Tag: filmi

  • “Titullohet ‘Me Fat’”, Kryemadhi jep detaje nga filmi ku do të marrë pjesë pasi del nga SPAK: Nuk jam vetëm artiste, por edhe…

    “Titullohet ‘Me Fat’”, Kryemadhi jep detaje nga filmi ku do të marrë pjesë pasi del nga SPAK: Nuk jam vetëm artiste, por edhe…

    Deputetja Monika Kryemadhi ka dhënë detaje nga filmi ku do të marrë pjesë, pasi doli nga seanca e mbajtur në Gjykatën e Posaçme.

    Ajo u shpreh se filmi titullohet “Me fat” dhe tregon historinë e një djali të ri që ballafaqohet me sfida.
    Në lidhje me pyetjen nëse u takua me ish bashkëshortin Ilir Meta në gjyq, ajo u shpreh se nuk ishte i pranishëm pasi Drejtoria e Burgjeve s’kishte marrë masa për ta dërguar.
    Kryemadhi: Nëse do të shkojmë në gjyq do të jetë i hapur. Nuk pushohet çështja, gjithë kjo. Unë për heqjen e mitrës kam bashkëpunuar me Ilir Metën sipas SPAK.  Nuk e takova se drejtoria e burgjeve s’kishte marrë masa për ta sjellë në zyrat e SPAK, është hera e disatë që drejtoria e burgjeve nuk e njofton. Më thanë që do të mi japin shpejt, e tëra ajo që është vetëm prokuroria do të ketë evidencat e veta, ne do të kemi tonat. Mendoj që mund të ketë dy tre gjëra që do të presin. Më thanë që padia e CEZ DIAS është e 2017-ës, besoj duhet të ketë përfunduar tha. Atyre të filmit u ka ardhur inat se më ka ardhur radha, nuk jam vetëm artiste por edhe organizatore. Me fat, është film artistik, një djalë i ri që ka një ëndërr. I realizon ballafaqimet, i realizon një shtyse të vogël që ndodh.

    Top Channel

  • “I kam mbyllur hesapet me politikë”, Monika Kryemadhi tregon detaje nga filmi ku do të marrë pjesë

    “I kam mbyllur hesapet me politikë”, Monika Kryemadhi tregon detaje nga filmi ku do të marrë pjesë

    Deputetja Monika Kryemadhi ka dhënë detaje nga filmi ku do të marrë pjesë, pasi doli nga seanca e mbajtur në Gjykatën e Posaçme.
    Ajo u shpreh se filmi titullohet “Me fat” dhe tregon historinë e një djali të ri që ballafaqohet me sfida.
    Në lidhje me pyetjen nëse u takua me ish bashkëshortin Ilir Meta në gjyq, ajo u shpreh se nuk ishte i pranishëm pasi Drejtoria e Burgjeve s’kishte marrë masa për ta dërguar.
    Për mediat ajo tha më parë se i kishte “mbyllur hesapet” me politikën.
    Kryemadhi: Nëse do të shkojmë në gjyq do të jetë i hapur. Nuk pushohet çështja, gjithë kjo. Unë për heqjen e mitrës kam bashkëpunuar me Ilir Metën sipas SPAK. Nuk e takova se drejtoria e burgjeve s’kishte marrë masa për ta sjellë në zyrat e SPAK, është hera e disatë që drejtoria e burgjeve nuk e njofton. Më thanë që do të mi japin shpejt, e tëra ajo që është vetëm prokuroria do të ketë evidencat e veta, ne do të kemi tonat. Mendoj që mund të ketë dy tre gjëra që do të presin. Më thanë që padia e CEZ DIAS është e 2017-ës, besoj duhet të ketë përfunduar tha. Atyre të filmit u ka ardhur inat se më ka ardhur radha, nuk jam vetëm artiste por edhe organizatore. Me fat, është film artistik, një djalë i ri që ka një ëndërr. I realizon ballafaqimet, i realizon një shtyse të vogël që ndodh.

