Tag: filmave

  • Shpaloset programi garues i filmave të shkurtër në PriFest 2025

    Shpaloset programi garues i filmave të shkurtër në PriFest 2025

    Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Prishtinës – PriFest ka shpallur programin garues të filmave të shkurtër për edicionin e këtij viti, i cili do të mbahet nga 9 deri më 14 shtator në Kino Armata në Prishtinë.

    Programi përfshin shtatë filma të shkurtër, të gjithë premiera në Kosovë, një prej tyre premierë rajonale, dhe një tjetër premierë evropiane. Këta filma vijnë nga vende të ndryshme të botës dhe trajtojnë tema të fuqishme si falja, rebelimi, intimiteti dhe humbja.

    Në listën e filmave pjesëmarrës janë:

    ONE PUNCH – Huse Monfaradi, Mbretëria e Bashkuar (10 minuta) / Premierë EvropianeNjë rrëfim i vendosur në një burg britanik, ku një i burgosur përballet me prindërit e djalit që ai e ka vrarë.

    ONE WOMAN FILM – Anita Morina, Kosovë (9 minuta) / Premierë RajonaleNjë vajzë që punon si cam girl përballet me mendime të padëshiruara ndërsa e regjistron veten duke gatuar.

    BARK – Branislav Milatović, Mali i Zi (16 minuta) / PremierëNjë udhëtim i heshtur në një peizazh të bardhë mes një babai dhe birit të tij.

    BITTER CHOCOLATE – Sahar Sotoodeh, Iran/Gjermani (20 minuta) / PremierëNjë vajzë 16-vjeçare përpiqet të ndërpresë shtatzëninë e padëshiruar në një vend me kufizime të rrepta.

    MAJONEZË – Giulia Grandinetti, Itali (22 minuta) / PremierëElyria përpiqet të mbijetojë nën një regjim familjar autoritar në Ersekë, Shqipëri.

    THREE KEENINGS – Oliver McGoldrick, Mbretëria e Bashkuar/Irlandë/SHBA (10 minuta) / PremierëNjë aktor i dështuar merr një rol të pazakontë – si vajtues profesionist.

    THREE – Amie Song, SHBA (15 minuta) / PremierëNjë grua kineze që sapo është shpërngulur në SHBA përpiqet të mbrojë vajzën e saj nga gjykimet e miqve të rinj.

    Edicioni i sivjetëm i PriFest-it premton një përzgjedhje të larmishme rrëfimesh nga zëra të rinj e të guximshëm të kinemasë ndërkombëtare./KultPlus.com

  • PriFest prezanton jurinë për kategorinë e filmave të metrazhit të mesëm

    PriFest prezanton jurinë për kategorinë e filmave të metrazhit të mesëm

    PriFest, festivali i filmit në Prishtinë, po përgatitet të presë edicionin e 17-të, që do të zhvillohet nga 9 deri më 14 shtator. Një nga kategoritë më unike dhe të veçanta të këtij festivali është ajo e filmave të metrazhit të mesëm, ku veçohen produksionet që kanë gjatësi mes të shkurtër dhe të gjatë, duke krijuar një hapësirë të veçantë artistike dhe inovative.

    Në një postim në rrjetet sociale, faqja zyrtare e PriFest, publikoi emrat e antarëve të jurisë:

    Eralda L. Lameborshi, profesoreshë e letërsisë botërore në East Texas A&M University dhe studiuese e letërsisë dhe kinemasë botërore, me fokus të veçantë në kinemanë e Evropës Lindore. Punimet e saj akademike në fushën e studimeve filmike dhe letërsisë janë botuar në revista të njohura si World Literature Today, Continuum dhe Signs: Journal of Women in Culture and Society. Aktualisht është studente Fulbright në Kosovë (2024–2025), ku kryen kërkime mbi kinemanë kosovare dhe rëndësinë e saj kulturore. Ka fituar gjithashtu bursa prestigjioze si Global Human Rights Fellowship dhe Hagler Institute for Advanced Study Fellowship. Përmes punës së saj akademike ajo promovon dialogun ndërkulturor përmes filmit, duke lidhur shprehjen artistike me audiencën ndërkombëtare dhe komunitetet e diasporës. Perspektiva e saj ndërthur qasjen akademike me një vlerësim të thellë për kinemanë si mjet të fuqishëm për dialog dhe përfaqësim kulturor.

