Tag: filmi

  • Restaurimi i “Liri a vdekje”, filmi ikonik i Çerçiz Topullit shfaqet në mbrëmjen finale të festivalit ndërkombëtar

    Restaurimi i “Liri a vdekje”, filmi ikonik i Çerçiz Topullit shfaqet në mbrëmjen finale të festivalit ndërkombëtar

    “Më ka marrë malli shumë për ju. Më ka marrë malli për këta trima që për katër muaj luftuan që të sillnin këtë film, që do të shohim sot të restauruar”, shprehet Nikolla Llambro.

    Me nostalgji, emocione dhe kujtime të paharrueshme aktorët ndoqën filmin “Liri a vdekje”, të restauruar nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit, që u shfaq premierë në mbrëmjen finale të edicionit të 23-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Tiranë.
    Filmi ikonik i kinemasë shqiptare sjell në ekran heroizmin e Çerçiz Topullit, simbol i rezistencës për liri dhe pavarësi, që interpretohet nga Timo Flloko.
    Në rolin e figurave të rëndësishme të Rilindjes Kombëtare, janë aktorë të njohur si Reshat Arbana, Kadri Roshi, Gjergj Lala, Kastriot Çaushi, Bujar Asqeriu, Nikolla Llambro.
    Me këtë restaurim, plotësohet amaneti i regjisorëve Kristaq Mitro dhe Ibrahim Muçaj që filmi “Liri a vdekje” të ishte një seri e vetme, ç’ka nuk u lejua në vitin 1979 kur u realizua prodhimi kinematografik.
    “Kam kënaqësinë që me këtë ekip me këta miqtë e mi kolegë të jemi këtu në këtë restaurim. Njerëzit e shquar të këtij filmi nuk janë më. I bëj homazh që nga skenaristi i shquar Vath Korreshi, dy regjisorëve Kristaq Mitro dhe Ibrahim Muçaj, kompozitorit të madh, Kujtim Laro dhe shumë e shumë të tjerëve”, thotë Timo Flloko.
    Restaurimi digjital që riktheu filmin në shkëlqimin e tij të dikurshëm u realizua në studiot e Augustus Color në Romë.
    “Filmi kishte probleme me ngjyrat, kishte një blu të tmerrshme në sfond. Merret, pastrohet, digjitalizohet dhe kopja shkon në vendin ku do të restaurohet dhe kopja shkon në vendin ku do të restaurohet. Pastaj kthehet në gjendjen që ju e patë, që për mua është tepër e larmishme. Ka skenat, ka peizazhin, ka aktorët, por edhe muzikën e ka shumë të bukur”, deklaroi Eljan Tanini, drejtor i Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit
    Pas 17 filmash, Arkivi i Filmit pritet të nisë punën për restaurimin e “Përballë”, ekranizimi të romanit të Teodor Laços.

    Top Channel

  • Filmi “Liri a vdekje” i restauruar në 4K/ Edi Rama: Përcjell fuqinë e kujtesës sonë historike (Video)

    Filmi “Liri a vdekje” i restauruar në 4K/ Edi Rama: Përcjell fuqinë e kujtesës sonë historike (Video)

    Filmi “Liri a vdekje”, i prodhuar nga Kinostudio “Shqipëria e re”, më 1978 është rikthyer i restauruar në 4K.

    Regjisorët Ibrahim Muçaj dhe Kristaq Mitro, kanë sjellë përmes këtij filmi jo vetëm betejën kundër pushtimit, por edhe forcën shpirtërore të një populli që refuzoi të përkulej.

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndau në rrjetet sociale një sekuencë nga ky film i restauruar në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit, AQSHF.

    “Ky film është një vepër monumentale e kinemasë shqiptare, që sjell në ekran heroizmin e Çerçiz Topullit dhe luftën e Mashkullorës, simbol i rezistencës për liri dhe pavarësi. Ky film i restauruar do t’i flasë brezave të rinj të kinemasë dhe publikut të gjerë, duke përcjellë fuqinë e kujtesës sonë historike”, shkruan Rama.

    Filmi  “Liri a vdekje” do të shfaqet nesër, 27 shtator, i restauruar për publikun në natën e fundit të Tirana International Film Festival në kinema “Millenium”.

    Filmi është shkruar nga skenaristi Vath Koreshi dhe me muzikë të kompozitorit Kujtim Laro. Roli i Çerçiz Topullit, i interpretuar në këtë vepër madhore, prej aktorit Timo Flloko, është ndër interpretimet më të spikatura të kinemasë shqiptare kur bëhet fjalë për figurat historike të Rilindjes dhe të Luftës për Pavarësi.