  • La gjurmë në kinematografinë shqiptare, kush ishte Piro Milkani ?

    La gjurmë në kinematografinë shqiptare, kush ishte Piro Milkani ?

    Është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare regjisori i shquar shqiptar, Piro Milkani, një prej emrave më të rëndësishëm të kinematografisë shqiptare.
    Piro Milkani lindi më 9 dhjetor 1939 në qytetin e Korçës.
    Milkani ishte regjisori i mbi 20 produkteve kinematografike shqiptare, duke përmendur kështu: “Zonja nga qyteti”, “Një shoqe nga fshati”; “Pranvera s’erdhi vetëm”, “Ballë për ballë”, “Shtigje lufte”, “Militanti”, “Trishtimi i zonjës Shnajder”, “Gadhnjim mbi vdekjen”, “Shëmbja e idhujve”, “Një firmë e hekurt”, “Ngjyrat e moshës”, “Eja!”, “Në prag të jetës”, “Fraktura”; “Besa e kuqe”, “Në kufi të dy legjendave”, “Kur zbardhi një ditë”, “Fitues”, “Përse bie kjo daulle”. Nga dokumentarët rikujtojmë: “Çifti i lumtur”, “Festë e madhe”, “Festivali 7-te i fëmijëve”.
    Ndonëse regjisor, Milkani ka kontribuar edhe si producent, skenarist dhe operator.
    Me filmin “Gadhnjim mbi vdekjen”, ai debutonte për herë të parë si regjisor dhe do të spikaste për mënyrën e realizimit të një ngjarje të rëndësishme nga historia.
    Filmi “Shtigje lufte” është filmi më i rëndësishëm për të, sepse do t’a bënte një emër të rëndësishëm të kinematografisë shqiptare.
    Ndërsa në fillim të viteve 80-të, filmi bazuar në skenarin e Ruzhdi Pulahës, “Shoqja nga fshati” e më pas “Zonja nga qyteti” do ta bënte kinemanë e Milkanit më të dashurën e më të komunikueshme me shikuesin.
    Në vitin 1987, Milkani, mori titullin “Artist i Popullit”. Në vitin 1997, ai u nderua me “Çmim të Veçantë” për të gjithë krijimtarinë e tij artistike në Euro-Festivalin e Saint-Étienne, Francë.
    Në vitin 2019, Milkani u vlerësua me çmimin “Falënderim, Njeriut të Zotë”. Ky është një nga vlerësimet më të rëndësishme që i bëhen kryesisht personaliteteve çeke nëpër botë. Rasti i Piro Milkanit përbëu përjashtim.
    Në vitin 2024, Milkani mori diplomën e tij të Fakultetit të Filmit pas 63 vitesh, event ky që u shoqërua me një ceremoni special në Çeki.

  • Po xhironte në një varrezë të Luksemburgut kur i vdiq i biri 25 vjeç, aktori i Hollywood: Vazhdova filmimin, djali ma kërkoi vetë të…

    Po xhironte në një varrezë të Luksemburgut kur i vdiq i biri 25 vjeç, aktori i Hollywood: Vazhdova filmimin, djali ma kërkoi vetë të…

    Tim Roth rri i shtrirë në karrigen e tij dhe rrezaton një qetësi të papritur, sikur Oqeani Atlantik po hedh një spërkatje verore mbi këtë cep të Galway-t.

