Tag: filloi

  • Kush është Steve Witkoff, njeriu që Trump i besoi politikën e jashtme? Pse favorizon Putinin e jo Zelenskyn

    Kush është Steve Witkoff, njeriu që Trump i besoi politikën e jashtme? Pse favorizon Putinin e jo Zelenskyn

    I lindur në Long Island në një familje të klasës së mesme, Steve studioi juridik dhe filloi karrierën në biznes që në rininë e tij. Në vitet 80’ dhe 90’ u bë ndër ndërmjetësit më aktiv në zhvillimet e ndërtimit në New York
    Analizë nga Giuseppe Sarcina, Corriere Della Serra
    Steve Witkoff, 68 vjeç, është një biznesmen i pasur dhe i fuqishëm në fushën e pasurive të paluajtshme në New York. Ai nuk ka përvojë politike apo diplomatike, por është i njohur për aftësinë e tij për të negociuar marrëveshje të favorshme, pa u ndikuar nga parimet morale.
    I lindur në Long Island në një familje të klasës së mesme, Steve studioi juridik dhe filloi karrierën në biznes që në rininë e tij. Në vitet 80’ dhe 90’ u bë ndër ndërmjetësit më aktiv në zhvillimet e ndërtimit në New York.
    Ai filloi të ndërtonte dhe blinte ndërtesa në Manhattan, derisa takoi Donald Trump. Nga kjo njohje lindi një bashkëpunim i ngushtë, i bazuar në pragmatizëm dhe interes financiar.
    Kur Trump kandidoi për zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, Witkoff ishte një nga mbështetësit e tij financiarë. Ata kanë ruajtur marrëdhënie të ngushta gjatë dekadave, duke luajtur golf dhe duke bashkëpunuar edhe në projekte biznesi, si krijimi në 2024 i kompanisë World Liberty Financial për kriptovalutat.
    Pasi Trump u rikthye në Shtëpinë e Bardhë, ai i besoi Witkoff-it politikën e jashtme amerikane, duke i dhënë përgjegjësinë për çështje të rëndësishme, nga Lindja e Mesme deri në Ukrainë. Pikërisht këtu, u shfaq plani i tij për paqen në Ukrainë, një plan me 28 pika.
    Witkoff favorizoi Rusinë dhe Putinin, duke i dhënë atij përparësi pothuajse në të gjitha kërkesat, ndërsa Zelensky u vendos në një pozicion të dobët dhe i kërkohet të pranojë humbje territori, të ulë numrin e ushtarëve dhe të heqë mundësinë e anëtarësimit të vendit në NATO. Putin, nga ana tjetër, rehabilitohet dhe merr mundësinë të ulet në tavolinën e G8.
    Për rindërtimin e Ukrainës, plani parashikon që Europa, veçanërisht Belgjika, të përdorë 100 miliardë dollarë të rezervave ruse për projekte në Ukrainë me fitime për SHBA-në. Po ashtu, 100 miliardë të tjerë do të përdoren për projekte të përbashkëta ruso-amerikane dhe Europa duhet të japë edhe 100 miliardë të tjera për rindërtimin.
    Një diplomat tha për Politico.eu se Witkoff duhet të konsultohet me një psikiatër, pasi ai vepron si çdo tregtar i zoti.
    Peshorja e marrëveshjes ka dy anë, njëra me shumë përfitime për Rusinë dhe tjetra vetëm premtime për Ukrainën. Ai gjithashtu ndërhyn edhe në çështje që nuk janë kompetencë e tij, si pranimi i Ukrainës në Bashkimin Evropian.

