Tag: filmi

  • Emma Watson pranon se ndjehet në siklet me një skenë të zhveshjes nga filmi i vitit 2012

    Emma Watson pranon se ndjehet në siklet me një skenë të zhveshjes nga filmi i vitit 2012

    Aktorja britanike Emma Watson ka ndarë së fundmi një anë më personale të përvojës së saj në film, duke pranuar se disa skena nga filmi i vitit 2012, The Perks of Being a Wallflower, e bëjnë të ndihet në siklet. Në një intervistë për LADbible dhe BBC Radio 1, Watson tregoi se e ka të vështirë të shohë disa momente ku personazhi i saj, Sam, shfaqet në situata më provokuese ose në skena me elementë intimiteti.
    E njohur në mbarë botën për rolin e saj si Hermione Granger në sagën e famshme Harry Potter, Watson tha se gjithmonë ka qenë e kujdesshme për mënyrën si paraqitet në publik. Ajo theksoi se ndihet e ndarë midis dëshirës për të sfiduar veten si aktore dhe nevojës për të ruajtur figurën e pastër që publiku e identifikon me të.
    “Disa skena ishin shumë larg nga ajo që unë jam në jetën reale,” tha ajo, duke shtuar se gjatë xhirimeve të pjesës ku personazhi i saj performon nga The Rocky Horror Picture Show, ishte “jashtëzakonisht e tensionuar”. “Nuk e dalloni në film, por isha tmerrësisht nervoze,” rrëfeu Watson me sinqeritet.
    Për aktoren, arti mbetet një mënyrë e thellë për të eksploruar ndjenjat njerëzore, por ajo pranon se disa përvoja filmike e kanë vënë në prova emocionale të vërteta. “Është e rëndësishme të njohësh kufijtë e tu dhe të jesh e sinqertë me publikun,” tha Watson, duke treguar edhe një herë anën e saj të ndjeshme dhe reflektuese.

  • Quentin Tarantino rikthehet pas 30 vitesh në aktrim!

    Quentin Tarantino rikthehet pas 30 vitesh në aktrim!

    Pas më shumë se tre dekadash qëndrimi pas kamerës, regjisori legjendar Quentin Tarantino po rikthehet në botën e aktrimit me një rol të ri surprizues. Fituesi i shumëfishtë i çmimeve ndërkombëtare do të shfaqet në filmin “Only What We Carry”, nën regjinë e Jamie Adams, në atë që përshkruhet si projekti i tij më i rëndësishëm në ekranin e madh që nga “From Dusk Till Dawn” (1996).
    Drama, e cila është xhiruar në Francë, trajton tema të ndjeshme si dashuria, humbja dhe forcën për të ecur përpara pas momenteve të vështira. Filmi është cilësuar si një “udhëtim emocional dhe intim”, ku Tarantino luan rolin e John Percy-t, mikut të ngushtë të personazhit kryesor Julian Johns, i interpretuar nga Simon Pegg.
    Në kastin e filmit bëjnë pjesë edhe aktorë të njohur si Sofia Boutella, Charlotte Gainsbourg dhe Liam Hellmann, ndërsa këngëtarja e njohur Lizzy McAlpine do të bëjë debutimin e saj të parë në kinemanë artistike.
    Ky rikthim i Tarantinos në aktrim vjen pas lajmit se ai ka vendosur të pezullojë projektin e tij të shumëpërfolur “The Movie Critic”, i cili pritej të ishte filmi i dhjetë dhe njëkohësisht i fundit në karrierën e tij si regjisor.
    Ndërkohë që fansat presin të shohin nëse Tarantino do t’i përmbahet vendimit për t’u tërhequr nga regjia, rikthimi i tij në aktrim pritet të sjellë një anë të re dhe të papritur të një prej figurave më ikonike të kinemasë moderne.

