Tag: final

  • Partizani fiton derbin me Tiranën dhe ngjall shpresat për “Final Four”, bardheblutë zhyten në fund të tabelës

    Partizani fiton derbin me Tiranën dhe ngjall shpresat për “Final Four”, bardheblutë zhyten në fund të tabelës

    Adriatik BALLA
    Java e 15-të e Kategorisë Superiore startoi ditën e djeshme me dy takimet e para, por dueli më i rëndësishëm ishte ai mes Tiranës dhe Partizanit, një derbi kryeqytetas i luajtur në stadiumin “Air Albania”, e fituar nga Partizani me shifrat 2-0, një fitore që i jep shpresë ekipit të kuq të mendojë për një pozicionim në “Final Four” në fund të sezonit, kurse Tirana me këtë humbje, e rënë moralisht në ekstrem, zhytet edhe më thellë në renditje, në vend të fundit, duke qenë kandidate serioze për të rënë nga kategoria. Dueli tjetër i luajtur dje ishte ai mes Bylisit dhe Teutës, mbyllur në barazim 1-1, duke i lënë të dy ekipet të pakënaqur për shkak se kishin objektiv fitoren he morën vetëm nga një pikë.
    “Demat” hakmerren ndaj Tiranës
    Ndeshja midis dy skuadrave rivale e që kanë shkruar histori në kampionatin shqiptar të futbollit, nisi me entuziazëm, edhe pse numri i të pranishmëve në stadium ishte mjaft i paktë për emrin e ekipeve dhe pretendimet e tyre në garë. Partizani e gjeti shumë shpejt golin e avantazhit. Pas zhvillimit të një goditje këndi, topi shkon te Hjumën i cili i vetëm para Tafas dërgon sferën në rrjetë. Tirana u përpoq të reagonte me Taren dhe ndonjë tjetër, por nuk ia doli të konkretizonte. Tirana ka kohë që është në krizë loje të gjithanshme dhe këtë e shprehin edhe statistikat, ku ka pësuar 29 gola në 15 takime, ka pësuar aq sa të tre ekipet e kreut të marrë së bashku. Nga ana tjetër, Tirana ka edhe sulmin më të dobët në kampionat, me vetëm 11 gola të shënuar, duke pasur një diferencë golash negativ -19, diçka e pazakontë për një skuadër të elitës. Duke u kthyer te ndeshja kujtojmë se Partizani diti ta menaxhonte mirë pjesën e parë dhe avantazhin e krijuar, duke e mbyllur këtë fraksion loje 1-0.
    Pjesa e dytë, gol vendimtar për të kuqtë
    Në pjesën e dytë Tirana u duk se do të bënte kthesë, por ajo vuajti pasimin final dhe nuk pati forcë të mjaftueshme të rrezikonte portën kundërshtare. Deri në minutën e 60-të loja ishte e barabartë, por në atë moment, Partizani futi Skukën në fushë dhe synoi ta “vriste” ndeshjen, duke shënuar golin e dytë. Kjo lëvizje dha efekt, pasi në të 64’ Partizani shënoi por arbitri anuloi për pozicion jashtë loje. Gjithsesi, në minutën e 66-të Partizani gjeti golin e dytë. Meta humb topin në mesfushë dhe të kuqtë nisen shpejt në sulm, duke gjetur Skukën i cili në zonë në rrëzim e sipër gjuan duke shënuar golin e dytë. Për Skukën ishte një çlirim, pasi kishte kohë që kritikohej për mungesën e golit, ndërkohë që ky gol e vrau ëndrrën e Tiranës për të dalë me pikë nga derbi. Tirana tenton të paktën të shënojë një gol nderi, duke dominuar në sulm në 15 minutat e fundit, por lojtarët e saj nuk kanë saktësi në veprime. Përfundimisht Partizani e fiton derbin 2-0 dhe ngjitet në vend të 6-të me 20 pikë, duke qenë vetëm 3 pikë larg zonës së “Final Four”. Pra Partizani ka shanse reale në vazhdim të rritet dhe të pretendojë Europën. Kurse Tirana në vend të fundit me vetëm 7 pikë, po zhytet në një krizë serioze dhe të frikshme dhe me këtë ecuri duket e pashmangshme rënia një kategori më poshtë.
     

