Tag: filmin

  • “Pikë Uji” në listën e New York Times/ Nga Pogradeci në SHBA, kinemaja shqiptare bën jehonë botërore me filmin që renditet në “Top 5”

    “Pikë Uji” në listën e New York Times/ Nga Pogradeci në SHBA, kinemaja shqiptare bën jehonë botërore me filmin që renditet në “Top 5”

     New York Times ka përfshirë filmin Pikë Uji të regjisorit Robert Budina në listën e “5 filmave ndërkombëtar që duhen parë”, duke i dhënë kinematografisë shqiptare hapësirë që rrallë ka pasur në median prestigjioze amerikane.

    Filmin shqiptar rekomandohet nga kritikja Devika Girish bashkë me katër filma të tjerë ndërkombëtarë, duke e vendosur Shqipërinë në hartën e kinematografisë botërore.
    New York Times përshkruan filmin si një vepër që tregon “atmosferën e zymtë të korrupsionit” duke ndjekur historinë e Aida-s në aktrimin e Gresa Pallaska dhe bashkëshortit të saj Ilir aktorit, Arben Bajraktaraj të cilët “jetojnë në një pallat të lartë mbi qytetin e Pogradecit në Shqipëri, me dritare të mëdha xhami që ofrojnë një pamje mahnitëse të Liqenit të Ohrit.”
    Kritikja e New York Times vlerëson veprën e regjisorit Robert Budina, duke thënë se “ai i mbështjell personazhet në një atmosferë të zymtë me ngjyra blu dhe gri dhe perspektiva të shtrembëruara, duke theksuar kalbëzimin e thellë që shtrihet nën sipërfaqen e jetëve të të pasurve dhe të fuqishmëve.”
    Siç ka thënë vetë regjisori Robert Budina: “Ne donim të kishim një lloj anatomie të shoqërisë sonë, por edhe të marrëdhënies që keni me familjen, karrierën, shoqërinë dhe politikën.”
    Filmi trajton tema universale por me një këndvështrim specifik shqiptar, duke eksploruar “sistemin toksik të dhunës mizogjine dhe lojës së pushtetit” në kontekstin e një shoqërie post-komuniste.
    New York Times rekomandon shikimin e filmit në platformën Film Movement Plus, duke e bërë të aksesueshëm për audiencën amerikane dhe ndërkombëtare.
    Suksesi i New York Times vjen pas një sërë vlerësimesh pozitive nga publikimet më të respektuara të industrisë së filmit si Variety që e quan  “Një Dramë Kaptivuese apo Rotten Tomatoes e cilëson si “Performanca e Përsosur”.

    Top Channel

  • Ndahet nga jeta aktori i Hollywood, Robert Redford

    Ndahet nga jeta aktori i Hollywood, Robert Redford

    Aktori dhe regjisori i Hollivudit, Robert Redford i njohur për filmat si “Butch Cassidy And The Sundance Kid” dhe “The Sting”, ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare.
    Në një deklaratë, përfaqësuesi i tij tha se ai vdiq në shtëpinë e tij në Sundance në malet e Utah-ut – “vendi që ai e donte, i rrethuar nga ata që i donte”.
    Suksesi i tij më i madh në Broadway ishte roli i bashkëshortit të ri të mërzitshëm në “Barefoot in the Park” (1963) të Neil Simon.
    Redford debutoi gjithashtu edhe në film në “The Hunt for the Wild” (1962). Ai arriti sukses si aktor kryesor në filma të tillë si “Barefoot in the Park” (1967), “Butch Cassidy” (1969), “Jeremiah Johnson” (1972) dhe “The Candidate” (1972).
    Ai mori një nominim për Oscar për Aktorin më të Mirë për performancën e tij në dramën kriminale “The Sting” (1973). Redford vazhdoi të luante në filma të tillë si “The Way We Were” (1973), “All the President’s Men” (1976) dhe “The Electric Horseman” (1979).
    Redford bëri debutimin e tij si regjisor me filmin ”Ordinary People” (1980), i cili fitoi katër çmime Oscar, duke përfshirë filmin më të mirë dhe regjisorin më të mirë.
    Gjatë kësaj kohe, ai luajti në filma të tillë si ”Brubaker” (1980), “The Natural” (1984) dhe ”Out of Africa” (1985).
    Në vitin 1981, Redford bashkëthemeloi ”Sundance Resort and Film Institute”.
    Ai drejtoi filmin e tij të tretë, “A River Runs Through It”, në vitin 1992.
    Rolet e tij të mëvonshme në film përfshijnë ”All Is Lost” (2013), “Truth” (2015), “Our Souls at Night” (2017) dhe ”The Old Man & the Gun” (2018).
    Redford luajti Alexander Pierce në ”Captain America: The Winter Soldier” (2014) dhe ”Avengers: Endgame” (2019).