  • Tribut dedikuar regjisores Xhanfise Keko nga Instituti Norvegjez i Filmit

    Tribut dedikuar regjisores Xhanfise Keko nga Instituti Norvegjez i Filmit

    Kinemaja shqiptare vazhdon të zgjojë interesin e institucioneve ndërkombëtare të filmit. I fundit për këtë vit është Instituti Norvegjez i Filmit (Norsk Filminstitutt – NFI) i cili ka vendosur t’i dedikojë një tribut regjisores shqiptare Xhanfise Keko. Gjatë tre ditëve, në aktivitetin e kuruar nga Jan Langlo, programues i Cinemateket Oslo, do të shfaqen në sallën qëndrore të saj në datat 30 e 31 tetor dhe 2 nëntor 2025 filmat “Tomka dhe shokët e tij”, “Beni ecën vetë” dhe “Kur xhirohej një film” të regjisores së mirënjohur shqiptare.
     Në fakt, publiciteti për këtë ngjarje, e para në këtë vend nordik, ka ditë që ka nisur. Në dy nga faqet e katalogut periodik të Cinematekës mbi filmat që priten të shfaqen në Oslo, në shkrimin prezantues të regjisores shqiptare Xhanfise Keko dhe krijimtarisë së saj me titullin “Xhanfise Keko, zonja e parë e filmit shqiptar” dhe nën të “tre filma të firmosur nga regjisorja pioniere”, shkruhet:
    “Historia e kinemasë shqiptare është ende një kapitull i panjohur për shumë njerëz. Në tetor dhe nëntor ne do të shfaqim tre filma nga Xhanfise Keko, regjisorja kryesore e këtij vendi.
    Xhanfise Keko është një regjisore që arriti të krijonte filma shoqërisht inteligjentë edhe poetikisht të sofistikuar në një periudhë censure të rreptë dhe përkundër kufizimeve të sistemit të rreptë komunist. Vitet e fundit, Xhanfise Keko ka marrë një njohje ndërkombëtare të vonuar, por të merituar, përmes pjesëmarrjes në festivale, prezantimit në kinoteka si dhe në filmat e regjisorit britanik të dokumentarëve dhe historianit të filmit Mark Cousins.
    Ajo është një nga themelueset e Kinostudio “Shqipëria e Re” (sot “Albafilm”) dhe ka realizuar mbi 25 filma dokumentarë dhe artistikë midis viteve 1952 dhe 1984. Keko është veçanërisht e njohur për filmat e saj ku personazhet kryesore janë fëmijët dhe ku ka krijuar portretizime realiste të përsosura, filma të cilët ndërthurin përmbajtje edukative me cilësi artistike. Të gjitha këto kanë bërë që ajo të fitojë njohje ndërkombëtare, veçanërisht vitet e fundit.
    Filmi më i njohur i Kekos është “Tomka dhe shokët e tij” (1977), një film i shkëlqyer dhe i paparashikueshëm për një grup djemsh që planifikojnë dhe kryejnë një aksion sabotazhi kundër nazistëve gjermanë që kanë ngritur një kamp ushtarak në fushën e tyre të lojës. Filmi është i jashtëzakonshëm për realizmin e tij, por njëkohësisht të stilizuar, si dhe për interpretimet plot jetë të aktorëve të vegjël. Keko përdor arkitekturën e qytetit dhe lojën e fëmijëve si metafora për lirinë dhe bashkësinë, dhe filmi është përcaktuar si një kritikë e nënkuptuar ndaj klimës politike të kohës.
    Në filmin “Beni ecën vetë” (1975) takojmë Benin, një djalë tepër i mbrojtur nga prindërit, i cili gjatë pushimeve tek xhaxhai i tij mëson të qëndrojë në këmbët e veta. Filmi është një histori prekëse e rritjes, që trajton temat e pavarësisë dhe zhvillimit personal. Me ngrohtësi dhe thellësi, Keko përshkruan zhvillimin e fëmijës nga varësia drejt pjekurisë, dhe filmi është kthyer në një klasik në Shqipëri.
    Filmi “Kur xhirohej një film” (1981), ndjek një qasje më narrative dhe përcjell historinë e një djali të vogël që luan në një film ndërkohë që përpiqet të ribashkojë prindërit e tij të divorcuar. Këtu Keko ndërthur një rrëfim të përshtatshëm për fëmijë me një temë serioze- divorcin- i cili ishte temë tabu në Shqipërinë socialiste. Filmi tregon aftësinë e saj për të balancuar ndjeshmërinë me kritikën sociale.
    Filmat e Kekos dallohen për zgjidhjet teknike, thellësinë emocionale dhe aftësinë për t’u dhënë zë fëmijëve në një kohë të dominuar nga kontrolli ideologjik. Sot ajo konsiderohet një pioniere e kinematografisë shqiptare dhe një figurë e rëndësishme në historinë ndërkombëtare të filmit për fëmijë.
    Kjo është hera e parë që filmat e saj po shfaqen në Norvegji”.
    Siç shihet, organizatorët kanë bërë gjithçka që autorja shqiptare dhe filmat e saj të prezantohen sa më mirë tek shikuesi norvegjez. Tani pritet vetëm ora 18.00 e datës 30 tetor 2025 kur do të nisë projeksioni i filmit “Tomka dhe shokët e tij”, të parit nga tre filmat e përzgjedhur prej organizatorëve.
    Një ngjarje shumë e bukur kjo për regjisoren Xhanfise Keko, por dhe kinematografinë shqiptare.