  • Rrëfimi i një kanibali, zbulime të tmerrshme nga “Vampiri i Parisit” që hante të vdekurit

    Rrëfimi i një kanibali, zbulime të tmerrshme nga “Vampiri i Parisit” që hante të vdekurit

    Tre dekada pas arrestimit të tij, Nico Clos, i njohur si “Vampiri i Parisit”, ka folur hapur se si filloi obsesioni i tij me mishin njerëzor, një histori që tronditi Francën në fillim të viteve 1990.
    Clos, atëherë 22 vjeç, u arrestua në Paris për vrasjen  e 34-vjeçarit Thierry Bissonnier. Oficerët e policisë që kontrolluan apartamentin e tij gjetën një pamje të tmerrshme, kocka dhe dhëmbë njerëzorë të shpërndara në dysheme, fragmente kockash të varura nga tavani, kavanoza me hi njerëzor në televizor dhe qese me gjak në frigorifer.
    Ai e rrëfeu krimin dhe zbuloi se kishte grabitur varre për të mbledhur mbetje, ndërsa punonte në një morg për të pasur akses në trupa njerëzorë. Ai pranoi se kishte prerë copa të vogla mishi nga kufomat dhe i kishte ngrënë ato, fillimisht të gjalla dhe më vonë të gatuara në mënyra të ndryshme.
    Cloe u dënua me 12 vjet burg, por u lirua në vitin 2002 pasi kreu shtatë vjet. Ai tani është i lirë dhe ka shkruar librin e gatimit The Cannibal Cookbook dhe drejton një faqe interneti që shet “objekte koleksionuese të frymëzuara nga vrasës famëkeq”.
    Në një intervistë të kohëve të fundit në podcastin “Anything Goes” me James English, Cloe përshkroi se si filloi tmerri.
    “Isha 12 vjeç kur pashë një revistë me fotografi të një krimi kanibalistik. Ato imazhe lanë gjurmë tek unë. Që atëherë kam pasur fantazi psikopatike, duke menduar të shqyej mish me dhëmbët e mi“, rrëfeu ai.
    Ai tha se në moshën 17 vjeç zhvilloi një “fetishizëm ndaj gjakut” dhe kur mori një punë në një morg zbuloi sa e lehtë ishte të rrije vetëm me trupat. “Kur fillova të punoja atje, kuptova se kur isha vetëm në autopsi, mund të prisja copa të vogla mishi dhe t’i haja. Në fillim të gjalla, pastaj i merrja në shtëpi dhe i gatuaja”, zbuloi ai më tej.
    Ai gjithashtu pranoi se kishte vjedhur qese gjaku nga spitali ku punonte me kohë të pjesshme, duke përdorur afishe të rreme për ta bërë të dukej sikur ishin përdorur: “Merrja dy ose tre qese gjaku në javë për rreth gjashtë muaj.”
    Siç tha ai, akti nuk kishte të bënte me shijen, por me “tensionin dhe adrenalinën” që i jepte.
    “Vampiri i Parisit” mbetet një nga shembujt më tronditës të kanibalizmit në Evropën moderne, pasi rasti zbuloi sjellje ekstreme psikopatike të fshehura pas fasadës së një punonjësi të qetë të morgut.

  • Si filloi obsesioni i tij me mishin njerëzor? Zbulime të tmerrshme nga “Vampiri i Parisit” që hante të vdekurit

    Si filloi obsesioni i tij me mishin njerëzor? Zbulime të tmerrshme nga “Vampiri i Parisit” që hante të vdekurit

    Tre dekada pas arrestimit të tij, Nico Clos, i njohur si “Vampiri i Parisit”, ka folur hapur se si filloi obsesioni i tij me mishin njerëzor, një histori që tronditi Francën në fillim të viteve 1990.