    Ivan Đurović, i lindur më 16 dhjetor 1974 në Titograd. Ka diplomuar në Fakultetin e Arteve Dramatike në Cetinë, në degën e prodhimit televiziv. Që nga viti 2001 punon si producent, themelues dhe drejtor ekzekutiv i kompanisë prodhuese “Artikulacija Film”. Ka qenë producent i mbi tridhjetë filmave artistikë, dokumentarë dhe të shkurtër, si dhe serialeve televizive. Ka marrë pjesë në prodhimin e shumë reklamave me buxhet të lartë për marka të njohura botërore, si dhe në projekte televizive ndërkombëtare të transmetuara në kanalet më prestigjioze globale. Është themelues i Montenegro Film Forum dhe presidenti i parë i PDM (Prodhuesit dhe Regjisorët e Malit të Zi). Një nga figurat kyçe në themelimin e kinematografisë së re malazeze, me angazhim të vazhdueshëm në zhvillimin e saj. Është gjithashtu një nga bashkautorët e Ligjit për Kinematografinë në Mal të Zi.

    Anëtar i European Film Academy dhe pjesmarrës në programin Producers on the Move në Festivalin e Cannes. Është përfshirë në BBC Professional Guide për kontributin e tij në prodhimin malazez dhe shërbimet prodhuese. Filmat ku ka punuar janë shfaqur në mbarë botën dhe kanë fituar shumë çmime. Filmi i tij më i fundit “Otter”, pati premierën botërore në Sarajevo Film Festival 2025.

    Blerina Hankollari, ka studiuar filozofi evropiane dhe është aktive në industrinë e filmit që prej vitit 2012. Ajo ka punuar si konsulente kreative në dokumentarin “S’është lavazh “(2012) të regjisorit Gentian Koçi, i cili pati premierën botërore në Hot Docs dhe ka prodhuar filmat artistikë “Dita zë fill” (2017) dhe “Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur” (2022). Të dy titujt morën vlerësime ndërkombëtare dhe çmime të shumta në festivale, si dhe u përzgjodhën si kandidaturat zyrtare të Shqipërisë për Çmimet Oscars, respektivisht, në vitet 2018 dhe 2023. Ajo u përzgjodh ndër njëzet producentët në ngjitje të Evropës, për të marrë pjesë në programin Producers on the Move nga European Film Promotion gjatë Festivalit të Kanës 2025, si dhe në EAVE Producers Workshop 2025. Nga viti 2015 deri në vitin 2023, Blerina Hankollari ka punuar si studiuese në Institutin e Antropologjisë Kulturore dhe Studimeve të Artit në Tiranë, duke thelluar paralelisht angazhimin e saj me teoritë kulturore dhe prodhimin kinematografik.

    PriFest 2025 do të mbahet nga 9 deri më 14 shtator në Kino Armata, në Prishtinë, duke ofruar një platformë të veçantë për filma të metrazhit të mesëm dhe një mundësi unike për publikun dhe profesionistët që të njohin dhe vlerësojnë krijimtarinë e re filmike në rajon./KultPlus.com

  • Vdes Joe Caroff, dizajneri i posterave të filmave ikonikë

    Vdes Joe Caroff, dizajneri i posterave të filmave ikonikë

    Joe Caroff, dizajneri grafik përgjegjës për logon e pistoletës 007 dhe posterat e panumërt të filmave klasikë ka vdekur në moshën 103-vjeçare, shkruan theguardian.com.

    Joe Caroff, puna e të cilit mund të shihet në postera për filma të tillë si ”West Side Story”, ”A Hard Day’s Night”, ”Last Tango in Paris”, ”Cabaret”, ”Manhattan” dhe ”The Last Temptation of Christ”, vdiq të dielën, sipas djemve të tij, Peter dhe Michael Caroff.

    Caroff punoi në më shumë se 300 fushata reklamuese gjatë karrierës së tij, por dy detyrat e tij të para rezultuan të ishin ndër më të qëndrueshmet dhe fitimprurëset.

    Ekzekutivi i ”United Artists”, David Chasman, fillimisht e punësoi atë për të dizajnuar posterin për ”West Side Story” (1961).

    Përshtatja e shkronjave sipas materialit u bë një markë tregtare.