  • “Netët e filmit shqiptar” në Prishtinë, organizohet nga Ambasada Shqiptare / Nderohet Dhimitër Anagnosti

    “Netët e filmit shqiptar” në Prishtinë, organizohet nga Ambasada Shqiptare / Nderohet Dhimitër Anagnosti

    Një skenë e veçantë të mërkurën e 17 shtatorit ndezë dritat në kryeqytetin e Kosovës.

    “Netët e filmit shqiptar”, organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Prishtinë do të sjellë jo vetëm një cikël shfaqjesh, por një histori rrugëtimi të kinematografisë shqiptare. Ambasadori Petrit Malaj këtë nismë e cilëson si diplomaci kulturore në veprim: “Ne këtë e quajmë diplomaci kulturore në veprim ku nuk flitet vetëm nëpërmjet fjalës e veprimeve, por flitet me historinë tonë të përbashkët, në anën e kulturës, me artin”.
    Në bashkëpunim me Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit në Tiranë dhe Kino Armata në Prishtinë, ceremonia hapëse sjellë një nga filmat më të mirë shqiptar e nderon një figurë të rëndësishme të kinematografisë, Dhimitër Anagnostin.
    “E fillojmë me të madhin Dhimitër Anagnosti edhe në shenjë homazhi në nder të tij me filmin fantastik, “Përrallë nga e kaluara”. Kalojmë më tej te Xhanfize Keko me filmin “Kur xhirohej një film”, shkojmë më tej me filmin “Tomka dhe shokët e tij”, apo me filmin, “Kapedani”, me filmin e famshëm komedinë shqiptare”, tha Malaj.
    Shfaqja e filmave shtrohet përgjatë tre muajve dhe e veçanta është se filmat më klasikë shqiptarë shfaqen të rikonstruktuar, me synimin për të arritur edhe tek të rinjtë e Kosovës.
    “Ne do të kemi gjashtë filma që do i shfaqim. Do i shfaqim një natë për publikun e gjerë dhe një natë për nxënësit e shkollave këtu në Prishtinë. Ne duam që të shkojmë më tej tek këta të rinj që padyshim e duan artin shqiptar, qoftë në Kosovë, qoftë në Shqipëri”, shtoi ambasadori.
    Filmat që do të shfaqen janë edhe dëshmi e një të kaluare të përbashkët të Shqipërisë dhe Kosovës. E nisur nga ora 19:00 më 17 shtator, qytearët do të mund t’i shohin pa pagesë në qendër të Prishtinës.

    Top Channel

  • Vdekja e një legjende kinemaje

    Vdekja e një legjende kinemaje

    Legjenda e kinemasë hollivudiane Robert Redford ka ndërruar jetë në moshën 89 vjeç.
    Sipas The New York Times, fituesi i çmimit Oscar vdiq në gjumë të martën, në shtëpinë e tij në Utah, pranë qytetit të Provo.

    Redford ishte një nga yjet më të mëdhenj të Hollivudit për dekada, duke u shfaqur në hite të tilla si Butch Cassidy dhe Sundance Kid dhe All the President’s Men, raporton Daily Mail.
    Më vonë në karrierën e tij, ai filloi të bënte regji dhe fitoi një Oscar në vitin 1980 për filmin Ordinary People.
    Studioja shpesh e shiste Redford si një simbol seksi, por fuqia e tij në film mbështetej edhe te partneret e tij të jashtëzakonshme femra – nga Jane Fonda në Barefoot in the Park (1967), te Barbra Streisand në The Way We Were (1973), te Meryl Streep në Out of Africa (1985).
    Ndoshta kontributi i tij më i madh në kulturë ishte Sundance. Ai themeloi institutin në vitin 1981 dhe disa vite më vonë mori përsipër një festival modest filmi në Utah. Ai e shndërroi atë në një qendër globale për filmin e pavarur – një vend ku janë rritur Steven Soderbergh, Quentin Tarantino, Darren Aronofsky, Chloé Zhao dhe shumë të tjerë. /tesheshi.com/

  • E papritur/ Regjisori shqiptar fiton Festivalin e Filmit me metrazh të shkurtër në Greqi

    E papritur/ Regjisori shqiptar fiton Festivalin e Filmit me metrazh të shkurtër në Greqi

    Duartrokitje dhe brohorima kanë shpërthyer në sallë kur juria shpall fituesin e Çmimit të Madh ‘Dionisi i Artë’ në Festivalin e 48-të Ndërkombëtar të Filmit me Metrazh të Shkurtër në qytetin verilidnor të Greqisë, Drama.