    Clos, atëherë 22 vjeç, u arrestua në Paris për vrasjen e 34-vjeçarit Thierry Bissonnier. Oficerët e policisë që kontrolluan apartamentin e tij gjetën një pamje të tmerrshme, kocka dhe dhëmbë njerëzorë të shpërndara në dysheme, fragmente kockash të varura nga tavani, kavanoza me hi njerëzor në televizor dhe qese me gjak në frigorifer.
    Ai e rrëfeu krimin dhe zbuloi se kishte grabitur varre për të mbledhur mbetje, ndërsa punonte në një morg për të pasur akses në trupa njerëzorë. Ai pranoi se kishte prerë copa të vogla mishi nga kufomat dhe i kishte ngrënë ato, fillimisht të gjalla dhe më vonë të gatuara në mënyra të ndryshme. Cloe u dënua me 12 vjet burg, por u lirua në vitin 2002 pasi kreu shtatë vjet. Ai tani është i lirë dhe ka shkruar librin e gatimit “The Cannibal Cookbook” dhe drejton një faqe interneti që shet “objekte koleksionuese të frymëzuara nga vrasës famëkeq”.
    Në një intervistë të kohëve të fundit në podcastin “Anything Goes” me James English, Cloe përshkroi se si filloi tmerri. “Isha 12 vjeç kur pashë një revistë me fotografi të një krimi kanibalistik. Ato imazhe lanë gjurmë tek unë. Që atëherë kam pasur fantazi psikopatike, duke menduar të shqyej mish me dhëmbët e mi”, rrëfeu ai. Ai tha se në moshën 17 vjeç zhvilloi një “fetishizëm ndaj gjakut” dhe kur mori një punë në një morg zbuloi sa e lehtë ishte të rrije vetëm me trupat. “Kur fillova të punoja atje, kuptova se kur isha vetëm në autopsi, mund të prisja copa të vogla mishi dhe t’i haja. Në fillim të gjalla, pastaj i merrja në shtëpi dhe i gatuaja”, zbuloi ai më tej.
    Ai gjithashtu pranoi se kishte vjedhur qese gjaku nga spitali ku punonte me kohë të pjesshme, duke përdorur afishe të rreme për ta bërë të dukej sikur ishin përdorur: “Merrja dy ose tre qese gjaku në javë për rreth gjashtë muaj.” Siç tha ai, akti nuk kishte të bënte me shijen, por me “tensionin dhe adrenalinën” që i jepte. “Vampiri i Parisit” mbetet një nga shembujt më tronditës të kanibalizmit në Evropën moderne./TAR

    Top Channel

  • Revoltë në Beograd, protestuesit rrethojnë Parlamentin serb dhe kërkojnë dorëheqjen e Vuçiç

    Revoltë në Beograd, protestuesit rrethojnë Parlamentin serb dhe kërkojnë dorëheqjen e Vuçiç

    Dijana Hrka, nëna e të riut Stefan Hrka, i cili vdiq gjatë shembjes së një mbikalimi hekurudhor në Novi Sad, filloi sot një grevë urie para Parlamentit të Serbisë, siç kishte njoftuar.
    Dhe sipas mediave të huaja, me këtë veprim, ajo po kërkon përgjegjësi për vdekjen e djalit të saj dhe njerëzve të tjerë.
    Greva e saj filloi në orën 11:52 të paradites dhe qytetarët, studentët dhe figurat publike që erdhën për ta mbështetur filluan të mblidheshin.
     
     
    Fillimisht ajo donte të ngrinte një tendë afër parlamentit dhe të qëndronte atje derisa autoritetet të plotësonin kërkesat e saj.
    Megjithatë, policia rrethoi hapësirat në mënyrë që ajo të bënte grevë në rrugë.
    Kështu, qëndrimi i policisë dhe autoriteteve ndaj nënës që humbi fëmijën e saj shkaktoi një revoltë midis qytetarëve që u mblodhën në këtë vend gjatë gjithë ditës.