     

  • Zonja e filmit shqiptar

    Zonja e filmit shqiptar

    Instituti Norvegjez i Filmit (NFI) ka vendosur të organizojë një tribut dedikuar regjisores shqiptare Xhanfise Keko. Për tre ditë, në 30 e 31 tetor dhe 2 nëntor 2025, në Cinematekën e Oslos do të shfaqen tre filma të saj, “Tomka dhe shokët e tij”, “Beni ecën vetë” dhe “Kur xhirohej një film”. Të tre filmat e përzgjedhur me këtë rast, krijojnë një përshtypje të mirë të prodhimit total të Kekos dhe prezantimi i tyre është një mundësi unike për të parë imazhe të gjalla nga Shqipëria gjatë një periudhe kur vendi ishte i mbyllur për botën e jashtme.
    Keko i realizoi filmat e saj në vitet 1972 – 1984, dhe është një nga regjisorët e gjeneratës së artistëve të ekranit të cilët punuan me përkushtim e pasion të madh në një fushë që deri disa vite më parë nuk ekzistonte dhe në një kohë jo komode për të krijuar siç dinin dhe donin. Megjithatë, duhet thënë se, regjisorja Xhanfise Keko e shfrytëzoi më së miri mungesën e vëmëndjes së sistemit komunist që kontrollonte të gjitha fushat e jetës shoqërore shqiptare dhe indiferencën e zyrtarëve të kohës ndaj “film për fëmijë” për të eksperimentuar stilistikisht me filmat e saj dhe gjetur mënyra për t’i bërë fëmijët, aktorët e saj, të vepronin natyrshëm para kamerës. Siç dihet, regjisorja Xhanfise Keko të gjithë krijimtarinë e saj ja dedikoi botës së fëmijëve dhe problemeve të fëmijëve e jo vetëm të tyre.
    Për shumë shqiptarë që u rritën nën regjimin e Hoxhës, filmat e Xhanfise Kekos, e vetmja grua në historinë e filmit shqiptar, ende shkaktojnë kujtime nostalgjike përkundër përmbajtjes ideologjike të filmave dhe përkundër faktit se ato janë prodhuar në një periudhë që shumë preferojnë ta harrojnë.
    Ndërkohë, jashtë Shqipërisë, afër dhe larg saj, filmat e regjisores shqiptare janë shfaqur dhe parë me interes nga audienca ndërkombëtare në Itali, Spanjë, Israel, Amerikë, Kanada, Britani e Madhe, Gjermani, Zvicër, Hollandë, Danimarkë, Austri, Francë, e tjerë. Po ashtu, veçanërisht këtë dhjetëvjeçarin e fundit, regjisorja shqiptare Xhanfise Keko ka zgjuar edhe interesin e studiuesve të kinemasë nga vende të ndryshme të botës dhe po fiton gjithnjë e më shumë vëmendjen e tyre.
    Duke u rikthyer tek tributi më i fundit, ai i Institutit Norvegjez të Filmit, po sjellim më poshtë tekstin e shkruar prej kuratorit dhe programuesit të Cinematekës së Oslos, z. Jan Langren, ku hidhet dritë për shikuesit norvegjezë mbi regjisoren Xhanfise Keko, kohën dhe kontekstin politik kur ajo i ka realizuar këto filma.
    “Historia e kinemasë shqiptare është ende një kapitull i panjohur për shumë njerëz. Në tetor dhe nëntor ne do të shfaqim tre filma nga Xhanfise Keko, regjisorja kryesore e këtij vendi. 