    Një nga veçantitë e interpretimit është se Timo Flloko arrin të përçojë jo vetëm idealin e lirisë, por edhe dramën e sakrificës. Kjo e bën figurën e Çerçizit jo të ftohtë, por prekëse.

    Dhe për këtë arsye, interpretimi i Timo Fllokos si Çerçiz Topulli mbetet një nga momentet kulmore të kinematografisë shqiptare, ku aktori dhe heroi u bënë njësh.

    “Liri dhe vdekje” ishte një nga filmat e parë shqiptarë që vendosi fokusin tek Mashkullora, jo thjesht si vendngjarje, por si simbol i qëndresës kombëtare. Dhe kjo e bën filmin jo vetëm artistikisht të vlefshëm, por edhe emocionalisht të fuqishëm.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    “NËSE NJË LIBËR ËSHTË I MËRZITSHËM PËR JU…”/ AMANETI QË JORGE LUIS BORGES U LA LEXUESVE

  • Filmi “Luna Park”, që sjell një dramë të ndjerë në Shqipërinë post-komuniste përfaqësimi i Shqipërisë në “Oscar 2026”

    Filmi “Luna Park”, që sjell një dramë të ndjerë në Shqipërinë post-komuniste përfaqësimi i Shqipërisë në “Oscar 2026”

    Nga Julia Vrapi
    Filmi “Luna Park” është përfaqësimi i Shqipërisë në edicionin e 98-të të çmimeve “Oscar”, që do të zhvillohen vitin që vjen. Filmi me regji nga Florenc Papas, është kandidatura e paraqitur nga shtëpia kinematografike “On Film Production” dhe u përzgjodh nga Komisioni Përzgjedhës në Qendrën Kombëtare të Kinematografisë si përfaqësues i Shqipërisë në edicionin e 98-të të çmimeve “Oscar” në kategorinë “International Feature Film”. Filmi “Luna Park” nga regjisori Florenc Papas sjell një dramë të ndjerë në Shqipërinë post-komuniste. Një nënë e vetmuar, Mira, dhe djali i saj adoleshent, Toni, përballen me shpërthimin e dhunës civile që trondit vendin. Filmi me regji nga Florenc Papas dhe producent Dritan Huqi shënoi më parë dhe premierën kombëtare në “Tirana International Film Festival” që po zhvillohet këto ditë në Tiranë, ndërkohë që nga 24 shtatori “Luna Park” vijon në të gjitha kinematë. “Luna Park” nga Florenc Papas është një bashkëprodhim Shqipëri, Itali, Greqi, Kroaci dhe Kosovë. “Luna Park”, ku ngjarjet janë të vendosura në vitin e trazuar 1997 është përzgjedhur si përfaqësuesi i Shqipërisë për kategorinë e Filmit Ndërkombëtar në “Oscar 2026”, por në role vijnë aktorë si Nik Xhelilaj, Adriana Matoshi, Flonja Kodheli, etj. Filmi “Luna Park” është me skenar nga Florenc Papas dhe Glykeria Patramani. Pas premierës në Festivalin e Filmit në Selanik filmi me regji nga Florenc Papas është shfaqur edhe në festivalin “Goa” në Indi dhe “Sofia International Film Festival”, duke marrë vëmendje për cilësinë dhe tematikën që trajton. Ceremonia e çmimeve “Oscar” vitin që vjen pritet që të zhvillohet në Los Anxhelos më 15 mars 2026.
    Thirrja nga QKK më parë për projektet kinematografike
    Qendra Kombëtare e Kinematografisë shpalli më herët në muajin korrik thirrjen për paraqitjen e kandidaturave shqiptare në kategorinë “International Feature Film”, për edicionin e 98-të të çmimeve “Oscar”, që do të zhvillohet në vitin 2026. Qendra Kombëtare e Kinematografisë shprehej në njoftimin e saj se ftonte të gjitha shtëpitë kinematografike /producentët shqiptarë, që të paraqisnin pranë saj, filmat e tyre, si kandidaturë për t’u përzgjedhur, si një propozimi zyrtar i Shqipërisë në kategorinë “International Feature Film”, për edicionin e 98-të të çmimeve“Oscar”. Afati i fundit, për aplikim pranë QKK-së ishte data 1 gusht 2025. Sipas QKK-së Komisioni i Përzgjedhjes, i miratuar nga Academy of Motion Picture Arts and Sciences (A.M.P.A.S.), do të vlerësonte kandidaturat dhe do të shpallte filmin fitues që do të përfaqësojë Shqipërinë. Sipas njoftimit filmat shqiptarë, që do të ishin në garë për kandidaturën e Shqipërisë për çmimet “Oscar” vitin që vjen, premiera e tyre në vendin tonë duhet të jetë shfaqur jo më herët se 1 tetor 2024, por jo më vonë se 30 shtator këtë vit. Ndërsa filmi “Pikë uji” me regji nga Robert Budina ishte përfaqësimi i Shqipërisë për në çmimet “Oscar 2025”.

