Tag: filmin

  • Regjisori iranian ‘rrëmben’ Palmën e Artë në Festivalin e Filmit në Kanë: Askush të mos guxojë të na tregojë si të vishemi

    Regjisori iranian ‘rrëmben’ Palmën e Artë në Festivalin e Filmit në Kanë: Askush të mos guxojë të na tregojë si të vishemi

    Jafar Panahi

    CANNES- Palma e Artë 2025 i shkon Jafar Panahi-t, regjisorit disident iranian i cili, me filmin e tij “A Simple Accident”, arriti të krijojë një film të fuqishëm dhe të këndshëm, militant, por edhe sentimental. Është historia e një mekaniku i cili zbulon te një klient torturuesin e tij të vjetër që nga koha kur ishte në burg, por përpara se të kryejë hakmarrjen e tij, ai dëshiron të jetë i sigurt se është ai. Gjithashtu u vlerësuan me çmimin Norvegjez për Vlerësimin Sentimental, Wagner Moura për filmin brazilian “Agjenti Sekret” (gjithashtu i drejtuar) dhe aktorja franceze Nadia Melliti.
    Fjalimi i Panahit: “Për një Iran të lirë. Askush nuk duhet të na tregojë si të vishemi, si të sillemi”
    “Është vërtet e vështirë të flasësh,”- tha regjisori emocional kur arriti në skenë për të marrë Palmën e Artë.
    “Më lejoni të falënderoj familjen time për gjithë kohën që isha në burg dhe më pas të gjithë kastin që më shoqëroi në këtë udhëtim për të realizuar filmin së bashku. Falënderoj ata që më ndihmuan këtu në Francë për post-produksionin dhe distributorin ndërkombëtar. Nuk do të kishte qenë e mundur të realizohej ky film pa aktorë të përkushtuar. Mendoj se është koha t’u kërkoj të gjithë iranianëve me të gjitha mendimet në Iran dhe në botë, i lejoj vetes t’u kërkoj një gjë: le t’i lëmë mënjanë të gjitha dallimet. Ajo që ka rëndësi është vendi ynë dhe liria e tij. Askush të mos guxojë të na tregojë si të vishemi, çfarë të bëjmë, si të sillemi,”- tha Panahi.

  • Al Pacino mbush 85: një pasion i përjetshëm për aktrimin

    Al Pacino mbush 85: një pasion i përjetshëm për aktrimin

    Një nga aktorët më të mëdhenj në historinë e filmit, Alfredo James Pacino, i njohur në botë si Al Pacino, mbushi 85 vjeç. Me një karrierë që shtrihet në më shumë se pesë dekada, Pacino mbetet një simbol i talentit të jashtëzakonshëm në aktrim dhe karizmës së paimitueshme që ka shënuar jo vetëm kinemanë amerikane, por edhe atë botërore.
    Ai lindi më 25 prill 1940 në Nju Jork, në familjen e Salvatore Pacino, një italian, dhe Rosa Gerard, një amerikane. Prindërit e tij u divorcuan kur ai ishte dy vjeç, pas së cilës Pacino u zhvendos me nënën e tij në lagjen e varfër të Bronksit, për të jetuar me gjyshërit e tij, të cilët ishin me origjinë nga Siçilia.
    Dashuria e tij për aktrimin u zhvillua herët, ku ai e përsos aftësinë e tij në Studion e famshme të Aktorëve nën drejtimin e Lee Strasberg, i cili më vonë do të luante me të në filmin kult “The Godfather Part II”.
    Ngritja e tij filloi në vitin 1972 me rolin e Michael Corleone në filmin “Kumbari”, një adaptim mjeshtëror filmik i romanit të Mario Puzos, me regji nga Francis Ford Coppola. Roli i solli atij nominimin e parë për çmimin Oscar dhe ia ndryshoi përgjithmonë jetën, si dhe historinë e kinemasë. Në vitet në vijim, pasuan filmat “Serpico” (1973), “The Godfather Part II” (1974), “Dog Day Afternoon” (1975) dhe “…And Justice for All” (1979), duke e bërë atë fytyrën e një brezi të ri të kinemasë amerikane.
    Pas një periudhe disi më të qetë në vitet 1980, Pacino bëri një rikthim triumfues si Tony Montana në filmin “Scarface” (1983), i cili u bë një klasik kult dhe një referencë e preferuar në kulturën pop. Në vitin 1992, ai më në fund fitoi çmimin Oscar për aktorin më të mirë për rolin e kolonelit të verbër në filmin “Aroma e një gruaje”.
    Pacino ka shkëlqyer në një sërë zhanresh gjatë gjithë karrierës së tij, nga epikat gangstere te dramat gjyqësore dhe trillerat psikologjikë. Rolet e tij në filma të tillë si “Carlito’s Way”, “Heat” (në të cilin e gjeti veten për herë të parë krah për krah me Robert De Niron në të njëjtën skenë), “Donnie Brasco”, “The Insider”, deri te “The Irishman” dhe “House of Gucci”, tregojnë shkathtësinë dhe pasionin e tij të përjetshëm për aktrimin.
    Përveç filmit, Pacino pati një karrierë të shquar në teatër dhe fitoi dy çmime Tony. Respekti i tij për Shekspirin dhe letërsinë klasike është gjithashtu i dukshëm përmes projekteve si “Looking for Richard”.
    Për breza të tërë aktorësh dhe adhuruesish të filmit, Pacino mbetet një model dhe frymëzim. /tesheshi.com/

  • Nikolla Llambro: Filmat janë pasuri e kombit, restaurimi kërkon buxhet nga shteti

    Nikolla Llambro: Filmat janë pasuri e kombit, restaurimi kërkon buxhet nga shteti