    Ai është optimist për jetën, filmin dhe madje edhe aktrimin – një profesion që dikur e quajti një makth që nuk do t’ia rekomandonte askujt.
    “Oh, e thashë këtë?” pyet ai, i habitur. “Në fakt nuk ndihem aspak ashtu. Duhet të kem pasur një ditë të keqe, por në rregull është.” Ai ngre supet dhe buzëqesh. “Në të vërtetë po e dua gjithnjë e më shumë në këtë moment.”
    Është një ndjesi inkurajuese dhe e papritur. Si aktor dhe regjisor, Roth njihet për zhytjen në errësirën njerëzore, një “dhimbje e gëlltitur”. Dhe ne ndodhemi këtu një mëngjes me shi në një festival filmi në bregun perëndimor të Irlandës për të folur për pikëllimin – një pikëllim fiktiv i paraqitur në filmin e tij të fundit Poison dhe një pikëllim tepër real, brutal, që e goditi familjen e tij menjëherë pasi përfundoi xhirimi.
    “Filmi në fakt trajtonte diçka që tani është shumë, shumë prekëse për sa i përket familjes sonë,” thotë ai qetësisht, me theksin e pastër londinez, edhe pas dekadash në Hollywood. “Nuk ka një mënyrë të vetme për të pikëlluar. Njerëzit reagojnë ndryshe,,të gjithë,përndryshe do të kishte një kurë për të.”
    Poison, debutimi si regjisore i Désirée Nosbusch, vendos Roth dhe Trine Dyrholm si një çift i larguar nga njëri-tjetri që ribashkohen një dekadë pas vdekjes së djalit të tyre, i cili duhet të zhvarroset sepse helmet po depërtojnë në varreza. Bazuar në një dramë nga shkrimtarja holandeze Lot Vekemans, filmi është një duel emocional i papërpunuar, xhiruar pothuajse tërësisht në një varrezë të vërtetë në Luksemburg.
    Në tetor të vitit 2022, disa muaj pasi përfunduan xhirimet, djali i Roth, Cormac, vdiq në moshën 25-vjeçare. Kitaristi dhe kompozitori ishte diagnostikuar me kancer në fazën 3 të qelizave germinale një vit më parë. Roth kishte menduar ta linte projektin që po përgatitej për xhirim, i cili kërkonte një udhëtim të gjatë nga shtëpia, në Los Angeles, por Cormac e inkurajoi ta bënte. “Ai nuk u shqetësua fare që unë do të bëja filmin. Mendonte se ishte një gjë e mirë. Ndoshta edhe donte të më nxirrte nga shtëpia”, thotë Roth me një buzëqeshje të hidhur. “E kisha miratimin e tij, përndryshe nuk do ta kisha bërë. Po të kishte nevojë të më kishte pranë, do të qëndroja pranë.”
    Xhirimet kërkonin që Roth dhe Dyrholm të kalonin periudha të gjata në varreza – filmimet ndaleshin gjatë funeraleve – por aktori mbeti shpresëplotë për Cormac. “Në atë kohë përpiqeshim të mbeteshim pozitivë sepse ai ishte ende me ne“, kujton Roth. Toni i tij është i thjeshtë, dhimbja është e mbuluar.
    Poison përshkruan një çift të shkatërruar nga humbja, një analizë e thellë e paaftësisë për të ndarë dhimbjen. “Filmi është aq i vërtetë sepse tregon se mënyra si pikëllohesh është po aq unike sa gjurma e gishtit”, thotë Roth. “Tani, me miqtë dhe familjen time, shoh që të gjithë po e përballojnë dhe e përjetojnë ndryshe dhe kanë nevojë të respektohen për këtë”.
    Para xhirimeve, Roth i tha Nosbusch-it se djali i tij ishte i sëmurë. Regjisorja kishte kaluar një frikë të ngjashme vite më parë me djalin e saj, kur atij iu diagnostikua diabeti – një përvojë që e kishte tërhequr drejt dramës së Vekemans. Ajo thotë se i dha aktorit kohë dhe hapësirë: “Nuk shkoja tek ai çdo ditë për ta pyetur, ‘Si është?’ Gjithçka ndodhte me shikime. Ndonjëherë kishte nevojë për një pushim dhe unë i thoja, ‘Sigurisht.’”