    Shembuj të tjerë kryesorë përfshijnë posterin e tij për ”Manhattan” (1979), një nga më shumë se një duzinë bashkëpunimesh me Woody Allen.

    Detyra e dytë e Caroff ishte të dizajnonte fushatën reklamuese për filmin e parë të Bond, ”Dr. No”, në vitin 1962.

    I frymëzuar nga pistoleta e preferuar e Ian Fleming-ut, një ”Walther PPK”, Caroff shtoi një tytë dhe një këmbëz në imazh dhe u pagua 300 dollarë, një tarifë që nuk u rrit kurrë me asnjë të drejtë autori ose honorar.

    Ashtu si me shumicën e punës së tij, logoja nuk u kreditua dhe Caroff nuk mori kurrë vlerësimin publik ose famën e bashkëkohësit të tij të ngushtë, Saul Bass.

    Postera të tjerë kryesorë përfshijnë ”A Fistful of Dollars” (1964) dhe ”For a Few Dollars More” (1965) të Sergio Leone, si dhe ”Last Tango in Paris” (1972), “Rollerball” (1975), ”An Unmarried Woman” (1978) dhe “Gandhi” (1982)./  atsh/ KultPlus.com

  • Bruce Lee dhe miti që jehon edhe 50 vjet pas vdekjes së tij

    Bruce Lee dhe miti që jehon edhe 50 vjet pas vdekjes së tij

    Nga: Steve Rose / The GuardianPërkthimi: Telegrafi.com

    Triumfi në çmimet Oscar i filmit Everything, Everywhere All At Once, në fillim të këtij viti, është përkujtim, 50 vjet pas vdekjes, se çfarë shtegu ka hapur Bruce Lee. Lee e hapi derën e përfaqësimit aziatik pothuajse i vetëm, edhe pse vdiq shumë shpejt për të qenë përfitues i asaj fame.

    Lee është nga yjet e rralla që është më i madh se filmat e vet. Pavarësisht se la një pjesë të vogël të punës – vetëm katër filma të plotë – praktikisht e krijoi një zhanër të tërë dhe e shkroi librin për aksionin e Hollivudit. Lee e përshkon ADN-në e kulturës globale: videolojëra, hip-hop dhe arte të përziera marciale, për të mos përmendur ngritjen e përgjithshme të idealit fizik mashkullor, me zero dhjam në trup. Fakti që vdiq i ri, në rrethana çuditërisht banale (nga reagimi ndaj një ilaçi kundër dhimbjeve) vetëm sa e shton mitin për të.

    Reklama

    Lee ndërtoi gjithashtu një personazh unik – intensiv, të disiplinuar, fizik por edhe cerebral – vite dritë larg stereotipave perëndimore të maskulinitetit aziatik, kur ai u fut për herë të parë në lojë në Hollivudin e mesit të viteve 1960. Lindi në San Francisko, më pas u rrit në Hong-Kong, përpara se të kthehej në ShBA në moshën 18-vjeçare. Ishte një kohë kur burrat aziatikë lindorë përshkruheshin si shërbëtorë, zuzar të këqij ose bufonë me dhëmbë (shpesh të luajtur nga aktorët e bardhë, si aktori Mickey Rooney në filmin Breakfast at Tiffany’s). Lee u zemërua kur u përdorur si ndihmës i nënshtruar në serialin televiziv The Green Hornet. Pavarësisht se në artet marciale ka trajnuar një listë të aktorëve të famshëm (përfshirë emrat Steve McQueen, James Coburn dhe Sharon Tate), Lee kuptoi se ShBA-ja nuk ishte gati të pranojë një lider aziatik.

    Reklama

    Fyerja e fundit erdhi me serialin televiziv të viteve 1970, Kung Fu. Është e kontestuar përfshirja e tij në zhvillimin e serisë që ndoqi një murg Shaolin në Perëndimin e Vjetër. Sido që të jetë, kaloi në audicion për rolin kryesor, për t’u mundur nga David Carradine i cili nuk kishte as prejardhje kineze dhe as njohuri për artet marciale.