    Restaurimi shpëton filmat shqiptarë, që janë pasuri kombëtare. Aktori Nikolla Llambro që rolin e parë në kinema e ka në vitin 1974 me filmin “Shpërthimi” me regji nga Muharrem Fejzo vjen me një rrëfim për punë  e kineastëve dhe artistëve të tjerë në Kinostudio dhe filmat, që siç shprehet janë pasuri kombëtare. Në intervistën për gazetën “SOT”, aktori i mirënjohur i skenës dhe ekranit Nikolla Llambro duke iu drejtuar institucioneve dhe politikanëve në vend, bën një apel për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e kësaj pasurie filmike, që ndër vite u përball dhe me dëmtime. Aktori ndalet dhe te restaurimi i filmit “Ngadhnjim mbi vdekjen” me regji nga Gëzim Erebara dhe Piro Milkani prodhim i vitit 1967, që u shfaq së fundmi në kinema, duke sjellë në vëmendje se ai trajton një histori të vërtetë, atë të Luftës Nacionalçlirimtare kundër Okupatorit Nazifashist. Sipas tij, restaurimi e bën filmin të mbetet i ri. Aktor i roleve të ndryshme në kinema dhe teatër jo vetëm në Shqipëri, ku ai arriti që të bëjë emër si aktor dhe në shtetin grek, Nikolla Llambro thotë se rolet për të janë njëlloj të gjithë. Ai thotë se është si dashuria prindërore, që fëmijët i do njëlloj.
    -Filmat shqiptarë janë vlerësuar si pasuri kombëtare, ku ju dhe të tjerë artistë keni kërkuar herë pas here vëmendjen për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e tyre. Si aktor, me role në filma të ndryshëm prodhime të Kinostudios, ju keni jo pak kritika dhe ndaj politikanëve në vend. Më herët keni shprehur: “Të mos lejojmë që edhe këtë pasuri që ka mbetur ta shkatërrojnë”. Çfarë ndodhi ndër vite?  
    Qindra filma janë prodhuar nga kolektivi i kineastëve të Kinostudios. E kam thënë dhe më parë se filmat janë pasuri e madhe kombëtare, dhe duhen të ruhen e të restaurohen dhe të mirëmbahen. Mbas viteve 90-të, Shqipëria i u nënshtrua shkatërrimeve në shumë aspekte me teoritë famëkeqe “Drita Jeshile”, “Çeku i bardhë” dhe “Fillimi nga Zero”. Përveç të tjerave u shkatërruan galeria e artit, muzetë, veprat e artit, piktura, skulptura, teatrot, orkestrat simfonike, etj. Artistët mbetën pa punë dhe morën arratinë. Në atë kohë dhe sot vazhdon të sulmohet kinematografia. U shkatërrua Arkivi i Filmit dhe filmat mbetën në mëshirë të fatit, shumë u shitën, të tjerat i hëngri lagështia. Shkatërrimi i Arkivit të Filmave, si pjesë e thesarit kulturor të kombit rrezikoi të zhduket, në emër të pretendimit monstruoz se ka shumë propagandë të sistemit totalitar. Çdo sistem politik ka programin e vet, ka ideologjinë mbi të cilën mbështet politikën dhe mbijetesën. Po sot nuk bëhet propagandë për të denigruar sistemin e kaluar? Varet nga individi sa e si e ndjek dhe e mbështet ose i shmanget deri në mohim. Ato filma janë prodhuar në një kohë të caktuar dhe përbëjnë historinë e kombit në atë periudhë. Ato janë pasuri e paluajtshme. Historia në një moment të caktuar do ti gjykojë. Sot politika është gjaknxehtë dhe demokracia jo që nuk është vendosur, por rrezikohet të ekzistojë. Palët politike janë në luftë ekstreme. Nëse nuk qetësohen e ti thërrasin arsyes, nuk ka për të pasur demokraci pastër. Ndaj le ti lëmë filmat, këtë thesar të madh, si trashëgim brezave të ardhshëm dhe ata do të gjykojnë me mëndje e logjikë të kthjellët. Sot palët politike janë në pozicion egërsor t’i nxjerrin sytë sho -shoqit. Ndaj e bërtas me të madhe: -Larg duart e ndotura nga thesari i filmave të krijuara se janë pasuri e pa çmuar e kombit!
    -“Ngadhnjim mbi vdekjen” me regji nga Gëzim Erebara dhe Piro Milkani prodhim i vitit 1967 u shfaq në kinema i restauruar. Filmi u shfaq në praninë e regjisorit Piro Milkani artistëve të ndryshëm dhe më gjerë. Te “Ngadhnjim mbi vdekjen” xhirime janë bërë edhe në Gjirokastër? Për ju çfarë i sjell restaurimi filmave?
    Edhe një film tjetër “Ngadhnjim mbi vdekjen” u shfaq në kinema i restauruar. Filmi i regjisorëve Gëzim Erebara dhe Piro Milkani shpëtoi nga shkatërrimi. Një punë të mrekullueshme dhe do thosha patriotike po bën grupi i ekspertëve, që po merren me restaurimin e filmave. Restaurimi i filmit “Ngadhënjim mbi vdekjen” ka vlerë e vërtetësi të madhe historike mbasi trajton një histori të vërtetë, atë Luftës Nacionalçlirimtare kundër Okupatorit Nazifashist. Ngjarja që trajton ka në qendër dy dëshmore Heroina të Popullit Bule Naipi dhe Persefoni Kokëdhima. Ato u varën në sheshin e “Çerçiz Topullit” nga okupatori gjerman, por urdhrin e ekzekutimit e firmosi komandanti i xhardërmarisë, shqiptari Idriz Jazo (në mos gaboj). Filmi “Ngadhnjim mbi vdekjen” përveç anës historike, anës ideoemocionale, për ne gjirokastritët ka dhe një veçanti emocionale, mbasi në të shfaqet e gjallë Gjirokastra e viteve kur është xhiruar. Ka në film qytetarë pjesëmarrës si figurantë ose njerëz, që ndoshta nuk jetojnë më, por që çmallin të afërmit kur i shikojnë të gjallë në ekran. Përveç veprës heroike të Bules dhe Persefonit ne gjirokastritët krenohemi edhe pse filmi është xhiruar në një periudhë të caktuar. Ndaj restaurimi është një vlerë e shtuar për filmin se ai do të jetojë gjatë dhe për spektatorin gjirokastrit e më gjerë. Sa për dijeni, në bazë të disa informacioneve që kam, filmi “Ngadhnjim mbi vdekjen” është shfaqur dhe shfaqet akoma në Kinë i përkthyer nga ata vetë. Aktorja jonë Englantina Kume, heroina Bule Naipi në film, në ato vite u prit sikur të ishte gjallë vetë heroina e vërtetë! Restaurimi i filmit e bën atë të jetë e të mbetet i ri, se për ne gjirokastritët dhe gjithë popullin shqiptar na bën krenar dhe na ngjall admirim.
    – Ju përmendni rëndësinë e restaurimit, por kërkohen buxhete. Çfarë mund të na thoni mbi rolin e shtetit në këtë proces?
    Shteti është përpara. Dhe ashtu siç hedh para në aspekte të tjera përshembull në sport dhe shumë mirë bën, të caktojë buxhet edhe për restaurimin e filmave. Nesër ky shtet do të krenohet për ato filma, për atë pasuri.
    -Gjirokastra ka sallë kinemaje, ndërsa ka qytete që mungojnë. Herë pas here artistë e  kineastë kanë shprehur shqetësimin për mungesën e tyre. Sipas jush shkatërrimi i tyre, çfarë ka sjellë?
    E thashë edhe më lart, pas vitit 1990 Shqipëria ju nënshtrua një shkatërrimi të llahtarshëm. Do të ishte e udhës të bënim një përshkrim për këtë, por nuk është momenti. Ndër të shumtat, u  shkatërruan dhe kinematë e qyteteve. Edhe përhapja e televizorit ndikoi shumë për këtë. Shkatërrimi dhe mbyllja e kinemave e largoi plotësisht spektatorin nga ato. Veç një gjë është e qartë, emocionet që të ngjall një film i shfaqur në ekranin e madh nuk ta jep ekrani i televizorit. Në Athinë përshembull ka shumë kinema që funksionojnë dhe ka ndjekje shumë, sidomos nga të rinjtë. Gjirokastra e restauroi kinemanë dhe aty shfaqen shpesh filma dhe me sa di unë ka ndjekje nga të rinjtë. Këtë eksperiencë ta përqafojnë dhe qytete e tjera.
    -Ju si aktor keni role të ndryshme në kinema, një artisti i vlerësuar brenda dhe jashtë vendit, por si i shikoni sot brezin e ri përballë kinemasë?
    Të rinjtë janë ata që e ndjekin dhe do ta ndjekin filmin, të paktën këtë shikoj edhe këtu. Si në shfaqjet e teatrit e komedisë, a nuk janë më shumë të rinjtë që i ndjekin? Veç këtu varet nga predispozita, organizimi, përgatitja e programeve dhe e filmave të larmishëm që të tërheqin spektatorin e ri deri sa të bëhet traditë. Para 1990 kinemaja ishte vatra kryesore e argëtimit frekuentohej shumë. Kinematë qenë plot çdo çast.
    -Rolin e parë në kinema e keni në filmin “Shpërthimi” me regji nga Muharrem Fejzo i vitit 1974  prodhim i Kinostudios, për të vijuar më pas në filma të tjerë me role të ndryshme. Ato kanë mbetur në kujtesën e publikut, madje edhe ju ka thirrur jo në emrin tuaj, por të personazhit. Çfarë ju kanë dhuruar këto role?
    Nëse flasim për emocione rolesh e personazhesh, për mua janë njëlloj të gjithë. E di si? Është si dashuria prindërore. Prindi sado fëmijë që të ketë i do njëlloj. Veç këtu veçon atë për të cilin ka vuajtur më tepër. Për kë të them? Të them për Mitaqin te filmi “Shpërthimi”, do të pezmatohej shofer Qemali i “Koncert në vitin 1936”! Veç dy role më mbetëm më shumë brenda meje, Gaqua tek filmi “Natë e parë e Lirisë” dhe Zeman Mashkullora tek filmi “Liri a vdekje”. Me Zeman Mashkullorën akoma më flasin edhe sot! Bile jam tashmë 77 veç dhe rrugës këtu në Greqi, apo kudo gjetkë, sidomos në Shqipëri më nuk më pyesin si e kam emrin por:”-Mos je Zeman Mashkullora ti?”. Se rolet janë siç ka prindi fëmijët. Prindi fëmijët i ka dhe i do të gjithë njëlloj. Po ama ushtron kujdes dhe veçon tek ai që është ca i dobët ose i vështirë dhe me të punon më shumë. Kështu është edhe puna e aktorit me rolet
    Intervistoi: Julia Vrapi
                                             