    Fitues është regjisori shqiptar Neritan Zinxhiria për filmin e tij të jashtëzakonshëm ‘Noi’.”
    Filmi, xhiruar në Metsovo, rrëfen historinë e një vëllai të vogël që përballet me zgjedhjen e vështirë pas vdekjes së vëllait të madh nga kali i tij i dashur. Përmes ëndrrave dhe vizioneve, ai duhet të vendosë nëse do të hakmerret apo do të falë. Një rrëfim i fuqishëm mbi marrëdhënien e njeriut me natyrën, bukuritë e peizazheve greke dhe sfidat e adoleshencës. Është shumë e vështirë të falësh, por kjo është thelbësore. Filmi flet për humbjen, pikëllimin dhe mënyrën si mund të rindërtojmë jetën pas një tragjedie, ka thënë Zinxhiria.
    “Dua të theksoj diçka. Këta janë bashkëpunëtorët e mi. Nuk do ishte realizuar ky film në se nuk ekzistonte këmbëngulja dhe besimi tek ëndrra. Dhe ndaj kërkojmë mbështetje, jo sepse jemi kapriociozë dhe duam të bëhemi regjisorë, por sepse kinemaja është ngjarja më e shenjtë artistike”, shprehet Neritan Zinxhiria.
    Përveç Çmimit të Madh, filmi ‘Noi’ siguroi automatikisht një vend në listën e nominimeve për Oscar për Filmin më të Mirë me Metrazh të Shkurtër dhe fitoi një çmim prej 10,000 eurosh nga Finos Film dhe ERT.
    Neritan Zinxhiria, lindur në Tiranë dhe rritur në Athinë, ka një karrierë të pasur artistike. Me filma të tjerë të njohur si ‘Kamomil’, ‘Dritë nga Drita’ dhe ‘Një Vend i Dytë’, ai ka fituar mbi 100 çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. Filmat e tij janë shfaqur në më shumë se 250 festivale në mbarë botën dhe përfaqësojnë një vizion të veçantë, ku natyra shpesh bëhet protagoniste përveç aktorëve.
    Me ‘Noi’, Neritan Zinxhiria na sjell një rrëfim të thellë, të ndjeshëm dhe universal, duke vendosur standarde të reja për filmin e shkurtër europian.
     
     
     
     

    Top Channel

  • Ushqimi që hoqi ishte…/ Aktori i njohur ndan arsyen e vërtetë të humbjes drastike të peshës

    Ushqimi që hoqi ishte…/ Aktori i njohur ndan arsyen e vërtetë të humbjes drastike të peshës

    Aktori 53-vjeçar Dwayne Johnson foli në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto rreth asaj se si iu desh të humbiste peshë për rolin e tij të ardhshëm në filmin “Lizard Music” me regji nga Benny Safdie.
    Rastësisht, aktorit iu desh të shtonte masë muskulore shtesë për rolin e tij si një luftëtar i MMA-së në filmin e të njëjtit regjisor “The Smashing Machine”. Tani Johnson ka bërë shaka se dieta e tij e re përfshin të hajë “më pak mish pule”.
    “Jam shumë i emocionuar sepse kam mundësinë, shpresoj, të transformohem përsëri siç bëra në ‘Smashing Machine’. Mezi pres. Jam në procesin e humbjes së peshës. Kam një rrugë të gjatë përpara”-tha ai.Aktori i famshëm tërhoqi vëmendjen kur mbërriti në Itali për Festivalin e Filmit në Venecia, duke u dukur dukshëm më i dobët. Johnson ka folur më parë për transformimin e trupit të tij, duke thënë se ishte “diçka që ai me të vërtetë donte ta bënte”.Johnsoni nuk është i panjohur me ndryshimin e figurës dhe dietës së tij për role. Ai gjithashtu pësoi një transformim të madh ndërsa përgatitej për rolin e tij në filmin superheroik të vitit 2023 “Black Adam”.
    Në atë kohë, ai ndau në rrjetet sociale se punon jashtëzakonisht shumë për dietën, stërvitjen dhe fitnesin ndryshe nga çdo rol tjetër në të gjithë karrierën e tij.