    Pas kthimit në Hong-Kong në vitin 1971, Lee krijoi katër filma në dy vjet dhe shpërtheu si yll global. Përveç shfaqjes së aftësive të tij fizike, filmat e tij ishin tregime të rezistencës. Qëndroi pranë punëtorëve të shtypur të fabrikës dhe kundër korrupsionit kriminal në The Big Boss; në Fist of Fury e nisi një kryqëzatë kundër shtypjes koloniale në Shangain e viteve 1920 (dhe, si rrjedhojë, në Hong-Kongun e viteve 1970 të sunduar nga Britania), duke i detyruar kundërshtarët japonezë të hanë fjalët e veta kur e përshkruan Kinën si “Njeriu i sëmurë i Azisë Lindore”. Te The Way of the Dragon e shpëton restorantin e familjes dhe ai ballafaqohet me Chuck Norrisin në Koloseum. Nuk kishin vetëm audienca vendase; Lee u bë simbol universal i sfidës: një burrë me ngjyrë që kërkonte të shprehej me mjetet që kishte në dispozicion. Kur studentët e Hong-Kongut rezistonin autoritarizmin kinez më 2019, e adoptuan maksimën e tij: “Bëhu ujë”.

    Suksesi i këtyre filmave e tërhoqi më në fund vëmendjen e Hollivudit, por, edhe me klasikun e tij Enter The Dragon (që u shfaq një muaj pas vdekjes së tij), atij nuk iu besua ta mbante një film si i vetëm, kështu që u shoqërua nga Jim Kelly dhe John Saxon. Mania e kung-fusë e viteve 1970 përfshiu gjithçka, nga stripat (Stan Lee i Marvel-it dikur e përshkroi si “superhero pa kostum”) deri te muzika pop. Në atë kohë, Lee kishte rigjallëruar edhe industrinë e filmit në Hong-Kong, që ka dërguar një fluks të aktorëve drejt Perëndimit: Jackie Chan, Jet Li, Donnie Yen, Maggie Cheung dhe, natyrisht, Michelle Yeoh. Për të mos përmendur një rrymë të aktorëve të arteve marciale, nga Jean-Claude Van Damme te Jason Statham.

    Reklama

    Po aq i rëndësishëm ishte eksporti i krijuesve të filmave aksion, si John Woo dhe Yuen Wo Ping – ky i fundit ia dha ngjyrimin e veçantë filmave Matrix. Në shekullin XXI, aksioni me shije të Hong-Kongut u bë përbërës i domosdoshëm i aksionit dhe i tillë ka mbetur që atëherë. Mund të vizatoni një linjë të drejtpërdrejtë nga Lee te, le të themi, Mission: Impossible me aktorin Tom Cruise (Woo bëri regjinë e pjesës së dytë), Shang-Chi të Marvel-it (stripi fillimisht u frymëzua nga Lee) ose te John Wick me Keanu Reevesin (ylli dhe regjisori i të cilit, Chad Stahelski, punuan në The Matrix).

    Dhe, të mos e harrojmë Quentin Tarantinon që huazoi me shumicë nga kinemaja e Hong-Kongut (Reservoir Dogs ndërlidhet me narrativën e Ringo Lamit te City on Fire) dhe në Kill Bill, Uma Thurman vesh tuta të verdha të stilit Bruce Lee, duke u përballur me … David Carradinen. Tarantino bëri pak për t’ia kthyer nderin në Once Upon a Time in Hollywood, ku Lee përshkruhej (i luajtur nga Mike Moh) si “burrë i vogël me një gojë të madhe” – sipas fjalëve të Brad Pittit i cili pothuajse e rrahu në një përleshje. U konsiderua si një karikaturë fyese nga shumë njerëz, përfshirë vajzën e Leesë, Shannon. “Nuk kishin nevojë ta trajtonin atë në mënyrën se si e trajtonte Hollivudii i bardhë kur ai ishte gjallë”, tha ajo.

    Problemet nuk janë zhdukur plotësisht, sa i përket “zbardhjes” së përmbajtjes aziatike, stereotipizimit dhe nënpërfaqësimit. Por, ka pasur përparim, dhe Lee duhet të falënderohet. Përtej kësaj, është ende emocionues për ta parë në ekran. Shumë prej filmave të tij tani duken të tejkaluar, por fiziku dhe prania janë ende mahnitëse. Ai ishte njeri i përsosur, i krijuar nga vetja, por edhe njeri i popullit. Nuk është çudi që ai ende jehon. /Telegrafi/

  • Orkestra Simfonike e RTSH-së, koncert me kolonat zanore të filmave shqiptarë

    Orkestra Simfonike e RTSH-së, koncert me kolonat zanore të filmave shqiptarë

    Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar zhvilloi mbrëmjen e sotme një koncert, në parkun “Rinia” në Tiranë, me muzikë nga kolonat zanore të filmave më të njohur shqiptarë.