    Aktori i mirënjohur i skenës dhe ekranit
    Pas vitit 1990 aktori Nikolla Llambro bashkë me familjen u largua nga Gjirokastra dhe prej vitesh banon në Athinë i pa ndarë nga veprimtaria artistike, me pjesëmarrje në filma si dhe organizator e ideues i aktiviteteve me karakter artistiko-kulturore për komunitetin shqiptar atje. Aktor i njohur i shumë roleve në teatër dhe filma në Shqipëri para ’90-tës, Nikolla Llambro arriti edhe në Greqi të bëjë emër si aktor. Sot është imazh edhe i shumë reklamave atje. Aktori i mirënjohur i skenës dhe ekranit, Nikolla Llambro është vlerësuar dhe me titullin “Qytetar Nderi i Gjirokastrës”.
    Ai u diplomua në Institutin e Lartë të Arteve, Dega e Dramës më 1974. Në aktivitetin e tij ka rreth 80 role teatër, kinematografi e televizion. Ndër rolet e tij pas ‘90 në Shqipëri përmendim edhe te filmi “Agon”, “Të thyer” apo dhe “Ballkan Pazar”. Sa i takon kinematografisë, Nikolla Llambro fillon në vitin 1974 me rolin e Mitaqit në filmin “Shpërthimi” regjia Muharrem Fejzo, 1975 roli i Aleksit në filmin “Në fillim të verës” me regji nga Gëzim Erebara, 1978 “Koncert në vitin 1936”  me regji nga Saimir Kumbaro roli i shoferit Qemal, më 1979 roli i Zeman Mashkullorës në filmin “Liri e vdekje”, regjia Ibrahim Muça, 1984 “Nata e Parë e Lirisë” regjia Esat Musliu roli i Gaqos, më 1985 roli i Gogos në filmin “Gurët e shtëpisë sime” regjia Dhimitër Anagnosti, etj. Mes serialeve në Greqi përmendim role si Ramizi më 2002 në serialin televiziv “Dashuria erdhi nga larg”, më 2005 filmi “Sheshi Kollonaqi” shefi i policisë, 2006 filmi “Eduart” gardiani i burgut, 2006 filmi “Pandora” Anestis rol kryesor, më 2008 “Maria” Janis rol kryesor, etj. Roli i parë në teatër ka qenë tellalli në 1974 me dramën “Kohë Lufte”, në Gjirokastër.
    Më pas të tjerë role janë dhe te “Fundi i një dredhie” më 1979 xhandari Sheme, 1975 roli i bariut në “Shtërngatë në male”, më 1976 në dramën “Njeriu me Top” me rolin Mato Gruda me të cilin u shpall dhe  fitues i çmimit të parë në Festivalin Kombëtar të Teatrove Profesionistë në Tiranë, etj. Në teatrin grek vjen me role në veprat “Emigrantët”, “Njerëz dhe minj”, etj.
     