  • Tom Holland interpreton 9 role në filmin e ri të shkurtër “Never Stop Playing”

    Tom Holland interpreton 9 role në filmin e ri të shkurtër “Never Stop Playing”

    Tom Holland është shfaqur në një tjetër dimension të talentit të tij në filmin e shkurtër “Never Stop Playing”, ku merr përsipër nëntë role të ndryshme, duke u shndërruar thuajse në mënyrë të padallueshme në secilin prej tyre.
    Në vetëm dy minuta, aktori britanik 29-vjeçar interpreton një sërë personazhesh, nga futbollist, shpikës dhe artist i çuditshëm, deri te një burrë i moshuar që ujit kopshtin apo një fëmijë i vogël. Ai luan gjithashtu krah vëllezërve të tij binjakë, Sam dhe Harry Holland, të cilët shfaqen në role mbështetëse.
    Ky projekt vizual u realizua në bashkëpunim me LEGO, dhe për Hollandin ishte shumë më tepër sesa një sfidë aktoriale. Në një prononcim për mediat, ai tregoi se loja ka qenë gjithmonë një formë autentike shprehjeje për të – një mënyrë për të eksploruar botën dhe për të qëndruar i lidhur me njerëzit përreth.

    “Shpresoj që ky film i shkurtër të nxisë idenë se loja është një formë shprehjeje, pavarësisht moshës. Për mua, ajo ka qenë gjithmonë pjesë kyçe e jetës, qoftë në shesh xhirimi, me familjen apo miqtë,” – tha aktori.

    Filmi u prit me interes nga fansat, të cilët vlerësuan transformimet e shumta të Holland dhe mesazhin e fortë: loja nuk ka moshë, ajo është një mënyrë për të qëndruar i gjallë, krijues dhe i lidhur me botën përreth.

  • Vdes Graham Greene, shamani te “Vallëzim me ujqërit”

    Vdes Graham Greene, shamani te “Vallëzim me ujqërit”

    Aktori kanadez Graham Greene, i cili u bë i famshëm për rolin e tij si shamani Lakota Sioux Kicking Bird në filmin fitues të çmimit Oscar të vitit 1990 “Dances with Wolves”, ka vdekur në moshën 73 vjeç në një spital të Torontos pas një sëmundjeje të gjatë.
    “Ai ishte një njeri i madh me moral, etikë dhe karakter dhe do të na mungojë përgjithmonë,” tha agjenti i Greene, Michael Green, për Deadline, duke shtuar, “Më në fund, je i lirë.”

    Greene, i cili lindi në vitin 1952 në Ochsweken, në rajonin e Six Nations në Ontario, Kanada, filloi të aktronte ndërsa punonte si inxhinier zëri pasi një mik e bindi të lexonte skenarin e tij.
    Karriera e tij si aktor filloi në teatër përpara se të debutonte në televizion në një episod të vitit 1979 të serialit dramatik kanadez “The Great Detective”. Roli i tij i parë në film ishte në filmin biografik të vitit 1983 “Running Brave”.
    Performanca e Greene në filmin e Kevin Costner me “Dances with Wolves” i siguroi atij një nominim për Çmimin Oscar, dhe kështu filloi karriera e tij në Hollywood, e cila përfshinte role në “Thunderheart” (1992), “Maverick” (1994), “Die Hard with a Vengeance” (1995), “The Green Mile” (1999) dhe “The Twilight Saga: New Moon” (2009).
    Një intervistë e rrallë me Graham Greene mbi personazhin e tij në filmin e viteve 1990 me “Dances with Wolves”:

     

  • Ethan Hawke: “Nuk do ta kisha përballuar suksesin e ‘Titanic’ si DiCaprio”

    Ethan Hawke: “Nuk do ta kisha përballuar suksesin e ‘Titanic’ si DiCaprio”

    Aktori amerikan Ethan Hawke ka rrëfyer së fundmi se ka qenë fillimisht në garë për rolin legjendar të Jack Dawson në filmin “Titanic”, rol që në fund e fitoi Leonardo DiCaprio.

    Në një intervistë për British GQ, 54-vjeçari u shpreh se humbja e rolit ishte një bekim i fshehur.“Nuk mendoj se do ta kisha përballuar atë nivel suksesi aq mirë sa Leo. Ai ishte si një Beatle,” tha ai me sinqeritet.

    Filmi i regjisorit James Cameron fitoi çmimin Oscar për Filmin më të Mirë dhe e ktheu DiCaprion, atëherë vetëm 23 vjeç, në një ikonë të Hollivudit. Ky rol i hapi rrugën për projekte madhore si “Catch Me If You Can”, “The Aviator” dhe “Blood Diamond”. Pas shumë kandidimesh, aktori fitoi më në fund Oscar-in për “The Revenant” në vitin 2016.