  • “Përrallë nga e kaluara” nga Anagnosti hap “Netët e filmit shqiptar”, filma të tjerë shqiptarë vijojnë deri në dhjetor

    “Përrallë nga e kaluara” nga Anagnosti hap “Netët e filmit shqiptar”, filma të tjerë shqiptarë vijojnë deri në dhjetor

    Nga Julia Vrapi
    Filmi “Përrallë nga e kaluara” me regji nga Dhimitër Anagnosti hap dhe eventin kulturor “Netët e filmit shqiptar”. Për këtë event kulturor është bërë një përzgjedhje e filmave shqiptarë, që mbajnë emrin e regjisorëve të njohur. Ky cikël do të vijojë deri në muajin dhjetor këtë vit me shfaqjen e filmave të tjerë shqiptarë të regjisorëve Xhanfise Keko, Muharrem Fejzo, Fehmi Hoshafi, Saimir Kumbaro, për publikun e gjerë si dhe me shfaqje  dedikuara për shkollat e Prishtinës. Cikli “Netët e filmit shqiptar”, një event kulturor i organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë, në bashkëpunim me Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit në Tiranë dhe Kino Armata në Prishtinë, do të hapë siparin ditën e mërkurë në mbrëmje. Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ka njoftuar për hapjen e ciklit “Netër e Filmit Shqiptar” në Kosovë. “Kjo shfaqje është edhe një homazh për mjeshtrin e madh Dhimitër Anagnosti (1936-2025) – një nga figurat më të rëndësishme të kinemasë shqiptare, regjisor i dhjetëra veprave të mëdha, që solli në ekran dramën njerëzore me një gjuhë filmike moderne dhe të fuqishme”, shkruan Malaj në Facebook. Eventi kulturor te Kino Armata me shfaqjet e filave shqiptarë është në vijim dhe të tjerë aktiviteteve, që ka qenë në bashkëpunim dhe Arkivi Qëndror Shtetëror i Filmit. Herë pas here AQSHF sjell në vëmendje projekte të filmave shqiptarë ndër vite, ndërsa dhe bashkëpunon për shfaqjen e tyre në evente të ndryshme kulturore. Filmi prodhim kinematografik i vitit 1987 me regji nga Dhimitër Anagonsti “Nderi i Kombit” u shfaq më parë gjatë verës në muajin korrik nga bashkëpunimi mes Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave (DPA) me Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit (AQSHF) në kinemanë verore të DPA-së.
    Filmi me regji nga Anagnosti
    Filmi “Përrallë nga e kaluara” i prodhuar nga Kinostudio “Shqipëria e re”, është mbështetur mbi disa motive të veprës së Andon Zako Çajupit “14 vjeç dhëndër” dhe më pas skenari është zhvilluar si krijim origjinal i Dhimitër Anagnostit. Regjisori Dhimitër Anagnosti i dha jetë kësaj novele me një trupë aktorësh të papërsëritshëm, në vitin 1987. Disa vite më parë ky film iu nënshtrua dhe procesit të restaurimit. Filmi tregon historinë e martesës së Gjinos 14 vjeçar me Marigonë 20 vjeçare. Marigoja hakmerret me të gjithë ata që sajuan këtë martesë të pazakontë dhe më në fund fiton dashurinë dhe jetën e saj. Muzika e filmit është nga Limos Dizdari. Aktorë në role Admir Sorra, Elvira Diamanti, Robert Ndrenika, Hajrie Rondo, Xhevdet Feri, Xhemil Tagani, Mira Minga, Mimika Luca, etj. Regjisori i mirënjohur i kinematografisë shqiptare Dhimitër Anagnosti lindi në fshatin Vuno, Himarë, më 23 janar të vitit 1936.  U nda nga jeta në orët e para të 1 shtatorit 2025 në moshën 89-vjeçare.  Dhimitër Anagnostit nderuar me titullin “Nderi i Kombit” i numërohen në karrierën e tij mbi 40 vjeçare, 15 skenarë, 14 filma artistikë, 10 dokumentarë dhe disa çmime kombëtare e ndërkombëtare.