  • ‘E papajtueshme me simbolikën’/ Regjisorit Yorgos Lanthimos i mohohet leja për të xhiruar filmin e ri në Akropolis

    Ministria e Kulturës në Greqi i ka mohuar një regjisori, kërkesën për të xhiruar pamjet e filmit të tij të ri në Akropolis në Athinë.

    Yorgos Lanthimos kishte paraqitur një kërkesë për të filmuar skena për komedinë fantastiko-shkencore Bugonia në vendin e shekullit të pestë para Krishtit në prill. Por në një deklaratë të enjten, ministria e kulturës tha se leja ishte refuzuar, sepse “skenat e propozuara janë të papajtueshme me simbolikën … dhe vlerat që përfaqëson Akropoli”.

    Bugonia është bashkëpunimi i fundit i Lanthimos me Emma Stone, e cila fitoi Oscarin për aktoren më të mirë për rolin e saj në komedinë e tij të vitit 2023, Poor Things. Në filmin e tyre të ri, data e planifikuar e publikimit të nëntorit të të cilit sugjeron një shtysë të madhe çmimesh, Stone luan si CEO i një kompanie të madhe farmaceutike të rrëmbyer nga një konspiracist, i luajtur nga bashkë-ylli i saj në Kinds of Kindness, Jesse Plemons.

    Skenat në fjalë, përshkruanin 70 trupa të vdekur të vendosur midis dy prej vendeve kryesore të kështjellës greke: Propylaea, kompleksi i ndërtesave të hyrjes dorike dhe Partenoni, tempulli kushtuar perëndeshës Athena.

    Kërkesa e Lanthimos duket se fillimisht është mirëpritur nga ministria e kulturës, e cila pranoi të hiqte dorë nga tarifa standarde e xhirimit për Akropolis – rreth 1,984 € (1,700 £) në ditë – në njohje të pozitës ndërkombëtare të regjisorit.

    Megjithatë, kjo ofertë iu nënshtrua miratimit të Këshillit Qendror Arkeologjik, i cili mbikëqyr Akropolin. Ata hodhën poshtë propozimin e Lanthimos, duke përmendur papërshtatshmërinë simbolike dhe nderimin e pamjaftueshëm, dhe sugjeruan alternativa aty pranë ku ai mund të filmonte.

    Ministria e Kulturës thuhet se ka vonuar vendimin e saj përfundimtar, derisa producentët e filmit treguan nëse do të ndiqnin një vend tjetër. Të mërkurën, ministrja e kulturës Lina Mendoni mori një letër nga ekipi i Lanthimos, duke përsëritur kërkesën e tyre të refuzuar më parë, por thuhet se nuk ofronte baza të mjaftueshme, që ajo t’i kërkonte Këshillit Qendror Arkeologjik ta rishqyrtonte.

    Pavarësisht se konsiderohet gjerësisht si një nga artefaktet kulturore më të rëndësishme të planetit, Akropoli në Athinë është përdorur shpesh si një vend xhirimi. Ai u shfaq gjerësisht në zbulimin e Sophia Loren të vitit 1957, Boy on a Dolphin, si dhe në filmat më të fundit si përshtatja e Patricia Highsmith, The Tëo Faces of January (2014) dhe Before Midnight (2013).

    Vende të krahasueshme, si Stonehenge ose Vatikani, zakonisht rindërtohen si kopje.

    I lindur në Athinë, Lanthimos, 51 vjeç, ishte në mesin e ekipit krijues që qëndronte pas pamjeve televizive për Olimpiadën e 2004 të mbajtur në qytet. Ai bëri filmin e tij të rëndësishëm me Dogtooth të vitit 2009, i cili fitoi çmimin Un Certain Regard në Kanë dhe u nominua për Oscarin më të mirë ndërkombëtar.

    Alpet (2011), The Lobster (2015) dhe Vrasja e një Dreri të Shenjtë (2017) çimentuan reputacionin e tij për sfidat e komedive absurdiste, përpara se ai të gjente mirënjohje me dramën komedike të Mbretëreshës Anne The Favorite (2018), e cila u nominua për 10 Oscars për “Olivia” për “Acrimin më të mirë”.

    Monografia e parë e fotografisë e Lanthimos, e titulluar Zot i dashur, Parthenoni është ende i thyer, paraqiste foto të shkrepura prapa skenave në Poor Things. Një libër i dytë, Unë do t’i këndoj bukur këto këngë, mblodhi foto nga prodhimi i Kinds of Kindness.

    Një ekspozitë e disa prej këtyre fotografive – shfaqja e parë e Lanthimos me tulla dhe llaç – sapo është hapur në një galeri në Los Anxhelos./ The Guardian.

  • Homazhet për Margarita Xhepën/ I biri për mediat: Kishte vite që thoshte për skenë nuk kam fuqi, por për filmin kishte dëshirë ta bënte edhe një!

    Homazhet për Margarita Xhepën/ I biri për mediat: Kishte vite që thoshte për skenë nuk kam fuqi, por për filmin kishte dëshirë ta bënte edhe një!