    Nosbusch mbeti e shkatërruar kur mësoi se Cormac kishte ndërruar jetë. “Zemra mu thye, sepse për një moment ndjeva me të vërtetë: ‘A ishte filmi im një fatkeqësi? A u bë filmi im realitet?’” Roth i tha se nuk kishte asnjë pendesë që e kishte bërë filmin dhe se në një mënyrë e kishte ndihmuar të përballej me atë që po vinte.
    Në një deklaratë pas vdekjes së Cormac-ut, Roth, bashkëshortja e tij Nikki Butler dhe djali tjetër Hunter thanë se pikëllimi “vinte në valë” dhe se kishin humbur një “top energjie të egër dhe elektrike”. Ata cituan një nga motot e Cormac-ut: “Sigurohu që të bësh gjërat që i do.”
    Ndoshta është një ngushëllim për Roth-in e madh që, duke ndjekur aktrimin, për të cilin ishte dashuruar që adoleshent, ai e kishte ndjekur këtë parim. Rezultati është një karrierë e gjatë dhe e larmishme që varion nga kinemaja artistike e panjohur deri te filmat komercialë, me pasionin e Roth-it për zanatin e tij gjithmonë të dukshëm në ekran.
    Fillimi ishte një shfaqje muzikore shkollore për Drakulën. “Bëra një kopje të keqe të The Rocky Horror Picture Shoë. Por u fiksova.” Për pak kohë bëri edhe punë të tjera – paketonte rafte në Tesco, ndante postën e Krishtlindjes, bënte thirrje telefonike. “Isha një nga ata djem që të telefononin dhe përpiqeshin të të shisnin reklamë. Ishte tmerr.”
    Roli i tij i parë i madh ishte në dramën televizive Made in Britain në vitin 1982, ku Roth luante një racist, çka e çoi drejt roleve kryesore në Rosencrantz & Guildenstern Are Dead të Tom Stoppard në 1990, Vincent & Theo të Robert Altman po në 1990, dhe si z. Portokalli në Reservoir Dogs të Quentin Tarantino-s. Kritikja e The Neë Yorker, Pauline Kael, e përshkroi aktrimin e Roth-it si “një lloj shkarkimi kinetik”.
    Pasoi një karrierë e pandalshme. “Mora një vendim të vetëdijshëm shumë herët… që doja të isha aktor dhe jo thjesht njeri filmash”, thotë 64-vjeçari. I pyetur nëse do të konsideronte një kthesë të stilit të Liam Neeson-it drejt filmave aksion, ai pothuajse qesh. “Nuk kam pamjen e duhur. Kurrë nuk ka qenë një opsion. Thjesht nuk më përshtatet”. Por ndoshta i përshtatet: është i hollë, me mjekër të rregulluar, me xhinse dhe çizme.
    Roth i ndan projektet në dy kategori: “Ka ato për të paguar qiranë. Agjenti të telefonon dhe të thotë, ‘Një punë për para nëse të duhet.’ Dhe janë ato që i bën për vete.” Të parat, pranon ai, kanë sjellë edhe ndonjë moment turpi. “Kam bërë disa punë të tmerrshme.” Roth refuzon të japë një listë turpi – “Jo! Ju i dini vetë” – por pa dyshim numri një ishte roli i Sepp Blatter në United Passions, filmi i vitit 2015 i FIFA-s që u përçmua si një letër dashurie për vetveten.
    Megjithatë, dështimet të mësojnë shumë, thotë Roth. “Ndonjëherë janë përvojat më të vlefshme. Duhet të bësh më të mirën edhe kur nuk të rreh zemra për atë që po bën. Ndonjëherë, kur po bën një film të keq, ato janë përvojat më të mira.”
    Për disa filma me buxhet të madh ai ruan kujtime. Thotë se e luajti rolin e Abomination në The Incredible Hulk – një personazh që e riktheu më vonë në serialin televiziv të Disney-t She-Hulk: Attorney at Laë – për të turpëruar fëmijët e tij, që atëherë ishin në shkollë. Projekte të tjera madhështore përfshijnë Planet of the Apes nga Tim Burton dhe dramën kriminale Tin Star nga Sky Atlantic.