  • Greqi/ Neritan Zinxhiria fituesi i Festivalit të Filmit të Shkurtër në Drama

    Greqi/ Neritan Zinxhiria fituesi i Festivalit të Filmit të Shkurtër në Drama

    Me çmimin e madh që i është dhënë filmit të shkëlqyer ‘NOI’ të regjisorit shqiptar Neritan Zinxhiria, është mbyllur festivali i këtij viti, raportojne mediat ne Greqi.Filmi i shkëlqyer ‘Noi’ i Neritan Zinxhirias fitoi me të drejtë ‘Dionisin’ e Artë në Festivalin e 48-të Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër të Dramës (DISFF), zhvilluar nga data 8-14 Shtator 2025. I njëjti regjisor kishte fituar më parë ‘Dionisin e Artë’ në këtë festival me filmin e tij “Kamomil” në vitin 2012, si dhe Çmimin e Dokumentarit dy vjet më parë me filmin “Dritë nga Drita”.“Titulli origjinal ishte “zbutës”, por kur filmi mori formën e parë, ky titull i veçantë më dukej kufizues. Doja diçka që lidhej me gjuhën e folur dhe gjuhën e popullit. Filmi u xhirua në Metsovo dhe flet për komunitetin vllah. “Noi” do të thotë ne, bota jonë, por meqenëse fjala është hundore, tingëllon si tingulli i një kali. Natyra së bashku me kafshët është elementi dominues i botës. Doja të përqendrohesha në një botë ku kuajt përcaktojnë faktorin njerëzor. Ndjeshmëria njerëzore varet nga kafshët. Kryesisht jo aq shumë nga marrëdhënia jonë me to, sesa nga karakteristikat e lindura, nxitjet e kafshëve në lidhje me bashkëjetesën e tyre. Gjatë gjithë filmografisë sime, ndonjëherë protagonistët nuk janë aktorët, por natyra me një kod të përjetshëm, i cili megjithatë karakterizohet nga ndërhyrja njerëzore. I gjithë filmi, i cili u realizua me njerëz nga komuniteti, përveç dy prindërve, lindi nga një ëndërr që pata, filloi nga vendi, që është Metsova ku ka dyqind kuaj të lirë. Në secilin film kam disa motive, disa elementë totem, kështu që filmi u frymëzua.” nga tradita gojore dhe historitë që rrjedhin nëpër kohë në mënyrë arketipe,” është shprehur regjisori shqiptar.FILMOGRAFIA E TIJ2025 Noi2023 Drita e Dritës2016 Një Vend i Dytë2015 Koha e një të Riu që Gati të Vriste2012 Kamomil2008 Nusja më e Mirë  Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Me çmimin e madh që i është dhënë filmit të shkëlqyer ‘NOI’ të regjisorit shqiptar Neritan Zinxhiria, është mbyllur festivali i këtij viti, raportojne mediat ne Greqi.Filmi i shkëlqyer ‘Noi’ i Neritan Zinxhirias fitoi me të drejtë ‘Dionisin’ e Artë në Festivalin e 48-të Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër të Dramës (DISFF), zhvilluar nga data 8-14 Shtator 2025. I njëjti regjisor kishte fituar më parë ‘Dionisin e Artë’ në këtë festival me filmin e tij “Kamomil” në vitin 2012, si dhe Çmimin e Dokumentarit dy vjet më parë me filmin “Dritë nga Drita”.“Titulli origjinal ishte “zbutës”, por kur filmi mori formën e parë, ky titull i veçantë më dukej kufizues. Doja diçka që lidhej me gjuhën e folur dhe gjuhën e popullit. Filmi u xhirua në Metsovo dhe flet për komunitetin vllah. “Noi” do të thotë ne, bota jonë, por meqenëse fjala është hundore, tingëllon si tingulli i një kali. Natyra së bashku me kafshët është elementi dominues i botës. Doja të përqendrohesha në një botë ku kuajt përcaktojnë faktorin njerëzor. Ndjeshmëria njerëzore varet nga kafshët. Kryesisht jo aq shumë nga marrëdhënia jonë me to, sesa nga karakteristikat e lindura, nxitjet e kafshëve në lidhje me bashkëjetesën e tyre. Gjatë gjithë filmografisë sime, ndonjëherë protagonistët nuk janë aktorët, por natyra me një kod të përjetshëm, i cili megjithatë karakterizohet nga ndërhyrja njerëzore. I gjithë filmi, i cili u realizua me njerëz nga komuniteti, përveç dy prindërve, lindi nga një ëndërr që pata, filloi nga vendi, që është Metsova ku ka dyqind kuaj të lirë. Në secilin film kam disa motive, disa elementë totem, kështu që filmi u frymëzua.” nga tradita gojore dhe historitë që rrjedhin nëpër kohë në mënyrë arketipe,” është shprehur regjisori shqiptar.FILMOGRAFIA E TIJ2025 Noi2023 Drita e Dritës2016 Një Vend i Dytë2015 Koha e një të Riu që Gati të Vriste2012 Kamomil2008 Nusja më e Mirë 