    Xhanfise Keko është një regjisore që arriti të krijonte filma shoqërisht inteligjentë edhe poetikisht të sofistikuar në një periudhë censure të rreptë dhe përkundër kufizimeve të sistemit të rreptë komunist. Vitet e fundit, Xhanfise Keko ka marrë një njohje ndërkombëtare të vonuar, por të merituar, përmes pjesëmarrjes në festivale, prezantimit në kinoteka si dhe në filmat e regjisorit britanik të dokumentarëve dhe historianit të filmit Mark Cousins.
    Ajo është një nga themelueset e Kinostudio “Shqipëria e Re” (sot “Albafilm”) dhe ka realizuar mbi 25 filma dokumentarë dhe artistikë midis viteve 1952 dhe 1984. Keko është veçanërisht e njohur për filmat e saj ku personazhet kryesore janë fëmijët dhe ku ka krijuar portretizime realiste të përsosura, filma të cilët ndërthurin përmbajtje edukative me cilësi artistike. Të gjitha këto kanë bërë që ajo të fitojë njohje ndërkombëtare, veçanërisht vitet e fundit.
    Filmi më i njohur i Kekos është “Tomka dhe shokët e tij” (1977), një film i shkëlqyer dhe i paparashikueshëm për një grup djemsh që planifikojnë dhe kryejnë një aksion sabotazhi kundër nazistëve gjermanë që kanë ngritur një kamp ushtarak në fushën e tyre të lojës. Filmi është i jashtëzakonshëm për realizmin e tij, por njëkohësisht të stilizuar, si dhe për interpretimet plot jetë të aktorëve të vegjël. Keko përdor arkitekturën e qytetit dhe lojën e fëmijëve si metafora për lirinë dhe bashkësinë, dhe filmi është përcaktuar si një kritikë e nënkuptuar ndaj klimës politike të kohës.
    Në filmin “Beni ecën vetë” (1975) takojmë Benin, një djalë tepër i mbrojtur nga prindërit, i cili gjatë pushimeve tek xhaxhai i tij mëson të qëndrojë në këmbët e veta. Filmi është një histori prekëse e rritjes, që trajton temat e pavarësisë dhe zhvillimit personal. Me ngrohtësi dhe thellësi, Keko përshkruan zhvillimin e fëmijës nga varësia drejt pjekurisë, dhe filmi është kthyer në një klasik në Shqipëri.
    Filmi “Kur xhirohej një film” (1981), ndjek një qasje më narrative dhe përcjell historinë e një djali të vogël që luan në një film ndërkohë që përpiqet të ribashkojë prindërit e tij të divorcuar. Këtu Keko ndërthur një rrëfim të përshtatshëm për fëmijë me një temë serioze – divorcin – i cili ishte temë tabu në Shqipërinë socialiste. Filmi tregon aftësinë e saj për të balancuar ndjeshmërinë me kritikën sociale.
    Filmat e Kekos dallohen për zgjidhjet teknike, thellësinë emocionale dhe aftësinë për t’u dhënë zë fëmijëve në një kohë të dominuar nga kontrolli ideologjik. Sot ajo konsiderohet një pioniere e kinematografisë shqiptare dhe një figurë e rëndësishme në historinë ndërkombëtare të filmit për fëmijë.
    Kjo është hera e parë që filmat e saj po shfaqen në Norvegji”.