    Ndriçim Xhepa, djali i aktores së madhe Margarita Xhepa, foli sot gjatë homazheve për nënën e tij, e cila ndërroi jetë ditën e djeshme.Për gazetarët, Xhepa tha se artistja e madhe shqiptare vuante prej 2 muajsh nga problemet shëndetësore.
    Ai tha se filmi “Bolero në vilën e pleqve” përkon edhe me fundin e jetës së saj.”Mbylli jetën e saj në mënyrë normale pavarësisht se dy muajt e fundit kishte probleme të karakterit shëndetësor, lodhjet e viteve bëjnë të vetën. Kishte një natyrë të çuditshme, madje kur binte biseda në momente të shkëputura, kishte vite që thoshte për skenë nuk kam fuqi, por për filmin kishte dëshirë të bënte edhe një. Filmi “Bolero në vilën e pleqve” përkon edhe me fundin e jetës së saj”, tha Ndiçim Xhepa.

  • Shuhet “Jim Morrison”

    Shuhet “Jim Morrison”

    Është shuar në moshën 65-vjeçare një nga yjet e kinemasë hollivudiane të viteve 80-të, Val Kilmer, aktori që luajti mjeshtërisht Jim Morrison.
    Kilmer vdiq nga pneumonia në Los Anxhelos, konfirmoi për Neë York Times vajza e tij, aktorja Mercedes Kilmer.
    Kilmer kishte vite që po luftonte me kancerin e fytit, me të cilin u diagnostikua në vitin 2015.
    I lindur dhe i rritur në luginën e San Fernando, Kilmer u bë fillimisht i famshëm duke luajtur Tom “Iceman” Kazansky në filmin “Top Gun” të vitit 1986, përballë Tom Cruise.
    Ai ishte i martuar me aktoren britanike Joanne Whalley nga viti 1988 deri në vitin 1996 dhe përveç vajzës kishte edhe një djalë, Jack, gjithashtu aktor.
    Gjatë gjithë karrierës së tij, ai ka bashkëpunuar me regjisorë të mëdhenj, duke luajtur një sërë personazhesh – nga asistenti i Robert De Niros në filmin “Heat” të vitit 1995, deri te krimineli Simon Templar në filmin e vitit 1997 “The Saint”.
    Kritikët shpesh e kanë renditur atë në mesin e aktorëve më të talentuar amerikanë. Për këtë arsye, atij do i besohej roli i Jim Morrison, legjendës së rrokut dhe poezisë, luajtur mjeshtërisht. /tesheshi.com/   

  • Vdes në moshën 65-vjeçare aktori legjendar Val Kilmer, i njohur për rolet e tij në “Top Gun” dhe “Batman”

    Vdes në moshën 65-vjeçare aktori legjendar Val Kilmer, i njohur për rolet e tij në “Top Gun” dhe “Batman”

    Aktori i Hollivudit, Val Kilmer, i njohur për rolet e tij në disa nga filmat më të mëdhenj të viteve 1980 dhe ‘90, duke përfshirë Top Gun dhe Batman Forever, ka vdekur në moshën 65-vjeçare.

    Kilmer vdiq nga pneumonia të martën në Los Angeles, tha vajza e tij Mercedes për mediat amerikane, raporton BBC.  Ajo tha se babai i saj ishte diagnostikuar me kancer në fyt në 2014, por më vonë u shërua.

    Kilmer luajti për herë të fundit në filmin e vitit 2023 “Top Gun: Maverick”, një vazhdim i klasikut të vitit 1986. Kilmer bëri një paraqitje të shkurtër në film, duke ndarë një moment prekës me Tom Cruise në ekran.

    Kilmer luajti Batman në Batman Forever të vitit 1995

    Në vitin 2021, Kilmer ndau historinë e tij për dokumentarin “The Wave”, me regji të Leo Scott dhe Ting Poo. Kilmer prodhoi filmin me vajzën e tij Mercedes dhe djalin Jack. Dokumentari u fokusua në procesin e tij të vështirë të rimëkëmbjes dhe mori një ovacion të madh kur u shfaq premierë në Festivalin e Filmit në Kanë.

    Kilmer ka lindur në Los Anxhelos, Kaliforni, në vitin 1959. Tragjedia goditi familjen e tij në vitin 1977 kur vëllai i vogël i Kilmerit, Wesley u mbyt në moshën 15-vjeçare. Menjëherë pas vdekjes së vëllait të tij, Kilmer u bë personi më i ri në atë kohë që u pranua në grupin e famshëm të dramës Juilliard School. Ky ishte fillimi i karrierës së tij të aktrimit.

    Edhe pse Kilmer pati disa role në Broadway, zbulimi i tij në ekranin e madh erdhi në filmin “Top Secret!” në vitin 1984, një parodi e filmave dhe muzikalëve spiun të epokës së Luftës së Ftohtë me Elvis Presley. Kilmer luan një yll amerikan rock i cili udhëton në Gjermaninë Lindore dhe përfshihet në luftimet dhe rezistencën ndaj ribashkimit.

    Megjithatë, Kilmer u bë një yll botëror kur mori një rol në filmin “Top Gun”, ku luajti së bashku me Tom Cruise.

    Kilmer luajti përballë Tom Cruise në Top Gun të vitit 1986 (foto) dhe vazhdimin e tij të vitit 2022 Top Gun: Maverick

    Në vitin 1988, Kilmer u martua me aktoren Joanne Whalley pasi u takuan ndërsa punonin së bashku në filmin “Willoë”. Çifti kishte dy fëmijë, vajzën Mercedes, e cila lindi në vitin 1991 dhe djalin Jack, i cili lindi në 1995, përpara se të divorcohej në 1996. Kilmer ka lënë pas vajzën e tij Mercedes dhe djalin Jack.