    Nën drejtimin e maestros Gridi Kraja, Orkestra e Radio Televizionit Shqiptar përcolli për publikun artdashës nostalgjinë e filmave shqiptarë.

    Në repertorin e koncertit ishin kolonat zanore të filmave të kompozitorëve shqiptarë si Kujtim Laro, Limos Dizdari, Çesk Zadeja, Aleksandër Peçi, Aleksandër Lalo.

    Emocionet e kinemasë u përcollën përmes Orkestrës së Radiotelevizionit Shqiptar me fuqinë e muzikës simfonike, që u prit me emocion nga publiku artdashës.

    Orkestra Simfonike e RTSH-së u themelua më 16 maj të vitit 1962. Ajo mban titullin e lartë “Nderi i Kombit”, akorduar nga Presidenti i Republikës. Në radhët e saj marrin pjesë instrumentistë virtuozë.

    Këtë sezon veror, një tjetër angazhim i rëndësishëm për këtë orkestër do të jetë koncerti i datës 2 gusht, në sheshin “Skënderbej”, në kuadër të edicionit të pestë të “Ramë Lahaj & Friends Concert”, ku do të jenë të ftuar interpretues të mirënjohur të muzikës klasike nga vendi dhe bota./atsh/ KultPlus.com

  • Drejtuesit e filmave të James Bond ‘ngushtojnë listën e tyre në vetëm TRE kandidatë’

    Drejtuesit e filmave të James Bond ‘ngushtojnë listën e tyre në vetëm TRE kandidatë’

    Drejtuesit e filmave të James Bond thuhet se e kanë ngushtuar listën e tyre në vetëm tre emra, pas një mori spekulimesh.
    Besohet se ylli i Saltburn, Jacob Elordi, Tom Holland i Spider-Man dhe aktori i Babygirl, Harris Dickinson, janë në krye të listës së dëshirave të Amazon, sipas Variety. Burime të brendshme thuhet se studioja dhe producentët janë të interesuar të zgjedhin një aktor britanik nën moshën 30 vjeç.
    Edhe pse Jacob, 28 vjeç, është australian, ai ende besohet të jetë në garë pasi aktori tjetër australian George Lazenby e ka luajtur më parë rolin e Bondit në filmin “On Her Majesty’s Secret Service” në vitin 1969.
    Denis Villeneuve, i njohur më së miri për regjinë e adaptimit dypjesësh të Dune nga Warner Bros, ka nënshkruar kontratë për të drejtuar filmin pa titull, nëpërmjet një njoftimi për shtyp të Amazon. Regjisori franko-kanadez, 57 vjeç, do të shërbejë gjithashtu si producent ekzekutiv i projektit së bashku me Tanya Lapointe.
    Amazon më parë kishte caktuar Amy Pascal dhe David Heyman si producentë të filmit, pasi studioja u nda nga kujdestarët e hershëm të 007, Barbara Broccoli dhe Michael G. Wilson.
    Lajmi vjen pak më shumë se tre vjet pasi Amazon përfundoi blerjen masive prej 8.5 miliardë dollarësh të MGM Studios, që përfshinte edhe ekskluzivitetin e James Bond.
    Nuk ka pasur një film të ri për 007 që nga filmi “ No Time to Die” i vitit 2021, filmi i fundit me Daniel Craig si agjentin sekret.

  • SYRI TV/ ‘Vdekja le të presë’ hap festivalin DEA, në garë, 34 filma nga 20 vende të botës

    SYRI TV/ ‘Vdekja le të presë’ hap festivalin DEA, në garë, 34 filma nga 20 vende të botës

    Me filmin “Vdekja le të presë”, një homazh për Margarita Xhepën dhe moshën e tretë, nisi në Tiranë edicioni i 12-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit DEA OPEN AIR. Me pjesëmarrjen e 34 filmave nga 20 vende, festivali synon të rikthejë publikun, veçanërisht të rinjtë, drejt kinemasë cilësore dhe të angazhuar.