    Që të mos e prishë kujtimin e një xhirimi, Roth nuk i sheh filmat e vet as lexon kritikat. “I ruan në mendje dhe çfarë ndodh me to më vonë është çështje tjetër. Ndoshta është thjesht një mënyrë për t’u mbrojtur.” Kjo vlen edhe për filmat që janë pritur mirë, ndonëse ai bëri përjashtime për të parë The Hateful Eight të Tarantino-s dhe dramën Chronic të Michel Franco-s për një infermier që kujdeset për pacientë në fund të jetës.
    Pasi kishte drejtuar The Ëar Zone – një dramë tronditëse për incestin dhe dhunën seksuale që bazohej në përvojën e tij personale si fëmijë – Roth ndjen empati për regjisorët debutues. “Më pëlqen t’i shoh teksa mësojnë gjatë xhirimeve. Shpesh të duhet shumë kohë dhe punë e lodhshme për të arritur deri aty. Dhe pastaj vjen dita e tyre.”
    Poison është shembull i tillë. Nosbusch, aktore dhe ish-prezantuese e Eurovision-it, kaloi një dekadë duke kërkuar financim dhe aktorë. “Janë thjesht dy njerëz që flasin në një varrezë. M’u desh shumë përpjekje për t’i bindur,” thotë ajo.
    Hera tjetër që flas me Roth-in është nëpërmjet Zoom-it nga Neë Yorku, ku ai po xhiron një film “disi komik” që zhvillohet në Staten Island para sulmit ndaj Kapitolit më 6 janar. E pyes se çfarë mendon për shqetësimin në rritje rreth populizmit të ekstremit të djathtë.
    “Trump? Mendoj se po ia del shumë mirë,” thotë Roth. Ka një pauzë, pastaj buzëqesh me ironi. “Është thellësisht dëshpëruese dhe e dhimbshme. Ndjehet sikur ai është njeriu që hap derën për rreziqet e vërteta… kështu që edhe kur ai të largohet, unë shqetësohem për atë që do të mbetet pas. Është vërtet e frikshme.” Roth nuk ka pasur probleme për të hyrë apo dalë nga SHBA, ku jeton, por shqetësohet për miqtë e tij. “Unë jam në formë të mirë, jam një londinez i bardhë. Kjo është thjesht e vërteta.” Por ka miq “që janë në rrezik”, thotë ai, pa dhënë detaje.
    Ai çuditet me njoftimin e Trump-it për tarifat mbi filmat e huaj, me pretekstin për të nxitur prodhimin në Hollyëood. “Asnjë nga ne nuk e kupton plotësisht. As ai vetë, besoj. Derisa të ndodhë diçka konkrete, nuk dimë si të reagojmë.”
    Roth është i lumtur që Partia Konservatore nuk është më në pushtet në vendin e tij të lindjes – “një gjë shumë e mirë për njerëzimin” – por tingëllon i painteresuar nga ecuria e deritanishme e qeverisë laburiste. Ai shqetësohet se Nigel Farage do të fitojë vrull. “Më pëlqen t’i them Farridge,” thotë Roth, duke e rimuar emrin me cabbage (lakër). “Nuk më pëlqen t’i them asgjë, për të qenë i sinqertë.”
    Shtëpia e Roth-it në Pasadena, në verilindje të LA-së, i shpëtoi për pak zjarreve. “Ishin në mal, mbi shtëpinë tonë. Pemët fluturonin; ishim shumë me fat që nuk fluturuan drejt shtëpisë.”
    Pavarësisht rreziqeve të politikës dhe natyrës, dhe ndonjë ëndrre për të jetuar në Europë, Roth nuk ka plane për t’u larguar. “Shkuam atje sepse shkollat ishin të mira. Vetëm për këtë arsye u shpërngulëm dhe e dua atë vend. Aty janë rritur fëmijët e mi. Ka një histori të jashtëzakonshme për mua.” E pathënë, në heshtjen që pason, është pikëllimi i gdhendur në atë histori.