  • Luiz Ejlli zbulon datën e projektit me Kiarën

    Luiz Ejlli zbulon datën e projektit me Kiarën

    Fituesi i ‘BBVA’, Luiz Ejlli ka ndezur kureshtjen e ndjekësve me një postim enigmatik, që duket më shumë si trailer i një filmi sesa një story e zakonshme në Instagram. Në imazhin e publikuar, ai shkruan:
    “Në Shkurt 2026! Lajmet do të bëhen film, dhe filmi do të bëhet lajm.”
    Ky njoftim i ka bërë fansat të mendojnë se më në fund po konkretizohet projekti për të cilin ai dhe Kiara Tito kanë folur muaj më parë. Prej disa kohësh, çifti më i komentuar i showbizit shqiptar është përfolur për një film romantik, ku të dy do të jenë protagonistët kryesorë.
    Në një intervistë të dhënë në maj, Kiara kishte zbuluar për herë të parë planet për këtë projekt:
    “Jemi duke u organizuar për të bërë një film bashkë. Është hera e parë që e them publikisht. Luizi e ka përmendur ndonjëherë në Story, por tani po flasim për diçka konkrete. Është një projekt që e kemi shumë për zemër dhe mezi presim ta realizojmë.”
    Burime pranë çiftit bëjnë me dije se xhirimet pritet të nisin së shpejti, ndërsa projekti po përgatitet me kujdes për të sjellë një histori që përzien realitetin me artin, pikërisht ashtu si Luizi e paralajmëroi në mesazhin e tij.
    Edhe pse titulli dhe ekipi realizues nuk janë bërë ende publikë, një gjë është e sigurt: Luizi dhe Kiara po përgatisin diçka që do të bëhet po aq lajm, sa edhe film.

  • “Netët e Filmit Shqiptar” në Prishtinë, shfaqet filmi “Koncert në vitin 1936”

    “Netët e Filmit Shqiptar” në Prishtinë, shfaqet filmi “Koncert në vitin 1936”

    Filmi “Koncert në vitin 1936” me regji nga Saimir Kumbaro u shfaq në Prishtinë. Ambasada e Shqipërisë në Kosovë zhvilloi mbrëmjen e dytë të ciklit kulturor “Netët e Filmit Shqiptar”, në bashkëpunim me Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit dhe me mbështetjen e Kino Armata. Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Petrit Malaj në fjalën e tij të mirëseardhjes, theksoi rëndësinë e kësaj nisme që sjell më afër publikun filmdashës dhe nxënësit e shkollave në Kosovë me trashëgiminë tonë të pasur kinematografike, me gjuhën dhe kulturën shqipe që na bashkojnë.
    “Në këtë mbrëmje u shfaq filmi klasik “Koncert në vitin 1936” i regjisorit të mirënjohur Saimir Kumbaro, një krijim që mbetet dëshmi e shpirtit dhe historisë sonë. Faleminderit të gjithëve që u bashkuan në këtë udhëtim të bukur artistik, që ndërton ura midis brezave dhe forcon lidhjet vëllazërore dhe kulturore mes Shqipërisë dhe Kosovës”, shprehet ambasadori Malaj. Filmi, “Koncert në vitin 1936” me regji nga Saimir Kumbaro  u shfaq në versionin e tij të restauruar. Filmi “Koncert në vitin 1936” u restaurua më parë në mënyrë digjitale nga Quality Matters, me bazë në Mumbai, Indi nga një ekip restauruesish udhëhequr nga Koushik Prassanta Bhattacharya. Skanimi i elementit origjinal negativ i figurës u krye në Kinematekën e Malit të Zi. Më regji nga Saimir Kumbaro, skenari është shkruar nga Kiço Blushi. Operator Saim Kokona, kompozitor Limos Dizdari. Në role janë aktorët Manushaqe Qenami, Margarita Xhepa, Bep Shiroka, Robert Ndrenika, Gjon Karma, Roland Trebicka, Nikolla Llambro, Albert Verria, Ilia Shyti, Mirush Kabashi, Enver Dauti.
    “Koncert në vitin 1936” është prodhim i vitit 1978. Filmi, që tregon historinë e dy interpretueseve, të cilat vizitojnë qytetet e vogla provinciale të Shqipërisë së vitit 1936 pas restaurimit u shfaq më parë edhe në Tiranë e Libohovë.