    Me filmin “Vdekja le të presë”, një homazh për ikonën e ekranit Margarita Xhepa, nisi edicioni i 12-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit DEA OPEN AIR, i cili këtë vit rikthehet në Tiranë nga data 9 deri më 13 qershor. Një hapje e fuqishme, jo vetëm si nderim për një figurë të dashur të kinemasë shqiptare, por edhe si një thirrje publike për të parë moshën e tretë si kontribuuese aktive në shoqëri.

    Në një vend ku bota shqiptare nuk ka kinema si institucion, siç tha drejtori i festivalit Edmond Topi, DEA mbetet një mision për ta rikthyer spektatorin te kinemaja cilësore, veçanërisht të rinjtë. Sipas tij, mungesa e rrjeteve të kinemave dhe qasja e polarizuar ndaj artit filmik mes komerciales dhe alternativës e bëjnë të domosdoshëm një festival që shërben si urë mes autorëve dhe publikut.

    Mirela Oktrova, drejtoreshë artistike e festivalit, theksoi rëndësinë e ndërlidhjes me kinemanë që e trajton me ndershmëri sfidën e njeriut me shoqërinë, jetën, komunikimin. Sipas saj, filmat e këtij viti synojnë t’i japin zë një narrative që e përfshin publikun në reflektim dhe dialog.

    Në konkurrimin kryesor të filmave me metrazh të gjatë, Genci Përmeti veçoi një nga pjesëmarrësit më të spikatur: një film turk që ka marrë pjesë në Festivalin e Kanës dhe vlerësohet për krijimtarinë e tij të thellë.

    Ajola Daja, në krye të seksionit të filmave të shkurtër dhe studentorë, theksoi rëndësinë e këtyre kategorive si trampolinë për kineastët e rinj.

    Këtë vit, festivali zhvillohet në dy kinema të hapura: DEA OPEN AIR 1, në Amfiteatrin e Universitetit të Arteve, ku organizohen ceremonitë zyrtare dhe mbrëmjet gala; dhe DEA OPEN AIR 2, në Kinema Agimi, ku shfaqen programet e tjera konkurruese. Në garë janë përzgjedhur 34 filma nga 20 vende të botës. 7 filma janë në seksionin e metrazhit të gjatë, 14 në seksionin e filmave të shkurtër dhe 13 në atë studentor. Shqipëria përfaqësohet me katër filma studentorë, ndërsa pjesëmarrja ka një shtrirje gjeografike ndërkontinentale që përfshin nga Amerika Latine e deri në Azinë Juglindore. Paralelisht me festivalin, Akademia DEA do të zhvillojë më 10–12 qershor Takimin Rajonal të Shkollave të Filmit, ku do të mblidhen institucione akademike të rajonit për të forcuar bashkëpunimin në arsimin e kinemasë. Festivali DEA OPEN AIR mbetet kështu një nga nismat më të qëndrueshme për të promovuar kinemanë cilësore dhe për të ndërtuar një urë mes krijuesve, publikut dhe brezit të ri të kineastëve në Shqipëri dhe më gjerë.

     

  • A mund të jetë Shqipëria një Marok apo Spanjë për Hollivudin?

    A mund të jetë Shqipëria një Marok apo Spanjë për Hollivudin?