    Top Channel

  • Larg politikës, ja ku do ta shikojmë së shpejti Monika Kryemadhin (Foto)

    Larg politikës, ja ku do ta shikojmë së shpejti Monika Kryemadhin (Foto)

    Monika Kryemadhi duket se ka hequr dorë nga postet politike për t’u bërë pjesë e kinematografisë.
    Ajo ka publikuar disa pamje në rrjetet sociale, ku është duke xhiruar një skenë filmi, që do të titullohet “Me fat”, i cili pritet të dalë gjatë verës.
    Kryemadhi ka deklaruar më herët në një intervistë për një emision televiziv se në këtë film do të ketë një rol të rëndësishëm.

    Ajo ka deklaruar se filmi do të fokusohet te të rinjtë, sfidat e tyre, ëndrrat dhe përplasjet me realitetin e shoqërisë shqiptare.

    “Është një film për familjen, ëndrrat dhe realitetin që përballen të rinjtë sot.”
    Tani na mbetet vetëm të presim dhe të shohim Kryemadhin në rolin e aktores.

  • Larg politikës, Monika Kryemadhi publikon pamjet nga xhirimet e filmit ku do të marrë pjesë

    Larg politikës, Monika Kryemadhi publikon pamjet nga xhirimet e filmit ku do të marrë pjesë

    Monika Kryemadhi duket se ka hequr dorë nga postet politike për t’u bërë pjesë e kinematografisë.
    Ajo ka publikuar disa pamje në rrjetet sociale, ku është duke xhiruar një skenë filmi, që do të titullohet “Me fat”, i cili pritet të dalë gjatë verës.
    Kryemadhi ka deklaruar më herët në një intervistë për “Opinion” se në këtë film do të ketë një rol të rëndësishëm.

    Ajo ka deklaruar se filmi do të fokusohet te të rinjtë, sfidat e tyre, ëndrrat dhe përplasjet me realitetin e shoqërisë shqiptare.
    “Është një film për familjen, ëndrrat dhe realitetin që përballen të rinjtë sot.”
    Tani na mbetet vetëm të presim dhe të shohim Kryemadhin në rolin e aktores.

  • Pasi nuk bëri dot ish-burrin deputet,Kryemadhi i futet aktrimit, ndan pamjet nga xhirimet e filmit që pritet të sjellë

    Pasi nuk bëri dot ish-burrin deputet,Kryemadhi i futet aktrimit, ndan pamjet nga xhirimet e filmit që pritet të sjellë

    Pas përfundimit të zgjedhjeve të 11 majit, ku bëri fushatë për ish-bashkëshortin e saj Ilir Meta, Monika Kryemadhi i është rikthyer projektit të saj të ri, që nuk ka lidhje me politikën.

    Kryemadhi ka ndarë në Instastory, pamje nga xhirimet e filmit që pritet të sjellë së shpejti, ku edhe ka deklaruar se do të ketë një rol të rëndësishëm.

    Kujtojmë se vetë Kryemadhi ka zbuluar detaje nga projekti, në një intervistë televizive, nga ku zbuloi se filmi është artistik dhe me të rinj, i cili do të titullohet “Me fat”.
    “Unë kam disa projekte në për të bërë. Jam në realizimin e një filmi artistik e një grup të rinjsh. Kam rol të rëndësishëm, filmi quhet ‘Me fat’. Është një film interesant që ka në thelb familjen. Ka në thelb ëndrrat e të rinjve për t’i realizuar dhe sfidat me të cilat ata përballen dhe përplasen. Shoqëria në të cilën ne jetojmë, shoqëria në të cilën ne jetojmë e cila vjen në mënyrë nga më të ndryshmet. Ne shpresojmë ta nxjerrim ne Verë, shumë shpejt. Janë xhiruar një pjesë e skenave”, ka zbuluar ajo.