  • Partizani fiton derbin dhe i afrohet “Final Four”, Tirana në rënie të lirë (video)

    Partizani fiton derbin dhe i afrohet “Final Four”, Tirana në rënie të lirë (video)

    Derbi i dytë i kryeqytetit për këtë sezon i takon Partizanit. Të kqutë kanë fituar 0-2 ndaj Tiranës, në derbin e luajtur në “Air Albania”. Supersfida është zhbllokuar pas vetëm 7 minutash lojë. Pas një krosimi në zonë të Ismailit dhe devijimit të topit me kokë, Human i gjendur i pamarkuar në zonë, dërgon topin në rrjetë.
    Në minutën e 22-të, Partizani kishte një mundësi të mirë për të dyfishuar shifrat me Tomën, por goditja e tij përfundon në pjesën e jashtmë të shtyllës.
    Në minutën e 38-të, goditje dënimi në një pozicion shumë të favorshëm për Tiranën. Godet Rimal Haxhiu, në mënyrën më të keqe të mundshme, topi përfundon shumë larg kuadratit. Pjesa e parë 0-1 për Partizanin.
    Pjesa e dytë nis më mirë për Tiranën, që ka një tjetër mundësi të mirë nga goditja e dënimit, por topi i lartë i tij përfundon në duart e portierit Qirko. Në minutën e 66-të, Xhuliano Skuka i sapofutur në fushë, në aksionin e tij të parë, gjen golin dhe i jep Partizanit avantazhin e dyfishtë.
    Pas kësaj fitoreje, Partizani renditet në vendin e 6-të me 20 pikë, tre pikë më pak se Teuta e vendit të katërt që të dërgon në “Final Four”. Tirana mbetet në vendin e fundit me vetëm 7 pikë.
    SHIKOGOLIN2
    SHIKOGOLIN1

  • Tirana do të kërkojë fitoren e dytë të sezonit, Partizani të kapë “Final Four”. Formacionet zyrtare të derbit

    Tirana do të kërkojë fitoren e dytë të sezonit, Partizani të kapë “Final Four”. Formacionet zyrtare të derbit

    Padyshim që kryesfida e javës së 15-të në Abissnet Superiore është derbi i madh i kryeqytetit, Tirana-Partizani. Pavarësisht se të dy ekipet nuk janë në një moment të mirë, sidomos bardheblutë të cilët renditen në fund të tabelës, kur vjen puna te derbi, nuk ka nevojë për motim, luhet vetëm për fitore.
    Tirana ka vetëm një fitore këtë sezon dhe e ka pikërisht në derbin e parë ndaj Partizanit, ku fitoi 0-3. Ndërkohë, Partizani kërkont ë fitojë derbin e parë për këtë sezon dhe synimi kryesor është të afrohet dhe të kapë “Final Four”.
    Ardian Nuhiu dhe Oltion Kërnaja kanë zgjedhur të hedhin në fushë këto formacione:
    TIRANA: Tafas, Vera, Basilio Ndong, Dembele, Rafa Silva, Haxiu, Valerianos, Tare, Vogli, Tabekou, MetaPARTIZANI: Qirko, Atanaskoski, Janjeva, Bytyçi, Ismaili, Isgandarli, Human, Kote, Toma, Marku, Doumbia

  • VIDEO/ Neza: Aksioni i opozitës duhet të ketë një rezultat praktik,  qëllimi final është rrëzimi i qeverisë

    VIDEO/ Neza: Aksioni i opozitës duhet të ketë një rezultat praktik, qëllimi final është rrëzimi i qeverisë

    Gazetari Sami Neza, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka folur për aksionet e opozitës, duke theksuar se objektivi i shpallur nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, për largimin e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, përfaqëson qëllimin e qartë të opozitës.

    Sipas Nezës, ky objektiv duhet të prodhojë një output praktik, i cili mund të mos jetë domosdoshmërisht rrëzimi i menjëhershëm i qeverisë, por një mekanizëm që e afron opozitën drejt këtij synimi final.

    ‘Por në kjo duhet të ketë, do të ketë një output praktikisht kjo. Dhe outputi mund të mos të jetë edhe rrëzimi i qeverisë. Por ama outputi do të jetë pavarësisht se Berisha sot u shpreh, ne duam dorëheqjen jo vetëm të Belinda Ballukut por dhe të kryeministrit. Absolutisht. Por outputi do të jetë, do të jetë një mekanizëm i cili na çon më lehtë tek, qëllimi final dhe synimi final që është rrëzimi i qeverisë,’ u shpreh Neza.