  • Vrasja e gruas shqiptare në Greqi, burri dënohet me burgim të përjetshëm

    Vrasja e gruas shqiptare në Greqi, burri dënohet me burgim të përjetshëm

    Shqiptari Eduard Danaj, është dënuar me burgim të përjetshëm nga autoritetet gjyqësore greke, pasi vrau me thikë bashkëshorten në Greqi.
    Ai u shpall fajtor për vrasjen e bashkëshortes së tij, Enkelejda Danaj, ngjarje e ndodhur në maj 2024 në kryeqytetin grek.
    Sipas vendimit të gjykatës, 50-vjeçari kishte vepruar me paramendim dhe nën ndikimin e motiveve të xhelozis dhe kontrollit. Pas aktit, ai ishte larguar nga vendngjarja dhe kishte qëndruar përkohësisht në një hotel, ku më pas u arrestua nga policia.
    Sipas dosjes së çështjes së vrasjes , gjithçka filloi më maj të vitit 2024 kur 52-vjeçari mbërriti në shtëpinë e viktimës rreth orës 6 të mëngjesit të asaj dite.
    Në atë kohë, gruaja fatkeqe ishte larguar për të shkuar në punë. Më pas, bashkëshorti e sulmoi atë dhe e goditi me thikë më shumë se 14 herë duke e lënë të vdekur në vend.
    Gjyqi i 52-vjeçarit për këtë vrasje të tmerrshme filloi sot në audiencën e Gjykatës së Përzier me dëshminë e vajzës së viktimës dhe autorit të krimit.
    Vajza 22-vjeçare, e cila pas vrasjes brutale të nënës së saj ka marrë përsipër rritjen e vëllait të saj më të vogël, doli për të dëshmuar dhe, pa e parë fare të atin, u tha gjyqtarëve dhe juristëve se në të vërtetë nuk u pendua kurrë për krimin e tij të tmerrshëm.
    “Folëm një herë. Ai më kërkoi falje, por pastaj filloi ta mallkonte nënën”, tha vajza e 52-vjeçarit, e cila ishte paraqitur në mbështetje të prokurorisë në gjyqin e babait të saj, një vrasës bashkëshortor.

  • Vrasja makabër e 40-vjeçares shqiptare në Greqi, dënohet me burg përjetë bashkëshorti i saj Eduard Danaj

    Vrasja makabër e 40-vjeçares shqiptare në Greqi, dënohet me burg përjetë bashkëshorti i saj Eduard Danaj

    Shqiptari Eduar Danaj, është dënuar me burgim të përjetshëm nga autoritetet gjyqësore greke, pasi vrau me thikë bashkëshorten në Greqi.

    Ai u shpall fajtor për vrasjen e bashkëshortes së tij, Enkelejda Danaj, ngjarje e ndodhur në maj 2024 në kryeqytetin grek.
    Sipas vendimit të gjykatës, 50-vjeçari kishte vepruar me paramendim dhe nën ndikimin e motiveve të xhelozis dhe kontrollit. Pas aktit, ai ishte larguar nga vendngjarja dhe kishte qëndruar përkohësisht në një hotel, ku më pas u arrestua nga policia.
    Sipas dosjes së çështjes së vrasjes , gjithçka filloi më maj të vitit 2024 kur 52-vjeçari mbërriti në shtëpinë e viktimës rreth orës 6 të mëngjesit të asaj dite.
    Në atë kohë, gruaja fatkeqe ishte larguar për të shkuar në punë. Më pas, bashkëshorti e sulmoi atë dhe e goditi me thikë më shumë se 14 herë duke e lënë të vdekur në vend.
    Gjyqi i 52-vjeçarit për këtë vrasje të tmerrshme filloi sot në audiencën e Gjykatës së Përzier me dëshminë e vajzës së viktimës dhe autorit të krimit.
    Vajza 22-vjeçare, e cila pas vrasjes brutale të nënës së saj ka marrë përsipër rritjen e vëllait të saj më të vogël, doli për të dëshmuar dhe, pa e parë fare të atin, u tha gjyqtarëve dhe juristëve se në të vërtetë nuk u pendua kurrë për krimin e tij të tmerrshëm.
    “Folëm një herë. Ai më kërkoi falje, por pastaj filloi ta mallkonte nënën”, tha vajza e 52-vjeçarit, e cila ishte paraqitur në mbështetje të prokurorisë në gjyqin e babait të saj, një vrasës bashkëshortor.
     

    Top Channel

  • Deputetë, gazetarë dhe tifozë u bllokuan në aeroport/ Ndeshja e 2014 në Beograd, ish-ambasadori: Negociuam për rreth dy orë

    Deputetë, gazetarë dhe tifozë u bllokuan në aeroport/ Ndeshja e 2014 në Beograd, ish-ambasadori: Negociuam për rreth dy orë