  • VIDEO/ Me protagonist Brad Pitt, publikohet traileri zyrtar i filmit “F1”

    VIDEO/ Me protagonist Brad Pitt, publikohet traileri zyrtar i filmit “F1”

    Është publikuar traileri zyrtar i filmit ” F1 ” me protagonist Brad Pitt . Filmi është drejtuar nga Joseph Kosinski . Ylli 61-vjeçar i Hollivudit luan rolin e një ish-piloti garash të Formula 1, i cili kthehet në sport për të ndihmuar një talent të ri, luajtur nga aktori britaniko-nigerian Damson Idris.
    Ata luajnë gjithashtu Javier Bardem dhe Kerry Condon, Tobias Menzies, Sarah Niles, Kim Bodnia dhe Samson Cayo.
    Përveç rolit kryesor, Brad Pitt është edhe bashkëproducent i filmit së bashku me Lewis Hamilton. Ky është një prodhim ambicioz i Apple i shpërndarë nga Warner Bros. që thuhet se ka një buxhet që tejkalon 300 milionë dollarë. Filmi “F1” do të dalë në qershor.

    /vizionplus.tv

     

  • “Kapedani” në ArteKino Classics, mes filmave klasikë të 20 vendeve europiane

    “Kapedani” në ArteKino Classics, mes filmave klasikë të 20 vendeve europiane

    Filmi “Kapedani” që është cilësuar dhe si një nga kinokomeditë më të bukura shqiptare është bërë pjesë e programit ArteKino Classic. Filmi me regji të Muharrem Fejzos dhe Fehmi Hoshafit, me skenarin e shkruar nga Skënder Plasari është edhe një filmat shqiptarë, që janë restauruar nga Arkivi Qëndror Shtetëror i Filmit. Prodhim i vitit 1972, filmin e restauruar “Kapedani” mund ta ndjekë publiku europian në platformën arte.tv. Kjo bëhet me dije nga AQSHF, që sjell në vëmendje rëndësinë që ka restaurimi për filmat shqiptarë prodhime para viteve 1990 në vendin tonë.“Filmin e restauruar “Kapedani” mund ta ndjekë publiku europian në platformën arte.tv, të subtitruar në 6 gjuhë, pjesë e programit ArteKino Classics që sjell në vëmendje kinematografitë klasike të 20 vendeve Europiane, ku Shqipëria bën pjesë denjësisht falë punës së restaurimit dhe sjelljes së veprave klasike në standardet e duhura të kohës ku jetojmë në mënyrë që të jenë të aksesueshme dhe të vlerësuara nga publiku i ri. Shijojeni deri në 1 korrik”, thuhet nga AQSHF. Më herët në një material për këtë projekt kinematografik, arkivi shprehej se prodhuar gjatë një periudhe shumë të shkurtër liberalizimi, “Kapedani” ende konsiderohet si një nga thesaret më të dashura në historinë e filmit shqiptar, një nga prodhimet më të mira të Kinostudios “Shqipëria e re”. Në rolet e filmit janë Albert Verria ( xha Sulo), Nikolin Xhoja (xha Beqo), Flora Mërtiri, Zagorka Shuke, Ismail Zhabiaku, Petro Duka, Lazër Filipi, Robert Ndrenika, Hyrie Ahmeti, Ferit Gjevori, Haxhi Sejko, Melpomeni Çobani, Dario Llukaci, Fatbardha Lalo, Rauf Pojani, Valbona Simixhi, Reshat Arbana, Saimir Kumbaro, Meropi Xhoja, Tefta Hamzaraj. Operator në film Ilia Terpini, muzika Tahsim Hoshafi, piktor Shyqyri Sako, montazhi Marika Vila.Restaurimi i filmitPremiera e filmit të restauruar “Kapedani” prodhim i vitit 1972 ishte në ditët e “Tirana International Film Festival 2024”. Premiera e variantit të restauruar të filmit “Kapedani” u mbajt si pjesë e programit “TIFF Classics të Tirana International Film Festival- TIFF”. Restaurimi digjital i filmit “Kapedani” u bë i mundur falë projektit “Sezoni i Filmave Klasikë”, një nismë e ACE- Association des Cinematheques Europeennes, me mbështetjen e Programit Creative Europe -Media. “Kapedani” është restauruar nga Dabimus srl- një spin-off  i Universitetit të Barit “Aldo Moro”, Itali nga elementët origjinalë negativë 35 mm të skanuar në 4K nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit.Sipas AQSHF më parë, një pjesë e arsyes për qarkullimin e vazhdueshëm të këtij filmi mbase është edhe fakti se “Kapedani” paraqitet shumë ndryshe nga filmat e tjerë të kohës të mbushur me kufizime të ngurta stilistike dhe tematike. “Filmi hapet me një sekuencë në të cilën Sulo krenar imagjinon të përballet me armiqtë e Shqipërisë, që nga turqit osmanë deri te nazistët, të përzierë në të njëjtën fushë beteje. Imagjinata dhe komedia nuk ishin lëndë e artit socialist dhe ky film inovativ konsiderohet si kulmi tragjik i një liberalizmi befasues para se qeveria komuniste e kohës të vinte kufizime të forta mbi lirinë artistike”, thuhet nga AQSHF. Arkivi i Filmit nisi punën me restaurimet veprave filmike në vitin 2012, në bashkëpunim edhe me studio të huaja, duke vijuar më pas dhe prezantimin e tyre për publikun. Filmat që janë restauruar janë shfaqur edhe në festivale të ndryshme.Nga Julia Vrapi