  • Surprizë nga Kylie Jenner! Ylli i “The Kardashians” nis karrierën në aktrim

    Surprizë nga Kylie Jenner! Ylli i “The Kardashians” nis karrierën në aktrim

    Pas viteve të tëra suksesi në botën e biznesit dhe televizionit, Kylie Jenner duket se është gati për një sfidë të re, aktrimin. Ylli i “The Kardashians” do të marrë pjesë në filmin e ri të studios A24, me titull “The Moment”, duke ndjekur kështu hapat e partnerit të saj, Timothée Chalamet, i cili prej kohësh është një nga aktorët më të vlerësuar të Hollywood-it.
    Filmi do të drejtohet nga Aidan Zamiri, ndërsa rolin kryesor do ta mbajë këngëtarja e njohur Charli XCX, e cila është gjithashtu edhe ideatorja e konceptit origjinal. Në një postim në Instagram, Charli zbuloi kastin mbresëlënës të aktorëve që do të marrin pjesë në projekt, ku përveç Kylie Jenner përfshihen edhe emra të mëdhenj si Alexander Skarsgård, Rosanna Arquette, Reese Witherspoon, Jamie Demetriou, Kate Berlant dhe shumë të tjerë.
    “The Moment” do të tregojë historinë e një ylli të ri të muzikës pop, i cili përpiqet të përballojë kompleksitetet e famës, presionet e industrisë muzikore dhe kërkimin për identitet në një botë ku gjithçka ndodh nën dritat e kamerave. Charli XCX do të luajë rolin kryesor, ndërsa pjesëmarrja e Kylie Jenner në projekt ka zgjuar shumë kureshtje, pasi kjo është hera e parë që ajo shfaqet në një prodhim filmik serioz.
    Skenari mban firmën e Aidan Zamiri dhe Bertie Brandes, ndërsa muzika do të jetë e kompozuar nga producenti i njohur AG Cook, një bashkëpunëtor i afërt i Charli XCX dhe një prej emrave më të kërkuar në skenën elektronike alternative.
    Burime pranë produksionit kanë treguar se filmi do të përfshijë elemente dramatike, por edhe një dozë të fortë satire mbi botën e famës dhe ndikimin e rrjeteve sociale. Vetë Charli XCX ka thënë se “The Moment” do të jetë “një reflektim i asaj se si arti, fama dhe jeta personale përplasen në mënyra të paparashikueshme”.
    Me një kast të yjeve, një shtëpi produksioni prestigjioze si A24 dhe debutimin surprizë të Kylie Jenner në rolin e aktores, “The Moment” është një nga projektet më të shumëpritura të vitit. Filmi pritet të dalë në kinema në vitin 2026, duke shënuar një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e yllit të Kylie Cosmetics.

  • Dokumentari i parë hapësinor 8K i “Shenzhou 13” pritet me interes  nga shikuesit

    Dokumentari i parë hapësinor 8K i “Shenzhou 13” pritet me interes nga shikuesit

    Filmi dokumentar “Shenzhou 13”, është shfaqur në kinematë e mbarë Kinës. Të dhënat e fundit nga platformat elektronike të kinemave treguan se deri në fund të shtatorit, ky film i prodhuar nga Grupi Mediatik i Kinës (CMG), shënoi një shitje të biletave prej më shumë se 5.6 milionë dollarësh amerikanë. 
    Filmi u promovua edhe në pritjet zyrtare të ambasadave kineze në shumë vende në kuadër të Ditës Kombëtare, duke përfshirë ato në ShBA, Britani e Madhe, Gjermani, si dhe Shqipërinë. 
    Dokumentari është i pari film hapësinor me teknologji qartësie ultra të lartë 8K në Kinë, i cili bazohet në misionin e parë 6-mujor të ekuipazhit të fluturimit hapësinor në anijen “Shenzhou-13” në orbitë. Pjesa kryesore e filmit është xhiruar nga astronautët e misionit “Shenzhou-13” Zhai Zhigang, Wang Yaping dhe Ye Guangfu, si fotografë në stacionin hapësinor kinez, duke paraqitur hollësisht momentet kryesore të misionit të ekuipazhit, si lëshimi i raketës, hyrja në stacionin hapësinor, kryerja e misionit jashtë kabinës dhe rikthimi në Tokë. 
     