     

  • Thrilleri i Vatikanit “Conclave”, triumf në BAFTA

    Thrilleri i Vatikanit “Conclave”, triumf në BAFTA

    Thrilleri i Vatikanit “Conclave” i regjisorit gjerman Edward Berger fitoi çmimin për filmin më të mirë në 78-të çmime të Akademisë Britanike të Arteve të Filmit dhe Televizionit (BAFTA) në Londër.
    Filmat që konkurruan për atë kategori ishin “Total Stranger”, “Anora”, “The Brutalist” dhe “Emilija Perez”.
    Amerikani Brady Corbet fitoi çmimin për regjisorin më të mirë për filmin “The Brutalist”, një histori tre-orëshe për një arkitekt që i mbijetoi Holokaustit, të luajtur nga Adrien Brody.
    Brody fitoi çmimin për aktorin më të mirë, dhe BAFTA për aktoren më të mirë shkoi për aktoren Mickey Madison për rolin e saj në filmin “Anora”.
    Muzikali francez “Emilia Perez”, i cili ishte një nga favoritët, fitoi dy çmime – për filmin më të mirë të huaj dhe për aktoren më të mirë dytësore, që shkoi për aktoren Zoe Saldana.
    Çmimet BAFTA, si dhe Çmimet e Shoqatës së Prodhuesve të Amerikës (PGA), Çmimet e Shoqatës së Regjisorëve të Amerikës (DGA) dhe Çmimet Golden Globe, janë shpesh tregues të besueshëm se kush mund të fitojë çmimet prestigjioze amerikane Oscar, të cilat do të jepen këtë vit më 3 mars në Los Angeles.
    BAFTA u themelua në vitin 1947 si Akademia Britanike e Filmit. Themeluesit e saj ishin shumë artistë të famshëm të filmit. Qëllimi i organizatës ishte të forconte industrinë e filmit, e cila ishte dobësuar pas Luftës së Dytë Botërore.
    Në vitin 1958, Akademia u bashkua me Guildin e Producentëve dhe Regjisorëve të Televizionit dhe në 1976 më në fund u bë BAFTA, Akademia Britanike e Arteve të Filmit dhe Televizionit. /tesheshi.com/

  • Drama për punëtoret e seksit, “Anora”, triumfon në Oscars me pesë çmime

    “Anora”, historia e një punëtoreje seksi nga Nju Jorku së cilit i jepet një mundësi për të nisur një jetë të re kur martohet papritur me një klient të pasur rus, fitoi pesë çmime Oscar, përfshirë edhe çmimin prestigjioz për filmin më të mirë të vitit.
     
    Përveç filmit më të mirë, Sean Baker fitoi çmimet për regjisorin më të mirë, skenarin origjinal dhe montazhin, duke barazuar rekordin për numrin më të madh të Oscarëve të fituar nga një individ në një vit të vetëm me Walt Disneyn, i cili kishte fituar për katër filma të ndryshëm në vitin 1954.
     
    Ylli 25-vjeçar i filmit, Mikey Madison, u shpall aktorja më e mirë.
     
    “Anora” u realizua me një buxhet prej gjashtë milionë dollarësh, një shumë fare e vogël për standardet e Hollywoodit. Ajo doli fituese në një garë të paparashikueshme për çmimin e filmit më të mirë, ku konkurronin gjithashtu thrilleri me temë papale “Conclave”, historia e emigrantëve hebrenj “The Brutalist”, dhe superproduksioni muzikor “Wicked”.
     
    “Nëse po përpiqeni të bëni filma të pavarur, ju lutem vazhdoni. Na duhen më shumë. Kjo është dëshmia”, tha Baker, një regjisor i njohur për realizimin e filmave të vegjël për aktorë të pornos, punonjëse seksi transgjinore dhe njerëz të tjerë nga grupe të margjinalizuara.toi garën kundër Demi Moore, e cila ishte favoritja për çmimin e aktores më të mirë për rolin e saj.
    “Unë u rrita në Los Anxhelos, por Hollyëoodi gjithmonë më dukej kaq larg”, tha Madison në skenë. “Të jem këtu sot është vërtet e pabesueshme”.
     
    Ajo gjithashtu shprehu mirënjohjen dhe mbështetjen e saj për komunitetin e punëtoreve të seksit, duke thënë “unë do të vazhdoj të jem një aleate”.
     
    “Anora”, e shpërndarë nga kompania e pavarur Neon, ka gjeneruar 40 milionë dollarë në arkat kinematografike globale. “Wicked” ka arkëtuar 728 milionë dollarë.
     
    Adrien Brody fiton çmimin për aktorin më të mirë
    Adrien Brody fitoi Oscarin e tij të dytë për aktorin më të mirë për rolin e një arkitekti emigranti hebre që ndjek ëndrrën amerikane në “The Brutalist”. Aktori 51-vjeçar nga Nju Jorku kishte fituar më parë për “The Pianist”, kur në moshën 29-vjeçare u bë fituesi më i ri ndonjëherë i këtij çmimi.
     
    “Aktrimi është një profesion shumë i brishtë”, tha Brody. “Nuk ka rëndësi ku ndodhesh në karrierën tënde, gjithçka mund të zhduket. Mendoj se kjo e bën këtë moment edhe më të veçantë”.
     
    Zoe Saldana u shpall aktorja më e mirë në rol dytësor për rolin e saj si ndërmjetësja e një bosi të drogës meksikan në “Emilia Perez”, një film në gjuhën spanjolle i shpërndarë nga Netflix.
     
    Filmi, i cili fitoi gjithashtu çmimin për këngën më të mirë origjinale me “El Mal”, ishte një nga favoritët për filmin më të mirë në fillim të vitit. Por, shanset e tij u zvogëluan kur dolën në dritë postime të papërshtatshme në rrjete sociale nga aktorja kryesore, Karla Sofia Gascon.
     
    Gascon, transgjinorja e parë e nominuar për një Oscar ndonjëherë, u tërhoq nga aktivitetet promovuese, por mori pjesë në ceremoninë e së dielës.
     
    Kieran Culkin mori çmimin për aktorin më të mirë në rol dytësor për interpretimin e njërit prej dy kushërinjve që udhëtojnë në Poloni për të studiuar rrënjët e familjes së tyre në filmin “A Real Pain

  • Ndrek Luca, Malësori nga Dukagjini që kur vdiq, Adem Jashari shkoj për ngushëllim në familjen e tij

    Ndrek Luca, Malësori nga Dukagjini që kur vdiq, Adem Jashari shkoj për ngushëllim në familjen e tij

    Nga Albert Vataj

    Vitet ikin, por emri dhe vepra e të madhit Ndrek Luca mbetet emblematike e traditës së artit skenik shqiptar. Tipat dhe karakteret që ai solli me një mjeshtëri të admirueshme, e kanë shndërruar Ndrek Lucën në një prej korifejve të artit skenik. Rolet e tij, pavarësisht se shumicën prej tyre e përbëjnë personazhet negativ, mbeten të papërsëritshëm dhe konkurues përnga niveli interpretativ, plastika dhe origjinaliteti i jetësimit.