  • Regjisori dhe skenaristi shqiptar fiton çmim në Festivalin e 48-të të filmit në Greqi

    Regjisori dhe skenaristi shqiptar fiton çmim në Festivalin e 48-të të filmit në Greqi

    Me çmimin e madh që i është dhënë filmit të shkëlqyer ‘NOI’ të regjisorit shqiptar Neritan Zinxhiria, është mbyllur festivali i këtij viti, raportojne mediat ne Greqi.

    Filmi i shkëlqyer ‘Noi’ i Neritan Zinxhirias fitoi me të drejtë ‘Dionisin e Artë’ në Festivalin e 48-të Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër të Dramës (DISFF), zhvilluar nga data 8-14 shtator 2025. I njëjti regjisor kishte fituar më parë ‘Dionisin e Artë’ në këtë festival me filmin e tij “Kamomil” në vitin 2012, si dhe Çmimin e Dokumentarit dy vjet më parë me filmin “Drita e Dritës”.

    Filmi ‘NOI’ merr automatikisht çmimin e një “biletë” për listën e nominimeve për Oscar për Filmin më të Mirë të Shkurtër, si dhe një çmim në para prej 10000 eurosh, të ofruar nga Finos Film dhe televizioni kombëtar ERT.

    “Titulli origjinal ishte ‘zbutës’, por kur filmi mori formën e parë, ky titull i veçantë më dukej kufizues. Doja diçka që lidhej me gjuhën e folur dhe gjuhën e popullit. Filmi u xhirua në Metsovo dhe flet për komunitetin vllah. “Noi” do të thotë ne, bota jonë, por meqenëse fjala është hundore, tingëllon si tingulli i një kali. Natyra së bashku me kafshët është elementi dominues i botës. Doja të përqendrohesha në një botë ku kuajt përcaktojnë faktorin njerëzor. Ndjeshmëria njerëzore varet nga kafshët. Kryesisht jo aq shumë nga marrëdhënia jonë me to, sesa nga karakteristikat e lindura, nxitjet e kafshëve në lidhje me bashkëjetesën e tyre. Gjatë gjithë filmografisë sime, ndonjëherë protagonistët nuk janë aktorët, por natyra me një kod të përjetshëm, i cili megjithatë karakterizohet nga ndërhyrja njerëzore. I gjithë filmi, i cili u realizua me njerëz nga komuniteti, përveç dy prindërve, lindi nga një ëndërr që pata, filloi nga vendi, që është Metsova ku ka dyqind kuaj të lirë. Në secilin film kam disa motive, disa elementë totem, kështu që filmi u frymëzua nga tradita gojore dhe historitë që rrjedhin nëpër kohë në mënyrë arketipe,” është shprehur regjisori shqiptar.

    Në festival u shfaqen 146 filma nga 49 vende te ndryshme.

    Ky regjisor është pjesëmarrës në më shumë se 250 festivale të ndryshme dhe fitues i 100 çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare. Është fitues ne 6 filmat e tij si regjisor dhe skenarist.

    FILMOGRAFIA E TIJ

    2025 Noi2023 Drita e Dritës2016 Një Vend i Dytë2015 Koha e një të Riu që Gati të Vriste2012 Kamomil2008 Nusja më e Mirë

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    NË “BIBLIOTEKËN” E MIGJENIT

  • Filmi “Burri i shtëpisë” pas festivalit të Sarajevës do të shfaqet në kategorinë kryesore garuese të “PriFest 2025”

    Filmi “Burri i shtëpisë” pas festivalit të Sarajevës do të shfaqet në kategorinë kryesore garuese të “PriFest 2025”