  • Festivali i Filmit në Kanë, shpallen anëtarët e jurisë, Juliette Binoche do të jetë presidente e edicionit të 78-të

    Festivali i Filmit në Kanë, shpallen anëtarët e jurisë, Juliette Binoche do të jetë presidente e edicionit të 78-të

    Shpallen emrat që do të përbëjnë jurinë e Festivalit të 78-të të Filmit në Kanë. Artistët e përzgjedhur që do të vlerësojnë 21 projekte filmike që konkurrojnë për çmimin e lakmuar Palme d’Or përfaqësojnë një gamë të gjerë profesionistësh, si para ashtu edhe pas kameras.

    Juria do të përfshijë aktoren dhe regjisoren amerikane, fituese e çmimit Oscar, Halle Berry, regjisoren dhe skenaristen indiane Payal Kapadia, aktoren italiane Alba Rohrwacher dhe shkrimtaren me prejardhje franceze dhe marokene, fituese e çmimeve, Leila Slimani.
    Gjithashtu përfshihen regjisori dhe producenti kongolez Diedo Hamadi, regjisori dhe skenaristi i njohur korean Hong Sang-soo, aktori i njohur Jeremy Strong dhe regjisori, skenaristi dhe producenti meksikan Carlos Reygadas. Sipas IndieWire, festivali i filmit do të zhvillohet nga 13 deri më 24 maj. Në krye të jurisë, siç është njoftuar më parë, do të jetë Juliette Binoche.
    Nën kryesimin e saj, komiteti do të jetë përgjegjës për përzgjedhjen e fituesit të Palmës së Artë, si dhe të çmimeve të tjera në seksionin e konkursit. Vlen të përmendet se kompania e prodhimit Neon ka prodhuar gjashtë fituesit e mëparshëm të Palmës së Artë radhazi, ku suksesi më i fundit është filmi i Sean Baker “Anora”, i cili fitoi edhe çmimin Oscar për Filmin më të Mirë.
    Filmi debutues si regjisor i Amelie Bonan, “Leave One Day”, do të hapë festivalin, duke bërë histori si filmi i parë nga një regjisore debutuese që hap Festivalin e Kanës në 78 vitet e institucionit.

    Top Channel