    Gazetari shtoi se ky mekanizëm duhet të fillojë me zgjerimin e fashës së përgjegjësive, duke përfshirë më shumë aktorë politikë dhe shoqërorë në këtë proces.

     ‘Së pari, unë mendoj se duhet të jetë rritja e fashës ose zgjerimi i fashës së përgjegjësive. Domethënë, të atyre, të atyre grupeve ose të atyre, si të thuash, personaliteteve ose zyrave që marrin përgjegjësi. Domethënë, është e pamjaftueshme që këtë përgjegjësi ta marri vetëm Partia Demokratike. Patjetër. Nëse nuk krijohet një kohezion midis Partisë Demokratike dhe partive të tjera të opozitës në parlament, të cilat në fakt janë të vogla në parlament me përfaqësim deputetësh, po nuk janë aq të vogla kur ato bëhen bashkë jashtë parlamentit, domethënë bëjnë rreth 190.000 vota.’

    Neza theksoi se bashkëpunimi midis PD-së dhe partive të tjera opozitare është thelbësor për të ndërtuar një rrugë më të butë komunikimi me qytetarët skeptikë, të cilët mund të dëshirojnë largimin e qeverisë, por nuk janë të bindur për alternativën që vjen pas saj.

    ‘Ndërkohë ato arrijnë edhe të ndërtojnë një farë, një farë, rrugën më të butë ose më të lehtë, qarkullimi midis atyre skeptikëve ose njerëzve të cilët fund nga fundit ju intereson që të rrëzohet qeveria, por nuk janë shumë të bindur se kush do vijë pas kësaj qeverie. Dhe kjo step protestën, step edhe goditjen e tyre e cila është shumë e rëndësishme dhe është shumë e rëndësishme në fakt për, për jetëgjatësinë e protestës ose edhe për qëndrueshmërinë në kohë të protestës. Edhe për qëllimin çfarë do të arrijë.’

    Në vijim, Neza e konsideroi nisjen e platformës opozitare, qoftë brenda apo jashtë parlamentit, si një hap pozitiv, por që kërkon përshtatje dhe rikonceptim gjatë zhvillimit.

    ‘Kështu që në, në të gjitha këto aspekte, nisja e kësaj lloj platforme, qoftë brenda parlamentare, qoftë jashtë parlamentare, qoftë përballë kryeministrisë, është një, një hap i mirë, por është një hap i cili duhet të pësojë ndryshime, rikonceptime përgjatë zhvillimit të tij. Në mënyrë që të përshtatet sa më mirë, qoftë në gjerësi, por qoftë edhe në shtrirje në kohë.’

    Ai nënvizoi se shtrirja në kohë e protestave apo e aksioneve të këtij lloji mund të prodhojë rezultate më të mëdha se pritshmëritë fillestare.

     ‘Sa gjithëpërfshirëse do jetë? Po, po, qoftë edhe shtrirja në kohë, sepse është verifikuar kjo gjë që shtrirja në kohë e protestave ose e aksioneve të këtij lloji, prodhon në mënyrë të padiskutueshme prodhon një rezultat i cili mund të tejkalojë edhe qëllimin e parë,’ tha ndër të tjera, gazetari Sami Neza në SYRI TV.

  • Ishte drejtori sportiv i kryeqytetasve, Arbër Abilaliaj e thotë hapur: Partizani nuk e arrin dot “Final Four”

    Ishte drejtori sportiv i kryeqytetasve, Arbër Abilaliaj e thotë hapur: Partizani nuk e arrin dot “Final Four”

    Ish-drejtori sportiv i klubit kryeqytetas, Arbër Abilaliaj, ishte i ftuar në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN TV” me Gerti Carcanin. Në fundin e emisionit, gazetari e ka pyetur Abilaliajn se kush do ta fitojë titullin kampion.
    “është ende herët, ka shumë kohë deri atëherë. Dua të flas pak edhe për Flamurtarin, e ka të vështirë, është ekip i ri, por tani ka ndryshuar dicka dhe uroj që deri në fund të luftojnë për të qëndruar në Superiore. Ndeshjet teke në fund janë shumë specifike”, tha Arbër Abilaliaj.
    E teksa Carcani insiston nëse do të ketë një “outsider”, pra dikush që mund t’i rrëshkas këmba nga katërshja aktuale e Final Four, Abilaliaj nuk e mendoi gjatë përgjigjen: “Jo, nuk e besoj”. Një përgjigje që konfirmon saktësisht që për Arbër Abilaliajn, Partizani nuk e arrin dot Final Four. Dhe ky është një lajm sigurisht… /Sport Ekspres/?