    Nga Julia Vrapi
    Filmi “Burri i shtëpisë” do të shfaqet në edicionin e 17-të të “PriFest” si premierë rajonale. Filmi me regji nga Andamion Murataj, që pasqyron konfliktet e thella njerëzore dhe shoqërore shqiptare të dielën më 14 shtator do të shfaqet në kategorinë kryesore garuese të këtij festivali, që ka nisur në Prishtinë. “Filmi “Man of the house” i regjisorit Andamion Murataj, që është caktuar në “Official Selection/ in Competition” në “PriFest 2025” përfshin dhe filma të tjerë nga Ballkani. Kategoria e filmave artistik të metrazhit të gjatë nga Ballkani vjen në festival me gjashtë filma të fuqishëm, që rrëfejnë histori prekëse dhe dramatike për lirinë, dashurinë dhe identitetin.
    “Me një përzierje premierash botërore, rajonale dhe vendore, kjo kategori pasqyron energjinë, diversitetin dhe shpirtin e kinemasë ballkanike”, thuhet në njoftimin më parë nga festivali. Ndërkohë që sa i takon filmit me skenar dhe regji nga Andamion Murataj, Qendra Kombëtare e Kinematografisë, në bashkëpunim me Ambasadën Shqiptare në Kosovë, organizojnë një pritje mbas filmit. “Për të promovuar kinematografinë shqiptare në rajon”, thuhet nga QKK në Shqipëri. Filmi “Man of the Mouse” ( Burri i shtëpisë) është mbështetur financiarisht edhe nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë . “Prishtina International Film Festival” (PriFest 2025) nisi më datë 9 shtator dhe vijon deri më datë 14 shtator. Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Prishtinë, i njohur edhe si “PriFest”, është një festival filmi që mbahet çdo vit në Prishtinë, Kosovë, që shfaq prodhime të njohura ndërkombëtare të kinemasë në rajonin e Ballkanit dhe më gjerë, dhe tërheq vëmendjen në industrinë e filmit.
    Ngjarjet në film
    Në film Fran, një grua që ka zgjedhur të jetojë një jetë beqare si burrë, duke ndjekur traditën e Burrneshave Shqiptare. Për t’u bërë nënë për mbesën e saj jetime, Fran duhet të marrë një vendim të vështirë mes ruajtjes së statusit të saj si“burrë” ose heqjes dorë prej tij për t’u rilidhur me ndjenjat amësore që kishte shtypur prej kohësh. Kur vjen momenti për të ecur përpara, zgjedhja e vetë mbesës e detyron Franin të përballet me frikërat më të thella: të mbajë fëmijën pranë ose t’i japë krahë vajzës së re. Në muajin gusht filmi artistik me metrazh të gjatë, “Burri i shtëpisë” (Man of the House) me regji të Andamion Murataj dhe me produksion të shtëpisë kinematografike “Lissus Media” shënoi premierën botërore në programin e konkurrimit të Festivalit të Filmit në Sarajevë 2025. Festivali i Filmit në Sarajevë cilësohet si evenimenti më i madh i filmit në Evropën Juglindore dhe një prej më të mëdhenjve në Evropë. Filmi “Man of the House” me një rrëfim të thellë emocional dhe shoqëror është një koproduksion i gjashtë shteteve- Shqipërisë, Kosovës, Italisë, Austrisë, Kroacisë dhe Maqedonisë së Veriut.
     
     

  • Filmi “Emili” shfaqet premierë rajonale në “Prishtina International Film Festival”

    Filmi “Emili” shfaqet premierë rajonale në “Prishtina International Film Festival”

    Filmi “Emili” këtë mbrëmje shfaqet si premierë rajonale në “Prishtina International Film Festival”, si pjesë e konkurrimit kryesor të festivalit. “PriFest 2025” nisi më datë 9 shtator në Prishtinë dhe është një event i rëndësishëm kinematografik, që sjell filma nga vende të ndryshme të botës. Me skenar dhe regji nga Ajola Daja, filmi do të shfaqet këtë të premte ora 19:30, te Kino Armata. Në role janë aktorët Arta Dobroshi, Luiza Xhuvani, Lulzim Zeqja dhe Noel Miraka, ku pjesë e filmit është dhe aktori Margent Caushi. Filmi përshkruan historinë e Emilisë, një grua e re e cila lufton për të gjetur balancën dhe forcën për të përballuar sfida të mëdha në jetën e saj personale dhe profesionale.
    Filmi është mbështetur financiarisht nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë. Filmi “Emili” për Ajola Dajën ka qenë shumë i rëndësishëm për të si regjisore. Pas filmave të shkurtër me këtë projekt ajo do ta provonte veten edhe si regjisore në një film të gjatë. Filmi është shfaqur dhe më parë në kinematë në Tiranë, por regjisorja Ajola Daja ka treguar më herët se “Emili” nisi nga një ngacmim, nga një histori dhune reale, të cilat nuk është e vështirë ti gjesh në realitetin tonë. Ajo ka treguar se ka qenë një ngjarje që e ka ndjerë të nevojshme ta tregojë në mënyrën e saj. Festivali synon të promovojë kinematografinë dhe të krijojë një platformë për bashkëpunime dhe shkëmbim kulturor, ku gjatë tij veç shfaqjes së filmave zhvillohen dhe aktivitete të tjera. “PriFest 2025” vijon deri më datë 14 shtator.