    Pothuajse të gjithë kanë ndjerë ndikimin magjik të filmave si “Gladiatori”, “Mumja”, “Aladini” apo “Lawrence of Arabia”, ashtu si dhe të famshmëve Spaghetti Western (filmave me kauboj) të prodhuara nga Hollivudi. Por vetëm ata që janë vërtet të apasionuar pas botës së kinemasë e dinë se shumica e këtyre filmave nuk janë xhiruar në vendet ku zhvillohet ngjarja, por në lokacione me kosto më të ulët dhe peizazhe mbresëlënëse – si Maroku dhe Spanja.Në Marok ndodhen disa nga studiot më të mëdha filmike në botë, të specializuara për xhirime në shkretëtirë, ndërsa qyteti port i Essaouira njohu një bum turistik falë xhirimeve të serialit të famshëm Game of Thrones. I njëjti serial i dha jetë të re turizmit edhe në Kroaci, me skenat e realizuara në Dubrovnik. Ndërkohë, në Almería të Spanjës, gjatë viteve 1920-2020 janë xhiruar pjesa më e madhe e filmave me kauboj që krijuan një zhanër më vete: Spaghetti Western. Në Ballkan Rumania e Bullgaria janë disa hapa para në këtë fushë.Por pyetja që shtrohet është: A ka Shqipëria potencialin për të qenë destinacioni i radhës për produksionet ndërkombëtare? A mund të ofrojë vende xhirimi që të magjepsin ekranin global?Pikërisht këtë po eksplorojnë gjigandët e industrisë filmike botërore. Përfaqësues nga studio si HBO, Warner Bros, Amazon, Disney, Paramount dhe NBCUniversal kanë mbërritur në Shqipëri në kuadër të nismës “Fam Tour Albania”, një turne eksplorues për të vlerësuar potencialin filmik të vendit tonë.Gjatë një vizite disaditore në qytete të ndryshme të Shqipërisë, delegacioni ndërkombëtar është njohur nga afër me bukuritë natyrore, trashëgiminë historike dhe larminë kulturore që mund të shndërrohen në skena unike për xhirime dhe bashkëprodhime të mëdha filmike.Në takimin e mbajtur në Tiranë, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, shprehu përkushtimin e qeverisë për të ndërtuar një ekosistem konkurrues për industrinë kreative, përmes lehtësirave fiskale, reformave ligjore dhe investimeve në infrastrukturë moderne. Po ashtu, ai theksoi rëndësinë e formimit profesional për të përgatitur talentet vendase.Një hap i rëndësishëm në këtë drejtim është hapja e qendrës “Tirana Training Institute”, në bashkëpunim me Catalyst Story Institute – një nga institucionet më të njohura amerikane për zhvillimin e skenaristëve dhe profesionistëve të filmit. Kjo qendër do të ndihmojë në rritjen e kapaciteteve vendase dhe ndërkombëtarizimin e industrisë filmike shqiptare.Gjatë kësaj vizite, producentët dhe përfaqësuesit e industrisë globale të filmit panë nga afër mundësitë që Shqipëria ofron jo vetëm si sfond natyror, por edhe si një skenë rrëfimesh autentike dhe pasuri kulturore të papërsëritshme.“Fam Tour Albania” do të vijojë me ndalesa në qytete të tjera të vendit, në një përpjekje për të pozicionuar Shqipërinë si një qendër të re kreative në Evropë dhe për të sjellë projekte konkrete filmike që do të sjellin punësim, zhvillim dhe promovim ndërkombëtar.Ky është vetëm fillimi i një kapitulli të ri për Shqipërinë – një mundësi reale për t’u kthyer në destinacionin e radhës për kinemanë botërore.

  • Festivali i Filmit në Kanë 2025, Robert De Niro nderohet me Palmën e Artë

    Festivali i Filmit në Kanë 2025, Robert De Niro nderohet me Palmën e Artë

    Edicioni i 78-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Kanë çeli siparin të martën në Rivierën Franceze. Një tapet i kuq mblodhi yje të njohur dhe një ceremoni hapjeje që bashkoi kinemanë dhe politikën.
    Robert De Niro, producenti i njohur i filmave, u nderua me duartrokitje dhe sallën të ngritur në këmbë në Festivalin e Filmit në Kanë 2025 më 13 maj. Producenti 81-vjeçar i filmave u vlerësua me çmimin më të lakmuar Palme d’Or, një çmim për arritje gjatë gjithë jetës nga ikona e njohur e Hollivudit, Leonardo DiCaprio.
    Çmim Palme d’Or është një çmim për arritje jetësore që u jepet personaliteteve ikonike për punën e tyre të shquar në industrinë e argëtimit. Vlen të përmendet se kontributi i tij në industrinë e filmit u njoh në këtë skenë globale përmes këtij çmimi. Ky është një moment i rëndësishëm në historinë e kinemasë për aktorin e njohur për filmat “Taxi Driver”, “The Deer Hunter”, “Awakenings” dhe të tjerë.

    “Në vendin tim, ne po luftojmë me të madhe për demokracinë që dikur e merrnim si të mirëqenë. Dhe kjo na prek të gjithëve këtu sepse artet janë demokratike”, tha De Niro. “Arti është gjithëpërfshirës. Ai i bashkon njerëzit, si sonte. Arti kërkon të vërtetën, arti përqafon diversitetin dhe kjo është arsyeja pse arti është një kërcënim — kjo është arsyeja pse ne jemi një kërcënim — për autokratët dhe fashistët”, u shpreh De Niro.
    /vizionplus.tv