  • Filmi “Koncert në vitin 1936” i vitit 1978  në aktivitetin “Netët e filmit shqiptar”

    Filmi “Koncert në vitin 1936” i vitit 1978  në aktivitetin “Netët e filmit shqiptar”

    Filmi “Koncert në vitin 1936” prodhim kinematografik i vitit 1978 do të shfaqet në aktivitetin “Netët e filmit shqiptar”. Filmi me regji nga Saimir Kumbaro është në vijim të filmave që po shfaqen te Kino Armata në Prishtinë. Projekti “Netët e filmit shqiptar” është rezultat i një bashkëpunimi mes Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit në Tiranë dhe Kino Armata në Prishtinë, dhe ka si qëllim të promovojë vlerat tona të përbashkëta kulturore e historike përmes gjuhës universale të artit. Filmi “Koncert në vitin 1936” i regjisorit Saimir Kumbaro do të shfaqet në 8 tetor në mbrëmje në versionin e tij të restauruar, i shoqëruar me titra në gjuhën angleze.
    Filmi “Koncert në vitin 1936” u restaurua më parë në mënyrë digjitale nga Quality Matters, me bazë në Mumbai, Indi nga një ekip restauruesish udhëhequr nga Koushik Prassanta Bhattacharya. Skanimi i elementit origjinal negativ i figurës u krye në Kinematekën e Malit të Zi. Më regji nga Saimir Kumbaro, skenari është shkruar nga Kiço Blushi. Operator Saim Kokona, kompozitor Limos Dizdari, piktor Astrit Tota, montazhi Nazmie Gazheli. Zëri Xhevat Behri, kostumet Faik Këllezi, grimi Luçije Gjonçaj, Ana Arapi, drejtor filmi Fuat Çano. Filmi është prodhuar nga Kinostudio “Shqipëria e Re” në vitin 1978.
    Filmi tregon historinë e dy interpretuesve, një pianiste dhe një këngëtare lirike të shkolluara në vendet e Evropës Perëndimore, të cilat vizitojnë qytetet e vogla provinciale të Shqipërisë së vitit 1936 duke marrë me vete pianon, për të sjellë artin e tyre te njerëzit e varfër dhe për të ndikuar në emancipimin e grave. Kur mbërrijnë në qytetin e vogël të Lushnjes për të dhënë koncert, ato ndeshen me paragjykime dhe me pengesa nga autoritetet vendore që paraqiten si perëndimorë, por që në thelb janë në kontrast me ta

  • Filmi “Malet me blerim mbuluar” “fsheh” brenda vetes këtë të vërtetë

    Filmi “Malet me blerim mbuluar” “fsheh” brenda vetes këtë të vërtetë

    Lilo Labja, personazhi që plagoset në filmin shqiptar “Malet me blerim mbuluar’’ nuk është një fantazi e skenaristit, por është bazuar tek historia reale e një partizaneje, bëhet fjalë per Mesaret Ymerin. Veterania e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare është padyshim monument i gjallë i partizanes trime që vuri lirinë e atdheut mbi gjithçka.

    Ajo ishte 90-vjeçare kur rrëfeu kohë më parë për ‘News24’ momente nga jeta e saj mes shtigjeve të luftës. Sapo kishte braktisur bankat e gjimnazit në Gjirokastër për t’u veshur partizane. Në operacionin e qershorit ra në pritë nga gjermanët, u plagos rëndë me dy plumba një në këmbë, plumbi tjetër i dërrmoi krejt gojën, gjaku i kullonte deri tek këpucët.

    “Kam qenë 17 vjeçe kur kam dalë partizane në luftë. 6 ditë dhe 6 netë kam qenë e plagosur në Ferrë por rinia është ajo që të bën të jetosh. 17 dhëmbë më janë hequr nga plumbat ndërsa jashtë shtetit me vunë buzën prapë, ma qepën. Jemi krenarë për brezin që kemi qenë, asnjë brez nuk i ka dhënë Shqipërise atë që i kemi dhënë ne.”

    E pyetur për mënyrën si trajtohen veteranët sot, ajo ka rezervat e saj: “Qeveria të na ketë në vemendje sidomos për ne invalidët pasi ka mungesa të mëdha. Ne jemi invalidë na kanë lënë me seli në katin e 5 të pallatit”.Por jeta si partizane nuk është e gjitha. Ajo e ka kaluar jetën e saj me një bashkëshort pilot, që jo rastësisht, zbulon ajo, ka qenë edhe piloti personal i Enver Hoxhës./a.m.

    Lexo edhe:

    Roli i Kadri Roshit që nuk u pa kurrë në televizor, filmi i mbetur në gjysmë

    ObserverKult