    “Gjithçka filloi krejt normalisht. Një ditë, mbrëmje më parë, erdhi në Beograd kryetari i federatës shqiptare të futbollit dhe delegacionit që e shoqëronte, për të marrë pjesë në këtë eveniment sportiv. Bashkë me të ishim të ftuar në një darkë protokollare nga kreu i federatës serbe të futbollit. Në momentin që erdhi avioni nga Tirana, atje u krijua një përshtjellim, pasi të gjithë pasagjerët pa dallim u ndaluan të hynin në Serbi, kjo ishte shkelje flagrante se nuk kishte asnjë arsye. U bllokuan deputetë e punonjës të shtypit shqiptar. Pas një përpjekje të madhe dy orëshe, u arrit që ata të lejoheshin të dilnin nga aeroporti”.
    “Ne ishim në shoqërinë e presidentit serb, në tribunën qëndrore, e cila filloi me shfaqe aspak sportive. Kujtoj që gjithë stadiumi në kor nisi të thoshte “vritini shqiptarët”.

     

    Top Channel

  • Epidemia e vallëzimit, epidemia më e pazakontë e regjistruar ndonjëherë, ja çfarë ishte…

    Epidemia e vallëzimit, epidemia më e pazakontë e regjistruar ndonjëherë, ja çfarë ishte…

    Vera e vitit 1518 ishte dëshmitare e një dukurie që nuk u pa kurrë më parë, një “epidemie vallëzimi” që zgjati disa ditë në qytetin francez të Strasburgut. Dëshmimet rreth këtij precedenti kanë ardhur deri në ditët tona, përmes artit.  

    Kjo është historia e një prej epidemive më të hershme (dhe më ekstravagante) të regjistruara ndonjëherë filloi me një grup njerëzish që vallëzuan jashtë në vapën e verës së vitit 1518. Ai përfundoi në një rast urgjence kur autoritetet duhej të ndërhynin pasi qindra njerëz vallëzuan furishëm, pa u ndalur për ditë të tëra. Është e pamundur të dihet se si apo pse ndodhi kjo ngjarje e pazakontë, por dëshmimet e kohës ofrojnë disa të dhëna.

    Banorët e qytetit të Strasburgut, Francë (asokohe pjesë e Perandorisë së Shenjtë Romake), në korrik 1518, u goditën nga një kërkesë e papritur dhe e pakontrollueshme për të kërcyer, ku njerëzit vallëzuan deri në vdekje. Kjo epidemi filloi kur një grua, e quajtur Frau Troffea filloi të kërcente me fanatizëm në rrugën në Strasburg, vallëzim që zgjati rreth katër deri në gjashtë ditë. Brenda një jave, 34 të tjerë iu bashkuan asaj. Deri në fund të muajit, numri i kërcimtarëve që vallëzonin për ditë të tëra pa pushim, kishte arritur shifrën 400.

    Të zhytur në djersë, valltarët ndaluan vetëm për të ngrënë ose për të pirë ujë, para një tufe njerëzish që shikonin me habi të madhe. Gjatë tre muajve të asaj vere të nxehtë, epidemia u përhap në qytetin francez të Strasburgut dhe ishin të shumtë ata që u përfshinë në këtë histeri kolektive. Sot, ky fenomen ende befason dhe ruan misterin e tij. Por, ndër të dhënat që bien në sy janë ato të një doktor Paracelsus. Sipas rrëfimit të mjekut të famshëm, “Epidemia e vallëzimit në Strasburg” filloi në mes të korrikut 1518, kur një grua doli në rrugë dhe filloi të kërcejë, vetëm. Një javë më vonë, dhjetëra njerëz ishin bashkuar me të.

    Nga ana e tyre, borgjezët dhe të fuqishmit e Strasburgut u mërzitën thellësisht. Shkrimtari Sebastian Brant, për shembull, i kushtoi një etapë të tërë këtij udhëzuesi të tij të mirënjohur për moralin, “Anija e Fools”, për këtë ethe vallëzimi. Kur kjo shfaqje u konsiderua duke iu drejtuar dijetarëve dhe mjekëve të qytetit, ata këmbëngulën se ngjarja ishte shkaktuar nga tepria e “gjakut të mbinxehur” në trurin e valltarëve. Mjekët sugjeruan çlirimin prej këtij skllavërimi duke i nxitur njerëzit të vazhdonin të vallëzonin. Kështu, ambientet publike u pajisën me muzikantë të punësuar, që kjo mënyrë e organizuar të nxiste pjesëmarrësit dhe të shpëtonte njerëzit nga kurthi i etheve të vallëzimit.