  • Filmi me metrazh të shkurtër, edicioni i 12-të i festivalit, konkurojnë 81 filma nga 41 shtete

    Filmi me metrazh të shkurtër, edicioni i 12-të i festivalit, konkurojnë 81 filma nga 41 shtete

    Edicioni i 12-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit me Metrazh të Shkurtër ka çelur siparin në Korçë, duke bërë bashkë artistë të kinematografisë nga gjithë bota.
    Interesant është fakti  se numri i filmave shqiptarë pjesëmarrës po rritet nga viti në vit ndërsa cilësia vjen duke u rritur.
    “Ky është edicioni i 12-të i Korça Short Film Festival. Këtë vit janë përzgjedhur 81 filma në total, nga 41 shtete të ndryshme. Janë 6 kompeticione. Cilësia është gjithmonë në rritje, nuk kemi numrat që dëshirojmë çdo vit ka 5-6 filma të ndryshëm. Qendra e kinematografisë ka mbështetur disa prej tyre këtë vit kemi më tepër nga shqiptarët e Shqipërisë”, tha drejtori i festivalit, Gledis Bica.

    Pjesë e jurisë u bë regjisori i njohur turk, njëkohësisht Koordinator i Festivalit me të madh të filmit me Metrazh të Shkurtër në Turqi ndërsa një tjetër regjisor austriak tregon vlerëson mikpritjen që u është bërë artistëve të huaj në Shqipëri
    “Është hera ime e tretë në Shqipëri dhe hera e parë në Korçë. Kemi diskutuar bashkëpunimet e mundshme me drejtuesit e këtij festivali pasi unë jam koordinatori i Festivalit me të madh të filmit në Izmir të Turqisë. Është e rëndësishme të krijojmë ura bashkëpunimi dhe mundësi për qytetin e Korçës dhe për artistët për t’u promovuar”, tha Umut Can Turkmen.
    “Vij nga Austria si krijues i një filmi eksperimental. Është hera ime e parë në këtë festival. E shfrytëzuam kohën dhe pamë Shqipërinë, një mikpritje e pazakontë. Filmi im flet për fasadat e njerëzve, për dukjen që është e rëndësishme sot në botën moderne dhe si ndikon ajo në botën shpirterore të njerëzve”, tha Eyup Kus.
    Festivali Ndërkombëtar i Filmit me Metrazh të Shkurtër do të shfaqet për 8 ditë në Korçë në kinema” Majestic “, kinemaja e vetme në juglindje që qëndron e mbyllur prej vitit 2018./vizionplus.tv

  • Një univers paranormal, si të shihni sipas radhës filmat e ‘The Conjuring’ deri te ‘Last Rites’

    Një univers paranormal, si të shihni sipas radhës filmat e ‘The Conjuring’ deri te ‘Last Rites’

    “The Conjuring: Last Rites” debutoi në kinema më 5 shtator. Patrick Wilson dhe Vera Farmiga u rikthyen në rolet e Ed dhe Lorraine Warren, çiftit të famshëm të hetuesve paranormalë.

    “Last Rites” është pjesa e fundit e sagës që nisi në vitin 2013 me “The Conjuring”, i cili tregonte historinë e një familjeje të përndjekur nga fantazmat e cila ndihmohet nga çifti. Përveçse një film i frymëzuar nga figura të njohura paranormale, filmi prekte disa ngjarje të vërteta dhe rastësi të çuditshme shoqëruan xhirimet.

    Ndërsa frika shfaqej në ekran dhe jashtë saj, “The Conjuring” grumbulloi mbi 320 milionë dollarë në arkën globale. Nga ai moment, kanë vijuar një seri prodhimesh të tjera të ndërlidhura me të si “Annabelle” (2014) dhe “The Nun” (2018) që së bashku përbëjnë universin e “The Conjuring”.

    Në shtator të vitit 2023, “The Nun II” pushtoi kinematë. Në tërësi janë 10 prodhime të realizuara brenda këtij universi filmik që ka grumbulluar një komunitet besnik admiruesish. Nëse po mendoni të shihni “Last Rites” apo thjesht të (ri)shihni gjithë filmat e tjerë, ju tregojmë radhën që duhet të ndiqni.

    The Nun (2018)

    Edhe pse doli pesë vite pas “The Conjuring”, është kronologjikisht filmi i parë. Ngjarjet ndodhin në Rumaninë e vitit 1952 ku murgesha demon Valak endet në korridoret e një manastiri të largët. Demoni që njihet më shumë si “murgesha”, u shfaq për herë të parë në “The Conjuring 2” dhe shkurtimisht në “Annabelle: Creation”.

