spektatorët. Mbetet sfidë për klubet, por edhe për FSHF-në që këto stadiume të reja të rikonstruktuara të mbushen, po me njerëz kaq të mirë që ta mbështesin futbollin”.

    Vazhdo leximin

  • Tirana ka statistika për të rënë nga kategoria, Elbasani shpresë për të kapur “Final Four”

    Tirana ka statistika për të rënë nga kategoria, Elbasani shpresë për të kapur “Final Four”

    Adriatik BALLA
    Kategoria Superiore po vijon të luajë ndeshjet e xhirove të fundit të saj. Të dielën dhe të hënën u luajtën takimet e xhiros së 32-të, ku pati një ngjitje të shpejtë të Egnatias që përfitoi edhe nga ndalesa e rivalëve të saj, ndërkohë që ka një rivalitet të shtuar mes Elbasanit dhe Partizanit për një vend në top-4. Nga ana tjetër, rivaliteti më i madh është në fundin e tabelës, ku Bylis, Laçi, Teuta, Tirana dhe Skënderbeu luftojnë për të mos rënë nga kategoria dhe gara në fakt është e hapur. Por më e rrezikuara është skuadra e Tiranës, e cila po përsërit edicionin e vështirë të shumë viteve më parë kur ra nga kategoria. Krejt ndryshe ndodh me Partizanin, që është momentalisht në top-4, por po përpiqet të mbajë larg dhe jashtë “Final Four” Elbasanin.
    Situata e vështirë e Tiranës
    Tirana ka grumbulluar 32 pikë në 32 javë të luajtura, që e pozicionojnë të vetme në fundin e tabelës. Po aq pikë numëronte në të njëjtën kohë edhe në sezonin 2016/17, kur bardheblutë provuan për herë të parë në histori rënien në Kategorinë e Parë. Pas 32 javësh të luajtura, në vitin 2017, Tirana mbante vendin e tetë në Superiore. Numri i golave ka ndryshuar tërësisht nga ai sezon i errët. Në të njëjtën kohë si tani, bardheblutë shënonin 12 gola më pak. Pika e dobët duket të jetë mbrojtja, pasi këtë sezon kanë pësuar 11 gola më tepër. Tirana e këtij sezoni shquhet për barazimet e shumta. Plot 17. Në anën tjetër humbjet, por dhe fitoret, janë më të pakta se ato të sezonit 2016/17 pas 32 javësh.
    Rivaliteti për një vend në top-4, Partizani e Elbasani duel deri në fund
    Partizani dhe Elbasani po luftojnë për një vend në Final Four. Verdheblutë kanë përfituar nga forma e dobët e “demave” dhe prej dy javësh janë 4 pikë prapa. Secila skuadër ka avantazhet e saj në rrugëtimin e mbetur për muajin prill. Të kuqtë u gëzohen 4 pikëve që e mbajnë përpara, kur kanë mbetur dhe katër javë. E gjithë lufta është aktualisht për pikët dhe ato u buzëqeshin Partizanit. Në sfidat e mbetura për Superioren, vetëm një prej tyre është transfertë për Partizanin. Ndaj Bylisit, që i ka hapur mjaft punë Partizanit, do të luhet në Ballsh. Takimet e tjera i gjejnë të kuqtë në kryeqytet. Avantazh mund të quhet edhe ndeshja e fundit për “demat”. Në një nga rastet më të këqija, Partizani duhet të mposhtë Elbasanin në shtëpi.
    Ndeshja për javën e 36-të të Superiores do të luhet mes tyre në “Arena e Demave”. Kurse verdheblutë e kanë moralin më lart se kurrë. Për ta dy ndeshje do të jenë në transfertë dhe dy të tjerat në shtëpi. Në rast se e meritojnë një vend në Final Four, duhet të bëjnë mirë pikërisht ndaj skuadrave që janë aktualisht pjesë e saj. Egnatia, Vllaznia dhe Partizani ndodhen në kalendarin e Elbasanit. Avantazhi i Elbasanit qëndron te fakti, që qëndrojnë më mirë se Partizani në përballjet direkte mes tyre. Nëse gjithçka do të jetë në baraspeshë para ndeshjes së fundit, atëherë Elbasani do të mjaftohej dhe me një barazim. Tjetër avantazh mund të quhet kalendari i ngjeshur i “demave” apo derbi që nuk mund të parashikohet për të kuqtë ndaj Tiranës. Partizani ka dy ndeshje më tepër për të luajtur në Kupë, gjatë kohës që Elbasani do të jetë i fokusuar vetëm te kampionati