    Një poezi e gjetur në arkivat e qytetit, tregon se çfarë ndodhi më pas. Njerëzit vazhduan të vallëzonin pa ndalesë, derisa shumë prej tyre vdiqën. Kur këshilltarët e qytetit zbuluan se zgjidhja e tyre e supozuar kishte qenë një gabim, ndaluan të gjitha vallëzimet dhe muzikën në hapësirat publike. Më në fund dhe si masë përfundimtare, kërcimtarët u dërguan në një tempull brenda një shpelle kushtuar Shën Vitit në malet Saverne.

    Këtu, ata ishin të veshur me këpucë të kuqe dhe u udhëzuan të kërcejnë rreth ikonës së shenjtorit. Në javët që pasuan, ethet më në fund u ndalën. Kjo ngjarje ka mbijetuar në kujtesën e shumëkujt, shoqëruar nga misteret e mëvonshme si, për shembull, këpucët e kuqe, përpjekja për të ndaluar vallëzimin me më shumë vallëzime, dhe fakti që aq shumë njerëz vdiqën aq çuditërisht. Sipas dëshmitarëve të asaj kohe rreth 15 vetë vdiqnin në ditë, të paktën gjatë disa ditëve të para.

    Disa studiues i kanë atribuar zëfilljes së ngjarjes një lloj helmimi të njohur edhe si “Zjarri i Shën Anthony” që rezulton nga ngrënia e ushqimit të kontaminuar nga mikrotoksinat, domethënë kërpudhave të afta të shkaktojnë halucinacione. Kjo teori, sidoqoftë, është e diskutueshme pasi asnjë dehje e kësaj natyre nuk duket se e detyron një person të kërcejë me ditë. Më tej, shumë dëshmitarë thonë se njerëzit dukej se vallëzonin pa dashur ta bëjnë këtë. Të tjerë, të magjepsur nga dukuria e çuditshme, kanë argumentuar se epidemia e Strasburgut ishte produkt i një sëmundjeje masive psikogjene, një lloj histerie kolektive.

    Për shekuj me radhë, raste të tjera të vallëzimeve kolektive janë raportuar në zonë. Kjo ka çuar disa syresh në përfundimin se shpërthimet e kësaj histerie kolektive ishin rezultat i një ndëshkimi nga Shën Vitusi, një supozim se shenjtori në të vërtetë ishte ai që shkaktoi sëmundjen. Disa besimtarë që mbështetën këtë hipotezë ishin të mjaftueshëm të bindnin të tjerët se kjo ishte e vërteta. Kjo periudhë e veçantë në histori ishte veçanërisht e keqe në rajonin e Strasburgut pasi ishte një kohë e mbushur me epidemi dhe varfëri, dhe kjo ndoshta mund të ketë qenë një faktor më shumë për të provokuar reagimin masiv.

    Sipas historianit, Dr. John Waller, vallëzimi ishte një “psikozë e shkaktuar nga stresi” në një masë masive. Duke vuajtur rëndë nga uria, rajoni ishte në një krizë të vazhdueshme. Shumë kishin vdekur nga uria. E gjithë zona ishte e infektuar me sëmundje, duke përfshirë edhe mëlçinë dhe sifilizin. Waller beson se stresi ishte i patolerueshëm, gjë që rezultoi në sëmundjen masive psikologjike.

    Teoria e Wallerit është interesante dhe shumë më e besueshme se mendimet e tjera, përfshirë atë që e shkaktoi kërpudha ergot. Kjo kërpudhë është helmuese, duke shpërndarë më shumë “dëshirën” për të vrarë njerëz sesa t’ia marrin një valleje ekspresive midis asaj turme të uriturish.