    Ndrek Luca, malësori që dashuronte librat po me të njëjtën forcë sa dhe pasionin për skenën. Shpirtin e tij e blatoi në themelet artit të bukur të aktrimit, duke besuar se jeta që ai u dha personazheve që luajti, ishte të gjallët që lartësoi në eterin e lavdisë.
    Përgjatë gjithë rrugëtimit të tij të stuhishëm, nga jeta në skenë, nga e zakonta e një bashkëshorti të dashur dhe prindi të përkushtuar, ai e mbrujtin atë emër dhe dinjitet që përfaqësoi me një krenari malsori dhe përkushtim të talentit. Nga skenta e Teatrit “Migjeni” në sheshxhirimet e filmave, ai ofroi përgjegjësi të lartë dhe një pasion që i shndërroi gjithë ato personazhe dhe karaktere në një identitet të ri, me të cilat ai jetoi sa ishte gjallë, dhe kujtohet ende.

    Në kujtesën e kolegëve, regjisorëve dhe operatorëve, familjarëve gjithashtu, ai, Ndrek Luca ka mbetur shpirtërisht ai, malsori me karakter të fortë dhe artisti me një zjarr të pashuar pasioni. Loja e tij në teatër dhe në kinematografi, morën njëjtë prej tij, energji dhe forcë, shpirt shpërthyes dhe ndjenjë delikate.

    Ndrek Luca ka lindur në 3 shtator të vitit 1927 në Dukagjin. Familja e tij shpërngulet në Shkodër qysh kur ai ishte në moshë të vogël. Që në fëmijëri ai ka pasur pasion për aktrimin. Ky pasion do ta shtyjë atë që në vitin 1950 të kërkojë nga organet e kohës të aktivizohet më Teatrin e Ushtrisë pas mbërritjes së tij në atdhe në përfundim të Shkollës e Aviacionit kryer në Jugosllavi . Falë talentit të jashtëzakonshëm dhe përkrahjes së regjisores ruse të këtij teatri Zina Andro, kalon në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar) në vitin 1950 si aktor profesionist. Roli i tij i parë në këtë Teatër do të ishte po atë vit në 11 Nëntor roli i Shpend Gjeto Plakut në dramën “Halili dhe Hajria” të Kolë Jakovës. Më tej do të vazhdonin një galeri e tërë personazhesh, mbi 100, që do ta bënin Ndrek Lucën një nga aktorët më të dashur të publikut shqiptar. Këtu mund të përmendim rolin e Xhirit në dramën “Arturo Ui” të Bertold Brehtit, rolin e Jagos në tragjedinë “Otello” i Shekspirit, rolin e Bacës së Gjetajve në dramën “Baca i Gjetajve” të Fadil Krajës, rolin e Lekës në dramën “Toka jonë” të Kolë Jakovës, rolin e Brung Trolit në dramën “Përmbytja e madhe” e Kolë Jakovës e shumë të tjera. Përveç interpretimit ai ka shkruar edhe pjesë teatrale ku më e njohura është “Shtatë Shaljanët” si dhe “Votra e huaj”, të interpretuara në skenën e Teatrit “Migjeni” si dhe pjesët “Andra në diell”, “Bardha”, “Histori Irkutase” etj. Del në pension në vitin 1987.
    Në kinematografi roli i tij i parë do të jetë ai i Tomorrit në filmin “Detyrë e posaçme” në vitin 1963. Më tej do të vazhdonin më se 30 role ndër më të spikaturat këtu mund të përmendim rolin e Dom Palit në filmin “Komisari i Dritës”, rolin e Kapter Rahmiut në filmin “Duel i heshtur” , rolin e Gjinit në filmin “Plagë të vjetra”, rolin e Pjetër Mustaqekuqit në filmin “Operazioni Zjarri”, rolin e Ndrios në filmin televiziv “ Udha e shkronjave” etj.

    Të shumta kanë qenë Medaljet dhe Çmimet që ai ka marrë gjatë karrierës së tij. Kështu për rolin e Gani Herrit në filmin e “Rrugicat që kërkonin diell” ai do të vlerësohej me Çmimin e I-rë dhe me Medaljonin e Festivalit në Festivalin e I-rë të Filmit Shqiptar të mbajtur nga data 5 deri në 11 prill të vitit 1976 në Tiranë.
    Për rolin e Mark Sokolit në filmin televiziv “Flaka e Maleve” ai do të vlerësohet me Medaljonin e Festivalit në Festivalin e V-të të Filmit Shqiptar të mbajtur nga data 19 deri në datën 23 prill të vitit 1983 në Tiranë.

    Për rolin Vuhan Pashait në filmin “Balada e Kurbinit” ai do të vlerësohej me Medaljonin Festivalit në Festivalin e IX-të të Filmit Shqiptar të mbajtur nga data 12 deri në 17 nëntor të vitit 1991 në Tiranë.