  • Synimi final është “1000”; shifrat mahnitëse të Cristiano Ronaldos si golashënues

    Synimi final është “1000”; shifrat mahnitëse të Cristiano Ronaldos si golashënues

    6 Nëntor 2025

    10:59

    Alfred Lleshi

    Cristiano Ronaldo ndodhet vetëm 48 gola larg objektivit final të karrierës së tij; 1.000 golave zyrtarë si profesionist. Ndryshe nga Pelé, që përfshinte edhe miqësoret, të gjithë golat e portugezit janë shënuar në ndeshje zyrtare dhe me pamje filmike.
    Në pauzën e fundit të kombëtareve, portugezi shënoi dy gola ndaj Hungarisë, duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e kualifikueseve të Botërorit me 41 gola. Ai vazhdon të thyejë rekorde si në efikasitet, ashtu edhe në jetëgjatësi sportive.
    Një statistikë tjetër e pabesueshme? Ronaldo është i pesti golashënues më i mirë i shekullit me këmbën e majtë, edhe pse nuk është mëngjërash. Ai ka shënuar 181 gola me të majtën, pas Messit (744), Hulk (258), Salah (243) dhe Griezmann (191), ndërsa pas tij ndodhet Haaland (179).
    Në total, Ronaldo ka realizuar 611 gola me të djathtën, 156 me kokë, 63 nga goditje dënimi dhe 177 penallti të shënuara nga 211 tentativa. Një katalog i plotë që dëshmon se nuk ka pasur dhe s’do të ketë golashënues kaq të kompletuar si CR7.

  • PD kërkon mocion me debat në Kuvend për zgjedhjet e 11 majit: U shkel barazia

    PD kërkon mocion me debat në Kuvend për zgjedhjet e 11 majit: U shkel barazia

    Partia Demokratike i kërkon Kuvendit zhvillimin e një seance me mocion për debat që lidhet për raportin final të OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
    Kërkesa e plotë e Partisë Demokratike për Kuvendin:

    Grupi Parlamentar i PD ka kërkuar sot zhvillimin e një debate në Kuvend me focus gjetjet e raportit final të OSBE-ODIHR të publikuar javën e shkuar. Në kërkesën e firmosur nga Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhit, theksohet ndër të tjera se: “Pasur parasysh gjetjet dhe konkluzonet e raportit final të OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit 2025, vecanërisht ato që lidhen me shkeljen e parimit të barazisë së palëve në garë, vlerësojmë se është detyra jonë si deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, që të iniciojmë dhe nxisim debatin parlamentar për problematikat, mangësitë dhe standardet e proceseve zgjedhore në vendin tonë, si një kontribut edhe për punën e Komisionit Parlamentar për Realizimin e Reformës së Zgjedhore të miratuar rishtazi me konsensus ndërpartiak.

    Sipas deputetëve të opozitës, në përmbajtjen e Raportit theksohet se zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 u mbajtën në një mjedis tejet të polarizuar, ku garuesit nuk gëzuan mundësi të barabarta. Partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i gjerë i burimeve shtetërore dhe kapaciteteve institucionale, duke përfshirë edhe bërjen publike vetëm pak orë para ditës së zgjedhjeve të faljes të një numri të madh gjobash, dhe zyrtarët e lartë qeveritarë u angazhuan në një numër të madh aktivitetesh zyrtare që shpesh përkonin me mesazhet e fushatës, duke e bërë të paqartë vijën ndarëse mes shtetit dhe partisë. Pati pretendime për presion ndaj nëpunësve të administratës publike, raste intimidimi të mbështetësve të opozitës, si dhe përdorim të rrjeteve të patronazhimit, ç’ka bie ndesh me standardet ndërkombëtare. Çështje të tjera shqetësuese përfshijnë raportimet për shit-blerje votash, tentativat për të ndikuar pa të drejtë tek zgjedhësit e marxhinalizuar, si dhe pretendime për ndikim të elementëve kriminalë në disa parti politike.