    Ndërkohë, Ethan Hawke ndërtoi një karrierë të qëndrueshme me role të paharrueshme në filma si “Dead Poets Society”, “Reality Bites” dhe trilogjinë “Before Sunrise”. Në vitin 2001 ai u nominua për Oscar me filmin “Training Day”.

    Hawke kujtoi edhe një moment frymëzues me kolegun Denzel Washington në atë kohë:“Denzel më tha: ‘Është më mirë që nuk fitove. Humbja është më e mirë.’ Dhe kishte të drejtë. Nuk duhet të jetë një çmim që ta rrit statusin – ti duhet ta rritësh statusin e çmimit.”/KultPlus.com

  • Përfundojnë homazhet për Dhimitër Anagnostin/ Kolosi i kinematografisë shqiptare përcillet me duartrokitje dhe karafila të bardhë (video)

    Përfundojnë homazhet për Dhimitër Anagnostin/ Kolosi i kinematografisë shqiptare përcillet me duartrokitje dhe karafila të bardhë (video)

    Sot u zhvilluan homazhet në nder të regjisorit të shquar shqiptar Dhimitër Anagnosti.

    Familjarë, kolegë, politikanë apo qytetarë nderuan regjisorin në Hollin e Teatrit të Operës dhe Baletit në homazhet që nisën në orën 10:00 të kësaj të marte.

    Regjisori i shquar shqiptar Dhimitër Anagnosti mbylli sytë përgjithmonë një ditë më parë në moshën 89-vjeçare.

    Kush ishte Dhimitër Anagnosti?

    Dhimitër Anagnosti lindi në Vuno më 23 janar 1936 është një nga regjisorët shqiptarë më të rëndësishëm të shekullit XX.

    Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes dhe shkollën unike dhe të mesme të përgjithshme i kreu në Vlorë. Më 1954 – 1960 ndoqi Institutin Kinematografik “VGIK” të Moskës, ku u diplomua për kinooperator.

    Së bashku me Viktor Gjikën xhiruan si punë diplome filmin “Njeriu kurrë nuk vdes”, një ekranizim i tregimit të Ernest Heminguejt, i cili u vlerësua me Çmimin e Parë në Festivalin Botëror të Shkollave Kinematografike, që u zhvillua në Holandë më 1961.

    Filloi punë si operator në Kinostudion “Shqipëria e re” në 1961, me filmin “Debatik” (1961) e më pas me filmin “Toka jonë” (1964). Xhiroi edhe të parin film dokumentar me ngjyra “Gurët dekorativë”.

    Filmin e parë si regjisor e realizoi në vitin 1966, së bashku me Viktor Gjikën, “Komisari i dritës” dhe një vit më vonë i vetëm si regjisor filmin “Dueli i heshtur”.

    Në karrierën e tij 40-vjeçare ka realizuar 14 filma artistikë, 10 filma dokumentarë, ka fituar mjaft çmime në konkurse të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare. Është autor i 15 skenarëve dhe pothuajse në të gjithë filmat e tij skenarin e ka shkruar vetë.

    Anagnosti ishte njeriu i mendimit të lirë, këmbëngulës në mbrojtjen e pikëpamjeve të tij, me një kurajë qytetare, e cila e ka vënë shpesh në shënjestër të mediokërve.

    Për cilësitë e tij të rralla artistike, si dhe për veprat e tij dinjitoze është nderuar me titullin “Artist i Popullit”, 1987 dhe me kupën e karrierës në Festivalin e 10të Filmit Shqiptar. Viti 1991 e gjen të impenjuar në lëvizjen demokratike për pluralizmin në Shqipëri, motiv për të cilin zgjidhet edhe deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë (1991-1996). Në 12 prill 1992 u emërua ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, post të cilin e mbajti deri në 4 dhjetor 1994, ku dha dorëheqjen.

    Anagnosti ishte ideator dhe kryetar i Fondacionit për Artin dhe Kulturën “Fan Noli”, duke mbështetur intelektualët më aktivë, duke u impenjuar në forcimin e kulturës shqiptare në vend e në botë.

    Në vitin 2001 shkroi, dhe vuri në skenë në Teatrin Kombëtar dramën e vetme “Nata e trokitjeve në xham”. Ndërsa në vitin 2005 korri sukses me filmin e tij më të fundit “Gjoleka, djali i Abazit”, film i nderuar me dy çmime ndërkombëtare në Itali.

    Anagnosti ishte i martuar me aktoren e mirënjohur të skenës dhe ekranit shqiptar, “Artisten e Merituar” Roza Anagnosti./tch

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    NDAHET NGA JETA REGJISORI I NJOHUR SHQIPTAR, DHIMITËR ANAGNOSTI