    I martuar me aktoren Mimika Luca. Ndahet nga jeta dhe nga familja e tij e dashur në 13 Janar të vitit 1993.
    Për nder të tij Bashkia e Tiranës në vitin 2005 ka titulluar me emrin e tij një nga rrugët e kryeqytetit.
    Për meritat e tij artistike Ndrek Luca është vlerësuar me titullin e lartë “Artist i Popullit”.
    Kinematografi:1996 — Viktimat e Tivarit (Film TV)1989 — Balada e Kurbinit….Vuhan Pasha1986 — Guri i besës….Gjini1984 — Koha nuk pret (Film TV)…Cen Vrapi1984 — Lundrimi i parë…Qazimi1983 — Fundi i një gjakmarrjeje….Shpendi1982 — Flaka e maleve….Bardh Sokoli, zejtari1982 — Qortimet e vjeshtës…..Rasim Aga1981 — Një natë pa dritë….Filipi1980 — Nusja…Dem Mareci1979 — Mysafiri…Gjergji1978 — Nga mesi i errësirës….Meti1978 — Udha e shkronjave (Film TV)….Ndrio1976 — Pylli i lirisë…Lam Shllapi1976 — Thirrja….Vat Marash Bregasi1976 — Tinguj lufte….Selimi1975 — Në fillim të verës….Gjeneral Piçioni1975 — Rrugicat që kërkonin diell (Film TV)….Gani Herri1974 — Shpërthimi….Hasani1974 — Shtigje lufte….Ramadan Daci1973 — Brazdat – Vellai i Ademit1973 — Operacioni “Zjarri”….Pjetër Mustaqekuqi1970 — Gjurma…..Kasemi1969 — Njësiti Guerril…..Çekani,Komandanti i Njësitit Guerril1969 — Plagë të vjetra….Gjini1968 — Prita….Komandanti Partizan1967 — Duel i Heshtur…Kapter Rahmiu1966 — Oshëtimë në bregdet…..Jonuz Bruga1966 — Komisari i Dritës….Dom Pali, prifti i fshatit1963 — Detyrë e posaçme….Tomori
    Teatër:“Baca i Gjetajve” e Fadil Krajës…..Baca i Gjetajve“Makbeth” e Shekspirit14/12/1980 — “Epoka para gjyqit” e Ekrem Kryeziut26/05/1977 — “Përmbytja e madhe” e Kolë Jakovës… Brung Troli07/03/1974 — “Toka jone” e Kolë Jakovës…..Leka24/01/1973 — “Sinjali i kuq” e Bashkim Kozelit27/11/1971 — “Trimi i mirë me shokë shumë” e Sulejman Pitarkës (Artist i Popullit)04/03/1971 — “Arturo Ui” e Bertold Brehtit…..Xhiri26/05/1968 — “Çatia e të gjithëve” e e Kiço Blushit07/03/1967 — “Cuca e Maleve” e Kolë Jakovës27/11/1960 — “Dragoi i Dragobisë” e Xhemal Brojës13/11/1959 — “Në tufan” e Fadil Paçramit21/03/1959 — “Në anën tjetër” e Bajramovit30/03/1958 — “Shtatë shalianët” e Ndrek Lucës03/11/1957 — “Orët e Kremlinit” e N. Pagodin01/02/1956 — “Familja e peshkatarit” e Sulejman Pitarkës (Artist i Popullit)….Jonuz Bruga25/05/1955 — “Përleshja” e Xhemal Brojës18/09/1953 — “Përmbysja” e Llavranjev21/03/1953 — “Otello” e Shekspirit……Jago17/11/1950 — “Heronjtë e heshtur” e Kasem Trebeshinës11/11/1950 — “Halili dhe Hajria” e Kolë Jakovës……Shpend Gjeto Plaku
    AutorTeatër“Andra në diell”“Bardha”“Histori Irkutase”“Shtatë shalianët”“Votra e huaj”
    Çmime e Tituj
    Artist i Popullit17 Nëntor 1991Medaljoni i Festivalit për rolin Vuhan Pashait në filmin “Balada e Kurbinit” në Festivalin e IX-të të Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë nga data 12 deri në 17 Nëntor të vitit 1991.
    23 Prill 1983Medaljoni i Festivalit për rolin e Mark Sokolit në filmin televiziv “Flaka e Maleve” në Festivalin e V-të të Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë nga data 19 deri në 23 Prill të vitit 1983.
    11 Prill 1976Medaljoni i FestivalitÇmimi i I-rë për rolin e Gani Herrit në filmin televiziv “Rrugicat që kërkonin diell” në Festivalin e I-rë të Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë.
    Dukagjinasi që superonte dhe donte origjinën
    Nuk ishte malësori i ashpër që ecte me mentalitetin e kohës, por megjithatë Dukagjinin e kishte të ngulitur thellë në mendje dhe zemër. “Ndreka ka lindur në thelb të varfërisë materiale. Ka lindur në Dukagjin, e më pas ka zbritur në Shkodër”, thotë gruaja e tij, Mimika, duke shtuar se Ndreka gjithmonë ka ndier një detyrim shpirtëror ndaj prejardhjes së tij. “Njerëzit e veriut e kanë pasur derën të hapur dhe rrinin me ditë në shtëpinë tonë, aq sa edhe sot djali, Gjergji, thotë se është dukagjinas”.
    Miqtë e paktë të Ndrekës
    Qëndronte shumë me njerëzit, por miqtë e ngushtë ishin të paktë. Kishte një shok të ngushtë në Shkodër, një punëtor në Tiranë. Me Petro Markon ishte shumë i lidhur, si dhe kompozitorët shkodranë Çesk Zadeja, Tish Daija, Tonin Harapi etj. Shumë mik kishte edhe Halim Gjakovën, me të cilin hanin çdo mëngjes bukë misri me djathë”, kujton bashkëshortja e aktorit të madh, Mimika, duke shtuar se Ndreka nuk ishte natyrë që pinte dhe ishte tepër familjar.
    Kur Luca interpretonte Makbethin
    Pavarësisht nga shkollimi si pilot, ai ishte autodidakt në drejtim të artit. Në bibliotekën e tij i gjen të gjithë veprat filozofike të të gjitha rrymave. “Duke lexuar jashtëzakonisht shumë, ishte ai që ishte. Kur u kthye nga studimet në Jugosllavi kishte vetëm valixhe me libra dhe asnjë gjë tjetër”, kujton duke shtuar se edhe më i madh ishte pasioni i tij për skenën. “Edhe kur ka qenë në reanimacion, pasi ka pësuar infarkt mbante “Makbethin” nën jastëk. Jam tmerruar kur e kam parë. Pas tri ditësh shkoi në Shkodër të luante”.
    Vlerësimi i vonuar i shtetit
    Shteti vendosi ta nderonte, atëherë kur të gjithë e quanin Artist i Popullit, edhe pse nuk ia kishin dhënë këtë titull. E ndjente këtë vlerësim ngado, te njerëzit që e përshëndesnin rrugës dhe tek ata qindra kartolina që i dërgonin, sidomos shqiptarët e Kosovës. “Vlerësimi shtetëror, megjithatë iu dha, edhe pse me vonesë. Por ka vuajtur shumë për të arritur deri atje. Ishte çdo moment i shqetësuar. Për një natyrë të drejtë, çdo padrejtësi ishte dhimbje. Këtu qe një popull i tërë që i qe bërë një padrejtësi e madhe, e llahtarshme”, thotë Mimika, duke shtuar se Ndreka ishte titanik në forcën e tij.