  • “U shkel barazia”/ Raporti final i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit, PD kërkon mocion me debat në Kuvend

    “U shkel barazia”/ Raporti final i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit, PD kërkon mocion me debat në Kuvend

    Grupi Parlamentar i PD ka kërkuar sot zhvillimin e një debate në Kuvend me fokus gjetjet e raportit final të OSBE-ODIHR të publikuar javën e shkuar. Demokratët pretendojnë se u shkel barazia në zgjedhjet e 11 majit.
    Në kërkesën e siguruar, e firmosur nga Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhit, theksohet ndër të tjera se: “Pasur parasysh gjetjet dhe konkluzonet e raportit final të OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit 2025, veçanërisht ato që lidhen me shkeljen e parimit të barazisë së palëve në garë, vlerësojmë se është detyra jonë si deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, që të iniciojmë dhe nxisim debatin parlamentar për problematikat, mangësitë dhe standardet e proceseve zgjedhore në vendin tonë, si një kontribut edhe për punën e Komisionit Parlamentar për Realizimin e Reformës së Zgjedhore të miratuar rishtazi me konsensus ndërpartiak“.
    Sipas deputetëve të opozitës, në përmbajtjen e Raportit theksohet se “zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 u mbajtën në një mjedis tejet të polarizuar, ku garuesit nuk gëzuan mundësi të barabarta”.

  • Raporti final i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit, PD kërkon mocion me debat në Kuvend: U shkel barazia

    Raporti final i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit, PD kërkon mocion me debat në Kuvend: U shkel barazia

    Grupi Parlamentar i PD ka kërkuar sot zhvillimin e një debate në Kuvend me fokus gjetjet e raportit final të OSBE-ODIHR të publikuar javën e shkuar.

    Demokratët pretendojnë se u shkel barazia në zgjedhjet e 11 majit.
    Në kërkesën e siguruar nga gazetarja e Top Channel, Elda Menga, e firmosur nga Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhit, theksohet ndër të tjera se: “Pasur parasysh gjetjet dhe konkluzonet e raportit final të OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit 2025, veçanërisht ato që lidhen me shkeljen e parimit të barazisë së palëve në garë, vlerësojmë se është detyra jonë si deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, që të iniciojmë dhe nxisim debatin parlamentar për problematikat, mangësitë dhe standardet e proceseve zgjedhore në vendin tonë, si një kontribut edhe për punën e Komisionit Parlamentar për Realizimin e Reformës së Zgjedhore të miratuar rishtazi me konsensus ndërpartiak“.
    Sipas deputetëve të opozitës, në përmbajtjen e Raportit theksohet se “zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 u mbajtën në një mjedis tejet të polarizuar, ku garuesit nuk gëzuan mundësi të barabarta”.

    Top Channel

  • Zgjedhorja/ TCH zbardh variantin final për ngritjen e komisionit të posaçëm. Plotësohet kushti i PD për barazi, Lapaj dhe Qori pjesëmarrës pa të drejtë vote

    Zgjedhorja/ TCH zbardh variantin final për ngritjen e komisionit të posaçëm. Plotësohet kushti i PD për barazi, Lapaj dhe Qori pjesëmarrës pa të drejtë vote

    Dy partitë e mëdha po shkojnë drejt një formule të dakordësuar për ngritjen e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore.

    Gazetarja e Top Channel Elda Menga ka zbardhur variantin final të Partisë Socialiste që plotëson kushtin e Partisë Demokratikë për barazi anëtarësh ne komisionin e reformës zgjedhore.
    Formula e parashikuar i le një karrige dy partive parlamentare që kanë më shumë se dy deputetë në Kuvend, që në bazë te zgjedhjeve të 11 majit rezulton të jenë PSD e Tom Doshit dhe Partia Mundësia e Agron Shehaj, ndërkohë që në projektvendim akomodohet dhe interesi i partive të tjera të vogla parlamentare si Shqipëria Bëhet e Adratik Lapaj dhe Lëvizja Bashkë e Arlind Qorrit që kanë nga një deputet.
    Sipas dokumentin që Top Channel disponon ato të marrin pjese në komision, të bëjnë propozime, por pa të drejtë vote.

    Top Channel