    Ishte fillimi i shtatorit, kur mania filloi të reduktohej ndjeshëm, duke i dhënë fund epidemisë 3-mujore. Megjithëse murtaja e vallëzimit në Strasburg, mund të tingëllojë si diçka e veçantë dhe e çuditshme, ajo nuk është e vetmja në llojin e saj. Incidente të tilla ndodhën në Zvicër, Gjermani, Hollandë dhe Madagaskar, megjithëse asnjëri nuk ishte aq i madh apo aq vdekjeprurës, sa ai i vitit 1518. Kush e dinte që edhe vallëzimi mund të shkaktonte një histeri kaq masive!

    Pesë shekuj më vonë, kjo praktikë do të bëhej pjesë e interesave të njerëzve modernë, të cilët, do të organizonin takimet e muzikës elektronike. Kjo filloi në vitet 1980 dhe kërcimet zgjatën për ditë të tëra. Por edhe sot është nxitës ky mister, për të kuptuar mendjen njerëzore dhe fuqinë e pashpjegueshme që nxit njerëzit të përfshihen në vallëzim. /Albert Vataj

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    JAM DHIMBJE E T’VORFNIT PA BUKË…, POEZI NGA BARDI ESAD MEKULI

  • Të paktën 10 viktima/ Njerëzit hidhen nga dritaret pasi zjarri përfshin ndërtesën

    Të paktën 10 viktima/ Njerëzit hidhen nga dritaret pasi zjarri përfshin ndërtesën

    Të paktën dhjetë persona humbën jetën dhe 25 të tjerë mbetën të plagosur pasi një zjarr shpërtheu në një ndërtesë shumëkatëshe në Lagos, kryeqytetin tregtar të Nigerisë. 
    Videot në mediat sociale treguan punonjësit e Kullave Afriland duke u hedhur nga kati i tretë dhe i katërt kur filloi zjarri. 
    Viktimat ishin punëtorë të bllokuar brenda ndërtesës, e cila strehon shumicën e kompanive dhe organizatave komerciale në qytet. 
    Shumica e të mbijetuarve pësuan djegie dhe fraktura ndërsa përpiqeshin të shpëtonin, ndërsa të tjerë kishin vështirësi në frymëmarrje nga thithja e tymit. 
    Autoritetet thonë se punonjësit u çorientuan për shkak të përhapjes së shpejtë të tymit dhe mungesës së udhëzimeve të qarta për evakuim. 
    Në një deklaratë, Agjencia Shtetërore e Menaxhimit të Emergjencave të Lagosit tha se zjarri, i cili zgjati me orë të tëra, filloi në bodrumin e ndërtesës ku ishin instaluar pajisjet elektrike. 
     

  • Shqiptarët pre e ‘Ponzi’! Si emigranti italian u bë ‘Mbreti i Piramidave’, mashtruesi më i famshëm i të gjitha kohërave

    Shqiptarët pre e ‘Ponzi’! Si emigranti italian u bë ‘Mbreti i Piramidave’, mashtruesi më i famshëm i të gjitha kohërave