    Annabelle: Creation (2017)

    Shfaqet pak në filmin “The Conjuring”, por kukulla e pushtuar Annabelle u kthye shpejt në një objekt të preferuar për shkak të buzëqeshjes së frikshme dhe origjinës së saj, bazuar në histori të vërtetë. Filmi tregon sesi kukulla u pushtua nga djajtë: një grup vajzash jetime çlirojnë gabimisht një ligësi të lashtë…dhe duhet të luftojnë për jetën e tyre.

    The Nun II (2023)

    Katër vite pas “The Nun”, pjesa e dytë tregon historinë e motrës Irene, e mbijetuara e vetme që jep mësim në një shkollë me konvikt në Francë. Valak e gjen sërish dhe asaj i duhet të mbrojë nxënësit.

    Annabelle (2014)

    Në fillim të “The Conjuring”, çifti Warren prezanton kukullën, e cila në të vërtetë gjendet në muzeun e tyre me objekte paranormale. Filmi, i cili u kthye në hit, tregon se në vitin 1967 Annabelle torturoi një çift dhe vajzën e tyre të sapolindur.

    The Conjuring (2013)

    Filmi është bazuar në një histori të vërtetë të një ferme të pushtuar në Rhode Island. Në film, çifti i hetuesve paranormalë shkojnë të ndihmojnë familjen Perron e cila përballet me ngjarje të çuditshme në shtëpinë e tyre, në vitin 1971. Më pas, ngjarjet përshkallëzojnë në një pushtim të plotë demoniak dhe trupa që fluturojnë në ajër.

    Annabelle Comes Home (2019)

    Në 1972, çifti Warren largohet për një hetim tjetër dhe punësojnë një dado që të kujdeset për vajzën e tyre, Judy, në shtëpinë ku ndodhet edhe Annabelle. Nuk do shumë dhe Annabelle ia mbath duke thirrur djaj të tjerë. Judy dhe dadoja duhet të luftojnë shpirtrat e ligj dhe të mos pushtohen prej tyre.

    The Curse of La Llorona (2019)

    Është film që nuk lidhet shumë me të tjerët dhe bazohet në legjendën meksikane të La Llorona, një fantazme hakmarrëse që mbyt fëmijët. Lidhja e vetme e këtij filmi me të tjerët është prifti Perez, i cili shfaqet edhe te “Annabelle”. Filmi nis në vitin 1673 me zanafillën e legjendës dhe më pas ngjarjet vendosën në Los Anxhelesin e 1973-shit, ku Anna përfshihet në ca ngjarje misterioze.

    The Conjuring 2 (2016)

    “The Conjuring 2” ishte gjithashtu i bazuar në një histori të vërtetë për një familje në periferi të Londrës, vajza e së cilës pushtohet nga demonët. Në të vërtetë, çifti Warren e hetoi këtë ngjarje dhe deklaroi se panë orendi që lëviznin dhe zëra jashtë trupave. Në film, ngjarjet zhvillohen në vitin 1977 dhe pas pushtimit është Valak, por jashtë ekranit kishte shumë skeptikë për këtë ngjarje e cila njihet si Poltergeisti i Enfield.

    The Conjuring: The Devil Made Me Do It (2021)

    Ngjarjet ndodhi  në vitin 1981 dhe lidhen me gjyqin e vërtetë të Arne Cheyenne Johnson, i cili vrau shefin e bashkëshortes. Një vit më parë, çifti Warren e kishte takuar Johnson ndërsa përpiqeshin të nxirrnin një djall jashtë trupit të një djali të vogël që ai njihte. Gjatë ekzorcizmit, Johnson iu vetëofrua djallit që ai të largohej nga trupi i vogëlushit. Më pas, ai nisi të sillej çuditshëm dhe të përkeqësohej duke arritur të vriste. Ngjarja vazhdon të ketë vëmendje mediatike dhe është trajtuar në kronika të veçanta dhe librin “The Devil in Connecticut” të Gerald Brittle.

    The Conjuring: Last Rites (2025)

    Filmi më i ri ndodh në vitin 1986 kur çifti Warren është gati të heqë dorë nga hetimi i ngjarjeve paranormale, por një familje ka nevojë për ndihmën e tyre dhe s’mund t’i kthejnë kurrizin. Filmi bazohet te një ngjarje që përfshin një çift në jetën e vërtetë, Janet dhe Jack Smurl, të cilët thanë se një prani demoniake po lëndonte familjen e tyer, madje thanë se po sulmonte seksualisht Jack./KultPlus.com