    Charles Ponzi

    TIRANË-Një operacion i ndërmarrë në pesë qytete të Shqipërisë, për të goditur mashtrimet online për investimet në platformat online XEUX dhe TXEX, zbuloi se mijëra qytetarë ranë pre e mashtrimit tipik ‘Ponzi’. Por çfarë është kjo skemë, që preku vendet europiane dhe SHBA-në, për të cilën u shkruan edhe romane?
    Pas saj qëndron emigranti italian Charles Ponzi, të cilin jeta univeristare pa para e shtyu drejt një ‘karriere’ fitimprurëse.
    Charles Ponzi-Mbreti i Piramidave
    Charles Ponzi është një nga mashtruesit më të famshëm në historinë e Shteteve të Bashkuara. I lindur në Lugo, Itali më 3 mars 1882, ai emigroi në SHBA në vitin 1903. Në Boston, ku jetoi, ai orkestroi një nga mashtrimet më famëkeqe në botë. Gjatë gjithë jetës së tij, ai u përfshi në një sërë mashtrimesh nga të cilat fitoi miliona dollarë. Disa nga incidentet e para të regjistruara për të përmbushur përkufizimin modern të skemës Ponzi u kryen nga 1869 deri në 1872 nga Adele Spitzeder në Gjermani dhe nga Sarah Howe në Shtetet e Bashkuara në vitet 1880 përmes “Depozitës së Zonjave”. Howe i ofroi një klientele vetëm femra një normë mujore prej 8% dhe më pas vodhi paratë që gratë kishin investuar. 
    Si filloi
    Charles Ponzi lindi në një familje italiane të klasës së mesme dhe që nga fëmijëria shfaqi prirje kriminale, duke vjedhur shpesh nga prindërit dhe priftërinjtë e lagjes, sipas therichest. Ponzi filloi të frekuentonte Universitetin e Romës, La Sapienza, ku filloi të shoqërohej me studentë të pasur.  Si pasojë, mbeti pa para brenda katër viteve, gjë që e bëri atë të braktiste universitetin. Më në fund u zhvendos në Shtetet e Bashkuara në 1903, duke kërkuar një karrierë fitimprurëse. Në vitin 1919, Ponzi shfrytëzoi rastin për të shfrytëzuar “kuponët ndërkombëtarë të përgjigjes postare”. Në atë kohë, këto kuponë mund të bliheshin në një vend dhe t’i këmbeheshin me pulla në një vend tjetër. Dizajni kishte për qëllim të lehtësonte postën ndërkufitare.
    Ponzi e kuptoi se mund t’i blinte këto kuponë në vende me monedha të dobëta dhe t’i arkëtonte ato në Shtetet e Bashkuara për një fitim. Ai e quajti sipërmarrjen e tij “Stock Exchange Company” dhe filloi të kërkonte investime. Në këtë mashtrim, Ponzi u premtoi investitorëve fitime të mëdha në një periudhë shumë të shkurtër kohore. Ideja ishte blerja e shkëmbimeve ndërkombëtare të monedhës dhe shitja e tyre në Amerikë me një fitim. Megjithatë, burimi real i të ardhurave për skemën ishte kthimi i parave nga investitorët e rinj tek investitorët më të vjetër, pa bërë ndonjëherë ndonjë blerje dhe shitje të monedhave. Mashtrimi fillimisht ishte i suksesshëm dhe Ponzi ishte në gjendje të mblidhte miliona dollarë nga investitorët.
    Arrestimi
    Ponzi nuk kishte bazë ligjore dhe se investimi në skemë ishte jashtëzakonisht i rrezikshme. Investitorët u përpoqën të tërhiqnin paratë e tyre, por Ponzi nuk mundi t’i kthente paratë e tyre për shkak të fondeve të pamjaftueshme. Ai u përpoq të shmangte fatkeqësinë duke paguar disa investitorë dhe duke siguruar të tjerët se paratë e tyre ishin të sigurta. Megjithatë, numërimi mbrapsht kishte filluar tashmë pasi autoritetet filluan shpejt një hetim për biznesin e tij.
    Në gusht 1920, zyrtarët shtetërorë dhe federalë bastisën zyrat e Shoqërisë së Bursës, duke i dhënë fund në mënyrë efektive skemës Ponzi. Autoritetet arrestuan dhe akuzuan Ponzin për akuza të shumta mashtrimi. Ai përfundimisht u deklarua fajtor, duke u dënuar me 5 vjet burg. Pas lirimit të tij, Ponzi u kthye në Itali, ku vazhdoi të përfshihej në mashtrime të ndryshme që përfshinin qeverinë e Musolinit në Itali. Ai dha frymën e fundit në Rio de Zhaneiro më 18 janar 1949, me një pasuri prej vetëm 75 dollarësh.
    Skema Ponzi ishte përshkruar më parë edhe në romane; Romani i Charles Dickens i vitit 1844 Martin Chuzzlewit dhe romani i tij i vitit 1857 Little Dorrit kanë të dyja një skemë të tillë. Skema ka frymëzuar libra dhe filma dhe është mësuar në shkolla si një shembull se si dëshira për fitime të lehta mund të çojë në mashtrim dhe humbje parash.
    Me kalimin e viteve skema Ponzi vijon të shfaqet, ku së fundmi është aplikuar në Shqipëri./ZËRI